Category: Lajme

  • BMW X5 M i ardhshëm duket “edhe më agresiv” – zbulohen disa pamje dhe detaje rreth saj

    BMW X5 M i ardhshëm duket “edhe më agresiv” – zbulohen disa pamje dhe detaje rreth saj

    BMW po zhvillon gjeneratën e re të SUV-it sportiv X5 M, prototipi i kamufluar i të cilit është fotografuar gjatë testeve pranë pistës së Nürburgringut në Gjermani.

    Modeli i ri pritet të prodhohet nga viti 2028 dhe, ndryshe nga paraardhësi, raportohet se do të ofrohet si me motor V8, ashtu edhe në version plotësisht elektrik.

    Versioni elektrik mund të ketë katër motorë elektrikë me fuqi të kombinuar prej rreth 900 kuajfuqish, duke e pozicionuar atë në mesin e SUV-ëve elektrikë më të fuqishëm në segment.

    Prototipi dallohet për parakolpët më agresivë, grilën më të gjerë karakteristike të BMW-së, kapakun e ridizajnuar të motorit dhe një spoiler të dyfishtë në pjesën e pasme.

    Përmirësime priten edhe në frenat, pezullimin adaptiv dhe drejtimin, ndërsa kabina do të pajiset me ulëse sportive, elemente prej fibrash karboni dhe teknologjinë më të fundit të markës.

    BMW ende nuk ka publikuar specifikimet zyrtare të X5 M të ri, ndaj fuqia, dizajni përfundimtar dhe detajet e versionit elektrik mbeten të pakonfirmuara. /Telegrafi/

  • BE-ja: Rezultatet e zgjedhjeve në Serbi nuk i ndryshojnë detyrimet në Dialog

    BE-ja: Rezultatet e zgjedhjeve në Serbi nuk i ndryshojnë detyrimet në Dialog

    “Dialogu i lehtësuar nga BE-ja nuk varet nga liderë të veçantë politikë. Të gjitha zotimet ekzistuese mbeten në fuqi, përfshirë ato që burojnë nga Marrëveshja e vitit 2023 për Rrugën drejt Normalizimit dhe Aneksi i saj i Zbatimit (Marrëveshja e Ohrit)”, ka thënë një zëdhënës i BE-së në një përgjigje me shkrim.

    Lidhur me qeverinë e re që pritet të formohet në Serbi pas zgjedhjeve të 25 tetorit, zyrtarët në Bruksel janë të kujdesshëm në pritjet e tyre ndaj pushtetit të ri në Beograd.

    Sipas tyre, në këtë fazë do të ishte e parakohshme të spekulohej për ndryshime të mundshme në qëndrimin negociues të Serbisë apo për pasojat e tyre në Dialog.

    “Presim që Serbia të vazhdojë të angazhohet në mënyrë konstruktive, të respektojë zotimet e saj ekzistuese dhe të kontribuojë në përparimin drejt normalizimit”, ka theksuar zëdhënësi i BE-së.

    Bashkimi Evropian ka shprehur gatishmërinë për t’u angazhuar me udhëheqjen e re, me qëllim të sigurimit të vazhdimësisë dhe ruajtjes së dinamikës së procesit.

    Në Serbi, më 25 tetor u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Fitues bindës doli Lista Studentore, ndërsa partia e ish-presidentit Aleksandar Vuçiq pësoi disfatë.

    Burimi: RTKLive

  • EU: Election results in Serbia do not change obligations in Dialog

    The EU facilitated dialogue does not depend on specific political leaders. All existing pledges remain in force, including those stemming from the 2023 agreement on the Road to Normalisation and its Implementation Annex (The Ohrid Agreement), an EU spokesman has said in a written response.

    Regarding the new government, expected to be formed in Serbia after the 25 October elections, officials in Brussels are cautious in their expectations of new powers in Belgrade.

    According to them, at this stage it would be premature to speculate about possible changes in Serbia’s negotiating stance or their consequences in Dialog.

    We expect Serbia to continue to engage constructively, honour its existing pledges and contribute to progress towards normalisation, the EU spokesman has stressed.

    The European Union has expressed readiness to engage in the new leadership, with the goal of ensuring the continuation and maintaining the dynamics of the process.

    In Serbia, extraordinary parliamentary elections were held on October 25th. Persuasive winners turned up the Student List, while former President Aleksandar Vuciq’s party suffered defeat.

    Source Layer: RTKLive

  • “Largohu nga këtu dhe nga Evropa, nuk të besohet më”, Scholes i ashpër me Bruno Fernandesin

    “Largohu nga këtu dhe nga Evropa, nuk të besohet më”, Scholes i ashpër me Bruno Fernandesin

    Paul Scholes beson se Bruno Fernandesit nuk mund t’i besohet më si kapiten i Manchester United dhe sugjeron që ai të vazhdojë karrierën e tij në Arabinë Saudite. Kështu reagoi legjenda e United ndaj kritikave të Fernandes ndaj trajnerit Michael Carrick dhe e përshkroi shpërthimin e tij si të pafalshëm.

    Fernandes kritikoi vendimin për të mos luajtur një mbrojtje një-për-një kundër Comos, duke thënë se kjo i dha kundërshtarit më shumë besim. Mesfushori më pas u hoq nga skuadra për ndeshjen kundër Bournemouth.

    Kështu, Scholes i ka thënë Fernandesit të heqë dorë nga futbolli evropian pasi kapiteni i Manchester United kritikoi publikisht taktikat e Carrick pas humbjes së javës së kaluar në Itali.

    “Ajo që tha Bruno Fernandes javën e kaluar e gjej të pafalshme”, tha Scholes, një legjendë e Unitedit me më shumë se 700 paraqitje për klubin dhe 11 tituj të Ligës Premier.

    “Si mund t’i besojë dikush më atij shiritin e kapitenit, në çdo klub? Mendoj se është më mirë që ai të largohet nga Evropa, të shkojë në Arabinë Saudite dhe thjesht të largohet që këtej. Nuk mendoj se ndonjë menaxher apo anëtar i stafit mund t’i besojë atij pas kësaj”, përfundoi anglezi.

    Kjo nuk është hera e parë që Scholes ka kritikuar sjelljen e Fernandes, pasi i kishte thënë tashmë të “heshtte” më herët këtë sezon pasi kapiteni i United kritikoi performancën e ekipit të tij pas humbjes ndaj Hull City.

    Forma në rënie

    Që kur erdhi nga Sporting Lisbona në vitin 2020, Fernandes ka qenë një nga lojtarët kryesorë të United, por këtë sezon ai po luan në një formë dukshëm më të dobët.

    Sezonin e kaluar ai vendosi një rekord në Ligën Premier me 21 asistime, ndërsa këtë sezon regjistroi vetëm një, kundër Ipsëich. Tre nga katër golat e tij erdhën gjithashtu kundër të njëjtit ekip të ri të Ligës Premier, ndërsa pjesa tjetër erdhi kundër Sabah në Ligën e Kampionëve.

    Klubi konfirmoi se Carrick po merr një shans për të përmirësuar rezultatet, pavarësisht një serie të dobët që e ka parë ekipin të bjerë në vendin e 16-të në tabelë, vetëm një pikë mbi zonën e rënies nga kategoria.

    Unitedi udhëton për në Stamford Bridge të shtunën, ku Carrick do të kërkojë tre pikët e tij të para që nga fitorja kundër Ipsëich në fund të gushtit. /Telegrafi/

  • Get out of here and Europe, you can’t believe it, Scholes hard on Bruno Fernandes.

    Get out of here and Europe, you can’t believe it, Scholes hard on Bruno Fernandes.

    Paul Scholes believes Bruno Fernandes can no longer be believed to be captain of Manchester United and suggests that he continue his career in Saudi Arabia. So United legend reacted to Fernande’s criticism of coach Michael Carrick and described his explosion as unforgivable.

    Fernandes criticised the decision not to play a one-on-one defence against Como, saying it gave the opponent more confidence. The midfielder was then removed from the team for the match against Bournemouth.

    Thus, Scholes has told Fernandes to give up European football after Manchester United captain publicly criticised Carrick’s tactics after last week’s defeat in Italy.

