Pankarta me mbishkrimin “Gjumi s’ka me iu nxanë” dhe fotografitë e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, si dhe kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturie Vuçetaj, janë vendosur në protestën që ka nisur në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt.
Në fotografitë e tyre është vendosur edhe një sëpatë, mjeti me të cilin dyshohet se Arlinda u vra nga ish-kunati i saj, Albert Sylaj.
Mbishkrimi “Gjumi s’ka me iu nxanë” ishte pjesë edhe e letrës që Arlinda Zekaj u kishte drejtuar institucioneve përgjegjëse para se të vritej, duke kërkuar ndërhyrje dhe mbrojtje.
Protesta është thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.
Protestuesit janë mbledhur për të kërkuar përgjegjësi institucionale për dështimet e mundshme në mbrojtjen e saj, si dhe masa konkrete për parandalimin e dhunës ndaj grave.
The banner with the decree “Ghum Sjumi s’ka to be read with and pictures of Justice Minister Donika Grovalla, as well as chief prosecutor of the Constitutional Prosecutorship in Pec, Joy Vucetaj, have been placed at the protest that started in Pristina following the assassination of Arlinda Zekiaj.
In their photos, there was also an axe, the device allegedly killed by its former host, Albert Sylaj.
The inscription “The Dhujum Sʹka was also part of the letter Arlinda Zekij had addressed to institutions responsible before he was killed, seeking intervention and protection.
The protest has been called by the Council for Religious Thought and Action.
Protesters have gathered to seek institutional responsibility for possible failures in its defence, as well as concrete measures for preventing violence against women.
Mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet, nga ku do të fillojë marshi drejt Ministrisë së Drejtësisë, Policisë së Kosovës dhe më pas të Qeverisë.
Protestuesit janë duke mbajtur pankarta me mbishkrime të ndryshem, përmes të cilave akuzohen institucionet që nuk i dolën në mbrojtjes tashmë të ndjerës, Arlinda Zekajt.
Përmes kësaj proteste do të kërkohet përgjegjësi dhe llogaridhënie për të gjithë zingjirin institucional që nuk trajtuan si duhet rastin e Arlinda Zekajt, e cila më pas u vra nga ish-kunati i saj.
“Drejtësi për gratë e vrara” është thirrje e vazhdueshme e protestuesve, të cilëve po u prijnë familjarët e Arlinda Zekajt. /Klankosova.tv
Pankarta me mbishkrime të ndryshme dhe fotografi të personave që ishin përgjegjës për sigurimn e jetës së Arlinda Zekajt janë parë në protestën që pritet të nisë pas pak çasteve në Prishtinë.
Disa prej tyre janë fotografitë e vendosura, me fytyrat e disa prej përgjegjësve, përfshirë ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe të kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturie Vuçetaj.
Këtyre fotografive u është vendosur në dorë një sëptatë, pasi Arlinda Zekaj u vra me një mjet të tillë nga ish-kunati, Albert Sylaj.
Gjithashtu, këtyre fotografive u është vendosur edhe një mbishkrim “Gjumi s’ka me iu nxanë”, një gjë që ishte përmendur edhe në letrat që Arlinda Zekaj ua kishte dërguar institucioneve gjegjëse, që nuk e kishin trajtuar rastin dhe alarmin e saj.
Familjarët e Arlinda Zekajt, e cila u vra nga kunati i saj, po marshojnë bashkë me shumë qytetarë në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë.
Në krye të marshit, ata po kërkojnë drejtësi, për rastin që thanë se nuk po munden ta përballojnë, transmeton Klankosova.tv
“Nuk kemi fjalë. Jemi familjarë, motrat e vëllezërit, të gjithë. Jemi të lodhur. Jemi psiqikisht të humbur. S’po mundemi me përballu. Kërkojmë drejtësi”. /Klankosova.tv
Përmirësimi i cilësisë së gazetarisë, zhvillimi i modeleve të qëndrueshme të biznesit dhe krijimi i formateve që e afrojnë informacionin me publikun janë ndër synimet e mbështetjes së DW Akademie për mediat në Ballkanin Perëndimor. Kështu ka deklaruar Hagen Shubert, drejtor i programit për Ballkanin Perëndimor/Evropën në DW Akademie, duke folur për Telegrafin në kuadër të Forumit të Zërave Publikë në Budva.
Shubert ka shpjeguar se DW Akademie është partnere e GIZ-it në projektin Sustain Media, përmes të cilit ofron ekspertizë teknike, trajnime për gazetarët dhe konsulencë për zhvillimin e modeleve të biznesit për mediat e pavarura, të vogla dhe të mesme, në të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Roli ynë është të ofrojmë ekspertizë teknike, trajnime për gazetarët dhe konsulencë për zhvillimin e modeleve të biznesit për mediat e pavarura, jo vetëm të vogla, por edhe të mesme”, ka thënë ai.
Sipas Shubertit, kjo mbështetje synon t’u krijojë mediave mundësi për të përmirësuar gazetarinë, për ta bërë përmbajtjen më të qasshme dhe për të ndërtuar marrëdhënie më të afërta me audiencën.
Ai ka veçuar krijimin e formateve të reja, angazhimin e publikut në rrjetet sociale dhe përdorimin e inteligjencës artificiale, krahas forcimit të gazetarisë në radio, televizion dhe media online.
“Synojmë ta përmirësojmë gazetarinë, ta mbështesim në fakte, në parime të mira gazetareske dhe në aftësi të mirëfillta profesionale”, është shprehur Shubert.
Në aspektin praktik, DW Akademie zhvillon trajnime për gazetarinë me telefon mobil, gazetarinë e të dhënave dhe gazetarinë shpjeguese. Kjo e fundit, sipas tij, është veçanërisht e rëndësishme për trajtimin e proceseve komplekse politike, si anëtarësimi në Bashkimin Evropian.
Shubert ka theksuar se gazetarët duhet t’i zbërthejnë këto procese në mënyrë që qytetarët të kuptojnë lidhjen e tyre me jetën e përditshme.
“Çfarë lidhjeje ka ky proces politik me mua? Si ndikon në jetën time? Çfarë mundësish krijon për mua?”, janë pyetjet të cilave, sipas tij, gazetaria shpjeguese duhet t’u japë përgjigje.
Duke folur për praninë në rajon, ai ka thënë se DW Akademie punon prej vitesh në të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Në kuadër të projektit Sustain Media, kjo punë zhvillohet me mbështetjen e Bashkimit Evropian, Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim dhe GIZ-it.
Shubert ka bërë të ditur se DW Akademie angazhohet edhe në një projekt tjetër me gazetarë të rinj dhe me ata që janë në fillimet e karrierës. Synimi është krijimi i formateve mediatike që u drejtohen të rinjve, i informojnë dhe i nxisin të marrin pjesë në debatin shoqëror.
“Punojmë me gazetarë të rinj për të krijuar formate mediatike që u flasin të rinjve, i informojnë dhe i angazhojnë, në mënyrë që edhe ata të marrin pjesë në debatin shoqëror dhe të bëjnë që zëri i tyre të dëgjohet”, ka deklaruar ai.
“Shpresojmë ta vazhdojmë praninë dhe punën tonë këtu edhe për shumë kohë”, ka përfunduar Shubert. /Telegrafi/
Protestuesit janë mbledhur për të kërkuar përgjegjësi institucionale për dështimet e mundshme në mbrojtjen e saj, si dhe masa konkrete për parandalimin e dhunës ndaj grave.
Protesters have gathered to seek institutional responsibility for possible failures in its defence, as well as concrete measures for preventing violence against women.
Barcelona po e konsideron largimin e Alejandro Baldes në afatin kalimtar të janarit si një mundësi për të krijuar hapësirë financiare për përforcime në repartin defensiv.
Sipas Diario Sport, drejtuesit katalunas besojnë se shitja e mbrojtësit të majtë mund t’i sigurojë klubit të ardhura të nevojshme për të ndërhyrë në tregun e transferimeve.
