Category: Lajme

  • Mourinho largohet nga konferenca për shtyp pasi u pyet për Ronaldon

    Mourinho largohet nga konferenca për shtyp pasi u pyet për Ronaldon

    Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, u largua nga konferenca për shtyp përpara ndeshjes kundër Celta Vigos, sapo u pyet për Cristiano Ronaldon.

    Gazetarët e pyetën Mourinhon se si e sheh ekipin kombëtar portugez në periudhën pa Ronaldon.

    Megjithatë, trajneri portugez nuk donte të hynte në atë diskutim dhe u përgjigj shkurt.

    “Jo, jo, jo, jo jo. Si portugez, e vetmja gjë që them është se Portugalia duhet të fitojë gjithmonë. I laj duart nga të tjerët dhe nuk them asgjë. Faleminderit”, ka thënë Mourinho, duke u ngritur në këmbë dhe duke u larguar nga salla.

    Ndryshe, pjesa më e madhe e konferencës ishte për Viniciusin. Braziliani u kthye në ekip pas një pezullimi prej katër ndeshjesh dhe shënoi pesë gola për ekipin kombëtar në dy miqësore kundër Singaporit dhe Japonisë. /Telegrafi/

  • He didn’t store medical files for gun permit candidates The Health Inspectorate fines Prizren Hospital led by Osman Hajdari

    The General Hospital ‘Daut Mustafa ‘% in Prizren has been fined 3 thousand euros from the Health Inspectorate. The reason is that the hospital did not store the medical records of people who received health certificates to be equipped with gun permits.

    Inspectors have found that only one book was kept for these people, without individual records and without documentation witnessing medical examinations.

    The search was conducted on February 23rd 2026, following reports on the media.

    Inspectors have verified whether the hospital was respecting legal procedures for issuing medical certificates for arms permit.

    The findings were summed up in a decision March 10, 2026, which he secured. Insander.

    According to the document, the hospital, conducted by Osman Hajdari, former head of the CKUK’s office, had no individual files on candidates who had been subjected to medical examinations.

    Before the inspectors was presented only the book of the registry, where the main records of the candidates were recorded.

    The ruling also mentions the medical director’s statement, Shefki Xharra, who has reasoned on missing files.

    The Canadians who have been subjected to the examination have been treated as applicators and not as institution patients, and for this reason it has been kept mainly the book of the registry that records each candidate’s main records. As a result, copies of medical certificates for psychophysics health capacity for gun-free equipment have not been systematically collected, wrongly considered as documentation that does not require long-term storage, According to the Inspectorate’s decision, referring to the medical director’s statement, Shefki Jarra.

    However, inspectors have found other shortcomings in the documentation.

    During the register check, it has been noted that diagnosiss had not been fully recorded.

    Also, some features were not met by standards, lack of medical therapy and procedures, and in some cases there were no signatures and faxes of the responsible doctor.

    ) A review analysis found that: Diagnostics are not fully described; documentation features are not met by standards; medical therapy and procedures are lacking; and in some cases the signing and fax of the responsible doctor) are missing.The decision goes further.

    The inspector has estimated that these irregularities constitute violations of the Law on Health and administrative guidelines in force.

    For these violations, the hospital has been fined 3 thousand euros.

    Under the decision, the institution has been able to pay half the fine, respectively, if it paid in 15 days. As for the decision, he could file complaints within 30 days.

    The newspaper Insander has sent questions to the General Hospital recently, Rhusu Mustafaão, to take a stand regarding the findings of the Inspectorate.

    Insander has requested clarification of why no medical files of the candidates have been stored for arms permits and how the shortcomings in the examination register are explained.

    Also, the hospital has been asked to show whether it has taken measures to improve the archive system and whether it has paid the fine or filed complaints with the decision.

    To the publication of this article, the hospital has not responded. Insander will publish his clarifications if he accepts them.

    By contrast, irregularities in the process of weapons permit equipment had been made public in a investigation of the Justice Trust, broadcast on February 21, 2026, where evidence was presented to issue health certificates from Prizren Hospital for candidates applying for arms permit.

    /Insrider.org

    Source Layer: Insander

  • “Nuk ruante dosjet mjekësore të kandidatëve për leje armësh” – Inspektorati Shëndetësor gjobit Spitalin e Prizrenit që udhëhiqet nga Osman Hajdari

    “Nuk ruante dosjet mjekësore të kandidatëve për leje armësh” – Inspektorati Shëndetësor gjobit Spitalin e Prizrenit që udhëhiqet nga Osman Hajdari

    “Nuk ruante dosjet mjekësore të kandidatëve për leje armësh” – Inspektorati Shëndetësor gjobit Spitalin e Prizrenit që udhëhiqet nga Osman Hajdari

    Spitali i Përgjithshëm “Daut Mustafa” në Prizren është gjobitur me 3 mijë euro nga Inspektorati Shëndetësor. Arsyeja është se spitali nuk ka ruajtur dosjet mjekësore të personave që kanë marrë certifikata shëndetësore për t’u pajisur me leje armësh.

    Inspektorët kanë gjetur se për këta persona ishte mbajtur vetëm një libër regjistri, pa dosje individuale dhe pa dokumentacion që dëshmonte ekzaminimet mjekësore.

    Kontrolli është kryer më 23 shkurt 2026, pas raportimeve në media.

    Inspektorët kanë verifikuar nëse spitali po i respektonte procedurat ligjore për lëshimin e certifikatave shëndetësore për leje armësh.

    Gjetjet janë përmbledhur në një vendim të datës 10 mars 2026, të cilin e ka siguruar Insajderi.

    Sipas dokumentit, spitali, i drejtuar nga Osman Hajdari, ish-ushtrues detyre i drejtorit të QKUK-së, nuk kishte dosje individuale për kandidatët që i ishin nënshtruar ekzaminimeve mjekësore.

    Para inspektorëve ishte prezantuar vetëm libri i regjistrit, ku ishin shënuar të dhënat kryesore të kandidatëve.

    Në vendim përmendet edhe deklarata e drejtorit mjekësor, Shefki Xharra, i cili ka dhënë arsyetimin për mungesën e dosjeve.

    “Kandidatët që i janë nënshtruar ekzaminimit janë trajtuar si aplikues dhe jo si pacientë të institucionit, dhe për këtë arsye është mbajtur kryesisht libri i regjistrit ku janë evidentuar të dhënat kryesore të secilit kandidat. Për rrjedhojë, kopjet e certifikatave mjekësore për aftësinë shëndetësore psikofizike për pajisje me leje për armë nuk janë arkivuar në mënyrë sistematike, duke u konsideruar gabimisht si dokumentacion që nuk kërkon ruajtje afatgjatë”, thuhet në vendimin e Inspektoratit, duke iu referuar deklaratës së drejtorit mjekësor, Shefki Xharra.

    Por, inspektorët kanë gjetur edhe mangësi të tjera në dokumentacion.

    Gjatë kontrollit të regjistrit është vërejtur se diagnozat nuk ishin shënuar plotësisht.

    Po ashtu, disa rubrika nuk ishin plotësuar sipas standardeve, mungonin të dhënat për terapinë dhe procedurat mjekësore, ndërsa në disa raste nuk kishte as nënshkrim dhe faksimil të mjekut përgjegjës.

    “Nga analiza e regjistrit të ekzaminimeve u konstatua se: diagnozat nuk janë përshkruar në mënyrë të plotë; rubrikat e dokumentacionit nuk janë plotësuar sipas standardeve; mungojnë të dhënat mbi terapinë dhe procedurat mjekësore, si dhe në disa raste mungojnë nënshkrimi dhe faksimili i mjekut përgjegjës”, thuhet më tej në vendim.

    Inspektorati ka vlerësuar se këto parregullsi përbëjnë shkelje të Ligjit për Shëndetësi dhe udhëzimeve administrative në fuqi.

    Për këto shkelje, spitalit i është shqiptuar gjobë prej 3 mijë eurosh.

    Sipas vendimit, institucioni ka pasur mundësi të paguajë gjysmën e gjobës, përkatësisht 1 mijë e 500 euro, nëse pagesën e kryente brenda 15 ditësh. Ndërsa ndaj vendimit mund të paraqiste ankesë brenda 30 ditësh.

    Gazeta Insajderi ka dërguar pyetje në Spitalin e Përgjithshëm “Daut Mustafa” për të marrë një qëndrim lidhur me gjetjet e Inspektoratit.

    Insajderi ka kërkuar sqarime se pse nuk janë ruajtur dosjet mjekësore të kandidatëve për leje armësh dhe si shpjegohen mangësitë në regjistrin e ekzaminimeve.

