Category: Lajme

  • Mickoski: Pres që marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me Serbinë të vazhdojnë edhe pas ndryshimeve në Beograd

    Mickoski: Pres që marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me Serbinë të vazhdojnë edhe pas ndryshimeve në Beograd

    Kryeministri Hristijan Micoski pret që marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me Serbinë të vazhdojnë pas humbjes së SNS-së së Aleksandar Vuçiqit, partisë që më parë ishte në pushtet.

    Mickoski për “Lokalno” tha se ishte ndër të parët që e uroi Ilija Srdanoviqin, kreun e partisë fituese “Lista e Studentëve – Studentët fitojnë”.

    “Pres që marrëdhëniet tona të fqinjësisë së mirë të vazhdojnë, pres që si fqinjë të mirë të punojmë për të rritur ekonominë tonë, në të dy vendet. Tashmë kemi folur me kreun e listës, Srdanoviq, ku e urova për fitoren e tij zgjedhore. Si fqinjë të mirë, isha ndër të parët që e urova”, tha Micoski.

    Mickoski para gazetarëve gjithashtu tha se mësuar me fushatën e një partie opozitare, e cila e sulmon dhe e fyen vazhdimisht.
    “Jam mësuar me fyerjet, sulmet dhe konstruksionet që dëgjoj për mua që vijnë nga foltorja e partisë së asaj partie opozitare. Ata do të donin që unë të zbrisja në atë nivel dhe të përgjigjesha në të njëjtën mënyrë, sigurisht që kjo nuk do të ndodhë”, tha Kryeministri.

    Ai shtoi se qëllimi i tyre është të realizojnë projektet nga programi qeveritar, siç është ai i sotmi për promovimin e aplikacionit “M.uslugi”, i cili duhet të zhvillohet më tej në një portofol digjital./Telegrafi/

  • Mickoski: I expect good neighbourly relations with Serbia to continue even after changes in Belgrade

    Prime Minister Hristian Micoski expects good neighbourly relations with Serbia to continue following Aleksandar Vuciqi’s defeat of SNS, the party that was previously in power.

    Mickoski told Lokalnoı that he was among the first to congratulate Ilija Srdanovich, leader of the winning List of Students win.

    I expect our good neighbourly relations to continue, I expect that as good neighbours we will work to boost our economy, in both countries. We’ve already talked to the top of the list, Srdanovic, where I wished him for his election victory. As good neighbors, I was among the first to congratulate him, Micoski said.

    Mickoski before reporters also said he learned from the campaign of an opposition party that attacks and insults him constantly.
    I’m used to the insults, attacks and constructions I hear about me coming from that opposition party’s speaker. They would like me to go down to that level and respond the same way, of course that won’t happen, the prime minister said.

    He added that their aim is to realise projects from the government programme, such as today’s one for promoting the MMA app, which needs to be further developed in a digital portfolio. /Telegraphy/

  • 200 pjesëtarë të ushtrisë angazhohen në vendin e aksidentit tragjik në Spanjë

    200 pjesëtarë të ushtrisë angazhohen në vendin e aksidentit tragjik në Spanjë

    200 pjesëtarë të ushtrisë angazhohen në vendin e aksidentit tragjik në Spanjë

    Rreth 200 pjesëtarë të ushtrisë janë angazhuar në vendin e aksidentit të rëndë hekurudhor në Spanjë, me qëllim të kërkimit dhe shpëtimit të personave që mund të kenë mbetur të bllokuar në rrënojat e trenit.

    Ministria spanjolle e Emergjencave ka publikuar një përditësim lidhur me operacionin, ndërsa pamjet e publikuara në rrjetin social X tregojnë pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit duke kontrolluar rrënojat e një vagoni treni.

    Sipas ministrisë, objektivi kryesor i angazhimit të forcave është gjetja dhe nxjerrja sa më e shpejtë e personave të bllokuar, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

    Po ashtu, ekipet po punojnë për hapjen e rrugëve të qasjes në zonën e aksidentit dhe largimin e elementeve të rënda të infrastrukturës hekurudhore, për të lehtësuar operacionet e shpëtimit.

  • Gjykimi në mungesë ndaj 20 të akuzuarve për krime lufte, seanca caktohet më 21 dhjetor

    Gjykimi në mungesë ndaj 20 të akuzuarve për krime lufte, seanca caktohet më 21 dhjetor

    Gjykimi në mungesë ndaj 20 të akuzuarve për krime lufte, seanca caktohet më 21 dhjetor

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar seancën e shqyrtimit fillestar në mungesë ndaj 20 të pandehurve, të akuzuar për veprën penale të krimeve të luftës kundër popullsisë civile.

    Sipas njoftimit të gjykatës, çështja penale lidhet me aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 6 gusht 2026.

    Të pandehurit, sipas propozimit të Prokurorisë Speciale, do të gjykohen në mungesë, pasi kanë qenë të paarritshëm deri në momentin e ngritjes së aktakuzës, transmeton Klankosova.tv.

    Përmes komunikatës, gjykata u ka bërë thirrje të pandehurve që të paraqiten para organeve të drejtësisë së Kosovës. Po ashtu, u ka kërkuar të gjithë personave që kanë informacione relevante për vendndodhjen e tyre, që t’i raportojnë ato në Policinë e Kosovës ose te organet e tjera kompetente.

    Seanca e shqyrtimit fillestar është caktuar për 21 dhjetor në orën 09:30, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, transmeton Klankosova.tv.

    Trupin gjykues do ta kryesojë gjyqtari Leon Përlaska.

  • Kurti në konferencën për medresetë: Sot funksionojnë lirshëm në Kosovë dhe Shqipëri

    Kurti në konferencën për medresetë: Sot funksionojnë lirshëm në Kosovë dhe Shqipëri

    Kurti në konferencën për medresetë: Sot funksionojnë lirshëm në Kosovë dhe Shqipëri

    Kryeministri Albin Kurti, ka marrë pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Medresetë te shqiptarët – histori – trashëgimi – kontribut”, të organizuar nga Instituti për Studime dhe Hulumtime Islame, në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës.

    Në fillim të fjalës së tij, Kurti u shprehu ngushëllime të pranishmëve për ndarjen nga jeta të Bahri Efendi Simnicës, profesor në Medresenë e Mesme “Alaudin” në Prishtinë, ish-drejtor i këtij institucioni dhe ish-kryeredaktor i revistës “Dituria Islame”.

    Gjatë konferencës, kryeministri theksoi rëndësinë e dijes, kërkimit shkencor dhe studimit për zhvillimin dhe përparimin e një shoqërie.

    Duke folur për historikun e mejtepeve dhe medreseve shqiptare gjatë shekullit XX, Kurti tha se përpjekjet, sakrificat dhe rezistenca ndër dekada u pasuan me rënien e regjimit komunist në Shqipëri dhe çlirimin e Kosovës nga Serbia, si dhe me krijimin e shtetit të Kosovës.

    Ai theksoi se sot medresetë në Kosovë dhe Shqipëri funksionojnë lirshëm, si shkolla fetare, por edhe si institucione edukative dhe shkencore brenda sistemeve arsimore të të dy vendeve.

  • Kurti at the midterm conference: Today they function freely in Kosovo, Albania

    KPrime Minister Albin Kurti has participated in the International Scientific Conference of the Albanians ʹdresive stories of the contribution, organised by the Institute for Islamic Studies and Research, within the framework of the Islamic Community of Kosovo.

    At the beginning of his speech, Kurti expressed condolences to those present for the separation of life from Bahri Efendi Simnica, professor at the Middle Medresaudinão in Pristina, former director of the institution, and former editor-in-chief of the magazine Islame dusturia.

    During the conference, the prime minister stressed the importance of knowledge, scientific research and research on the development and progress of a society.

    Speaking of the history of Albanian men and medres during the XX century, Kurti said efforts, sacrifices and resistance over decades followed the fall of the communist regime in Albania and the liberation of Kosovo from Serbia, as well as the establishment of the state of Kosovo.

    He stressed that today medres in Kosovo and Albania function freely, such as religious schools, but also as educational and scientific institutions within the education systems of the two countries.

  • Trial in absentia against 20 war crimes indictees, session scheduled on 21 December

    GThe Founding Jykat in Pristina has scheduled the session of initial review in absentia against 20 defendants charged with criminal acts of war crimes against the civilian population.

    According to the court’s announcement, the criminal case relates to the indictment filed by the Special Prosecutor of the Republic of Kosovo on August 6th 2026.

    The defendants, according to the Special Prosecutor’s Proposal, will be tried in absentia, as they have been unattainable until the moment of the indictment’s establishment, broadcast Klankosova.tv.

    Through the communiqué, the court has called on defendants to appear before Kosovo’s justice bodies. He has also asked all persons with relevant information on their whereabouts to report them to the Kosovo Police or other competent bodies.

    The initial review hearing is scheduled for 21 December at 09:30, at the Constitutional Court in Pristina, broadcasts Clankosova.tv.

    Judge Leon Perlasca will head the court.

  • Klinika e Onkologjisë me pajisje të reja mjekësore falë donacionit të IP Petrol

    Klinika e Onkologjisë me pajisje të reja mjekësore falë donacionit të IP Petrol

    Përmirësimi i kushteve për trajtimin e pacientëve me kancer kërkon jo vetëm angazhim profesional nga stafi shëndetësor, por edhe investime në pajisje që e bëjnë procesin e trajtimit më të sigurt dhe më efikas.

    Në këtë drejtim, IP Petrol dhe AGS Corporation kanë ndarë fonde për Klinikën e Onkologjisë, përmes të cilave janë siguruar pajisje të reja mjekësore, përfshirë infuzomat, detektorin e venave dhe ngrohësin e plazmës.

    Këto pajisje synojnë të lehtësojnë punën e stafit shëndetësor dhe të kontribuojnë në përmirësimin e shërbimeve që u ofrohen pacientëve të trajtuar në këtë klinikë.

    Në aktivitetin e organizuar në Klinikën e Onkologjisë morën pjesë përfaqësues të menaxhmentit të lartë të IP Petrol në Kosovë, ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, Jeton Zejnullahu drejtor i QKUK-së, si dhe Nafije Latifi nga organizata “Jeta Vita”, të cilët iu bashkuan kësaj iniciative në mbështetje të pacientëve me kancer.

    Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, tregoi se si lindi ideja për këtë donacion.

    Drejtor i Klinikës së Onkologjisë, Ilir KurtishiFoto: Ridvan Slivova

    “Ideja ishte para tre-katër muajve, kur zonja Nafije tha: ‘Çka keni nevojë, diçka me ju ndihmu?’ dhe tha se e kemi një donacion, po s’po dimë ku me dhuru’. Atëherë thashë se te ne ka nevojë dhe i orientojmë aty ku duhet”, tha Kurtishi.

    Bujar Berisha, drejtor i IP Petrol në Kosovë, theksoi se vendimi për të kontribuar në këtë drejtim u ndikua në nevojat e familjeve të prekura nga sëmundjet e kancerit.

    Bujar Berisha, drejtor i Rrjetit IP Petrol në KosovëFoto: Ridvan Slivova

    Ai tha se qëllimi i IP Petrol, si kompani përgjegjëse ndaj shoqërisë në Kosovë është të jap një kontribut konkret në përmirësimin e kushteve për trajtimin e pacientëve.

