Category: Lajme

  • Albulena Haxhiu për vizitë në Maqedoninë e Veriut, në Shkup do të ketë regjim të veçantë trafiku

    Albulena Haxhiu për vizitë në Maqedoninë e Veriut, në Shkup do të ketë regjim të veçantë trafiku

    Regjim i veçantë trafiku do të jetë në fuqi sot në Shkup për shkak të vizitës së kryeparlamentares së Kosovës, Albulena Haxhiu.

    “Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, do të jetë sot për një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për këto arsye, Njësia e Sigurisë në Trafikun Rrugor do të marrë masa për një regjim të veçantë trafiku në zonën qendrore të qytetit”, njoftoi Ministria e Brendshme.

    MPB u bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve në rrugë që të respektojnë urdhrat e dhëna nga oficerët e policisë.

  • Albulen Hadziu Visit to Northern Macedonia, Special Traffic Regime in Skopje

    Special traffic regime will be in effect today in Skopje due to Kosovo’s chief parliament visit, Albulen Haxhiu.

    Kosovo Republic of Kosovo Speaker Albulen Haxhiu will be on an official visit to the Republic of Northern Macedonia today. For these reasons, the Road Traffic Security Unit will take measures for a special traffic regime in the central area of the city, the Interior Ministry announced.

    The MPB called on all street participants to observe orders given by police officers.

  • Pas dy humbjeve radhazi, Flick merr vendimin e papritur te Barcelona

    Pas dy humbjeve radhazi, Flick merr vendimin e papritur te Barcelona

    Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka vendosur t’u japë dy ditë pushim futbollistëve të tij pas humbjes së dhimbshme në El Clasico ndaj Real Madridit, në përpjekje për t’i rikthyer ata në formën optimale fizike dhe mendore.

    Sipas mediumit spanjoll SPORT, trajneri gjerman ka vendosur që skuadra të mos paraqitet në stërvitje deri të mërkurën, duke u dhënë lojtarëve kohë për t’u rikuperuar pas një periudhe të ngarkuar me ndeshje të rëndësishme.

    Barcelona u mposht të dielën me rezultat 2-1 nga Real Madridi, duke pësuar humbjen e parë në këtë edicion të La Ligës. Kylian Mbappe ishte protagonist i madrilenëve, duke shënuar dy gola në fitoren e skuadrës së tij.

    Kjo humbje erdhi vetëm pak ditë pas disfatës 4-2 ndaj Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve, duke e bërë edhe më të vështirë periudhën për katalunasit.

    Sipas raportimit, Flick ka vërejtur rënie të dukshme të freskisë dhe ritmit të zakonshëm të skuadrës në të dyja ndeshjet. Për këtë arsye, trajneri gjerman ka vendosur që fillimisht t’u japë përparësi pushimit dhe rikuperimit, përpara se të ndërhyjë në aspektin taktik.

    Problemet me lodhjen nuk kanë nisur vetëm pas dy humbjeve të fundit. Ato janë shtuar gjatë dy javëve të fundit, ndërsa një udhëtim i vështirë pas ndeshjes në Sevilla ka ndikuar në përgatitjet e skuadrës.

    Kushtet e pafavorshme atmosferike në Kataloni shkaktuan probleme në planifikimin e udhëtimit të Barcelonës. Futbollistët mbetën për më shumë se një orë të bllokuar në aeroplan, përpara se të detyroheshin të ktheheshin në hotel.

    Kjo situatë ua shkurtoi kohën e rikuperimit para udhëtimit të rëndësishëm në Paris, ku Barcelona u përball me PSG-në në Ligën e Kampionëve.

    E kombinuar me numrin në rritje të lëndimeve, ngarkesa e madhe fizike duket se ka ndikuar në paraqitjet e fundit të skuadrës.

    Flick shpreson që dy ditët e pushimit t’i ndihmojnë lojtarët të rikthejnë energjinë dhe përqendrimin, me trajnerin që kërkon gjithashtu respektim të planeve ushqimore të përcaktuara për secilin futbollist./Telegrafi/

  • Ish-drejtori i FBI-së përballet për herë të tretë me akuza federale në SHBA

    Ish-drejtori i FBI-së përballet për herë të tretë me akuza federale në SHBA

    Ish-drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), James Comey, përballet me akuza të reja federale për zbulimin e pretenduar të informacionit të mbrojtjes kombëtare, sipas një dokumenti gjyqësor.

    Kjo është hera e tretë që Departamenti amerikan i Drejtësisë ndërmerr hapa për ta ndjekur penalisht Comeyn, një kritik i kahershëm i presidentit Donald Trump, transmeton Telegrafi.

    Dokumenti gjyqësor prej tri faqesh nuk jep shumë hollësi për dy akuzat. Megjithatë, avokatët e Comeyt kanë deklaruar në dokumente të veçanta se çështja lidhet me zbulimin e pretenduar të informacionit të klasifikuar për gazetën The New York Times në tetor të vitit 2016, kur ai drejtonte FBI-në.

    Comey i ka mohuar akuzat në një video të publikuar të hënën në platformën Substack, duke i cilësuar ato si “abuzim të tmerrshëm”. Ai tha se nuk ka ndryshuar asgjë në qëndrimin e tij dhe se vazhdon të besojë në pavarësinë e gjyqësorit federal.

    “Do të ishte pothuajse për të qeshur, po të mos ishte një abuzim kaq i tmerrshëm me Departamentin e Drejtësisë, ndaj të cilit nuk mund të mësohemi e të bëhemi indiferentë”, tha Comey.

    Akuzat janë paraqitur në Uashington përmes një dokumenti të njohur si criminal information, i cili është akt zyrtar akuzues i dorëzuar drejtpërdrejt nga prokurori.

    Kjo procedurë ndryshon nga aktakuza që duhet të miratohet nga një juri e madhe, e përbërë nga qytetarë që vlerësojnë nëse provat janë të mjaftueshme për nisjen e një ndjekjeje penale.

    Avokati i Comeyt, Patrick Fitzgerald, tha se dy ekipe të ndryshme prokurorësh e kishin hetuar zbulimin e pretenduar të informacionit për The New York Times rreth një dekadë më parë, gjatë administratës së parë të Trumpit. Sipas tij, të dyja herët qeveria kishte vendosur se nuk duhej të ngriheshin akuza ndaj askujt.

    Fitzgerald tha se dokumenti i ri gjyqësor pretendon ta akuzojë Comeyn për vepra penale që ai nuk i ka kryer. Ekipi i tij ligjor ka paraqitur një kërkesë për rrëzimin e akuzave.

    Glenn Kirschner, ish-prokuror federal, i tha BBC-së se çështja mund të jetë ngritur pasi kishte kaluar afati ligjor dhjetëvjeçar për ndjekjen penale. Për këtë arsye, sipas tij, kërkesa për rrëzimin e akuzave ka “shumë gjasa” të pranohet.

    Kirschner e përshkroi çështjen si një përpjekje të nxitur nga hakmarrja e Trumpit, përmes së cilës Departamenti i Drejtësisë po përpiqet të gjejë akuza që mund të qëndrojnë në gjykatë.

    Trump e shkarkoi Comeyn gjatë mandatit të tij të parë, pasi ish-drejtori i FBI-së kishte hapur një hetim për pretendimet mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016. Që atëherë, Trump ka kërkuar vazhdimisht ndjekjen penale të tij.

    Comey u akuzua për herë të parë nga një juri e madhe federale në shtator të vitit 2025, për pretendime se kishte gënjyer Kongresin gjatë dëshmisë dhe kishte penguar një procedurë parlamentare. Ai u deklarua i pafajshëm muajin pasues, ndërsa çështja u rrëzua në nëntor.

