Category: Lajme

  • Komuna e Klinës investon në ndriçim publik dhe varrezat e Siqevës

    Komuna e Klinës investon në ndriçim publik dhe varrezat e Siqevës

    Në fshatin Siqevë të Klinës po realizohen dy projekte infrastrukturore, shtrirja e rrjetit të ndriçimit publik dhe rrethimi i varrezave të fshatit.

    Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, përmes një postimi në Facebook, duke njoftuar se të dy projektet financohen nga buxheti komunal dhe realizohen në kuadër të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjente.

    Elezaj ka bërë të ditur se, së bashku me nënkryetarin Fadil Gashi, drejtorin e Shërbimeve Publike, Qendrim Millaku, dhe anëtaren e Kuvendit Komunal, Marigona Racaj, kanë vizituar vendpunishtet për të parë nga afër ecurinë e punimeve.

    Sipas tij, këto projekte kanë qenë kërkesa të banorëve të Siqevës dhe tashmë po realizohen.

    Kryetari i Klinës ka bërë të ditur se komuna do të vazhdojë zgjerimin e rrjetit të ndriçimit publik edhe në fshatra të tjera, me synimin për të rritur sigurinë dhe për të përmirësuar kushtet për qytetarët.

    Ai ka paralajmëruar gjithashtu vazhdimin e projekteve për rregullimin dhe rrethimin e varrezave edhe në fshatra të tjera të komunës. /Telegrafi/

  • BE-ja heq termin “anëtarësim i asociuar” nga deklarata me Kanadanë pas kundërshtimeve të Gjermanisë

    BE-ja heq termin “anëtarësim i asociuar” nga deklarata me Kanadanë pas kundërshtimeve të Gjermanisë

    Bashkimi Evropian ka hequr përmendjen e “anëtarësimit të asociuar” nga draft-deklarata e përbashkët me Kanadanë, pas kundërshtimeve të Gjermanisë. Në vend të tij, është propozuar formulimi “partneritet gjithnjë e më i ngushtë”, që synon thellimin e bashkëpunimit pa e çuar Kanadanë drejt anëtarësimit të plotë në BE.

    Ndryshimi është bërë në versionin e fundit të dokumentit që pritet të miratohet në përfundim të samitit BE–Kanada, i cili mbahet të enjten dhe të premten në Montreal, transmeton Telegrafi.

    Propozimi fillestar për anëtarësim të asociuar ishte përfshirë në një version të rishikuar të dokumentit, të shpërndarë mes vendeve anëtare të mërkurën me insistimin e Gjermanisë. Pas negociatave intensive të zhvilluara gjatë orëve të fundit nga zyra e presidentit të Këshillit Evropian, António Costa, me disa shtete anëtare, formulimi u zëvendësua me zotimin për një afrim gjithnjë e më të madh mes BE-së dhe Kanadasë.

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e kishte hedhur si ide krijimin e statusit të anëtarësimit të asociuar gjatë fjalimit të saj për gjendjen e Unionit në Parlamentin Evropian muajin e kaluar, duke e ftuar Kanadanë të bëhej vendi i parë me këtë status.

    – YouTube www.youtube.com

    Megjithatë, drafti i mëparshëm, i paraqitur të martën përmes procedurës së heshtur, hasi në kundërshtime nga Gjermania, Franca, Italia dhe Greqia. Sipas kësaj procedure, dokumenti konsiderohet i miratuar nëse asnjë shtet anëtar nuk paraqet kundërshtim të qartë.

    Gjermania ka qenë kundërshtarja më e zëshme e përdorimit të termit “anëtarësim i asociuar”. Kancelari Friedrich Merz kishte propozuar më herët një status të ngjashëm për Ukrainën, si mënyrë për t’i ofruar Kievit garanci sigurie përpara anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

    Për Berlinin, përparësi ka përcaktimi konkret i mënyrave të bashkëpunimit më të ngushtë me Otavën, në vend që marrëveshja të përkufizohet përmes një termi që nuk figuron në traktatet e BE-së dhe që mund të sjellë pasoja të rëndësishme ligjore.

    Kryeministri kanadez, Mark Carney, ka mbështetur formulimin “aleancë për të ardhmen”, duke theksuar se dëshiron që vëmendja të përqendrohet te përmbajtja e marrëveshjes, ndërsa terminologjia duhet të përcaktohet nga vetë Bashkimi Evropian.