    What Bruno Fernandes said last week found unforgivable, Scholes said, a United legend with more than 700 presentations for the club and 11 titles of the Premier League.

    How can anyone trust that captain’s tape at any club? I think it’s better that he leave Europe, go to Saudi Arabia and just leave here. I don’t think any manager or staff member can trust him after that, English is over.

    This is not the first time that Scholes has criticised Fernande’s behaviour, after he had already told him to be surprised earlier this season after United States captain criticised his team’s performance after losing to Hull City.

    Falling Form

    Since coming from Sporting Lisbon in 2020, Fernandes has been one of United’s top players, but this season he’s playing in a much weaker shape.

    Last season he set a record in Premier League with 21 assistings, while this season recorded only one, against Ipsich. Three out of his four goals also came against the same new Premier League team, while the rest came against Sabah in the Champions League.

    The club confirmed that Carrick is taking a chance to improve the results, despite a weak series that has seen the team fall to 16th place on the board, just one point over the fall zone.

    Unitedi travels to Stamford Bridge on Saturday, where Carrick will seek his first three points since victory over Ipsich in late August. /Telegraphy/

  • Një program i mbushur me nacionalizëm: Gazeta e njohur gjermane kritikon ashpër fituesit e zgjedhjeve në Serbi

    Një program i mbushur me nacionalizëm: Gazeta e njohur gjermane kritikon ashpër fituesit e zgjedhjeve në Serbi

    Ndoshta ardhja në pushtet e Listës së Studentëve në Serbi do të sjellë edhe pragmatizëm, shkruan “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

    Por, nëse ajo që shkruhet në program shndërrohet vërtet në politikë të jashtme, Kroacia, Mali i Zi, Kosova dhe shumica e popullsisë në Bosnjë do të duhet të bashkohen në një formë a në një tjetër kundër një Serbie të tillë. Këto vende do të duhet të përballen së bashku me një vend, Serbinë, që e sheh veten, të kaluarën e tij dhe fqinjët me një verbëri të tillë historike. Rezultati nuk do të ishte çlirimi i Serbisë, por izolimi i saj.

    Korrespondenti i gazetës gjeermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Michael Martens, ka botuar në numrin e së mërkurën një analizë mbi Listën Studentore, e cila fitoi zgjedhjet e së dielës në Serbi. Ai thekson se në zgjedhjet parlamentare në Serbi, të cilat e larguan nga pushteti presidentin serb të shumë viteve, Aleksandar Vuçiq, dhe ndoshta shënuan edhe fillimin e fundit të karrierës së tij politike, politika e jashtme nuk luajti asnjë rol në fushatë, të paktën jo për fituesen e zgjedhjeve, të ashtuquajturën “Listë Studentore”, dhe elektoratin e saj. Por me pyetjet e politikës së jashtme do të përballet shumë shpejt qeveria e re serbe. “Dhe ajo që dihet për programin e politikës së jashtme të lëvizjes studentore nuk premton asgjë të mirë për rajonin. Në çështjet thelbësore, ky program vazhdon pa ndërprerje nacionalizmin serb të Vuçiqit dhe të Partisë Përparimtare të tij, e cila i humbi zgjedhjet. Është një dokument që synon kthimin pas. Përpjekja për ta zbatuar do të nxiste pashmangshëm konflikte në rajon”, shkruan Martens.

    Në vijim të analizës së tij ai nënvizon se që studentët nuk e njohin pavarësinë e Kosovës nuk është befasi. Ky qëndrim është i sanksionuar madje edhe në preambulën e Kushtetutës së Serbisë. Por studentët shkojnë edhe më larg: ata duket se nuk duan ta marrin parasysh as vetë shtetësinë e Kosovës si një fakt të kryer. Programi i tyre tingëllon sikur një qeveri në Beograd të mund të bëjë çfarë të dojë në të gjithë territorin e Kosovës.

    Në programin e publikuar në faqen e internetit të lëvizjes studentore thuhet se do të luftojnë për mbajtjen e Kosovës brenda Serbisë. Mbetet e paqartë se si do të zhvillohet kjo luftë. Për Kosovën flitet vetëm si për “të ashtuquajturën republikë”: “Ne do të kundërshtojmë me vendosmëri pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të të ashtuquajturës Republikë e Kosovës dhe nuk do të lejojmë anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare.”

    Me sa duket, synohet madje të zhbëhen edhe arritjet e deritanishme. Duke iu referuar marrëveshjes serbo-kosovare për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të arritur më 2023, gjatë qeverisjes së Vuçiqit, me ndërmjetësimin e BE-së, programi thotë: “Ne do t’i ndjekim penalisht të gjithë përfaqësuesit përgjegjës të regjimit për çdo vepër të mundshme penale që lidhet me nënshkrimin dhe zbatimin e marrëveshjeve antikushtetuese në dëm të Serbisë.”

    Me sa duket, synimi është zhbërja e shtetësisë së Kosovës. Nga këndvështrimi i lëvizjes studentore serbe, në Kosovë nuk ekziston një qeveri e zgjedhur në mënyrë demokratike. Në vend të saj, në Prishtinë flitet për “institucione të përkohshme të vetëqeverisjes”. Edhe Universiteti serb në Mitrovicën e Kosovës, në veriun me shumicë të përqendruar serbe, sipas formulimit të studentëve, e ka selinë atje vetëm “përkohësisht”.

    Pse përkohësisht?, pyet gazeta gjermane. Sepse duan ta zhvendosin sërish në kryeqytetin Prishtinë? Pa u marrë vesh me qeverinë e Kosovës? Si do të mund të bëhej kjo? Pretendimi i lëvizjes studentore për të ushtruar pushtet vendimmarrës në Kosovë mund të realizohej vetëm përmes një lufte.

    Për çështjen e Kosovës, lëvizja studentore mbështetet te “partneriteti tradicional” me Rusinë, me qëllim “zgjidhjen e çështjeve të hapura me interes të përbashkët”. Në përputhje me këtë qëndrim, ajo kundërshton vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë: “Republika e Serbisë do t’i përmbahet qëndrimit të saj parimor për të mos vendosur masa kufizuese kundër Federatës Ruse.”

    Në të njëjtën kohë, synohet një “partneritet i gjithanshëm strategjik” me Kinën, i cili duhet të zgjerohet më tej, veçanërisht në fushën e infrastrukturës dhe të investimeve në teknologjitë e përparuara.

    Lëvizja studentore ka një qëndrim të qartë edhe për Izraelin. Pjesa përkatëse e programit nis me fjalinë: “Populli ynë e di shumë mirë se çfarë do të thotë të jesh viktimë e gjenocidit dhe e spastrimit etnik.”

    Përfundimi që nxjerrin studentët është ky: “Për rrjedhojë, ne nuk do të bëhemi bashkëfajtorë në përpjekjen sistematike për shfarosjen e popullit palestinez, të cilën Izraeli po e ndërmerr në Rripin e Gazës. Ne do ta shtojmë dërgimin e ndihmave humanitare në Palestinë, për të shpëtuar jetë njerëzish dhe për të zvogëluar numrin e viktimave.”

    Në indinjatën e tyre ndaj politikës së Izraelit kundrejt palestinezëve, studentët serbë nuk janë të vetmit në Evropë. Por shtrohet pyetja se sa e besueshme është një indinjatë e tillë kur vjen nga një lëvizje, këndvështrimi i së cilës për historinë dhe krimet e vendit të vet përbëhet kryesisht nga një qasje e verbër, nënvizon Martens.

    “Lëvizja që pretendon se populli serb e di se çfarë do të thotë të jesh viktimë e gjenocidit dhe e spastrimit etnik nuk ka thënë asnjë fjalë për varrosjen e kriminelit serb të luftës Ratko Mladiq në Beograd, me nderime ushtarake. Ajo organizoi një tubim nacionalist në përvjetorin e betejës mesjetare të Kosovës, por heshti në përvjetorin e gjenocidit të Srebrenicës, të kryer nga serbët më 1995. E gjithë kjo dëshmon për botëkuptimin historik të një brezi që ka përvetësuar më shumë nga atmosfera nacionaliste e viteve të sundimit të Vuçiqit sesa është i vetëdijshëm”, shkruan “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

    Një program zgjedhor nuk është ende politikë. Ndoshta ardhja në pushtet do të sjellë edhe pragmatizëm, parashikon kjo gazetë. Por, nëse ajo që shkruhet në program shndërrohet vërtet në politikë të jashtme, Kroacia, Mali i Zi, Kosova dhe shumica e popullsisë në Bosnjë do të duhet të bashkohen në një formë a në një tjetër kundër një Serbie të tillë.

    Këto vende do të duhet të përballen së bashku me një vend që e sheh veten, të kaluarën e tij dhe fqinjët me një verbëri të tillë historike. Rezultati nuk do të ishte çlirimi i Serbisë, por izolimi i saj./Telegrafi/

  • BE-ja kërkon llogaridhënie institucionale pas vrasjes së Arlinda Zekajt

    BE-ja kërkon llogaridhënie institucionale pas vrasjes së Arlinda Zekajt

    Në deklaratën e Grupit theksohet se viktima kishte kërkuar mbrojtje urgjente nga institucionet, pak para se të vritej.

    Grupi kërkon hetim të plotë për rastin, përfshirë shqyrtimin e reagimit institucional ndaj kërkesave të mëparshme të viktimës dhe përcaktimin e përgjegjësive për çdo mangësi të konstatuar.

    Po ashtu, bën thirrje për koordinim më të mirë ndërmjet Policisë, prokurorive, gjykatave dhe shërbimeve sociale, si dhe për shqyrtimin urgjent të rasteve të dhunës në familje me rrezik të lartë.

    Një nga kërkesat është edhe krijimi i mekanizmit për monitorimin e femicidit, i cili do të analizonte vrasjet e grave, rrethanat që u kanë paraprirë dhe mundësitë e humbura për ndërhyrje.

    “Femicidi nuk është një incident i izoluar; ai është manifestimi më ekstrem i dhunës me bazë gjinore dhe kërkon një përgjigje sistemike”, thuhet në deklaratë.

     

    Burimi: RTKLive

  • EU seeks institutional accountability after Arlinda Zekiaj assassination

    The Group’s statement notes that the victim had sought urgent protection from institutions shortly before being killed.

    The group requires full investigation into the case, including reviewing the institutional response to the victim’s earlier demands and determining responsibilities for any found shortcomings.

    It also calls for better co-ordination between police, prosecutors, courts and social services, as well as for urgent consideration of cases of domestic violence.

    One of the requirements is the establishment of the child – monitoring mechanism that would analyze the murders of women, the circumstances that have preceded them, and the lost opportunities for intervention.

    Femedicide is not an isolated incident; it is the most extreme manifestation of gender-based violence and requires a systemic response, the statement said.

     

    Source Layer: RTKLive

  • Aksident në Fushë-Prezë, humb jetën këmbësori 58-vjeçar

    Aksident në Fushë-Prezë, humb jetën këmbësori 58-vjeçar

    Aksident në Fushë-Prezë, humb jetën këmbësori 58-vjeçar

    Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Fushë Prezë, ku një 58-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.

    Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:45. Një 35-vjeçar, me inicialet Elvis Xhaferraj, dyshohet se ka përplasur me automjetin që drejtonte këmbësorin Skënder Alushi , 58 vjeç, raporton TCh.

    Si pasojë e përplasjes, këmbësori ka humbur jetën.

    Ndërkohë, me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale, ndërsa pritet të zbardhen rrethanat e plota të aksidentit.

  • Humb jetën personi që u lëndua dy ditë më parë në Deçan

    Humb jetën personi që u lëndua dy ditë më parë në Deçan

    Humb jetën personi që u lëndua dy ditë më parë në Deçan

    Një person nga fshati Baballoq i Deçanit ka vdekur në QKUK, si pasojë e lëndimeve të rënda trupore.

    Sipas raportit të Policisë, rasti është raportuar më 26 tetor 2026, rreth orës 14:40, transmeton Klankosova.tv.

    Viktima, e cila ishte duke marrë trajtim mjekësor në QKUK, ka ndërruar jetë më 27 tetor, rreth orës 07:43.

    Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.