Category: Lajme

  • Vetëm dy vota ia mohuan trofeun, talenti i Barcelonës mbeti me “gisht në gojë”

    Vetëm dy vota ia mohuan trofeun, talenti i Barcelonës mbeti me “gisht në gojë”

    Barcelona e humbi një tjetër çmim, por diferenca ishte vetëm dy vota: Pau Cubarsi mbeti shumë pranë triumfit në trofeun Kopa 2026, pasi shoku i tij i skuadrës, Lamine Yamal, e mposhti me një diferencë minimale.

    Sipas “Sport”, drejtuesit e Barcelonës e dinin rezultatin më shumë se një javë para ceremonisë në Londër, ku Yamal u shpall futbollisti më i mirë i ri në botë.

    Votimi dëshmoi konkurrencën e ngushtë mes dy talenteve të Barcelonës, të cilët u vlerësuan për paraqitjet e tyre.

    Trofeu Kopa ishte një nga momentet pozitive për delegacionin e Barcelonës pas humbjes 2-1 ndaj Real Madridit në El Clasico.

    Megjithatë, Yamal nuk arriti të fitojë Topin e Artë, çmim që shkoi për Harry Kane.

    Faktikisht, spanjolli e pranoi se “Kopa Trophy” nuk ishte trofeu që donte, megjithatë i duhet të vazhdojë të punojë për të marrë epitetin e “lojtarit më të mirë në botë”./Telegrafi/

  • Only two votes denied the trophy, Barcelona’s talent was left with the mouth.

    Only two votes denied the trophy, Barcelona’s talent was left with the mouth.

    Barcelona lost another price, but the difference was only two votes: Pau Chubars remained very close to the triumph at the Kopa 2026 trophy, after his teammate Lamine Yamal beat him by a minimal margin.

    According to ‘{0}’Sport, Barcelona’s directors knew the outcome more than a week before the London ceremony, where Yamal was declared the best young football player in the world.

    The vote witnessed the close competition between Barcelona’s two talents, which were praised for their presentations.

    The Koda Trophy was one of the positive moments for the Barcelona delegation after the 2-1 defeat of Real Madrid in El Classico.

    However, Yamal failed to win the Golden Ball — the award that went to Harry Kane.

    In fact, the Spaniard acknowledged that the Kopa Trophy was not the trophy he wanted, but he has to keep working to get the right of the world’s best player. /Telegrafi/

  • E trishtë: Ky është punëtori nga Skënderaj që vdiq në vendin e punës në Istog

    E trishtë: Ky është punëtori nga Skënderaj që vdiq në vendin e punës në Istog

    E trishtë: Ky është punëtori nga Skënderaj që vdiq në vendin e punës në Istog

    Sinjali mëson se viktima që vdiq sot në vendin e punës në fshatin Dubravë të Istogut është Xhem Kadriu, nga Kopiliqi i Skënderajt.

    Ai dyshohet se ishte lënduar në vendin e punës, ndërsa pas incidentit ishte dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog, ku ekipi mjekësor ka konstatuar se kishte arritur pa shenja jete.

    Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka bërë të ditur se Policia është njoftuar rreth orës 08:40 dhe se njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat.

    Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

    Ndërkohë, Policia ka intervistuar përgjegjësin e punëtorëve, i cili është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti është iniciuar si “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

    intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Sad: This is the worker from Skenderaj who died at his workplace in Istog.

    The signal learns that the victim who died today at the workplace in the village of Dubrava of Istog is Jem Kadriu, from the Kopoliqi of Ssqaheraj.

    He was allegedly injured at the workplace, while after the incident he was sent to the Main Centre of Family Medicine in Istog, where the medical team found that he had arrived without signs of life.

    The case for Signal Gazette has confirmed police spokesman for the Pec region Driton Rugova, who has announced that police have been notified around 8:40 and that relevant units have emerged at the scene to investigate the circumstances.

    By order of the State Prosecutor, the lifeless body has been sent to the Institute of Legal Medicine in Pristina for organisation.

    Meanwhile, police have interviewed the employee’s supervisor, who has been sent to the detention for 48 hours. The case has been initiated as “Evertification, damage or removal of protective equipment and risking safety at the workplace.”

    The interview has been submitted to holding for 48 hours.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Biblioteka Kombëtare e Kosovës pasurohet me libra në gjuhën italiane

    Biblioteka Kombëtare e Kosovës pasurohet me libra në gjuhën italiane

    Në kuadër të aktivitetit, Biblioteka Kombëtare e Kosovës ka pranuar një donacion librash nga Bibliotekat Publike të Torinos, me ç’rast është inauguruar edhe një hapësirë e re e dedikuar librave në gjuhën italiane.

    Ky donacion synon pasurimin e fondit bibliotekar dhe zgjerimin e mundësive për qasje në literaturën italiane për lexuesit në Kosovë, duke kontribuar në forcimin e bashkëpunimit kulturor ndërmjet Kosovës dhe Italisë.

    Aktiviteti, i mbajtur më 26 tetor, u zhvillua nën temën “Lingua geniale: ideare, progettare, creare con l’italiano” (“Gjuha gjeniale: të ideosh, të projektosh, të krijosh me italishten”), e cila thekson potencialin krijues të gjuhës italiane dhe lidhjen e saj me artin, dijen dhe inovacionin.

    Programi përfshiu edhe prezantimin e botimit “Lingua gentile, lingua geniale: ideare, progettare, creare con l’italiano”, si dhe hapjen e një ekspozite kushtuar jetës dhe veprës së Leonardo da Vincit, një prej figurave më të rëndësishme të historisë së artit dhe shkencës.

    Përmes këtij aktiviteti, Biblioteka Kombëtare e Kosovës ka theksuar se riafirmon përkushtimin e saj për ruajtjen dhe pasurimin e trashëgimisë së shkruar, promovimin e leximit dhe krijimin e mundësive të reja për shkëmbim kulturor dhe qasje në dije.

    Burimi: RTKLive

  • Kosovo National Library Riched With Italian – Language Books

    In the context of the event, the National Library of Kosovo has accepted a donation of books from Turin’s Public Library, with cerrast also inaugurated a new space dedicated to books in Italian.

    This donation is aimed at enriching library funds and expanding access to Italian literature for readers in Kosovo, contributing to strengthening cultural co-operation between Kosovo and Italy.

    The event, held on October 26th, took place under the topic of Lingua genial: ideary, progettatar, crea con I italano. (Cultural Gyjuha – idea, design, create with Italian, which highlights the creative potential of the Italian language and its connection to art, knowledge, and innovation.

    The program included the presentation of the publication “Lingua gentile, lingua genial: idear, progetary, crea con l italano” and the opening of an exhibition dedicated to the life and work of Leonardo da Vinci, one of the most important figures in history of art and science.

    Through this activity, the National Library of Kosovo has stressed that it reaffirms its commitment to preserving and enriching written heritage, promoting reading and creating new opportunities for cultural exchange and access to knowledge.

    Source Layer: RTKLive

  • Aksident trafiku në Strumicë, lëndohen pesë persona

    Aksident trafiku në Strumicë, lëndohen pesë persona

    Dje në orën 12:40, në SPB të Strumicës është paraqitur se në kryqëzimin e rrugës 5 Nëntori dhe rrugës “Republika e Krushevës” në Strumicë, ka ndodhur një përplasje midis një automjeti pasagjerësh “Peugeot” me targa të Strumicës, të drejtuar nga M.M. (28) nga fshati Radiçevë, Komuna e Vasilevës, dhe një automjeti pasagjerësh “Ford” me targa të Strumicës, të drejtuar nga K.S. (57) nga Strumica, njoftoi Ministria e Brendshme.

    Në aksident pësoi lëndime të rënda shoferi K.S., ndërsa pasagjerët e tij M.M. (58), A.F. (37), 56-vjeçari M.M. dhe 38-vjeçari M.F., të gjithë nga Strumica, pësuan lëndime dhe u dërguan në Qendrën Mjekësore të Strumicës.

    Një ekip inspektimi nga Departamenti i Punëve të Brendshme i Strumicës kreu një inspektim./Telegrafi/

  • Një muaj paraburgim për Jeton Sylajn, ish-bashkëshortin e Arlinda Zekajt

    Një muaj paraburgim për Jeton Sylajn, ish-bashkëshortin e Arlinda Zekajt

    Një muaj paraburgim për Jeton Sylajn, ish-bashkëshortin e Arlinda Zekajt

    Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.

    Sipas njoftimit të Gjykatës, masa e paraburgimit është caktuar pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mospërfillja e gjykatës”.

    Kërkesa e Prokurorisë është aprovuar nga gjyqtarja e Procedurës Paraprake, Selvije Morina Zejnaj, e cila ka vendosur që paraburgimi të zgjasë nga 25 tetori, në orën 20:00, deri më 24 nëntor 2026, në orën 20:00.

    Kundër këtij aktvendimi, palët kanë të drejtë ankese brenda 48 orëve nga pranimi i tij. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit përmes Gjykatës Themelore në Pejë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • A month’s detention for Jeton Silyan, former husband of Arlinda Zekaj

    The Constitutional Court in Pec has scheduled a month of detention for Liton Sylajt, former husband of Arlinda Zekinaj, who was killed on 25 October in Vitomirica in Pec.

    According to the Court’s report, the detention measure is scheduled after the request by the Pajë Constitutional Prosecutor, under suspicion of committing the criminal act, the contempt of the court.

    The prosecution’s request has been approved by the Pre-Plain Procedure Judge Selvije Morina Zamenaj, who has decided that the detention will last from October 25th to 8:00, until November 24, 2026, at 8:00.

    Against this act, the parties are entitled to complaint within 48 hours of his admission. The complaint is addressed to the Court of Appeals through the Constitutional Court in Pec.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Operacion ndërkombëtar në Spanjë dhe Marok: 86 të arrestuar

    Operacion ndërkombëtar në Spanjë dhe Marok: 86 të arrestuar

    Operacion ndërkombëtar në Spanjë dhe Marok: 86 të arrestuar

    Autoritetet spanjolle dhe marokene kanë goditur një nga rrjetet e mëdha të trafikimit të kanabisit në Spanjë, duke arrestuar 86 persona dhe sekuestruar afro 11 tonë hashash.

    I dyshuari si drejtuesi i organizatës, Juan Carlos T.B., i njohur me nofkën “Moreno”, u arrestua në Tangier të Marokut dhe pritet të ekstradohet në Spanjë.

    Arrestimi u krye më 8 tetor, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar, pas një operacioni policor që zgjati disa muaj. Sipas autoriteteve, “Moreno” ishte në kërkim që nga marsi i vitit 2026, kur u largua nga banesa e tij në një zonë luksoze të Madridit për t’iu shmangur arrestimit.

    Hetuesit dyshojnë se ai kishte rolin qendror në organizimin e aktivitetit kriminal, duke koordinuar marrëveshjet me furnizuesit në Marok, transportin e drogës nga deti dhe në rrugë tokësore, si dhe blerjen e automjeteve dhe pronave që përdoreshin për magazinimin e lëndëve narkotike.

    Organizata dyshohet se importonte sasi të mëdha hashashi nga Maroku përmes Ngushticës së Gjibraltarit, duke përdorur bregdetin spanjoll si pikë hyrjeje. Droga dërgohej më pas në Madrid, ku ruhej përkohësisht përpara se të shpërndahej në qytete të ndryshme të Spanjës dhe në vende të tjera evropiane.

    Hetimi policor nisi në fillim të vitit 2025, pasi autoritetet zbuluan se drejtuesit e rrjetit përdornin aplikacione të koduara për të koordinuar transportin dhe shpërndarjen e drogës.

    Për ruajtjen e ngarkesave, organizata dyshohet se përdorte shtëpi me qira, apartamente luksoze dhe prona brenda komplekseve të banimit. Në këto ambiente, hashashi ndahej në sasi më të vogla përpara se t’u dorëzohej shpërndarësve.

    Gjatë operacionit u identifikuan dhe u çmontuan shtatë pika magazinimi dhe shpërndarjeje në Madrid, Guadalajara dhe Valencia.

    Ndër sekuestrimet më të mëdha ishte ai i 4,6 tonëve hashash në një objekt industrial në Silla të Valencias. Sasia e drogës, sipas hetuesve, ishte përgatitur për t’u transportuar drejt Madridit.

    Në dhjetor të vitit 2025, policia kishte gjetur gjithashtu më shumë se 2,1 tonë hashash në një banesë në zonën Las Tablas të Madridit. Ndërsa në qershor të vitit 2026, gjatë operacioneve të tjera, u sekuestruan mbi 960 kilogramë hashash dhe 12 kilogramë kanabis në një banesë në periferi të kryeqytetit, si dhe një ton tjetër hashash në një pronë në zonën Sanchinarro.

    Pastrimi i parave përmes makinave luksoze dhe kompanive fiktive

    Hetimet kanë zbuluar gjithashtu dyshime për një skemë të organizuar të pastrimit të parave të përfituara nga trafiku i drogës.

    Sipas policisë, anëtarët e rrjetit përdornin kompani fiktive, fatura të falsifikuara, paga të simuluara dhe kredi të siguruara përmes personave të tretë, me qëllim që të ardhurat e paligjshme të paraqiteshin si fitime të ligjshme.

    Një pjesë e parave dyshohet se investohej në automjete luksoze dhe pasuri të paluajtshme. Sipas hetuesve, drejtuesi i dyshuar i organizatës paraqitej si punonjës i një kompanie të arteve grafike, duke marrë më shumë se 5 mijë euro neto në muaj, pa kryer punë reale.

    Sekuestrohen 25 automjete dhe afro 466 mijë euro cash

    Në kuadër të operacionit, autoritetet kryen 33 kontrolle në prona të paluajtshme: 23 në Madrid, shtatë në Guadalajara, dy në Malaga dhe një në Valencia.

    Bilanci i operacionit përfshin:

    10.800 kilogramë hashash.

    Mbi 21,8 kilogramë kanabis.

    Dy armë me tytë të gjatë dhe katër armë të ndaluara.

    25 automjete.

    15 orë luksoze.

    Afro 466 mijë euro para të gatshme.

    Në total u arrestuan 86 persona, mes tyre 65 në Madrid, 10 në Guadalajara, pesë në Valencia, tre në Malaga dhe nga një në Burgos, Almeria dhe Girona. Sipas të dhënave të bëra publike, 18 prej tyre u dërguan në burg.

    Të dyshuarit përballen me akuza që lidhen me pjesëmarrjen në organizatë kriminale, trafikimin e drogës dhe pastrimin e parave.

    Çështja po ndiqet nga autoritetet gjyqësore spanjolle, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht aktivitetin e rrjetit dhe për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë. Kreu i dyshuar i organizatës ndodhet në paraburgim në Marok, ndërsa procedurat për ekstradimin e tij në Spanjë janë në zhvillim.