    Versioni i fundit i deklaratës është paraqitur sërish përmes procedurës së heshtur dhe pritet të miratohet, përveç nëse ndonjë vend anëtar kundërshton tekstin gjatë pasdites. /Telegrafi/

  • Numërohen 85% e votave në Izrael, Netanyahu kryeson por mbetet pa shumicë

    Numërohen 85% e votave në Izrael, Netanyahu kryeson por mbetet pa shumicë

    Numërohen 85% e votave në Izrael, Netanyahu kryeson por mbetet pa shumicë

    Rezultatet paraprake të zgjedhjeve të përgjithshme në Izrael tregojnë se kryeministri Benjamin Netanyahu është në epërsi ndaj rivalit të tij kryesor, ish-shefit të ushtrisë Gadi Eisenkot, por asnjëri nga blloqet politike nuk ka siguruar shumicën në parlament.

    Me 85 për qind të votave të numëruara, partia Likud e Netanyahut, së bashku me aleatët e tij të ekstremit të djathtë dhe partitë ultraortodokse hebraike, pritet të fitojë 53 vende në Knesset, parlamentin izraelit që ka gjithsej 120 deputetë.

    Ndërkaq, partia Yashar e Eisenkotit dhe tri partitë e tjera hebraike të opozitës në bllokun e tij pritet të sigurojnë 48 vende.

    Të dy liderët kanë deklaruar se do të përpiqen të formojnë një koalicion qeverisës, ndërsa partitë e udhëhequra nga arabët mund të luajnë rol vendimtar në përcaktimin e shumicës parlamentare.

    Këto parti pritet të sigurojnë një numër rekord prej 19 vendesh. Megjithatë, pothuajse të gjitha partitë hebraike janë zotuar se nuk do të bashkëpunojnë me to, duke e bërë më të ndërlikuar procesin e formimit të qeverisë.

    Rezultatet përfundimtare mund të vonohen

    Numërimi i votave ende nuk ka përfunduar. Sipas të dhënave paraprake, kanë mbetur pa u numëruar nga 430 mijë deri në 480 mijë fletëvotime, të cilat u përkasin votuesve që nuk kanë votuar në qendrat e zakonshme, përfshirë ushtarët, diplomatët dhe pacientët e spitaleve.

    Për këtë arsye, shpallja e rezultateve përfundimtare mund të marrë edhe një ose dy ditë.

    Pas konfirmimit të rezultateve, presidenti izraelit, Isaac Herzog, do të zhvillojë konsultime me të gjitha fraksionet politike. Më pas, ai do t’ia besojë mandatin për formimin e qeverisë liderit që, sipas vlerësimit të tij, ka gjasat më të mëdha për të siguruar mbështetjen e nevojshme parlamentare.

    Procesi i formimit të qeverisë mund të zgjasë disa javë.

    Gjatë një takimi në rezidencën e tij në Jerusalem, Herzog ka përgëzuar pjesëmarrjen prej 77.7 për qind në zgjedhjet e së martës, duke e cilësuar atë si nivelin më të lartë në më shumë se dy dekada.

    “Ky është një simbol nderi për shoqërinë izraelite dhe ishte e jashtëzakonshme të shihje se sa e thellë është dëshira për demokraci në Izrael”, ka deklaruar ai.

    Herzog ka thënë se pret t’i marrë rezultatet zyrtare javën e ardhshme, pas së cilës do të nisë konsultimet me përfaqësuesit e secilit fraksion politik.

    “Duhet të bëjmë gjithçka që mundemi, veçanërisht pas ditës së djeshme, për të shmangur një rund tjetër zgjedhjesh. Prandaj, pres që të gjithë ata që vijnë këtu të kenë një mendje të hapur”, ka deklaruar presidenti izraelit.

    Netanyahu kërkon qeveri të djathtë, Eisenkot thotë se qytetarët votuan për ndryshim

    Pavarësisht rezultateve paraprake, si Netanyahu ashtu edhe Eisenkot kanë këmbëngulur se secili prej tyre duhet të marrë mandatin për të formuar koalicionin e ardhshëm qeverisës.

    Netanyahu ka bërë thirrje për krijimin e “një qeverie të fortë kombëtare të së djathtës”.

