Osmani për njëvjetorin e njohjes nga Siria: Kosovës i duhet rikthim urgjent në tryezat ku merren vendimet

Osmani për njëvjetorin e njohjes nga Siria: Kosovës i duhet rikthim urgjent në tryezat ku merren vendimet

Written by

in

Osmani për njëvjetorin e njohjes nga Siria: Kosovës i duhet rikthim urgjent në tryezat ku merren vendimet

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar në njëvjetorin e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Siria, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të përpjekjeve për sigurimin e njohjeve të reja ndërkombëtare.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka rikujtuar se njohja nga Siria ishte njëra prej katër njohjeve që Kosova arriti gjatë vitit paraprak.

Ajo ka thënë se, pas një pune të gjatë, ishte arritur të rikthehej dinamika e njohjeve në favor të Kosovës dhe të fitohej besimi i aleatëve si partnerë seriozë.

Osmani ka theksuar se përpjekjet për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe rritjen e numrit të njohjeve nuk duhet të ndalen.

“ Kosovës i duhet një rikthim urgjent në tryezat ku merren vendimet, një politikë e jashtme e orientuar drejt rezultateve konkrete dhe forcimi i partneriteteve strategjike me aleatët tanë”, ka shkruar ajo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali