Category: Lajme

  • Ministrja Bogujevci shpreh ngushëllime për vdekjen e Nexhat Xhoklit

    Ministrja Bogujevci shpreh ngushëllime për vdekjen e Nexhat Xhoklit

    Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, në një telegram ngushëllimi, ka vlerësuar kontributin e tij më shumë se katërdekadësh në teatrin “Adriana” në Ferizaj, si dhe në teatër, film dhe gazetari.

    Ajo ka theksuar se Xhokli la gjurmë të rëndësishme në historinë e teatrit shqiptar, duke mbetur i përkushtuar ndaj artit edhe në periudhat më të vështira.

    Ministrja Bogujevci u ka shprehur ngushëllime familjes Xhokli, miqve, kolegëve dhe komunitetit artistik.

    Burimi: RTKLive

  • Minister Bogujevci expresses condolences for Nexhat Jolie’s death

    Culture and Tourism Minister Saranda Bogujevci, in a telegram of condolences, has praised his more than four-decade contribution to the theatre at Ferizaj, as well as to theatre, film and journalism.

    She has stressed that Jolie left significant traces in the history of Albanian theatre, remaining devoted to art even in the most difficult periods.

    Minister Boguyevci has expressed condolences to the Jolie family, friends, colleagues and the artistic community.

    Source Layer: RTKLive

  • Plagosja e Vishkullit dhe studentët me dëmtime të rënda: Prokuroria pret provën nga Italia, plumb gome apo material tjetër?

    Plagosja e Vishkullit dhe studentët me dëmtime të rënda: Prokuroria pret provën nga Italia, plumb gome apo material tjetër?

    Dy prokurorë kanë nisur me iniciativën e tyre hetimet për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Kryerja e veprimeve arbitrare”, ku dyshohen oficerë të Policisë së Shtetit, pas konfliktit gjatë të cilit u plagos 28-vjeçari Erjon Vishkulli.

    Në kuadër të hetimeve janë administruar rreth 20 kartela mjekësore të personave të dëmtuar, mes tyre edhe ajo e 28-vjeçarit.

    Ditën e nesërme, gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, mëson se Prokuroria pritet të dërgojë në Itali një letër-porosi për të siguruar materialin që do të nxirret nga syri i Erjon Vishkullit, si provë, për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një plumb gome apo material tjetër.

    Për këtë, prokurorët kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në Bankën e Shqipërisë, kartelën mjekësore të 28-vjeçarit pranë Spitalit të Traumës, si dhe po kryejnë veprime të tjera hetimore që bazohen te Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, siç është administrimi i listës me emrat e oficerëve të FNSH-së që gjendeshin të plan-vendosur të shtunën pranë godinës së Bankës, selisë së PS-së dhe Ministrisë së Bujqësisë.

    Ndërkohë, edhe dy grupe të tjera prokurorësh po hetojnë për tejkalim të detyrës nga policia gjatë protestave disaditore në Tiranë. Janë sekuestruar 20 kartela mjekësore dhe është kërkuar rregullorja se si vepron policia në rastet e protestave.

    Po hetohen për veprime arbitrare edhe plagosja e Ledion Ballës, të cilit iu thye këmba, rrahja e disa protestuesve dhe dëmtimi i një të riu që rrëzohet përtokë nga një oficer me skafandër.

    Njëherazi, disa grupe prokurorësh kanë përfaqësuar akuzën për afro 200 të arrestuar, të cilët kanë dalë për masa sigurie gjatë dy javëve të protestave. Ata janë nën hetim, mes të tjerash, edhe për sulm ndaj institucioneve dhe dëmtim të pronës publike.

  • The Wounding of Vishkull and students with serious injuries: The prosecution awaits proof from Italy, rubber bullets or other material?

    Two prosecutors have launched investigations into criminal acts of duty and the chairmanship of arbitrary acts, where state police officers are suspected, following the conflict during which 28-year-old Erjon Vkulli was wounded.

    Some 20 medical records of injured persons, including 28-year-olds, have been administered under the investigation.

    Tomorrow, Top Channel journalist Anila Hoxha learns that the prosecution is expected to send a letter-poros to Italy to provide material that will be extracted from Erjon Viskulli’s eye as evidence, to determine whether it is a rubber bullet or other material.

    For this, prosecutors have seized security cameras at the Bank of Albania, the 28-year-old medical card near Trauma Hospital, and are conducting other investigative actions based on the Police Supervisory Agency, such as managing the list with the names of FNSH officers scheduled for Saturday near the Bank building, SP headquarters and the Agriculture Ministry.

    Meanwhile, two other groups of prosecutors are also investigating the excess of office by police during the several-day protests in Tirana. Twenty medical records have been seized and the regulation of how police operate in protest cases has been requested.

    They are being investigated for arbitrary acts, and the wound of Ledion Balla, whose leg was broken, the beating of some protesters, and the damage of a young man who fell to the ground by a scavenging officer.

    At the same time, several groups of prosecutors have represented the charge of approximately 200 detainees who have come out for security measures during two weeks of protests. They are under investigation, among other things, for attacks on institutions and damage to public property.

  • Të shtëna me armë në Gjakovë, dyshohet për konflikt mes familjeve Zyberi dhe Vishaj – një person ndalohet për 24 orë

    Të shtëna me armë në Gjakovë, dyshohet për konflikt mes familjeve Zyberi dhe Vishaj – një person ndalohet për 24 orë

    Të shtëna me armë në Gjakovë, dyshohet për konflikt mes familjeve Zyberi dhe Vishaj – një person ndalohet për 24 orë

    Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në Gjakovë, ku dyshohet se incidentit i ka paraprirë një mosmarrëveshje mes dy familjeve, Zyberi dhe Vishaj.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, në rrugën “Bujar Syla”, në Gjakovë.

    Sipas informacioneve të raportuara, incidenti dyshohet të ketë lidhje me një konflikt mes familjeve Zyberi dhe Vishaj, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë sqaruar.

    Ndërkohë, sipas informacioneve të Policisë, personi i dyshuar është paraqitur në Stacionin Policor në Gjakovë.

    Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ndaj tij janë iniciuar raste për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

    Me udhëzim të prokurorit kompetent, i dyshuari është ndaluar për 24 orë.

    Deri më tani, autoritetet nuk kanë konfirmuar zyrtarisht lidhjen e incidentit me mosmarrëveshjen mes dy familjeve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Gunshots fired in Gjakova, suspected of conflict between Zyber families and Visaj a person has been detained for 24 hours.

    Fireshots have been heard this evening in Gjakova, where he allegedly preceded a dispute between two families, Zyber and Vaj.

    The event took place around 6:00, on the Street Bujar Sylaʹ, in Gjakova.

    According to reported information, the incident is suspected of having links to a conflict between Zyber and Visaj families, while the full circumstances of the event have not yet been clarified.

    Meanwhile, according to police information, the suspect has appeared at the Police Station in Gjakova.

    In co-ordination with the State Attorney, cases of criminal acts have been initiated against him to keep possession, control or unauthorized possession of weapons, and use of dangerous weapons or tools.

    With instructions from the competent prosecutor, the suspect has been detained for 24 hours.

    So far, authorities have not officially confirmed the connection of the incident to the dispute between the two families.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Yamal vazhdon të shkruajë historinë e futbollit botëror, duke vendosur një tjetër rekord në garën për 'Topin e Artë'

    Yamal vazhdon të shkruajë historinë e futbollit botëror, duke vendosur një tjetër rekord në garën për ‘Topin e Artë’

    Ylli i Barcelonës është bërë futbollisti më i ri në histori që përfundon në mesin e dhjetë më të mirëve në renditjen e Topit të Artë në tri edicione të ndryshme.

    Vetëm 19-vjeçar, reprezentuesi spanjoll ka arritur të renditet në dhjetëshen më të mirë për tri vite radhazi, një arritje që nuk ishte regjistruar më parë nga asnjë futbollist para moshës 20-vjeçare.

    Ky rekord vjen pas një viti të jashtëzakonshëm për Yamal, i cili shkëlqeu si në nivel klubesh, ashtu edhe me Kombëtaren e Spanjës.

    Talenti spanjoll luajti rol të rëndësishëm në triumfin historik të Spanjës në Kupën e Botës 2026, duke konfirmuar statusin e tij si një prej futbollistëve më të mirë në botë.

    Edhe me Barcelonën, Yamal ishte ndër protagonistët kryesorë në sukseset e skuadrës katalunase, duke kontribuar në fitimin e titullit të La Ligës dhe Superkupës së Spanjës.

    Përfshirja për herë të tretë radhazi në dhjetëshen më të mirë të Topit të Artë është një tjetër dëshmi e ngritjes së jashtëzakonshme të 19-vjeçarit, i cili tashmë konsiderohet një prej emrave kryesorë të futbollit botëror. /Telegrafi/

  • Rama për median greke: Nuk jap dorëheqjen-qeveritë s’rrëzohen me molotovë

    Rama për median greke: Nuk jap dorëheqjen-qeveritë s’rrëzohen me molotovë

    Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht protestave të dhunshme të javëve të fundit në Tiranë. Në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, Rama bëri dallimin mes studentëve që kërkojnë një të ardhme më të mirë dhe grupeve të protestuesve që, sipas tij, përdorin dhunën për të arritur qëllimet e tyre politike.

    “Një pakicë mendon se t’i vërë flakën vendit është rruga më e shkurtër drejt pushtetit”, u shpreh Rama.

    I pyetur për kërkesat e protestuesve lidhur me përmirësimin e arsimit, luftën kundër korrupsionit dhe uljen e kostos së jetesës, kreu i qeverisë pranoi se shqetësimet e të rinjve janë të arsyeshme dhe kërkojnë përgjigje konkrete.

    “Nuk kam pretenduar kurrë se gjithçka në Shqipëri është perfekte. Nuk besoj se të rinjtë duhet thjesht të pranojnë atë që kemi arritur deri më sot. Shqetësimet e tyre për arsimin, koston e jetesës dhe mungesën e mundësive reale janë të drejta dhe kërkojnë përgjigje konkrete”, tha Rama.

    Ai bëri të ditur se projektbuxheti i vitit 2027, i cili pritet të prezantohet së shpejti, parashikon masa shtesë për familjet, shërbimet publike dhe studentët.

    Rama theksoi gjithashtu se u ka bërë thirrje studentëve dhe pedagogëve për dialog të hapur, duke nënvizuar se është i gatshëm të shqyrtojë çdo propozim serioz, edhe nëse vjen nga persona që e kritikojnë ashpër qeverinë.

    Megjithatë, kryeministri bëri një dallim mes protestuesve që kërkojnë përmirësimin e kushteve të jetesës dhe grupeve që, sipas tij, sulmojnë institucionet publike dhe dëmtojnë pronën private. Ai përmendi edhe persona që i lidh me lëvizjen Antifa, të cilët i akuzoi për përdorim të dhunës gjatë protestave.

    Sipas Ramës, lufta kundër korrupsionit është përgjegjësi e institucioneve të drejtësisë dhe nuk mund të përdoret si justifikim për akte dhune.

    “Buxheti i vitit 2027, të cilin do ta prezantojmë së shpejti, përfshin masa shtesë për familjet, shërbimet publike dhe studentët. Në të njëjtën kohë, u kam bërë thirrje studentëve dhe pedagogëve të angazhohen në një dialog të hapur. Jam i gatshëm të shqyrtoj çdo propozim serioz, edhe ato që vijnë nga individë që na kritikojnë ashpër. Megjithatë, ekziston një vijë e qartë ndarëse mes studentëve që dëshirojnë një të ardhme më të mirë dhe grupeve të personave të maskuar, disa prej të cilëve i kam lidhur me lëvizjen Antifa, që hedhin bomba molotov, sulmojnë ndërtesat publike dhe shkaktojnë dëme në pronën private. Lufta kundër korrupsionit është përgjegjësi e institucioneve të drejtësisë; nuk është çështje e atyre që përdorin dhunën si mjet për të pretenduar se përfaqësojnë një brez të tërë”, tha Rama.

    I pyetur drejtpërdrejt nëse do të japë dorëheqjen, kryeministri u përgjigj prerazi se nuk ka një plan të tillë.

    “Jo. Në një demokraci, qeveritë ndryshojnë përmes zgjedhjeve, jo përmes bombave molotov. Populli shqiptar na dha një mandat të qartë vitin e kaluar dhe unë synoj ta përmbush atë”, deklaroi ai.

    Rama kujtoi se qytetarët i kanë dhënë qeverisë një mandat në zgjedhjet e vitit të kaluar dhe theksoi se synon ta përmbushë atë.

    “Kushdo është i lirë të kërkojë dorëheqjen time, kjo është pjesë e jetës demokratike. Askush nuk ka të drejtë ta imponojë atë me forcë”, tha Rama.

    Ai shtoi se detyra e tij është të dëgjojë ankesat e arsyeshme të qytetarëve, të mbrojë të drejtat e tyre dhe të vijojë punën për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

    “Është detyra ime të dëgjoj ankesat e drejta, të mbroj të drejtat e qytetarëve dhe të vijoj punën për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Nuk do të largohem nga kjo detyrë vetëm sepse një pakicë beson se t’i vërë flakën vendit është rruga më e shkurtër drejt pushtetit”, përfundoi Rama./RTSH

  • DPHM: Nga nesër ndryshim i motit, shi dhe borë në vendet malore

    DPHM: Nga nesër ndryshim i motit, shi dhe borë në vendet malore

    Moti nesër do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe më i freskët me kushte për reshje shiu në pjesët veriore, të cilat do të shndërrohen në reshje të dëbore në malet më të larta. Do të ketë erëra mesatare, herë pas here të forta nga veriu (mbi 60 km/orë).

    Temperatura minimale do të jetë në intervalin -2 deri në 8 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 9 deri në 17 gradë.

    Në Shkup, me vranësira dhe më i freskët i ndryshueshëm me kushte për reshje shiu. Do të ketë erëra mesatare nga veriu.

    Temperatura minimale do të bjerë në 5, ndërsa maksimale do të arrijë 13 gradë, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

    Duke filluar nga nesër, do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira, përveç në pjesët veriore ku do të ketë kushte për reshje shiu, të cilat do të shndërrohen në reshje dëbore në malet më të larta.

  • DHM: By tomorrow weather change, rain and snow in mountainous countries

    The weather tomorrow will be different with clouds and cooler with the conditions for rainfall in the northern parts that will turn into snowfall in the highest mountains. There will be average winds, sometimes strong from the north (over 60 km/h).

    The minimum temperature will be in the interval – 2 to 8 degrees, and the maximum will reach between 9 and 17 degrees.

    In Skopje, with clouds and cooler, with conditions for rainfall. There will be average winds from the north.

    The minimum temperature will drop to 5, while the maximum will reach 13 degrees, the Directorate for Hydrometerological Work reports.

    From tomorrow, cloud – changing weather will prevail, except in northern areas where there will be conditions for rainfall that will turn into snowfall into higher mountains.