Category: Lajme

  • “Juve dyjave jashtë”, Nicci i do jashtë banoret, ende pa hyrë mirë në shtëpi

    “Juve dyjave jashtë”, Nicci i do jashtë banoret, ende pa hyrë mirë në shtëpi

    “Juve dyjave jashtë”, Nicci i do jashtë banoret, ende pa hyrë mirë në shtëpi

    Edhe pse zyrtarisht ende nuk ka nisur edicioni i sivjetmë, tashmë banorët e parë të Big Brother VIP Kosova 5 kanë hyrë në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

    Dhe, me të hyrë brenda, edhe e kanë filluar lojën.

     “Juve dyjave jashtë… e di që doni me ma marrë” – tha Nicci, drejtuar Antonetës dhe Arlindës, dy banoret e tjera që kanë hyrë sonte në shtëpi, transmeton Klankosova.tv.

    Vlen të theksojmë se banorët janë rehatuar në shtëpi, pas pak pritet të hyjë Elijona – banorja e vitit të kaluar të BigBrother VIP Kosova 4.

  • A premton kjo treshe ta ‘hallakat’ shtëpinë e BBVK? (VIDEO)

    A premton kjo treshe ta ‘hallakat’ shtëpinë e BBVK? (VIDEO)

    A premton kjo treshe ta ‘hallakat’ shtëpinë e BBVK? (VIDEO)

    Tre banorët e parë kanë hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5 dhe që të tre vijnë nga fusha të ndryshme.

    Arlinda Morina, 41 vjeçe, është regjisore.

    Antoneta Koçi, 33 vjeçe, është moderatore.

    Ndërsa Nichi, 23 vjeç, merret me muzikë si reper.

    Ata u bënë pjesë e shtëpisë para Prime-it të parë, pasi iu përgjigjën pozitivisht pyetjeve provokuese të parashtruara nga Vëllai i Madh përmes WhatsApp-it.

    Por hyrjet nuk përfundojnë me kaq. Sipas moderatorit Alaudin Hamiti, gjatë Prime-it të parë pritet të prezantohen edhe banorë të tjerë, ndërsa nis loja e vërtetë e këtij edicioni.

  • Does this triple promise the house of BBWK? ( VIDEOS)

    TThe first residents entered Big Brother’s house. V IP Kosova 5 and all three come from different fields.

    Arlinda Morina, 41, is a director.

    Antoneta Koci, 33, is moderative.

    And Nichi, 23, is acting like a rapper.

    They became part of the house before Prime first, after responding positively to provocative questions posed by the Big Brother through whatsapp.

    But that is not all. According to moderator Aludin Hamiti, other residents are expected to be introduced during the first Prime as the real game of this edition begins.

  • Gjermania dhe Ukraina testojnë një robot tokësor të armatosur për vendosje në vijën e frontit

    Gjermania dhe Ukraina testojnë një robot tokësor të armatosur për vendosje në vijën e frontit

    Një kompani gjermane dhe një ukrainase e sektorit të mbrojtjes kanë testuar një robot tokësor të armatosur për t’u përdorur nga forcat ukrainase; sistemet e para pritet të integrohen dhe të dorëzohen deri në fund të vitit 2026.

    Marrëveshja e bashkëpunimit u nënshkrua në fillim të tetorit, gjatë vizitës së kancelarit gjerman Friedrich Merz në Kiev, në prani të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

    Deri në fund të vitit 2026, mjetet e para robotike të pajisura me modulet e reja të armatimit pritet të jenë gati për t’u vendosur në terren dhe për t’u dorëzuar, në përputhje me nevojat e forcave të armatosura të Ukrainës, përcjell Telegrafi.

    Si funksionon sistemi i ri

    Ai njihet me emrin GEREON.

    I ndërtuar nga kompania ARX Robotics, ky mjet pa ekuipazh ofron lëvizshmëri dhe fuqi, si dhe mund të kryejë misione zbulimi përmes kamerave dhe sensorëve.

    Mjeti mund të pajiset me modulin e armatimit SABER – të prodhuar nga kompania ukrainase ROBONEERS – i cili montohet në pjesën e sipërme dhe ofron mbështetje zjarri me telekomandë, duke shërbyer si për operacione sulmuese, ashtu edhe për ato mbrojtëse.

    Sipas kompanive, kjo u mundëson ushtarëve ta operojnë sistemin nga një distancë më e sigurt.

    Versionet pa armatim të GEREON-it tashmë po përdoren në Ukrainë për detyra të ndryshme.

    Ato mund të transportojnë furnizime, të evakuojnë personelin e plagosur, të mbështesin luftën elektronike, të kryejnë zbulim dhe të kundërveprojnë ndaj dronëve.

    Por platforma mund të përshtatet gjithashtu për misione luftarake.

    Kompanitë theksojnë se qëllimi është krijimi i një sistemi robotik fleksibël, i cili mund të përshtatet shpejt për misione të ndryshme në vijën e frontit.

    Moduli i armatimit SABER është gjithashtu i personalizueshëm, duke u lejuar ushtarëve të montojnë armë të ndryshme në varësi të misionit – nga pushkët e deri te hedhësit e granatave.

    ARX bën të ditur se GEREON përbën flotën më të madhe të mjeteve tokësore pa ekuipazh, të prodhuara në Perëndim, që përdoren aktualisht në Ukrainë. /Telegrafi/

  • Media italiane raporton vdekjen e shqiptarit në një pus në Itali, 29-vjeçari rrëfen krimin: E vrava për një borxh

    Media italiane raporton vdekjen e shqiptarit në një pus në Itali, 29-vjeçari rrëfen krimin: E vrava për një borxh

    Një 31-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në një pus rreth 10 metra të thellë në zonën e Felloniche, në komunën e Longiano-s, pranë Cesena-s në Itali.

    Viktima është identifikuar si Denaldo Maxhallaku, i cili punonte si bojaxhi dhe jetonte prej rreth një viti në Gatteo.

    Sipas televizionit publik italian Rai News, një 29-vjeçar nga zona e Cesena-s është ndaluar nga autoritetet dhe ka pranuar vrasjen. Hetuesit dyshojnë se ngjarja lidhet me një borxh prej rreth 1.000 eurosh për drogë.

    Trupi i shqiptarit u gjet mëngjesin e 28 tetorit, pas disa javësh kërkimesh.

    Maxhallaku ishte zhdukur më 7 tetor, ndërsa automjeti i tij ishte gjetur i djegur një ditë më vonë, rreth pesë kilometra larg vendit ku u zbulua trupi, transmeton Telegrafi.

    Sipas të dhënave të publikuara nga mediat italiane, mbrëmjen e zhdukjes, 31-vjeçari kishte lënë një takim me të dyshuarin. Gjatë takimit dyshohet se mes tyre ka nisur një konflikt për një borxh të lidhur me shitjen e kokainës. I dyshuari ka deklaruar se nuk kishte paratë për t’ia kthyer shqiptarit dhe se situata kishte përfunduar në një përplasje të dhunshme.

    Sipas hetimeve paraprake, 29-vjeçari dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj Maxhallakut, më pas ka fshehur trupin në një pus pranë banesës së tij dhe ka djegur automjetin e viktimës. Pranë vendit ku u gjet trupi, karabinierët kanë sekuestruar edhe dy gëzhoja.

    Operacioni për nxjerrjen e trupit zgjati disa orë dhe përfshiu karabinierët, ekspertët kriminalistikë dhe zjarrfikësit. Në vendngjarje ishte i pranishëm edhe mjeku ligjor, ndërsa hetimet po drejtohen nga Prokuroria e Forlì-t.

    Denaldo Maxhallaku kishte lënë pas partneren dhe një vajzë rreth njëvjeçare. I dyshuari ndodhet në paraburgim, nën akuzat për vrasje dhe fshehje të kufomës, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e krimit./Telegrafi/

  • Ramabaja: Sveçla duhet të japë dorëheqje, jo Gërvalla

    Ramabaja: Sveçla duhet të japë dorëheqje, jo Gërvalla

    Analisti Sadri Ramabaja ka vlerësuar se përgjegjësia politike për rastin e Arlinda Zekajt duhet të adresohet te ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe jo te ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla.

    Duke folur në Debat Plus, Ramabaja ka thënë se Gërvalla ka pak kohë që e ka marrë drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa Sveçla është në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme prej vitesh.

    “Çka mund t’i kërkosh Donika Gërvalles kur ajo s’ka dy muaj apo tre ministre e Drejtësisë. Për dorëheqje do të duhej t jepte ministri i Brendshëm, që është qe  vjet aty. Dhe atë zinxhir komandues aty e ka gjetë, aty e ka ende. Unë si qytetar, di për probleme të ngjashme edhe ne qendra të tjera të Kosovës, sidomos në Mitrovicë. Që zinxhiri komandues dështon total.

    Prandaj do t’i kërkoja dorëheqje ministri të Brendshëm, por jo Donikës që e ka marr dje këtë sektor”, ka thënë Haxhiu.

    Burimi: Dukagjini

  • Ramabaja: Svechla must resign, not Gervala

    Analyst Sadri Ramabaja has estimated that political responsibility for the case of Arlinda Zekaaj should be addressed to Interior Minister Jedal Svecla, rather than to Justice Minister Donika Grovalla.

    Speaking in Debat Plus, Ramaba has said that Gervala has been taking the lead in the Ministry of Justice for a while, while Svechla has been at the helm of the Ministry of Internal Affairs for years.

    What can you ask Donika Gervalles when she’s got two months or three justice minister. The interior minister, who has been there for years, would have to resign. And that chain of command, there it is, still there. I as a citizen know of similar problems in other Kosovo centres, especially Mitrovica. That chain of command fails completely.

    That’s why I would ask for the resignation of Interior Minister, but not Donika, who took this sector yesterday, Haxhiu said.

    Source Layer: Dukeagini

  • Për herë të parë në Serbi, studentët fshijnë grafitin “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”

    Për herë të parë në Serbi, studentët fshijnë grafitin “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”

    Pas fitores në zgjedhjet parlamentare në Serbi, aktivistët kanë vazhduar aksionin për largimin e grafiteve nxitëse dhe përçarëse nga muret e ndërtesave në Beograd.

    Një ditë pasi u fshi një grafit me përmbajtje fyese ndaj shqiptarëve, që përdorte termin përçmues “Shiptar”, sot është mbuluar edhe mbishkrimi “Kad se vojska na Kosovo vrati” (“Kur ushtria të kthehet në Kosovë”).

    Aksionin e sotëm në rrugën Sremska, në qendër të Beogradit, e ndërmori aktivisti Miodrag Kapor, së bashku me bashkëpunëtorët e tij. Ai tha se aksionet po vazhdojnë edhe pas zgjedhjeve, tashmë në kushte më të sigurta.

    Grafiti “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” është kritikuar prej kohësh për mesazhin nacionalist dhe kërcënues që përcjell. Në versione të tjera të kësaj parulle është përdorur edhe një vazhdim me përmbajtje kërcënuese ndaj shqiptarëve.

    Fshirja e mbishkrimit nxiti reagime në rrjetet sociale, ku disa përdorues e fyen dhe e kërcënuan aktivistin.

    Aksionet kundër grafiteve të urrejtjes po zhvillohen në një moment të rëndësishëm politik në Serbi, pas fitores së lëvizjes studentore në zgjedhjet parlamentare të 26 tetorit.

    Megjithatë, qëndrimi i lëvizjes studentore ndaj Kosovës mbetet nacionalist, pasi ajo e konsideron Kosovën pjesë të Serbisë. /Telegrafi/

  • For the first time in Serbia, students wipe out graphite when the military returns to Kosovo

    For the first time in Serbia, students wipe out graphite when the military returns to Kosovo

    After winning parliamentary elections in Serbia, activists have continued the action on removing promotional and divisive graphs from the walls of buildings in Belgrade.

    A day after a graph of insulting content against Albanians, using the derogatory term “Shiptar” has been covered today by the inscription “Kadka na Kosovo killed” (When the army returns to Kosovo)

    Today’s event on Sremska Street, downtown Belgrade, was launched by activist Miodrag Kapor, along with his associates. He said the shares are continuing even after the elections, now in safer conditions.

    Graffiti when the military returns to Kosovo has long been criticised for its nationalist and threatening message. A continuation with threatening content of Albanians has been used in other versions of this slogan.

    The annulment of the inscription prompted reactions on social networks, where some users offended and threatened the activist.

    Shares against hate graphs are being held at an important political moment in Serbia, following the victory of the student movement in the 26 October parliamentary elections.

    However, the student movement’s attitude towards Kosovo remains nationalist, as it considers Kosovo part of Serbia. /Telegraphy/

  • Dobruna: Sistemi ka dështuar në mbrojtjen e grave në Kosovë

    Dobruna: Sistemi ka dështuar në mbrojtjen e grave në Kosovë

    Dobruna ka thënë se rasti është veçanërisht tragjik, pasi, sipas saj, viktima kishte qenë e vetëdijshme për rreziqet dhe kishte ndërmarrë hapa për të kërkuar mbrojtje.

    “Frikshëm që po bisedojmë për këtë ngjarje sot. Fatkeqësisht që ka ndodhur. Edhe fatkeqësia diçka është edhe më e madhe, se kjo grua, Erlinda Zekaj, kishte qenë grua e mençur, e vetëdijshme. Ne me vite jemi munduar me i edukuar gratë që me denoncuar dhunën. Dhe me i bindur që duhet me denoncuar. Kjo vetë i ka ndërmarrë gjithë këtë hapa dhe e ka parë për çdo ditë që do të vdesë. Edhe është shumë më tragjike se sistemi jo që ka dështuar, po e ka krijuar, është krijuar një gjendje që çdo grua në Kosovë mundet me qenë e cenuar, pavarësisht sa e vetëdijshme është për rreziqet, mundet me qenë e sulmuar dhe nuk ka kush e mbron. Sistemi ka dështuar”, ka deklaruar Dobruna në Prime të RTK-së.

    Sipas ë saj, dështimi i sistemit në mbrojtjen e të drejtave të grave nuk është i kohëve të fundit, por një problem që ekziston prej vitesh.

    “E ky sistem, mos ta teprojmë me thënë që është tash, ky sistem shumë kohë më parë ka dështuar, është zhvilluar në mënyrë të tillë që mos t’i mbrojë të drejtat e grave. Ato në letër janë të gjitha. Kushtetuta cek të gjitha konventat ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave të njeriut janë të zbatueshme në Kosovë. Edhe konventa të tjera të cilat kanë dalë më vonë se miratimi i Kushtetutës së Kosovës, si Konventa e Stambollit për shembull, janë aprovuar, janë të zbatueshme në Kosovë  në letër. Në praktikë, sistemi është strukturuar në mënyrë të tillë që askush nuk ka përgjegjësi, askush nuk ka mbrojtje jo vetëm të jetës, por as të dinjitetit të gruas”, ka thënë Dobruna.

    Burimi: RTKLive