Category: Lajme

  • Bruce Blakeman drejt garës për guvernator në Nju Jork, vlerëson kontributin e shqiptarëve

    Bruce Blakeman drejt garës për guvernator në Nju Jork, vlerëson kontributin e shqiptarëve

    Bruce Blakeman drejt garës për guvernator në Nju Jork, vlerëson kontributin e shqiptarëve

    Bruce Blakeman, drejtues i ekzekutivit të Qarkut Nassau dhe kandidat republikan për guvernator të Nju Jorkut në zgjedhjet e 3 nëntorit 2026, e ka vënë theksin në marrëdhëniet me komunitetet lokale, përfshirë atë shqiptaro-amerikan, i cili prej dekadash luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e bizneseve, arsimit dhe jetës publike.

    Në prag të zgjedhjeve, siguria publike, ekonomia, taksat dhe kostoja e jetesës pritet të jenë ndër çështjet që do të ndikojnë në debatin politik dhe në vendimmarrjen e votuesve. Për familjet shqiptaro-amerikane, të cilat kanë investuar ndër vite në biznese, arsim dhe mirëqenien e brezave të rinj, këto tema kanë rëndësi të drejtpërdrejtë, shkruan BalkanWeb, transmeton Klankosova.tv.

    Gjatë drejtimit të Qarkut Nassau, Blakeman ka zhvilluar takime me përfaqësues të komunitetit shqiptar, ku janë diskutuar arritjet e shqiptarëve në sipërmarrje, arsim dhe jetën publike, si dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit me institucionet vendore.

    Në këto kontakte është vlerësuar kontributi i shqiptarëve në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të rajonit. Dialogu mes institucioneve dhe organizatave shqiptaro-amerikane krijon hapësira për të trajtuar çështje që prekin drejtpërdrejt familjet, bizneset dhe jetën e përditshme të komunitetit.

    Siguria publike është ndër prioritetet që Blakeman ka promovuar gjatë drejtimit të Qarkut Nassau. Ai ka mbështetur forcimin e institucioneve të zbatimit të ligjit dhe investimet në strukturat policore, duke e vendosur sigurinë e banorëve në qendër të qasjes së tij qeverisëse.

    Mbështetësit e tij e konsiderojnë këtë qëndrim një element të rëndësishëm të platformës së kandidatit republikan për guvernator. Blakeman gjithashtu kundërshton politikat e qyteteve që kufizojnë bashkëpunimin me autoritetet federale në zbatimin e ligjeve të emigracionit.

    Për komunitetin shqiptaro-amerikan, siguria në lagje, shkolla dhe ambiente biznesi mbetet një çështje me rëndësi të veçantë. Në të njëjtën kohë, ekonomia, taksat dhe përballimi i kostos së jetesës janë tema që prekin drejtpërdrejt familjet dhe sipërmarrësit shqiptarë në Nju Jork.

  • Inspektorati i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Gjilan

    Inspektorati i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Gjilan

    Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në një objekt ndërtimi në Gjilan, pasi gjatë inspektimit ka konstatuar parregullsi në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë.

    Sipas njoftimit të Inspektoratit, vendimi për ndalimin e punimeve do të jetë në fuqi deri në eliminimin e parregullsive të konstatuara dhe marrjen e masave të nevojshme për garantimin e sigurisë dhe shëndetit të punëtorëve.

    Inspektorati Qendror i Punës ka theksuar se do të vazhdojë mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit në fuqi, me synim parandalimin e rreziqeve në vendet e punës.

    “Të drejtat e punës nuk janë privilegj!”, thuhet në mesazhin e këtij institucioni.

    Njoftimi nuk specifikon se për cilat parregullsi konkrete bëhet fjalë dhe as lokacionin e saktë të objektit ku janë ndaluar punimet. /Telegrafi/

  • Merz u bën thirrje investitorëve aziatikë, duke theksuar se Evropa mbetet një destinacion i sigurt

    Merz u bën thirrje investitorëve aziatikë, duke theksuar se Evropa mbetet një destinacion i sigurt

    Kancelari gjerman Friedrich Merz ka theksuar se Evropa mbetet një vend i qëndrueshëm për investime, ndërsa të martën nisi një vizitë në tre vende të Azisë, me synimin për të zgjeruar lidhjet e Gjermanisë në rajon, përtej Kinës.

    Duke folur në Singapor – ndalesa e parë e një udhëtimi që përfshin gjithashtu Japoninë dhe Korenë e Jugut – Merz deklaroi se në Evropë “nuk ka pasiguri”.

    “Nën qeverinë federale që unë drejtoj, mundësitë për investime do të përmirësohen vazhdimisht”, tha ai pas bisedimeve me kryeministrin e Singaporit, Lawrence Wong.

    “Ajo që mund të them është se has në një besim të madh te Gjermania dhe Evropa si destinacione për investime”, shtoi Merz, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    Mesazhi i tij optimist vjen në një kohë trazirash të reja në Berlin, ku një ministër kyç nga partneri i koalicionit dha dorëheqjen këtë muaj.

    Popullariteti i Merz-it ka rënë, ndërsa mbështetja për të djathtën ekstreme është rritur; ndërkohë, në Francë, protestat disajavore janë shoqëruar me plaçkitje të përhapura.

    Megjithatë, Wong theksoi se besimi te Gjermania dhe Evropa mbetet i fortë mes investitorëve nga Singapori, duke vënë në dukje se ata e shohin situatën në një perspektivë afatgjatë, e jo të lidhur vetëm me një cikël zgjedhor.

    Berlini po përpiqet të diversifikojë tregtinë dhe partneritetet e tij strategjike, mes shqetësimeve për besueshmërinë e Shteteve të Bashkuara dhe ngritjes së Kinës si rivale ekonomike.

    Kina mbetet partneri më i madh ekonomik i Gjermanisë në Azi, por gjithnjë e më shumë shihet si një konkurrente.

    Merz u shpreh se Singapori, Japonia dhe Koreja e Jugut ndajnë “interesa të përbashkëta” me Gjermaninë.

    “Nëse i ndërmarrim këto përpjekje së bashku, atëherë pavarësia jonë nga vendet e tjera do të rritet ndjeshëm”, tha ai, pa specifikuar se cilat vende kishte parasysh. /Telegrafi/

  • Real Madridi përgatit goditjen e madhe të verës, Mourinho kërkon transferimin e yllit të Man Cityt

    Real Madridi përgatit goditjen e madhe të verës, Mourinho kërkon transferimin e yllit të Man Cityt

    Real Madridi ka vendosur ta bëjë transferimin e Rayan Cherkit një nga objektivat kryesorë për afatin kalimtar të verës, me kërkesë të trajnerit Jose Mourinho, sipas raportimeve të mediave.

    Klubi madrilen po përgatit një plan për përforcimin e repartit ofensiv, në rast të largimeve të mundshme nga skuadra. Në këtë drejtim, Cherki shihet si një futbollist që mund të sjellë cilësi dhe kreativitet në fazën e sulmit, por transferimi i tij pritet të jetë tejet i kushtueshëm.

    Sipas raportimeve nga Anglia, drejtuesit e Real Madridit janë të vetëdijshëm se sigurimi i shërbimeve të reprezentuesit francez mund të kërkojë një ofertë prej më shumë se 100 milionë eurosh.

    Mourinho thuhet se e ka kërkuar transferimin e 23-vjeçarit për shkak të aftësisë së tij për të luajtur si në krahun e djathtë të sulmit, ashtu edhe në pozitën e mesfushorit ofensiv.

    Ky interesim lidhet edhe me problemet e përsëritura fizike të Rodrygos, si dhe me mundësinë e largimit të Brahim Diazit në afatin kalimtar të janarit.

    Ky i fundit raportohet se po kërkon më shumë minuta lojë, pasi roli i tij në skuadër është zvogëluar gjatë sezonit 2026/27.

    Megjithatë, realizimi i këtij transferimi nuk do të jetë i lehtë. Manchester City nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtësisht nga futbollistët e tij kryesorë dhe e konsideron Cherkin një pjesë të rëndësishme të projektit sportiv.

    Për këtë arsye, çdo përpjekje e Real Madridit për të nisur negociatat pritet të kërkojë një ofertë me nëntë shifra./Telegrafi/

  • Vanessa Trump rrëfen betejën me kancerin e gjirit, zbulon simptomën e parë

    Vanessa Trump rrëfen betejën me kancerin e gjirit, zbulon simptomën e parë

    Vanessa Trump rrëfen betejën me kancerin e gjirit, zbulon simptomën e parë

    Vanessa Trump, ish-bashkëshortja e Donald Trump Jr., ka treguar se lodhja ekstreme ishte një nga shenjat e para që përjetoi para se të diagnostikohej me kancer të gjirit.

    Në një intervistë së bashku me vajzën e saj, Kai Trump, dhe doktoreshën Nicole Saphier, Vanessa rrëfeu se për rreth gjashtë muaj ndihej jashtëzakonisht e rraskapitur, edhe pas aktiviteteve të thjeshta të përditshme, siç ishte dalja për të marrë një kafe në Starbucks.

    Ajo theksoi se lodhja është një simptomë që mund të neglizhohet lehtë, veçanërisht nga nënat, të cilat shpesh e konsiderojnë rraskapitjen pjesë normale të përditshmërisë.

    Pas diagnostikimit, Vanessa iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e tumorit dhe një pjese të vogël të indit përreth, si dhe trajtimit me rrezatim.

    Sipas saj, kanceri nuk lidhej me faktorë gjenetikë, por me faktorë të mjedisit.

    Rezultatet e rezonancës së fundit magnetike kanë qenë të mira dhe aktualisht ajo nuk ka shenja të sëmundjes. Megjithatë, gjatë pesë deri në dhjetë viteve të ardhshme, do t’i duhet të kryejë kontrolle të rregullta për të monitoruar gjendjen e saj shëndetësore.

    Vanessa e bëri publike diagnozën në maj, rreth një muaj pasi kishte mësuar se vuante nga kjo sëmundje. Në atë kohë, ajo tregoi se po bashkëpunonte ngushtë me ekipin mjekësor dhe se ndihej e mbështetur nga familja dhe njerëzit e afërt.

    Përmes rrëfimit të saj, Vanessa synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e kontrolleve të rregullta dhe zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit, duke i nxitur gratë që të kujdesen për shëndetin e tyre dhe të mos i neglizhojnë shenjat që mund të shfaqen.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Vanessa Trump relates the battle with breast cancer, reveals the first symptom

    Vanessa Trump, former wife of Donald Trump Jr, has shown that extreme fatigue was one of the first signs she experienced before being diagnosed with breast cancer.

    In an interview with her daughter, Kai Trump, and Dr. Nicole Sapier, Vanessa confessed that for about six months she was feeling extremely exhausted, even after simple daily activities, such as getting a coffee in Starbucks.

    She pointed out that fatigue is a symptom that can easily be overlooked, especially by mothers, who often view fatigue as a normal part of the daily state.

    After diagnosis, Vanessa underwent surgery for tumor removal and a small part of the surrounding tissue, as well as radiation treatment.

    According to her, cancer was related, not to genetics, but to environmental factors.

    The results of the recent magnetic resonance have been good and currently there are no signs of the disease. However, over the next five to ten years, it will have to conduct regular checks to monitor its state of health.

    Vanessa made her diagnosis public in May, about a month after learning that she was suffering from this disease. At that time, she showed that she was working closely with the medical team and that she felt supported by family and loved ones.

    Through her confession, Vanessa aims to raise awareness of the importance of regular checks and early detection of breast cancer, encouraging women to care for their health and not neglect signs that may appear.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • UNESCO: Arkiva audiovizuale, dritarja juaj drejt botës

    UNESCO: Arkiva audiovizuale, dritarja juaj drejt botës

    Tema e këtij viti për Ditën Botërore është “Dritarja juaj drejt botës”, duke vënë në pah rolin thelbësor të trashëgimisë audiovizive në marrëdhëniet dhe mirëkuptimin mes shoqërive anembanë botës.

    Në një komunikatë të UNESCO-s, thuhet se, “arkivat audiovizuale rrëfejnë histori rreth jetëve dhe kulturave të njerëzve nga e gjithë bota. Ato përbëjnë një trashëgimi të paçmueshme, e cila është një pohim i kujtesës sonë kolektive dhe një burim i vlefshëm dijeje, pasi pasqyrojnë diversitetin kulturor, shoqëror dhe gjuhësor të komuniteteve tona”.

    Ruajtja e kësaj trashëgimie dhe garantimi që ajo të mbetet e prekshme për publikun dhe brezat e ardhshëm, është një qëllim jetik për të gjitha institucionet e kujtesës, si dhe për publikun e gjerë. Arkivat e UNESCO-s kanë nisur projektin “Digjitalizimi i historisë sonë të përbashkët në UNESCO” pikërisht me këtë qëllim.

    Në këtë mënyrë, kjo ditë shërben gjithashtu si një mundësi që shtetet anëtare të UNESCO-s të vlerësojnë arritjet e tyre në zbatimin e “Rekomandimit të vitit 2015 mbi Ruajtjen dhe Qasjen në Trashëgiminë Dokumentare, përfshirë edhe në formë digjitale”.

    Burimi: RTKLive

  • U ndo NE SCO: Audiovisual Archive, your window to the world

    This year’s World Day theme is your journal to the world, highlighting the essential role of audiovisive heritage in relations and understanding among societies around the world.

    In a U communique NESTO, it is said, audiovisual targets tell stories about people’s lives and cultures from around the world. They constitute an invaluable legacy, which is a statement of our collective memory and a valuable source of knowledge, as they reflect the cultural, social and linguistic diversity of our communities.

    Maintaining this heritage and ensuring that it remains vulnerable to the public and future generations is a vital goal for all memory institutions, as well as the general public. U Archives NESTO has launched the digitalisation of our common history at U. This is exactly what it means.

    This day also serves as an opportunity for U member states NESCO will assess their achievements in implementing 2015 Recommission on Conservation and Access to Documentary Heritage, including in digital form.

    Source Layer: RTKLive

  • Rama vijon thirrjen për dialog me studentët protestues

    Rama vijon thirrjen për dialog me studentët protestues

    Rama ka ndarë edhe sot në rrjetet sociale pamje nga sofra e gurtë me mbishkrime “Dialog”, por deri më sot ftesa e tij është refuzuar nga protestuesit të cilët kërkojnë dorëheqjen e tij.

    Studentët dhe pedagogë kanë paralajmëruar për vijim të protestës.

    Kreu i Ekzekutivit ka shprehur gatishmërinë që të shqyrtojë çdo propozim të protestuesve për të adresuar shqetësimet e tyre dhe ka pohuar se qeveria po përgatit një paketë masash për t’iu përgjigjur këtyre nevojave, duke e kthyer dëgjimin e qytetarëve në vendimmarrje dhe mbështetje reale.

    Kryeministri ka deklaruar se buxheti i vitit 2027, të cilin do ta paraqesin së shpejti, përfshin masa shtesë për familjet, shërbimet publike dhe studentët.

    Rama ka nënvizuar se askush nuk mund të gjunjëzojë shtetin përmes dhunës apo duke u fshehur pas figurës së studentit.

    Kryeministri ka theksuar se çdo përpjekje për të nxitur terror urban, përçarje fetare apo për të cenuar traditën e tolerancës dhe harmonisë së Shqipërisë do të përballet me përgjegjësi.

    Burimi: RTKLive

  • Rama followed call for dialogue with student protesters

    Rama has divided images of stone sofra with inscriptions today, but to date his invitation has been rejected by protesters who demand his resignation.

    Students and professors have warned of follow-up protest.

    The executive leader has expressed readiness to review any protest proposal to address their concerns and has confirmed that the government is preparing a package of measures to respond to these needs, turning citizens’ hearings into real decision-making and support.

    The prime minister has declared that the 2027 budget, which will soon be submitted, includes additional measures for households, public services and students.

    Rama has underlined that no one can kneel to the state through violence or hide behind the student’s image.

    The prime minister has stressed that any attempts to promote urban terror, religious divisions or to violate Albania’s tradition of tolerance and harmony will face responsibility.

    Source Layer: RTKLive