Category: Lajme

  • Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë

    Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë

    Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë

    Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare, e cila është caktuar të nisë në orën 10:00.

    Sipas rendit të ditës, deputetët do të shqyrtojnë në lexim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

    Një tjetër pikë e rëndësishme është shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, transmeton Klankosova.tv.

    Në rend dite është përfshirë edhe votimi i propozimit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

    Seanca do të nisë me miratimin e procesverbaleve nga seancat e mëparshme, ndërsa më pas deputetët do të kenë mundësi të bëjnë deklarime jashtë rendit të ditës dhe të parashtrojnë pyetje parlamentare.

  • Përpjekja e BE-së për të reduktuar varësinë nga Kina mund të ketë një kosto

    Përpjekja e BE-së për të reduktuar varësinë nga Kina mund të ketë një kosto

    Përpjekja e BE-së për të reduktuar varësinë nga Kina mund të ketë një kosto

    Brukseli po përgatit një mekanizëm të ri për të mbrojtur ekonominë e BE-së nga vendet që i shfrytëzojnë varësitë strategjike si armë. Megjithatë, bizneset evropiane i druhen kostove të diversifikimit dhe pyesin veten se cilët sektorë do të jenë në shënjestër.

    Në fillim të dhjetorit, një javë para takimit të liderëve të BE-së, Komisioni Evropian do të prezantojë një mekanizëm të hartuar për të nxitur kompanitë që t’i diversifikojnë furnizuesit e tyre dhe të reduktojnë varësitë strategjike nga një vend i vetëm.

    Edhe pse Kina nuk është përmendur në mënyrë të qartë, propozimi i ardhshëm i drejtohet drejtpërdrejt Pekinit, i cili bllokoi eksportet e metaleve të rralla të tokës — thelbësore për teknologjitë e gjelbra, industritë dixhitale dhe mbrojtjen — në vitin 2025, mes një lufte tregtare me SHBA-në.

    Industria e makinave të BE-së u vu gjithashtu në rrezik po atë vit, pasi Pekini ndërpreu aksesin në çipat strategjikë gjatë një mosmarrëveshjeje me qeverinë holandeze mbi prodhuesin e çipave Nexperia.

    Edhe pse Brukseli negocion me Pekinin për të ribalancuar marrëdhënien e tyre tregtare, diversifikimi është bërë urgjent në sektorët ku varësitë krijojnë dobësi ekonomike.

  • Policia konfiskon tri armë në Han të Elezit, nisin hetimet ndaj një 47-vjeçari

    Policia konfiskon tri armë në Han të Elezit, nisin hetimet ndaj një 47-vjeçari

    Policia konfiskon tri armë në Han të Elezit, nisin hetimet ndaj një 47-vjeçari

    Policia e Kosovës ka konfiskuar tri armë gjatë një bastisjeje në një shtëpi në Rezhanë të Hanit të Elezit, ndërsa ndaj një 47-vjeçari është iniciuar rast penal për posedim të paautorizuar të armëve.

    Sipas njoftimit të policisë, bastisja është kryer më 28 tetor, rreth orës 19:30, në kuadër të hetimeve për një rast të sulmit.

    Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit me inicialet A.B., janë gjetur dhe konfiskuar dy pushkë gjuetie dhe një pushkë ajrore, transmeton Klankosova.tv.

    Gjatë verifikimit, policia ka konstatuar se lejet për armët e zjarrit kishin skaduar më 24 shtator, transmeton Klankosova.tv.

    Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rast penal për veprën “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

    Rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

  • Itali, banda që organizonte ekspedita ndëshkuese nga burgu, nën hetim 9 persona, mes tyre shqiptarë

    Itali, banda që organizonte ekspedita ndëshkuese nga burgu, nën hetim 9 persona, mes tyre shqiptarë

    Nëntë persona, mes tyre disa shtetas shqiptarë, janë vënë nën hetim në Itali në kuadër të një operacioni të koordinuar nga Drejtoria Anti-Mafia (DDA), që ka zbuluar veprimtarinë e një grupi të dyshuar kriminal, i cili dyshohet se organizonte trafik droge dhe ekspedita ndëshkuese edhe nga brenda burgjeve.

    Sipas hetimeve të Skuadrës Fluturuese të Shtabit të Policisë së Bolonjës, grupi dyshohet se përdorte një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh dhe telefona celularë të futur në mënyrë të paligjshme në burgje për të koordinuar aktivitetet kriminale, raporton agjencia italiane e lajmeve, Ansa.

    Me urdhër të gjyqtarit hetues, gjashtë persona janë vendosur nën masa sigurie, mes tyre katër shqiptarë dhe dy italianë. Sipas të dhënave të bëra publike, bëhet fjalë për një shqiptar 39-vjeçar, tashmë të ndaluar, një 48-vjeçar që ndodhej ende në liri dhe dy të rinj rreth të 20-ave, të vendosur në arrest shtëpiak. Në mesin e italianëve të përfshirë janë një 33-vjeçar, gjithashtu në arrest shtëpiak, dhe një 22-vjeçar.

    Të dyshuarit po hetohen për vepra të rënda penale, përfshirë trafikimin e lëndëve narkotike, zhvatjen, armëmbajtjen pa leje dhe përdorimin e paligjshëm të telefonave celularë brenda institucioneve penitenciare.

    Dy sulme me armë, të dyshuara si ekspedita ndëshkuese

    Në qendër të hetimit janë dy episode të rënda të përdorimit të armëve të zjarrit, të cilat hetuesit i kanë cilësuar si të dyshuara për ekspedita ndëshkuese të organizuara në kuadër të konflikteve për borxhe nga droga.

    Rasti më i fundit lidhet me një ngjarje të ndodhur më 8 janar 2026, pranë banesës së familjes së një të burgosuri. Sipas rindërtimit të ngjarjes nga hetuesit, ky i fundit dyshohet se i detyrohej grupit një shumë parash për një kilogram kokainë.

    I burgosuri arriti të paralajmëronte bashkëshorten nga brenda qelisë, pasi ajo po kthehej në shtëpi me një fëmijë të vogël. Ai i tha se pranë hyrjes së banesës ndodheshin dy persona që mund ta sulmonin. Gruaja ndryshoi drejtim dhe njoftoi karabinierët në një stacion në provincën e Ravenës.

    Sipas hetimeve, persona të dyshuar si pjesë e grupit qëlluan me armë zjarri drejt automjetit të nënës së të burgosurit, në afërsi të banesës familjare, në atë që dyshohet të ketë qenë një paralajmërim për shlyerjen e borxhit, transmeton Telegrafi.

    Gjurmimi i një sulmi tjetër në Bolonjë

    Hetimet çuan policinë edhe te një tjetër episod, i cili nuk ishte raportuar më parë. Ngjarja kishte ndodhur më 28 shkurt 2025, në një parking në qytetin e Bolonjës.

    Sipas rindërtimit hetimor, dy vëllezër dyshohet se qëlluan me armë zjarri drejt një shtetasi italian, me urdhër të një personi të tretë që ndodhej në burg. Viktima pësoi lëndime të lehta.

    Një video e incidentit kishte qarkulluar më pas dhe ishte parë edhe brenda burgut, duke ndihmuar në zbardhjen e lidhjeve mes episodeve të dhunshme dhe aktivitetit të dyshuar kriminal të grupit.

    Të dyshuarit nën hetim

    Hetuesit po përpiqen të përcaktojnë rolin e secilit prej nëntë personave të përfshirë në çështje, si dhe mënyrën se si grupi koordinonte veprimtarinë e tij nga brenda dhe jashtë burgjeve.

    Në mesin e personave nën hetim përmendet edhe një burrë i dënuar më parë për vrasje, krim i kryer në provincën e Cuneos në vitin 2017.

    Çështja hedh dritë mbi dyshimet për funksionimin e rrjeteve kriminale që vazhdojnë të koordinojnë trafikimin e drogës dhe veprime të dhunshme edhe nga brenda institucioneve penitenciare italiane./Telegrafi/

  • Duke shitur reçipeta dhe të brendshme nga koleksioni i saj i ri, Sydney Sweene fitoi më shumë se dy milionë dollarë brenda një dite

    Duke shitur reçipeta dhe të brendshme nga koleksioni i saj i ri, Sydney Sweene fitoi më shumë se dy milionë dollarë brenda një dite

    Marka e të brendshmeve SYRN, e themeluar nga aktorja Sydney Sweeney, po shënon rezultate rekord në biznes, duke regjistruar tremujorin më të suksesshëm që nga themelimi i saj. Sipas një burimi të afërt me kompaninë, shitjet janë rritur ndjeshëm, koleksionet po shiten brenda një kohe të shkurtër dhe kërkesa e konsumatorëve po tejkalon stokun në dispozicion.

