Category: Lajme

  • Flick zbulon arsyen e zëvendësimit të Raphinhas në “El Clasico”

    Flick zbulon arsyen e zëvendësimit të Raphinhas në “El Clasico”

    Sulmuesi brazilian, i cili kohëve të fundit kishte pasur probleme me lëndime, nuk kishte më energji për ta vazhduar ndeshjen, duke e detyruar stafin teknik ta largonte nga loja pak para golit vendimtar të madrilenëve.

    Barcelona pësoi një humbje të dhimbshme të dielën, pasi Real Madridi shënoi golin e fitores në minutën e 87-të. Ky gol erdhi vetëm një minutë pas zëvendësimit të Raphinhas.

    Flick kishte planifikuar ta përdorte brazilianin në një pozitë më qendrore, si mesfushor ofensiv, në minutat e fundit, me synimin për ta kërkuar golin e fitores. Megjithatë, plani ndryshoi pasi futbollisti sinjalizoi se nuk mund ta vazhdonte më lojën.

    “Dëshironim që në minutat e fundit ta përdornim Raphinhan si numër 10, por ai kërkoi të zëvendësohej”, deklaroi Flick.

    Trajneri gjerman konfirmoi se gjendja fizike e sulmuesit ishte përkeqësuar pas problemeve që kishte pasur gjatë grumbullimit të fundit me kombëtaren.

    “Ai nuk mund të luante më”, shtoi Flick, duke shpjeguar arsyen e largimit të brazilianit nga fusha.

    Stafi mjekësor i Barcelonës do ta monitorojë gjendjen e futbollistit në ditët në vijim, për të vlerësuar rikuperimin e tij dhe gatishmërinë për ndeshjet e ardhshme.

    Mungesa e energjisë në “El Clasico” erdhi në një moment kur Raphinha po kalon formë të shkëlqyer në kampionat.

    Braziliani ka realizuar 13 gola në nëntë paraqitje në La Liga këtë sezon, duke qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës katalanase.

    Burimi: RTKLive

  • Shilegov: Krahasimi i Maqedonisë dhe Serbisë është analfabetizëm klasik politik

    Shilegov: Krahasimi i Maqedonisë dhe Serbisë është analfabetizëm klasik politik

    Anëtari i LSDM-së, i cili shpreh pakënaqësi me udhëheqjen aktuale të partisë, Petre Shilegov, nuk sheh ndonjë ndikim të zgjedhjeve në Serbi në Maqedoni.

    Sipas tij, krahasimi i Maqedonisë dhe Serbisë përfaqëson, siç thotë ai, analfabetizëm klasik politik. Ai akuzoi edhe një herë udhëheqjen e LSDM-së.

    “Maqedonia është pjesë e Shoqatës së Sigurisë së Atlantikut Perëndimor (NATO) dhe krijon dhe përshtat politikat dhe gjeopolitikën e saj në përputhje me politikat e këtyre shoqatave. Serbia, nga ana e saj, me absolutistin Vuçiq (më parë Orban në Hungari), përfaqëson një rrezik për stabilitetin e kësaj pjese të Evropës, veçanërisht nëse marrim parasysh ndikimin e fortë rus në politikën dhe shoqërinë serbe (hungareze).

    Nga këtu, nxjerrja e çdo analogjie nuk është gjë tjetër veçse një “dëshirë boshe” e nomenklaturës së paaftë të LSDM-së për të çuar gjërat përpara në ripërcaktimin e pozicionit politik të LSDM-së në politikën e vendit. Fatkeqësisht, në atë udhëheqje “të pavarur dhe të re”, sipas mendimit tim, ata me vetëdije nuk duan të kuptojnë se pjesa liberale e shoqërisë maqedonase i percepton ata si një zgjatim të strukturës që me vetëdije shkatërroi si idealet ashtu edhe njerëzit që ne sollëm me vetëmohim në përpjekje për të bërë ndryshime pas absolutizmit në Maqedoni.

