Policia konfiskon tri armë në Han të Elezit, iniciohet rast penal

Policia konfiskon tri armë në Han të Elezit, iniciohet rast penal

Written by

in

Bastisja është kryer më 28 tetor, rreth orës 19:30, te një i dyshuar 47-vjeçar, me inicialet A.B. Gjatë kontrollit janë gjetur dy pushkë gjuetie dhe një pushkë ajrore.

Gjatë verifikimit është konstatuar se lejet për armët e zjarrit kishin skaduar më 24 shtator të këtij viti.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rast penal për veprën “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”. Rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Burimi: RTKLive