Category: Lajme

  • Persona të maskuar futen në një kompani private në Lipjan, roja i denoncon në polici

    Persona të maskuar futen në një kompani private në Lipjan, roja i denoncon në polici

    Persona të maskuar futen në një kompani private në Lipjan, roja i denoncon në polici

    Një incident i rëndë është raportuar në orët e para të së hënës në fshatin Magure të Lipjanit, ku tre persona të maskuar dyshohet se kanë kërcënuar me armë zjarri një punëtor të sigurimit privat.

    Sipas policisë, ankuesi,që punon si sigurim në një kompani private, ka njoftuar Policinë se në objektin ku ishte në detyrë kishte vërejtur tre persona me maska dhe dorëza, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas raportimit, njëri nga personat kishte në dorë një pistoletë, të cilën ia kishte drejtuar punëtorit të sigurimit, duke i kërkuar të largohej nga vendi i ngjarjes.

    Pas njoftimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në konsultim me prokurorin kompetent, është iniciuar rasti.

  • Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për ngacmim seksual

    Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për ngacmim seksual

    Një person është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin për ngacmim seksual ndaj një gruaje.

    Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 26 tetor 2026, rreth orës 20:30, kur një grua kosovare ka njoftuar autoritetet se ishte ngacmuar seksualisht nga një person i dyshuar, po ashtu mashkull kosovar.

    Pas raportimit të rastit, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

    Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente, ndërsa në raportin policor nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me rrethanat në të cilat dyshohet se ka ndodhur ngacmimi. /Telegrafi/

  • Mospërfillje e gjykatës, kërkohet paraburgim për ish-bashkëshortin e Arlinda Zekajt

    Mospërfillje e gjykatës, kërkohet paraburgim për ish-bashkëshortin e Arlinda Zekajt

    Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm bën të ditur se ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Jeton Sylaj, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Sipas kërkesës, më 25 tetor 2026, rreth orës 17:58, në rrugën “Mon Dedushaj”, në fshatin Vitomiricë, Komuna e Pejës, i pandehuri dyshohet se nuk i është bindur pikës I të dispozitivit të aktvendimit të Gjykatës Themelore në Pejë, të datës 16 tetor 2026.

    “Përkundër urdhrit të gjykatës që të mos ushtronte dhunë fizike apo psikike, të mos e pengonte lëvizjen e viktimës dhe të mos e ofendonte, shqetësonte apo kërcënonte atë, i pandehuri dyshohet se ka ushtruar sërish dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, tani të ndjerës Arlinda Zekaj, duke iu drejtuar me fjalë kërcënuese. Gjithashtu, dyshohet se ka marrë rrobat e vendosura nga viktima në rrobalarëse dhe i ka hedhur në oborrin e shtëpisë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

    Tutje në njoftim thuhet se me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”, nga neni 393, paragrafi 1, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Seanca për shqyrtimin e kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit pritet të mbahet gjatë ditës së sotme në Gjykatën Themelore në Pejë. /Telegrafi/

  • Shkel urdhrin mbrojtës dhe i shkon te vendi i punës viktimës, arrestohet një person në Fushë Kosovë

    Shkel urdhrin mbrojtës dhe i shkon te vendi i punës viktimës, arrestohet një person në Fushë Kosovë

    Një person është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi dyshohet se ka shpërfillur urdhrin mbrojtës të lëshuar nga gjykata, duke shkuar në vendin e punës së viktimës.

    Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 26 tetor 2026, rreth orës 10:00.

    I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka shkuar në vendin e punës së një gruaje, e cila kishte urdhër mbrojtës të lëshuar nga gjykata.

    Pas ndërmarrjes së veprimeve policore, i dyshuari është arrestuar për rastin e cilësuar si “Mospërfillje e gjykatës dhe ngacmim”.

    Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

    Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastin, ndërsa procedurat do të vazhdojnë në koordinim me organet kompetente. /Telegrafi/

  • E kërcënoi Arlinda Zekajn dhe ia hodhi rrobat në oborr disa orë para vrasjes, Prokuroria kërkon paraburgim për Jeton Sylajn

    E kërcënoi Arlinda Zekajn dhe ia hodhi rrobat në oborr disa orë para vrasjes, Prokuroria kërkon paraburgim për Jeton Sylajn

    Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Jeton Sylajt, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mospërfillja e gjykatës”.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë, Sylaj dyshohet se nuk e ka respektuar një aktvendim të Gjykatës Themelore në Pejë, të nxjerrë më 16 tetor 2026, me të cilin i ishte ndaluar ushtrimi i dhunës fizike dhe psikike, pengimi i lëvizjes, si dhe ofendimi, shqetësimi apo kërcënimi i bashkëshortes së tij, tashmë të ndjerës Arlinda Zekaj.