    Po ashtu, spitalit i është kërkuar të tregojë nëse ka ndërmarrë masa për përmirësimin e sistemit të arkivimit dhe nëse e ka paguar gjobën apo ka ushtruar ankesë ndaj vendimit.

    Deri në publikimin e këtij artikulli, spitali nuk ka kthyer përgjigje. Insajderi do t’i publikojë sqarimet e tij nëse i pranon.

    Ndryshe, parregullsitë në procesin e pajisjes me leje armësh ishin bërë publike në një hulumtim të ‘Betimi për Drejtësi’, të transmetuar më 21 shkurt 2026, ku ishin paraqitur edhe prova për lëshimin e certifikatave shëndetësore nga Spitali i Prizrenit për kandidatët që aplikonin për leje armësh.

    /Insajderi.org

    Burimi: Insajderi

  • Shifrat nuk janë në favor të Pochettinos para duelit me Liverpoolin

    Shifrat nuk janë në favor të Pochettinos para duelit me Liverpoolin

    Trajneri argjentinas, i emëruar si pasues i Michael Carrickut, ka pasur pak kohë në dispozicion për ta përgatitur skuadrën për këtë përballje, e cila vjen në një moment aspak të mirë për “Djajtë e Kuq”.

    Manchester United nuk ka arritur të fitojë në tetë ndeshjet e fundit në Premierligë, ndërsa debutimi i Pochettinos bëhet edhe më i vështirë kur merren parasysh statistikat e tij ndaj Liverpoolit.

    Ish-trajneri i Tottenhamit dhe Chelseat është përballur 19 herë me skuadrën nga “Anfield”, duke regjistruar vetëm tri fitore, pesë barazime dhe 11 humbje.

    Njëra prej këtyre disfatave ishte veçanërisht e dhimbshme, pasi Tottenhami i drejtuar nga Pochettino humbi 2:0 nga Liverpooli në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2019.

    Megjithatë, statistikat e përgjithshme të përballjeve mes dy rivalëve historikë janë në favor të Manchester Unitedit. Në 182 ndeshjet e zhvilluara mes tyre, Unitedi ka regjistruar 69 fitore, Liverpooli 60, ndërsa 53 takime janë mbyllur në barazim.

    Për më tepër, Manchester United kishte fituar të dyja përballjet kampionale ndaj Liverpoolit në sezonin e kaluar.

    Një statistikë tjetër që mund t’i japë shpresë Pochettinos është fakti se vetëm njëri nga nëntë trajnerët e fundit të Unitedit, përfshirë edhe ata të përkohshëm, e ka humbur ndeshjen e parë në Premierligë. Bëhet fjalë për Erik ten Hagun, i cili kishte pësuar humbje nga Brightoni në vitin 2022.

    Tashmë mbetet të shihet nëse Pochettino do të arrijë ta thyejë serinë negative personale ndaj Liverpoolit dhe ta nisë me rezultat pozitiv aventurën e tij në stolin e Manchester Unitedit.

    Burimi: RTKLive

  • Figures are not in favour of Pochettino before duel with Liverpool

    The Argentinian coach, appointed as Michael Carrick’s successor, has had little time to prepare the team for this confrontation, which comes at a very bad time for the Red Days.

    Manchester United has failed to win the last eight matches in Premierligë, while Pochetino’s debut becomes even more difficult when his statistics on Liverpool are taken into account.

    Tottenham’s former coach and Chelsea has faced the team 19 times from England, recording only three victories, five draws and 11 losses.

    One of these defeats was particularly painful, since the Pochetino-led Tottenham lost 2.0 to Liverpool in the World Champions League final in 2019.

    However, the general statistics of confrontation between the two historic rivals favour Manchester United. In 182 matches held among them, Unitedi has recorded 69 victories, Liverpool 60, while 53 meetings have closed in the draw.

    Moreover, Manchester United had both won the championship match against Liverpool in the past season.

    Another statistic that can give Pochettino hope is that only one of United States’ last nine trainers, including temporary ones, has lost his first match at Premierliga. It’s Eric ten Haggun, who suffered losses from Brighton in 2022.

    It remains to be seen whether Pochetino will manage to break the negative personal series on Liverpool and start with a positive result his adventure in Manchester United’s bench.

    Source Layer: RTKLive

  • “Liza” dhe “Rrumqi” dënohen me nga 18 vjet burgim për vrasjen e Triumf Rizës

    “Liza” dhe “Rrumqi” dënohen me nga 18 vjet burgim për vrasjen e Triumf Rizës

    Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar me nga 18 vjet burgim Ilir Abdullahun, i njohur si “Liza”, dhe Rrahim Abdullahun, i njohur si “Rrumqi”, për vrasjen e rëndë në bashkëkryerje të zyrtarit policor Triumf Riza, në vitin 2007.

    Burimi: Dukagjini

  • Rasti i Arlindës: Nis intervistimi i Blerim Shabanit nga Komisioni Hetimor Parlamentar

    Rasti i Arlindës: Nis intervistimi i Blerim Shabanit nga Komisioni Hetimor Parlamentar

    Rasti i Arlindës: Nis intervistimi i Blerim Shabanit nga Komisioni Hetimor Parlamentar

    Komisioni Hetimor Parlamentar, i cili po heton rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, ka nisur intervistimin e Blerim Shabanit, drejtor i Departamentit në Ministrinë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës.

    Para Shabanit, para Komisionit janë intervistuar edhe Albulena Muja Bajraktari, drejtoreshë e Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës, si dhe Samka Drançolli, zyrtare për Barazi Gjinore në të njëjtën komunë.

    Kujtojmë se intervistimet po zhvillohen në kuadër të punës së Komisionit për zbardhjen e rrethanave dhe trajtimin institucional të rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt.

  • Shiroka Pula priti në takim ambasadoren e Suedisë, Åsa Pehrson, flasin për integrimin evropian të Kosovës

    Shiroka Pula priti në takim ambasadoren e Suedisë, Åsa Pehrson, flasin për integrimin evropian të Kosovës

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Åsa Pehrson.

    Presidentja vlerësoi veçanërisht mbështetjen e Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (SIDA) në fushën e demokracisë, sundimit të ligjit dhe zhvillimit ekonomik.

    Më tej, Presidentja theksoi rëndësinë e mbështetjes së Suedisë për integrimin evropian të Kosovës dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Ajo gjithashtu ngriti nevojën për bashkëpunim në forcimin e kapaciteteve për përballimin e kërcënimeve hibride.

    Në takim u diskutua edhe për mundësitë e zgjerimit të shkëmbimeve tregtare dhe investimeve suedeze në Kosovë. /Telegrafi/

  • Historiku i Komunës së Likovës - ndryshimet demografike, zhvillimet politike dhe pasojat e konfliktit të vitit 2001 te banorët

    Historiku i Komunës së Likovës – ndryshimet demografike, zhvillimet politike dhe pasojat e konfliktit të vitit 2001 te banorët

    E vendosur në pjesën veriore të Maqedonisë së Veriut, në afërsi të kufirit me Kosovën dhe Serbinë, Komuna e Likovës përfaqëson një nga njësitë e rëndësishme administrative në rajonin e Kumanovës. Me karakter kryesisht rural, territor të shtrirë në zonën fushore dhe malore dhe me një popullsi kryesisht shqiptare, kjo komunë ka një histori të ndërlidhur ngushtë me zhvillimet politike, shoqërore dhe demografike të vendit.

    Sipas të dhënave të institucioneve shtetërore, komuna shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 270 kilometra katrorë dhe përfshin 22 vendbanime. Qendra administrative është fshati Likovë, ndërsa ndër vendbanimet më të mëdha është Sllupçani. Pozita e saj gjeografike, afërsia me Kumanovën dhe kufijtë shtetërorë i kanë dhënë komunës rëndësi të veçantë në aspektin ekonomik, shoqëror dhe strategjik.

    Themelimi dhe organizimi administrativ

    Historia administrative e Komunës së Likovës duhet parë në kontekstin e ndryshimeve territoriale që Maqedonia e Veriut ka përjetuar pas pavarësimit në vitin 1991.

    Një pikë e rëndësishme në këtë proces është Ligji për ndarjen territoriale të Republikës së Maqedonisë, i miratuar në shtator të vitit 1996. Me këtë ligj u përcaktuan emrat, selitë dhe kufijtë e njësive të vetëqeverisjes lokale, ndërsa Likova, u përcaktua si komunë më vete.

    Një tjetër moment i rëndësishëm ishte miratimi i Ligjit për organizimin territorial të vetëqeverisjes lokale, më 11 gusht 2004. Ky ligj rregulloi përsëri organizimin territorial të vendit dhe përcaktoi strukturën e komunave.

    Sipas dokumentacionit të një projekti të Ministrisë së Financave, Komuna e Likovës është konstituuar si njësi e vetëqeverisjes lokale më 9 shtator 2008. Kjo datë shënon një moment të rëndësishëm në procesin e funksionalizimit të strukturës së saj administrative.

    Sot, kompetencat e komunës ushtrohen përmes kryetarit dhe Këshillit Komunal, në përputhje me legjislacionin për vetëqeverisjen lokale.

    Emërtimi i komunës, një çështje edhe juridike

    Një nga episodet interesante të historisë administrative të Likovës lidhet me emërtimin e saj.

    Në vitin 1997, Këshilli i Komunës së Likovës kishte marrë vendim për ndryshimin e toponimit Lipkovo në Likovo. Megjithatë, kjo çështje përfundoi para Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë.

    Më 28 janar 1998, Gjykata Kushtetuese, përmes vendimit U.nr.92/97, e anuloi vendimin e Këshillit Komunal. Sipas arsyetimit të gjykatës, ndryshimi i emrave të komunave dhe qyteteve mund të bëhet vetëm përmes ligjit dhe jo me vendim të një këshilli komunal.

    Popullsia: nga rritja në rënien demografike

    Një nga ndryshimet më të rëndësishme që ka përjetuar Komuna e Likovës gjatë dekadave të fundit është lëvizja e popullsisë.

    Sipas të dhënave të publikuara nga institucionet statistikore, gjatë periudhës së regjistrimeve të pasluftës, popullsia e komunës kishte shënuar rritje. Edhe të dhënat e vitit 2002 tregonin një numër relativisht të lartë banorësh.

    Regjistrimi i vitit 2002 evidentonte 27.058 banorë në Komunën e Likovës. Ndërkaq, regjistrimi i vitit 2021 evidentoi 22.308 banorë rezidentë.

    Kjo paraqet një rënie prej 4.750 banorësh, apo rreth 17,6 për qind, brenda periudhës ndërmjet dy regjistrimeve.

    Rënia e numrit të banorëve është një tregues i rëndësishëm i ndryshimeve demografike në këtë komunë. Megjithatë, ajo duhet analizuar në kontekstin e migrimit, ndryshimeve natyrore të popullsisë dhe metodologjisë së regjistrimeve.

    Vetë Enti Shtetëror i Statistikave, në një sqarim të publikuar në nëntor të vitit 2023, ka bërë të ditur se diferencat ndërmjet vlerësimeve të popullsisë dhe rezultateve të regjistrimeve lidhen, ndër të tjera, me emigrimin e paregjistruar.

    Migrimi dhe zbrazja e vendbanimeve malore

    Migrimi nuk është një fenomen i ri për Komunën e Likovës. Dokumentacioni institucional që trajton karakteristikat e komunës evidenton se, edhe në periudhën para vitit 2002, kishte lëvizje të popullsisë nga vendbanimet malore drejt zonave fushore, por edhe drejt qyteteve të Shkupit dhe Kumanovës.

    Në këto dokumente përmendet edhe emigrimi i një numri të konsiderueshëm banorësh drejt Turqisë.

    Ky fenomen lidhet me ndryshimet në mënyrën e jetesës, mundësitë ekonomike, punësimin dhe qasjen në shërbime publike.
    Vendbanimet malore dhe ato më të largëta kanë pasur një dinamikë tjetër të zhvillimit krahasuar me fshatrat fushore.

    Përbërja etnike dhe karakteri i komunës

    Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2021, Komuna e Likovës ka një përbërje etnike me dominim të theksuar shqiptar.

    Nga gjithsej 22.308 banorë rezidentë, 21.560 janë deklaruar shqiptarë, ndërsa 33 maqedonas dhe një banor turk. Pjesa tjetër përfshin kategori të tjera të regjistrimit dhe persona për të cilët nuk figurojnë të dhëna në kategoritë e paraqitura.

    Kështu, shqiptarët përbëjnë rreth 96,6 për qind të popullsisë rezidente të komunës.

    Konflikti i vitit 2001 dhe ndikimi në komunë

    Një kapitull i rëndësishëm i historisë së afërt të Likovës lidhet me konfliktin e armatosur të vitit 2001 në Maqedoni.

    Për shkak të pozitës së saj gjeografike, afërsisë me kufirin me Kosovën dhe zhvillimeve të konfliktit në pjesën veriore të vendit, territori i Likovës u bë një nga zonat e prekura nga përplasjet e asaj periudhe.

