Category: Lajme

  • Ibishi: Ky është viti më i rëndë për vrasjet e grave në gjashtë vjetët e fundit

    Ibishi: Ky është viti më i rëndë për vrasjet e grave në gjashtë vjetët e fundit

    Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, ka thënë se viti 2026 është më i rëndi sa i përket rasteve të vrasjeve të grave në gjashtë vjetët e fundit.

    Sipas tij, deri në fund të tetorit janë regjistruar tetë raste, ndërsa viti ende nuk ka përfunduar.

    Ibishi e ka cilësuar rastin e fundit si shumë të rëndë, duke theksuar se bëhet fjalë për një krim për të cilin, sipas tij, kishte pasur paralajmërime.

    Ai në RTK Prime ka ngritur shqetësimin edhe për masat e ndërmarra, duke vënë në pah se, kur rasti ishte i njohur, ishte dashur të ndërmerreshin veprime për të parandaluar përfundimin tragjik.

    Burimi: RTKLive

  • Ibishi: This is the worst year for women murders in the last six years.

    Security expert Nuredin Ibishi has said that 2026 is the most serious in cases of women’s murder in the past six years.

    According to him, eight cases have been recorded by the end of October, while the year has not yet ended.

    Ibishi has described the last case as very serious, stressing that it is a crime for which he had been warned.

    He at RTK Prime has also raised concerns about the measures taken, noting that, when the case was known, action had to be taken to prevent tragic outcome.

    Source Layer: RTKLive

  • Gashi: Gratë s'kanë siguri as në strehimore, ka raste që dhunuesit depërtojnë edhe aty (VIDEO)

    Gashi: Gratë s’kanë siguri as në strehimore, ka raste që dhunuesit depërtojnë edhe aty (VIDEO)

    Gashi: Gratë s'kanë siguri as në strehimore, ka raste që dhunuesit depërtojnë edhe aty (VIDEO)

    Arjeta Gashi, drejtoreshë e Shoqatës së Prindërve të Vetëm, në “Rubikon” të Klan Kosovës tha se nënat të cilat janë dërguar në strehimore për të qëndruar, nuk kanë pasur siguri as aty.

    Kjo për shkak se në disa raste, sipas saj, dhunuesit kanë arritur të depërtojnë edhe brenda strehimoreve.

    “Kemi pasë raste ku nanat janë dërguar në strehimore, qëndrimi i tyre ka qenë jo më shumë se një muaj, domethënë i papërballueshëm. Nuk ka siguri, domethënë, edhe aty dhunuesi ka arritë me identifiku vendin ku është, këtu nuk është si në Gjermani ku as familjarët e viktimës nuk e dinë lokacionin… Kemi pasur raste kur kanë pasur presion edhe nga dhunuesit” – theksoi ajo.

  • Antoneta pas hyrjes në BBVK5: Mendoni sikur ne do të jemi finalistët e fundit

    Antoneta pas hyrjes në BBVK5: Mendoni sikur ne do të jemi finalistët e fundit

    Antoneta pas hyrjes në BBVK5: Mendoni sikur ne do të jemi finalistët e fundit

    Big Brother VIP Kosova 5 ka nisur papritur sonte, me hyrjen e tre banorëve në shtëpinë më të famshme në vend.

    Me të hyrë brenda, ata janë rehatuar dhe kanë filluar muhabetet, gjithashtu edhe shpresat për fundin e spektaklit.

    “Mendoni sikur ne do jemi tre finalistët e fundit”, tha Antoneta.

    “Jo ishalla”, ia ktheu Nicci.

    Ndërkohë, Antoneta i kthehet: “Po ti ku ke shansin njëherë, ik andej”. /Klankosova.tv

  • Antoneta after BBVK5 access: Think we’ll be the last finalists

    Big Brother V IP Kosova 5 is off unexpectedly tonight, with the entry of three residents into the country’s most famous house.

    Once inside, they have settled down and talked, as well as hopes for the end of the show.

    Think we’ll be the last three finalists, Antoneta said.

    No, I’m sorry.

    Meanwhile, Antonette goes back: But where you got the chance, go that way. /I did. tv

  • Rasti i Arlinda Zekajt, Vllahiu: Ku është përgjegjësia e Xhelal Sveçlës?

    Rasti i Arlinda Zekajt, Vllahiu: Ku është përgjegjësia e Xhelal Sveçlës?

    Rasti i Arlinda Zekajt, Vllahiu: Ku është përgjegjësia e Xhelal Sveçlës?

    Opinionisti Arbër Vllahiu, rastin në Vitomiricë të Pejës e ka cilësuar si “kronikë të Arlinda Zekajt”, e cila sipas tij, ka arritur të dëshmojë dështimin e shtetit për t’ia mbrojtur jetën asaj.

    Në Rubikon të Klan Kosovës, Vllahiu ka thënë se Arlinda Zekaj ka bërë një gjë që asnjë prej viktimave të tjera nuk ka arritur ta bëjë.

    “Arlinda Zekaj ka bërë një gjë që nuk e kanë bërë 66 viktima para saj dhe ajo ka bërë akuzën e plotë për shtetin, ndaj shtetit dhe mosveprimit të shtetit. Ajo që ka bërë Arlinda është kronikë njëpasnjë të ngjarjeve që i kanë ndodhur asaj. Ajo ka mbledhur dëshmitë për dhunën ndaj saj dhe mosrespektimin ndaj të drejtave të saj.”, ka deklaruar Vllahiu.

    Ai ka bërë përgjegjës edhe ministrin e Punëve të Brendshme, pasi siç ka thënë Vllahiu, vet Xhelal Sveçla në deklarimet e mëhershme kishte thënë se Policia e Kosovës është agjenci ekzekutive e MPB-së.  

    “Policia e Kosovës është agjenci ekzekutive brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme, dhe këta 11 policë që janë suspenduar le të më thonë diçka, ku është përgjegjësia e Xhelal Sveçlës, nëse Policia e Kosovës qenka pjesë e brendshme e MPB-së. Nuk ka zingjir brenda institucioneve që nuk ka dështuar.”, ka thënë ai.

    Vllahiu ka thënë se nuk ka pushtet të ndarë brenda mekanizmave të sigurisë.

    “Policia, prokuroria dhe gjykatat janë një pushtet, kur bëhet fjalë për krimin dhe kriminelët në rrugë. Te rasti i vrasjes së Hamide Magashit të gjithë policët e suspenduar janë rikthyer në punë. Një jetë është shuar. Një nënë ka vdekur. Unë nuk e kuptoj se si mundet me flejt i qetë një ministër, ose kushdo. Ato protesta që janë bërë sot, ato duhet të vazhdojnë.”, ka shtuar ai.

    Sipas tij, vetëm brenda këtij viti janë mbi 2000 raste të dhunës në familjle. /Klankosova.tv

  • KF Kosova përballet me SoVo në ndeshjen e radhës në Futsal-Liiga

    KF Kosova përballet me SoVo në ndeshjen e radhës në Futsal-Liiga

    KF Kosova, klubi shqiptar në Finlandë rikthehet në parket këtë të shtunë, më 31 tetor, ku do të përballet me skuadrën SoVo (Someron Voima), në kuadër të kampionatit finlandez të futsallit, Futsal-Liiga.

    Ndeshja do të zhvillohet në palestrën Samppalinnan Palloiluhalli në Turku, me fillim nga ora 13:15, ku KF Kosova do të synojë të paraqitet sa më mirë përballë kundërshtarit, shkruan Telegrafi.

    Përballja me SoVo paraqet një tjetër sfidë të rëndësishme për KF Kosovën në vazhdim të garave të këtij sezoni, ndërsa skuadra do të kërkojë të shfrytëzojë mundësinë për të marrë rezultat pozitiv.

    Ndeshja zhvillohet të shtunën, më 31 tetor 2026, nga ora 13:15, në Samppalinnan Palloiluhalli në Turku./Telegrafi/

  • Aksident në Prishtinë, përplasen një autobus dhe një veturë – nuk dihet nëse ka të lënduar

    Aksident në Prishtinë, përplasen një autobus dhe një veturë – nuk dihet nëse ka të lënduar

    Aksident në Prishtinë, përplasen një autobus dhe një veturë – nuk dihet nëse ka të lënduar

    Një aksident trafiku ka ndodhur në Prishtinë, ku janë përfshirë një autobus dhe një veturë.

    Deri më tani nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti mbeten të paqarta.

    Sinjali ka kontaktuar Policinë dhe është në pritje të një përgjigje zyrtare rreth aksidentit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Accident in Pristina, crash bus and car is unknown if there are injuries

    A traffic accident has occurred in Pristina, where a bus and a car are involved.

    So far, it is not known whether there are injured persons, while the circumstances under which the accident has occurred remain unclear.

    The signal has contacted the police and is awaiting an official response to the accident.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Prokshi thotë se vrasjet e grave dëshmojnë dështimin institucional

    Prokshi thotë se vrasjet e grave dëshmojnë dështimin institucional

    Sociologia Dhurata Prokshi ka vlerësuar se numri i grave të vrara dëshmon për probleme serioze në trajtimin e dhunës në familje dhe në zbatimin e parimit të barazisë gjinore në Kosovë.

    Ajo ka thënë se problematika nis në familje dhe në edukimin familjar, për të vazhduar më pas në shkolla dhe në institucionet përgjegjëse.

    Duke folur në RTK Prime, për rastin e fundit të vrasjes së një gruaje, Prokshi ka theksuar se është veçanërisht shqetësuese që, pavarësisht arsimimit, vetëdijesimit dhe masave që viktima kishte ndërmarrë për të kërkuar mbrojtje, ajo nuk arriti të shpëtonte.

    Sipas saj, rasti nxjerr në pah edhe mungesën e reagimit të duhur nga institucionet me të cilat viktima ishte përballur vazhdimisht.

    Prokshi ka kritikuar gjithashtu qasjen e disa punonjësve institucionalë, të cilët, sipas saj, ndihmën ndaj qytetarëve e paraqesin si gjest njerëzillëku dhe jo si detyrim profesional.

     

    Burimi: RTKLive