Category: Lajme

  • Hoti përplaset me Muratin: Po gënjen, je abuzuesi më i madh

    Hoti përplaset me Muratin: Po gënjen, je abuzuesi më i madh

    Hoti përplaset me Muratin: Po gënjen, je abuzuesi më i madh

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar ministrin e Financave, Hekuran Murati, gjatë diskutimeve për buxhetin e shtetit.

    Hoti i është drejtuar Muratit me akuza të drejtpërdrejta, duke e kritikuar për menaxhimin e financave publike.

    “Ministër, po gënjen, ti veç financat e tua i din – je abuzuesi më i madh”, ka deklaruar Hoti.

    Përplasja mes tyre ka ndodhur gjatë diskutimeve parlamentare për çështjet buxhetore.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • LEX | E vrau Beqir Morinën me kallashnikov para syve të gruas dhe vajzës 8-vjeçare – Aziz Gashi dënohet me 30 vjet burgim

    LEX | E vrau Beqir Morinën me kallashnikov para syve të gruas dhe vajzës 8-vjeçare – Aziz Gashi dënohet me 30 vjet burgim

    LEX | E vrau Beqir Morinën me kallashnikov para syve të gruas dhe vajzës 8-vjeçare – Aziz Gashi dënohet me 30 vjet burgim

    Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Aziz Gashit, duke e dënuar me 30 vjet burgim për vrasjen e Beqir Morinës, e cila kishte ndodhur në shtator të vitit 2023, në lagjen “Arbana” të Prizrenit.

    Sipas njoftimit të gjykatës, i akuzuari e kishte privuar nga jeta viktimën duke e qëlluar me armë automatike të tipit kallashnikov, në kohën kur ai ndodhej në shoqërinë e familjes së tij.

    Ngjarja e rëndë kishte ndodhur më 3 shtator 2023, kur Beqir Morina ishte qëlluar me armë zjarri në prani të bashkëshortes dhe vajzës së tij 8-vjeçare.

    Sipas përshkrimit të ngjarjes, Gashi fillimisht e kishte qëlluar viktimën në trup, ndërsa më pas e kishte goditur me plumb edhe në kokë, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

    Për këtë krim, Gjykata Themelore në Prizren e ka dënuar Aziz Gashin me 30 vjet burgim.

    Përveç veprës penale të vrasjes, ai është shpallur fajtor edhe për dy vepra të tjera penale, përkatësisht mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, si dhe asgjësim apo dëmtim të pasurisë.

    Gjykata ka vendosur gjithashtu që ndaj të akuzuarit të vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

    “Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarin A.G. e dënon me burgim në kohëzgjatje prej 30 vjetësh”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prizren.

    Pas shpalljes së aktgjykimit, kryetarja e trupit gjykues ka njoftuar palët se brenda afatit ligjor do ta pranojnë vendimin e plotë, në formë të shkruar dhe të arsyetuar.

    Kujtojmë se Gazeta Sinjali kishte raportuar ekskluzivisht për këtë vrasje në shtator të vitit 2023, duke zbuluar identitetin e të dyshuarit, Aziz Gashi, si dhe detaje nga ngjarja që kishte tronditur Prizrenin.

    Rasti kishte marrë vëmendje të madhe publike për shkak të mënyrës së kryerjes së vrasjes dhe faktit se viktima ishte qëlluar në prani të familjarëve të tij.

    Aktgjykimi i shpallur sot, më 29 tetor 2026, është i shkallës së parë dhe ndaj tij palët kanë të drejtë ankese sipas afateve ligjore.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • LEX ) killed Becir Morina with Kalashnikov in front of her wife and 8-year-old daughter Aziz Gashi sentenced to 30 years in prison

    The Constitutional Court in Prizren has declared a condemnation of Aziz Gashi, condemning him to 30 years in prison for the murder of Becir Morina, which had occurred in September 2023, in Prizren’s APUAbana district.

    According to the court’s report, the defendant had deprived his life of being shot by a Kalashnikov-type automatic weapon at the time he was in his family company.

    The serious event had occurred on September 3, 2023, when Bekir Morina was shot with a firearm in the presence of his wife and 8-year-old daughter.

    According to the description of the incident, Gashi had initially shot the victim in the body, while then shot him in the head, causing deadly wounds.

    For this crime, the Constitutional Court in Prizren has sentenced Aziz Gashi to 30 years in prison.

    In addition to the criminal crime of the murder, he has been convicted of two other criminal acts, ownership, control or unauthorized possession of weapons, as well as destruction or damage to property, respectively.

    The court has also decided that the detention measure will continue against the accused until the full might of the act.

    Court, in terms of Penal Code and Criminal Procedure Code, accused A.G. he is sentenced to jail terms of 30 years, reportedly at the announced Foundation Court in Prizren.

    After declaring the judgment, the head of the court has announced that within the legal deadline they will accept the full, written, and rational decision.

    We remember that the Signal newspaper had reported exclusively on this murder in September 2023, revealing the suspect’s identity, Aziz Gashi, as well as details from the event that had shocked Prizren.

    The case had received considerable public attention because of the way the murder was committed and the fact that the victim was shot in front of his family.

    Today’s declared act, on October 29, 2026, is in the first instance, and the parties have a fair complaint against it under legal terms.

    Note: Those who are referred to in this article are represented innocent until their guilt is proved by court – form decision.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Hoti conflicts with the Mratra: You’re lying, you’re the biggest abuser

    Democratic League of Kosovo MP ( The LDK), Avdullah Hoti, has criticised Finance Minister Iron Murati during discussions on the state budget.

    Hoti has turned to Murati on direct charges, criticising him for managing public finances.

    Mysterie, you’re lying. You know, you’re the biggest abuser.

    The clash between them has occurred during parliamentary discussions on budgetary issues.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Panduri kërkon që shteti t’ia paguajë kredinë Arlinda Zekajt: Jetën s’ia dolët dot t’ia falni

    Panduri kërkon që shteti t’ia paguajë kredinë Arlinda Zekajt: Jetën s’ia dolët dot t’ia falni

    “Borxhin a mundet me ia ‘falë’ ky shtet, masi jetën s’ia doli dot me ia falë?” – kështu ka shkruar autori dhe moderatori i emisionit “Debat Plus” në TV Dukagjini, Ermal Panduri, duke kërkuar që shteti t’ia paguajë kredinë Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Pejë.

    Në një postim në Facebook, Panduri ka bërë të ditur se garantuesi i kredisë së Zekajt, një i afërm i saj, po përballet me presion nga banka për shlyerjen e borxhit.

    Ai ka thënë se bankës po i kërkohet çdo ditë pagesa e borxhit dhe po paralajmërohen masa ndaj garantuesit, duke kërkuar që shteti të ndërhyjë dhe t’ia mbulojë kredinë së ndjerës.

    Ai ka theksuar se Arlinda Zekaj do ta kishte paguar vetë kredinë, nëse do të ishte lënë të jetonte.

    “Arlinda kish me pagu borxhin vetë, nëse e kishit lanë me jetu”, ka shkruar ai.

    Burimi: Dukagjini

  • Çështje kohe: Ylli i Chelseat dëshiron të largohet për shkak të Alonsos

    Çështje kohe: Ylli i Chelseat dëshiron të largohet për shkak të Alonsos

    Talenti brazilian i Chelseat, Estevao Willian, po e shqyrton mundësinë e largimit nga klubi londinez në afatin e ardhshëm kalimtar, pasi e ka gjetur veten të bllokuar nga trajneri spanjoll Xabi Alonso.

    Si Joao Pedro ashtu edhe Cole Palmer mungonin, megjithatë Estevao dështoi të luante kundër Liverpoolit të mërkurën mbrëma, në fazën e 1/8-tës së EFL Cup, një barazim që Reds e fituan më vonë ndeshjen në penallti.

    Shumë tifozë të Chelseat e vlerësojnë shumë anësorin brazilian, të bindur se ai ka diçka të veçantë. Ata duan ta shohin të shkëlqejë në fushë në vend që të qëndrojë i bllokuar në stolin e zëvendësuesve.

    Estevao ka luajtur vetëm 163 minuta futboll këtë sezon, 125 prej të cilave në Kupën Carabao. Në Anfield edhe kjo seri u shua, me Alonson që zgjodhi të mos e fuste atë nga stoli.

    “Duket se është vetëm çështje kohe para se Estevao të kërkojë mundësi të reja, përveç nëse fati i tij ndryshon me Blutë”, shkruan gazeta The Sun.

    Xabi Alonso tha në një konferencë për shtyp pas ndeshjes me Liverpoolin, kur u pyet për kohën e kufizuar të lojës për brazilianin ndërkombëtar: “E kuptoj situatën e tij dhe se ai sigurisht që mund të kishte qenë më i lumtur”.

    “Çdo lojtar dëshiron të luajë dhe dëshiron të jetë pjesë e ekipit. Kemi pasur disa ndeshje intensive dhe çdo lojtar do të ketë shansin e tij. Jam i sigurt se Estevao do ta ketë shansin e tij. Kjo është përgjegjësia ime dhe duhet ta përballojmë”. /Telegrafi/

  • Shiroka Pula: Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik i Kosovës

    Shiroka Pula: Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik i Kosovës

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim komandantin suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë (SACEUR), gjeneralin Alexus G. Grynkewich.

    Sipas njoftimit, gjatë takimit është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, rolin e NATO-s në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit.

    Presidentja Shiroka Pula ka shprehur mirënjohjen e Kosovës për kontributin e NATO-s dhe të misionit të KFOR-it në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në vend.

    Ajo ka theksuar se prania e KFOR-it mbetet e rëndësishme për sigurinë e të gjithë qytetarëve dhe për ruajtjen e stabilitetit në Kosovë.

    Gjatë takimit, presidentja ka ritheksuar përkushtimin e Kosovës për forcimin e partneritetit me NATO-n dhe avancimin e bashkëpunimit me aleatët, duke nënvizuar se anëtarësimi në Aleancën Veri-Atlantike mbetet një nga objektivat strategjikë të vendit.

    Në këtë drejtim, Shiroka Pula ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj paqes, stabilitetit rajonal dhe bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë. /Telegrafi/

  • Aksidenti hekurudhor në Spanjë - çfarë ndodhi 17 minuta para përplasjes?

    Aksidenti hekurudhor në Spanjë – çfarë ndodhi 17 minuta para përplasjes?

    Një defekt në sistemin e sinjalizimit në linjën hekurudhore Madrid–Sevilje dyshohet se mund të ketë ndikuar në përplasjen mes një treni AVE të kompanisë Renfe dhe një treni Iryo, ku humbën jetën 69 persona dhe mbi 100 të tjerë u plagosën.

    Aksidenti ndodhi të mërkurën, më 28 tetor, në Urda, në provincën e Toledos, kur treni AVE u përplas me pjesën e pasme të trenit Iryo, i cili ishte i ndaluar në të njëjtën linjë.

    Hetimi është përqendruar te defekti në sistemin e sigurisë LZB dhe vendimi i qendrës së kontrollit të Adif-it në Madrid për të lejuar trenin AVE të vazhdonte udhëtimin, pavarësisht problemeve teknike.

    Çfarë ndodhi 17 minuta para përplasjes?

    Sipas regjistrimeve të komunikimeve të publikuara nga gazeta El País, ngjarjet u zhvilluan kështu:

    08:30 – Një defekt informatik nxjerr jashtë funksionit sistemin LZB, duke detyruar disa trena të ndalojnë.

    08:36 – Qendra e kontrollit autorizon trenin AVE të rifillojë udhëtimin në kushte normale, sipas një sistemi alternativ sinjalizimi.

    08:41 – Drejtuesja e trenit Iryo njofton se treni i saj mbetet i ndaluar pranë Urda-s. Edhe asaj i jepet autorizimi për të rifilluar udhëtimin.

    08:48 – Drejtuesja e Iryo-s raporton sërish se treni nuk mund të niset dhe se sistemi LZB nuk funksionon. Sipas regjistrimeve, trenit AVE nuk i jepet urdhër për të ndaluar.

    08:53 – Treni AVE përplaset me pjesën e pasme të trenit Iryo, pasi kishte përshkuar rreth 25 kilometra nga momenti kur ishte autorizuar të vazhdonte.

    Këto komunikime ngrenë pikëpyetje mbi arsyen pse treni AVE nuk u ndal ose nuk u urdhërua të ngadalësonte pasi qendra e kontrollit u njoftua se treni Iryo vazhdonte të ishte i palëvizshëm.

    Ministri spanjoll i Transportit, Óscar Puente, e cilësoi vendimin për lejimin e lëvizjes së trenit AVE si “të pashpjegueshëm”.

    Si do të vazhdojnë hetimet?

    Hetuesit do të shqyrtojnë nëse janë respektuar procedurat e sigurisë dhe pse autorizimi për trenin AVE nuk u rishikua pas paralajmërimeve.

    Të dhënat e kutive të zeza dhe regjistrimet e komunikimeve pritet të jenë vendimtare për përcaktimin e shkaqeve.

    Gjykata në Orgaz, në provincën e Toledos, ka marrë përsipër hetimin gjyqësor, ka urdhëruar ruajtjen e kutive të zeza dhe ka kufizuar qasjen në zonën e aksidentit.

    Për momentin, shkaku përfundimtar i tragjedisë dhe përgjegjësitë përkatëse mbeten të papërcaktuara.

    Një hetim teknik i pavarur do të analizojë gjithashtu masat që mund të parandalojnë aksidente të ngjashme në të ardhmen. /Telegrafi/

  • Nis pastrimi i mbeturinave përgjatë Drinit të Bardhë në Krushë, iniciativë vullnetare nga një firmë lokale dhe një peshkatar

    Nis pastrimi i mbeturinave përgjatë Drinit të Bardhë në Krushë, iniciativë vullnetare nga një firmë lokale dhe një peshkatar

    Ka nisur pastrimi i mbeturinave përgjatë lumit Drini i Bardhë, në zonën e Krushës, falë një iniciative vullnetare të një firme lokale dhe një peshkatari.

    Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Peshkatarëve Sportivë dhe Rekreativë të Kosovës (FPSRK), e cila ka njoftuar se aksioni ka filluar të enjten, më 29 tetor 2026.

    Kryetari i FPSRK-së, Milaim Vitia, i ka falënderuar organizatorët e kësaj iniciative për angazhimin dhe kontributin e tyre në mbrojtjen e mjedisit dhe të ujërave.

    Nga kjo federatë kanë theksuar se do të vazhdojnë të mbështesin iniciativat që synojnë ruajtjen e lumenjve, pastërtinë e tyre dhe mbrojtjen e peshqve në ujërat e Kosovës.

    “Uji i pastër është jetë, ndërsa mbrojtja e lumenjve është përgjegjësi e të gjithëve!”, thuhet në njoftimin e FPSRK-së. /Telegrafi/

  • Kuvendi miraton Ligjin për Byronë e konfiskimit të pasurisë

    Kuvendi miraton Ligjin për Byronë e konfiskimit të pasurisë

    Kuvendi miraton Ligjin për Byronë e konfiskimit të pasurisë

    Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Ligjin për Byronë e verifikimit dhe konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme.

    Në favor të këtij ligji votuan 66 deputetë, asnjë nuk votoi kundër, ndërsa shtatë deputetë abstenuan.

    Para votimit, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, e cilësoi Byronë si një “monstrum politik”, duke kritikuar përmbajtjen e ligjit dhe mungesën e ndryshimeve mes dy leximeve.

    Ajo deklaroi se nuk janë bërë ndërhyrjet e nevojshme për ta bërë Byronë të drejtë.

    “Sot kjo byro nuk është ajo që do t’i luftojë peshqit e mëdhenj. Ka dy rreziqe madhore, do të përdoret si shantazh politik, por do të pengojë ndjekjen penale të atyre që realisht kanë vjedhur”, ka thënë ajo.

    Kritika ndaj ligjit pati edhe deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri.

    Ai u shpreh se ligji, në formën aktuale, bie ndesh me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali