Category: Lajme

  • Makina dyshohet se goditi qëllimshëm një turmë njerëzish në Gjermani

    Makina dyshohet se goditi qëllimshëm një turmë njerëzish në Gjermani

    Makina dyshohet se goditi qëllimshëm një turmë njerëzish në Gjermani

    Disa persona kanë mbetur të lënduar pasi një veturë është drejtuar qëllimisht drejt një grupi njerëzish në qytetin Neustadt am Rubenberge, pranë Hanoverit, në Gjermani, pak para mesnatës të së hënës.

    Sipas një zëdhënësi të policisë, nga incidenti kanë mbetur të lënduar katër deri në pesë persona, me plagë që variojnë nga të lehta deri në të rënda, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

    Një patrullë policore, e cila ndodhej pranë vendit të ngjarjes duke kryer një kontroll rutinor të trafikut, ndërhyri për të parandaluar pasoja të tjera. Gjatë incidentit, zyrtarët policorë qëlluan me armë zjarri drejt automjetit, bëri të ditur zëdhënësi.

    Informacionet fillestare sugjerojnë se personat e përfshirë në incident njiheshin mes vete.

    Ndërkohë, personat që ndodheshin në veturë janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe vazhdojnë të jenë në arrati. Policia po merret me rastin, ndërsa rrethanat e plota të incidentit mbeten ende të paqarta.

  • Labi me fjalë të mëdha për Olta Gixharin: Ajo është nona dhe baba...

    Labi me fjalë të mëdha për Olta Gixharin: Ajo është nona dhe baba…

    Labi me fjalë të mëdha për Olta Gixharin: Ajo është nona dhe baba...

    Ish-banori i BBVK-së, Labinot Rexha ka befasuar me deklaratat për Olta Gixharin.

    Përderisa ajo ishte opinioniste në edicionin e katërt të BBVK-së, me Labin pati shumë përplasje, megjithatë ky i fundit pati fjalë të mëdha për të, transmeton Klankosova.tv.

    “Pavarësisht se shumë herë unë dhe Olta Gixhari kemi qenë kundër në mendime dhe ajo ka pasur një mendim ndryshe për mua, sot e them hapur dhe pa asnjë hezitim: Nuk ka pasur asnjë opinioniste si Olta Gixhari!”, ka shkruar ai.

    Pos tjerash, Labi tha se Olta, sipas tij, është nëna dhe baba i këtij formati.

    “Ajo është nona dhe babai këtij formati. Ka personalitet, guxim, debat dhe di të thotë atë që mendon, pa u frikësuar nga askush. Mund të mos pajtohesh me dikë, por kur je i drejtë, duhet t’ia njohësh vlerat. Respekt për Olta Gixharin! Legjendat njihen edhe kur nuk je dakord me to”.

  • ZKA-ja kishte konstatuar mangësi në efikasitetin e institucioneve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje

    ZKA-ja kishte konstatuar mangësi në efikasitetin e institucioneve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje

    ZKA-ja kishte konstatuar mangësi në efikasitetin e institucioneve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje

    Auditorja e Përgjithshme e Kosovës, Vlora Spanca, ka thënë se vrasja e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës nga ish-kunati i saj, është thirrje urgjente për reflektim e llogaridhënie institucionale.

    Spanca ka thënë se kjo ngjarje e rëndë e rikthen vëmendjen te gjetjet e raportit të aludimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, sa i përket efektivitetit të institucioneve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje. Auditimi ishte bërë për periudhat 2020-2022.

    “Raporti evidentoi mangësi në koordinimin ndërinstitucional, hetimin, monitorimin e urdhrave mbrojtës, përfshirjen e mbrojtësve të viktimave, regjistrimin e rasteve dhe mbështetjen sociale e ekonomike. Po ashtu, u evidentuan vonesa në trajtimin gjyqësor dhe mungesë programesh për trajtimin e kryerësve të dhunës. Shpesh rekomandimet e auditimit shihen vetëm si mangësi procedurale, por ato lidhen drejtpërdrejt me aftësinë e sistemit për identifikimin e rreziqeve, reagimin në kohë dhe mbrojtjen e personave që kërkojnë ndihmë”, ka shkruar Spanca.

    Ajo ka thënë se rekomandimet e ZKA-së duhet të zbatohen me urgjencë, përgjegjësi e transparencë.

