Category: Lajme

  • Amanda Seyfried paralajmëron rikthimin në rolin e Elizabeth Holmes

    Amanda Seyfried paralajmëron rikthimin në rolin e Elizabeth Holmes

    Amanda Seyfried kishte lënë të kuptohej më herët se do ta interpretonte sërish Elizabeth Holmes, kur gjatë një interviste për “CBS News Sunday Morning”, në vitin 2025, iu kërkua të improvizonte një fjali në stilin e themelueses së Theranos.

    Në një intervistë që është rikthyer së fundmi në vëmendje, aktorja, me një buzëqeshje, tha se kohët e fundit kishte pasur ‘pak praktikë’ në imitimin e saj.

    Seyfried e ka interpretuar sërish Holmes në dokumentarin “You Can See Everything”, të realizuar nga kompania e produksionit A24, me regji nga Nathan Fielder dhe Lance Oppenheim.

    – YouTube www.youtube.com

    Filmi e ndjek Holmes gjatë 34 ditëve para se ajo të dorëzohej në burg, më 30 maj 2023, për të vuajtur dënimin prej 11 vjetësh për mashtrim.

    Aktorja e kishte interpretuar më parë themeluesen e Theranos në miniserinë “The Dropout”, të vitit 2022, rol për të cilin fitoi çmimin Emmy.

    Gjatë përgatitjeve për këtë personazh, Seyfried kishte kaluar orë të tëra duke shikuar incizime të dëshmive të Holmes, në mënyrë që të kuptonte mënyrën e saj të të folurit dhe sjelljen.

    Në dokumentarin e ri, Seyfried shikon edhe pamjet ku Holmes e sheh për herë të parë interpretimin e saj në serialin “The Dropout”.

    Ajo shfaqet gjithashtu në rindërtimet e bisedave që Fielder nuk i kishte filmuar, si dhe në skena të bazuara në kujtimet e regjisorit.

    Dokumentari aktualisht po shfaqet në kinema. /Telegrafi/

  • Tokë dhe kullota në emër të prindërve në Tetovë dhe banesë në Turqi - kjo është pasuria e ministrit Sedat Sulejmani

    Tokë dhe kullota në emër të prindërve në Tetovë dhe banesë në Turqi – kjo është pasuria e ministrit Sedat Sulejmani

    Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit e ka publikuar pasurinë e ministrit të Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani.

    Në pasurinë që ai e ka paraqitur figurojnë disa prona në zonën kadastrale Tetovë 2, me baza të ndryshme të fitimit, kryesisht trashëgimi dhe në pronësi të prindërve të tij.

    Ndër pronat e evidentuara është një tokë ndërtimore me vlerë të deklaruar prej 6 milionë denarësh, e fituar përmes trashëgimisë në vitin 2010, me pjesëmarrje pronësore prej 1/2.

    Në listë figuron gjithashtu një tokë ndërtimore me vlerë prej 3.195.000 denarësh, e regjistruar në vitin 2020, po ashtu përmes trashëgimisë dhe me pjesëmarrje pronësore prej 1/2.

    Dokumenti përfshin edhe një pasuri tjetër të paluajtshme me sipërfaqe prej 5.268 metrash katrorë dhe vlerë të deklaruar prej 1.316.750 denarësh. Për këtë pronë, viti i fitimit është 2010, baza është trashëgimia, ndërsa pjesëmarrja pronësore është 1/2.

    Në deklaratë figurojnë edhe disa parcela të kategorisë së kullotave. Njëra prej tyre ka vlerë prej 300.000 denarësh dhe është fituar në vitin 2022 përmes kontratës së dhuratës, me pjesëmarrje pronësore prej 1/2.

    Tri parcela të tjera të kullotave kanë vlera të deklaruara prej 55.000, 65.000 dhe 70.000 denarësh. Në këto raste, pjesëmarrja pronësore e shënuar është 2/10, ndërsa bazë e fitimit figuron trashëgimia, me vite të regjistrimit 2010 dhe 2022.

    Sulejmani gjithashtu ka paraqitur një banesë në emër të prindërve në Turqi, e cila ka hapësirë pre 43 metra katrorë dhe e shënuar me vlerë prej 15.375.000 denarë.

    Ministri Sulejmani ka një makinë Volkswagen Golf në emër të tij me vlerë prej 183.500 denarë, ndërsa në emër të bashkëshortes ka një kompani me emër “Kompas Oil”./Telegrafi/

  • BE paralajmëron se Evropës i duhen më shumë rafineri nafte për t’u përballur me krizat energjetike

    BE paralajmëron se Evropës i duhen më shumë rafineri nafte për t’u përballur me krizat energjetike

    omisioni Evropian po kërkon të ndalë rënien e kapaciteteve të përpunimit të naftës në Bashkimin Evropian, duke paralajmëruar se mungesa e rafinerive po e bën Evropën më të cenueshme ndaj krizave energjetike dhe tensioneve gjeopolitike.

    Komisioneri evropian për Energjinë, Dan Jørgensen, tha se paqëndrueshmëria ndërkombëtare dhe vështirësitë e zgjatura në furnizimin me naftë dizel duhet të shërbejnë si një “këmbanë alarmi” për BE-në, transmeton Telegrafi.

    Lufta e zgjatur në Lindjen e Mesme, sulmet ndaj rafinerive në Gjirin Persik dhe goditjet ukrainase ndaj rafinerive ruse kanë shtuar presionin mbi tregun global të dizelit, duke kontribuar në rritjen e çmimeve të energjisë.

    “Duhet ta kundërshtojmë këtë prirje dhe të sigurohemi që Evropa të ketë kapacitete të mjaftueshme dhe fleksibile për përpunimin e naftës, si sot ashtu edhe në të ardhmen. Kjo nuk është vetëm çështje e konkurrueshmërisë ekonomike, por edhe e sigurisë”, deklaroi Jørgensen të mërkurën.

    Gjermania, Italia, Spanja, Holanda, Franca dhe Belgjika përbëjnë pjesën më të madhe të kapaciteteve të rafinimit në BE. Megjithatë, sipas Komisionit Evropian, rreth një e katërta e rafinerive të bllokut janë mbyllur gjatë 20 viteve të fundit, duke ulur kapacitetin e përgjithshëm me afërsisht 10 për qind.

    Të mërkurën, Komisioni nisi bisedimet me kompanitë evropiane të rafinimit për të shqyrtuar mënyrat e rritjes së prodhimit të karburanteve në objektet ekzistuese. Diskutime të tjera teknike janë planifikuar në vijim, ndërsa një takim i radhës pritet të mbahet në fillim të vitit 2027 për të vlerësuar përparimin.

    Sipas Jørgensen, industria ka paraqitur disa propozime që Komisioni do t’i shqyrtojë, por ende nuk është bërë e ditur nëse ato përfshijnë rihapjen e rafinerive të mbyllura, zgjerimin e objekteve ekzistuese apo ndërtimin e kapaciteteve të reja.

    Komisioni pret që tregu global i dizelit të mbetet i shtrënguar deri në vitin 2027, bazuar në vlerësimet më të fundit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë. Kjo mund të vazhdojë të ushtrojë presion mbi çmimet e karburanteve edhe nëse tregjet e naftës bruto stabilizohen.

    Edhe pse rafineritë kanë ndihmuar deri më tani në ruajtjen e furnizimeve, përfshirë ato me karburant për aviacionin, zyrtarët evropianë shqetësohen se BE-ja mund të mos ketë kapacitete të mjaftueshme fleksibile për t’iu përgjigjur krizave të reja.

    Dizeli është thelbësor për transportin e mallrave, bujqësinë dhe industrinë, ndërsa karburanti i aviacionit është i domosdoshëm për transportin ajror. Furnizimi me karburante ndikon gjithashtu në lëvizshmërinë ushtarake dhe gatishmërinë mbrojtëse të bllokut.

    Megjithatë, rritja e prodhimit brenda Evropës nuk garanton automatikisht ulje të çmimeve, nëse nafta bruto mbetet e shtrenjtë ose ndërprerjet e furnizimit vazhdojnë.

    Përpjekjet për të ruajtur kapacitetet e rafinimit ngrenë gjithashtu pikëpyetje për përputhshmërinë me objektivat klimatike të BE-së. Brukseli synon të zvogëlojë varësinë nga karburantet fosile të importuara, por gjatë tranzicionit energjetik duhet të sigurojë ende furnizimin me karburantet që përdor ekonomia evropiane.

    Rafineritë evropiane përballen me kosto të larta operative, konkurrencë nga objektet më të mëdha jashtë Evropës dhe perspektivën e rënies afatgjatë të kërkesës për karburantet tradicionale të transportit, për shkak të përhapjes së automjeteve elektrike.

    Rikthimi i kapaciteteve të humbura mund të kërkojë investime të mëdha, por Komisioni ende nuk ka përcaktuar stimuj financiarë, ndryshime rregullatore apo objektiva konkrete për rritjen e kapaciteteve. Për momentin, fokusi është te masat që mund të rrisin prodhimin në rafineritë që janë ende në funksion.

    Zgjerimi i prodhimit në objektet ekzistuese mund të jetë një zgjidhje më e shpejtë sesa ndërtimi i rafinerive të reja, proces që kërkon vite investimesh dhe lejesh. Ndërkohë, rihapja e objekteve të mbyllura ose ndërtimi i të rejave do të kërkonte garanci më të mëdha për investitorët, veçanërisht për shkak të pasigurisë mbi kërkesën e ardhshme për karburante fosile.

    Përpara takimit të ministrave të energjisë të BE-së, të planifikuar për 29 tetor, Polonia, Çekia dhe Sllovakia i kanë kërkuar Brukselit të hartojë një strategji afatgjatë për mbrojtjen e rafinerive evropiane. Sipas një dokumenti të parë nga Euronews, të tria vendet paralajmërojnë se mbyllja e mëtejshme e rafinerive mund ta thellojë varësinë e BE-së nga karburantet e importuara.

    Në dokument, këto vende theksojnë se siguria e furnizimit me naftë bruto nuk është e njëjtë me sigurinë e furnizimit me produkte të rafinuara.

    “Nafta bruto nuk mund ta zëvendësojë dizelin apo karburantin e aviacionit pa kapacitetet e përshtatshme të përpunimit”, thuhet në dokument.

    Të tria qeveritë argumentojnë se aviacioni, transporti detar, bujqësia, mbrojtja dhe shërbimet emergjente do të vazhdojnë të kenë nevojë për karburante të lëngshme.

    Ato e mirëpresin vlerësimin e Komisionit për kapacitetet e rafinimit, por kërkojnë masa konkrete për ta mbajtur industrinë konkurruese dhe për ta mbrojtur nga ndërprerjet e ardhshme të furnizimit. /Telegrafi/

  • Vetaksident në Gurrakoc të Istogut, vetura del nga rruga dhe rrotullohet

    Vetaksident në Gurrakoc të Istogut, vetura del nga rruga dhe rrotullohet

    Vetaksident në Gurrakoc të Istogut, vetura del nga rruga dhe rrotullohet

    Një vetaksident ka ndodhur para pak minutash në Gurrakoc të Istogut, ku një veturë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar jashtë saj, raporton Gazeta Sinjali.

    Rrethanat që çuan deri te ky vetaksident nuk janë bërë ende të ditura.

    Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri lidhur me rastin.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Self-accident in Gurrakoc of Istog, car out of the way and rolls

    A vet took place just a few minutes ago in Gurrakoc of Istog, where a car is out of the way and finished out of the street, the Signal newspaper reports.

    The circumstances leading up to this self – examination have not yet become known.

    The signal paper will keep you informed of any new developments in the case.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Presidentja Shiroka Pula merr urim nga Mbreti Abdullah II i Jordanisë

    Presidentja Shiroka Pula merr urim nga Mbreti Abdullah II i Jordanisë

    Sipas njoftimit nga Presidenca, në emër të popullit dhe Qeverisë së Jordanisë, Mbreti Abdullah II i ka përcjellë Presidentes Shiroka Pula urimet e përzemërta dhe dëshirat më të mira për sukses në detyrën e re.

    “Në letrën e tij, Mbreti Abdullah II ka shprehur gatishmërinë e Jordanisë për të vazhduar bashkëpunimin me Kosovën, me synimin e avancimit të marrëdhënieve të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në shërbim të të dy popujve dhe të paqes dhe prosperitetit global”, ka njoftuar Presidenca.

    Burimi: RTKLive

  • Haxhiu priti shefin e misionit të Ambasadës së Luksemburgut, Eric Dietz

    Haxhiu priti shefin e misionit të Ambasadës së Luksemburgut, Eric Dietz

    Kryetarja Haxhiu shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut dhe LuxDev-it për Kuvendin, veçanërisht për modernizimin e sistemit të votimit elektronik dhe përmirësimin e kushteve të punës parlamentare.

    Sipas njoftimit nga Kuvendi, në takim u diskutua për vazhdimin e bashkëpunimit dhe përgatitjen e projekteve të ardhshme drejt digjitalizimit të plotë të punës së Kuvendit, forcimit të sigurisë së sistemeve dhe rritjes së qasjes së qytetarëve në veprimtarinë parlamentare.

    Haxhiu theksoi rëndësinë e këtij partneriteti për një Kuvend më efikas dhe më të hapur ndaj qytetarëve.

    Burimi: RTKLive

  • Haxhiu hosted Luxembourg Embassy Mission Chief Eric Dietz

    Mayor Haxhiu expressed gratitude for Luxembourg and LuxDev’s continued support for the Parliament, especially for modernising the system of electronic voting and improving parliamentary working conditions.

    According to the Parliament’s announcement, continued co-operation and preparation of future projects were discussed at the meeting towards full digitisation of the Parliament’s work, strengthening system safety and increasing citizens’ access to parliamentary activity.

    Haxhiu stressed the importance of this partnership for a more efficient and open country towards citizens.

