Ministrja Bogujevci shpreh ngushëllime për vdekjen e Nexhat Xhoklit

Ministrja Bogujevci shpreh ngushëllime për vdekjen e Nexhat Xhoklit

Written by

in

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, në një telegram ngushëllimi, ka vlerësuar kontributin e tij më shumë se katërdekadësh në teatrin “Adriana” në Ferizaj, si dhe në teatër, film dhe gazetari.

Ajo ka theksuar se Xhokli la gjurmë të rëndësishme në historinë e teatrit shqiptar, duke mbetur i përkushtuar ndaj artit edhe në periudhat më të vështira.

Ministrja Bogujevci u ka shprehur ngushëllime familjes Xhokli, miqve, kolegëve dhe komunitetit artistik.

Burimi: RTKLive