    “Së pari, jemi shumë të lumtur që, pas një pune dhe përkushtimi të gjatë, kjo iniciativë më në fund është realizuar me sukses. Kjo nuk do të ishte e mundur pa angazhimin e bashkëpunëtorëve tanë, të cilët kanë punuar pa ndërprerë për ta bërë këtë projekt realitet. Për këtë, u jemi sinqerisht mirënjohës të gjithëve. Së dyti, kjo iniciativë përfaqëson një vlerë të rëndësishme të filozofisë së kompanisë sonë IP Petrol. Ne besojmë se përgjegjësia e një kompanie shkon përtej aktivitetit të saj të përditshëm ekonomik. Përmes këtij projekti, synojmë të japim kontributin tonë, sado modest, për të lehtësuar trajtimin dhe përkujdesjen ndaj pacientëve të prekur nga kanceri, si dhe për të qenë pranë tyre dhe familjeve të tyre në këtë rrugëtim të vështirë”, ka thënë Berisha.

    Tutje ai tha se kjo nuk do të jetë iniciativa e vetme.

    “Dëshiroj të theksoj gjithashtu se kjo nuk do të jetë një iniciativë e njëhershme. Së bashku me partnerët dhe bashkëpunëtorët tanë, synojmë ta vazhdojmë këtë angazhim edhe në të ardhmen, duke punuar që kontributi ynë të jetë gjithnjë e më i madh dhe ndikimi ynë sa më domethënës”, tha Berisha.Berisha vlerësoi gjithashtu punën e stafit të Klinikës së Onkologjisë, duke e cilësuar atë si një institucion të veçantë, ku profesionistët shëndetësorë kryejnë punë të jashtëzakonshme”, u shpreh ai.

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, foli edhe për investimet e realizuara në Klinikën e Onkologjisë gjatë periudhës së fundit.

    Ministri i Shëndetësisë, Arben VitiaFoto: Ridvan Slivova

    Ai bëri të ditur se, në aspektin infrastrukturor, është dyfishuar numri i shtretërve që përdoren për marrjen e terapisë.

    Ndërkaq, përfaqësuesit e përfshirë në këtë aktivitet shprehën gatishmërinë që, edhe në të ardhmen, të vazhdojnë mbështetjen për Klinikën e Onkologjisë, në bazë të nevojave të saj dhe në bashkëpunim me operatorë të tjerë ekonomikë e biznese. /Telegrafi/


    Foto: Ridvan Slivova

  • Kafeja shtrëngon fshikëzën e tëmthit, njerëzit me gurë në tëmth mund të përjetojnë dhimbje

    Kafeja shtrëngon fshikëzën e tëmthit, njerëzit me gurë në tëmth mund të përjetojnë dhimbje

    Një filxhan kafe mund të shkaktojë tkurrje të fshikëzës së tëmthit, edhe kur është pa kafeinë, kanë treguar studimet. Tek njerëzit e shëndetshëm, kjo nuk është problem, dhe studime të gjera madje e kanë lidhur kafenë me një rrezik më të ulët të gurëve në tëmth. Kujdes duhet treguar për ata që tashmë kanë gurë.

    Fshikëza e tëmthit ruan tëmthin e prodhuar nga mëlçia dhe e liron atë në zorrë kur është e nevojshme për tretjen e yndyrnave. Sinjali për këtë jepet nga hormoni kolecistokininë, dhe kafeja stimulon sekretimin e saj.

    Kjo u mat nga studiuesit në një studim të vitit 1990 të botuar në American Journal of Clinical Nutrition. Gjashtë pijedashësve të shëndetshëm dhe të rregullt të kafesë iu dhanë secilit nga 165 mililitra kafe të rregullt, kafe pa kafeinë ose tretësirë fiziologjike. Fshikëza e tëmthit u tkurr me një mesatare prej 33 përqind pas kafesë së rregullt, 29 përqind pas kafesë pa kafeinë dhe vetëm 10 përqind pas tretësirës së fiziologjike. Autorët arritën në përfundimin se të dy llojet e kafesë rrisin nivelet e kolecistokininës dhe shkaktojnë tkurrjen e fshikëzës së tëmthit. Pra, nuk është vetëm kafeina përgjegjëse për këtë efekt.

    Kujdes për ata me gurë

    Një punim përmbledhës mbi kafenë dhe tretjen i botuar në vitin 1999 pohon se kjo aftësi astringjente mund të shpjegojë pse pacientët me gurë në tëmth që kanë probleme shpesh e shmangin kafenë.

    Kafeja nuk është e vetmja ose shkaktari më i fortë. Në një studim që krahasoi dhjetë përbërës ushqimorë në subjekte të shëndetshme, zbrazja më e madhe e fshikëzës së tëmthit u shkaktua nga yndyra. Sipas rezultateve të paraqitura në Konferencën Ndërkombëtare të Rezonancës Magnetike ISMRM, emulsioni i yndyrës dhe qumështi gjysmë i skremuar ngushtuan fshikëzën e tëmthit më shumë sesa kafeja dhe çaji.

    Personat që janë diagnostikuar me gurë në tëmth, si dhe ata që ndiejnë dhimbje në pjesën e sipërme të stomakut pas kafesë, duhet të konsultohen me një mjek për këtë.

    Studime të gjera nuk e lidhin kafenë me gurët në tëmth, por me një rrezik më të ulët. Një studim amerikan i botuar në vitin 1999 në revistën JAMA ndoqi punonjësit meshkuj të kujdesit shëndetësor që nga viti 1986. Ai arriti në përfundimin se kafeja mund të ketë ndihmuar në parandalimin e gurëve në tëmth tek ata, ndërsa kafeja pa kafeinë nuk shoqërohej me një rrezik më të ulët.

    Studiuesit danezë në Kopenhagen analizuan të dhënat e 104,493 personave. Ata që pinin më shumë se gjashtë filxhanë kafe në ditë kishin një rrezik 23 për qind më të ulët për gurë në tëmth me ndërlikime sesa ata që nuk pinin kafe, dhe çdo filxhan shtesë në ditë shoqërohej me një rrezik prej tre për qind më të ulët. Një analizë gjenetike e 114,220 personave mbështeti përfundimin se lidhja ishte shkakësore. Studimi u botua në Journal of Internal Medicine.

    Një studim gjenetik i vitit 2022 në revistën Clinical Gastroenterology and Hepatology, bazuar në të dhëna nga Mbretëria e Bashkuar dhe Finlanda, gjeti rezultate të ngjashme. Ai identifikoi obezitetin, diabetin e tipit 2 dhe pirjen e duhanit si faktorët kryesorë të rrezikut për gurët në tëmth, ndërsa kafeja shoqërohej me një rrezik më të ulët.

    Sipas këtyre studimeve, kafeja nuk rrit rrezikun e formimit të gurëve, por mund të shkaktojë probleme për ata që tashmë i kanë ato.

  • Musliu-Shoshi ngre shqetësimin për vendimin e Speciales në takimin me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

    Musliu-Shoshi ngre shqetësimin për vendimin e Speciales në takimin me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka ngritur shqetësimin lidhur me vendimin e fundit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

    Në një takim me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ajo ka kërkuar nga aleatët e Kosovës që të tregojnë vëmendje të shtuar ndaj procesit të Apelit dhe të sigurohet respektimi i standardeve ndërkombëtare të drejtësisë.

    Përmes një postimi në Facebook, Musliu-Shoshi ka bërë të ditur se këtë çështje e ka ngritur gjatë takimit me delegacionin.

    “Në takimin me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ngrita shqetësimin për vendimin e fundit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj udhëheqësve të UÇK-së. Nga aleatët tanë kërkova vëmendje ndaj procesit të Apelit dhe respektim të plotë të standardeve ndërkombëtare të drejtësisë. Drejtësi për Çlirimtarët!”, ka shkruar ajo.

     

    Burimi: Dukagjini