    Source Layer: RTKLive

  • Shkolla shqipe “Rozafa” në Belgjikë, ambasadori Barbullushi dhuron libra për nxënësit

    Shkolla shqipe “Rozafa” në Belgjikë, ambasadori Barbullushi dhuron libra për nxënësit

    Shkolla shqipe e Shoqatës “Rozafa” në Gent të Belgjikës po luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe te fëmijët e diasporës, duke u ofruar atyre mundësinë të mësojnë gjuhën amtare dhe të njihen me traditat e kulturën shqiptare.

    Ditë më parë, nxënësit, mësuesit dhe prindërit e shkollës pritën Ambasadorin e Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës, Gazmend Barbullushi, i cili gjatë vizitës u dhuroi nxënësve libra të gjuhës shqipe nga Qendra e Botimeve për Diasporën.

    Në këtë vizitë ishte i pranishëm edhe historiani Ragip Zekolli.

    Gjatë takimit, ambasadori bashkëbisedoi me stafin mësimdhënës dhe prindërit për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen dhe mbështetjen e mësimit të gjuhës shqipe në diasporë.

    Shkolla shqipe “Rozafa”, nën drejtimin e Lumturije dhe stafit të saj të përkushtuar, synon t’u krijojë fëmijëve një mjedis ku ata mund të zhvillojnë njohuritë gjuhësore, të krijojnë lidhje me prejardhjen e tyre dhe të ruajnë identitetin kombëtar, ndërsa rriten në një shoqëri shumëgjuhëshe.

    Dhurimi i librave përbën një mbështetje të rëndësishme për procesin mësimor, duke i ndihmuar nxënësit të pasurojnë fjalorin, të zhvillojnë aftësitë e leximit dhe të shkrimit, si dhe të përdorin më me siguri gjuhën shqipe.

    Për fëmijët shqiptarë që rriten larg atdheut, mësimi i gjuhës amtare ka rëndësi të veçantë, pasi shqipja mbetet një urë lidhëse me familjen, traditat dhe kujtesën ndërbreznore.

    Përmes nismave të tilla, shkolla shqipe “Rozafa” në Gent vazhdon të kontribuojë në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare, duke u përcjellë brezave të rinj një pjesë të rëndësishme të identitetit të tyre kombëtar./Telegrafi/

  • Salahut i bëhet një nderim i veçantë në Turqi, një rrugë do ta mbajë emrin e yllit egjiptian

    Salahut i bëhet një nderim i veçantë në Turqi, një rrugë do ta mbajë emrin e yllit egjiptian

    Komuna e Yomras, në qytetin turk të Trabzonit, po përgatitet t’i emërojë një rrugë yllit egjiptian të Trabzonsporit, Mohamed Salah.

    Autoritetet lokale kanë përfunduar procedurat e nevojshme dhe kanë marrë miratimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë. Puna për vendosjen e tabelave me emrin e ri të rrugës pritet të nisë së shpejti, ndërsa data e inaugurimit do të caktohet në periudhën e ardhshme.

    Kryetari i komunës së Yomras, Mustafa Beyik, ka treguar për kanalin On Sport se ideja lindi si shenjë vlerësimi për figurën e Salahut dhe rëndësinë e madhe që prania e tij te Trabzonspori ka për banorët vendas

    Ai theksoi se ardhja e futbollistit u prit me gëzim të madh, si për cilësitë e tij në fushë, ashtu edhe për spektaklin që u ofron tifozëve në stadium.

    Sipas Beyikut, komuna dëshironte që këtë krenari dhe entuziazëm ta kthente në një nderim zyrtar, duke ia kushtuar një rrugë emrit të futbollistit. Fakti që Salahu jeton brenda territorit administrativ të Yomras i nxiti autoritetet që ta ndërmerrnin këtë hap dhe ta ndanin me banorët gëzimin për yllin e skuadrës.

    Propozimi u paraqit në këshillin lokal, ku mori mbështetjen e të gjithë anëtarëve, pa asnjë kundërshtim. Më pas, komuna nisi procedurat ligjore për zbatimin e vendimit.

    Beyik shpjegoi se, sipas rregullave në Turqi, emërtimi i rrugëve me emrat e personaliteteve të huaja kërkon edhe miratimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Për këtë arsye, komuna dërgoi një kërkesë zyrtare për të marrë lejen që rruga të mbajë emrin e Salahut.

    Miratimi erdhi brenda vetëm një jave, ndonëse procedurat e tilla zakonisht zgjasin më shumë, pasi autoritetet duhet të shqyrtojnë të dhënat, historikun dhe prejardhjen e personit që propozohet për këtë nderim.

    Kryetari i komunës zbuloi gjithashtu se drejtuesit e Trabzonsporit e kanë njoftuar Salahun për vendimin përmes anëtarëve të bordit drejtues. Sipas tij, futbollisti ka shprehur gëzim të madh për këtë nderim, i cili do ta përjetësojë emrin e tij në njërën prej rrugëve të zonës ku jeton./Telegrafi/