Category: Lajme

  • Vuçiqi kërcënon me vetorganizim të mbështetësve të SNS-së

    Vuçiqi kërcënon me vetorganizim të mbështetësve të SNS-së

    Vuçiqi i bëri këto deklarata gjatë shënimit të festës partiake, duke kërkuar nga organet shtetërore të kryejnë detyrat e tyre dhe të reagojnë ndaj asaj që ai e cilësoi si “terror ndaj njerëzve”.

    “Nëse shteti nuk reagon, në ditët në vijim do të na duhet të marrim vendimet tona. Nëse vazhdon terrori ndaj njerëzve që mendojnë ndryshe, rrahjet, sulmet, thyerjet dhe gjithçka tjetër, ndërsa organet shtetërore nuk ndërmarrin asgjë, do të detyrohemi të vetorganizohemi”, deklaroi Vuçiqi, duke shtuar se përgjegjësia për këtë do të jetë e institucioneve.

    Ai tha se organet shtetërore kanë detyrim të veprojnë pavarësisht nëse u pëlqejnë apo jo personat e përfshirë.

    Duke komentuar ngjarjen e një dite më parë në televizionin Informer, ku studentët hyn në ambientet e tij dhe kërkuan që drejtuesi i këtij televizioni t’u kërkojë falje për propagandën e vazhdueshme kundër tyre, Vuçiqi pretendoi se ndërhyrja e njësive policore kishte parandaluar pasoja më të rënda për drejtorin e këtij mediumi, Dragan Vuçiçeviq.

    Ngjarja ka nxitur reagime në Serbi, ndërsa organizata të shoqërisë civile dhe shoqata të mediave kanë paralajmëruar dorëzimin e një iniciative te Rregullatori për Media Elektronike (REM), me kërkesë për heqjen e licencës së televizionit Informer.

    Burimi: RTKLive

  • Vucinqi threatens with self-organising SNS supporters

    Vuciqi made these statements during the party’s marking, asking the state bodies to carry out their duties and react to what he described as terrorism to people.

    If the state doesn’t react, in the next few days we will have to make our own decisions. If terror continues against people who think differently, beatings, attacks, breaking and everything else, while the state bodies take nothing, we will be forced to self-organise, Vuciqi declared, adding that the responsibility for this would be institutions.

    He said the state bodies have the obligation to act whether they like the people involved or not.

    Commenting on the story of a day earlier on Informer television, where students entered his premises and demanded that the television director tow apologise for the ongoing propaganda against them, Vuciqi claimed the intervention of police units had prevented more serious consequences for the media director, Dragan Vucicevic.

    The event has prompted reactions in Serbia, while civil society organisations and media associations have warned of handing over an initiative to the regulator for Electronic Media ( REM), requesting the removal of an Informer television license.

    Source Layer: RTKLive

  • Vendim i Kryeprokurorit të Shtetit: Tri lëndë në rastin e Arlinda Zekajt kalojnë nga Peja në Prishtinë

    Vendim i Kryeprokurorit të Shtetit: Tri lëndë në rastin e Arlinda Zekajt kalojnë nga Peja në Prishtinë

    Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka ricaktuar tri lëndë penale që ndërlidhen me rastin e Arlinda Zekaj nga Prokuroria Themelore në Pejë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

    Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, vendimet janë marrë duke pasur parasysh rëndësinë e veçantë të këtyre çështjeve, pasojat e rënda dhe nevojën për trajtim efikas, objektiv dhe të paanshëm.

    “Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, në ushtrim të kompetencave të tij ligjore, ka nxjerrë tri (3) vendime për ricaktimin e lëndëve penale që ndërlidhen me rastin e Arlinda Zekaj-Sylajt, nga Prokuroria Themelore në Pejë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

    Vendimet janë marrë në mbështetje të nenit 20, paragrafi 2, të Ligjit për Prokurorin e Shtetit, duke marrë parasysh rëndësinë e veçantë të këtyre çështjeve, pasojat e rënda që kanë rezultuar, si dhe nevojën për të siguruar trajtimin e mëtejmë efikas, objektiv dhe të paanshëm të lëndëve. Ricaktimi i këtyre lëndëve synon të sigurojë që ato të trajtohen me kujdesin, vëmendjen dhe seriozitetin e duhur, në përputhje me ligjin dhe me rëndësinë e rrethanave të secilit rast”, thuhet në njoftim.

    Sipas Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, vlerësimi do të bazohet në fakte, dokumentacion dhe prova përkatëse, pa paragjykuar paraprakisht përgjegjësinë e ndonjë personi.

    Kryeprokurori i Shtetit ka ritheksuar se mbrojtja e jetës, zbatimi i ligjit dhe llogaridhënia institucionale janë detyrime që nuk mund të neglizhohen, ndërsa çdo dyshim për mosveprim apo trajtim të papërshtatshëm duhet të shqyrtohet deri në sqarimin e plotë të rrethanave.

    “Paralelisht me ricaktimin e lëndëve, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit është duke analizuar në mënyrë të gjithanshme të gjitha veprimet dhe mosveprimet eventuale institucionale lidhur me trajtimin e rasteve të raportuara nga e ndjera. Ky proces përfshin shqyrtimin e kronologjisë së veprimeve të ndërmarra, vendimeve të nxjerra, vlerësimit të rrezikut dhe masave të ndërmarra për mbrojtjen e saj, si dhe të çdo rrethane tjetër relevante për përcaktimin e përgjegjësive eventuale.

    Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit do të kërkojë llogaridhënie të plotë për çdo shkelje të ligjit, neglizhencë apo mosveprim që mund të konstatohet. Në rast se evidentohen shkelje ose përgjegjësi, do të ndërmerren masa rigoroze dhe do të kërkohet përgjegjësi për secilin zyrtar, në përputhje me ligjin dhe kompetencat përkatëse. Qëllimi i këtij procesi është që të gjitha rrethanat të sqarohen plotësisht, të identifikohen mangësitë eventuale dhe të sigurohet që përgjegjësia institucionale dhe individuale të trajtohet me seriozitetin e duhur. Vlerësimi do të zhvillohet mbi bazën e fakteve, dokumentacionit dhe provave përkatëse, pa paragjykuar paraprakisht përgjegjësinë e ndonjë personi.

    Kryeprokurori i Shtetit rithekson se mbrojtja e jetës, zbatimi i ligjit dhe llogaridhënia institucionale janë detyrime që nuk mund të neglizhohen. Institucionet e drejtësisë kanë përgjegjësi të veçantë që çdo raportim të trajtohet me seriozitetin dhe urgjencën e nevojshme dhe që çdo dyshim për mosveprim ose trajtim të papërshtatshëm të shqyrtohet deri në sqarimin e plotë të rrethanave.

    Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit mbetet e përkushtuar që ky proces të zhvillohet me paanshmëri, profesionalizëm dhe vendosmëri, në funksion të zbatimit të ligjit, garantimit të llogaridhënies dhe ruajtjes së besimit të publikut në sistemin prokurorial”, thuhet më tutje në njoftim.

    Burimi: Dukagjini

  • Kryeprokurori i Shtetit ricakton tri lëndë penale në rastin e Arlinda Zekajt

    Kryeprokurori i Shtetit ricakton tri lëndë penale në rastin e Arlinda Zekajt

    Kryeprokurori i Shtetit ricakton tri lëndë penale në rastin e Arlinda Zekajt

    Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka nxjerrë tri vendime për ricaktimin e lëndëve penale që ndërlidhen me rastin e Arlinda Zekaj-Sylajt, nga Prokuroria Themelore në Pejë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

    Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, vendimet janë marrë në bazë të kompetencave ligjore, duke marrë parasysh rëndësinë e veçantë të çështjeve, pasojat e rënda dhe nevojën për trajtim efikas, objektiv dhe të paanshëm të lëndëve.

    Ricaktimi synon që rastet të trajtohen me kujdesin dhe seriozitetin e duhur, në përputhje me ligjin dhe rrethanat e secilit rast, transmeton Klankosova.tv.

    Paralelisht, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit është duke analizuar të gjitha veprimet dhe mosveprimet eventuale institucionale lidhur me rastet e raportuara nga e ndjera.

    Ky proces përfshin shqyrtimin e kronologjisë së veprimeve të ndërmarra, vendimeve të nxjerra, vlerësimit të rrezikut dhe masave të ndërmarra për mbrojtjen e saj, si dhe të rrethanave të tjera që mund të ndihmojnë në përcaktimin e përgjegjësive eventuale.

    Në njoftim thuhet se do të kërkohet llogaridhënie për çdo shkelje të ligjit, neglizhencë apo mosveprim që mund të konstatohet. Në rast se evidentohen shkelje ose përgjegjësi, do të ndërmerren masa në përputhje me ligjin dhe kompetencat përkatëse.

    Zyra e Kryeprokurorit thekson se vlerësimi do të bëhet mbi bazën e fakteve, dokumentacionit dhe provave përkatëse, pa paragjykuar përgjegjësinë e ndonjë personi.

  • Një lehtësim i madh për Real Madridin, ylli i ekipit nuk ka asnjë dëmtim serioz

    Një lehtësim i madh për Real Madridin, ylli i ekipit nuk ka asnjë dëmtim serioz

    Real Madridi ka marrë lajme pozitive sa i përket gjendjes fizike të mesfushorit Federico Valverde, i cili u detyrua të largohej nga fusha gjatë fitores 2-1 ndaj Barcelonës në ‘El Clasico’.

    Sipas gazetarit Guillermo Rai të The Athletic, ekzaminimet e para mjekësore kanë treguar se reprezentuesi uruguaian nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz, duke larguar shqetësimet fillestare për një mungesë të gjatë.

    Valverde kishte shfaqur probleme muskulore në pjesën e pasme të kofshës gjatë përballjes me Barcelonën, çka bëri që ai të zëvendësohej nga Denzel Dumfries rreth minutës së 60-të.

    Megjithatë, edhe pse rezultatet e para janë pozitive, gjendja e kapitenit të madrilenëve do të vazhdojë të monitorohet nga stafi mjekësor, ndërsa priten vlerësime të tjera për të përcaktuar nëse do të jetë plotësisht i gatshëm për ndeshjen e radhës.

    Trajneri Jose Mourinho kishte vlerësuar përkushtimin e Valverdes pas El Clasicos, duke zbuluar se mesfushori kishte luajtur për më shumë se 40 minuta me shqetësime fizike.

    Real Madridi do të përballet të dielën me Racing Santanderin, ndërsa ditët në vijim do të jenë të rëndësishme për rikuperimin e uruguaianit dhe përcaktimin e gatishmërisë së tij për këtë takim. /Telegrafi/

  • Stilisti zbulon sherrin me Meghan Markle - gjithçka nisi pas lidhjes së saj me princin Harry

    Stilisti zbulon sherrin me Meghan Markle – gjithçka nisi pas lidhjes së saj me princin Harry

    Dizajneri i modës, Roland Mouret, ka zbuluar në kujtimet e tij një përplasje të ashpër telefonike me Meghan Markle, e cila, sipas tij, ndodhi pasi u bë publike lidhja e saj me princin Harry.

    Pjesë nga libri i tij, “I Am Roland Mouret: The Butcher’s Boy Who Dressed the World”, janë publikuar nga Daily Mail.

    Sipas stilistit, konflikti nisi kur një punonjëse e ekipit të tij tentoi të kthente disa fustane të huazuara dhe, gjatë këtij procesi, kontaktoi stilisten e Kate Middleton në pallat.

    Meghan Markle

    Kjo situatë thuhet se e zemëroi Meghanin, e cila e telefonoi stilistin duke i thënë: “Ti nuk e kupton çfarë ke bërë! Më ke turpëruar”.

    Mouret tregon se kërkoi falje për veprimin e punonjëses së tij, por Meghan nuk e pranoi shpjegimin dhe i bëri të ditur se nuk do t’i vishte më krijimet e tij.

    Sipas stilistit, ky ishte vendim personal i Meghanit dhe jo i pallatit mbretëror.

    Ai thekson gjithashtu se Kate nuk kishte pasur asnjë përfshirje në konflikt.

    Roland

    Mouret dhe Meghan ishin njohur në vitin 2015 në Turqi, përpara martesës së saj me Harryn.

    Megjithatë, duket se vendimi i saj për të mos veshur më krijimet e stilistit nuk zgjati përgjithmonë.

    Disa muaj më parë, Meghan u shfaq sërish me një fustan të tijin, në një reklamë në Instagram për brendin e saj, “As Ever”. /Telegrafi/

  • Mes dhimbjes e lotëve, djali i Arlinda Zekajt i jep lamtumirën e fundit nënës

    Mes dhimbjes e lotëve, djali i Arlinda Zekajt i jep lamtumirën e fundit nënës

    Mes dhimbjes e lotëve, djali i Arlinda Zekajt i jep lamtumirën e fundit nënës

    Ka nisur ceremonia e varrimit të Arlinda Zekajt, ku familjarë, të afërm dhe qytetarë janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit të ndjerës.

    Në ceremoninë mortore ka mbërritur edhe djali i saj, për t’i dhënë lamtumirën e fundit nënës.

    Të pranishmit janë mbledhur për të nderuar kujtimin e Arlindës dhe për të ndarë dhimbjen me familjen e saj në këtë moment të vështirë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Amid pain and tears, Arlinda Zekaj’s son says goodbye to his mother

    The funeral ceremony at Arlinda Zekiaj has begun, where relatives, relatives and citizens have gathered to bid their last farewell.

    Her son arrived at the mortuary ceremony to bid final farewell to her mother.

    Those present have gathered to honor Arlinda’s memory and to share the pain with her family at this difficult moment.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Punimet në rrjetin e ujësjellësit lënë pa ujë konsumatorët në dy zona të Ferizajt

    Punimet në rrjetin e ujësjellësit lënë pa ujë konsumatorët në dy zona të Ferizajt

    Konsumatorët në rrugën “Sejdi Sejdiu” dhe në fshatin Pojatë do të përballen me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm të mërkurën, më 28 tetor 2026.

    Sipas njoftimit të KRU “Bifurkacioni”, ndërprerja do të nisë nga ora 09:00 dhe pritet të zgjasë deri në orën 16:00.

    Ndërprerja vjen si pasojë e punimeve teknike në terren, në kuadër të projektit për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me të rinj.

    KRU “Bifurkacioni” ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve gjatë realizimit të këtyre punimeve. /Telegrafi/

  • Vdes një punëtor në fshatin Dubravë të Istogut, arrestohet përgjegjësi i punëtorëve

    Vdes një punëtor në fshatin Dubravë të Istogut, arrestohet përgjegjësi i punëtorëve

    Një punëtor ka humbur jetën sot rreth orës 08:40 në një objekt në fshatin Dubravë të Komunës së Istogut.

    Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

    Sipas tij, njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa punëtori i lënduar është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog.

    “Sot, rreth orës 08:40, Policia është njoftuar për një rast në fshatin Dubravë, në komunën e Istogut, ku një person është lenduar në një objekt. Njësitë përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat e këtij rasti. Viktima është dërguar në QKMF-Istog, aty nga ekipi mjekësor është konstatuar se kishte arritur pa shenja jete”, ka thënë Rugova.

    Tuje ai tha se lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë, për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Asgjesimi, Dëmtimi ose Heqja e Paisjeve Mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

    Ndërkaq, siç tha Rugova Policia ka intervistuar përgjegjësin e punëtorëve dhe i njejti pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48-orë.