Category: Lajme

  • Imeri: Vuçiqi mund të largohet nga pushteti, por trashëgimia e tij politike ndaj Kosovës mund të vazhdojë

    Imeri: Vuçiqi mund të largohet nga pushteti, por trashëgimia e tij politike ndaj Kosovës mund të vazhdojë

    Analisti politik Dorajet Imeri ka ngritur pikëpyetje lidhur me mbështetjen elektorale që raportohet se Aleksandar Vuçiq ka marrë nga votuesit serbë në Kosovë dhe nga të burgosurit në Serbi, duke vënë në diskutim ndikimin e Listës Serbe dhe të rrjeteve të lidhura me Milan Radoiçiqin mbi komunitetin serb në Kosovë.

    Sipas Imerit, ndonëse bëhet fjalë për dy kategori votuesish në rrethana të ndryshme, krahasimi i rezultateve ngre çështje që lidhen me varësinë politike, presionin dhe mekanizmat e ruajtjes së pushtetit.

    Ai ka theksuar se serbët e Kosovës prej vitesh jetojnë nën dominimin politik të Listës Serbe dhe ndikimin e strukturave të lidhura me Radoiçiqin, duke shtruar pyetjen se sa mbështetja elektorale është rezultat i vullnetit të lirë dhe sa ndikohet nga varësia institucionale, presioni politik dhe mungesa e alternativave.

    Imeri vlerëson se ndryshimi i pushtetit në Serbi dhe dobësimi eventual i lidhjeve ndërmjet udhëheqjes së re dhe Listës Serbe mund të hapin rrugë për pluralizëm më të madh politik brenda komunitetit serb në Kosovë.

    Sipas tij, një zhvillim i tillë do të mundësonte përfaqësim më të pavarur politik të serbëve të Kosovës, duke krijuar njëkohësisht kushte për marrëdhënie më të institucionalizuara me autoritetet kosovare.

    Analisti konsideron se ky transformim mund të shënojë fillimin e një qasjeje të re në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku, pavarësisht mospajtimeve për statusin, të dyja palët do ta pranonin njëra-tjetrën si realitete politike me të cilat duhet të bashkëjetojnë.

    Megjithatë, Imeri paralajmëron se largimi i Vuçiqit nga pushteti nuk do të nënkuptonte domosdoshmërisht ndryshim të politikës së Beogradit ndaj Kosovës.

    Ai thekson se një ndryshim i mirëfilltë kërkon transformim të diskursit politik, të normave mbizotëruese dhe të mënyrës se si Serbia i përcakton interesat e saj kombëtare në raport me Kosovën.

    Në këtë drejtim, sipas Imerit, sprova kryesore për Listën Studentore, e cila raportohet se ka fituar zgjedhjet parlamentare në Serbi, do të jetë gatishmëria për të sfiduar politikën tradicionale serbe ndaj Kosovës dhe për t’u mundësuar serbëve të Kosovës të ndërtojnë përfaqësim politik të pavarur nga Beogradi.

    Ai paralajmëron se, nëse Serbia vazhdon ta ndërtojë identitetin e saj politik mbi mohimin e shtetësisë së Kosovës dhe ruajtjen e mekanizmave të kontrollit mbi komunitetin serb, ndryshimi i pushtetit do të mbetet vetëm formal.

  • Gjethet e dafinës largojnë rrobave aromën e pakëndshme? Efekti që pretendohet se kanë do t’ju befasojë

    Gjethet e dafinës largojnë rrobave aromën e pakëndshme? Efekti që pretendohet se kanë do t’ju befasojë

    Një këshillë shtëpiake që po tërheq vëmendjen premton rroba më të freskëta dhe ngjyra më të gjalla, por sa është vërtet e efektshme dhe çfarë duhet të keni kujdes?

    Të gjithë mendojmë se e dimë mirë si lahen rrobat. Disa mbështeten vetëm te detergjentet e zakonshme, ndërsa të tjerët parapëlqejnë metoda natyrale. Krahas uthullës dhe sodës së bukës, kohët e fundit po përmendet gjithnjë e më shpesh edhe dafina.

    Kjo bimë aromatike, e njohur kryesisht si erëz në kuzhinë, është bërë pjesë e këshillave shtëpiake për freskimin e rrobave dhe ruajtjen e ngjyrave të tyre.

    Por çfarë ndodh nëse vendosni disa gjethe dafine në rrobalarëse dhe a ka vërtet përfitime nga kjo metodë?

    Pse rekomandohen gjethet e dafinës për larjen e rrobave?

    Gjethet e dafinës përmbajnë vajra esencialë me përbërës aromatikë, ndër të cilët janë eugenoli dhe cineoli. Këta përbërës janë studiuar për vetitë e tyre kundër disa mikroorganizmave.

    Pikërisht për këtë arsye, në këshillat popullore pretendohet se dafina mund të ndihmojë në zbutjen e aromave të pakëndshme dhe t’u japë rrobave një aromë të lehtë bimore.

    Megjithatë, duhet theksuar se nuk ka prova të mjaftueshme shkencore që vendosja e disa gjetheve të dafinës në rrobalarëse largon aromat, dezinfekton rrobat ose ruan ngjyrat e tyre.

    Si përdoren gjethet e dafinës sipas kësaj metode?

    Në këshillat shtëpiake rekomandohet vendosja e rreth pesë gjetheve të dafinës në një qese rrjetë, të ngjashme me ato që përdoren për larjen e rrobave delikate.

    Qesja synon të pengojë shpërndarjen e gjetheve në kazan, pasi copëzat e tyre mund të përfundojnë në filtër dhe të pengojnë funksionimin normal të pajisjes.

    Megjithatë, kjo nuk është një metodë e rekomanduar nga prodhuesit e rrobalarëseve. Prandaj, përdorimi i gjetheve brenda pajisjes nuk këshillohet pa u kontrolluar udhëzimet e prodhuesit.

    A mund t’ua rikthejë dafina ngjyrën rrobave të zbehura?

    Një tjetër përdorim popullor përfshin përgatitjen e një lëngu me gjethe dafine.

    Sipas kësaj metode, një grusht gjethe hidhen në një tenxhere me ujë dhe zihen për rreth 20 minuta. Pasi lëngu ftohet, rrobat e zbehura lihen të qëndrojnë në të për disa orë dhe më pas lahen në mënyrën e zakonshme.

    Megjithatë, nuk ka dëshmi të besueshme se ky lëng mund t’ua rikthejë ngjyrën pëlhurave. Për më tepër, përbërësit bimorë mund të lënë njolla në materiale të ndjeshme ose me ngjyra të çelëta.

    Çfarë duhet të bëni nëse rrobat mbajnë erë edhe pas larjes?

    Aroma e pakëndshme e rrobave shpesh nuk lidhet me mungesën e parfumit apo zbutësit, por me gjendjen e vetë rrobalarëses.

    Sipas udhëzimeve të prodhuesve Samsung dhe LG, lagështia e mbetur, grumbullimi i detergjentit dhe papastërtitë në gomën e derës, sirtarin e detergjentit apo filtër janë ndër shkaktarët kryesorë të aromave të pakëndshme.

    Për këtë arsye, këshillohet pastrimi i rregullt i këtyre pjesëve, përdorimi i sasisë së duhur të detergjentit dhe nxjerrja e rrobave menjëherë pas përfundimit të larjes.

    Gjithashtu, dera e rrobalarëses duhet të lihet pak e hapur pas përdorimit, që lagështia të largohet.

    Dafina mund të ketë aromë të këndshme, por pastërtia e rrobalarëses dhe larja e duhur mbeten mënyrat më të sigurta për të pasur rroba të freskëta dhe pa aroma të pakëndshme. /Telegrafi/

  • Gafë në faqen zyrtare të Topit të Artë, tre futbollistë u shpallën fitues para ceremonisë

    Gafë në faqen zyrtare të Topit të Artë, tre futbollistë u shpallën fitues para ceremonisë

    Gafë në faqen zyrtare të Topit të Artë, tre futbollistë u shpallën fitues para ceremonisë

    Uebfaqja zyrtare e Topit të Artë bëri një gafë para ceremonisë së vitit 2026, duke publikuar gabimisht tre artikuj të ndryshëm, ku fitues shpalleshin Harry Kane, Lamine Yamal dhe Kylian Mbappé.

    Artikujt duket se ishin përgatitur paraprakisht nga organizatorët, për t’u publikuar pasi të konfirmohej fituesi. Megjithatë, të tre u publikuan gabimisht, duke shkaktuar polemika para shpalljes zyrtare të fituesit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Gaffe on the official Golden Ball page, three football players declared winners before the ceremony

    The official Golden Ball website made a gaffe prior to the 2026 ceremony, mispublishing three different articles, where Harry Kane, Lamine Yamal and Kilian Mbppé were declared.

    The articles appear to have been prepared in advance by organisers for publication after the winner was confirmed. However, all three were wrongly published, prompting controversy before the winner’s official proclamation.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • AFA përgëzon shqiptarët e Luginës për dy ulëse në Kuvendin e Serbisë

    AFA përgëzon shqiptarët e Luginës për dy ulëse në Kuvendin e Serbisë

    AFA përshëndet përfaqësuesit shqiptarë për sigurimin e dy ulëseve në Kuvendin e Serbisë.

    Organizata “Albanians for America” (AFA) ka përgëzuar përfaqësuesit politikë shqiptarë nga Lugina e Preshevës për sigurimin e pritshëm të dy ulëseve në Kuvendin e Serbisë, duke e cilësuar këtë një arritje të rëndësishme për përfaqësimin politik të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

    Sipas AFA-së, ky zhvillim krijon mundësi për fuqizimin e zërit të komunitetit shqiptar në institucionet e Serbisë dhe për avancimin e kërkesave të kahershme për të drejta të barabarta, përfaqësim politik, zhvillim ekonomik dhe përfundimin e praktikave diskriminuese.

    Duke komentuar zhvillimet e përgjithshme zgjedhore në Serbi, organizata ka vlerësuar se kalimi nga protestat e vazhdueshme në rrugë drejt ndryshimeve përmes zgjedhjeve dëshmon fuqinë e pjesëmarrjes qytetare dhe veprimit kolektiv. Megjithatë, ajo ka theksuar se ndryshimi i udhëheqjes politike nuk nënkupton domosdoshmërisht ndryshim të drejtimit politik.

    AFA ka vlerësuar se Serbia ka mundësi të largohet nga politikat nacionaliste dhe antagonizmi rajonal, të lidhura me periudhën e Sllobodan Millosheviqit dhe të vazhduara nën udhëheqjen e Aleksandar Vuçiqit. Megjithatë, retorika shqetësuese pas zgjedhjeve, sipas organizatës, ngre pikëpyetje nëse ky tranzicion politik do të sjellë një shkëputje të vërtetë nga e kaluara.

    Përparimi i mirëfilltë demokratik, sipas AFA-së, duhet të matet jo vetëm përmes rezultateve zgjedhore, por edhe përmes angazhimeve konkrete për të drejtat e pakicave, respektimin e sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës, llogaridhënien dhe marrëdhëniet konstruktive me vendet fqinje.

    Organizata ka shprehur shpresën që ky moment të shënojë fillimin e një kapitulli të ri, në të cilin Serbia do të përqafojë llogaridhënien demokratike, do t’i trajtojë ankesat e kahershme të komunitetit shqiptar dhe do të bëhet partnere e përgjegjshme dhe konstruktive në Ballkanin Perëndimor.

    “Ndryshimi politik krijon një mundësi. Respektimi i të drejtave, pajtimi dhe udhëheqja e përgjegjshme do të përcaktojnë nëse kjo mundësi do të sjellë përparim të qëndrueshëm”, thuhet në reagimin e AFA-së.

     

    Burimi: RTKLive

  • AFA congratulates Valley Albanians for two seats in Serbia’s Assembly

    The AFA welcomes Albanian representatives for securing two seats in Serbia’s Assembly.

    Organizations for Americas ( The AFA has praised the Albanian political representatives from Presevo Valley for the expected security of two seats in Serbia’s Parliament, naming it an important achievement for the political representation of Albanians in Presevo, Bujanoc and Medvedja.

    According to the AFA, this development opens up opportunities for empowering the voice of the Albanian community in Serbia’s institutions and for advancing past requirements for equal rights, political representation, economic development, and completion of discrimination practices.

    Commenting on general election developments in Serbia, the organisation has estimated that the transition from continued street protests towards changes through elections testifies to the power of civic participation and collective action. However, it has stressed that changing political leadership does not necessarily mean changing political direction.

    The AFA has estimated that Serbia is likely to flee from nationalist policies and regional antagonism, linked to the period of Slobodan Milosevic and continued under Aleksandar Vuciqi’s leadership. However, disturbing rhetoric after the elections, according to the organisation, raises questions whether this political transition will bring a real break from the past.

    True democratic progress, according to the AFA, should be measured not only through election results, but also through concrete commitments to minority rights, respect for Kosovo’s sovereignty and independence, accountability and constructive relations with neighbouring countries.

    The organisation has voiced hope that this moment will mark the beginning of a new chapter in which Serbia will embrace democratic accountability, address the Albanian community’s past complaints and become a responsible and constructive partner in the Western Balkans.

    Political change creates an opportunity. Respecting rights, reconciliation and responsible leadership will determine whether this opportunity will bring sustainable progress, AFA’s response said.

     

    Source Layer: RTKLive

  • Galatasaray fiton derbin ndaj Fenerbahce

    Galatasaray fiton derbin ndaj Fenerbahce

    Sulmuesi nigerian ka shënuar nga një gol në secilën pjesë, duke i siguruar skuadrës së tij një fitore të rëndësishme në kampionatin turk.

    Osimhen e ka zhbllokuar rezultatin pak para se të mbushej gjysmë ore lojë, kur e ka shfrytëzuar pasimin e Baris Yilmaz dhe e ka dërguar topin në këndin e poshtëm të portës.

    Sulmuesi i Galatasarayt ka goditur sërish në minutën e dyzet e katërt, kur e ka devijuar në rrjetë goditjen e Davinson Sanchez, duke e dyfishuar epërsinë e vendasve para përfundimit të pjesës së parë.

    Fenerbahce ka reaguar në pjesën e dytë dhe e ka ngushtuar epërsinë në minutën e gjashtëdhjetë e dytë. Irfan Kahveci ka shënuar me goditje akrobatike, duke e rikthyer ndeshjen në lojë.

    Megjithatë, Galatasaray ka arritur ta ruajë epërsinë deri në fund, pavarësisht përpjekjeve të mysafirëve për ta barazuar rezultatin.

    Me këtë fitore, Galatasaray e ka vazhduar serinë pozitive në derbin ndërkontinental, duke regjistruar ndeshjen e pestë radhazi pa humbje ndaj Fenerbahce në Superligën turke.

    Skuadra e drejtuar nga Okan Buruk e ka regjistruar fitoren e katërt në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat dhe e ka rimarrë kreun e tabelës.

    Në anën tjetër, Fenerbahce mbetet në vendin e pestë, me vetëm një fitore në katër ndeshjet e fundit të kampionatit.

    Burimi: RTKLive

  • Diaspora shqiptare në Cyrih organizon tubim në mbështetje të protestave studentore në Shqipëri

    Diaspora shqiptare në Cyrih organizon tubim në mbështetje të protestave studentore në Shqipëri

    Diaspora shqiptare në Zvicër do të mblidhet të martën, më 27 tetor, në Cyrih, për të shprehur mbështetjen e saj për protestat studentore në Shqipëri.

    Tubimi është paralajmëruar të mbahet në sheshin Europaplatz, nga ora 17:00 deri në orën 19:00, ku bashkatdhetarët ftohen të bëhen pjesë e kësaj nisme në shenjë solidariteti me studentët dhe protestuesit në Shqipëri, shkruan Telegrafi.

    Thirrja për pjesëmarrje është bërë përmes një postimi që u drejtohet shqiptarëve që jetojnë në Zvicër, me mesazhin se kundërshtimi i dhunës dhe mbështetja për protestat studentore duhet të shprehen edhe përtej kufijve të Shqipërisë.

    “Pushteti nuk mbahet me dhunë!”, thuhet në mesazhin e organizatorëve, të cilët u bëjnë thirrje bashkatdhetarëve që ta shpërndajnë njoftimin dhe t’u bashkohen protestës.

    Përmes këtij tubimi, diaspora synon të shprehë solidaritetin me të rinjtë që po protestojnë në Shqipëri dhe të përcjellë mesazhin se zëri i tyre duhet të dëgjohet./Telegrafi/

  • Drejt përfundimit zgjerimi i rrugës në Bibaj që lidhet me autostradën “Arbën Xhaferi" në Ferizaj

    Drejt përfundimit zgjerimi i rrugës në Bibaj që lidhet me autostradën “Arbën Xhaferi” në Ferizaj

    Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka njoftuar se është drejt përfundimit projekti për zgjerimin e rrugës në fshatin Bibaj, e cila lidhet me autostradën “Arbën Xhaferi”.

    Përmes një postimi, Aliu ka bërë të ditur se projekti po realizohet në bashkëpunim me ministrinë përkatëse dhe se paraqet një investim të rëndësishëm infrastrukturor për Ferizajn.

    Sipas tij, kjo është një ndërhyrje për të cilën qytetarët e Ferizajt kanë pritur prej vitesh, ndërsa komuna ka kontribuar në realizimin e saj.

    “Projekt ky infrastrukturor që ferizajasit pritën prej vitesh, kërkuam, u përfshimë e dhamë gjithë kontributin tonë që kjo arterie infrastrukturore të transformohet rrënjësisht, në shërbim të qytetarëve e bizneseve”, ka shkruar Aliu.

    Zgjerimi i kësaj rruge synon të përmirësojë infrastrukturën rrugore dhe qarkullimin për qytetarët dhe bizneset që shfrytëzojnë këtë aks drejt autostradës “Arbën Xhaferi”. /Telegrafi/

  • Kaos pas derbit Galatasaray – Fenerbahçe, shpërthen përleshja në fushë dhe ndërhyn policia

    Kaos pas derbit Galatasaray – Fenerbahçe, shpërthen përleshja në fushë dhe ndërhyn policia

    Derbi i zjarrtë mes Galatasarayt dhe Fenerbahçes nuk përfundoi vetëm me emocione në fushën e lojës, pasi menjëherë pas përfundimit të takimit shpërthyen tensione që detyruan edhe ndërhyrjen e policisë.

    Galatasaray shënoi fitore me rezultat 2-1 ndaj rivalit, Fenerbahçes, në një përballje që u shoqërua me tensione edhe pas vërshëllimës përfundimtare të gjyqtarit.

    Pas përfundimit të ndeshjes në fushë shpërtheu një përleshje, duke krijuar skena kaotike në një prej rivaliteteve më të mëdha të futbollit turk.

    Situata u tensionua deri në atë pikë sa forcat e policisë u detyruan të hynin në fushën e lojës për të ndërhyrë dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të incidentit.

    Pavarësisht përfundimit të ndeshjes, atmosfera mbeti e tensionuar, ndërsa incidentet pas takimit morën vëmendje të madhe.

    Fitorja 2-1 e Galatasarayt ndaj Fenerbahçes ishte rezultati që vulosi derbin, por përplasjet e ndodhura pas ndeshjes bënë që vëmendja të zhvendosej nga rezultati te skenat e tensionuara në fushë. /Telegrafi/