Category: Lajme

  • Vritet sulmuesi që vuri në shënjestër një xhandar jashtë ambasadës së Izraelit në Beograd, Daçiq e cilëson sulmin si akt terrorizmi

    Vritet sulmuesi që vuri në shënjestër një xhandar jashtë ambasadës së Izraelit në Beograd, Daçiq e cilëson sulmin si akt terrorizmi

    Një i mitur u vra pasi sulmoi një pjesëtar të xhandarmërisë serbe, i cili po ruante ambasadën izraelite në Beograd, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

    Sipas ministrit serb të Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, sulmuesi – duke thirrur “Allahu Ekber” – iu vërsul xhandarit me dy thika; xhandari më pas përdori armën e zjarrit, duke e vrarë sulmuesin.

    Incidenti ndodhi rreth 15 minuta pas mesnatës, të mërkurën, më 28 tetor, transmeton Telegrafi.

    Daçiq e cilësoi ngjarjen si një sulm terrorist, duke vënë në dukje se shërbimet e sigurisë e kishin monitoruar më parë të dyshuarin, i cili, sipas informacioneve aktuale, njihej si mbështetës i grupit ekstremist të njohur si Shteti Islamik.

    Pas incidentit, Ministria e Punëve të Brendshme e ngriti nivelin e kërcënimit terrorist në shkallën më të lartë – nivelin “e kuq” – gjë që nënkupton një prani të shtuar policore dhe kontrolle më të rrepta sigurie në pika kyçe anembanë Serbisë.

    Për momentin, autoritetet nuk e kanë bërë të ditur identitetin e sulmuesit dhe as detaje të mëtejshme lidhur me hetimin.

    “Dua të theksoj se një pjesëtar i xhandarmërisë, i cili po ruante ambasadën izraelite dhe e neutralizoi sulmuesin, pësoi lëndime të lehta gjatë sulmit terrorist që ndodhi mbrëmë. Edhe pse identiteti i tij nuk është përcaktuar ende, shërbimi ynë e kishte monitoruar atë dhe dihet se ai ishte mbështetës i Shtetit Islamik. Në profilin e tij në Instagram, ai kishte vendosur një flamur të zi dhe emblemën e Shtetit Islamik,” tha Ivica Daçiq. /Telegrafi/

  • Prokurorët publikë sot zgjedhin shefin e ri të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit

    Prokurorët publikë sot zgjedhin shefin e ri të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit

    Prokurorët publikë po zgjedhin sot drejtues të ri të Zyrës së Prokurorit Publik Themelor për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP NKOK).

    Përmes zgjedhjeve të drejtpërdrejta me votim të fshehtë, gjithsej 187 prokurorë publikë me të drejtë vote do të zgjedhin midis pesë kandidatëve të regjistruar – Faton Azizi, Trajçe Pelivanov, Lidija Raiçeviç, Iskra Haxhi Vasileva dhe Jovan Cvetanovski.

    Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 08:00 deri në orën 16:00, dhe rezultatet pas votimit do të përmblidhen në një seancë publike, të cilën AIM do ta transmetojë drejtpërdrejt.

    Komisioni për kryerjen e zgjedhjeve, i formuar nga Këshilli i Prokurorëve Publikë, përbëhet nga Ermon Neziri, Svetlana Stojkoviç dhe Keti Petkova.

    Pesë kandidatët prezantuan programet e tyre në një seancë të Këshillit të Zyrës së Prokurorit Publik më 13 tetor të këtij viti.

    Fokusi i të gjithëve është në forcimin e kapaciteteve hetimore, luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave, hetimet financiare, efikasitetin në veprim dhe pavarësinë më të madhe të Zyrës së Prokurorit.

    Shpallja për zgjedhjen e prokurorit publik themelor të Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë u publikua në “Gazetën Zyrtare” më 21 gusht të këtij viti.

    Procedura po zbatohet për shkak të skadimit të mandatit të kreut aktual Islam Abazi, i cili u zgjodh në këtë pozicion në tetor 2022.

  • Kurti për rastin e Arlindës: Pres që nesër para orës 18:00 të më dorëzohen raportet, do t’i ndajë me publikun

    Kurti për rastin e Arlindës: Pres që nesër para orës 18:00 të më dorëzohen raportet, do t’i ndajë me publikun

    Kurti për rastin e Arlindës: Pres që nesër para orës 18:00 të më dorëzohen raportet, do t’i ndajë me publikun

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kuri ka thënë se pret që nesër para orës 18:00 të ketë raportet nga Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Punëve të Brendshme për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, për të sqaruar dështimet e mundshme në secilën hallkë të zinxhirit institucional, por edhe të trajtojë rastet e ngjashme, duke theksuar se gratë që janë viktima të dhunës vazhdojnë të përballen me rrezikun nga personat që i kërcënojnë.

    “Kanë mbetur 34 orë për hartimin dhe dorëzimin e këtij raporti, nesër mbrëma para orë 18:00 pres raportet dhe sigurisht se do ta ndajë me publikun, th Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

    Ai poashtu përsëriti qëndrimin e tij që “drejtësia në Kosova ka nevojë urgjente për tu drejtuar”

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Kurt for Arlinda case: I expect tomorrow before 6:00 my reports will be delivered, I will share them with the public.

    Kosovo Prime Minister Albin Kuri has said he expects the reports from the Ministry of Justice and Home Affairs before 6:00 to discuss the murder case of Arlinda Zekinaj, to clarify the possible failures in each link of the institutional chain, but also to address similar cases, stressing that women who are victims of violence continue to face danger from those who threaten them.

    There’s 34 hours left to draft and hand over this report, tomorrow night before 1600 I expect reports and certainly will share it with the public, says Kurti at the Government meeting.

    He also reiterated his stance that justice in Kosovo needs urgent direction

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Kurti kërkon raport për lëshimet institucionale para vrasjes së Arlinda Zekajt

    Kurti kërkon raport për lëshimet institucionale para vrasjes së Arlinda Zekajt

    Në mbledhjen e tetë të Qeverisë, Kurti tha se paralajmërimet e mëhershme, të cilave institucionet nuk u janë përgjigjur siç duhet, e bëjnë rastin edhe më shqetësues.

    Ai ka kërkuar nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme që të evidentojnë përgjegjësitë në secilën hallkë institucionale. Raporti duhet të dorëzohet nesër, deri në orën 18:00, ndërsa përmbajtja e tij do të bëhet publike.

    Ndërkohë, ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, ka thirrur një takim urgjent me përfaqësues të institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë, në nivel qendror dhe lokal, për të shqyrtuar rrethanat e rastit.

    Kurti ka ngritur shqetësime edhe për funksionimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë, duke theksuar se drejtësia duhet të jetë garanci për mbrojtjen e qytetarëve, veçanërisht të atyre më të cenueshëm. Sipas tij, problemet në sistem kërkojnë ndërhyrje urgjente dhe përgjegjësi institucionale.

    Burimi: RTKLive

  • Kurti seeks report of institutional concessions prior to Arlinda Zekaj assassination

    At the eighth Government meeting, Kurti said that earlier warnings that institutions have not responded properly make the case even more disturbing.

    He has asked the Ministry of Justice and the Ministry of Internal Affairs to examine responsibilities in any institutional link. The report must be submitted tomorrow, by 6:00, while its contents will be made public.

    Meanwhile, Justice Minister Donika Grovalla-Schwarz has called an emergency meeting with representatives of security and justice institutions, at the central and local level, to review the circumstances of the case.

    Kurti has also raised concerns about the functioning of the justice system in Kosovo, stressing that justice should be a guarantee for the protection of citizens, especially the vulnerable ones. According to him, problems in the system require urgent intervention and institutional responsibility.

    Source Layer: RTKLive

  • Revolucioni pa udhëheqës ka përfshirë Serbinë

    Revolucioni pa udhëheqës ka përfshirë Serbinë

    Nga: Aleksandar Matkoviq / The Guardian (titulli: A leaderless revolution has swept Serbia. The world should be watching)
    Përkthimi: Telegrafi.com

    Më shumë se një dekadë më parë, themeluesi i WikiLeaks-it, Julian Assange, i tha një intervistuesi në Beograd se Serbia ishte “një vend ku e ardhmja ndodh e para”. Kjo frazë qarkulloi gjerësisht në rrjetet sociale serbe gjatë javëve para zgjedhjeve të së dielës, por në një mënyrë që 10 vjet më parë do të dukej e pamundur. Kush do ta kishte përfytyruar atëherë se Serbia e sotme mund të ishte në pararojë të ndryshimit demokratik global?

    Pamjet nga Beogradi, të dielën në mbrëmje – njerëz që vallëzonin dhe qanin nëpër rrugë, ndërsa në Novi Sad, qytetin që ia dha shkëndijën lëvizjes studentore, u hoq nga një ndërtesë një flamur me figurën e kriminelit të dënuar të luftës, Vojisllav Sheshel, që kishte qëndruar i varur aty që nga vitet ‘90 të shekullit XX – e përforcuan ndjesinë se e ardhmja vërtet kishte mbërritur.

    Duke e parë vendin tim nga jashtë, e pata të vështirë të mos e ndaja entuziazmin dhe emocionin. U përfshiva në lëvizjen studentore që qëndronte pas kësaj tronditjeje zgjedhore dhe, për rreth gjashtë muaj para se të largohesha jashtë vendit, isha kandidat i saj në zgjedhje. Përfshirja ime nisi teksa ligjëroja në Beograd, në fakultetet e bllokuara të universitetit gjatë viteve 2024 dhe 2025. Gjatë këtyre bllokadave të jashtëzakonshme, ndodhi diçka për të cilën mediat perëndimore nuk folën gjerësisht: u shfaq një shkëmbim kolektiv i dijes dhe një proces i formësimit të opinionit që do të bëheshin kyç për rezultatin e së dielës.

    Për gati dy vjet, studentët debatuan pothuajse çdo aspekt të ekonomisë dhe shoqërisë së Serbisë – nga nxjerrja e litiumit dhe shfrytëzimi i burimeve deri te fuqia ekonomike e oligarkëve vendas, si dhe çështje të tilla si kujdesi shëndetësor dhe arsimi. Ndonjëherë diskutimet zgjatnin gjashtë orë. E gjithë kjo ndodhi përpara se studentët të hartonin ndonjë program të përbashkët ose të formonin një organizatë të aftë t’i tejkalonte partitë tradicionale liberale. Në njëfarë kuptimi, dija erdhi e para dhe organizimi pasoi.

    Prandaj, fitorja në zgjedhjet e së dielës e asaj që u bë Lista Studentore, lindi nga një kulturë e re politike: një lëvizje pa udhëheqës, e bazuar në vetëqeverisje kolektive dhe edukim politik, diçka e paparë në arenën politike serbe që nga shpërbërja e Jugosllavisë.

    Duke pasur parasysh historinë e afërt të Serbisë, si ishte i mundur ky eksperiment i jashtëzakonshëm demokratik? Një përgjigje qëndron në aftësinë e lëvizjes për të bashkuar një gamë të gjerë njerëzish të cilët, pavarësisht bindjeve të ndryshme politike, donin t’i kundërviheshin korrupsionit të perceptuar të Aleksandar Vuçiqit, presidentit autoritar. Me një ekonomi të varur nga investimet e huaja të drejtpërdrejta, pas shkatërrimit të Jugosllavisë, udhëheqja politike krijoi lidhje të ngushta me korporata në pronësi të huaj. Emri i Vuçiqit lidhej shpesh me veprimtarinë e kompanive shumëkombëshe, si Rio Tinto – gjiganti anglo-australian i minierave që kërkonte të nxirrte litiumin e vendit.

    Në këtë kontekst, mora kërcënime me vdekje pas botimit të një punimi shkencor, kritik për çështjen e debatueshme të litiumit; shumë prej kolegëve të mi u përballën me frikësime të ngjashme. Por, keqtrajtimi i qytetarëve serbë që kundërshtonin projektet e investimeve në shkallë të gjerë nisi po ashtu të formësonte vetëdijen publike në Serbi. Partia e Vuçiqit u akuzua se rrinte duarkryq, madje edhe se merrte pjesë, ndërsa partitë opozitare ofronin vetëm reagime të vakëta.

    Nga këndvështrimi i studentëve, udhëheqësit e partive shiheshin si lehtësisht të korruptueshëm kur përballeshin me fuqinë financiare të projekteve ndërkombëtare. Prandaj, për ta ndryshuar sistemin, duhej të filloje duke ndryshuar strukturat politike që e mundësonin atë.

    Në këtë kuptim, këto nuk ishin thjesht zgjedhje të tjera; ishte një përballje monumentale mes së vjetrës që po vdiste dhe së resë që po përpiqej të lindte – për ta perifrazuar Antonio Gramscin. Në Serbi, lëvizja e re ka dalë nga e vjetra: nisi me zënien e fakulteteve, bllokadat dhe kuvendet plenare, përpara se të shndërrohej sot në forcën më të madhe politike në vend.

    Duke fituar zgjedhjet parlamentare, Lista Studentore ka thyer monopolin e partive politike. Ajo është bërë më popullore se qeveria e djathtë, si dhe se pothuajse të gjitha partitë opozitare të të gjithë spektrit shumica e të cilave nuk fituan madje as vota të mjaftueshme për të kaluar pragun zgjedhor. Kështu, të paktën në rastin e Serbisë, konfirmohet se “e vjetra” ka vdekur.

    Dhe, ajo që zgjodhi populli serb nuk ishte një parti tjetër, por një listë me 250 kandidatë, 134 prej të cilëve kanë doktoratura, 44 për qind janë gra dhe 135-140 prej të cilëve tani parashikohet të hyjnë në Parlament. Pas tyre qëndronte një organizatë ndryshe nga çdo gjë që është parë në partitë politike tradicionale të bazuara tek udhëheqësi. Në këtë mënyrë, “një tufë studentësh”, siç i përshkroi The Economist, ka krijuar diçka që duhet studiuar, sepse shkon përtej mënyrave tradicionale të të bërit politikë.

    A do të jetë në gjendje të qeverisë një lëvizje pa udhëheqës? Këtu gjërat ndërlikohen. Në kontekstin e asaj që historiani Adam Tooze e quan “polikriza” e botës, një inteligjencë kolektive e bazuar në vetorganizim mund të jetë përgjigje joshëse. Në fund të fundit, protestat studentore në Francë, Itali dhe Belgjikë, së bashku me protestat në Spanjë dhe Shqipëri, kanë lindur si përgjigje ndaj krizave të ndërthurura të strehimit, arsimit dhe shkatërrimit të mjedisit. Për këto kriza në pjesë të tjera të Evropës, të keqmenaxhuara kaq dukshëm nga qeveritë, mësimet e eksperimentit serb mund të bëhen vendimtare.

    Nga ana tjetër, situata nuk duhet idealizuar. Lista përbëhet nga blloqe ideologjikisht të kundërta, nga përkrahës të së djathtës te të majtët dhe liberalët. Shumica e të zgjedhurve nuk kanë mbajtur kurrë më parë poste politike dhe sistemi parlamentar do t’u kërkojë të propozojnë një kryeministër dhe, në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, një kandidat për president. A do ta sjellë Lista Studentore të njëjtën energji në Kuvendin Kombëtar pa rrezikuar pikërisht metodën që e bëri kaq të fortë? Për më tepër, për Vuçiqin, humbja e zgjedhjeve nuk do të thotë domosdoshmërisht humbje e sistemit. Përkundrazi, pranimi i humbjes prej tij mund të ketë qenë gjithashtu një lëvizje strategjike që i lejon ta mbajë të paprekur aparatin e partisë për një rikthim.

    Çfarëdo që të ndodhë, një pyetje tashmë është shtruar: deri në ç’masë vetorganizimi dhe vendimmarrja e decentralizuar mund të jenë bazë për qeverisje? Për momentin, njerëzit po festojnë në rrugët e Beogradit, Novi Sadit dhe të shumë qyteteve e qytezave të tjera në mbarë Serbinë. Por, lufta e vërtetë sapo ka filluar. Bota duhet të vëzhgojë nga afër: mund të jetë duke parë fillimin e një lloji krejt tjetër politike. /Telegrafi/

  • Kurti: Raportin për lëshimet institucionale në rastin Arlinda Zekaj e pres deri nesër në orën 18:00

    Kurti: Raportin për lëshimet institucionale në rastin Arlinda Zekaj e pres deri nesër në orën 18:00

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar në mbledhjen e Qeverisë për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, duke ngritur shqetësime për, siç tha, një zinxhir sistemor të lëshimeve nga institucionet përgjegjëse për sigurinë dhe drejtësinë.

    Kurti tha se vrasja e Arlinda Zekajt, e cila u vra para shtëpisë së saj, rëndohet edhe më shumë për shkak të paralajmërimeve të mëhershme që, sipas tij, nuk morën përgjigjen e duhur institucionale.

    “Secila vrasje është vepër e rëndë, por ajo rëndohet edhe më shumë kur qartazi shihet se ka pasur një zinxhir sistemor lëshimesh nga institucionet që janë përgjegjëse për sigurinë dhe drejtësinë”, deklaroi Kurti.

    Ai theksoi se paralajmërimet e bëra para vrasjes e bëjnë rastin edhe më shqetësues.

    “Një vrasje me të tilla paralajmërime që nuk merrnin përgjigje, nuk kishte sesi të përfundonte ndryshe dhe kjo e bën edhe më të pafalshme situatën”, u shpreh kryeministri.

    Kurti bëri të ditur se, menjëherë pas marrjes së informacioneve të para për rastin, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, kishte thirrur një mbledhje urgjente me institucionet përkatëse të sigurisë dhe drejtësisë, në nivel qendror dhe lokal.

    Sipas tij, qëllimi i këtij takimi ishte sigurimi i informacioneve të sakta për rrethanat e ngjarjes dhe veprimet e institucioneve.

    Kreu i Qeverisë njoftoi gjithashtu se ka kërkuar nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme një raport të detajuar për rastin, ku do të evidentohen veprimet dhe lëshimet e mundshme në secilën hallkë institucionale.

    “Si kryeministër kam kërkuar nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme një raport të detajuar me evidencat dhe lëshimet në secilën hallkë të institucioneve”, tha Kurti.

    Ai bëri të ditur se raportet pritet t’i dorëzohen deri të enjten në mbrëmje, para orës 18:00, dhe premtoi se do t’i bëjë publike.

    “Deri nesër në mbrëmje, para orës 18:00, i pres raportet”, deklaroi Kurti.

    Vrasja e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka nxitur reagime lidhur me trajtimin institucional të rasteve të dhunës dhe kërcënimeve të raportuara para ngjarjes. Ndërkohë, autoritetet pritet të sqarojnë përgjegjësitë dhe veprimet e ndërmarra nga institucionet përkatëse.

  • Policia zvicerane paralajmëron për mashtrim në WhatsApp, përmes “Ghost Pairing” mund të vidhet llogaria juaj

    Policia zvicerane paralajmëron për mashtrim në WhatsApp, përmes “Ghost Pairing” mund të vidhet llogaria juaj

    Një skemë mashtrimi në WhatsApp, e njohur si “Ghost Pairing”, po rikthehet në vëmendje, ndërsa policia paralajmëron përdoruesit për rrezikun e marrjes së kontrollit të llogarive të tyre nga persona të panjohur.

    Sipas raportimeve të mediave gjermane dhe zvicerane, mashtruesit shfrytëzojnë funksionin e lidhjes së pajisjeve në WhatsApp për të fituar qasje në llogaritë e përdoruesve.

    Pasi arrijnë ta lidhin pajisjen e tyre me një llogari tjetër, ata mund t’u dërgojnë mesazhe kontakteve të viktimës dhe të kërkojnë para në emër të saj, shkruan 20Minuten, transmeton Telegrafi.

    Skema nis zakonisht me një mesazh që duket sikur vjen nga një mik apo person i njohur.

    Viktima mund të marrë një lidhje për një votim online, një konkurs ose një aktivitet tjetër, si dhe udhëzime për të skanuar një kod QR apo për të konfirmuar lidhjen e një pajisjeje.

    Nëse i ndjek këto hapa pa e kuptuar se çfarë po autorizon, mund t’u japë mashtruesve qasje në llogarinë e saj.

    Një rast i raportuar në Gjermani përfshiu një 26-vjeçar nga rajoni i Oberpfalz-it, i cili mori një kërkesë për ndihmë financiare përmes llogarisë WhatsApp të një të njohuri.

    Duke besuar se mesazhi ishte i vërtetë, ai transferoi një shumë prej disa qindra eurosh.

    Kur mori një kërkesë të dytë për para, dyshoi dhe e telefonoi personin në fjalë, i cili i tha se nuk kishte dërguar asnjë mesazh. Viktima e raportoi rastin në polici.

    Për t’u mbrojtur nga kjo skemë, përdoruesit këshillohen të kontrollojnë rregullisht pajisjet e lidhura me llogarinë e tyre.

    Në WhatsApp, kjo mund të bëhet te seksioni “Pajisjet e lidhura” (Linked Devices), ku duhet të shkëputen menjëherë pajisjet e panjohura.

    Policia rekomandon gjithashtu që përdoruesit të mos ndajnë kodet e verifikimit me persona të tjerë, të mos konfirmojnë lidhje të pajisjeve që nuk i kanë kërkuar vetë dhe të aktivizojnë verifikimin me dy hapa.

    Në rastet kur një kontakt i njohur kërkon papritur para, këshillohet që kërkesa të verifikohet përmes një telefonate ose një kanali tjetër komunikimi, pasi llogaria e tij mund të jetë komprometuar.

    Ekspertët paralajmërojnë se një nga rreziqet kryesore të “Ghost Pairing” është fakti se WhatsApp mund të vazhdojë të funksionojë normalisht në telefonin e viktimës edhe kur një pajisje tjetër ka fituar qasje në llogari. Për këtë arsye, kontrollimi i pajisjeve të lidhura është një hap i rëndësishëm për sigurinë e përdoruesve./Telegrafi/

  • Posti i kryetarit, Rugova: Abdixhiku nuk e ka të lehtë ta udhëheqë LDK-në pas Ibrahim Rugovës

    Posti i kryetarit, Rugova: Abdixhiku nuk e ka të lehtë ta udhëheqë LDK-në pas Ibrahim Rugovës

    Ani pse zgjedhjet e brendshme të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) janë ende larg, debati për udhëheqjen e ardhshme të partisë ka nisur tashmë. Përplasjet verbale ndërmjet kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, lidhur me postin e kryetarit të partisë, deputeti i kësaj partie, Ukë Rugova, i sheh si pjesë të demokracisë së brendshme, duke shprehur mirëkuptim për vështirësitë me të cilat përballet Abdixhiku në këtë pozitë.

    Rugova në një intervistë për Ekonomia Online, ka theksuar se LDK-ja, ka traditë demokratike dhe se është e rëndësishme që proceset brenda partisë të zhvillohen në frymën e demokracisë.

     “LDK-ja ka zgjedhje të rregullta vitin e ardhshëm, në nëntor të vitit të ardhshëm, dhe deri atëherë të shohim cilët kandidatë do të jenë dhe a do të vazhdojë zoti Abdixhiku, apo do të ketë kandidatura të tjera. LDK-ja është partia e parë demokratike që është themeluar në këto treva, në trojet etnike shqiptare, por po ashtu edhe në rajonin e Ballkanit, sado që demokracia është prezente gjithmonë në LDK”, ka deklaruar Rugova.

    I pyetur për deklaratat rreth garës për kryetar të LDK-së dhe për përplasjen verbale ndërmjet Përparim Ramës dhe Lumir Abdixhikut, si dhe nëse do ta mbështeste njërin prej tyre, Rugova ka thënë se për momentin nuk dëshiron të përcaktojë se kë do ta përkrahë.

    “Po, kjo është pjesë e demokracisë së brendshme në LDK, t’i presim kur vjen koha e zgjedhjeve, atëherë e shohim se kë e përkrahim”, ka thënë ai.

    Rugova është pyetur edhe nëse pret që, përveç kandidatëve të mundshëm që janë përmendur deri më tani, të ketë edhe kandidatura të tjera për udhëheqjen e partisë.

    “Zakonisht në LDK gjithmonë ka kandidat dhe kundërkandidat, sado që nuk është diçka e re edhe nëse del ndonjë kandidat tjetër”, është shprehur deputeti i LDK-së, për Ekonomia Online.

    Duke folur për punën e kryetarit aktual të partisë, Lumir Abdixhiku, dhe mundësinë që ai ta ketë mbështetjen e tij për vazhdimin e mandatit, Rugova ka thënë se e kupton vështirësinë e pozitës që Abdixhiku ka trashëguar, veçanërisht duke pasur parasysh historinë e LDK-së dhe udhëheqjen e saj nga ish-presidenti Ibrahim Rugova.

    “Po, kam përsëritur shpesh që për zotin Abdixhiku nuk është e lehtë të trashëgojë një pozitë atje, ku është si kryetar i LDK-së pas partisë, partisë prej prezencës së Ibrahim Rugovës, vetë duke qenë e di se çfarë presioni është, sado që e kuptoj që edhe zoti Abdixhiku, kryetari Abdixhiku, nuk e ka të lehtë”, ka deklaruar ai.

    Rugova ka theksuar nevojën për bashkëpunim brenda partisë, duke thënë se përtej zhvillimeve dhe garës së ardhshme për kryetarin, synimi duhet të jetë avancimi i proceseve në interes të vendit.

    “Po gjithmonë edhe i kam thënë që bashkë ne duhet të punojmë që t’i shtyjmë proceset përpara për të mirë të Kosovës”, shtoi Rugova.

    Kyetari i Prishtinës, Përparim Rama gjatë muajit tetor ka deklaruar se është i gatshëm ta marrë drejtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    Rama tha se është i gatshëm për këtë angazhim, duke theksuar se ka pasur biseda për ketë çështje si me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun, si dhe me anëtarë të tjerë të partisë.

    “Unë i kam ndihmuar Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pas 12 viteve, LDK është e para në kryeqytet, dhe e kam ofruar, po them, ndihmën time gjatë gjithë kohës dhe vazhdoj me e ofru këtë ndihmë. Normal që jam i interesuar me i ndihmu Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe me nxjerr prej aty ku është. Si gjithmonë, kam qenë aty për ta, jam aty për ta, do të jem aty për ta”, u shpreh Rama.

    Ndërkaq kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku shkurt i reagoi deklaratëve të Ramës duke u shprehur se është nivel i ulët.

    “Këto janë diskutime të nivelit të ulët për nivelin e politikës së Kosovës”, tha ai.

    Më 30 korrik Abdixhiku u rizgjedh sërish kryetar i LDK-së me 170 vota.

    Burimi: Dukagjini