Category: Lajme

  • Roads filled with protesters seeking justice, Kurti writes about the Bureau

    KPrime Minister Albin Kurti has made a post, while the streets of the capital are packed with citizens seeking justice for Arlinda Zekaj.

    But not on this issue, and their requests for the dismissal of ministers.

    Kurti wrote about the Bureau for Verification and Confiscating Unjustified Riches.

    Today, he went to the second reading in the Assembly again, thanking the MPs for voting this law. We have been delayed for over three and a half years, but they will not stop us from our right and long – awaited goal of having riches in our Republic be fair, clean, and in accordance with the revenues. )

  • Trendafilov: Nuk kemi nevojë për formula të reja për llogaritjen e varfërisë, por për paga më të larta

    Trendafilov: Nuk kemi nevojë për formula të reja për llogaritjen e varfërisë, por për paga më të larta

    Kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafilov kritikoi diskutimin mbi pagën orare në faqen e tij në Facebook, duke thënë se kjo shpërqendron vëmendjen nga pagat e ulëta në Maqedoni.

    Ai paralajmëroi gjithashtu për mundësinë që modelet e reja të përdoren për të anashkaluar të drejtat e punëtorëve.

    “Diskutimi mbi pagën orare është një përpjekje për të mbjellë erë dhe mjegull dhe për të shpërqendruar publikun nga problemi i vërtetë, që janë pagat e ulëta të punëtorëve në Maqedoni. Punëtorët nuk mund të jetojnë me llogaritje, propozime dhe modele ekonomike, ata kanë nevojë për paga më të larta, jo për diskutime të reja që do ta zvarrisin zgjidhjen e problemit më urgjent. Pas propozimeve të tilla qëndron një rrezik serioz: në vend që të kërkojnë zgjidhje për të respektuar të drejtat e punëtorëve, ato do të hapin hapësirë për legalizimin e abuzimeve që disa punëdhënës tashmë po i kryejnë, siç është mospagesa e orëve shtesë, mospagesa e punës në ditët e festave dhe llogaritja e gabuar e shtesave të pagave. Sot, orët shtesë paguhen për orë, me një rritje përkatëse të pagës me +135%. Ky është pikërisht problemi që punëdhënësit që nuk respektojnë ligjet dhe marrëveshjet kolektive po përpiqen ta anashkalojnë. Së pari, ata nuk i paguajnë të gjitha orët e punuara, dhe më pas të propozojnë modele të reja për llogaritjen e pagave”, thotë Trendafilov.

    Ai vlerëson se “kjo jo vetëm që dëmton punëtorët, por edhe buxhetin e shtetit, sepse puna e padeklaruar dhe e papaguar nënkupton edhe shmangien e detyrimeve ligjore. Prandaj, në vend që të kërkojnë mënyra të reja për të llogaritur punën e punëtorëve, institucionet duhet të sigurohen që çdo orë pune të regjistrohet dhe të paguhet, dhe çdo shkelje e ligjeve dhe marrëveshjeve kolektive të sanksionohet.

    “Është veçanërisht hipokrite të hapen diskutime të tilla kur paga minimale në Maqedoni është rreth 423 euro, ndërsa në Serbi një pagë minimale prej 600 eurosh shpallet nga 1 janari, dhe në Mal të Zi pagat minimale variojnë nga 1.000 euro për punëtorët me arsim fillor, 1.250 euro për ata me arsim të mesëm dhe 1.450 euro për ata me arsim të lartë”, thotë Trendafilov./Telegrafi/

  • Koreja e Veriut lëshon raketa balistike, ndërsa tensionet me Korenë e Jugut rriten

    Koreja e Veriut lëshon raketa balistike, ndërsa tensionet me Korenë e Jugut rriten

    Sipas Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë së Koresë së Jugut (JCS), Koreja e Veriut ka lëshuar rreth 10 raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi nga bregu i saj lindor drejt Detit të Japonisë.

    Kjo ndodh më pak se një javë pasi Seuli propozoi bisedime lidhur me një mosmarrëveshje kufitare në rritje.

    Raketat u lëshuan të enjten, rreth orës 12:30, nga një zonë pranë Wonsan-it, në bregun lindor të Koresë së Veriut, njoftoi JCS-ja përmes një deklarate.

    Ministria e Mbrojtjes e Japonisë konfirmoi gjithashtu lëshimin e asaj që mund të jetë një raketë balistike, e cila ra jashtë Zonës Ekskluzive Ekonomike të Japonisë, raportoi agjencia e lajmeve “Kyodo News” me seli në Tokio.

    Ky veprim vjen në një kohë kur tensionet janë shtuar për shkak të shpërthimit të një mine tokësore, e cila plagosi tre ushtarë koreano-jugorë në Zonën e Çmilitarizuar (DMZ) — një kufi i fortifikuar rëndë midis dy Koreve — më 21 shtator.

    Një hetim i përbashkët mes Koresë së Jugut dhe Kombeve të Bashkuara, i kryer më herët gjatë këtij muaji, arriti në përfundimin se minat ishin vendosur nga Koreja e Veriut më shumë se një vit më parë; Seuli ka kërkuar një ndjesë për këtë ngjarje.

    Pheniani e hodhi poshtë këtë përfundim dhe, gjatë kësaj jave, i dërgoi një letër Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke akuzuar Seulin se e ka trilluar shpërthimin.

    Përfaqësuesi i përhershëm i Koresë së Veriut në OKB, Kim Song, shkroi për një “provokim të kryer nga Republika e Koresë [Koreja e Jugut], duke hedhur fajin pa asnjë bazë për ‘incidentin e dyshimtë të shpërthimit të minës’”.

    Ai paralajmëroi se shkeljet e sovranitetit të vendit të tij mund të çojnë në veprime për vetëmbrojtje.

    Song i deklaroi Këshillit të Sigurimit të OKB-së se pretendimet e Koresë së Jugut janë një “farsë për t’iu shmangur përgjegjësisë për tensionet në rritje të vazhdueshme në Gadishullin Korean”.

    E Kim Yo Jong, motra me ndikim e liderit koreano-verior Kim Jong Un, i cilësoi kërkesat e Koresë së Jugut për ndjesë si “të neveritshme”, ndërsa njëkohësisht refuzoi një ofertë nga Seuli për pajisje mjekësore.

    Koreja e Jugut ka propozuar bisedime ushtarake me fqinjin e saj, në përpjekje për të qetësuar situatën.

    Të premten e kaluar, Seuli njoftoi se e kishte ftuar Phenianin për të diskutuar mbi rivendosjen e kanaleve të komunikimit.

    Kjo ofertë vjen në një kohë kur aktiviteti ushtarak përgjatë kufirit po shtohet.

    Mbetet e paqartë nëse Koreja e Veriut do të pranonte të hynte në bisedime.

    Udhëheqësi Kim ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj Seulit dhe, vitet e fundit, ka pezulluar pothuajse çdo dialog e bashkëpunim me Jugun.

    Përshkallëzimi i tensioneve vjen në një kohë kur hapat e fundit të ndërmarra nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, drejt Phenianit, kanë ngritur shqetësime se Seuli – aleat i SHBA-së – mund të lihet mënjanë në bisedimet e mundshme bërthamore që përfshijnë Korenë e Veriut.

    Pheniani lëshoi disa raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi, një ditë pasi Trump la të kuptohet se mund të takohet me Kimin gjatë këtij viti. /Telegrafi/

  • Bari i fushës shkakton kaos, Sllovenia ndryshon stadiumin për duelin me Zvicrën

    Bari i fushës shkakton kaos, Sllovenia ndryshon stadiumin për duelin me Zvicrën

    Kombëtarja e Zvicrës do t’i zhvillojë në muajin nëntor dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve, ku do të përballet me Slloveninë dhe Skocinë.

    Megjithatë, Federata e Futbollit të Zvicrës ka njoftuar për ndryshimin e stadiumit ku do të zhvillohet ndeshja ndaj Sllovenisë, e planifikuar për 13 nëntor.

    Takimi fillimisht ishte paraparë të zhvillohej në kryeqytetin slloven, Lubjanë, por për shkak të gjendjes së fushës, është vendosur që ndeshja të zhvendoset në Maribor, në stadiumin “Ljudski vrt”.

    “Për shkak të përdorimit të madh të fushës, periudhës së vitit dhe kushteve atmosferike, të cilat e ngadalësojnë ndjeshëm rritjen e barit, fusha nuk do të jetë në gjendje optimale deri në ditën e ndeshjes, pavarësisht mirëmbajtjes intensive dhe punimeve për rinovim”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Zvicrës.

    Data dhe ora e ndeshjes mbeten të pandryshuara. Ndërkohë, tifozët që kanë blerë tashmë bileta do të informohen për ndryshimin e stadiumit dhe do të pajisen me bileta të reja për sektorin e tifozëve zviceranë në Maribor, D4, deri më 2 nëntor.

    Ky ndryshim vjen pas shqetësimeve të mëparshme të përzgjedhësit të Zvicrës, Murat Yakin, për gjendjen e fushave ku është stërvitur dhe ka luajtur ekipi i tij.

    Gjatë grumbullimit të parë të këtij sezoni, Yakin kishte kritikuar gjendjen e fushës në Shkup të Maqedonisë së Veriut, duke e cilësuar barin tepër të gjatë.

    “Kur e sheh një fushë me bar shtatë centimetra të gjatë, jemi të lumtur që arritëm të stërviteshim në Turqi. Do të isha i kënaqur sikur bari të pritej, sepse në kushte të tilla nuk mund të luash futboll”, kishte deklaruar Yakin.

    Edhe në Luzern, trajneri zviceran nuk ishte i kënaqur me gjendjen e fushës para ndeshjeve ndaj Sllovenisë dhe Maqedonisë së Veriut.

    “Për ne kjo nuk është diçka e re, jemi mësuar me këtë në Zvicër. Përjashtim bën St. Galleni, ku fusha është gjithmonë e mirë. Këto janë pasojat e motit dhe lagështisë. Sigurisht që nuk është ideale”, ishte shprehur ai.

    Tashmë, zhvendosja e ndeshjes në Maribor synon të sigurojë kushte më të përshtatshme për zhvillimin e takimit të 13 nëntorit./Telegrafi/

  • Global Voices pays attention to Albania: Young people rise for the Devall River, more than 500 citizens sign anti-polan petition

    Young people in rural areas of Albania are mobilised to address environmental problems in their communities, using social networks and digital platforms to seek solutions from institutions.

    According to an article published by international media medium Global Voices, an initiative in the municipality of Maliqi, in Korca County, has managed to collect 506 signatures in a petition requiring the cleanup of the Devol River and improved waste management.

    River pollution and garbage collection along the coast are among the main concerns of local residents. The problem became especially evident after the November 2025 floods, when heavy rainfall and waste affected the blocking of water canals and the spread of water on agricultural land and populated areas.

    The initiative is supported by the nongovernmental organisation KEZUS Centre, which during 2026 has trained 44 young people from the Maliqi municipality to use digital tools in documenting environmental problems and public awareness.

    Young people have developed photos, videos and social networking materials, documenting pollution along the Devall River and in agricultural areas of Pojan and Lozhan villages. In all, 30 materials created during this initiative have been published on the internet to draw attention to the state of the environment, the Telegraph broadcast.

    Through online petition, organisers demand that Maliqi City Hall take measures to clean up polluted areas and co-operate with citizens for preventing waste disposal. The initiative aims to increase public pressure and encourage institutions to react to a problem affecting the environment, agriculture and livelihood of residents.

    KEZUS Centre Executive Director Dhorjela Cela has stressed the importance of including young people in decision-making processes and using technology to seek institutional accountability. Through this project, young people have gained experience in recording problems, organizing public campaigns, and conveying community requests to authorities.

    The initiative in Maliq proves that civic engagement and the use of digital tools can help raise environmental issues in public attention. However, improving the situation will depend on concrete measures to be taken to clean up the Devall River and prevent further pollution./Telegraphy/

  • Global Voices i kushton vëmendje Shqipërisë: Të rinjtë ngrihen për lumin Devoll, mbi 500 qytetarë nënshkruajnë peticionin kundër ndotjes

    Global Voices i kushton vëmendje Shqipërisë: Të rinjtë ngrihen për lumin Devoll, mbi 500 qytetarë nënshkruajnë peticionin kundër ndotjes

    Të rinjtë në zonat rurale të Shqipërisë po mobilizohen për të adresuar problemet mjedisore në komunitetet e tyre, duke përdorur rrjetet sociale dhe platformat digjitale për të kërkuar zgjidhje nga institucionet.

    Sipas një artikulli të publikuar nga mediumi ndërkombëtar Global Voices, një nismë në bashkinë e Maliqit, në qarkun e Korçës, ka arritur të mbledhë 506 nënshkrime në një peticion që kërkon pastrimin e lumit Devoll dhe përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave.

    Ndotja e lumit dhe grumbullimi i mbeturinave përgjatë brigjeve janë ndër shqetësimet kryesore të banorëve të zonës. Problemi u bë veçanërisht i dukshëm pas përmbytjeve të nëntorit 2025, kur reshjet e dendura dhe mbeturinat ndikuan në bllokimin e kanaleve të kullimit dhe përhapjen e ujërave në tokat bujqësore dhe zonat e banuara.

    Nisma është mbështetur nga organizata joqeveritare Qendra KAZUS, e cila gjatë vitit 2026 ka trajnuar 44 të rinj nga bashkia e Maliqit për të përdorur mjetet digjitale në dokumentimin e problemeve mjedisore dhe ndërgjegjësimin e publikut.

    Të rinjtë kanë realizuar fotografi, video dhe materiale për rrjetet sociale, duke dokumentuar ndotjen përgjatë lumit Devoll dhe në zonat bujqësore të fshatrave Pojan dhe Lozhan. Gjithsej, 30 materiale të krijuara gjatë kësaj nisme janë publikuar në internet për të tërhequr vëmendjen ndaj gjendjes së mjedisit, transmeton Telegrafi.

    Përmes peticionit online, organizatorët kërkojnë që Bashkia e Maliqit të ndërmarrë masa për pastrimin e zonave të ndotura dhe të bashkëpunojë me qytetarët për parandalimin e hedhjes së mbeturinave. Nisma synon të rrisë presionin publik dhe të nxisë institucionet që të reagojnë ndaj një problemi që prek mjedisin, bujqësinë dhe jetesën e banorëve.

    Drejtoresha ekzekutive e Qendrës KAZUS, Dhorjela Cela, ka theksuar rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në proceset vendimmarrëse dhe të përdorimit të teknologjisë për të kërkuar llogaridhënie institucionale. Përmes këtij projekti, të rinjtë kanë fituar përvojë në dokumentimin e problemeve, organizimin e fushatave publike dhe përcjelljen e kërkesave të komunitetit te autoritetet.

    Nisma në Maliq dëshmon se angazhimi qytetar dhe përdorimi i mjeteve digjitale mund të ndihmojnë në ngritjen e çështjeve mjedisore në vëmendjen publike. Megjithatë, përmirësimi i situatës do të varet nga masat konkrete që do të ndërmerren për pastrimin e lumit Devoll dhe parandalimin e ndotjes së mëtejshme./Telegrafi/

  • IPK evidenton dështimet e Policisë në trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt

    IPK evidenton dështimet e Policisë në trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt

    Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka evidentuar disa dështime të Policisë së Kosovës në trajtimin e rasteve të raportuara nga e ndjera Arlinda Zekaj, përfshirë mosdokumentimin e ekzekutimit të urdhrit të parë mbrojtës, vonesën në zbatimin e urdhrit të dytë dhe mosreagimin e zinxhirit komandues ndaj kërkesës së një hetuesi policor për vlerësimin e rastit.

    Sipas gjetjeve preliminare të IPK-së, urdhri mbrojtës i 7 shtatorit 2026 nuk rezulton të jetë ekzekutuar nga Policia e Kosovës, ndërsa urdhri i dytë, i datës 16 tetor, u ekzekutua gjashtë ditë me vonesë, më 22 tetor, vetëm pas ndërhyrjes së IPK-së.

    Një tjetër dështim i evidentuar lidhet me mosshqyrtimin nga zinxhiri komandues të një emaili të 23 tetorit, të dërguar nga një hetues policor, i cili kishte kërkuar vlerësimin e rastit dhe mbështetje shtesë.

    Në këtë komunikim, hetuesi kishte propozuar që, gjatë kohës sa Arlinda Zekaj ndodhej në shtëpi, ajo të vizitohej nga patrullat policore me uniformë dhe të mbahej komunikim më i shpeshtë me të, me qëllim të evidentimit të situatës brenda shtëpisë.

    IPK ka konstatuar gjithashtu dështime në zinxhirin komandues në trajtimin e rastit të dhunës në familje, vlerësimin e nivelit të rrezikut dhe ekzekutimin e vendimit të gjykatës kompetente.

    “· Nga Policia e Kosovës nuk dokumentohet që është ekzekutuar urdhri mbrojtës C.11r.1300/26 i datës 7 shtator 2026;

    • Urdhri i dytë mbrojtës i datës 16 tetor 2026 është ekzekutuar me 6 ditë vonesë më 22 tetor 2026, dhe atë pas ndërmarrjes së veprimeve zyrtare nga IPK e cila kishte pranuar fillimisht një informatë nga ankuesja – znj.Zekaj ;

    • Mos trajtimi nga zinxhiri komandues i shkresës/emailit të datës 23 tetor 2026, të dërguar nga hetuesi policor i cili kërkon vlerësim të rastit dhe asistence në kapacitete. Hetuesi kishte vlerësuar që gjatë kohës që znj. Arlinda Zekaj ndodhej në shtëpi, të vizitohej nga patrulla të uniformuara policore dhe komunikim të shtuar me të, me qëllim të evidentimit të situatës brenda shtëpisë;

    • Dështim i zinxhirit përgjegjës komandues në trajtimin e rastit të dhunës në familje, vlerësimit të nivelit të rrezikut dhe ekzekutimit të vendimit të Gjykatës kompetente duke përfshirë: Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë, Stacionin Policor në Pejë, Nënstacionin policor në Vitomiricë dhe njësitë e hetimeve nga niveli rajonal dhe në nivel stacioni”, thuhet në njoftium.

    Këto dështime përfshijnë Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë, Stacionin Policor në Pejë, Nënstacionin Policor në Vitomiricë, si dhe njësitë e hetimeve në nivel rajonal dhe në nivel stacioni.

    Bazuar në këto gjetje preliminare, IPK-ja i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e 11 zyrtarëve policorë, përfshirë drejtues të nivelit rajonal e lokal dhe katër hetues policorë të Stacionit Policor në Pejë.

    Burimi: Dukagjini

  • IPK records police failures in handling Arlinda Zekaj cases

    Kosovo Police Inspectorate ( The IPK has recorded several failures of the Kosovo Police in dealing with cases reported by the late Arlinda Zekaj, including the failure to execute the first defence order, delay in implementing the second order, and failing to respond to the request of a police investigator for the case’s assessment.

    According to the IPK’s preliminary findings, the September 7th 2026 defence order did not result in execution by Kosovo Police, while the second order, of October 16th, was executed six days late, on October 22nd, only after the IPK’s intervention.

    Another recorded failure relates to the failure of the chain of command of an email sent by a police investigator, who had requested the assessment of the case and additional support.

    In this communication, the interrogator had proposed that during the time of Arlinda Zekiaj’s stay home, she would be visited by uniformed police patrols and kept in touch with him more frequently, with the aim of identifying the situation inside the house.

    The IPK has also outlined failures in the chain of command in dealing with domestic violence cases, risk level assessment and execution of the competent court’s decision.

    Uh… Kosovo police do not document that the protection order C.11r, thirteen00/26 of September 7th 2026 has been executed;

    • The second defense order of October 16, 2026, was executed by 6 days late on October 22, 2026, and the one behind the IPK official action company, which had initially accepted information from Mrs. Zekiaj ;

    • No treatment by the chain of command of the letter/email of October 23rd 2026, sent by police investigator, who requires random assessment and assistance in capacity. The investigator had appreciated since Mrs. Arlinda Zekaj was at home, visited by uniformed police patrols and added communication with him, with the aim of identifying the situation inside the house;

    • The failure of the responsible chain of command in dealing with domestic violence, risk-level assessment and execution of the competent Court’s decision, including: Regional Police Director in Pec, the Police Station in Pec, the Police Substation in Vitomirica and the units of investigations from the regional level and at the station level, it is said to be in the accounts.

    These failures include the Regional Police Directorate in Pec, the Police Station in Pec, the Police Substation in Vitomirica, as well as the units of investigations at regional level and at the station level.

    Based on these preliminary findings, The IPK has recommended to Kosovo Police the suspension of 11 police officials, including regional and local-level leaders and four police investigators from the Police Station in Pec.

    Source Layer: Dukeagini

  • Pas Ministrisë së Drejtësisë, protestuesit vazhdojnë drejt organeve të hetuesisë e drejtësisë (VIDEO)

    Pas Ministrisë së Drejtësisë, protestuesit vazhdojnë drejt organeve të hetuesisë e drejtësisë (VIDEO)

    Pas Ministrisë së Drejtësisë, protestuesit vazhdojnë drejt organeve të hetuesisë e drejtësisë (VIDEO)

    Pas qëndrimit para Ministrisë së Drejtësisë, protestuesit janë nisur drejt organeve të hetuesisë e drejtësisë, përfshirë Këshillin Prokurorial, atë Gjyqësor dhe Policinë e Kosovës.

    Gjatë marshit të tyre, vazhdojnë thirrjet dhe brohoritjet për dorëheqje dhe shkarkime pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

    Protestuesit kanë thënë se nuk mjaftojnë suspendimet e përgjegjësve, por kanë kërkuar dorëheqje dhe shkarkime të menjëhershme. /Klankosova.tv

  • "Shkarkoni Farukun, Lumturijen, Shemsedinin...", thirrjet në protestë (VIDEO)

    “Shkarkoni Farukun, Lumturijen, Shemsedinin…”, thirrjet në protestë (VIDEO)

    "Shkarkoni Farukun, Lumturijen, Shemsedinin...", thirrjet në protestë (VIDEO)

    Protestuesit në Prishtinë po kërkojnë shkarkime, jo suspendime, pas rastit të Arlinda Zekajt.

    Togerin policor, Faruk Muqollin, kryeprokuroren tashmë të suspenduar, e zyrtarët e tjerë të përfshirë, ata duan t’i largojnë nga pozitat.

    “Shkarkone Farukun, shkarkone Lumturijen, shkarkone Shemsedinin…”. /Klankosova.tv