    “Prandaj, rekomandimet duhet të zbatohen me urgjencë, përgjegjësi dhe transparencë, përmes: Vlerësimit sistematik dhe profesional të rrezikut në çdo rast të raportuar; Koordinimit efektiv ndërmjet Policisë, Prokurorisë, Gjykatave, Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave dhe Qendrave për Punë Sociale; Monitorimit të vazhdueshëm të urdhrave mbrojtës dhe reagimit të menjëhershëm ndaj shkeljeve ose rritjes së rrezikut; Trajtimit me prioritet të rasteve dhe shmangies së vonesave që mund të cenojnë sigurinë e viktimave; dhe Mbështetjes së vazhdueshme për viktimat, përfshirë strehimin, përkrahjen sociale e ekonomike dhe shërbimet e specializuara. Çdo raportim për dhunë duhet të merret seriozisht, çdo paralajmërim për rrezik duhet të vlerësohet dhe çdo masë mbrojtëse duhet të zbatohet e monitorohet”, ka shkruar Spanca.

  • Kur mund të përfitojë Kosova nga SEPA? BQK-ja tregon hapat e mbetur për anëtarësim

    Kur mund të përfitojë Kosova nga SEPA? BQK-ja tregon hapat e mbetur për anëtarësim

    Kosova është drejt aplikimit për përfshirje në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), pasi me miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit është kompletuar korniza ligjore e nevojshme për këtë proces.

    Banka Qendrore e Kosovës (BQK) në një përgjigje për Telegrafin pritet të miratojë rregulloret përkatëse, të përditësojë dokumentacionin teknik dhe procedural dhe më pas të procedojë me aplikimin pranë autoriteteve kompetente evropiane.

    Procesi, i nisur me para-aplikimin në fund të vitit 2024, u vonua për shkak të shqyrtimit kushtetues dhe rikthimit të ligjeve, por BQK-ja thotë se gjatë kësaj periudhe ka vazhduar përgatitjet rregullative dhe teknike, në bashkëpunim me bankat dhe institucionet e pagesave.

    Sipas vlerësimeve të BQK-së, përfshirja e Kosovës në SEPA pritet të sjellë kursime prej mbi 55 milionë eurosh në vit për qytetarët, bizneset dhe diasporën, kryesisht përmes uljes së kostove të transfereve ndërkufitare.

    Pas pranimit, institucionet financiare do të duhet të përfundojnë edhe procedurat e regjistrimit dhe përshtatjes teknike të sistemeve, proces që, bazuar në praktikat rajonale, mund të zgjasë rreth gjashtë muaj.

    Kosova drejt SEPA-s, BQK-ja përgatitet të aplikojë pas kompletimit të kornizës ligjore

    Kosova po i afrohet fazës së aplikimit për përfshirje në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), pasi është kompletuar korniza ligjore e nevojshme për këtë proces. Banka Qendrore e Kosovës (BQK) pritet të përmbyllë hapat e mbetur teknikë dhe rregullativë, përpara se të procedojë me aplikimin pranë autoriteteve kompetente evropiane.

    Procesi, i cili ishte paralajmëruar që në fund të vitit 2024, u shoqërua me vonesa për shkak të shqyrtimit kushtetues dhe rikthimit të ligjeve për rishqyrtim. Megjithatë, BQK-ja thotë se gjatë kësaj periudhe ka vazhduar përgatitjet dhe koordinimin me institucionet financiare, në mënyrë që të përshpejtohet zbatimi pas pranimit eventual të Kosovës në SEPA.

    Përfshirja në këtë mekanizëm evropian pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në kostot e transfereve ndërkufitare, veçanërisht për qytetarët që marrin remitanca nga diaspora dhe bizneset që kryejnë pagesa me partnerë evropianë. Sipas vlerësimeve të BQK-së, kursimet për qytetarët, bizneset dhe diasporën mund të kalojnë 55 milionë euro në vit.

    Korniza ligjore e kompletuar, priten hapat e fundit

    BQK-ja kishte bërë para-aplikimin për SEPA-n në fund të vitit 2024. Megjithatë, shqyrtimi kushtetues dhe rikthimi i ligjeve pamundësuan vazhdimin e procesit në atë kohë.

    Me miratimin e Ligjit për Bankat, Ligjit për Shërbimet e Pagesave dhe, së fundmi, plotësim-ndryshimit të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, është kompletuar korniza ligjore e nevojshme për vazhdimin e procedurave.

    Sipas BQK-së, pas publikimit të ndryshimeve ligjore në Gazetën Zyrtare, do të miratohen rregulloret përkatëse që burojnë nga ky ligj. Më pas, institucioni do të përditësojë dokumentacionin teknik dhe procedural dhe do të procedojë me aplikimin për përfshirjen e Kosovës në shtrirjen gjeografike të SEPA-s.

    Aplikimi nuk nënkupton anëtarësim të menjëhershëm

    Pas dorëzimit, aplikacioni do t’i nënshtrohet vlerësimit nga autoritetet kompetente evropiane. BQK-ja thekson se procesi kalon nëpër disa nivele dhe mund të kërkojë sqarime apo informacione shtesë, veçanërisht për ndryshimet në legjislacionin evropian që kanë ndodhur pas vitit 2024.

    Për këtë arsye, procesi nuk konsiderohet automatik dhe nuk mund të përcaktohet paraprakisht një datë e saktë e pranimit. Përfundimi i tij kërkon koordinim institucional, harmonizim të legjislacionit dhe përmbushje të kërkesave të autoriteteve evropiane.

    Pas pranimit, institucionet financiare duhet të përditësojnë sistemet

    Pas vendimit për përfshirjen e Kosovës në zonën SEPA, institucionet financiare të licencuara në vend do të duhet të regjistrohen në Këshillin Evropian të Pagesave (EPC), në mënyrë që të mund të realizojnë transfere ndërkufitare përmes këtij sistemi.

    Po ashtu, institucionet financiare në vendet pjesëmarrëse të SEPA-s do të duhet të përditësojnë sistemet dhe konfigurimet e tyre për të mundësuar pagesat me Kosovën. Sipas BQK-së, bazuar në praktikat e vendeve të rajonit, kjo fazë teknike dhe operacionale mund të zgjasë rreth gjashtë muaj, varësisht nga përgatitjet e institucioneve përkatëse.

    BQK-ja bën të ditur se gjatë periudhës së vonesave ligjore ka vazhduar punën me bankat dhe institucionet e pagesave, me qëllim që aspektet teknike të avancohen paralelisht dhe zbatimi të jetë sa më i shpejtë pas pranimit.

    Mbi 55 milionë euro kursime në vit

    Përfshirja e Kosovës në SEPA pritet të sjellë kursime prej mbi 55 milionë eurosh në vit për qytetarët, bizneset dhe diasporën, përmes uljes së kostove të pagesave ndërkufitare.

    Përfitimet pritet të jenë veçanërisht të rëndësishme për familjet që marrin remitanca nga diaspora, pasi transferimi i mjeteve financiare pritet të bëhet me kosto më të ulët dhe me efikasitet më të madh. Njëkohësisht, bizneset do të mund të përfitojnë nga ulja e kostove të transaksioneve me partnerët e tyre në tregun evropian.

    Sipas BQK-së, integrimi në SEPA do të kontribuojë edhe në lehtësimin e tregtisë, përmirësimin e efikasitetit operacional dhe avancimin e integrimit të sistemit financiar të Kosovës me tregun evropian të pagesave. /Telegrafi/

  • Nga Michael Owen te Harry Kane – Anglia feston Topin e Artë pas 25 vitesh

    Nga Michael Owen te Harry Kane – Anglia feston Topin e Artë pas 25 vitesh

    Harry Kane ka shkruar historinë e futbollit anglez, duke u bërë futbollisti i parë nga Anglia pas 25 vitesh që fiton çmimin prestigjioz “Topi i Artë”.

    Sulmuesi 33-vjeçar i Bayern Munichut është shpallur futbollisti më i mirë në botë për vitin 2026, duke marrë çmimin e ndarë nga revista franceze France Football.

    Me këtë triumf, Kane i ka dhënë fund pritjes 25-vjeçare të futbollit anglez, pasi futbollisti i fundit nga Anglia që kishte fituar këtë çmim ishte Michael Owen, në vitin 2001.

    Para Kane, vetëm katër futbollistë anglezë kishin arritur ta fitonin këtë trofe prestigjioz: Sir Stanley Matthews në vitin 1956, Bobby Charlton në vitin 1966, Kevin Keegan në vitet 1978 dhe 1979, si dhe Michael Owen në vitin 2001.

    Kështu, Kane bëhet anglezi i pestë në histori që fiton “Topin e Artë”, duke e vendosur emrin e tij përkrah disa prej legjendave më të mëdha të futbollit anglez.