    Në anën tjetër, Eisenkot ka deklaruar se qytetarët kanë “shprehur mbështetjen për ndryshimin”.

    Sondazhet fillestare, të publikuara nga tri televizione izraelite pas mbylljes së vendvotimeve, kishin parashikuar se blloku i tij, i njohur si “Blloku i Ndryshimit”, do të siguronte nga 52 deri në 53 vende në Knesset, ndërsa blloku i Netanyahut pritej të fitonte 50 vende.

    Megjithatë, rezultatet paraprake të numërimit kanë ndryshuar raportin e forcave, duke e lënë të hapur garën për formimin e qeverisë së ardhshme izraelite.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Eighty-five percent of Israel’s votes, Netanyah leads, but remains without majority

    The preliminary results of the general elections in Israel show that Prime Minister Benjamin Netanyahu is in the upper hand over his main rival, former army chief Gadi Eisencott, but neither of the political blocs has secured a majority in parliament.

    With 85 per cent of the votes counted, the Lukud party of Netanyah, along with its rightist allies and the ultraorthodox Hebrew parties, is expected to win 53 seats in Knesset, the Israeli parliament, which has a total of 120 deputies.

    Meanwhile, Eisenkot’s Yasar party and the other three Jewish opposition parties in its bloc are expected to secure 48 seats.

    Both leaders have declared they will try to form a coalition government, while Arab-led parties can play a decisive role in determining the parliamentary majority.

    These parties are expected to secure a record 19-nation record. However, almost all Jewish parties have pledged that they will not co-operate with them, making the process of forming the government more complicated.

    Final Results Could Be Delayed

    The vote count is not yet complete. According to preliminary data, between 430 and 480 thousand ballots remain uncounted, belonging to voters who have not voted in ordinary centres, including soldiers, diplomats and hospital patients.

    Hence, the announcement of final results may take another day or two.

    After confirming the results, Israeli President Isaac Herzeg will hold consultations with all political factions. He would then believe the mandate to form the government, which, according to his assessment, is most likely to ensure the necessary parliamentary support.

    The process of forming government could last several weeks.

    During a meeting at his residence in Jerusalem, Herzeg has praised participation of 77.7 percent in Tuesday’s elections, naming it the highest level in more than two decades.

    This is an honorary symbol for Israeli society and was remarkable to see the depth of the desire for democracy in Israel, he has declared.

    Herzeg has said he expects to receive official results next week, after which he will start consultations with representatives of each political faction.

    We have to do everything we can, especially after yesterday, to avoid another round of choices. Therefore, I expect all who come here to have an open mind, the Israeli president has declared.

    Netanyahu seeks right government, Eisencott says citizens voted for change

    Despite preliminary results, both Netanyahu and Eisencott have insisted that each of them should receive the mandate to form the next ruling coalition.

    Netanyah has called for the establishment of a strong national right government.

    On the other hand, Eisencott has declared that citizens have extended support for change.

    Initial polls, published by three Israeli televisions after the closure of the deployments, had predicted that its bloc, known as the ‘Blok of Change, would secure between 52 and 53 countries in Knesset, while the Netanyah bloc was expected to win 50 seats.

    However, preliminary results of the count have changed the force report, leaving the race for the formation of the next Israeli government open.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Rama u bën sërish thirrje protestuesve për dialog, sofra e gurtë mbetet para Kryeministrisë

    Rama u bën sërish thirrje protestuesve për dialog, sofra e gurtë mbetet para Kryeministrisë

    Rama u bën sërish thirrje protestuesve për dialog, sofra e gurtë mbetet para Kryeministrisë

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u ka bërë sërish thirrje protestuesve për dialog.

    Për të katërtën ditë radhazi, para godinës së Kryeministrisë është vendosur sofra e gurtë, mbi të cilën janë vendosur letra me mbishkrimin “Dialog”.

    Thirrjet e Ramës për dialog kanë nisur që në ditën e parë të protestave, por deri më tani janë refuzuar nga protestuesit, të cilët më herët kanë djegur karriget e vendosura për dialog.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Rama again calls on protesters for dialogue, stone sofra remains before prime minister

    Albania’s prime minister, Edi Rama, has again called on protesters for dialogue.

    For the fourth day in a row, a stone sophen was placed in front of the Prime Minister’s building, on which letters bearing the inscription ʹDialogʹ were placed.

    Rama’s calls for dialogue have started since the first day of the protests, but so far have been rejected by protesters, who earlier burned the chairs set for dialogue.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Policia konfiskon tri armë në Han të Elezit, iniciohet rast penal

    Policia konfiskon tri armë në Han të Elezit, iniciohet rast penal

    Bastisja është kryer më 28 tetor, rreth orës 19:30, te një i dyshuar 47-vjeçar, me inicialet A.B. Gjatë kontrollit janë gjetur dy pushkë gjuetie dhe një pushkë ajrore.

    Gjatë verifikimit është konstatuar se lejet për armët e zjarrit kishin skaduar më 24 shtator të këtij viti.

    Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rast penal për veprën “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”. Rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

    Burimi: RTKLive

  • BE-ja paguan 10 miliardë euro më shumë në muaj për importin e naftës krahasuar me vitin 2025

    BE-ja paguan 10 miliardë euro më shumë në muaj për importin e naftës krahasuar me vitin 2025

    Fatura e Bashkimit Evropian për importin e naftës është rritur ndjeshëm gjatë vitit 2026, në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme kanë tronditur furnizimet dhe kanë shtyrë çmimet lart.

    Sipas të dhënave të Eurostat-it, në tremujorin e dytë të këtij viti BE-ja shpenzoi mesatarisht 27.6 miliardë euro në muaj për importin e naftës, 55.8 për qind më shumë se mesatarja prej 17.7 miliardë eurosh në muaj gjatë vitit 2025, transmeton Telegrafi.

    Rritja e kostove nuk u shoqërua me një shtim të ngjashëm të sasisë së importuar. Vëllimi mujor u rrit vetëm me 1.2 për qind, nga 36.3 milionë tonë në 36.7 milionë tonë. Kjo do të thotë se BE-ja pagoi rreth 9.9 miliardë euro më shumë çdo muaj, kryesisht për shkak të çmimeve më të larta.

    Kostoja për ton u rrit nga 487 euro në vitin 2025 në 750 euro në tremujorin e dytë të vitit 2026, duke iu afruar nivelit rekord të vitit 2022. Në fund të vitit 2025, një ton naftë kushtonte 435 euro, ndërsa në tremujorin e parë të këtij viti çmimi ishte rritur në 498 euro.

    Një nga faktorët kryesorë është shtrenjtimi i naftës bruto. Profesori Xiaoyi Mu nga Universiteti i Dundee-t i tha Euronews Business se çmimi mesatar mujor i naftës Brent në tremujorin e dytë të vitit 2026 ishte 49.5 për qind më i lartë se mesatarja e vitit 2025, me një rritje prej 34 dollarësh për fuçi.

    Sipas tij, përpara përshkallëzimit të konfliktit, përmes Ngushticës së Hormuzit kalonin rreth 20 milionë fuçi naftë dhe produkte nafte në ditë, afërsisht 20 për qind e konsumit ditor global. “Kur ndërpritet gati 20 për qind e furnizimit botëror, çmimi duhet të rritet për të ribalancuar tregun”, tha Mu.

    Edhe Szymon Kardas, studiues i lartë i politikave në Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR), theksoi se lufta mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit ka ndërprerë prodhimin dhe furnizimet me naftë në tregjet botërore, duke ushtruar presion mbi çmimet. Sipas tij, trafiku i cisternave në Ngushticën e Hormuzit herë kthehet në nivelet e para luftës, e herë bie sërish.

    Kjo situatë e prek veçanërisht Evropën, e cila varet në masë të madhe nga importet. Kardas tha se BE-ja mbështetet në naftën e importuar nga vendet jashtë bllokut në një nivel prej 90 deri në 95 për qind. Të dhënat e Eurostat-it tregojnë se kjo varësi arriti në 96.6 për qind në vitin 2024.

    Wolfgang Eichhammer, ekspert i lartë në Institutin për Politikat Evropiane të Energjisë dhe Klimës (IEECP), tha se tensionet në Lindjen e Mesme kanë pasur ndikimin më të madh, pasi furnizimet janë pakësuar ose janë bërë më pak të sigurta.

    Megjithatë, ai vuri në dukje se rol ka luajtur edhe kërkesa e lartë globale, ndërsa Evropa konkurron për furnizime me blerësit në Azi, veçanërisht Kinën.

    Në tremujorin e dytë të vitit 2026, BE-ja shpenzoi gjithsej 82.7 miliardë euro për importin e naftës, krahasuar me 50.3 miliardë euro në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sasia e importuar u rrit nga 105.2 milionë tonë në 110.2 milionë tonë, duke treguar se rritja e faturës erdhi kryesisht nga çmimet.

    Të dhënat e pesë viteve të fundit tregojnë luhatje të mëdha në vlerën e importeve, ndërsa vëllimi i tyre ka mbetur brenda një intervali relativisht të ngushtë, nga rreth 105 milionë deri në 123 milionë tonë për tremujor. Fatura arriti në 91.3 miliardë euro në vitin 2022, ra në 47.8 miliardë euro në fund të vitit 2025 dhe më pas u rrit sërish ndjeshëm.

    Nafta përbën pothuajse të gjithë rritjen e faturës së importeve energjetike të BE-së. Në tremujorin e dytë të vitit 2026, shpenzimet e përgjithshme për importin e energjisë arritën në 115.6 miliardë euro, nga 81.4 miliardë euro një vit më parë. Nafta përbënte 32.4 miliardë euro nga rritja totale prej 34.2 miliardë eurosh, ose rreth 95 për qind.

    Shpenzimet për produkte të tjera energjetike ndryshuan shumë më pak. Importet e gazit u rritën me 1.6 miliardë euro dhe ato të qymyrit me 400 milionë euro, ndërsa importet e gazit natyror të lëngshëm (LNG) ranë lehtë, me 200 milionë euro.

    Pasojat janë ndier drejtpërdrejt edhe nga shoferët evropianë. Në javën e parë të janarit 2026, nafta për automjete me naftë kushtonte mesatarisht 1.54 euro për litër në BE. Çmimi u rrit ndjeshëm nga marsi, kaloi 2 euro për litër më vonë gjatë atij muaji dhe arriti në 2.24 euro në fund të shtatorit, duke tejkaluar nivelin maksimal prej 2.03 eurosh të regjistruar në vitin 2022.

    Më 19 tetor, çmimi mesatar i naftës për automjete me naftë ishte 2.14 euro për litër, 38 për qind më shumë se në fillim të vitit. Edhe benzina ndoqi një ecuri të ngjashme: nga 1.60 euro për litër në fillim të janarit u rrit në 2.10 euro në fund të shtatorit, përpara se të zbriste lehtë në 1.99 euro.

    Mbushja e një rezervuari prej 50 litrash me naftë kushton tashmë rreth 107 euro, krahasuar me 77 euro në janar. Mu paralajmëroi se shpenzimet më të larta për karburant do t’u lënë konsumatorëve më pak para për ushqime dhe produkte të tjera të përditshme.

    Ai pret që shtrenjtimi të përhapet edhe në sektorë të tjerë, pasi nafta përdoret gjerësisht në transportin e rëndë dhe autobusë. Kardas tha se transporti, ngrohja, bujqësia dhe industria me konsum të lartë energjie do të përballen me presion të menjëhershëm, ndërsa kostot më të larta të transportit, energjisë dhe lëndëve djegëse mund t’u kalohen konsumatorëve. Sipas tij, sektorët e mbështetur kryesisht te shërbimet mund të ndikohen më pak.

    Ekspertët nuk presin që fatura e importeve të naftës të bjerë në një të ardhme të afërt. I pyetur nëse kostot do të mbeten të larta gjatë muajve të ardhshëm, Mu u shpreh pesimist, duke thënë se nuk sheh një mënyrë praktike për t’i dhënë fund konfliktit.

    Ai paralajmëroi gjithashtu se kostot më të larta të transportit detar dhe sigurimit mund të mos jenë pasqyruar plotësisht në faturën e tremujorit të dytë dhe mund të shtojnë shpenzimet në tremujorin e tretë dhe të katërt.

    Kardas pret që kostot e lidhura me konfliktin të vazhdojnë edhe në muajt e ardhshëm dhe, potencialisht, deri në vitin 2027. Edhe Eichhammer vlerëson se ekziston rrezik i lartë që çmimet e naftës të mbeten të larta ose të rriten më tej. /Telegrafi/

  • Charlize Theron me fustan jeshil me thekë, Jessica Alba, Serena Williams dhe Sienna Miller shkëlqejnë në galanë e Airbnb.org

    Charlize Theron me fustan jeshil me thekë, Jessica Alba, Serena Williams dhe Sienna Miller shkëlqejnë në galanë e Airbnb.org

    Charlize Theron ka spikatur në tapetin e kuq të galasë së parë të Airbnb.org në Los Angeles, ku u shfaq me një fustan jeshil smeraldi me thekë të gjata.

    Aktorja 51-vjeçare tërhoqi vëmendjen me modelin e veçantë, të kombinuar me taka të zeza me detaje voluminoze dhe flokë biondë të mbledhur pas, shkruan DailyMail.

    Në këtë event morën pjesë edhe Jessica Alba, Serena Williams dhe Sienna Miller, të cilat prezantuan stile të ndryshme.

    Alba zgjodhi një fustan të zi me një shpatull të zbuluar, Serena Williams u shfaq me një fustan me printe leopardi dhe xixa argjendi, ndërsa Sienna Miller preferoi një fustan të bardhë sateni me prerje asimetrike dhe pala elegante.

    Gala shënoi një moment të rëndësishëm për Airbnb.org, organizatën jofitimprurëse që ofron strehim falas në situata emergjente për personat e prekur nga fatkeqësitë natyrore dhe krizat e tjera.

    Në tapetin e kuq, Charlize Theron u shfaq edhe përkrah bashkëthemeluesit të Airbnb, Brian Chesky. /Telegrafi/

  • Deklarata e Mbappes për ish-liderin e Kinës shkakton përplasje politike, SHBA-ja i del në krah

    Deklarata e Mbappes për ish-liderin e Kinës shkakton përplasje politike, SHBA-ja i del në krah

    Kylian Mbappe është përfshirë në një stuhi politike që shkon përtej fushës së futbollit. Deklaratat e tij për ish-liderin kinez Mao Ce Dun kanë shkaktuar zemërim në Kinë, por kapiteni i Francës po merr mbështetje të papritur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    John Moolenaar, kryetar i komitetit për çështjet e Kinës në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, mendon se sulmuesi i Real Madridit nuk ka asnjë arsye për të kërkuar falje.

    Sipas mediumit francez Foot Mercato, ndërhyrja e tij e ka zgjeruar këtë përplasje, duke e lidhur me tensionet më të gjera politike mes Uashingtonit dhe Pekinit.

    Reagimet janë shtuar që nga publikimi i videos kontroverse, në të cilën Mbappe e cilësoi Mao Ce Dunin diktator. Disa marka kineze kanë ndërprerë bashkëpunimet me futbollistin.

    Federata Kineze e Futbollit ka paraqitur protestë, ndërsa një grup mediatik kinez i ka kërkuar Real Madridit një falje publike, duke e bërë klubin përgjegjës për deklaratat e lojtarit të tij.

    Në përpjekje për ta zbutur krizën, e cila ka shkaktuar reagime të shumta gjatë dy ditëve të fundit, Real Madridi, presidenti i La Ligës, Javier Tebas, si dhe vetë Mbappé kanë kërkuar falje ndaj Kinës.

    Megjithatë, Moolenaar e sheh situatën ndryshe. Përfaqësuesi republikan është i vendosur të dënojë atë që e konsideron si dorëzim përballë regjimit kinez.

    Në një deklaratë të publikuar nga Komiteti i Përzgjedhur për Kinën, politikani republikan nga Miçigani i doli hapur në mbrojtje sulmuesit francez, duke thënë se Mbappe nuk duhet të kërkojë falje pse e cilësoi Mao Ce Dunin diktator.

    “Ylli botëror i futbollit, Kylian Mbappe, nuk duhet të kërkojë falje pse e quajti Mao Ce Dunin diktator. Mao ishte diktator dhe u shkaktoi popullit kinez dëme shumë më të mëdha sesa mund të shkaktojë çfarëdo deklarate e një futbollisti”, deklaroi Moolenaar.

    Ai shtoi se diktatura e Maos dhe politikat e tij katastrofike shkaktuan vdekjen e dhjetëra miliona kinezëve gjatë Revolucionit Kulturor, Urisë së Madhe dhe mizorive të tjera.

    “Turpi i vërtetë në këtë histori janë kompanitë që nxitojnë të kërkojnë falje vetëm që të mund të vazhdojnë të bëjnë biznes në Kinë”, përfundoi ai./Telegrafi/