    Sipas të njëjtit burim, shitjet gjatë tremujorit të tretë u dyfishuan krahasuar me tremujorin e dytë. Ndërkaq, shtatori u bë muaji më i suksesshëm në historinë e markës, me shitje tri herë më të larta se në qershor.

    Kompania vlerëson se rezultatet e shtatorit mund të kishin qenë edhe katër herë më të larta, nëse disa prej modeleve më të kërkuara nuk do të shiteshin plotësisht përpara afatit të parashikuar.

    Një shtysë të rëndësishme dha edhe lansimi i koleksionit “Birthday Boobs”, i cili rezultoi në ditën më të suksesshme të shitjeve në historinë e kompanisë, me të ardhura mbi dy milionë dollarë (rreth 1.8 milion euro). I gjithë koleksioni u shit brenda vetëm një dite.

    Ky trend po vazhdon edhe në tetor, për të cilin parashikohet një rritje e mëtejshme e shitjeve prej 20 për qind krahasuar me shtatorin. Nëse kjo pritshmëri realizohet, marka mund të vendosë një tjetër rekord mujor.

    Rritja e ndjeshme e shitjeve përkon me fushatat promovuese përmes të cilave Sweeney po tërheq vëmendje të madhe. Koleksioni i saj më i ri për sezonin e festave sjell interpretime provokuese të disa prej simboleve klasike të Krishtlindjeve.

    Në fushatën reklamuese, aktorja shfaqet në role të frymëzuara nga personazhet e filmit “Home Alone” dhe Cindy Lou Who, nga historia “How the Grinch Stole Christmas”.

    Koleksioni përfshin gjithashtu modele të frymëzuara nga filmat “Corpse Bride” dhe “White Christmas”, duke ndërthurur elemente të kulturës pop me dizajne të veçanta të të brendshmeve.

    Me këto rezultate, SYRN po pozicionohet si një konkurrente serioze në industrinë e modës. Suksesi i markës mbështetet në ndërthurjen e ndikimit të Sydney Sweeneyt, e njohur veçanërisht për rolin e saj në serialin “Euphoria”, komunikimit të drejtpërdrejtë me konsumatorët dhe kërkesës për të brendshme që kombinojnë dizajnin kreativ, vetëbesimin dhe çmimet e përballueshme.

    Pas periudhës më të suksesshme deri më tani, kompania synon të fokusohet në zgjerimin e gamës së produkteve, menaxhimin më efikas të stokut dhe ndërtimin e një biznesi të qëndrueshëm në planin afatgjatë.

    Ajo që nisi si një projekt i krijuar nga një personazh i njohur tashmë po shndërrohet në një markë të pavarur të modës, me identitetin dhe drejtimin e saj. /Telegrafi/

  • LSDM: "E Majta" nuk është opozitë autentike, por vegël anti-BE dhe anti-NATO dhe mbron interesat e Rusisë

    LSDM: “E Majta” nuk është opozitë autentike, por vegël anti-BE dhe anti-NATO dhe mbron interesat e Rusisë

    LSDM sot akuzon partinë “E Majtë” dhe kryetarin e saj Dimitar Apasiev se janë satelitë i Rusisë

    Nga LSDM thonë se Dimitar Apasiev u takua me Gennady Zyuganov, kryetarin e Partisë Komuniste të Federatës Ruse. Një burrë nga lista e zezë e Amerikës.

    “Mjaft me maska. Nuk ka “të majtë autentike”. Ai po takohet me kreun e partisë ruse që mbështet luftën, që mbron interesat e Kremlinit dhe që punon kundër NATO-s dhe BE-së.

    Në një shtet anëtar të NATO-s, me një partner strategjik Amerikën, me mbi 80% mbështetje për rrugën euroatlantike.

    E majta nuk është opozitë. E majta është një satelit. Është Sputnik i Mickoskit. Anti-BE, anti-NATO, anti-Amerika.

    Ata nuk votuan për rritjen e pagës minimale. Ata janë ulur në tryezë me platformën që kërkon çelësat nga LSDM. Tani ata janë ulur zyrtarisht me Zyuganov.

    Qytetarët po shikojnë. Një parti që betohet për të drejtat e punëtorëve, por largohet nga salla e parlamentit kur mbahet një votim për një pagë më të lartë.

    Një parti që betohet për sovranitetin, por takohet me shefin rus. E njëjta telekomandë që mban Mickoski”, shtojnë nga LSDM.

    Nga LSDM thonë se ata nuk janë ulur në atë tavolinë. Populli nuk është ulur në atë tavolinë. Rusia nuk është e ardhmja e Maqedonisë. E ardhmja është BE dhe ligjet që vlejnë për të gjithë./Telegrafi/

  • Vrasja e Arlinda Zekajt, Haradinaj kërkon përgjegjësi dhe llogaridhënie

    Vrasja e Arlinda Zekajt, Haradinaj kërkon përgjegjësi dhe llogaridhënie

    Ih-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), tani deputet i Kuvendit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar përgjegjësi dhe llogaridhënie lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

    Në një prononcim për EkonomiaOnline, Haradinaj ka thënë se kjo ngjarje duhet të shërbejë si moment reflektimi për të gjithë, duke nënvizuar se është e domosdoshme që të ketë përgjegjësi për atë që ka ndodhur.

    “Ajo që ka ndodhur është e dhimbshme, është një tragjedi. Edhe një reflektim, domethënë, dhënia e përgjegjësisë dhe llogaridhënia janë diçka e domosdoshme tani prej të gjithëve”, ka deklaruar Haradinaj për Ekonomia Online.

    Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor rreth orës 21:00 në Vitomiricë të Pejës.

    Më 22 tetor, vetëm tri ditë para vrasjes, Arlinda u ishte drejtuar institucioneve të drejtësisë, duke shprehur shqetësimin për sigurinë e saj.

    “Uroj të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime”, ishte paralajmërimi i saj.

    Sipas Prokurorisë, Zekaj dyshohet se është vrarë me një mjet të fortë nga kunati i saj, Albert Sylaj.

    Sylaj, u arrestua mbrëmjen e së martës në Deçan.

    I dyshuari është lokalizuar dhe arrestuar rreth orës 23:40, pas një operacioni policor dhe bashkëpunimit me qytetarët.

    “Pas angazhimeve intensive operative dhe hetimore, si dhe bashkëpunimit me qytetarët, është lokalizuar dhe arrestuar personi i dyshuar, Albert Sylaj, i cili ishte në kërkim lidhur me rastin “vrasje e rëndë” të ndodhur më 25 tetor 2026, në fshatin Vitomiricë të Pejës. Arrestimi është realizuar sonte, rreth orës 23:40, në Deçan, pas veprimeve të ndërmarra nga njësitet përkatëse policore”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

    Po të martën Gjykata Themelore në Pejë i ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt, nën dyshimin për veprën penale “Mospërfillja e Gjykatës”.

    Kërkesën për paraburgim e kishte bërë Prokuroria Themelore në Pejë.

    Në njoftim të Prokurorisë thuhet se ai nuk i është bindur aktvendimit të Gjykatës së Pejës për qëndrim në distancë. Në kërkesë, Prokuroria ka bërë të ditur se Sylaj e ka kërcënuar viktimën e se ia ka hedhur rrobat nga rrobalarësja në oborr të shtëpisë.

    “Sipas kërkesës, më 25 tetor 2026, rreth orës 17:58, në rrugën “Mon Dedushaj”, në fshatin Vitomiricë, Komuna e Pejës, i pandehuri dyshohet se nuk i është bindur pikës I të dispozitivit të aktvendimit të Gjykatës Themelore në Pejë, të datës 16 tetor 2026. Përkundër urdhrit të gjykatës që të mos ushtronte dhunë fizike apo psikike, të mos e pengonte lëvizjen e viktimës dhe të mos e ofendonte, shqetësonte apo kërcënonte atë, i pandehuri dyshohet se ka ushtruar sërish dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, tani të ndjerës A.Z., duke iu drejtuar me fjalë kërcënuese. Gjithashtu, dyshohet se ka marrë rrobat e vendosura nga viktima në rrobalarëse dhe i ka hedhur në oborrin e shtëpisë. Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”, nga neni 393, paragrafi 1, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Të mërkurën Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka mbajtur protestë kombëtarenë Prishtinë, pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

    Mesazhi kryesor i protestës ishte: “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

    Vrasja e Arlinda Zekajt ndodhi nëntë ditë pas vendimit gjyqësor që i kishte mundësuar kësaj të fundit kthimin në shtëpi, dhe tri ditë pas ankesës së saj në institucionet e drejtësisë.

    Burimi: Dukagjini

  • Arlinda Zekaj killing, Haradinaj seeks responsibility and accountability

    Ih-chair of Alliance for Future of Kosovo ( The AAK — now Kosovo Assembly MP Ramush Haradinaj — has called for responsibility and accountability concerning the murder of Arlinda Zekiaj in Vitomirica Peja.

    In a proposal for Economy Online, Haradinaj has said this event should serve as a moment of reflection for all, underlining that it is necessary to have responsibility for what happened.

    What happened is painful, it’s a tragedy. Even a reflection — that is, giving responsibility and accountability — is something now necessary by all, Haradinaj has declared online Economy.

    Arlinda Zekaj was killed on October 25th around 9:00 at Vitomirica in Pec.

    On October 22nd, just three days before the assassination, Arlinda had addressed justice institutions, expressing concern for her security.

    I wish the day would not come when you and the responsible institutions would be forced to answer the account only after my life was taken away, was her warning.

    According to the prosecution, Zekij allegedly was killed with a strong tool from her brother-in-law, Albert Sylaj.

    Sylaj, was arrested Tuesday night in Decani.

    The suspect has been located and arrested around 23:40, following a police operation and co-operation with citizens.

    After intensive operational and investigative commitments, as well as co-operation with citizens, has been located and arrested by the suspected person, Albert Sylaj, who was on the run in connection with the serious murder case that took place on October 25, 2026, in the village of Vitomirica in Pec. The arrest was carried out tonight, around 23:40 in Decani, following actions taken by the respective police units, Kosovo Police have announced.

    On Tuesday, the Constitutional Court in Pec has handed the defendants a month in custody, Jeton Sylaj, former husband of Arlinda Zekinaj, under suspicion of criminal activity — the contempt of the Court.

    The warrant for custody had been issued by the Constitutional Prosecutor in Pec.

    The prosecution’s announcement states that he has not complied with the Peja Court’s decision to stay in a distance. At the request, the prosecution has made it known that Sylaj has threatened the victim and that she has thrown her clothes from the laundry girl in the backyard.

    According to the request, on October 25, 2026, around 17:58, on the street of Mt.O. Dedushajı, in the village of Vitomirica, the Pec municipality, the defendant allegedly failed to comply with the 1st clause of the Foundation Court’s ordination in Pec, dated October 16, 2026. Despite the court’s order not to exercise physical or psychic violence, not to prevent the victim’s movement, not to offend, disturb or threaten him, the defendant is suspected to have again committed psychological violence against his wife, now the late A.Z., addressing him with threatening words. He is also suspected of taking clothes from the victim to the laundry and throwing them into the backyard. With these actions, the defendant allegedly committed a criminal offence — from Article 393, paragraph 1, of the Republic of Kosovo’s Penal Code — says the report.

    On Wednesday, the Initiative for Religious Thought and Action has held a national protest in Pristina, following the murder of Arlinda Zekitaj.

    The main message of the protest was: Kill women treated as national emergency.

    The assassination of Arlinda Zekiaj occurred nine days after the court ruling that had enabled the latter to return home, and three days after her complaint to the institutions of justice.

    Source Layer: Dukeagini

  • Inspektorët dhe Policia në terren, gjobiten shoferët që bllokojnë trotuaret

    Inspektorët dhe Policia në terren, gjobiten shoferët që bllokojnë trotuaret

    Drejtoria për Inspekcion ka njoftuar se inspektorët kujdestarë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, janë duke zhvilluar kontrolle në terren për mbikëqyrjen e hapësirave publike dhe ndëshkimin e shkelësve.

    Sipas njoftimit, kontrollet kanë për qëllim parandalimin e uzurpimit të hapësirave publike dhe lirimin e trotuareve nga automjetet e parkuara në mënyrë të parregullt.

    Drejtoria u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe të mos pengojnë lëvizjen e këmbësorëve.

    “Trotuari është për këmbësorë, jo për vetura!”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë për Inspekcion. /Telegrafi/

  • Real Madridi ofron tre yje për transferimin e Mac Allister

    Real Madridi ofron tre yje për transferimin e Mac Allister

    Real Madridi dëshiron të nënshkruajë me Alexis Mac Allister dhe e ka informuar Liverpoolin për gatishmërinë e tij për të përfshirë tre yje në marrëveshje për të ulur kërkesat financiare të Reds për mesfushorin argjentinas. Objektivi kryesor i Realit në afatin e ardhshëm të transferimeve është të nënshkruajë me yllin e Reds.

    Bordi, i kryesuar nga Florentino Perez, po kërkon të ulë kërkesat financiare të klubit anglez duke përfituar nga dëshira e lojtarit argjentinas për t’u bashkuar me klubin nga Santiago Bernabeu, pavarësisht se ka një kontratë të vlefshme me klubin britanik deri më 30 qershor 2028 .

    Për të kompensuar koston e transferimit, stafi i trajnerëve i udhëhequr nga Jose Mourinho autorizoi largimin e tre lojtarëve me role dytësore në skuadrën aktuale.

    Opsioni i parë është Brahim Diaz, një sulmues që nuk ka luajtur vazhdimisht nën drejtimin e trajnerit portugez dhe i cili do t’i ofronte Andoni Iraolës një opsion me këmbën e majtë për të luajtur në krahun e djathtë.

    Alternativa e dytë është Alexander-Arnold, një mbrojtës i krahut i cili humbi rëndësinë taktike pasi Federico Valverde u ripozicionua si mbrojtës i djathtë, dhe për kthimin e të cilit stafi teknik në Anfield ka treguar tashmë interes formal.

    Treshja kompletohet nga Camavinga, një mesfushor 23-vjeçar, pjesëmarrja e të cilit do të zvogëlohej me mbërritjen e mesfushorit argjentinas, duke mbuluar kështu boshllëkun që do të krijonte largimi i Mac Allister në mesfushën e Reds.

    Performanca e Mac Allister te Liverpooli dhe plani i Iraolës

    Nën drejtimin e Andoni Iraolas, mesfushori 27-vjeçar, i cili u transferua në vitin 2023 nga Brighton për 41 milionë euro, pasi fitoi Kupën e Botës në vitin 2022 – i ka përmirësuar ndjeshëm performancën e tij garuese në Ligën Premier.

    Ai ka një mesatare prej 5.1 duele të fituara, 4.7 rikuperime topash dhe 2.7 gjuajtje për 90 minuta, duke e rritur mesataren e tij të shënimit të golave nga 0.12 në 0.49 gola për ndeshje.

    Pavarësisht se fitoi titullin e Ligës Premier për sezonin 2024-2025, lojtari shprehu pakënaqësinë e tij me menaxhmentin pasi u la jashtë rinovimit të kontratave të dhëna për Dominik Szoboszlai dhe Ryan Gravenberch.

    Duke pasur parasysh këtë skenar, drejtuesit sportiv të Liverpoolit kanë planifikuar një buxhet prej 60 milionë eurosh për të kërkuar në treg një zëvendësim nëse shitja autorizohet në javët në vijim. Përfaqësuesit e Real Madridit do të zhvillojnë bisedime të mëtejshme zyrtare me bordin e Anfield gjatë gjithë dhjetorit 2026 për të finalizuar vlerësimin e lojtarëve të ofruar.

    Topi është në fushën e Liverpoolit. Nëse Liverpooli pranon të përfshijë një nga tre lojtarët në marrëveshje, Real Madridi do të finalizojë dokumentet e kontratës për të nënshkruar Mac Allister në fillim të janarit 2027. /Telegrafi/