    Dokumentet e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dëshmojnë për praninë dhe angazhimin e organizatës në këtë rajon gjatë vitit 2001.

    Në një njoftim të 18 tetorit 2001, OSBE-ja raportonte për vizitën e përfaqësuesve të lartë ndërkombëtarë në fshatrat e Komunës së Likovës, ku ishte diskutuar gjendja e popullsisë pas përfundimit të luftimeve dhe vështirësitë me të cilat përballeshin banorët për t’u kthyer në shtëpitë e tyre.

    Ky dokument dëshmon se konflikti pati pasoja të drejtpërdrejta humanitare dhe ndikoi në jetën e përditshme të banorëve të komunës.

    Pas përfundimit të konfliktit, Marrëveshja Kornizë e Ohrit, e nënshkruar në gusht të vitit 2001, hapi një kapitull të ri në organizimin politik dhe institucional të vendit. Ndër reformat kryesore që pasuan ishte forcimi i kompetencave të vetëqeverisjes lokale.

    Për komunat me përbërje të theksuar të komuniteteve joshumicë, këto ndryshime kishin rëndësi të veçantë në aspektin e përfaqësimit dhe pjesëmarrjes në vendimmarrje.

    Zhvillimi ekonomik dhe sfidat e së ardhmes

    Përveç dimensionit politik dhe demografik, Likova përballet edhe me sfida të rëndësishme ekonomike.

    Pozita gjeografike, toka bujqësore, resurset natyrore dhe Liqeni i Likovës dhe ai i Gllazhnjës paraqesin potencial për zhvillimin e bujqësisë, blegtorisë dhe turizmit.

    Dokumentet institucionale e identifikojnë bujqësinë si një nga veprimtaritë tradicionale të komunës, ndërsa zhvillimi i infrastrukturës dhe përmirësimi i kushteve për bizneset lokale mbeten ndër prioritetet e rëndësishme.

    Megjithatë, rënia e numrit të banorëve ndërmjet dy regjistrimeve të fundit paraqet një sfidë serioze për të ardhmen e saj. Zvogëlimi i popullsisë rezidente mund të ndikojë në fuqinë punëtore, zhvillimin e bizneseve, strukturën e moshës dhe kërkesën për shërbime publike.

    Në këtë drejtim, sfida kryesore e institucioneve lokale nuk është vetëm administrimi i territorit, por edhe krijimi i kushteve ekonomike dhe sociale që do t’i mbajnë banorët në vendlindje./Telegrafi/

  • Jennifer Lopez shfaqet me fustan të zi me dantella dhe feston me balerinin italian pas premierës së filmit

    Jennifer Lopez shfaqet me fustan të zi me dantella dhe feston me balerinin italian pas premierës së filmit

    Jennifer Lopez ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj në festën pas premierës së filmit koncertor “The JLo Show: Live in Las Vegas”, ku u shfaq krah balerinëve të saj.

    57-vjeçarja kishte zgjedhur fillimisht një veshje për tapetin e kuq, por për festën pasuese ndërroi pamje, duke veshur një fustan të zi me dantella dhe dekolte të theksuar.

    Gjatë mbrëmjes, këngëtarja u pa duke kërcyer dhe pozuar me balerinin italian Giuseppe Giofre, me të cilin ka një bashkëpunim të gjatë professional, shkruan DailyMail.

    Ai është pjesë e trupës së saj të kërcimit që nga turneu “It’s My Party” në vitin 2019 dhe e ka shoqëruar edhe në rezidencën e saj në Las Vegas.

    Ndërkohë, më herët gjatë ditës, Lopez kishte folur me humor për jetën e saj sentimentale dhe katër martesat e përfunduara me divorc.

    Gjatë një bisede në emisionin e Drew Barrymore, kjo e fundit bëri shaka duke i thënë se historia e Jenniferit i jepte leje të divorcohej edhe një herë, pasi vetë ka kaluar tri divorce.

    Jennifer tregoi se gjatë një takimi me publikun kishte ngritur katër gishta për të përfaqësuar martesat e saj, ndërsa dikush nga salla i ishte përgjigjur me humor se kishte ende gjashtë gishta të tjerë.

    “Ja puna, nuk ka rregulla në këtë jetë, të gjithë bëjmë më të mirën që mundemi”, u shpreh këngëtarja, duke shtuar se përpiqet çdo ditë të jetë versioni më i mirë i vetes, si në jetën personale, ashtu edhe në atë profesionale. /Telegrafi/