Category: Lajme

  • Mickoski pret Haxhiun: Folëm për avancimin e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve

    Mickoski pret Haxhiun: Folëm për avancimin e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve

    Kryeministri i RMV, Hristijan Mickoski, ka pritur në takim kryetaren e kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.

    Mickoski, ka shkruar se me Haxhiun, kanë biseduar për avancimin e bashkëpunimit bilateral dhe forcimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve.

    “Sot zhvillova një takim me kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu. Në takim biseduam për avancimin e bashkëpunimit bilateral dhe forcimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve. Besoj se përmes dialogut të hapur, respektit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit të shtuar rajonal, mund të kontribuojmë për më shumë stabilitet, zhvillim ekonomik dhe integrim më të shpejtë evropian të rajonit”, ka shkruar ai.

    Burimi: Dukagjini

  • Mickoski expects Haxhiu: We talked about advancing co-operation and strengthening relations between the two countries

    RMV Prime Minister Hristian Mickoski has hosted the Kosovo Assembly’s chairman, Albulen Haxhiu, at the meeting.

    Mickoski, wrote that with Haxhiu, they have talked about advancing bilateral co-operation and strengthening friendly relations between the two countries.

    Today, I held a meeting with the head of the Assembly of the Republic of Kosovo, Albulen Haxhiu. At the meeting, we talked about advancing bilateral co-operation and strengthening friendly relations between the two countries. I believe that through open dialogue, mutual respect and increased regional co-operation, we can contribute to more stability, economic development and the region’s fastest European integration, it has written.

    Source Layer: Dukeagini

  • Pulisic rinovon me Milanin deri më 2031, pas tij radha e Rabiot

    Pulisic rinovon me Milanin deri më 2031, pas tij radha e Rabiot

    Pulisic rinovon me Milanin deri më 2031, pas tij radha e Rabiot

    Milan ka arritur marrëveshjen për vazhdimin e kontratës me Christian Pulisic deri në vitin 2031.

    Sipas Sky Sport dhe MilanPress, palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe pritet që marrëveshja të zyrtarizohet në ditët e ardhshme.

    Sulmuesi amerikan, i cili iu bashkua kuqezinjve nga Chelsea në vitin 2023, ka kontratë aktuale deri në vitin 2028, me Milanin që ka mundësinë ta zgjasë atë edhe për një sezon. Marrëveshja e re do ta lidhë atë me klubin italian deri në vitin 2031, transmeton Klankosova.tv.

    Pulisic ka regjistruar 141 paraqitje dhe 44 gola me fanellën e Milanit, duke u shndërruar në një prej lojtarëve të rëndësishëm të skuadrës.

    Pas amerikanit, radha pritet të jetë e Adrien Rabiot.

    Drejtuesit e Milanit synojnë të sigurojnë edhe të ardhmen e mesfushorit francez, kontrata aktuale e të cilit skadon në vitin 2028, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon. Synimi i klubit është ta mbajë atë për një periudhë më të gjatë, me vitin 2031 si objektiv të mundshëm.

  • Abdyli: Lista Studentore nuk ndryshon shumë nga qëndrimet e Vuçiqit ndaj Kosovës (VIDEO)

    Abdyli: Lista Studentore nuk ndryshon shumë nga qëndrimet e Vuçiqit ndaj Kosovës (VIDEO)

    Abdyli: Lista Studentore nuk ndryshon shumë nga qëndrimet e Vuçiqit ndaj Kosovës (VIDEO)

    Gazetari Arientin Abdyli ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve në Serbi, fitoren e listës studentore dhe humbjen e Alleksandar Vuçiqit, duke folur edhe për ndikimin e mundshëm të këtyre zhvillimeve në raportet me Kosovën.

    Në emisionin “Kosova Today”, Abdyli tha se nuk duhet të ketë optimizëm të tepruar për një ndryshim të qasjes së Serbisë ndaj Kosovës.

    “Lista studentore nuk ndryshon shumë nga qëndrimet e Vuçiqit, kështu që nuk do të ishte shumë optimiste të pritej një ndryshim”, ka deklaruar ai.

    Abdyli ka përmendur edhe rezultatet në disa qytete të Serbisë, duke thënë se nga 22 qytete të mëdha, Vuçiqi ka fituar në Vranjë dhe Leskovc, si dhe ka marrë mbështetje nga serbët e Kosovës dhe në mesin e votuesve në burgje.

  • Kurti pas takimit me përfaqësuesit nga Lugina: Fitorja juaj është dyfish historike (VIDEO)

    Kurti pas takimit me përfaqësuesit nga Lugina: Fitorja juaj është dyfish historike (VIDEO)

    Kurti pas takimit me përfaqësuesit nga Lugina: Fitorja juaj është dyfish historike (VIDEO)

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të martën përfaqësuesit shqiptarë nga Presheva, Medvegja, Bujanoci dhe Pazari i Ri, pas rezultatit të arritur në zgjedhjet parlamentare në Serbi, ku Koalicioni Shqiptar siguroi dy mandate në Kuvend.

    Gjatë takimit, Kurti i përgëzoi përfaqësuesit për rezultatin, të cilin e cilësoi historik, duke theksuar se bashkimi i subjekteve politike shqiptare ka dhënë rezultate dhe duhet të vazhdojë edhe pas përfundimit të procesit zgjedhor.

    Sipas Kurtit, Koalicioni Shqiptar ka marrë 27.670 vota, rezultati më i lartë i shqiptarëve në zgjedhjet parlamentare në Serbi që nga viti 2000. Ai tha se kjo është 1.233 vota më shumë sesa në vitin 2020, kur shqiptarët kishin fituar tri mandate.

    “Fitorja juaj është dyfish historike, sepse keni realizuar një rekord të ri, krahasuar me vitin 2020, por edhe për shkak se jeni pjesë e një ndryshimi të madh”, deklaroi Kurti.

    Ai vlerësoi se rezultati i arritur ka rëndësi të veçantë duke marrë parasysh sfidat me të cilat, sipas tij, përballen shqiptarët në Serbi, përfshirë pasivizimin e adresave, mosnjohjen e diplomave, përjashtimin nga institucionet publike, diskriminimin ekonomik dhe emigrimin.

    Kurti falënderoi drejtuesit politikë që vendosën të bashkohen në një listë të përbashkët, kandidatët që morën përgjegjësi dhe aktivistët që kontribuuan në procesin zgjedhor.

    Ai theksoi se bashkëpunimi ndërmjet subjekteve politike shqiptare nuk duhet të mbetet vetëm në kuadër të zgjedhjeve të 25 tetorit, por të shërbejë si bazë për angazhim të përbashkët në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve dhe kërkesën për barazi, transmeton Klankosova.tv

    “Dy mandatet janë arritje e përbashkët, e mbi të gjitha, janë edhe përgjegjësi e përbashkët”, tha Kurti.

    Kreu i ekzekutivit u zotua se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc dhe në zonat e tjera ku jetojnë shqiptarët në Serbi.

    Në përfundim, ai uroi përfaqësuesit për rezultatin e arritur dhe bëri thirrje që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në përballjen me sfidat e ardhshme.

  • Jeton Sylaj sillet në Gjykatë, injoron pyetjet e gazetarëve për vrasjen e Arlinda Zekajt

    Jeton Sylaj sillet në Gjykatë, injoron pyetjet e gazetarëve për vrasjen e Arlinda Zekajt

    Jeton Sylaj është sjellë sot në Gjykatë, ndërsa gjatë shoqërimit të tij, ai nuk u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

    Gazetarët e kanë pyetur Sylajn nëse vrasja e Arlindës ishte e planifikuar, por ai ka zgjedhur të mos reagojë ndaj pyetjeve të parashtruara.

    Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt, më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, ka nxitur reagime të shumta dhe ka rikthyer në vëmendje shqetësimet për dhunën ndaj grave dhe nevojën për mbrojtjen e tyre. /Telegrafi/

  • Motorola Edge 70 Neo, zbulohen specifikat kryesore të telefonit të ri

    Motorola Edge 70 Neo, zbulohen specifikat kryesore të telefonit të ri

    Specifikat kryesore të Motorola Edge 70 Neo janë zbuluar në një rrjedhje të re informacioni, pas paraqitjes së parë të paqëllimshme të telefonit nga vetë kompania në gusht dhe publikimit të imazheve që treguan dizajnin dhe ngjyrat e tij.