    Në prill të vitit 2026, Comey iu dorëzua autoriteteve për t’u përballur me akuza që lidhen me një fotografi të publikuar për pak kohë në rrjetet sociale, të cilën prokurorët e interpretuan si kërcënim ndaj jetës së Trumpit. Fotografia, e publikuar në Instagram në vitin 2025, paraqiste guaska deti të vendosura në plazh në formën e numrave “86 47”.

    Shprehja “eighty-six” përdoret në zhargonin amerikan me kuptimin “hiqe qafe”, ndërsa numri 47 i referohet Trumpit si presidenti i 47-të i SHBA-së. Prokurorët pretendojnë se publikimi nxiste dhunë ndaj presidentit. Comey ka thënë se nuk e dinte kuptimin e numrave dhe e ka akuzuar administratën për ndjekje penale me motive politike. Kjo çështje është ende në zhvillim.

    Akuzat e reja ndaj Comeyt u bënë publike në të njëjtën ditë kur një gjykatës federal vendosi se Departamenti i Drejtësisë kishte vepruar në mënyrë të paligjshme kur shkarkoi vajzën e tij, Maurene Comey.

    Maurene, e cila punonte si prokurore federale në Nju Jork, humbi vendin e punës në korrik të vitit 2025. Ajo paditi qeverinë, duke argumentuar se ishte shkarkuar në mënyrë të paligjshme për shkak të lidhjes familjare me të atin dhe bindjeve politike që i atribuoheshin.

    Të hënën, gjykatësi urdhëroi administratën Trump ta rikthente Maurene Comeyn në detyrë dhe t’i paguante pagat e prapambetura. /Telegrafi/

  • Rama vijon ftesën për dialog, e nis mëngjesin duke shpërndarë pamjet nga ulëset përpara Kryeministrisë

    Rama vijon ftesën për dialog, e nis mëngjesin duke shpërndarë pamjet nga ulëset përpara Kryeministrisë

    Rama vijon ftesën për dialog, e nis mëngjesin duke shpërndarë pamjet nga ulëset përpara Kryeministrisë

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka vijuar këtë të martë ftesën për dialog me studentët, pas 13 ditësh protestash që kanë përfshirë kryeqytetin.

    Rama ka shpërndarë pamje nga ulëset e vendosura përpara Kryeministrisë, përmes të cilave përcjell thirrjen e tij simbolike për dialog.

    Protestat vijojnë prej 13 ditësh, të shoqëruara nga përplasje të ashpra mes policisë dhe protestuesve, raporton euronews.al, transmeton Klankosova.tv.

    Studentët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, duke e konsideruar atë si zgjidhjen e vetme të situatës.

    Nga ana tjetër, Rama shprehet i gatshëm për dialog, por ka theksuar se nuk mund të japë dorëheqjen, pasi, sipas tij, ka një kontratë me qytetarët.

  • Armëpushimi hyn në fuqi në një qytet të Ukrainës, pas njoftimit të Melania Trump

    Armëpushimi hyn në fuqi në një qytet të Ukrainës, pas njoftimit të Melania Trump

    Armëpushimi hyn në fuqi në një qytet të Ukrainës, pas njoftimit të Melania Trump

    Një armëpushim ka hyrë në fuqi në qytetin e Oleshkyt, nën pushtimin rus në Ukrainë, një javë pasi ishte njoftuar nga Zonja e Parë e ShBA-së, Melania Trump.

    Marrëveshja synon të mundësojë dërgimin e ndihmave humanitare dhe evakuimin e civilëve që kanë mbetur në qytet, ku banorët përballen me mungesa të mëdha të ushqimit dhe furnizimeve të tjera jetike, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

    Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi përmes Telegramit se kishte ndalur zjarrin në drejtim të qytetit ukrainas të Khersonit në orën 04:00 sipas kohës së Moskës, përkatësisht në orën 01:00, në kuadër të përgatitjeve për operacionin humanitar.

    Oleshky ndodhet në bregun jugor të lumit Dnipro, i cili shënon vijën e frontit në rajonin e Khersonit. Banorët e mbetur në qytet kanë kohë që përballen me mungesë të theksuar të ushqimit dhe artikujve të tjerë bazë.

    Fillimin e armëpushimit e konfirmoi edhe komisioneri ukrainas për të drejtat e njeriut, Dmytro Lubinets, përmes një postimi në rrjetet sociale.

    Oleshky u pushtua nga forcat ruse në ditët e para të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022.

    Mbetet të shihet nëse armëpushimi do të mundësojë realizimin e plotë të operacionit humanitar dhe evakuimin e sigurt të civilëve nga zona e prekur nga luftimet.

  • Burrat nuk e ekzagjerojnë kur janë të sëmurë? - Ja çfarë thonë mjekët

    Burrat nuk e ekzagjerojnë kur janë të sëmurë? – Ja çfarë thonë mjekët

    Burrat nuk e ekzagjerojnë kur janë të sëmurë? - Ja çfarë thonë mjekët

    Me ardhjen e motit të ftohtë vjen një rikthim i sëmundjeve të frymëmarrjes, dhe bashkë me to edhe debati mbi të ashtuquajturin grip mashkullor, besimin se burrat e kanë më të vështirë të përballen me simptomat nga të cilat partneret e tyre femra shërohen brenda pak ditësh.

    Dr. Jeff Foster, një mjek i përgjithshëm në sistemin britanik të shëndetit publik (NHS), e ka hedhur poshtë këtë debat.

    Termi “grip mashkullor” është një term i folur, jo një diagnozë zyrtare mjekësore. Megjithatë, provat shkencore sugjerojnë se burrat mund të kenë simptoma më të rënda dhe të shërohen më ngadalë nga infeksionet e frymëmarrjes sesa gratë për shkak të ndryshimeve në sistemin e tyre imunitar, të cilat lidhen me nivele më të ulëta të estrogjenit.

    Dr. Jeff Foster thotë se ka “diçka” në këtë histori. Ai shpjegoi: “Hulumtimi i botuar në British Medical Journal sugjeron që burrat mund të përjetojnë simptoma më të rënda të viruseve të frymëmarrjes sesa gratë, pjesërisht për shkak të ndryshimeve në përgjigjet imunitare.”

    “Gratë kanë tendencë të kenë një përgjigje imune fillestare më të shpejtë dhe më të fortë ndaj infeksioneve virale, gjë që mund t’i ndihmojë ata të largojnë virusin më shpejt. Duket se sistemet imunitare të burrave reagojnë ndryshe, kështu që simptomat mund të zgjasin më shumë dhe të jenë më të rënda. Nëse kjo e shpjegon plotësisht historinë e gripit mashkullor është e diskutueshme, por sugjeron që baza biologjike nuk është tërësisht e trilluar”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.

    “Megjithatë, ndryshimet individuale janë po aq të rëndësishme sa gjinia. Mosha, shëndeti i përgjithshëm, cilësia e gjumit, nivelet e stresit dhe madje edhe mikrobioma e zorrëve tuaja ndikojnë në mënyrën se si sistemi juaj imunitar reagon ndaj një virusi. Dy persona mund të ekspozohen ndaj të njëjtit virus dhe të kenë përvoja krejtësisht të ndryshme. Nuk është dobësi, është biologji”, thekson Foster.

    Estrogjeni vepron si një përforcues imunitar duke ndihmuar qelizat e grave të rezistojnë ndaj replikimit të virusit. Nga ana tjetër, testosteroni mund të ketë një efekt imunosupresiv, duke zvogëluar përgjigjen fillestare të antitrupave tek burrat. Ky ndryshim biologjik mbështetet nga të dhënat që tregojnë se burrat e rritur kanë një shkallë më të lartë të shtrimeve në spital për grip dhe u duhet më shumë kohë për t’u shëruar nga infeksionet e sinuseve.