    Rasti dyshohet se ka ndodhur më 25 tetor, rreth orës 17:58, në rrugën “Mon Dedushaj”, në fshatin Vitomiricë të Pejës.

    Sipas Prokurorisë, i pandehuri dyshohet se ka ushtruar sërish dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, duke iu drejtuar me fjalë kërcënuese. Po ashtu, ai dyshohet se i ka marrë rrobat që ajo i kishte vendosur në rrobalarëse dhe i ka hedhur në oborrin e shtëpisë.

    Me këto veprime, sipas Prokurorisë, ai dyshohet se ka kryer veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”, nga neni 393, paragrafi 1, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Seanca për shqyrtimin e kërkesës për caktimin e paraburgimit pritet të mbahet gjatë ditës së sotme në Gjykatën Themelore në Pejë.

    Arlinda Zekaj u vra po atë ditë, më 25 tetor, nga kunati i saj, vëllai i Jeton Sylajt. Vrasja ndodhi disa orë pas rastit për të cilin Prokuroria tashmë ka kërkuar caktimin e paraburgimit ndaj Sylajt.

    Burimi: Dukagjini

  • He threatened Arlinda Zekiaj and threw his clothes in the yard a few hours before the murder, the prosecution seeks detention for Syline Living.

    The Constitutional Prosecutor in Pec has requested the appointment of the detention measure to Jeton Sylajt, under suspicion of committing the criminal act, the contempt of the court.

    According to the prosecution’s announcement, Sylaj allegedly failed to respect a ruling by the Constitutional Court in Pec, issued on October 16th 2026, which had been banned from exercising physical and psychic violence, preventing movement, as well as insulting, worrying or threatening his wife, now the late Arlinda Zekiaj.

    The case is suspected to have occurred on October 25th, around 17:58, on the street of Moon Dedushaj, in the village of Vitomirica in Pec.

    According to the prosecution, the defendant is suspected to have again exerted psychological violence against his wife, addressing his wife with threatening words. He is also suspected of taking the clothes she had put in her laundry and throwing them into the backyard.

    With these actions, according to the Prosecutor, he allegedly committed the criminal act of not ignoring the court, by Article 393, paragraph 1, of the Penal Code of the Republic of Kosovo.

    The hearing for the application for the detention assignment is expected to be held during today at the Foundation Court in Pec.

    Arlinda Zekiaj was killed that same day, October 25th by her brother – in – law, her brother lives in Sylai’s. The murder occurred several hours after the case the prosecution has already sought to appoint Sylajt’s detention.

    Source Layer: Dukeagini

  • Majmuni viziton dyqanin për riparimin e telefonave në Indi, përshëndet me një përqafim pronarin

    Majmuni viziton dyqanin për riparimin e telefonave në Indi, përshëndet me një përqafim pronarin

    Një majmun ka vizituar një dyqan për riparimin e telefonave në Indi, ku ka përshëndetur me një përqafim pronarin e dyqanit.

    Sipas mediave lokale, burri e ushqen rregullisht primatin, i cili duket se është mësuar të kthehet aty për të marrë ushqim.

    Këtë herë, meqë “dreka po vonohej”, majmuni i uritur u paraqit aty për t’ia kujtuar pronarit se kishte ardhur koha për të ngrënë.

    Vizita e pazakontë, e shoqëruar me një përqafim, e shndërroi momentin në një skenë të veçantë. /Telegrafi/

  • “Nuk ishte vendimtar në ndeshjet e mëdha”, ish-ylli i Man Cityt me kritika ndaj Kane pas Topit të Artë

    “Nuk ishte vendimtar në ndeshjet e mëdha”, ish-ylli i Man Cityt me kritika ndaj Kane pas Topit të Artë

    Samir Nasri kritikoi Harry Kanen pas triumfit të sulmuesit anglez në garën për Topin e Artë, duke vënë në dyshim aftësinë e tij për të vendosur fatin e ndeshjeve më të mëdha.

    Ish-mesfushori i Manchester Cityt nuk e konteston cilësinë e sulmuesit të Bayern Munichut, por beson se statistikat e jashtëzakonshme nuk janë të mjaftueshme për ta justifikuar plotësisht fitimin e çmimit individual më prestigjioz në futboll.

    Kane e fitoi Topin e Artë në një ceremoni në Londër, duke lënë pas Kylian Mbappen e Real Madridit dhe talentin e Barcelonës, Lamine Yamal. Ky triumf e bëri atë anglezin e parë në 25 vjet që fiton këtë çmim.

    Sulmuesi 33-vjeçar u shpërblye pas një sezoni të jashtëzakonshëm, në të cilin regjistroi 73 gola dhe tetë asistime në 65 paraqitje me klubin dhe kombëtaren.

    It wasn’t crucial in the big matches, the former Man City star with criticism against Kane after the Golden Ball.

    Vetëm te Bayern Munichu, Kane shënoi 61 gola në 51 ndeshje, duke vendosur një rekord të ri të klubit për një sezon. Kontributi i tij ndihmoi gjigantin bavarez të fitonte dy trofe vendorë.

    Megjithatë, këto shifra nuk e kanë bindur plotësisht Nasrin, i cili shprehu habinë për rezultatin përfundimtar të votimit gjatë një paraqitjeje në televizionin francez Canal+.

    “Harry Kane, Topi i Artë… Në rregull, statistikat e bënë diferencën”, deklaroi Nasri.

    Më pas, ish-reprezentuesi francez shpjegoi rezervat e tij për sulmuesin anglez, duke vënë theksin te ndikimi i tij në ndeshjet vendimtare.

    “Ai është një futbollist fantastik, me shumë cilësi. Por ai nuk ka qenë kurrë lojtari që e ka çuar ekipin e tij drejt suksesit apo që e ka bërë skuadrën të fitojë ndeshjet vërtet të mëdha”.

    “Gjithmonë ekziston një dobësi e vogël. Megjithatë, ai është një lojtar i jashtëzakonshëm”, u shpreh Nasri./Telegrafi/

  • It wasn’t crucial in the big matches, the former Man City star with criticism against Kane after the Golden Ball.

    It wasn’t crucial in the big matches, the former Man City star with criticism against Kane after the Golden Ball.

    Samir Nasri criticised Harry Kane after the English assailant’s triumph in the Golden Ball race, questioning his ability to decide the fate of the biggest matches.

    Manchester City’s former midfielder does not contest the quality of Bayern Munichu’s attacker, but believes extraordinary statistics are not enough to fully justify gaining the most prestigious individual prize in football.

    Kane won the Golden Ball at a ceremony in London, leaving Kylian Muppen of Real Madrid behind and Barcelona talent Lamine Yamal. This triumph made him the first Englishman in 25 years to win this award.

    The 33-year-old striker was rewarded after an extraordinary season, in which he recorded 73 goals and eight assets in 65 presentations with the club and nationals.

    It wasn’t crucial in the big matches, the former Man City star with criticism against Kane after the Golden Ball.

    At Bayern Munichu alone, Kane scored 61 goals in 51 matches, setting a new club record for a season. His contribution helped the bavarez giant win two local trophies.

    However, these figures have not fully convinced Nasrin, who expressed surprise at the outcome of the vote during a presentation on French television Canal+.

    Harry Kane, Golden Ball… All right, the statistics made the difference, Nasri said.

    Later, the former French promoter explained his reservations to the English assailant, emphasising his influence on the crucial matches.

    He’s a great footballer, with many qualities. But he has never been the player who has led his team to success or who has made the team win really big matches.

    There’s always a little weakness. However, he is an extraordinary player, Nasri said. /Telegraph/

  • Tre persona të maskuar grabisin një objekt në Magure të Lipjanit, njëri kërcënon sigurimin me armë

    Tre persona të maskuar grabisin një objekt në Magure të Lipjanit, njëri kërcënon sigurimin me armë

    Tre persona të maskuar dhe me dorëza kanë hyrë në një objekt në fshatin Magure të Lipjanit, ku njëri prej tyre e ka kërcënuar me armë zjarri punëtorin e sigurimit.

    Rasti ka ndodhur më 26 tetor, rreth orës 02:11, kur punëtori i sigurimit, mashkull kosovar, ka njoftuar Policinë se gjatë punës kishte vërejtur tre persona të dyshuar, të cilët kishin maska dhe dorëza.

    Sipas raportit të Policisë, njëri nga personat e dyshuar kishte një pistoletë në dorë, të cilën ia kishte drejtuar punëtorit të sigurimit, duke i kërkuar që të largohej nga vendi i ngjarjes.

    Pas raportimit të rastit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, të cilat kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

    Në konsultim me prokurorin, rasti është iniciuar si “Grabitje”.

    Deri më tani, në raportin policor nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me identitetin e personave të dyshuar, nëse nga objekti është vjedhur ndonjë pasuri apo nëse ka persona të arrestuar.

    Rasti mbetet nën hetime nga organet kompetente. /Telegrafi/