Category: Lajme

  • Nis armëpushimi në qytetin ukrainas të Oleshky-t pas njoftimit të Melania Trumpit

    Nis armëpushimi në qytetin ukrainas të Oleshky-t pas njoftimit të Melania Trumpit

    Një armëpushim ka hyrë në fuqi në qytetin Oleshky, të pushtuar nga Rusia në Ukrainë, një javë pasi marrëveshja u njoftua nga zonja e parë e SHBA-së, Melania Trump. Ndalimi i luftimeve synon të mundësojë dërgimin e ndihmave humanitare dhe evakuimin e civilëve të bllokuar në qytet.

    Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi në Telegram se kishte ndalur goditjet drejt qytetit ukrainas të Khersonit, në anën tjetër të lumit Dnipro, në orën 04:00 sipas kohës së Moskës, në përgatitje për operacionin humanitar, transmeton Telegrafi.

    Oleshky ndodhet në bregun jugor të lumit Dnipro, i cili përbën vijën e frontit në rajonin e Khersonit. Banorët që kanë mbetur në qytet përballen prej kohësh me mungesa të mëdha të ushqimit dhe furnizimeve të tjera jetike.

    Komisioneri i Parlamentit ukrainas për të Drejtat e Njeriut, Dmytro Lubinets, konfirmoi në rrjetet sociale se armëpushimi kishte nisur. “Si drejtues i ekipit negociator ukrainas, konfirmoj se pala ukrainase po i përmbush angazhimet e saj”, shkroi ai në Facebook.

    Forcat ruse pushtuan Oleshky-n gjatë ditëve të para të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022. Që atëherë, banorët kanë mbetur të bllokuar mes pozicioneve ukrainase në anën tjetër të lumit Dnipro dhe forcave ruse në lindje, me qasje të kufizuar në ushqim dhe ndihma.

    Para luftës, qyteti kishte rreth 24 mijë banorë. Sipas vlerësimeve të Ukrainës, aktualisht në qytet dhe zonat përreth kanë mbetur rreth 6 mijë persona, përfshirë afërsisht 200 fëmijë.

    Shtëpia e Bardhë njoftoi javën e kaluar se Melania Trump kishte siguruar armëpushimin në Oleshky. Në një deklaratë për shtyp, ajo tha se përfaqësues civilë, jo ushtarakë, nga të dyja vendet do të bashkëpunojnë për të vizituar banorët në shtëpitë e tyre dhe për të vlerësuar nevojat e tyre për ndihmë.

    Megjithëse Melania Trump ka një profil më të ulët publik se disa nga paraardhëset e saj dhe shfaqet vetëm herë pas here në aktivitetet e Shtëpisë së Bardhë, ajo është përfshirë në çështje humanitare që lidhen me luftën mes Rusisë dhe Ukrainës.

    Në gusht të vitit 2025, ajo i dërgoi një letër presidentit rus Vladimir Putin, duke i bërë thirrje se “ka ardhur koha për të mbrojtur fëmijët dhe brezat e ardhshëm në mbarë botën”. /Telegrafi/

  • Gështenja mund të ndihmojë zemrën, tretjen dhe humbjen e peshës, por jo për të gjithë - personat alergjikë ndaj lateksit duhet të jenë të kujdesshëm

    Gështenja mund të ndihmojë zemrën, tretjen dhe humbjen e peshës, por jo për të gjithë – personat alergjikë ndaj lateksit duhet të jenë të kujdesshëm

    Gështenjat e pjekura janë një nga ëmbëlsirat e preferuara të vjeshtës, dhe përveçse janë të shijshme, ato kanë shumë pak yndyrë dhe shumë fibra, kalium dhe vitaminë C.

    Kjo është arsyeja pse ato mund të jenë një zgjedhje e mirë për zemrën, tretjen dhe kontrollin e peshës, por me masë dhe jo për të gjithë.

    Gështenja ndryshon në përbërje nga shumica e arrave. Në vend të yndyrës, ajo përmban kryesisht karbohidrate.

    Sipas bazës së të dhënave FoodData Central të Departamentit të Bujqësisë të SHBA-së (USDA) , 100 gramë gështenja të pjekura kanë 245 kalori, 2.2 gramë yndyrë, 53 gramë karbohidrate dhe 5.1 gramë fibra. E njëjta sasi përmban 590 miligramë kalium dhe 26 miligramë vitaminë C. Një porcion me dhjetë gështenja (84 gramë) ka rreth 206 kalori.

    Si ndikon në zemër

    Sipas WebMD , teksti i të cilit u shqyrtua me ekspertizë nga nutricionistja Kathleen Zelman, kaliumi dhe magnezi nga gështenjat, së bashku me antioksidantët, kontribuojnë në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru. Gështenjat janë të pasura me acid galik dhe elagjik. Këto janë antioksidantë, përqendrimi i të cilëve rritet gjatë gatimit dhe pjekjes. Gështenjat nuk kanë kolesterol dhe kanë kripë të papërfillshme.

    Si ndikon në tretje

    Fibra në gështenja ndihmon tretjen e rregullt dhe ushqen bakteret e dobishme në zorrë. Gështenja nuk përmban gluten, kështu që njerëzit me sëmundje celiake mund ta hanë atë, sipas WebMD.

    Fibra ngadalëson përthithjen e niseshtesë dhe zvogëlon rritjen e papritur të sheqerit në gjak. Indeksi glicemik i gështenjave është 54, gjë që i vendos ato midis ushqimeve me një indeks të ulët glicemik. Megjithatë, gështenjat kanë dukshëm më shumë karbohidrate sesa arrat e tjera. Prandaj, nutricionistët në Healthline paralajmërojnë se sasitë e tepërta, nëse hahen shpesh, mund t’i anulojnë këto përfitime.

    Humbje peshe

    Gështenjat janë më të ngopura për më gjatë për shkak të përmbajtjes së tyre të fibrave. Ato kanë gjithashtu pak yndyrë, kështu që kanë më pak kalori për gram sesa shumica e arrave. Kjo mund t’i bëjë ato një meze të mirë për ata që kujdesen për peshën e tyre, por vetëm nëse po hanë më pak kalori sesa djegin.

    Hulumtimet në kafshë sugjerojnë gjithashtu një efekt të mundshëm në indin dhjamor. Shkencëtarët nga Universiteti i Trás-os-Montes dhe Alto Douro në Portugali publikuan një studim paraprak në revistën Biomedicines në vitin 2020. Në të, minjtë u ushqyen me ushqim të plotësuar me miell gështenje për 35 ditë. Grupi me dozën më të lartë kishte më pak ind dhjamor në bark, por nuk kishte ndryshim në peshën trupore. Studimi u krye vetëm në 18 minj, kështu që rezultatet nuk mund të zbatohen drejtpërdrejt tek njerëzit.

    Kush përfiton dhe kush duhet të jetë i kujdesshëm

    Gështenjat janë një zgjedhje e mirë për ata që duan më shumë fibra në dietën e tyre, për njerëzit me sëmundjen celiake dhe për ata që kërkojnë një meze të ngopur dhe me pak yndyrë. Njerëzit me diabet mund t’i hanë, por në porcione më të vogla dhe duke numëruar karbohidratet.

    Ata që kanë alergji ndaj lateksit duhet të jenë të kujdesshëm. Gështenjat, së bashku me avokadot, bananet dhe kivit, janë ndër ushqimet që shoqërohen më shpesh me të ashtuquajturin sindromë të frutave të lateksit. Sipas organizatës amerikane Allergy & Asthma Network , 30 deri në 50 përqind e njerëzve me alergji ndaj lateksit reagojnë edhe ndaj ndonjë fruti ose perimeje. Gështenjat janë në listën e saj të ushqimeve me rrezik të lartë.

    Gështenjat e papërpunuara përmbajnë tanine, të cilat mund të irritojnë stomakun dhe të shkaktojnë të përziera. WebMD pohon se te njerëzit me sëmundje të mëlçisë ose probleme më të rënda me veshkat, edhe mëlçia mund të dëmtohet. Kjo është arsyeja pse është më mirë t’i hani të pjekura ose të ziera.

    Gështenjat e kalit nuk hahen. Agjencia franceze e sigurisë ushqimore ANSES paralajmëron se janë helmuese dhe shkaktojnë dhimbje stomaku, të përziera, të vjella dhe acarim të fytit. Sipas një analize të qendrave franceze të helmimit nga viti 2012 deri në vitin 2018, kalimi midis gështenjës së egër dhe asaj të ëmbël përbënte 11 përqind të rasteve në të cilat një bimë helmuese u zëvendësua nga një e ngrënshme. Gështenja e butë ka një guaskë kafe me gjemba të trasha e të gjata dhe dy deri në tre fruta më të vogla e të sheshta. Gështenja e egër ka një lëkurë të trashë jeshile me gjemba të rrallë e të shkurtër dhe zakonisht një frut më të madh e të rrumbullakët.

  • E rëndë| Gjendet i zhveshur dhe i mbuluar me lëndime në shtëpinë ku jetonte i vetëm – 84-vjeçari nga Deçani në rrezik për jetë, dyshohet për sulm të rëndë

    E rëndë| Gjendet i zhveshur dhe i mbuluar me lëndime në shtëpinë ku jetonte i vetëm – 84-vjeçari nga Deçani në rrezik për jetë, dyshohet për sulm të rëndë

    E rëndë| Gjendet i zhveshur dhe i mbuluar me lëndime në shtëpinë ku jetonte i vetëm – 84-vjeçari nga Deçani në rrezik për jetë, dyshohet për sulm të rëndë

    Një ngjarje e rëndë dhe ende e paqartë ka ndodhur të hënën në fshatin Baballoq të Deçanit, ku një burrë i moshuar është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore, i shtrirë në dyshemenë e shtëpisë së tij, me lëndime të shumta në trup dhe brinjë të thyera. Policia ka nisur hetimet nën dyshimin për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, raporton Gazeta Sinjali.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, viktima është Muharrem Ethemi, rreth 84 vjeç, i cili jetonte i vetëm në shtëpinë e tij në Baballoq.

    Ngjarja është raportuar më 26 tetor 2026, rreth orës 14:40, nga një i afërm i viktimës, A. Q rreth 45 vjeç, i cili kishte shkuar për ta vizituar.

    Por, kur kishte mbërritur te shtëpia, 84-vjeçari nuk i ishte përgjigjur thirrjeve.

    I shqetësuar nga mungesa e reagimit, familjari kishte shikuar përmes dritares, ku kishte vërejtur të moshuarin të shtrirë në dysheme, pa rroba dhe me lëndime të dukshme në pjesë të ndryshme të trupit.

    Menjëherë pas kësaj, kishin hyrë brenda shtëpisë dhe kishin njoftuar Policinë.

    Në vendngjarje kanë dalë patrullat policore dhe hetuesit e Stacionit Policor në Deçan, ndërsa për rastin janë njoftuar edhe njësitë rajonale të hetimeve.

    I moshuari fillimisht është transportuar me autoambulancën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan drejt Spitalit Rajonal në Gjakovë.

    Katër brinjë të thyera, mavijosje dhe lëndime të mëhershme

    Gjendja e viktimës ka rezultuar shumë më serioze pas ekzaminimeve mjekësore.

    Sipas informacioneve që mjeku kujdestar ua ka dhënë hetuesve, 84-vjeçari kishte rreth katër brinjë të thyera, lëndime të tjera trupore dhe mavijosje që dyshohej se ishin shkaktuar më herët.

    Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore dhe rrezikut për jetë, ai është transferuar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, për trajtim të specializuar.

    Rrethanat se si i moshuari i ka pësuar këto lëndime mbeten të paqarta.

    Ende nuk dihet nëse 84-vjeçari është sulmuar fizikisht nga ndonjë person, kur janë shkaktuar lëndimet dhe sa kohë kishte qëndruar i shtrirë pa ndihmë.

    Për rastin është njoftuar Prokuroria e Shtetit, e cila ka udhëzuar inicimin e hetimeve për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

    Deri më tani nuk është identifikuar ndonjë person i dyshuar.

    Hetuesit po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa gjendja e rëndë shëndetësore e viktimës e bën rastin veçanërisht shqetësues.

    Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e reja lidhur me këtë rast.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Heavy He is naked and covered with injuries in the house where he lived alone, 84-year-old Decani in danger of life, suspected of serious assault

    A serious yet unclear event occurred Monday in the village of Babacoq of Decani, where an elderly man has been found in serious health, lying on the floor of his house, with multiple injuries to his body and broken ribs. Police have launched investigations under suspicion of criminal activity, serious bodily access, the Signal newspaper reports.

    According to information provided by the signal, the victim is Muharrem Etemi, about 84, who lived alone in his home in Babacojq.

    The event was reported on October 26, 2026, about 14:40, by a relative of the victim, A. About 45 years old, who had gone to visit him.

    But when he arrived at home, 84-year-old had not responded to the calls.

    Worried by the lack of reaction, the family had looked through the window, where they had noticed the elderly man lying on the floor with no visible clothes and injuries in various parts of the body.

    Shortly thereafter, they had entered the house and had notified the police.

    Police patrols and investigators at the Decani Police Station have emerged on the scene, while regional investigation units have also been announced in the case.

    The old man was initially transported with the ambulance of the main Family Medicine Centre in Decani to the Regional Hospital in Gjakova.

    Four broken ribs, bruises, and previous injuries

    The victim’s condition has resulted much more serious after medical examinations.

    According to information given by the health care doctor to investigators, 84-year-old had about four broken ribs, other bodily injuries and bruises allegedly caused earlier.

    Due to serious health and risk for life, he has been transferred urgently to the University Clinical Centre in Pristina for specialised treatment.

    The circumstances of the elderly person’s suffering these injuries remain unclear.

    It is still unknown whether 84-year-old was physically assaulted by a person when injuries were caused and how long he had been lying without help.

    The State Prosecution has been announced in the case, which has directed the initiative of investigations into criminal work — heavy body failure.

    So far no suspected person has been identified.

    Investigators are working to clear up the circumstances of the incident, while the victim’s serious health situation makes the case especially disturbing.

    The signal paper will keep you informed of new developments in this case.

    Note: Those who are referred to in this article are represented innocent until their guilt is proved by court – form decision.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • France’s director Football discovers background: That’s how little he missed the Golden Ball.

    France’s director Football discovers background: That’s how little he missed the Golden Ball.

    Kyian Mbppe was very close to the triumph in the Golden Ball race, but he was finally defeated by Harry Kane by a margin of less than 40 points.

    According to statements by the director of France Football magazine, the organiser of the prestigious prize, the race between the two stars was extremely close, with Kane securing victory with one of the smallest differences in the history of this prize.

    The director found out that Mubpe had been at the helm of the race for a long time, but in the end, the English assailant managed to pass through and win the Golden Ball.

    The difference between them was even smaller than that between Rodri and Winnitius Junior in 2024 when the Spanish midfielder won the prize by 41 points more than Brazilian.

    Medis Kane and Mbppe, the difference was minimal this year. The difference between them is less than that between Rhodes and Winnicius in 2024. Then it was 41 points, which in itself was not much, Garcia said.

    This shows that this year’s race was set by minimal details and that Mbappe was very close to realising one of the biggest goals in his career.

    Despite being long viewed as a favourite, the Frenchman was left without the prize, while Kane ended up in history as the winner of Golden Ball. /Telegraph/

  • Drejtori i France Football zbulon prapaskenat: Ja sa pak i mungoi Mbappes për Topin e Artë

    Drejtori i France Football zbulon prapaskenat: Ja sa pak i mungoi Mbappes për Topin e Artë

    Kylian Mbappe ishte shumë pranë triumfit në garën për Topin e Artë, por në fund u mposht nga Harry Kane me një diferencë prej më pak se 40 pikësh.

    Sipas deklaratave të drejtorit të revistës France Football, organizatorit të çmimit prestigjioz, gara mes dy yjeve ishte jashtëzakonisht e ngushtë, me Kane që siguroi fitoren me njërën prej diferencave më të vogla në historinë e këtij çmimi.

    Drejtori zbuloi se Mbappe kishte qenë në krye të garës për një periudhë të gjatë, por në fund sulmuesi anglez arriti ta kalonte dhe të fitonte Topin e Artë.

    Diferenca mes tyre ishte edhe më e vogël se ajo mes Rodrit dhe Vinicius Juniorit në vitin 2024, kur mesfushori spanjoll e fitoi çmimin me 41 pikë më shumë se braziliani.

    “Midis Kane dhe Mbappe, diferenca ishte minimale këtë vit. Diferenca e pikëve midis tyre është më e vogël se midis Rodrit dhe Vinicius në vitin 2024. Atëherë ishte 41 pikë, që në vetvete nuk ishte shumë”, ka thënë Garcia.

    Kjo tregon se gara e këtij viti ishte vendosur nga detaje minimale dhe se Mbappe ishte shumë pranë realizimit të një prej synimeve më të mëdha në karrierën e tij.

    Pavarësisht se për një kohë të gjatë shihej si favorit, francezi mbeti pa çmimin, ndërsa Kane përfundoi në histori si fitues i Topit të Artë./Telegrafi/

  • Rama vijon thirrjen për dialog, studentët kërkojnë largimin e tij

    Rama vijon thirrjen për dialog, studentët kërkojnë largimin e tij

    Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe këtë të martë thirrjet për dialog me studentët, ndërsa protestat kundër qeverisë hyjnë në ditën e 14-të.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka shpërndarë pamje të ulëseve të vendosura përpara Kryeministrisë, duke përsëritur mesazhin e tij për uljen në tryezën e dialogut.

    Ftesa e Ramës vjen në një kohë kur protesta ka kaluar përtej kërkesave të lidhura me arsimin dhe është shoqëruar me thirrje për dorëheqjen e kryeministrit. Studentët dhe të rinjtë që janë bashkuar në tubime e konsiderojnë largimin e tij si zgjidhjen e vetme, duke refuzuar deri më tani ofertën për dialog në formatin e propozuar nga qeveria.

    Gjatë ditëve të fundit, protestat në Tiranë janë shoqëruar edhe me përplasje mes policisë dhe protestuesve, ndërsa tensionet kanë mbajtur në vëmendje reagimin e institucioneve dhe qëndrimin e palëve për zgjidhjen e situatës.

    Nga ana e tij, Rama ka deklaruar se është i gatshëm të diskutojë me studentët, por ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes. Kryeministri argumenton se ka një kontratë me qytetarët, duke e lidhur qëndrimin e tij me mandatin e marrë përmes zgjedhjeve.

    Përplasja mes dy qëndrimeve mbetet në qendër të zhvillimeve: nga njëra anë, qeveria këmbëngul te dialogu, ndërsa nga ana tjetër, protestuesit vazhdojnë të kërkojnë largimin e kryeministrit. Mbetet për t’u parë nëse ftesa e përsëritur e Ramës do të sjellë një ndryshim në qëndrimin e studentëve apo nëse protestat do të vijojnë pa një marrëveshje mes palëve. /euronews.al/

  • Siria mbyll pikën kryesore kufitare me Jordaninë pas zhvillimeve në provincën Daraa

    Siria mbyll pikën kryesore kufitare me Jordaninë pas zhvillimeve në provincën Daraa

    Siria mbylli të martën pikën kufitare Nassib me Jordaninë, duke pezulluar lëvizjen e pasagjerëve dhe trafikun tregtar në të dyja drejtimet, për shkak të zhvillimeve në terren në provincën Daraa, njoftoi në një deklaratë Autoriteti i Përgjithshëm Sirian për Kalimet Kufitare dhe Doganat.

    Mbyllja erdhi pasi forcat ajrore të Jordanisë goditën ato që i përshkruan si strehimore të militantëve në Sirinë jugore, duke deklaruar se personat e dyshuar për sulmin vdekjeprurës të javës së kaluar ndaj një kishe në mbretërinë jordaneze, kishin lidhje me “grupe terroriste” që veprojnë atje.

    Pika kufitare Nassib është e vetmja pikë kalimi për pasagjerët dhe tregtinë midis Jordanisë dhe Sirisë.

    Qeveria siriane deklaroi se Jordania nuk u koordinua me të përpara se të ndërmerrte sulme vdekjeprurëse në jug të vendit të hënën.

    Një deklaratë e qeverisë siriane, e transmetuar nga agjencia shtetërore e lajmeve SANA, theksoi se “nuk pati asnjë koordinim paraprak me palën siriane lidhur me operacionin ushtarak” të kryer nga Jordania.

    Aty thuhet se autoritetet po hetojnë sulmet dhe po diskutojnë me Amanin, duke nënvizuar nevojën për një koordinim të përbashkët të sigurisë në zonat kufitare.

    SANA citoi Ministrinë e Jashtme siriane të ketë njoftuar Jordaninë për “rezervën tonë të plotë lidhur me kryerjen e operacioneve brenda territorit sirian pa koordinim paraprak”.

    Sipas deklaratës, po zhvillohen “komunikime dhe koordinime” me Jordaninë “për të trajtuar pasojat e këtij incidenti në një mënyrë që ruan sigurinë dhe sovranitetin e territorit sirian”.

    Autoritetet siriane njoftuan se të paktën gjashtë persona u vranë gjatë sulmeve të së hënës në jug të vendit.

    Në një deklaratë, autoritetet shëndetësore në provincën Daraa raportuan për “gjashtë dëshmorë, përfshirë tre fëmijë dhe një grua”.

    Agjencia siriane e mbrojtjes civile, nga ana tjetër, raportoi gjithsej shtatë të vrarë në disa lokacione – gjashtë prej tyre në provincën Daraa, përfshirë tre fëmijë.

    Ajo raportoi gjithashtu se një burrë u vra kur një sulm goditi një shtëpi në provincën fqinje Sweida, duke shtuar se trupi i tij ishte ende duke u nxjerrë nga rrënojat. /Telegrafi/

  • Ngatërresa për prenë e gjahut përfundon me kërcënim me pushkë në Suharekë – arrestohet 52-vjeçari, Policia ia sekuestron dy armë

    Ngatërresa për prenë e gjahut përfundon me kërcënim me pushkë në Suharekë – arrestohet 52-vjeçari, Policia ia sekuestron dy armë

    Ngatërresa për prenë e gjahut përfundon me kërcënim me pushkë në Suharekë – arrestohet 52-vjeçari, Policia ia sekuestron dy armë

    Një mosmarrëveshje mes gjuetarëve për pronësinë e një preje të gjuajtur dyshohet se ka përfunduar me kërcënim me armë zjarri në fshatin Delloc të Suharekës. Rasti ka çuar në arrestimin e një 52-vjeçari dhe sekuestrimin e dy pushkëve të gjuetisë, raporton Gazeta Sinjali.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se i dyshuari është Sabri Destani rreth 52 vjeç, ndërsa denoncimin e ka bërë S. R. rreth 50 vjeç.

    Ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 25 tetor 2026, rreth orës 11:00, teksa Reshani ishte duke gjuajtur në zonën e Dellocit, së bashku me tre persona të tjerë.

    Sipas deklarimit të tij në Polici, gjatë gjuetisë kishte lindur një mosmarrëveshje me Destanin lidhur me atë se kujt i takonte preja e gjuajtur.

    Ajo që kishte nisur si përplasje për prenë dyshohet se kishte përshkallëzuar deri në kërcënim me pushkë gjuetie.

    Reshani ka deklaruar se Destani e kishte kanosur me armë zjarri, ndërsa për rastin janë identifikuar edhe tre dëshmitarë, I.K., I.M. dhe L.G.

    Denoncimi është bërë një ditë pas incidentit, më 26 tetor, rreth orës 14:40, në Stacionin Policor në Suharekë.

    Pas pranimit të ankesës, njësitë policore kanë ndërmarrë veprime hetimore dhe kanë kryer bastisje në shtëpinë e personit të dyshuar.

    Gjatë kontrollit janë sekuestruar dy pushkë gjuetie, një Beretta e kalibrit 12GA dhe një pushkë dytytëshe e prodhimit rus, po ashtu e kalibrit 12GA.

    Sipas informacioneve të siguruara, të dyja armët janë në pronësi të Destanit, i cili posedon leje për mbajtjen e tyre.

    Megjithatë, posedimi i lejes nuk e përjashton përgjegjësinë eventuale penale nëse vërtetohet se arma është përdorur për kanosje.

    Pas konsultimit me Prokurorinë e Shtetit, rasti është iniciuar për veprën penale “Kanosja”, ndërsa ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

    Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e konfliktit dhe mënyrën se si dyshohet se është përdorur arma gjatë mosmarrëveshjes.

    Shënim: Personi i dyshuar konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Kishte urdhër mbrojtës, por bashkëshorti dyshohet se e përndiqte edhe në vendin e punës – arrestohet 34-vjeçari në Fushë Kosovë

    Kishte urdhër mbrojtës, por bashkëshorti dyshohet se e përndiqte edhe në vendin e punës – arrestohet 34-vjeçari në Fushë Kosovë

    Kishte urdhër mbrojtës, por bashkëshorti dyshohet se e përndiqte edhe në vendin e punës – arrestohet 34-vjeçari në Fushë Kosovë

    Një grua nga Fushë Kosova është detyruar t’i drejtohet sërish Policisë, pasi bashkëshorti i saj dyshohet se ka shkelur vazhdimisht urdhrin mbrojtës të lëshuar nga gjykata, duke iu afruar edhe në vendin e punës, ndonëse kishte ndalesë gjyqësore për një veprim të tillë, raporton Gazeta Sinjali.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, viktima, A.O. rreth 31-vjeç, është paraqitur në Stacionin Policor në Fushë Kosovë më 26 tetor 2026, rreth orës 10:00, ku ka denoncuar bashkëshortin e saj, E.O. rreth 34-vjeç.

    Gruaja ka deklaruar se ndaj bashkëshortit ekziston një urdhër mbrojtës, ndërsa në Drenas është iniciuar edhe një rast për veprën penale “Dhunë në familje”.

    Megjithatë, sipas denoncimit, i dyshuari nuk e kishte respektuar urdhrin e gjykatës, duke iu afruar vazhdimisht bashkëshortes brenda distancës së ndaluar.

    Një nga incidentet e raportuara kishte ndodhur në marketin “Viva Fresh Store”, në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, ku viktima punon.

    Sipas deklarimit të saj, bashkëshorti kishte shkuar në market dhe kishte folur me zë të lartë në drejtim të saj, duke shkelur kështu distancën e përcaktuar me urdhrin mbrojtës.

    Pas denoncimit, Policia ka njoftuar Prokurorinë e Shtetit, e cila ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.

    34-vjeçari është dërguar në Qendrën e Mbajtjes në Prishtinë.

    Rasti është trajtuar për veprat penale “Mospërfillja e Gjykatës” dhe “Ngacmimi”, ndërsa hetimet vazhdojnë për sqarimin e plotë të rrethanave.

    Mbetet të verifikohet nëse shkeljet e mëparshme të pretenduara të urdhrit mbrojtës ishin raportuar dhe çfarë masash ishin ndërmarrë për zbatimin e tij.

    Shënim: Identiteti i viktimës dhe i të dyshuarit është mbrojtur për shkak të natyrës së rastit. I dyshuari konsiderohet i pafajshëm derisa përgjegjësia e tij të vërtetohet sipas ligjit.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali