Category: Lajme

  • Rritje e numrit të rasteve me goditje në tru, pacienti më i ri është 16-vjeç

    Rritje e numrit të rasteve me goditje në tru, pacienti më i ri është 16-vjeç

    Një vajzë gjashtëmbëdhjetë vjeçare me goditje në tru është pacientja më e re që trajtohet në Klinikën e Neurologjisë një muaj e gjysmë më parë.

    Mjekët po regjistrojnë numër në rritje të goditjeve në tru, por është alarmante që ato po regjistrohen edhe tek të rinjtë.

    “Ne i ndajmë faktorët e rrezikut në dy grupe të mëdha, dhe ata janë ata që nuk janë të ndryshueshëm, dhe ky është faktori gjenetik dhe këtu ne jemi të pafuqishëm, por ata faktorë që mund të ndikojmë, dhe ata janë faktorët e rrezikut për goditje në tru si tensioni i gjakut, diabeti, nivelet e larta të yndyrës në gjak, stili i jetesës jo të shëndetshme, stresi në kohët e fundit, përdorimi i alkoolit dhe substancave të tjera psikotrope – të gjitha këto çojnë në një rritje të numrit të pacientëve me goditje në tru”, thotë Jovan Bozhinovski, drejtor i Klinikës së Neurologjisë.

    Ekipet mjekësore në Klinikën e Neurologjisë këto ditë po organizojnë matje falas parandaluese të tensionit të gjakut, sheqerit në gjak dhe kolesterolit, si dhe një vlerësim të rrezikut të goditjes në tru.

    30-40% e pacientëve me goditje në tru kanë pasoja të përhershme, siç janë paraliza, dëmtimi i të folurit dhe paaftësia.

    “Sëmundja trajtohet me sukses vetëm nëse veprojmë shpejt, dhe për këtë arsye motoja jonë është se çdo minutë ka rëndësi, sepse sa më shpejt të vijë një pacient në klinikën tonë, aq më shpejt ai ose ajo mund të shpëtohet dhe më pas të çlirohet nga paaftësia, sepse e dimë që sëmundja është ndër sëmundjet e para për sa i përket paaftësisë dhe vdekshmërisë”, tha drejtori i klinikës së neurologjisë.

    Me rastin e Ditës Botërore të Goditjes në Tru, Klinika e Neurologjisë në Shkup do të organizojë një ditë të hapur për qytetarët nesër nga ora 11:00 deri në 13:00, gjatë së cilës do të kryhen ekzaminime falas Doppler të arterieve karotide. Ekzaminimet janë në dispozicion të të gjithë qytetarëve të interesuar gjatë periudhës së caktuar, pa kufizim në numrin e ekzaminimeve.

  • Pozicionet e Ukrainës në vijën e frontit janë më të forta se sa kanë qenë prej kohësh — thotë Zelensky

    Pozicionet e Ukrainës në vijën e frontit janë më të forta se sa kanë qenë prej kohësh — thotë Zelensky

    Presidenti Volodymyr Zelensky ka deklaruar se pozicionet e Ukrainës në vijën e frontit këtë vit mbeten më të forta se sa kanë qenë prej një kohe të gjatë.

    Zelensky tha të martën se Ukraina do të ishte në një pozicion shumë më të favorshëm nëse mbështetja ushtarake nga partnerët e saj do të vazhdonte të ishte po aq e fuqishme sa më parë.

    “Fatkeqësisht, ka kufizime të konsiderueshme në furnizime, ndërsa paketat e mbrojtjes ajrore po vonohen”, tha ai në fjalimin e tij të mbrëmjes, duke theksuar se Kievi nuk ka raketa të mjaftueshme për sistemet e mbrojtjes ajrore “Patriot”, gjë që e bën të vështirë mbrojtjen kundër sulmeve ruse.

    Duke iu referuar një raporti nga komandantë të lartë, Zelensky përmendi për herë të parë operacionin “Veles”, i cili shfrytëzoi tubacionet në verilindje të Ukrainës.

    Ai foli gjithashtu për një operacion sulmi ajror në Ukrainën lindore dhe operacionin “Vivaldi” më në veri, të cilët kishin për qëllim të ndalonin përparimin rus në zona kyçe.

    Ai tha se operacioni “Veles” u zhvillua pranë Kupianskut, një qytet në rajonin verilindor të Kharkiv-it, i cili u rimor nga forcat ukrainase në fund të vitit 2022, por që prej asaj kohe ka qenë nën presion të vazhdueshëm rus.

    “Është një operacion i fuqishëm, i planifikuar mirë dhe i mbështetur në teknologji. Rusët u përpoqën të përdornin tubacionet nëntokësore të gazit për të depërtuar përtej pozicioneve tona”, citohet të ketë thënë Zelensky.

    “Luftëtarët tanë e kthyen këtë taktikë kundër rusëve dhe e përdorën infrastrukturën nëntokësore kundër pushtuesve me sukses të jashtëzakonshëm”, u shpreh ai.

    Sa i përket ofensivës “Vivaldi”, një komandant i lartë raportoi muajin e kaluar se Trupi i Tretë i Ushtrisë së Ukrainës kishte pastruar një zonë prej 75 kilometrash katrorë nga grupet ruse të infiltrimit dhe kishte rimarrë nën kontroll 10 kilometra katrorë të tjerë.

    Detyrë e vështirë

    Ai bëri të ditur se, gjatë muajit tetor, Rusia ka lëshuar më shumë se 100 raketa balistike drejt Kievit dhe rajonit përreth.

    “Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur sektorin tonë energjetik, infrastrukturën dhe logjistikën tonë. Është një detyrë jashtëzakonisht e vështirë”, tha ai, duke akuzuar Moskën për intensifikimin e sulmeve gjatë javëve të fundit.

    “Është e rëndësishme që bota ta shohë këtë, që ta shohin partnerët tanë në Shtetet e Bashkuara – nga të cilët varet pothuajse gjithçka që lidhet me sistemet ‘Patriot’ – në mënyrë që të marrim përgjigje dhe autorizimet e nevojshme nga Pentagoni për furnizimet me ‘Patriot’”, tha ai.

    Duke iu referuar bisedimeve që pritet të zhvillohen në nëntor, në të cilat do të përfshihen Rusia, Ukraina dhe SHBA-ja, Zelensky theksoi se është e rëndësishme që Evropa të marrë pjesë në përpjekjet diplomatike.

    “Ukraina ka këmbëngulur gjithmonë që Evropa duhet të jetë e pranishme dhe të ketë fjalën e saj në vendimmarrje. Dhe kjo, theksoj, vlen për të gjithë në Evropë. Askush nuk duhet të lihet jashtë këtij procesi”, shtoi ai. /Telegrafi/

  • Barcelona nuk dorëzohet, apelon gjobën prej 602 eurosh për çështjen e Julian Alvarez

    Barcelona nuk dorëzohet, apelon gjobën prej 602 eurosh për çështjen e Julian Alvarez

    Barcelona ka vendosur të apelojë gjobën e shqiptuar nga Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit (RFEF), pas ankesës së Atletico Madridit lidhur me Julian Alvarezin.

    Pavarësisht se bëhet fjalë për një gjobë simbolike, klubi katalunas këmbëngul se sjellja e tij gjatë afatit kalimtar të verës ishte plotësisht në përputhje me rregullat.

    Barcelona është e gatshme ta çojë betejën ligjore më tej, duke refuzuar ta pranojë gjobën prej 602 eurosh. Klubi ka konfirmuar se do ta kundërshtojë vendimin, i cili erdhi pas një ankese zyrtare të Atletico Madridit.

    Klubi madrilen pretendoi se drejtuesit e Barcelonës kishin zhvilluar negociata të palejuara me Alvarezin, ndonëse sulmuesi ishte ende nën kontratë me Atletico Madridin. Kjo situatë shkaktoi tensione të konsiderueshme mes dy klubeve të mëdha të La Ligës.

    Komiteti i Jashtëzakonshëm i RFEF-së përfundoi së fundmi se Barcelona kishte kryer një “shkelje të lehtë”, në bazë të nenit 133 të kodit disiplinor të federatës. Ky vendim erdhi pasi FIFA fillimisht deklaroi se nuk kishte kompetencë për të trajtuar specifikat e këtij mosmarrëveshjeje në nivel vendor.

    Sipas raportimeve të SPORT, pavarësisht vlerës së vogël të gjobës, drejtuesit e Barcelonës janë të vendosur ta pastrojnë emrin e klubit. Ata këmbëngulin se vepruan në përputhje me rregullat gjatë përpjekjeve për të transferuar Alvarezin.

    Departamenti ligjor i Barcelonës beson se pranimi i gjobës do të nënkuptonte pranimin e fajësisë.

    Klubi katalunas vazhdon të argumentojë se ndoqi procedurat e zakonshme, duke i paraqitur Atletico Madridit një ofertë zyrtare.

    Sipas Barcelonës, mungesa e një përgjigjeje nga klubi madrilen nuk duhej ta pengonte atë të shqyrtonte mundësinë e transferimit, veçanërisht pasi lojtari kishte shprehur dëshirën për t’u transferuar në kryeqytetin katalunas./Telegrafi/

  • Qeveria miraton tri marrëveshje me Suedinë, ndër to edhe atë për ekstradim

    Qeveria miraton tri marrëveshje me Suedinë, ndër to edhe atë për ekstradim

    Marrëveshjet kanë të bëjnë me ekstradimin, ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale dhe transferimin e personave të dënuar.

    Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, tha se marrëveshja për ekstradim përcakton procedurat dhe kushtet për ekstradimin e personave të kërkuar, si për ndjekje penale, ashtu edhe për ekzekutimin e dënimeve të shqiptuara nga autoritetet gjyqësore.

    Ajo theksoi se marrëveshja për ndihmë të ndërsjellë juridike krijon bazë ligjore për shkëmbimin e provave dhe zhvillimin e procedurave penale përtej kufijve shtetërorë.

    “Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje e forcon kapacitetin e Republikës sonë për të bashkëpunuar me autoritetet e Suedisë në hetimin dhe trajtimin e veprave penale, duke lehtësuar sigurimin e provave dhe zhvillimin e procedurave penale përtej kufijve shtetërorë”, deklaroi Gërvalla.

    Ndërkaq, marrëveshja për transferimin e personave të dënuar parasheh mundësinë që ata ta vazhdojnë vuajtjen e dënimit në shtetin ku kanë banimin e përhershëm.

    Sipas ministres, kjo synon të lehtësojë rehabilitimin dhe riintegrimin e tyre në shoqëri, duke përcaktuar kushtet dhe procedurat e transferimit ndërmjet dy vendeve.

    Burimi: RTKLive

  • The government approves three agreements with Sweden, including those for extradition

    The agreements concern extradition, mutual judicial assistance in criminal cases and the transfer of convicted persons.

    Justice Minister Donika Grovalla said the extradition agreement defines procedures and conditions for the extradition of wanted persons, both for prosecution and execution of sentences pronounced by judicial authorities.

    She stressed that the agreement for mutual judicial assistance creates legal grounds for exchanging evidence and developing criminal procedures beyond state borders.

    The realisation of this agreement strengthens our Republic’s capacity to co-operate with Sweden’s authorities in investigating and dealing with criminal acts, facilitating evidence and development of criminal procedures beyond state borders, Gervala said.

    Meanwhile, the agreement on transferring convicted persons envisions the possibility that they will continue to suffer punishment in the state where they have permanent residence.

    According to the minister, it aims to facilitate their rehabilitation and reintegration in the society, setting the conditions and transfer procedures between the two countries.

    Source Layer: RTKLive

  • ​Rama u bën sërish thirrje studentëve për dialog

    ​Rama u bën sërish thirrje studentëve për dialog

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përsëritur thirrjen për dialog ndaj studentëve që po vazhdojnë protestën, duke publikuar një video në rrjetin social Facebook.

    Në videon e publikuar nga kreu i qeverisë shfaqet tryeza prej guri, mbi të cilën janë vendosur letra me mbishkrimin “Dialog”, si një tjetër apel drejtuar studentëve për t’u ulur në tryezën e bisedimeve.

    Studentët kanë më shumë se dy javë që po protestojnë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama.

    Ndërkohë, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të kreut të qeverisë për dialog, studentët deri më tani kanë refuzuar të ulen në tryezën e bisedimeve me përfaqësuesit e qeverisë.

    Ata po vazhdojnë protestat, duke mbajtur qëndrimin e tyre për kërkesat e parashtruara. /Telegrafi/

  • Rama again calls on students for dialogue

    Albania’s prime minister, Edi Rama, has reiterated the call for dialogue against students who are continuing the protest, publishing a video on the social Facebook network.

    In the video published by the head of the government, the stone table on which letters have been placed with the inscription “Dialog” as another appeal to students to sit at the negotiating table.

    Students have been protesting for more than two weeks, demanding Prime Minister Rama’s resignation.

    Meanwhile, despite repeated calls by the government head for dialogue, students have so far refused to sit at the negotiating table with government representatives.

    They are continuing the protests, taking their stand for the requirements put forward. /Telegraphy/

  • Negociatat për mbylljen e luftës në Ukrainë, Trump: Do mbahet një takim mes Putin dhe Zelenskyt shumë shpejt

    Negociatat për mbylljen e luftës në Ukrainë, Trump: Do mbahet një takim mes Putin dhe Zelenskyt shumë shpejt

    Negociatat për mbylljen e luftës në Ukrainë, Trump: Do mbahet një takim mes Putin dhe Zelenskyt shumë shpejt

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se një takim midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky do të mbahet “shumë shpejt”.

    “Një takim do të mbahet shumë shpejt dhe besoj se do të jemi në gjendje të bëjmë përparim të madh”, u tha Trump gazetarëve, duke iu referuar përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, e cila ka vazhduar për gati pesë vjet.

    Të dielën, Zelensky tha se një takim midis rusëve dhe ukrainasve do të mbahet në nëntor nën ndërmjetësimin e SHBA-së për të rinisur bisedimet e paqes që kanë ngecur që nga fillimi i vitit.

    “Jemi gati të flasim. Nëse është një çështje territoriale, duhet të diskutohet në nivelin e udhëheqësve. Çështjet e tjera kanë të bëjnë me grupet teknike. Pra, e gjithë kjo mund të diskutohet në nëntor”, tha presidenti ukrainas në një intervistë me televizionin shtetëror.

    Rusia kishte njoftuar dy ditë më parë se një takim i tillë ishte planifikuar për në nëntor në Abu Dhabi, në Emiratet e Bashkuara Arabe, si pjesë e përpjekjeve të fundit të SHBA-së për të ringjallur bisedimet e paqes, të cilat kanë qenë të pezulluara që nga fillimi i luftës SHBA-Izrael kundër Iranit në fund të shkurtit.

    Bisedime të drejtpërdrejta midis rusëve dhe ukrainasve kanë ndodhur tashmë në vitin 2025 pa arritur një zgjidhje të konfliktit, me të dyja palët që këmbëngulin në kushtet e tyre.

    Kremlini deri më tani ka përjashtuar çdo mundësi për një takim midis Putinit dhe Zelenskyt diku tjetër përveç Moskës, shkruan tch.

    Rusia refuzon çdo ndërprerje të operacioneve para një marrëveshjeje thelbësore, duke besuar se një armëpushim do t’i lejonte Kievit të riarmatoset.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Negotiations on closing the war in Ukraine, Trump: A meeting will be held between Putin and Zelensky soon

    US President Donald Trump said a meeting between Russian President Vladimir Putin and Ukrainian President Volodymyr Zelensky will be held very soon.

    A meeting will be held very soon and I believe we will be able to make great progress, Trump told reporters, referring to diplomatic efforts to end the war between Russia and Ukraine, which has continued for nearly five years.

    On Sunday, Zelensky said a meeting between the Russians and Ukrainians would be held in November under US mediation to resume peace talks that have stalled since the beginning of the year.

    We’re ready to talk. If it is a territorial issue, it should be discussed at the leadership level. Other issues concern technical groups. So all of this can be discussed in November, the Ukrainian president said in an interview with state television.

    Russia had announced two days earlier that such a meeting was scheduled for November in Abu Dhabi, in the United Arab Emirates, as part of the recent US efforts to revive peace talks, which have been suspended since the beginning of the US-Israel War against Iran in late February.

    Direct talks between the Russians and Ukrainians have already taken place in 2025 without reaching a solution to the conflict, with both sides insisting on their terms.

    The Kremlin has so far ruled out any possibility of a meeting between Putin and Zelensky elsewhere other than Moscow, writes Tch.

    Russia refuses any interruption of operations before an essential agreement, believing a ceasefire would allow Kiev to re-arm itself.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Pse Mbappe humbi garën për Topin e Artë?

    Pse Mbappe humbi garën për Topin e Artë?

    Vetëm golat nuk ishin të mjaftueshëm. Pavarësisht gjithë golave të tij të shumtë, Kylian Mbappe u detyrua të kënaqej me vendin e dytë në garën për Topin e Artë 2026, pas anglezit Harry Kane, ëndrra e tij u shua pavarësisht një sezoni të jashtëzakonshëm individual për yllin e Real Madridit.

    Gazeta spanjolle Marca hetoi pse çmimi vazhdon t’i shpëtojë Mbappes, duke argumentuar se faktori vendimtar nuk ka të bëjë vetëm me numrat individualë. Gjithçka varet nga titujt që një lojtar fiton me ekipin e tij dhe sa mirë përshtatet në sistemin kolektiv.

    Titujt kolektivë janë sekreti

    Marca beson se tre fituesit e fundit të Topit të Artë, Rodri, Ousmane Dembele dhe Harry Kane, të gjithë ndajnë një tipar themelor: trofetë me klubet e tyre, të lidhura me mentalitetin e një lojtari që e vendos ekipin në vend të parë.

    Mbappe prodhoi numra mbresëlënës golash. Megjithatë, Real Madridi thjesht nuk e dha suksesin kolektiv që sulmuesit francez i nevojitej për të forcuar pozicionin e tij.

    Çmimi mund të jetë individual, por siç thekson gazeta, ai pasqyron gjithnjë e më shumë frymën kolektive të lojës. Kjo ishte e vërtetë edhe për Luka Modric dhe Karim Benzema në edicionet e mëparshme, të dy të kurorëzuar kur gara ishte e hapur.

    Vetëm golat nuk e shpëtuan Mbappen

    Mbappe hyri në garë pasi kryesoi listën e golashënuesve në ligën spanjolle dhe fitoi titullin e golashënuesit më të mirë në Ligën e Kampionëve, së bashku me shkëlqimin e tij në shënimin e golave në Kupën e Botës.

    Asnjë nga këto nuk ishte e mjaftueshme, sipas gazetës Marca, për të mposhtur rivalët që kombinonin shkëlqimin individual me suksesin kolektiv.

    Marca përmendi edicionin e vitit 2025, kur Mbappe përfundoi i shtati pavarësisht se fitoi Këpucën e Artë, duke mbetur pas lojtarëve të Paris Saint-Germain, Barcelonës dhe Liverpoolit. Gazeta mendonte se këto klube kishin zhvilluar sezone më të mira se Real Madridi dhe kishin fituar tituj të rëndësishëm.

    Kane, fituesi i vitit 2026, nuk u mbështet vetëm te golat. Ai mund të ndërtojë lojë dhe të krijojë lidhje me shokët e ekipit, vuri në dukje gazeta, duke rritur vlerën e tij brenda sistemit kolektiv.

    Një ëndërr që nuk ka mbaruar te Real Madridi

    Mbappe nuk e fshehu zhgënjimin e tij pas humbjes në Londër. Megjithatë, ka ende kohë për të vazhduar ta ndjekë atë me fanellën e Real Madridit.

    Gazeta kujtoi se ylli francez kishte përfunduar i katërti në vitin 2018, i sapofituar nga Kupa e Botës me Francën, pas Luka Modric, Cristiano Ronaldo dhe Antoine Griezmann.

    Një tjetër dështim i afërt ndodhi në vitin 2020, kur ai shënoi 30 gola dhe dha 18 asistime për Paris Saint-Germain, vetëm që çmimi të anulohej për shkak të pandemisë së coronavirusit.

    Marca e mbylli me një vendim: gara për Topin e Artë është një maratonë dhe Mbappe ka ende kohë për të arritur qëllimin e tij. Ai thjesht duhet të lidhë numrat e tij individualë me arritjet kolektive te Real Madridi, duke e shndërruar ambicien në një kurorëzim të vërtetë. /Telegrafi/