
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Ligjin për Byronë e verifikimit dhe konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme.
Në favor të këtij ligji votuan 66 deputetë, asnjë nuk votoi kundër, ndërsa shtatë deputetë abstenuan.
Para votimit, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, e cilësoi Byronë si një “monstrum politik”, duke kritikuar përmbajtjen e ligjit dhe mungesën e ndryshimeve mes dy leximeve.
Ajo deklaroi se nuk janë bërë ndërhyrjet e nevojshme për ta bërë Byronë të drejtë.
“Sot kjo byro nuk është ajo që do t’i luftojë peshqit e mëdhenj. Ka dy rreziqe madhore, do të përdoret si shantazh politik, por do të pengojë ndjekjen penale të atyre që realisht kanë vjedhur”, ka thënë ajo.
Kritika ndaj ligjit pati edhe deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri.
Ai u shpreh se ligji, në formën aktuale, bie ndesh me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali