Category: Lajme

  • Allegri dënohet me dy ndeshje pezullim pas përjashtimit në ndeshjen me Romën

    Allegri dënohet me dy ndeshje pezullim pas përjashtimit në ndeshjen me Romën

    Vendimi është marrë të hënën nga gjyqtari sportiv i Serie A, pas barazimit 3:3 të së shtunës mes Napolit dhe Romës.

    Allegri është përjashtuar me karton të kuq pas golit të vonshëm të Leonardo Balerdit, i cili e ka barazuar rezultatin për Romën. Trajneri i Napolit ka kundërshtuar golin, duke pretenduar se gjatë aksionit paraprak ishte shkaktuar faull. Ai ka reaguar me zemërim pasi sistemi VAR e ka konfirmuar golin.

    Sipas vendimit disiplinor, Allegri ka bërë një koment fyes ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe më pas, në dhomat e zhveshjes, ka mbajtur qëndrim agresiv ndaj një zyrtari të ekipit kundërshtar.

    Napoli ka njoftuar se do të paraqesë ankesë ndaj këtij vendimi.

    Ndërkohë, Allegri pritet të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të kampionatit italian, kundër Monzas të mërkurën dhe Juventusit të dielën.

    Napoli, që renditet në vendin e dhjetë, po kalon një periudhë të vështirë, pasi ka fituar vetëm një nga katër ndeshjet e fundit në Serie A.

    Pas ndeshjes me Romën, Allegri i ka mohuar akuzat për fyerje ndaj zyrtarëve, duke thënë se nuk ka thënë asgjë të papërshtatshme.

    “Zyrtari i katërt e ka thirrur gjyqtarin dhe ka bërë që të përjashtohem, por unë nuk kam thënë absolutisht asgjë”, ka deklaruar Allegri.

    Burimi: RTKLive

  • Allegre sentenced to two suspension matches after expulsion in Rome

    The decision was taken Monday by the sports judge of Serie A, following Saturday’s 3:3 draw between Naples and Rome.

    Allegre has been excluded with red card after the recent goal of Leonardo Ballerd, who has equated the outcome for Rome. Naples’s coach has rejected the goal, claiming that during the preliminary action, the foul was caused. He has reacted in anger after the system FAR confirmed the goal.

    According to the disciplinary decision, Allegre has made an insulting comment on match officials, and then, in the dressing rooms, has taken an aggressive stance on an official of the opposing team.

    Naples has announced he will file a complaint against this decision.

    Meanwhile, Allegria is expected to be missing in the next two Italian championship matches — against Monza on Wednesday and Juvenus on Sunday.

    Naples, ranked 10th, is going through a difficult time, having won only one of the last four matches in Serie A.

    After the match with Rome, Allegre has denied charges of insult to officials, saying he has said nothing inappropriate.

    The fourth officer called the judge and made me exempt, but I didn’t say anything, Allegre declared.

    Source Layer: RTKLive

  • Vasili: Lëvizja studentore në Shqipëri është marrë peng nga “forca të errëta”

    Vasili: Lëvizja studentore në Shqipëri është marrë peng nga “forca të errëta”

    Publicisti Laert Vasili ka komentuar në Debat Plus protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke i dalluar ato nga protestat e mëparshme, të cilat zgjatën mbi 100 ditë dhe u njohën si “Revolucioni Flamingo”.

    Vasili ka thënë se lëvizja studentore është marrë peng nga forca të tjera, ndërsa ka thënë se pas paraqitjeve të tij televizive për protestat ka marrë mesazhe kërcënuese.

    “Lëvizja studentore, nëse mund ta quaj kështu, u mor peng. Edhe është marrë peng nga forca të errëta, të cilat në këto tri ditë, që unë kam dalë në televizione për të thënë atë të vërtetë që unë perceptoj, telefoni im është mbushur me mesazhe kërcënuese dhe e kuptova se sa e pasur është gjuha shqipe në sharje dhe mallkime”, ka deklaruar Vasili.

    Ndërkohë, protesta e studentëve, pedagogëve dhe të rinjve në Tiranë ka hyrë në ditën e 14-të.

    Protestuesit fillimisht janë grumbulluar para Ministrisë së Arsimit, ku kanë qëndruar për rreth dy orë, e më pas janë zhvendosur para Kryeministrisë, duke përsëritur kërkesat e tyre dhe thirrjet për largimin e kryeministrit Edi Rama.