    Sipas informacionit të publikuar, telefoni do të ketë ekran AMOLED prej 6.78 inçësh, me frekuencë rifreskimi prej 144 Hz. Pajisja pritet të fuqizohet nga procesori Snapdragon 7s Gen 3, transmeton Telegrafi.

    Në pjesën e pasme, Motorola Edge 70 Neo thuhet se do të ketë kamerë kryesore 50 megapikselë Sony LYTIA 710, të shoqëruar nga një sensor makro prej 2 megapikselësh.

    Pajisja mund të përfshijë gjithashtu një sensor drite në pjesën e pasme, ndërsa për selfie dhe video-thirrje pritet të ketë kamerë të përparme 32 megapikselë.

    Një tjetër veçori e rëndësishme pritet të jetë bateria me kapacitet prej 7.000 mAh, e cila do të mbështesë karikimin e shpejtë me fuqi 45 W.

    Sipas rrjedhjes së informacionit, telefoni do të ketë certifikim IP64 për rezistencë ndaj pluhurit dhe spërkatjeve të ujit, si dhe do të vijë me Android 16 të instaluar që në momentin e parë.

    Informacioni i ri konfirmon edhe emrat e katër varianteve të ngjyrave që ishin shfaqur në gusht: Gray Lilac, Mountain View, Milky Blue dhe Sage.

    Deri më tani, Motorola nuk ka bërë të ditur një datë zyrtare për prezantimin e Edge 70 Neo.

    Megjithatë, telefoni pritet të prezantohet së shpejti. Specifikat e përmendura mbeten të pakonfirmuara zyrtarisht dhe bazohen në informacionet e rrjedhura. /Telegrafi/

  • Arinjtë polarë "përpiqen të futen" në një stacion meteorologjik në Rusi

    Arinjtë polarë “përpiqen të futen” në një stacion meteorologjik në Rusi

    Një grup arinjsh polarë i është afruar një stacioni hidrometeorologjik në Kepin Çeljuskin, në veri të Rusisë, duke u përpjekur të futet brenda ndërtesës.

    Pamjet tregojnë kafshët duke u sjellë rreth objektit, me sa duket të interesuara për të hyrë në të.

    Stacioni përdoret nga studiuesit që kryejnë matje dhe vëzhgime meteorologjike në këtë zonë të largët të Arktikut.

    Megjithatë, arinjtë nuk u përballën drejtpërdrejt me personelin që ndodhej në stacion.

    Ngjarja është filmuar dhe pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale.. /Telegrafi/

  • Shiu i rrëmbyeshëm shkakton kaos, detaje dhe pamje rreth përmbytjeve në disa zona të Stambollit

    Shiu i rrëmbyeshëm shkakton kaos, detaje dhe pamje rreth përmbytjeve në disa zona të Stambollit

    Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë Stambollin që nga mbrëmja e kaluar, duke shkaktuar përmbytje në disa zona të qytetit.

    Në rrethin Pendik, nënkalimi Kaynarca, në lagjen Çamçeşme, u mbush me ujë, ndërsa reshjet e rrëmbyeshme vështirësuan qarkullimin dhe lëvizjen e banorëve.

    Rrebeshet përfshinë lagje të ndryshme të qytetit, duke i zënë në befasi qytetarët që po shkonin në punë në orët e mëngjesit.

    Sipas raportimeve, rrugët dhe nënkalimet në disa zona u mbushën me ujë, ndërsa reshjet vazhduan të intensifikoheshin herë pas here.

    Ministria e Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike lëshoi paralajmërim për rrezikun nga përmbytjet për shkak të reshjeve që pritet të prekin disa provinca, përfshirë Stambollin, për të cilin është shpallur alarm i verdhë.

    Ndërkohë, Qendra e Koordinimit të Fatkeqësive të Stambollit (AKOM) paralajmëroi se era veriore pritet të forcohet, duke arritur shpejtësinë nga 40 deri në 70 kilometra në orë.

    Si pasojë, temperaturat mund të ulen me 5 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa në të gjithë qytetin parashikohen reshje të herëpashershme shiu.

    Sipas parashikimeve meteorologjike, reshjet pritet të intensifikohen sërish nga mbrëmja e së nesërmes, duke rritur rrezikun e përmbytjeve në zonat e prekura.

    Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes ndaj kushteve të pafavorshme atmosferike. /Telegrafi/

  • LEX | Apeli ia vërteton Astrit Zogjanit 3 vjet e gjysmë burgim, obligohet të kompensojë mbi 107 mijë euro dëm

    LEX | Apeli ia vërteton Astrit Zogjanit 3 vjet e gjysmë burgim, obligohet të kompensojë mbi 107 mijë euro dëm

    LEX | Apeli ia vërteton Astrit Zogjanit 3 vjet e gjysmë burgim, obligohet të kompensojë mbi 107 mijë euro dëm

    Gjykata e Apelit e Kosovës ia ka vërtetuar Astrit Zogjanit dënimin prej 3 vjetësh e 6 muajsh burgim për përvetësim në detyrë dhe keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. Ankesa e mbrojtjes është aprovuar pjesërisht, vetëm për mënyrën dhe afatin e pagesës së gjobës prej 5 mijë eurosh, raporton Gazeta Sinjali.

    Sipas aktgjykimit të Departamentit Special të Apelit, të marrë më 9 tetor 2026, Zogjani do ta paguajë gjobën në pesë këste, brenda pesë muajve nga marrja e aktgjykimit. Secili këst duhet të paguhet jo më vonë se data 10 e muajit vijues. Mospagesa në kohë sjell revokimin e mundësisë së pagesës me këste.

    Në pjesën tjetër, Apeli e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e avokatit Faton Hyseni dhe e ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të 14 majit 2026.

    Mbetet detyrimi për kompensimin e dëmit dhe ndalimi i ushtrimit të funksioneve publike

    Përveç burgimit dhe gjobës, Zogjani është obliguar t’ia kompensojë ndërmarrjes së dëmtuar, të identifikuar në aktgjykim si N.P.L. “P. R.” Sh.A., dëmin prej 107 mijë e 675 euro e 21 centësh.

    Kompensimi duhet të bëhet me këste brenda një viti pas mbajtjes së dënimit me burgim, nën kërcënimin e përmbarimit të detyrueshëm.

    Në fuqi ka mbetur edhe dënimi plotësues që ia ndalon për katër vjet ushtrimin e funksioneve në administratën publike apo në shërbime publike, pas mbajtjes së burgimit.

    Mbrojtja kërkoi uljen e dënimit dhe dënim me kusht

    Mbrojtja kishte kërkuar që dënimi unik t’i ulej në një vit burgim dhe më pas të shqiptohej me kusht. Si alternativë, kishte kërkuar zëvendësimin e burgimit me gjobë, me pëlqimin e të akuzuarit.

    Avokati kishte përmendur pranimin e fajësisë, pendimin, mungesën e të kaluarës kriminale dhe rrethanat familjare. Sipas mbrojtjes, vazhdimi i punës si kontabilist do t’i mundësonte Zogjanit pagesën e gjobës dhe kompensimin e dëmit.

    Vetë Zogjani, gjatë seancës së Apelit, kishte pretenduar se veprën e kishte kryer nën presionin e rrymave të caktuara brenda ndërmarrjes.

    Megjithatë, Apeli vlerësoi se dënimi është në përputhje me peshën e veprave dhe shkallën e përgjegjësisë penale. Gjykata theksoi veprimet e vazhdueshme të kundërligjshme dhe dëmin e konsiderueshëm të shkaktuar.

    Sipas kolegjit, pranimi i fajësisë ishte vlerësuar si rrethanë lehtësuese nga shkalla e parë, por ai nuk e detyron gjykatën që ta zbusë dënimin nën kufijtë e paraparë me ligj.

    Në të njëjtën çështje, Faton Rrustemi ishte dënuar nga shkalla e parë për ndihmë në keqpërdorimin e pozitës apo autoritetit zyrtar, me një vit burgim me kusht, me periudhë verifikimi prej dy vjetësh, si dhe me një mijë euro gjobë. Atij i ishte shqiptuar edhe ndalimi dyvjeçar i ushtrimit të funksioneve në administratën publike apo në shërbime publike.

    Shqyrtimi në Apel është bërë sipas ankesës së mbrojtjes së Astrit Zogjanit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali