Category: Lajme

  • Labinot Rexha meets with Gani Gecin after release from custody: We Discussed Our War and History

    Singer Labinot Rexha has published a photo with Guni Gecin following news of his release from custody, accompanying him with a message of respect and appreciation for his friend.

    Through a social networking post, Rexha has shown that the meeting with Gecin was special, as during the conversation they have recalled important periods of Kosovo’s history, including war and post-war years.

    According to the singer, such meetings are more than a coffee among friends, as they restore memories from the past and serve as an opportunity to reflect on the sacrifices and travel of the Albanian people.

    Rex has concluded his message by expressing respect for Gani Gecin, whom he has named a friend.

    The pleasure and respect for you, my friend, Gajni Geci!

    Photo and message published by Rexha comes after reporting Geci’s release from custody. /Telegraphy/

  • Përurohet hapësira e transformuar e Njësisë Koronare në Klinikën e Kardiologjisë

    Përurohet hapësira e transformuar e Njësisë Koronare në Klinikën e Kardiologjisë

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, përuruan hapësirën e transformuar të Njësisë Koronare në Klinikën e Kardiologjisë, investim në vlerë prej 211 mijë euro.


    Me këtë rast, kryeministri Kurti tha se hap pas hapi, hapësirat e QKUK-së po rinovohen aq thellësisht, sa që po transformohen dhe me secilin investim, po sigurohen edhe pajisjet moderne, po krijohen kushte më të mira për shërim për pacientët.

    “Në këtë njësi pacientët kanë nevojë për mbikëqyrje të afërt, trajtim dhe vëmendje të përhershme. Për ta, këto hapësira janë vendi ku kalojnë ditë të vështira, por edhe kur nisin ta marrin veten. Për familjarët e tyre, është e rëndësishme ta dinë se më të dashurit e tyre po marrin kujdesin e nevojshëm, në kushte të mira dhe nga profesionistë të përgatitur”, tha kryeministri Kurti.

    Teksa falënderoi ministrin Vitia, ekipet që kanë punuar në realizimin e projektit, profesionistët shëndetësorë, që me punë, i kthejnë investimet në kujdes për pacientët, kryeministri Kurti tha se e kemi marrë me prioritet Kardiologjinë, sepse, vdekjet më të shpeshta tek ne, janë pikërisht nga sëmundjet kardiologjike.

    “Andaj, së shpejti do të jemi përsëri në QKUK, përsëri në Kardiologji, për të nisur punimet për rinovime, përkatësisht transformime të reja”, tha ai. /Telegrafi/

  • Liderët e Finlandës dhe Norvegjisë bisedojnë me Putinin, në fokus përfundimi i luftës në Ukrainë

    Liderët e Finlandës dhe Norvegjisë bisedojnë me Putinin, në fokus përfundimi i luftës në Ukrainë

    Liderët e Finlandës dhe Norvegjisë bisedojnë me Putinin, në fokus përfundimi i luftës në Ukrainë

    Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, dhe kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Støre, kanë zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, për zhvillimet e fundit në Ukrainë dhe përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës.

    Stubb i cilësoi diskutimet si “të sinqerta dhe thelbësore”, ndërsa sipas një deklarate të zyrës së presidentit finlandez, telefonata ishte vazhdim i takimit të javës së kaluar në Oslo, ku Stubb dhe Støre pritën bisedimet mes përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës.

    Gjatë bisedës me Putinin, dy liderët synuan të përcillnin drejtpërdrejt mesazhe lidhur me negociatat e ardhshme për përfundimin e luftës. Diskutimet u përqendruan edhe te takimet e planifikuara mes Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së në Abu Dhabi, që pritet të mbahen në fillim të nëntorit.

    “Përfundimi i luftës kërkon diskutime të drejtpërdrejta”, deklaroi Stubb pas telefonatës, duke nënvizuar rëndësinë e vazhdimit të përpjekjeve diplomatike me Moskën.

    Ndërkaq, kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Støre, theksoi pasojat e rënda njerëzore dhe materiale të luftës, duke paralajmëruar se ato do të ndihen edhe nga brezat e ardhshëm.

    “Lufta vjen me kosto të mëdha njerëzore dhe materiale. Vuajtjet dhe shkatërrimi do të ndikojnë në breza. Në telefonatë theksuam rëndësinë e deeskalimit”, u shpreh Støre.

    Finlanda dhe Norvegjia, të cilat kufizohen me Rusinë dhe mbështesin Ukrainën, kanë interes të përbashkët për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në rajonin e Detit Baltik dhe në Veriun e Largët, thuhet në deklaratën zyrtare.

    Megjithatë, zyra e presidentit finlandez sqaroi se Stubb dhe Støre zhvilluan telefonatën në cilësinë e përfaqësuesve të vendeve të tyre dhe jo në emër të Evropës në tërësi.

    Biseda zhvillohet në një kohë kur përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë po vazhdojnë, ndërsa vëmendja është përqendruar te takimet e pritshme në Abu Dhabi dhe mundësia e përparimit të negociatave mes palëve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Finland, Norway leaders talk to Putin, the end of the war in Ukraine

    Finland’s president, Alexander Stubbb, and Norway’s Prime Minister Jonas Gahr Støre, have held a telephone conversation with Russian President Vladimir Putin for recent developments in Ukraine and diplomatic efforts to end the war.

    Stubb called the discussions as genuine and essential, while according to a statement from the Finnish president’s office, the phone call was a continuation of last week’s meeting in Oslo, where Stubb and Støre hosted talks between representatives of the United States and Ukraine.

    During their conversation with Putin, the two leaders intended to forward messages directly regarding future negotiations on ending the war. Discussions also focused on the planned meetings between Russia, Ukraine and the US in Abu Dhabi, due to be held in early November.

    The outcome of the war requires direct discussions, Stubbb said after the call, underlining the importance of continuing diplomatic efforts with Moscow.

    Meanwhile, Norwegian Prime Minister Jonas Gahr Støre stressed the serious human and material consequences of war, warning that they will be felt even by future generations.

    War comes at great human and material cost. Suffering and destruction will affect generations. On the phone, we stressed the importance of the password, St.

    Finland and Norway, which borders on Russia and supports Ukraine, have common interest in maintaining stability and security in the Baltic Sea region and in the Far North, the official statement said.

    However, the Finnish president’s office clarified that Stubb and Støre held the call to the quality of representatives of their countries, rather than on behalf of Europe as a whole.

    The conversation takes place at a time when diplomatic efforts to end the war in Ukraine are continuing, while attention has focused on the expected meetings in Abu Dhabi and the possibility of the progress of negotiations between the parties.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • S’ka të pame për Arlinda Zekajn

    S’ka të pame për Arlinda Zekajn

    S’ka të pame për Arlinda Zekajn

    Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, është varrosur sot në fshatin e saj, Radavc.

    Familja e saj nuk do të mbajë të pame, pasi në këtë fshat të Pejës nuk praktikohet kjo traditë.

    Vrasja e saj ka tronditur opinionin publik, veçanërisht pas raportimeve se ajo kishte kërkuar ndihmë nga institucionet vetëm tri ditë para se të vritej.

    Për vrasjen e Arlindës është shpallur në kërkim kunati i saj, Albert Sylaj, i cili, sipas raportimeve, vazhdon të jetë në arrati.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Surveillances for Arlinda Zekaj

    Arlinda Zekaj, 49-year-old who was killed on October 25th in Vitomirica in Pec, has been buried today in her village of Radavc.

    Her family is not going to get paid, since this village of Peja is not practiced.

    Her murder has shaken public opinion, especially after reporting that she had sought assistance from institutions just three days before she was killed.

    For Arlinda’s murder, her brother – in – law Albert Sylaj has been declared on the run.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Djali i Arlindës shoqërohet për vizitë te tezet dhe dajtë - në shtëpinë ku jetoi me nënën e tij

    Djali i Arlindës shoqërohet për vizitë te tezet dhe dajtë – në shtëpinë ku jetoi me nënën e tij

    Djali i Arlindës shoqërohet për vizitë te tezet dhe dajtë - në shtëpinë ku jetoi me nënën e tij

    Djali i Arlinda Zekajt është dërguar për vizitë te tezet dhe dajtë, në shtëpinë ku kishte jetuar së bashku me nënën e tij, pasi iu dha lamtumira e fundit.

    Gjatë kësaj vizite, fëmija është shoqëruar nga punëtorë socialë, raporton Klankosova.tv

    Arlinda Zekaj u vra nga kunati i saj në Vitomiricë të Pejës, rast që ka tronditur opinionin publik. /Klankosova.tv

  • Çfarë i ndodh mëlçisë kur konsumojmë shumë kripë?

    Çfarë i ndodh mëlçisë kur konsumojmë shumë kripë?

    Çfarë i ndodh mëlçisë kur konsumojmë shumë kripë?

    Marrja e tepërt e kripës është një faktor rreziku i njohur për presionin e lartë të gjakut, por studime të reja po zbulojnë se një dietë e pasur me natrium mund të dëmtojë drejtpërdrejt edhe mëlçinë. Shkencëtarët paralajmërojnë se kripa mund të ndryshojë mënyrën se si mëlçia përpunon yndyrën, të shkaktojë procese inflamatore dhe të rrisë rrezikun e sëmundjeve serioze të këtij organi. Edhe pse nevojiten më shumë kërkime, shkencëtarët këshillojnë kujdes me marrjen e kripës për të ruajtur shëndetin dhe funksionin e mëlçisë, shkruan Verywell Health.

    Si ndikon kripa në mëlçi

    Edhe pse veshkat janë kryesisht përgjegjëse për përpunimin dhe rregullimin e natriumit, sasia e kripës së konsumuar ndikon edhe në organe të tjera, duke përfshirë mëlçinë, zemrën dhe trurin.

    “Veshkat kontrollojnë se sa natrium mban trupi, por kjo nuk do të thotë që mëlçia është e mbrojtur”, shpjegon Dr. Brian P. Lee, një hepatolog dhe mjek transplantimi të mëlçisë në Keck Medicine në Los Angeles. “Natriumi ndikon në presionin e gjakut, ekuilibrin e lëngjeve, rezistencën ndaj insulinës dhe mikrobiotën e zorrëve, të cilat të gjitha ushtrojnë presione të ndryshme në mëlçi.”

    Një studim i kohëve të fundit zbuloi se një dietë e pasur me yndyrë dhe natrium mund të rrisë inflamacionin dhe shenjat në mëlçi. Inflamacioni dhe shenjat janë faktorë kryesorë rreziku për zhvillimin e gjendjeve më serioze si cirroza, dështimi i mëlçisë dhe kanceri. “Kjo është e rëndësishme sepse dhjami në vetë mëlçinë është kryesisht i padëmshëm. Inflamacioni që shoqëron dhjamin në fakt shkakton shenja, të cilat çojnë në cirrozë, dështim dhe kancer”, thotë Lee.

    Megjithatë, Lee paralajmëron se këto gjetje nuk duhet të merren si të vërteta, pasi kërkimet njerëzore janë ende në vazhdim. “Ky ishte një studim mbi minjtë, kështu që do të isha i kujdesshëm në ekstrapolimin e drejtpërdrejtë të gjetjeve te njerëzit. Shumë nga gjetjet te minjtë nuk qëndrojnë kur testohen te njerëzit”, shton ai.

    Hulumtimi sugjeron që shumë kripë mund të kontribuojë në inflamacion dhe shenja edhe nëse nuk shkakton akumulim shtesë të yndyrës. “Ky zbulim më tërhoqi vëmendjen sepse i ngjan shumë asaj që shohim te disa pacientë të dobët që nuk janë mbipeshë, por kanë rezultate më të këqija me sëmundjen metabolike steatotike të mëlçisë (MASLD)”, thotë Lee.

    Efekti i kripës në sëmundjen ekzistuese të mëlçisë

    Hulumtimet e reja sugjerojnë që ushqimet e kripura mund të nxisin inflamacionin dhe shenjat, gjë që rrit rrezikun e sëmundjes. Por çfarë ndodh nëse dikush që tashmë ka sëmundje të mëlçisë ha shumë natrium?

    Përgjigja varet nga lloji dhe faza e sëmundjes. MASLD është një gjendje në të cilën yndyra e tepërt grumbullohet në mëlçi tek njerëzit që pinë pak ose aspak alkool. “Në fazat e hershme të MASLD, problemi kryesor është se kripa mund të shkaktojë presion të lartë të gjakut dhe inflamacion. Kjo teorikisht përshpejton përparimin e sëmundjes”, thotë Lee.

    Ndërsa sëmundja përparon ose një person ka një gjendje më serioze si cirroza, efektet e një diete me përmbajtje të lartë natriumi bëhen edhe më të theksuara. “Me cirrozën, mund të ketë presion të shtuar në enët e gjakut që çojnë në mëlçi, gjë që quhet hipertension portal”, shpjegon Lee. “Në këtë fazë, kripa bëhet veçanërisht e dëmshme sepse shkakton grumbullimin e lëngjeve në bark dhe në të gjithë trupin.”, transmeton Klankosova.tv

    Mbajtja e lëngjeve mund të shkaktojë simptoma të tilla si fryrje të rëndë ose ënjtje në këmbë. Lee thotë se në situata të tilla, mjekët i paralajmërojnë pacientët të ndjekin një dietë të rreptë. “Kjo është arsyeja pse ne i këshillojmë pacientët me cirrozë dhe mbajtje të lëngjeve të konsumojnë më pak se 2,000 miligramë (mg) natriumi në ditë”, shton ai.

    Në krahasim, të rriturit konsumojnë mesatarisht rreth 3,400 mg natrium në ditë. “Rekomandimi i zakonshëm është nën 2,300 mg në ditë, ndërsa idealja është të jeni më afër 1,500 mg,” shpjegon Lee, shkruan Index.hr.

    Si ta zvogëloni konsumin e kripës dhe ta mbroni mëlçinë tuaj

    Nëse jeni të shqetësuar për konsumin e natriumit, disa ndryshime të thjeshta në stilin e jetës mund të bëjnë një ndryshim të madh. Një vend i mirë për të filluar është duke ndjekur ushqimet që hani aktualisht.

    “Është e habitshme që buka është burimi më i madh i natriumit në dietë,” thotë Lee. “Të tjerat janë mishrat e gatshme, djathërat, supat e paketuara, salcat e makaronave, salcat e sallatave, salca e sojës, turshitë dhe shumica e vakteve në restorant.” Lee shpjegon gjithashtu se edhe ushqimet që i konsiderojmë “të shëndetshme” mund të jenë të pasura me natrium, si gjiza, lëngjet e perimeve dhe fasulet e konservuara.

    Trupi juaj ka nevojë për një sasi të caktuar natriumi për të funksionuar siç duhet, dhe është më mirë ta merrni atë nga ushqimet e plota. “Perimet e freskëta, frutat, arrat e pakripura, vezët, mishi i freskët, peshku dhe produktet e zakonshme të qumështit përmbajnë të gjitha natyrshëm sasi të vogla natriumi, që është më se e mjaftueshme”, thotë Lee.

    “Duke pasur parasysh sa kripë ka në restorante dhe ushqime të përpunuara, gatimi në shtëpi me përbërës të freskët mund të jetë një ndryshim shumë efektiv.”

    Zakone të tjera, si kontrollimi i konsumit të alkoolit, ushtrimet dhe kryerja e kontrolleve të rregullta, janë gjithashtu të rëndësishme. “Sa më pak alkool, aq më mirë, sepse nuk ka sasi të sigurt për mëlçinë tuaj”, thotë Lee. “Nëse keni faktorë rreziku si diabeti, obeziteti ose konsumi i tepërt i alkoolit, pyesni mjekun tuaj për kontrollin e fibrozës së mëlçisë. Sëmundja e mëlçisë mund të shërohet nëse zbulohet herët.”

  • What happens to the liver when we consume plenty of salt?

    MOverindulgence is a known risk factor in high blood pressure, but new studies are finding that a sodium – rich diet can directly damage the liver. Scientists warn that salt can change the way the liver processes fat, trigger inflammatory processes, and increase the risk of serious diseases in this organ. While more research is needed, scientists recommend taking salt to maintain health and liver function carefully, writes Verywell Health.

    How Salt Affects the liver

    While kidneys are primarily responsible for the processing and regulation of sodium, the amount of salt consumed affects other organs, including the liver, heart, and brain.

    Actions control how much sodium the body holds, but that does not mean the liver is protected, explains Dr. Brian P. Lee, a hepatologist and liver transplant in Keck Medicine in Los Angeles. The sodium affects blood pressure, fluid balance, insulin resistance, and utero microbiotics, all of which exert various pressures on the liver. )

    A recent study revealed that a diet rich in fat and sodium can increase inflammation and signs in the liver. Inflammation and signs are key risk factors for developing more serious situations like cirrhosis, liver failure, and cancer. This is important because fat in the liver itself is largely harmless. The fat – accompanying inflammation actually causes signs that lead to cirrhosis, failure, and cancer, says Lee.

    However, Lee warns that these findings should not be taken for granted, as human research is still ongoing. This was a study of rats, so I’d be careful in the direct extraction of human findings. Many of the rat finds do not stand when tested in humans, he adds.

    Research suggests that a lot of salt can contribute to inflammation and signs even if it doesn’t cause additional acumulation of fat. This discovery caught my attention because it is very similar to what we see in certain weak patients who are not overweight but have the worst effects of statomic liver disease ( MA SLD, says Lee.

    Salt effect on existing liver disease

    New research suggests that salt food can trigger inflammation and signs, which increases the risk of disease. But what if someone who already has liver disease eats too much sodium?

    The answer depends on the type and stage of the disease. MASLD is a condition in which excessive fat is accumulated into the liver in people who drink little or no alcohol. In the early stages of MASLD, the main problem is that salt can cause high blood pressure and inflammation. This theoretically accelerates the progress of the disease, says Lee.

    As the disease progresses or a person has a more serious condition like cirrhosis, the effects of a sodium – high diet become even more pronounced. With cirrhosis, there may be increased pressure on liver vessels called portal hypertension, explains Lee. At this stage salt becomes especially harmful because it causes the gathering of fluids in the belly and throughout the body. tv

    Keeping liquids can cause such symptoms as severe swelling or swelling. Lee says that in such situations, doctors warn patients to follow a strict diet. That’s why we recommend patients with cirrhosis and fluid content consume less than 2,000 milligrams (mg) sodium per day, he adds.

    By comparison, adults consume an average of about 3,400mg sodium per day. The usual recommendation is under 2,300 mg a day, while the ideal is to be closer to 1,500 mg, Lee explains, writes Index.hr.

    How to reduce salt consumption and protect your liver

    If you are concerned about sodium consumption, some simple changes in life – style can make a big difference. A good place to start is to follow the food you actually eat.

    It’s amazing that bread is the largest source of sodium diet, says Lee. Others are ready meats, cheeses, packed soups, pasta sauces, salad sauces, soy sauce, pickles, and most restaurant meals. Lee also explains that even foods we consider healthy can be rich in sodium, such as straw, vegetable juices, and canned beans.

    Your body needs a certain amount of sodium to function properly, and it’s better to take it from whole foods. Fresh Perims, fruits, unpaved nuts, eggs, fresh meat, fish, and common milk products all naturally contain small quantities of sodium, which is more than enough, says Lee.

    In view of how much salt there is in restaurants and processed foods, cooking at home with fresh ingredients can be a very effective change. )

    Other customs, such as controlling alcohol consumption, exercise and conducting regular controls, are also important. The less alcohol, the better, because there’s no safe amount for your liver, says Lee. If you have risk factors like diabetes, obesity, or excessive alcohol consumption, ask your doctor about controlling your liver fibrosis. The liver disease can heal if it is discovered early. )

  • Topi i Artë e konfirmon Harry Kanen si superyll, një status që e meritonte prej kohësh

    Topi i Artë e konfirmon Harry Kanen si superyll, një status që e meritonte prej kohësh

    Pas shumë vitesh të nënvlerësimit, Harry Kane më në fund është vlerësuar nga bota e futbollit si një prej lojtarëve më të mëdhenj të gjeneratës së tij.

    Kapiteni i Anglisë fitoi Topin e Artë 2026, duke kurorëzuar një rrugëtim të gjatë, të ndërtuar mbi golat, këmbënguljen dhe përkushtimin.

    Nuk ishte sukses i rastësishëm

    Kane pati një sezon të jashtëzakonshëm me Bayern Munichun, duke shënuar 73 gola gjatë edicionit 2025/26. Sipas GOAL, asnjë futbollist tjetër nuk realizoi më shumë në atë sezon, ndërsa vetëm Lionel Messi kishte shënuar më shumë gola në një sezon evropian, me 81 realizime në edicionin 2011/12.

    Megjithatë, rruga e Kane drejt majës nuk ishte e lehtë. Kur shpërtheu te Tottenham në sezonin 2014/15, me 21 gola në 34 paraqitje, pati nga ata që e konsideruan suksesin e tij të përkohshëm. Sulmuesi anglez vazhdoi të punonte dhe të shënonte, duke dëshmuar se ishte shumë më tepër se një futbollist i një sezoni të vetëm.

    Edhe José Mourinho e kishte kuptuar potencialin e tij gjatë kohës kur punuan së bashku te Tottenham. Trajneri portugez e kishte vlerësuar si lider dhe kishte theksuar nevojën që futbollistët anglezë të fitonin më shumë njohje ndërkombëtare.

    Pa pendesa

    Vendimi për t’u larguar nga Tottenhami dhe për t’iu bashkuar Bayern Munichut në vitin 2023 ishte një pikë kthese në karrierën e Kane. Ai kishte ëndërruar të fitonte trofe me klubin londinez, ku ishte bashkuar që në moshën 11-vjeçare, por në fund vendosi të kërkonte një sfidë të re.

    Kane kishte pranuar se nuk dëshironte ta përfundonte karrierën me ndjenjën se mund të kishte bërë më shumë. Edhe pse fillimisht preferonte të qëndronte në Angli, ai vendosi të largohej nga zona e tij e rehatisë dhe të provonte veten në një kampionat tjetër.

    Transferimi në Gjermani nuk ishte pa pikëpyetje. Bayerni pagoi rreth 100 milionë funte për një sulmues 30-vjeçar, ndërsa pati kritika për moshën dhe koston e tij. Megjithatë, Kane iu përgjigj dyshimeve me paraqitje dhe gola, duke u përshtatur me sukses në futbollin gjerman.

    “Lëreni suksesin të bëjë zhurmën”

    Ndikimi i Kane në Bayern Munich është dëshmuar edhe nga statistikat: ai ka shënuar 156 gola në 159 paraqitje për klubin, duke justifikuar investimin dhe duke u shndërruar në një prej lojtarëve më vendimtarë të skuadrës bavareze.

    Suksesi i tij nuk matet vetëm me numrat. Kane ka ndryshuar mënyrën se si perceptohet në Angli dhe jashtë saj, duke rrëzuar paragjykimet për atë se si duhet të duket apo të sillet një futbollist i klasit botëror.

    “Punoni fort në heshtje. Lëreni suksesin të bëjë zhurmën”, shkroi ai në rrjetet sociale pas triumfit.

    Topi i Artë përfaqëson shumë më tepër se një çmim individual për Kane. Është njohje për një karrierë të ndërtuar me durim, për një vendim të guximshëm për t’u larguar nga Tottenhami dhe për vite të tëra në të cilat golat e tij nuk morën gjithmonë vlerësimin që meritonin.

    Në moshën 33-vjeçare, Kane më në fund e ka fituar statusin e një superylli të futbollit botëror. Siç theksoi edhe Thierry Henry, i cili e vlerësoi rrugëtimin e anglezit, Kane është dashur të kalojë shumë vështirësi për të arritur aty ku është sot. /Telegrafi/