    Si e dalloni ndryshimin midis një ftohjeje dhe gripit?

    Është e rëndësishme të bëhet dallimi midis ftohjes së zakonshme, gripit dhe diçkaje më serioze. Dr. Foster shpjegon: “Ftohja e zakonshme dhe gripi shkaktohen nga viruse krejtësisht të ndryshme, dhe ky është një dallim i rëndësishëm. Një ftohje zakonisht zhvillohet gradualisht: së pari dhimbje fyti, pastaj hundë të bllokuara, hundë që rrjedhin dhe lodhje e lehtë.”

    “Gripi është i ndryshëm. Ai shfaqet papritur, shpesh brenda pak orësh, dhe shoqërohet me temperaturë të lartë, dhimbje të forta muskujsh, lodhje ekstreme dhe kollë të thatë. Nëse ndiheni mirë në mëngjes dhe jeni plotësisht të rraskapitur deri në drekë, ndoshta keni grip”, shton mjeku.

    Simptoma që kërkojnë kujdes mjekësor

    Dhimbja në gjoks nuk është normale gjatë një ftohjeje ose gripi. Nëse përjetoni dhimbje ose presion të vazhdueshëm në gjoks, kërkoni ndihmë mjekësore. Një ftohje mund të shkaktojë bllokim që ndikon në frymëmarrje, por nëse ndiheni shumë të vështirë për të marrë frymë, duke marrë frymë me vështirësi ose nuk mund ta përfundoni një fjali pa u ndalur, duhet të vizitoni një mjek.

    Një temperaturë që ngrihet mbi 39.5°C dhe nuk ulet me ilaçe mund të jetë gjithashtu shkak për shqetësim. Konfuzioni dhe çorientimi gjithashtu nuk janë normale dhe mund të jenë shenjë e dehidratimit, inflamacionit dhe temperaturës së lartë. Nëse i përjetoni këto simptoma vazhdimisht, kërkoni ndihmë mjekësore, shkruan Index.hr.

    Së fundmi, nuk është e pazakontë që simptomat të përmirësohen dhe pastaj të përkeqësohen papritur. Kjo mund të jetë një shenjë se gjendja juaj po përkeqësohet. Dr. Foster shton, “Çdo prej këtyre simptomave meriton vëmendje mjekësore, jo një ditë tjetër të kaluar në shtrat.”

  • Tahiri për Arlinda Zekajn: Të gjithë mekanizmat përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi

    Tahiri për Arlinda Zekajn: Të gjithë mekanizmat përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi

    Tahiri për Arlinda Zekajn: Të gjithë mekanizmat përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi

    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka reaguar sërish për vrasjen e Arlinda Zekajt, duke e cilësuar rastin si dështim të shtetit të Kosovës dhe të hierarkisë së tij institucionale.

    Përmes një postimi, Tahiri ka thënë se kjo ngjarje përbën një plagë të rëndë për shoqërinë, duke theksuar se institucionet përgjegjëse duhet të japin llogari për mosveprimin e mundshëm, transmeton Klankosova.tv.

    “Vrasja e Arlinda Zekajt ka të bëjë me dështim të shtetit të Kosovës dhe të hierarkisë së tij institucionale”, ka shkruar Tahiri.

    Ai ka përmendur Prokurorinë, Policinë, Qendrat për Punë Sociale dhe mekanizmat e tjerë përgjegjës, duke kërkuar që të mbahet përgjegjësi kur mosveprimi institucional çon drejt tragjedive të tilla.

    Tahiri ka theksuar se lufta kundër dhunës në familje duhet të vazhdojë, duke bërë thirrje për kërkim të përgjegjësisë dhe veprim të vendosur për të parandaluar raste të ngjashme.

    “Betejën kundër dhunës në familje nuk duhet ta ndalim. Duhet të flasim, të kërkojmë përgjegjësi dhe të ecim përpara me vendosmëri”, ka deklaruar Tahiri.

  • Tahiri for Arlinda Zekaj: All responsible mechanisms must be held accountable

    SThe Alliance’s Parliamentary Group, Besnik Tahiri, has again reacted to the murder of Arlinda Zekaj, calling the case a failure of the state of Kosovo and its institutional hierarchy.

    Through a post, Tahiri has said that this event poses a serious wound to society, stressing that responsible institutions must account for possible inaction, broadcasts I did. tv.

    Arlinda Zekaj’s murder concerns the failure of the state of Kosovo and its institutional hierarchy, Tahiri has written.

    He has mentioned Prosecution, Police, Social Work Centres and other responsible mechanisms, demanding that responsibility be held when institutional disobedience leads to such tragedies.

    Tahiri has stressed that the fight against domestic violence must continue, calling for responsibility and decisive action to prevent similar cases.

    The battle against domestic violence should not be stopped. We must speak, seek responsibility, and move forward decisively, Tahiri has declared.

  • Men don’t exaggerate when they’re sick? &#82/11; Consider What Doctors Say

    Mand with them the debate on the so – called male flu, the belief that men find it more difficult to cope with symptoms from which their female partners heal within a few days.

    Dr. Jeff Foster, a physician general in the British public health system ( NHS), has rejected this debate.

    The term ‘boast male’ is a spoken term, not an official medical diagnosis. However, scientific evidence suggests that men may have more severe symptoms and recover more slowly from respiratory infections than women because of changes in their immune system, which are related to lower estrogen levels.

    Dr. Jeff Foster says there’s something in this story. He explained: The British Medical Journal suggests that men can experience more severe symptoms of respiratory viruses than women, in part because of changes in immune responses. )

    Women tend to have a faster and stronger initial immune response to viral infections, which can help them remove the virus faster. It seems that men’s immune systems react differently, so symptoms can last longer and are heavier. If this fully explains the history of the male flu is questionable, but it suggests that the biological base is not entirely invented, he said, broadcast Klankosova.tv.

    Still, individual changes are as important as gender. Age, general health, sleep quality, stress levels, and even the microbioma of your intestines affect the way your immune system reacts to a virus. Two can be exposed to the same virus and have completely different experiences. It’s not weakness, it’s biology, Foster points out.

    Estrogen acts as an immune reinforcer helping women’s cells resist replication of the virus. On the other hand, testosterone can have an immune effect, reducing the initial response of antibodies to men. This biological change is supported by data showing that adult men have a higher rate of hospital admissions for the flu and need more time to recover from sinus infections.

    How do you see the difference between cold and flu?

    It is important to make a distinction between normal cooling, flu and something more serious. Dr. Foster explains: Common vision and flu are caused by entirely different viruses, and this is an important difference. A cold usually develops gradually: first the throatache, then the stuck nose, the nose that flows, and the mild tiredness. )

    Grepi is different. It suddenly appears, often within a few hours, and is accompanied by high temperatures, severe muscle pain, extreme fatigue, and dry coughs. If you feel well in the morning and are completely exhausted until lunch, you may have a flu, the doctor adds.

    Symptoms That Require Medical Care

    The pain in the chest is not normal during a cold or a flu. If you experience constant pain or pressure in your chest, seek medical help. A cold may cause a veil that affects your breathing, but if you feel very hard to breathe, breathing hard, or you cannot finish a sentence without stopping, you should visit a doctor.

    A temperature rising above 39.5 °C and not lowered by medication can also be cause for concern. Confusion and disorientation also are not normal and can be a sign of dehydration, inflammation and high temperatures. If you experience these symptoms over and over again, seek medical help, writes Index.hr.

    Finally, it is not unusual for symptoms to improve and then to deteriorate unexpectedly. This may be a sign that your situation is deteriorating. Dr. Foster adds, any of these symptoms merit medical attention, not another day spent in bed. )