Category: Lajme

  • Sherri për një vend parkimi përfundon me plagosje me thikë në Durrës

    Sherri për një vend parkimi përfundon me plagosje me thikë në Durrës

    Sherri për një vend parkimi përfundon me plagosje me thikë në Durrës

    Një person ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, pas një konflikti mes disa personave.

    Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Rrota e Kuqe”, në lagjen nr. 13.

    Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të një vendi parkimi, ndërsa përplasja ka përfunduar me plagosjen e një personi me thikë.

    Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende për t’u sqaruar, raporton A2 CNN.

    Burimi: Insajderi

  • Sherry for a parking lot ends with stab wound in Durres

    One person has been stabbed tonight in the city of Durres after a conflict between some people.

    The event took place in the area known as Red Rift, in District No. 13.

    According to preliminary data, the conflict was allegedly initiated because of a parking lot, while the crash ended with a knife wound.

    Full circumstances of the event remain to be clarified, reports A2 CNN.

    Source Layer: Insander

  • Gjykata zgjat bllokimin e ndërtimit të harkut triumfal të Trumpit

    Gjykata zgjat bllokimin e ndërtimit të harkut triumfal të Trumpit

    Gjykata zgjat bllokimin e ndërtimit të harkut triumfal të Trumpit

    Një gjykatë federale në ShBA ka zgjatur të mërkurën vendimin që bllokon administratën e presidentit Donald Trump nga ndërtimi i një harku monumental 76 metra pranë Varrezave Kombëtare të Arlingtonit.

    Gjykatësja Tanya Chutkan vendosi të zgjasë edhe për dy javë urdhrin e përkohshëm të ndalimit, të lëshuar më 5 nëntor, i cili pritej të skadonte të enjten.

    Sipas Reuters, ky vendim përbën një tjetër pengesë për planet e Trumpit për të lënë gjurmë arkitekturore në kryeqytetin amerikan gjatë mandatit të tij të dytë, transmeton Klankosova.tv.

    Projektet e tij në Uashington, përfshirë ndërtimin e një salle të madhe në Shtëpinë e Bardhë, renovimin e pishinës reflektuese pranë Memorialit të Lincolnit dhe propozimin për një fushë golfi pranë Shtëpisë së Bardhë, janë përballur me kundërshtime dhe sfida ligjore.

    Sipas projektit, harku monumental do të ndërtohej pranë lumit Potomac, mes Varrezave Kombëtare të Arlingtonit dhe Memorialit të Lincolnit. Ai do të përfshinte një figurë femërore me krahë të artë, rreth 18 metra të lartë, që mban një flakë, si dhe shqiponja të arta fluturuese në të dy anët.

    Administrata e Trumpit argumenton se Kongresi e kishte miratuar ndërtimin e harkut më shumë se 100 vjet më parë, në kuadër të autorizimit për ndërtimin e një ure mbi lumin Potomac. /Klankosova.tv

  • Ish-këshilltari i Krasniqit: Baca Jakup do të kthehet shpejt në Kosovë (VIDEO)

    Ish-këshilltari i Krasniqit: Baca Jakup do të kthehet shpejt në Kosovë (VIDEO)

    Ish-këshilltari i Krasniqit: Baca Jakup do të kthehet shpejt në Kosovë (VIDEO)

    Ish-këshilltari i Jakup Krasniqit, Ismet Hajrullahu, ka folur në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova për vizitën e ish-kryeparlamentarit në Kosovë gjatë ditës së sotme.

    Hajrullahu tha se nuk arriti ta takonte Krasniqin, por shprehu bindjen se ai është i pafajshëm dhe se po përballet me padrejtësi.

    “Ishte shumë emocionale, nuk arrita ta takoja. Një personalitet si ai është i rrallë, ia ka kushtuar jetën këtij vendi dhe padrejtësisht ndodhet aty ku është dërguar. Mendoj se ai do të jetë personi që do të dijë ta mbajë veten deri në fund. Unë mendoj se shpirti dhe ndërgjegjja e tij janë të pastra. Dua ta lidh këtë me çështjen e Shtëpisë së Verdhë në Kukës. Çfarë doli nga ajo? Asgjë. Sikur ajo të ishte një gënjeshtër, edhe kjo do të dalë e tillë”, ka deklaruar Hajrullahu, raporton Klankosova.tv.

    Ai u shpreh se Krasniqi do të qëndrojë i fortë dhe se pret që në fund të procesit të shpallet i pafajshëm dhe të kthehet në Kosovë.

    Hajrullahu gjithashtu pretendoi se në Hagë po mbahen dhe gjykohen persona pa prova.

    “Ai ka qëndruar stoikisht, sepse jeta e tij ka qenë vërtet e vështirë dhe jo e lehtë për ta përballuar edhe këtë periudhë, duke marrë parasysh dënimin. Po gjykohen njerëz pa fakte ose mbi bazën e fakteve të manipuluara. Unë shpresoj dhe besoj se ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës do të jetë triumfues. Askush nuk mund ta vërtetojë se Jakup Krasniqi i ka kryer këto krime. Unë e njoh shumë mirë dhe nuk ka mundësi që ai njeri t’i ketë bërë ato vepra. Baca Jakup do të kthehet shpejt në Kosovë, sepse kështu besoj”, tha Hajrullahu.

    Për më shumë ndiqeni:

  • Former Krasniqi adviser: Baca Jakup will return to Kosovo soon ( VIDEOS)

    IJakup Krasniqi’s editor, Ismet Hajrullahu, has been speaking on the show Special Endiation in Klan Kosova for the former prime minister’s visit to Kosovo today.

    Hajrullahu said he failed to meet Krasniqi, but voiced conviction that he is innocent and is facing injustice.

    It was very emotional, I couldn’t see her. A personality like him is rare, has dedicated his life to this land, and is unjustly located where he was sent. I think he’s gonna be the person who’s gonna know how to hold himself to the end. I think his soul and conscience are clean. I want to link this to the White House case in Kukes. What came out of it? Nothing. If it were a lie, it would turn out that way too, Hajrullahu has declared, reports Clankosova.tv.

    He said Krasniqi will stay strong and that he expects that at the end of the process he will be declared innocent and return to Kosovo.

    Hajrullahu also claimed that people without evidence are being held and tried at The Hague.

    He’s been Stoicly, because his life has been really hard and not easy to deal with even this period, considering his sentence. People without evidence are being tried or on the basis of manipulated facts. I hope and believe that the former head of the Kosovo Assembly will be triumphant. No one can prove Jakup Krasniqi has committed these crimes. I know him very well, and there’s no way that man did those things. Baca Jakup will return to Kosovo soon because that is what I believe, Hajrullahu said.

    For more following:

  • Nga ulja e taksave për ushqimet e karburantet te rritja e pensioneve, Rama prezanton buxhetin 2027

    Nga ulja e taksave për ushqimet e karburantet te rritja e pensioneve, Rama prezanton buxhetin 2027

    Nga ulja e taksave për ushqimet e karburantet te rritja e pensioneve, Rama prezanton buxhetin 2027

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama prezantoi të mërkurën në Parlament përmbajtjen e projektbuxhetit 2027 për të cilin tha se për herë të parë kap tavanin e 10 miliardë eurove falë një ekonomie të trefishuar.

    “Ky buxhet është historik për Shqipërinë, pasi për herë të parë shteti shqiptar ka një buxhet që prek tavanin e 10 miliardë eurove”, tha Edi Rama, raporton TopChannel.

    Sipas kryeministrit, qeveria vjen me këtë projekt buxhet me synimin primar uljen e kostos së jetesës për familjet shqiptare. Rama tregoi përfitimet e qytetarëve me uljen e TVSh- së në 6% për 54 produkte të shportës ushqimore.

    “Ky është një lehtësim që e thënë ndryshe lë rreth 150 milionë euro çdo vit në arkën e familjeve. 150 milionë euro të cilat përndryshe do vinin në buxhetin e shtetit, drejtpërdrejtë përmes çmimeve të ulura, falë uljes domethënëse të TVSh-së, por dua të jem shumë i qartë këtu, ne nuk po e ulim TVSh-në që diferencën ta fusin në xhep tregtarët ndërkohë që fëmijët vazhdojnë të paguajnë njësoj logjikën e kapitalizmit”.

    Për kryeministrin Edi Rama, filozofia e këtij projektbuxheti është të përmirësojë hendekun mes atyre që kanë shumë dhe atyre që kanë shumë më pak.

    “Prandaj e mbajmë të pandryshuar ne tatimin 15% të fitimit të sipërmarrjes, por ama rrisim tatimin mbi dividendin nga 8% në 15% sepse kur vjen fjala për të ri investuar të ardhurat e fituara, ne jemi me sipërmarrjen”.

    Një tjetër lehtësim për qytetarët, tha kryeministri, lidhet me heqjen e taksës së qarkullimit.

    “Duam ta ulim çmimin në pompë me 32 lekë për litër duke e zhvendosur taksën tek automjeti dhe faktikisht duke e lidhur më drejtpërdrejtë edhe me karakteristikat e automjetit…duke faktikisht e bërë çmimin e karburantit në Shqipëri njësoj si në vendet e tjera të rajonit dhe pastaj duke kaluar detyrimin për të paguar taksën e qarkullimit të makinës në sistemin e Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Publik”.

    Nëse ka një kategori të shoqërisë sonë, deklaroi kryeministri, që meritojnë të ndjejë më shumë nga përfitimet e rritjes ekonomike, pa diskutim është kategoria e pensionistëve.

    “Nga 1 janari, të dyfishojmë rritjen e vitit që po lëmë pas dhe t’i qëndrojmë këtij zotimi çdo vit pasardhës me dyfishim dhe dyfishim dhe dyfishim, krahasimisht me vitin e parë që është ky i këtij procesi dhe kështu janë 20 miliardë ose rreth 200 milionë euro në këtë buxhet që janë vetëm për këtë dyfishim të rritjes për pensionistët. Ndërkohë që indeksimi afrohet në muajin prill dhe për të është një fond shtesë prej 4 miliardësh ose 40 milionë eurosh”.

    Duke u ndalur te të rinjtë, Rama tha se ne nuk mund ta pranojmë si një normalitet të pandryshueshëm që një çift i ri ku të dy punojnë, dhe ta ketë gjithnjë më të vështirë të sigurojë një çati mbi kokë.

    “Dhe në ndërkohë fillojmë nga pikërisht buxheti pa llogaritur çfarë vjen me ligjin e ri të strehimit ku janë 1000 familje që përfshihen në skemat e kreditimit të lehtësuar dhe janë 2000 familje të tjera që mbështeten me subvencionimin e qerasë në tregun e lirë, ndërkohë që 7000 familje të tjera, pra në total janë 10 000 familje që do të përfitojnë nga kjo qasje e re për strehimin”.

    Si një propozim të rëndësishëm e quajti kryeministri çfarë parashikon projektbuxheti për studentët që vijnë nga familjet në nevojë.

    “Bursa e tyre do të rritet nga 10.000 në 25.000 lekë të reja në muaj dhe do të shtrihet edhe në ciklin e masterit. Kjo do t’ua lehtësojë edhe marrjen pjesë në ato grupet që bëhen bashkë të studentëve për të marrë me qira shtëpi në Tiranë”.

    “200 miliardë lekë investime publike të planifikuara, nuk janë thjesht konsum i fryteve të rritjes së ekonomisë, por janë riinvestim në një ekonomi që do të rritet ende më shumë”, theksoi kryeministri Edi Rama.

  • Trump do të takohet veçmas me Putinin në Kinë, përveç takimit trepalësh

    Trump do të takohet veçmas me Putinin në Kinë, përveç takimit trepalësh

    Trump do të takohet veçmas me Putinin në Kinë, përveç takimit trepalësh

    Presidenti amerikan, Donald Trump, pritet të takohet veçmas me presidentin rus, Vladimir Putin, të enjten në Kinë, përveç takimit trepalësh që tashmë është planifikuar me presidentin kinez, Xi Jinping.

    Sipas AP, takimi mes Trumpit dhe Putinit do të ishte i pari që nga bisedimet e zhvilluara në Alaskë vitin e kaluar, të cilat nuk arritën të prodhonin një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë, transmeton Klankosova.tv.

    Koha e saktë e takimit ende nuk është bërë e ditur. Trump ka planifikuar gjithashtu një takim me Xi Jinpingun dhe një takim historik trepalësh me të dy liderët.

    Presidenti amerikan ka deklaruar se në takimin e përbashkët do të diskutojë me Putinin dhe Xi-në për kufizimin e armëve bërthamore dhe për përfundimin e luftës në Ukrainë, e cila nisi në vitin 2022 me pushtimin rus.

    Ndërkohë, para udhëtimit, këshilltarët e Trumpit kishin deklaruar se lufta në Ukrainë nuk do të ishte pjesë e agjendës së bisedimeve. Por të martën, Trump u shpreh se humbjet e mëdha të trupave ruse çdo muaj mund të krijojnë një mundësi për zgjidhjen e konfliktit.

    “Unë mendoj se jemi shumë afër arritjes së një marrëveshjeje. Do të kemi një takim të mirë për këtë çështje”, deklaroi Trump. /Klankosova.tv

  • BE-ja nuk do të nisë bisedimet për marrëdhënie afatgjata me Britaninë

    BE-ja nuk do të nisë bisedimet për marrëdhënie afatgjata me Britaninë

    BE-ja nuk do të nisë bisedimet për marrëdhënie afatgjata me Britaninë

    Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian rrezikojnë të hyjnë në një tjetër periudhë pasigurie në marrëdhëniet mes tyre.

    Brukseli nuk është më i gatshëm të negociojë marrëveshje të pjesshme me Londrën, pa ditur më parë se çfarë kërkon realisht qeveria britanike nga e ardhmja e saj me BE-në.

    “The Guardian” raporton se diplomatët evropianë kërkojnë një qëndrim të qartë nga kryeministri Andy Burnham: nëse Britania synon vetëm marrëdhënie më të afërta me bllokun, apo po shqyrton edhe mundësinë e rikthimit në Bashkimin Evropian, transmeton Klankosova.tv.

    Kjo çështje pritet të diskutohet në samitin e së premtes në Bruksel. Palët po përpiqen të finalizojnë një marrëveshje të re bashkëpunimi, që përfshin tregtinë, bujqësinë, energjinë, lëvizjen e të rinjve dhe sigurinë.

    Por negociatat kanë hasur në pengesa. Një prej mosmarrëveshjeve kryesore lidhet me kërkesën e Brukselit që Britania të përafrojë politikat e saj tregtare me ato të BE-së, përfshirë masat ndaj automjeteve elektrike kineze.

    Ndërkohë, çështja e tarifave universitare për studentët evropianë në Britani është lënë për diskutime të mëvonshme.

    Por përpara se të vendosë për drejtimin që do të ndjekë, qeveria britanike po shqyrton mundësinë e një debati kombëtar gjatë vitit 2027, ku qytetarët dhe institucionet vendore të diskutojnë alternativat.

    Në tryezë janë katër skenarë: ruajtja e marrëdhënieve aktuale, një bashkim doganor, rikthimi në tregun e përbashkët evropian ose anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian.

  • Përleshje për parking në Durrës, një person theret me thikë tek “Rrota e Kuqe”

    Përleshje për parking në Durrës, një person theret me thikë tek “Rrota e Kuqe”

    Përleshje për parking në Durrës, një person theret me thikë tek “Rrota e Kuqe”

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Durrësin, ku një person është therur me thikë

    Incidenti ka ndodhur saktësisht në lokacionin e njohur si “Rrota e Kuqe”, në lagjen nr. 13, ku situata mes palëve ka eskaluar shpejt në dhunë fizike dhe përdorim të armëve të ftohta, shkruan A2 CNN transmeton Sinjali.

    Sipas informacioneve të para, dyshohet se gjithçka ka nisur për motive pronësie a vendparkimi, duke çuar në përdorimin e thikës ku njëri prej personave të përfshirë ka përfunduar i lënduar rëndë.

    Forca të shumta policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e rrethanave të plota, ndërkohë që personi i plagosur është dërguar për trajtim mjekësor urgjent.

    Burimi: Sinjali

  • Parking in Durres, a person with a knife at Red Rift

    A serious event occurred tonight in Durres, where a person was stabbed

    The incident occurred exactly at the location known as Red Rift, in district No. 13, where the situation between the parties has quickly escalated into physical violence and use of cold weapons, writes A2 CNN broadcasts the signal.

    According to first information, it is suspected that everything has started for property or shelter motives, leading to the use of a knife where one of the people involved has ended up severely injured.

    Numerous police forces have appeared immediately at the scene and are dealing with the investigation of full circumstances, while the injured person has been sent for emergency medical treatment.

    Source Layer: Signal