Category: Lajme

  • The Special Approves Postscripts in the Thaci Case, and Others

    Kosovo’s Specialised Chambers in The Hague have approved publication of versions with fewer editing transcripts of ten witnesses in the trial of Hashim Thaci, Kadri Veselini, Rexhep Selimi and Jakup Krasniqi.

    In the decision published on October 26, 2026The Judicial Chamber II has estimated that parts of transcripts that do not require further editing can be made public, preserving the protection of identity, privacy and safety of witnesses and other persons.

    The court has approved the revisions proposed by the Specialised Prosecutor’s Office, with several changes, while praising that an additional revision requested by the Office for Witness Protection and Support is not necessary, especially when relevant information is already public.

    Under the decision, the prosecution must hand over the census Office versions of transcripts with less editing, while the latter should ensure the implementation of relevant editings even in Albanian and Serbian versions, as well as audio-visual recordings, as well as in technically possible.

    Source Layer: RTKLive

  • KOMF reagon për rastin e Arlindës

    KOMF reagon për rastin e Arlindës

    Në reagimin e saj, KOMF thekson se Arlinda kishte kërkuar ndihmë nga institucionet dhe kishte denoncuar dhunën, ndërsa ishte përpjekur të mbronte të drejtat e saj dhe të qëndronte pranë fëmijës së saj.

    Sipas KOMF-it, ndonëse gjykata kishte vendosur që kujdesi për fëmijën t’i besohej Arlindës, ajo po përballej me pengesa në ushtrimin e të drejtave të saj si nënë.

    Organizata vlerëson se rasti ngre shqetësime serioze për funksionimin e mekanizmave institucionalë të mbrojtjes, përfshirë Policinë, Prokurorinë, Gjykatën dhe Qendrën për Punë Sociale.

    KOMF kërkon hetim të menjëhershëm, të pavarur dhe të plotë të të gjitha rrethanave, si dhe llogaridhënie për çdo shkelje apo neglizhencë që mund të konstatohet.

    Po ashtu, kërkon që fëmijës së Arlindës t’i sigurohen mbrojtje e menjëhershme, mbështetje psikologjike dhe përkujdesje e sigurt, duke garantuar interesin më të mirë dhe privatësinë e tij.

    “Ky rast nuk duhet të mbyllet me deklarata ngushëllimi. Kërkojmë zbardhje të plotë, përgjegjësi konkrete dhe mbrojtje të qëndrueshme për fëmijën”, thuhet në reagimin e KOMF-it.

    Në fund, organizata thekson se dhuna ndaj grave është njëkohësisht çështje e sigurisë dhe e të drejtave të fëmijëve, duke bërë thirrje për forcimin e mekanizmave të mbrojtjes dhe zbatimin efektiv të vendimeve gjyqësore.

    Burimi: RTKLive

  • COMMF reacts to Arlinda case

    In her response, the KOMF stresses that Arlinda had sought assistance from institutions and denounced violence while trying to protect her rights and stay close to her child.

    According to the KOMF, although the court had decided that child care was entrusted to Arlinda, she was facing obstacles in exercising her rights as a mother.

    The organisation estimates that the case raises serious concerns about the functioning of institutional defence mechanisms, including the Police, Prosecutors, Court and Centre for Social Work.

    The COMMF requires immediate, independent and complete investigation of all circumstances, as well as accountability for any wrongdoing or neglect that could be found.

    It also requires that the Arlinda child be provided immediate protection, psychological support, and safe care, guaranteeing better interest and privacy.

    This case should not end with statements of comfort. We ask for full maturity, concrete responsibility and sustainable child protection, the KMF’s response says.

    In the end, the organisation stresses that violence against women is at the same time a matter of security and child rights, calling for strengthening defence mechanisms and effective implementation of judicial decisions.

    Source Layer: RTKLive

  • Arlindën e vrau shteti!

    Arlindën e vrau shteti!

    Arlinda Zekaj nuk kishte nevojë për deklarata e ngushëllime pas vdekjes. Ajo kishte nevojë për mbrojtje sa ishte gjallë. Nuk kishte nevojë që institucionet ta kujtonin pasi u vra, por ta dëgjonin kur u kërkoi ndihmë. Ajo e kishte paralajmëruar shtetin. Shteti duhet të tregojë pse nuk arriti ta shpëtonte.

     

    Imer Mushkolaj

     

    Arlinda Zekaj e kishte paralajmëruar vdekjen e vet. Jo në ndonjë bisedë private, jo nëpërmjet ndonjë mesazhi që mund të humbiste në telefonin e dikujt, por nëpërmjet letrave drejtuar Prokurorisë në Pejë. Kishte kërkuar ndihmë, kishte ngritur shqetësimin që të veprohej para se të bëhej vonë. Më 25 tetor ajo u vra. Vetëm tri ditë pas paralajmërimit të saj.

    Nuk ka shumë mënyra për ta përshkruar këtë tragjedi. Një grua kërkoi mbrojtje nga shteti dhe nuk arriti ta marrë atë në kohë. Një grua u përpoq t’ua bënte të qartë institucioneve se jeta e saj ishte në rrezik, por paralajmërimi nuk mjaftoi për ta shpëtuar. Një grua, e cila duhej të mbrohej, përfundoi e vrarë. E shoqëria po përballet sërish me të njëjtën pyetje të bërë pas dhjetëra rasteve të ngjashme: deri kur?

    Arlindën, sipas dyshimeve të bëra publike, e vrau kunati i saj. Për këtë krim para drejtësisë duhet të përgjigjet dorasi. Por, do të ishte e papranueshme që hetimi të përfundonte vetëm te njeriu që dyshohet se ia mori jetën. Sepse, krahas përgjegjësisë penale të autorit, ekziston një pyetje tjetër, po aq e rëndësishme: a mund të parandalohej kjo vrasje sikur institucionet ta kishin marrë seriozisht rrezikun që Arlinda ua kishte paralajmëruar?

    Kjo pyetje nuk është për konsum politik. Nuk është as për të kënaqur zemërimin e opinionit publik, i cili pas çdo vrasjeje të një gruaje mbushet me deklarata, reagime dhe premtime. Është pyetje për përgjegjësinë e shtetit ndaj jetës së qytetarëve të vet. Në këtë rast, përgjigjja duhet të vijë nga dokumentet, nga veprimet e zyrtarëve dhe nga një hetim i pavarur, jo nga konferencat për media dhe as nga komunikatat e kota.

    Arlinda kishte kërkuar ndërhyrje urgjente dhe kishte ngritur shqetësime për mënyrën se si institucionet po e trajtonin rastin e saj. Të dielën, më 25 tetor, ajo raportoi sërish dhunën në familje. Ish-bashkëshorti i saj u arrestua, ndërsa ajo u dërgua në shtëpi me përcjellje policore. Pak më vonë u gjet e vrarë. Ky është një nga detajet më tronditëse të kësaj ngjarjeje: një grua që kishte kërkuar mbrojtje përfundoi e vdekur, ndonëse institucionet ishin vënë në dijeni për rrezikun.

    Nuk mjafton të thuhet se policia e kishte dërguar në shtëpi “me vullnetin e saj”. As që një procedurë ishte ndjekur sipas një interpretimi të caktuar të rregullave. Detyra e institucioneve nuk është thjesht të kryejnë disa veprime formale, të plotësojnë formularë dhe të regjistrojnë ankesa. Detyra e tyre është të kuptojnë rrezikun, të vlerësojnë rrethanat dhe të ndërmarrin masa që mbrojnë jetën. Kur ekziston një paralajmërim serioz, përgjegjësia nuk përfundon te pyetja nëse viktima ka kërkuar apo jo një masë të caktuar. Institucionet duhet të bëjnë gjithçka që u lejon ligji për ta parandaluar tragjedinë.

    Pikërisht këtu fillon dështimi që duhet hetuar. Çfarë ndodhi me letrën e Arlindës? Kush e shqyrtoi? Çfarë masash u ndërmorën pas pranimit të saj? A u vlerësua realisht rreziku për jetën? A u zbatua vendimi gjyqësor për të cilin ajo kishte kërkuar ndërhyrje? A u koordinuan policia, prokuroria dhe Qendra për Punë Sociale? Dhe, mbi të gjitha, kush vendosi që ajo mund të kthehej në një situatë ku, vetëm pak më vonë, u vra?

    Këto nuk janë pyetje që mund të mbyllen me një raport administrativ të hartuar për ta mbrojtur institucionin nga kritikat. Përgjigjet duhet të jenë publike, të mbështetura në fakte dhe të shoqëruara me pasoja konkrete, nëse konstatohet se zyrtarët kanë neglizhuar detyrat e tyre. Nuk mund të kërkohet besim në drejtësi, kur drejtësia nuk arrin ta mbrojë një grua që i drejtohet pikërisht asaj për ndihmë.

    Nëse vërtetohet se neglizhenca, mosveprimi apo shkelja e detyrimeve ligjore të zyrtarëve kanë kontribuar në mosparandalimin e kësaj vrasjeje, përgjegjësia duhet të jetë individuale dhe institucionale. Dorëheqjet nuk mund të jenë zëvendësim për hetimin, por as hetimi nuk mund të përdoret si justifikim për të mos marrë përgjegjësi. Duhet të ketë pasoja profesionale, disiplinore dhe penale. Përndryshe, ky do të jetë vetëm një tjetër rast kur institucionet premtojnë se do të nxjerrin mësime, për të vazhduar pastaj sikur asgjë të mos ketë ndodhur.

     

    * * *

     

    Këtu nuk mund të mos flitet edhe për përgjegjësinë politike. Shteti nuk është një nocion abstrakt, as një ndërtesë pa emër dhe pa adresë. Ai përbëhet nga institucione dhe drejtohet nga njerëz që kanë detyra konkrete. Qeveritë mund të miratojnë strategji kundër dhunës në familje, ministritë mund të hartojnë plane veprimi, ndërsa zyrtarët mund të mbajnë konferenca për të treguar se sa shumë po bëhet. Por, nëse një grua paralajmëron se mund të vritet dhe tri ditë më vonë gjendet e vrarë, atëherë të gjitha këto dokumente dhe premtime duhet të vihen në pikëpyetje.

    Nuk është hera e parë që Kosova përballet me vrasje të grave. Sa herë ndodh një krim i këtillë, dëgjohen të njëjtat fjali: do të ketë hetim, do të ketë përgjegjësi, do të ndërmerren masa. Pastaj kalojnë ditët, vëmendja publike zhvendoset diku tjetër dhe familjet e viktimave mbeten me dhimbjen e tyre. Ndërkohë, gratë që përjetojnë dhunë vazhdojnë të pyesin veten nëse ia vlen të kërkojnë ndihmë, nëse do të dëgjohen dhe nëse institucionet do të jenë aty kur ato kanë më së shumti nevojë.

    Ky është dëmi më i madh që shkakton një dështim i tillë: jo vetëm humbja e një jete, por edhe shkatërrimi i besimit se shteti mund të të mbrojë. Kur një grua kërkon ndihmë dhe përfundon e vrarë, mesazhi që u dërgohet grave të tjera është i tmerrshëm. U thuhet, pa fjalë, se edhe paralajmërimi mund të mos mjaftojë.

    Prandaj, vrasja e Arlindës nuk duhet të trajtohet vetëm si krim i kryer nga një individ. Duhet të hetohet edhe si provë e dështimit të të sistemit që duhej ta mbronte. Institucionet e dinin rrezikun dhe nuk ndërmorën masat e nevojshme, andaj shteti ka përgjegjësi për vdekjen që nuk arriti ta parandalojë.

    Arlinda nuk kishte nevojë për deklarata e ngushëllime pas vdekjes. Ajo kishte nevojë për mbrojtje sa ishte gjallë. Nuk kishte nevojë që institucionet ta kujtonin pasi u vra, por ta dëgjonin kur u kërkoi ndihmë. Ajo e kishte paralajmëruar shtetin. Shteti duhet të tregojë pse nuk arriti ta shpëtonte.

    Nëse edhe kjo vrasje përfundon pa përgjegjësi të vërtetë, atëherë nuk do të jetë vetëm një dështim tjetër. Do të jetë dëshmi se në këtë vend jeta e një gruaje mund të mbetet më pak e rëndësishme se burokracia, indiferenca dhe frika e institucioneve për t’u përballur me gabimet e veta.

    Dhe atëherë, pyetja nuk do të jetë më vetëm se kush e vrau Arlindën. Do të jetë se sa herë të tjera shteti do t’i lërë gratë të vdesin, ndonëse ato kanë paralajmëruar se janë në rrezik.

    Burimi: Dukagjini

  • Zelensky kritikon vonesën gati njëmujore të Hegseth për miratimin e raketave Patriot

    Zelensky kritikon vonesën gati njëmujore të Hegseth për miratimin e raketave Patriot

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi të hënën se Ukraina po pret prej gati një muaji miratimin e sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, për furnizimin me raketa interceptuese Patriot dhe NASAMS, të nevojshme për mbrojtjen kundër sulmeve ajrore ruse.

    Në një përditësim për furnizimet me armë, të publikuar në rrjetet sociale, Zelensky tha se Kievi po punon me Shtetet e Bashkuara, vendet evropiane dhe partnerë të tjerë për të siguruar raketat PAC-2 dhe PAC-3.

    Ai shtoi se i ka udhëzuar bashkëpunëtorët e tij që ta ngrenë sërish këtë çështje me Uashingtonin, ndërsa bisedimet me shtete të tjera vazhdojnë, transmeton Telegrafi.

    Ukraina ka kërkuar vazhdimisht më shumë raketa interceptuese, ndërsa përballet me sulme vdekjeprurëse ruse me raketa dhe dronë sulmues me motor reaktiv.

    Të dielën, Zelensky tha se forcat ruse kishin lëshuar gjatë javës së kaluar 48 raketa, përfshirë raketa balistike, si dhe rreth 1.600 bomba ajrore të drejtuara dhe afërsisht 2.300 dronë sulmues.

    “Fatkeqësisht, pothuajse çdo ditë, këto sulme brutale shkaktojnë vrasjen dhe plagosjen e njerëzve”, shkroi ai në platformën X, duke kërkuar zhbllokimin e dërgesave të raketave Patriot, të cilat, sipas tij, janë miratuar tashmë nga vendet evropiane.

    Sistemi Patriot konsiderohet ndër sistemet më të avancuara të mbrojtjes ajrore në botë dhe mund të përdoret për të neutralizuar kërcënime të ndryshme, përfshirë avionët dhe raketat balistike.

    Ukraina siguron pjesën më të madhe të raketave Patriot përmes nismës së NATO-s, Lista e Kërkesave të Prioritarizuara të Ukrainës (PURL), e cila u mundëson aleatëve dhe partnerëve të financojnë blerjen e pajisjeve dhe municioneve ushtarake nga Shtetet e Bashkuara.

    Sipas NATO-s, deri në qershor të vitit 2026, aleatët kishin zotuar më shumë se 6 miliardë dollarë për pajisje mbrojtëse për Ukrainën përmes kësaj nisme.

    Ndërkohë, rezervat globale të municioneve janë vënë nën presion të konsiderueshëm muajt e fundit, në sfondin e luftës së Shteteve të Bashkuara kundër Iranit.

    Një raport i inspektorit të përgjithshëm të Departamentit amerikan të Mbrojtjes, i publikuar në shtator, vlerësoi se forcat amerikane kishin përdorur municione me vlerë 22.3 miliardë dollarë nga fillimi i operacionit “Epic Fury”, në fund të shkurtit, deri në fund të qershorit.

    Koloneli ukrainas Yurii Ihnat deklaroi në një intervistë të publikuar të hënën se numri i raketave Patriot të përdorura në Lindjen e Mesme mund të kishte mbështetur disa vite operacione luftarake në Ukrainë.

    Nuk dihet ende se sa raketa po pret Ukraina për të cilat Hegseth duhet të japë miratimin, megjithëse raportimet e mediave ukrainase sugjerojnë se bëhet fjalë për një numër të konsiderueshëm. /Telegrafi/

  • Zjarr në një market në Bregun e Diellit, s’ka të lënduar

    Zjarr në një market në Bregun e Diellit, s’ka të lënduar

    Zjarr në një market në Bregun e Diellit, s’ka të lënduar

    Një zjarr ka shpërthyer në një market në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

    Zëdhënësi i komandës së Brigadës së Zjarrfikësve, Abdyl Samed Shkodra, ka bërë të ditur se zjarri tashmë është shuar.

    Fatmirësisht, nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Fire at a market on the Sun Coast, no harm.

    A fire broke out in a market in Pristina’s Sun West district.

    Fire Brigade Commander Abdel Saded Shkodra has indicated that the fire has already died out.

    Fortunately, no injured persons reported from this incident.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Muriqi lihet në stol për derbin e madh turk, trajneri i Fenerbahçes nuk i beson

    Muriqi lihet në stol për derbin e madh turk, trajneri i Fenerbahçes nuk i beson

    Muriqi lihet në stol për derbin e madh turk, trajneri i Fenerbahçes nuk i beson

    Sonte zhvillohet derbi i madh i futbollit turk, ku Galatasaray do të jetë nikoqir i rivalit të përjetshëm, Fenerbahçes, në një përballje që pritet të sjellë emocione dhe rivalitet të madh.

    Megjithatë, sulmuesi kosovar Vedat Muriqi nuk do ta nisë ndeshjen nga minuta e parë, pavarësisht formës së mirë që po kalon.

    Trajneri i Fenerbahçes, Ismail Kartal, ka vendosur t’i besojë Romelu Lukakut në sulm, duke e lënë Muriqin në bankën rezervë për këtë përballje të rëndësishme.

    Derbi mes Galatasarayt dhe Fenerbahçes nis në orën 19:30 dhe konsiderohet një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit në futbollin turk.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Muriqi left on bench for Turkey’s big derbe, Fenerbahce coach doesn’t trust him

    Tonight, the great Turkish football drebe develops, where Galatasaray will be the host of the life-long rival Fenerbahces, in a confrontation expected to bring great excitement and rivalry.

    Kosovo assailant Vedat Muriqi, however, will not start the match from the first minute, despite the good form he is going through.

    Fenerbahce coach Ismail Kartal has decided to trust Romelu Lukak in the attack, leaving Murijh in the reserve bank for this significant confrontation.

    Derby between Galatasaray and Fenerbahce starts at 7:30 and is considered one of the most important season matches in Turkish football.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Kusari-Lila: Bashkëpunimi me Gjermaninë, i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik

    Kusari-Lila: Bashkëpunimi me Gjermaninë, i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik

    Në takim morën pjesë Dr. Micong Klimes, zyrtare e lartë për politika në Ministrinë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), Daniel Alker nga Ambasada Gjermane, Josephine Schmiereck nga zyra qendrore e GIZ-it, Markus Delfs, drejtor i GIZ-it në Kosovë, si dhe Edmond Gashi dhe Rudina Qerimi.

    Kusari ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me Gjermaninë për zhvillimin industrial, inovacionin dhe krijimin e mundësive të reja për bizneset në Kosovë.

    “Shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë, veçanërisht për asistencën teknike dhe ekspertizën në avancimin e politikave dhe legjislacionit në fushat që mbulon Ministria, si dhe për forcimin e lidhjeve ekonomike ndërmjet dy vendeve”, ka shkruar Kusari në Facebook.

    Ajo ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar edhe për projektin “Diaspora për Zhvillim” dhe mundësitë që ofron për nxitjen e investimeve dhe përfshirjen më të madhe të diasporës në zhvillimin ekonomik të vendit.

    Sipas saj, Forumi Ekonomik Kosovë-Gjermani, i organizuar këtë javë, është një shembull konkret i bashkëpunimit dhe një mundësi për krijimin e lidhjeve të reja ndërmjet bizneseve dhe nxitjen e investimeve.

    “Në vazhdim, do të punojmë së bashku për zhvillimin e ekosistemit të inovacionit në Kosovë, duke avancuar Fondin e Inovacionit në kuadër të Agjencisë së re për Inovacion dhe Mbështetje të Ndërmarrjeve, si dhe zhvillimin e mëtejshëm të Parkut të Inovacionit dhe Trajnimit (ITP) në Prizren”, ka theksuar ajo.

    Kusari ka shtuar se partneriteti strategjik me Gjermaninë mbetet shumë i rëndësishëm për zhvillimin politik dhe ekonomik të Kosovës, si dhe për përparimin drejt integrimit evropian. 

    Burimi: RTKLive