    Ky sukses përfaqëson një tjetër moment historik në karrierën e sulmuesit të Bayern Munichut, i cili tashmë ka siguruar vendin e tij në mesin e emrave më të mëdhenj të futbollit botëror. /Telegrafi/

  • Peshkatari shqiptar tentoi të fuste ilegalisht 17 emigrantë në Britani me jaht, shpallet fajtor

    Peshkatari shqiptar tentoi të fuste ilegalisht 17 emigrantë në Britani me jaht, shpallet fajtor

    Një peshkatar shqiptar, i cili drejtonte një jaht nga Franca drejt Mbretërisë së Bashkuar me 17 emigrantë në bord, është shpallur fajtor për lehtësimin e emigracionit të paligjshëm.

    Eno Gajda, 58 vjeç, u vu nën hetim nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA), pas arrestimit nga oficerët e Komandës së Sigurisë Kufitare (BSC) në brigjet e Dorset, më 27 gusht të këtij viti.

    Gajda ishte nisur me një jaht 40 metra të gjatë nga Dielette, në Francë. Anija u gjurmua teksa lundronte drejt bregdetit pranë Portlandit, përpara se të ndalohej nga oficerët e BSC-së, raporton National Crime Agency.

    Ata hipën në jaht dhe arrestuan Gajdën, përpara se ta shoqëronin anijen drejt Portland Marina. Aty zbritën 16 burra shqiptarë dhe një i mitur i gjinisë mashkullore.

    Emigrantët u morën në trajtim nga autoritetet e imigracionit, ndërsa Gajda u mor në pyetje nga oficerët e Agjencisë Kombëtare të Krimit.

    Gajda pranoi fajësinë, dënimi caktohet më 18 nëntor

    Peshkatari shqiptar u akuzua për lehtësimin e emigracionit të paligjshëm dhe u deklarua fajtor në Gjykatën e Kurorës në Bournemouth, të hënën, më 26 tetor. Ai do të dënohet në të njëjtën gjykatë më 18 nëntor.

    Komandanti i degës së NCA-së, Andy Tickner, deklaroi se rasti përbënte një përpjekje të paturpshme për të kontrabanduar një grup emigrantësh të cenueshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar.

    “Ky ishte një përpjekje e paturpshme për të kontrabanduar një grup emigrantësh të cenueshëm në Mbretërinë e Bashkuar.

    Edhe pse Gajda kishte njëfarë përvoje në det, lundrimi nëpër një nga korsitë më të ngarkuara të transportit detar në botë ishte shumë i rrezikshëm dhe vinte në rrezik shumë jetë, transmeton Telegrafi.

    Synimi i kontrabandistëve të njerëzve si ky mbetet një përparësi për NCA-në dhe ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të prishur dhe çmontuar bandat e përfshira, kudo që ato veprojnë”, tha Tickner.

    BSC: Kontrabandistët vënë fitimin mbi jetën e njerëzve

    Edhe drejtori i Anijeve Detare dhe të Vogla në Komandën e Sigurisë Kufitare, Charlie Eastaugh, e cilësoi rastin si dëshmi të bashkëpunimit mes autoriteteve britanike në luftën kundër kontrabandës së emigrantëve.

    “Ky dënim është një dëshmi e punës së jashtëzakonshme të oficerëve të Komandës së Sigurisë Kufitare dhe hetuesve të Agjencisë Kombëtare të Krimit.

    Kontrabandistët e njerëzve kujdesen për fitimin, jo për jetët që vënë në rrezik. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me partnerët tanë të zbatimit të ligjit për t’i sjellë ata para drejtësisë”, deklaroi Eastaugh.

    NCA: Mbi 100 hetime aktive për kontrabandën e njerëzve

    Lufta kundër krimit të organizuar të imigracionit mbetet një nga prioritetet kryesore të Agjencisë Kombëtare të Krimit në Mbretërinë e Bashkuar.

    NCA po investon më shumë burime se kurrë më parë në shënjestrimin e rrjeteve kriminale që qëndrojnë pas kësaj veprimtarie. Sipas agjencisë, kjo po sjell rezultate konkrete operacionale, me rritje të sekuestrimeve, arrestimeve dhe ndërprerjeve të aktiviteteve kriminale.

    Aktualisht, agjencia ka më shumë se 100 hetime në vazhdim ndaj individëve ose rrjeteve të përfshira në kontrabandën e njerëzve./Telegrafi/

  • “Do të jemi këmbëngulës”, deputeti shqiptar paralajmëron presion institucional për avancimin e të drejtave në Serbi

    “Do të jemi këmbëngulës”, deputeti shqiptar paralajmëron presion institucional për avancimin e të drejtave në Serbi

    Deputeti i zgjedhur shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Visar Mehmeti, ka paralajmëruar angazhim të vazhdueshëm për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

    Ai në një deklarim për ABC News, deputeti i zgjedhur shqiptar në Serbi, Visar Mehmeti, ka deklaruar se gjatë 14 viteve të fundit, shqiptarët në Luginë nuk kanë shënuar përparim në realizimin e të drejtave të tyre, por janë përballur me regres.

    “Në Luginë ka pasur ndryshime negative. Në 14 vite nuk është shtyrë çështja e shqiptarëve përpara, vetëm kemi pasur regres. Dje është parë më qartë që në Medvegjë vetëm 219 shqiptarë kanë mundur të votojnë”, ka deklaruar Mehmeti.

    Duke folur për angazhimin e tij në Parlamentin serb, i cili numëron 250 deputetë, Mehmeti ka theksuar se nuk do të ndihet inferior përballë shumicës dhe se do të jetë këmbëngulës në adresimin e kërkesave të shqiptarëve.

    “Parlamenti serb ka 250 ulëse, mirëpo, qëkur i kam hyrë kësaj gare, kam qenë i vendosur të mos ndihem inferior në Parlamentin e Serbisë. Ndaj duhet t’u qasem atyre objektivave, duke i ngritur çështjet e njohjes së diplomave e shumë të tjera. Do të jemi këmbëngulës në Parlamentin serb”, ka thënë ai.

    Mehmeti ka folur edhe për koalicionin e përbashkët të subjekteve politike shqiptare, duke theksuar se mbetet të shihet nëse do të arrihet pajtim për çështjet me rëndësi për shqiptarët.

    “Kemi një koalicion gjithëpërfshirës dhe të shohim a do ta gjejmë gjuhën e përbashkët”, është shprehur ai.

    Duke komentuar zhvillimet politike në Serbi, Mehmeti ka vlerësuar se dobësimi i pushtetit të Aleksandar Vuçiqit ka nisur pas tragjedisë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, e cila nxiti protesta masive.

    “Fillimi i rënies së Vuçiqit ka nisur dy vite më parë me rënien e një mburoje të stacionit hekurudhor në Novi Sad. Më pas nisën protestat, u shtuan dhe tani erdhi kulmi”, ka deklaruar Mehmeti. /Telegrafi/

  • We will be persistent, Albanian MP warns institutional pressure for advancing rights in Serbia

    Albanian elected MP in Serbia’s Parliament, Wisar Mehmeti, has warned continued commitment to advancing the rights of Albanians in the Presevo Valley.

    He in a statement to ABC News, Albanian deputy elected in Serbia Visar Mehmeti, has declared that over the past 14 years, Albanians in the Valley have not noted progress in realising their rights, but have faced regregations.

    There have been negative changes in the Valley. In 14 years, the issue of Albanians has not been postponed before, we have only had a recession. It was more clearly seen that in Medvedja only 219 Albanians could vote, Mehmeti has declared.

    Speaking of his commitment to the Serbian Parliament, which numbers 250 MPs, Mehmeti has stressed that he will not feel inferior in the face of the majority and that he will be persistent in addressing the demands of Albanians.

    Serbian Parliament has 250 seats, but since I entered this race, I have been determined not to feel inferior in Serbia’s Parliament. So we have to approach them by raising the issue of recognition of diplomas and many more. We will be persistent in the Serbian Parliament, he has said.

    Mehmeti has also spoken of the joint coalition of Albanian political subjects, stressing that it remains to be seen whether reconciliation will be reached on issues of importance for Albanians.

    We have a sweeping coalition and see if we can find common language, he has expressed himself.

    Commenting on political developments in Serbia, Mehmeti has estimated that the weakening of Aleksandar Vuciqi’s powers has started after the tragedy at the Novi Sad railway station, which sparked massive protests.

    The beginning of the Vuciqi fall started two years ago with the fall of a railway station shield in Novi Sad. The protests then began, multiplied, and now came the peak, Mehmeti has declared. /Telegraphy/

  • Albanian fisherman attempted to illegally introduce 17 immigrants to Britain on yacht, convicted

    An Albanian fisherman, who ran a yacht from France to the United Kingdom with 17 immigrants on board, has been found guilty of facilitating illegal immigration.

    Eno Gajda, 58, was put under investigation by the National Crime Agency ( NCA), following arrest by Border Security Command officers ( BSC) on the coast of Dorset, August 27th of this year.

    Guyda was on a 40m-long yacht from Dielette, France. The ship was tracked as it sailed toward the coast near Portland, before being stopped by BSC officers, reports National Crime Agency.

    They boarded the yacht and arrested Gaius before accompanying the ship to Portland Marina. There, 16 Albanian men and a male minor descended.

    Migrants were taken in treatment by immigration authorities, while Gayda was questioned by National Crime Agency officers.

    Gayda pleaded guilty, sentence appointed on November 18th

    The Albanian fisherman was charged with facilitating illegal immigration and convicted at the Crown Court in Bournemouth on Monday, October 26th. He will be sentenced to the same court on November 18th.

    The commander of the NCA branch, Andy Tickner, said the case constituted a shameless attempt to smuggle a group of vulnerable immigrants into the United Kingdom.

    This was a shameless attempt to smuggle a group of vulnerable immigrants into the United Kingdom.

    Although Gaius had a certain experience at sea, sailing through one of the world’s largest shipping lanes was very dangerous and dangerous to many lives, it transmits Telegram.

    The goal of human smugglers like this remains a priority for NCA and we are doing everything we can to break down and dismantle the gangs involved, wherever they operate, Tickner said.

    B SC: smugglers put profit on people’s lives

    Even the director of Marine and Small Ships at Border Security Command, Charlie Eastaugh, described the case as evidence of co-operation between British authorities in the fight against smuggling immigrants.

    This sentence is evidence of the extraordinary work of Border Security Command officers and investigators of the National Criminal Agency.

    Human smugglers care for profits, not lives that are at stake. We will continue to work closely with our law enforcement partners to bring them to justice, Eastaugh said.

    NCA: Over 100 active investigation into human smuggling

    Fighting organised immigration crime remains one of the main priorities of the National Crime Agency in the United Kingdom.

    NCA is investing more resources than ever before in targeting the criminal networks behind the event. According to the agency, this is bringing concrete operational results, with increased sequetrations, arrests and disruptions of criminal activities.

    Currently, the agency has more than 100 ongoing investigations into individuals or networks involved in smuggling people./Telegraphy/

  • Real Madridi befason me reagimin pas triumfit të Kane në garën e Topit të Artë

    Real Madridi befason me reagimin pas triumfit të Kane në garën e Topit të Artë

    Kanali zyrtar televiziv i Real Madridit ka reaguar pas triumfit të Harry Kane në garën për Topin e Artë, duke e vlerësuar si të merituar fitoren e sulmuesit anglez përpara Kylian Mbappes.

    Sulmuesi i Bayern Munichut u shpall lojtari më i mirë i sezonit të kaluar, duke përfunduar përpara yllit francez të Real Madridit në votimin për çmimin prestigjioz.

    Ceremonia u transmetua drejtpërdrejt nga Real Madrid TV, ku u ndoq edhe momenti kur legjenda braziliane Ronaldo Nazario shpalli fituesin e çmimit.

    Pavarësisht se shpresat e tifozëve madrilenë ishin të lidhura me Mbappen, prezantuesi i kanalit zyrtar të klubit spanjoll e pranoi rezultatin dhe uroi Kane për triumfin.

    “Shpresat e tifozëve të Real Madridit, natyrisht, ishin te Kylian Mbappe. Epo, parashikimet dolën të sakta. Prandaj, urime lojtarit të Bayern Munichut! Urime reprezentuesit të Anglisë!”, deklaroi prezantuesi.

    Ai gjithashtu theksoi se Mbappe do të ketë sërish mundësi për ta fituar këtë çmim në të ardhmen, duke vlerësuar se Kane e meritonte triumfin.

    “Sa i përket Kylian Mbappes, momenti i tij do të vijë përsëri. Urime Harry Kane. Kylian Mbappe kishte argumente të forta për ta fituar çmimin, por triumfi i Kane është padyshim i merituar”, u shpreh ai.

    Në fund, prezantuesi e cilësoi sulmuesin anglez si një futbollist të jashtëzakonshëm, duke vlerësuar karrierën e tij.

    “Harry Kane është një lojtar fantastik me një karrierë të jashtëzakonshme”, përfundoi ai./Telegrafi/