    Grumbullimi është zhvilluar në qetësi, pa incidente apo përplasje me policinë. Përgjatë protestës, pjesëmarrësit kanë brohoritur thirrjet “Dorëheqje” dhe “Revolucion”.

    Protestuesit kanë refuzuar sërish ftesën e Ramës për dialog, duke këmbëngulur në kërkesat e tyre.

    Burimi: Dukagjini

  • Vasili: Albania’s student movement has been taken hostage by dark forces

    Publicist Laert Vasili has commented on the upcoming protests in Tirana, distinguishing them from previous protests, which lasted over 100 days and were recognised as Revolution Flamingo.

    Vasili has said the student movement has been taken hostage by other forces, while he has said that after his TV presentations for the protests, he received threatening messages.

    Student movement, if I can call it that, was taken hostage. Even was taken hostage by dark forces, which in these three days, that I’ve come out on television to say the truth that I perceive, my phone is filled with threatening messages and I realized how rich the Albanian language is in abusive speech and curses, Vassili has declared.

    Meanwhile, protests by students, professors and youth in Tirana have entered 14th day.

    Protesters initially gathered in front of the Ministry of Education, where they have been staying for about two hours, then moved before the prime minister, repeating their demands and calls for the departure of Prime Minister Edi Rama.

    The rally has been held quietly, without incidents or clashes with police. During the protest, participants have cheered on calls of resignation and revolution.

    Protesters have again rejected Rama’s invitation to dialogue, insisting on their demands.

    Source Layer: Dukeagini

  • Mexhiti: Do të shkarkohet kush nuk zbaton Ligjin për përfaqësim të drejtë

    Mexhiti: Do të shkarkohet kush nuk zbaton Ligjin për përfaqësim të drejtë

    Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, sonte në emisionin “Debat në Shenja” ka deklaruar se moszbatimi i ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat do të sjellë përgjegjësi politike dhe mund të çojë në shkarkimin e funksionarëve përgjegjës.

    Mexhiti theksoi se zbatimi i ligjit është në frymën e Marrëveshjes së Ohrit, Kushtetutës dhe politikave të Qeverisë.

    “Do të ketë përgjegjësi politike. Nuk është në frymën e Marrëveshjes së Ohrit, në frymën e Kushtetutës, nuk është në frymën e Qeverisë. Do të shkarkohet. Si shkarkohet kryetari i Kuvendit nëse nuk e zbaton këtë ligj. Shembull, edhe presidenti. Presidenti duhet t’i ruajë ligjet, nuk mund t’i shkelë ligjet”.

    “E dyta, ndryshe është përgjegjësia kur nuk e thyen ligjin, ndryshe nesër kur e ka ligjin dhe është i vetëdijshëm që bën shkelje ligjore, për të cilën ka pasoja juridike dhe politike”, deklaroi Mexhiti.

  • Pas 10 vjetësh, zgjidhet problemi me furnizimin me energji elektrike në shkollën e Siqevës në Prishtinë

    Pas 10 vjetësh, zgjidhet problemi me furnizimin me energji elektrike në shkollën e Siqevës në Prishtinë

    SHFMU “Ganimete Tërbeshi” në Llukar të Prishtinës ka njoftuar se është zgjidhur problemi dhjetëvjeçar me kabllot elektrike në objektin e paraleles në Siqevë, të cilat shkaktonin ndërprerje të shpeshta të energjisë dhe defekte të vazhdueshme.

    Sipas njoftimit të shkollës, ndërhyrja është realizuar pas kërkesës së drejtoreshës, në bashkëpunim me Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca dhe KEDS-in.

    Gjatë punimeve janë prerë drunjtë që rrezikonin kabllot elektrike, janë shtuar kabllo të reja dhe është përmirësuar furnizimi me energji elektrike.

    Nga shkolla kanë bërë të ditur se ky intervenim është i rëndësishëm për krijimin e kushteve më të sigurta dhe më të përshtatshme për zhvillimin e procesit mësimor.

    “Synimi ynë është që procesi mësimor të zhvillohet pa pengesa dhe sipas planifikimit, në një ambient të sigurt dhe me kushte sa më të mira për nxënësit dhe stafin e shkollës”, thuhet në njoftim.

    Shkolla ka falënderuar Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca dhe KEDS-in për bashkëpunimin dhe mbështetjen në zgjidhjen e këtij problemi të kahershëm, duke theksuar se ndërhyrja krijon kushte më të mira për sezonin dimëror. /Telegrafi/

  • Protestuesit i vënë flakën posterit me Edi Ramën dhe Aleksandar Vuçiqin

    Protestuesit i vënë flakën posterit me Edi Ramën dhe Aleksandar Vuçiqin

    Disa protestues në Tiranë kanë zgjedhur një mënyrë të pazakontë për të shprehur revoltën e tyre kundër kryeministrit Edi Rama.

    Ndërsa ishin në bulevardin “Martirët e Kombit”, ata i vunë zjarrin një fotografie të Ramës dhe ish-udhëheqësit serb Aleksandar Vuçiq, i cili humbi në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën ditën e mëparshme.

    Protestuesit marshuan nga Ministria e Arsimit tek Kryeministria.

    Ashtu si edhe më parë, edhe në ditën e 14-të, protesta në Tiranë nisi tek Ministria e Arsimit. Pavarësisht mobilizimit të policisë, tek Rruga e Durrësit nuk u shënua asnjë përplasje.

    Video LSA

    Në javën e dytë të revoltës, protestuesit vijuan me thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar largimin e tij.

    Në mbështetje të studentëve, protestës tek Ministria e Arsimit iu bashkuan edhe pedagogët.

    Pas qëndrimit prej rreth tre orësh tek Ministria e Arsimit, protestuesit u zhvendosën drejt Kryeministrisë, gjithashtu në mënyrë paqësore, pa regjistruar akte dhune, siç ka ndodhur në ditët e kaluara.

    Ndërkohë, edhe përpara godinës së qeverisë tubimi është zhvilluar i qetë, pa përplasje mes efektivëve të policisë, të cilët këtë të hënë ishin më të paktë.

  • Kryeqyteti ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkon drejtësi dhe përgjegjësi institucionale

    Kryeqyteti ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkon drejtësi dhe përgjegjësi institucionale

    Kryeqyteti i Prishtinës ka njoftuar se sonte, në objektin e tij, janë ndezur qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt, e cila u vra në Pejë.

    Përmes një njoftimi, Kryeqyteti ka shprehur solidaritet me familjen e Arlindës dhe me të gjitha gratë që përballen me frikën e dhunës.

    “Asnjë grua nuk duhet të jetojë e pambrojtur, e asnjë thirrje për ndihmë nuk duhet të mbetet pa përgjigje”, thuhet në njoftim.

    Po ashtu, nga Kryeqyteti kanë kërkuar drejtësi për Arlindën dhe përgjegjësi institucionale për çdo dështim që mund të kishte parandaluar këtë tragjedi.

    Në fund, janë shprehur ngushëllime për familjen e viktimës, duke ritheksuar nevojën për mbrojtjen e grave nga dhuna. /Telegrafi/

  • Suedia ndalon ChatGPT dhe Claude në kompjuterët e punës të administratës shtetërore

    Suedia ndalon ChatGPT dhe Claude në kompjuterët e punës të administratës shtetërore

    Punonjësit e qeverisë suedeze nuk mund të përdorin më versionet përmes shfletuesit të ChatGPT dhe Claude në kompjuterët e tyre të punës, pas shqetësimeve për sigurinë dhe përpunimin e të dhënave të ndjeshme. Kufizimet hynë në fuqi të hënën, më 26 tetor, ndërsa autoritetet po synojnë të forcojnë mbrojtjen e informacionit shtetëror.

    Vendimi vjen pas një shqyrtimi të përdorimit të mjeteve të inteligjencës artificiale nga punonjësit e Administratës Suedeze të Transportit, në fillim të këtij viti. Shqyrtimi evidentoi përdorime “problematike” të platformave të inteligjencës artificiale gjatë kryerjes së detyrave zyrtare.

    Shqetësimi kryesor lidhet me mundësinë që punonjësit të fusin informacione konfidenciale në këto sisteme pa pasur një marrëveshje që përcakton mënyrën e mbrojtjes dhe të përpunimit të të dhënave. Në këto rrethana, informacioni mund të ruhet ose të përdoret për trajnimin e modeleve, transmeton Telegrafi.

    Mikael Wettercrantz, drejtor i digjitalizimit në Zyrat Qeveritare të Suedisë, paralajmëroi se përdorimi i platformave që nuk mbulohen nga marrëveshje të tilla mund të sjellë “pasoja për sigurinë e informacionit”. Kjo praktikë njihet si përdorimi i teknologjive të paautorizuara ose “shadow IT”, kur punonjësit përdorin mjete digjitale pa miratimin e institucionit.

    Si alternativë, qeveria po rekomandon Microsoft Copilot, i cili ka kaluar procesin e kontrollit të sigurisë dhe mbulohet nga një marrëveshje mes kompanisë amerikane dhe qeverisë suedeze.

    Ndalimi nuk nënkupton se punonjësit shtetërorë nuk mund të përdorin më inteligjencën artificiale në punën e tyre. Megjithatë, përdorimi do të bëhet nën kontrolle më të rrepta sigurie. Një numër i kufizuar punonjësish do të mund të vazhdojnë të përdorin ChatGPT dhe Claude, por vetëm përmes një platforme të posaçme për asistentët e inteligjencës artificiale, të zhvilluar nga autoritetet suedeze.

    Sipas transmetuesit publik suedez Sveriges Radio, kufizime të ngjashme për përdorimin e ChatGPT dhe Claude janë vendosur edhe në Agjencinë Suedeze të Tatimeve dhe në Bordin Kombëtar për Kujdesin Institucional. Ndërkohë, Autoriteti Suedez i Përmbarimit po e shqyrton çështjen.

    ChatGPT dhe Claude i janë bashkuar platformës kineze DeepSeek në listën e mjeteve të inteligjencës artificiale që nuk janë miratuar nga qeveria suedeze për shkak të shqetësimeve për sigurinë e të dhënave. Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara njoftuan gjithashtu ndalimin e produkteve dhe shërbimeve të kompanisë kineze të inteligjencës artificiale. /Telegrafi/

  • Haradinaj warns the indictment against those who include his family on charges without facts: He’ll face consequences

    Daut Haradinaj, from the Alliance, has reacted after claims to connect the Haradinaj family with the suspect in the assassination of Arlinda Zekiaj in Pec, denying that his family’s last name could be used to create the impression that someone is immune.

    Through a Facebook post, Haradinaj has said that photos of certain persons do not reason on crime, while he has warned legal measures against those who, according to him, include his family on unequivocal charges.

    Last night’s heavy image in Pec, where one mother, Arlinda Zekinaj, was cruelly taken away, today at least needs political and parliamentary morality. He needs direct accountability, dismissals and penalties.

    Anyone who connects the handbasket to powerful people, being called to the assumption that there was a strong arm and that no one could do anything, must realize that silence, toleration, and inaction in the face of such cases can bring you accomplices in a crime that could have been prevented.

    As for the lawyer who represented Arlinda Zekaj, the question is: Why were these concerns not raised and institutional responses sought before this tragedy took place? Whether there were claims that the handis enjoyed protection or influence due to ties with the Haradinaj family, these claims should be treated responsibly and through institutional routes before such a tragedy occurred. Also, the Oda of Kosovo Lawyers must react to such statements and clarify any issues that fall into its professional responsibility.

    And even with God if you have them, they don’t reason this macabre crime. No one can use the name Haradinaj to create the impression that someone is immune.

    It’s not the first time we’ve faced such attempts, wearing us in close proximity to Pandora, property issues and charges of banditism, which have actually resulted in factory. My family and last name Haradinaj are no shield for anyone except what we have always protected — Kosovo’s freedom and institutions. We only protect these two.
    The state’s failure to protect women who become victims of the catastrophic failure of justice and security institutions is a crime of crime.

    Anyone mentioning our surname without any evidence will face legal consequences. Similarly, anyone who thinks that he can threaten someone by calling out to that name will face the same consequences. And, finally, anyone who feels threatened because someone has any relationship with us, let him contact us directly.

    The armed struggle for us ended in 1999. Since that day, the only fight we have is for the security of every citizen of Kosovo, for its sovereignty and for its future, Haradinaj has written.

    Source Layer: Dukeagini