Humbjet ndaj Paris Saint-Germainit dhe Real Madridit, së bashku me krizën e lëndimeve, kanë shtuar urgjencën për përforcime në mbrojtje. Për këtë arsye, Barcelona po shqyrton mundësinë e një shitjeje të rëndësishme, ndërsa Balde është identifikuar si kandidati kryesor për t’u larguar.
Përveç paraqitjes së shkurtër në ‘El Clasico’, ku u aktivizua vetëm pas lëndimit të Xavi Espart, Balde nuk duket të jetë pjesë e planeve kryesore të trajnerit Hansi Flick.
Agjenti i futbollistit, Jorge Mendes, thuhet se është në bisedime aktive me klube të Serie A dhe Ligës Premier për të gjetur një destinacion të ri për klientin e tij në janar, nëse situata e tij te Barcelona nuk përmirësohet gjatë muajve të ardhshëm.
Megjithatë, 23-vjeçari mund të shpresojë që në ndeshjet e ardhshme të fitojë më shumë minuta dhe ta rikthejë besimin e Flickut, veçanërisht duke pasur parasysh opsionet e kufizuara që katalunasit kanë në mbrojtje për shkak të lëndimeve.
Ndërkohë, Barcelona po monitoron edhe disa alternativa për repartin defensiv.
Në listën e lojtarëve që po ndiqen janë mbrojtësi i ri i Stuttgartit, Finn Jeltsch, si dhe futbollisti i Juventusit, Andrea Cambiaso, i cili mund të luajë në disa pozicione të mbrojtjes./Telegrafi/
A je gati të zbulosh një anë të re të vetes? Testet e personalitetit janë mjete interesante që na ndihmojnë të eksplorojmë më thellë tiparet e karakterit tonë.
Ky test psikologjik do t’ju ndihmojë të kuptoni se si reagoni ndaj kritikave.
Mos hezitoni gjatë! Zgjidhni spontanisht pozicionin që ju ngjan më shumë, në mënyrë që të shprehni atë që ndieni instinktivisht dhe të zbuloni një aspekt të fshehur të personalitetit tuaj.
E mbani filxhanin me të dyja duart
Nëse zgjidhni këtë pozicion, kjo tregon se mund të reagoni në mënyrë mbrojtëse kur përballeni me kritika. Keni prirjen të mbroni veten dhe t’i interpretoni komentet si sulme personale, në vend që t’i shihni si sugjerime konstruktive.
Megjithatë, pasi e analizoni dhe e përpunoni atë që ju është thënë, mund ta shndërroni kritikën në motivim për t’u përmirësuar. Instinkti juaj i fortë ju ndihmon të dalloni kritikat e dobishme nga ato të pabazuara.
Gishti i madh mbi dorezë, gishti tregues poshtë saj
Nëse keni zgjedhur këtë pozicion, jeni një person që i përballon kritikat me qetësi dhe maturi. Keni një qëndrim të hapur dhe pozitiv, duke qenë në gjendje t’i shihni kritikat si një mundësi për rritje dhe zhvillim personal.
Të tjerët e vlerësojnë aftësinë tuaj për të dëgjuar dhe gatishmërinë për të dialoguar. Në punë ose në rrethin tuaj shoqëror, ju shohin si një person me cilësi të vërteta drejtuese.
E mbani filxhanin duke e mbështjellë me të gjithë dorën
Nëse zgjidhni këtë mënyrë të mbajtjes së filxhanit, kjo tregon se jeni të ndjeshëm ndaj mendimeve dhe opinioneve të të tjerëve. Kritikat, edhe kur bëhen me qëllime të mira, mund t’ju lëndojnë më shumë nga sa duhet.
Shpesh kërkoni miratimin e të tjerëve dhe, kur nuk e merrni atë, mund të ndiheni të pasigurt. Por mbani mend: çdo kritikë mund të jetë një mundësi për të forcuar qëndrueshmërinë tuaj emocionale dhe besimin te vetja.