    Me ato ideale dhe njerëz, kjo strukturë u pastrua pa mëshirë, së pari në zgjedhjet e vitit 2020 dhe pastaj në zgjedhjet e vitit 2021. Që atëherë, LSDM, për fat të keq, është një strukturë pas së cilës fshihen njerëz, ambicia e të cilëve nuk është gjë tjetër veçse të mbrojnë interesat e tyre personale (kryesisht materiale). Së bashku me një pjesë të mirë të grupit parlamentar, i cili mori pjesë aktive në krijimin e një LSDM të tillë, dhe tani disa prej tyre po sillen si “të rënë nga qielli” dhe faktorë stabiliteti”, njoftoi Shilegov në rrjetet sociale./Telegrafi/

  • Dion Gallapeni sërish pjesë e formacionit të javës në Poloni

    Dion Gallapeni sërish pjesë e formacionit të javës në Poloni

    Mbrojtësi i Wisla Plock, Dion Gallapeni sërish ka zënë vend në formacionin më të mirë të javës.

    Ylli i Kosovës dhuroi një tjetër paraqitje bindëse pavarësisht humbjes së Wisla Plock nga Jagiellonia (1-0).

    “SofaScore” e vlerësoi Gallapenin me notën 7.9, ku fitoi 10 duele nga 17 të tentuara, arriti të rikuperojë topin shtatë herë si dhe bllokoi dy goditje.

    Kësisoj, Galla sërish ka hyrë në 11-shen më të mirë të javës. Kjo formë vjen në momentet më të mira, duke qenë se ndeshjet e Kosovës po afrojnë gjithnjë e më shumë.

    Përndryshe, ky mund të jetë sezoni i fundit i Gallapenit te Wisla, me destinacionin e ardhshëm që do të jetë Serie A./Telegrafi/

  • Pamjet nga Tirana i paraqitën si protesta në Francë, dy televizione franceze detyrohen të kërkojnë falje

    Pamjet nga Tirana i paraqitën si protesta në Francë, dy televizione franceze detyrohen të kërkojnë falje

    Dy televizione franceze, CNEWS dhe Franceinfo, kanë kërkuar falje pasi transmetuan pamje nga protestat në Tiranë, duke i paraqitur gabimisht si demonstrata në Paris dhe Lion.

    Gabimi ndodhi të shtunën, më 24 tetor, gjatë raportimit për protestat në Francë kundër kostos së lartë të jetesës dhe problemeve në financimin e arsimit.

    CNEWS transmetoi pamje të protestuesve të maskuar në një rrugë të Tiranës, duke i identifikuar si pjesëmarrës në demonstratën pranë Porte d’Italie në Paris.

    Gjatë transmetimit, komentatori i përshkroi protestuesit si persona që mund të shkaktonin trazira, duke krijuar përshtypjen se situata në kryeqytetin francez po përshkallëzohej.

    Megjithatë, pamjet ishin filmuar në rrugën Rruga e Durrësit në Tiranë, siç verifikoi agjencia ndërkombëtare e lajmeve Associated Press (AP).

    Prezantuesi i CNEWS, Olivier Benkemoun, kërkoi falje në transmetim, duke shpjeguar se redaksia kishte ngatërruar pamjet që vinin nga vende të ndryshme.

    Ai pranoi se pamjet e protestuesve me fytyra të mbuluara nuk ishin nga Parisi, por nga Shqipëria, shkruan AP, transmeton Telegrafi.

    Edhe televizioni publik Franceinfo bëri të njëjtin gabim, duke transmetuar pamje të policisë shqiptare me pajisje kundër trazirave dhe automjete që përdornin topa uji, si të ishin nga Lioni.

    Pas rreth tri minutash, prezantuesi korrigjoi informacionin dhe kërkoi falje, duke konfirmuar se pamjet vinin nga Tirana.

    Gabimet ndodhën në një ditë kur në Francë ishin organizuar afro 300 demonstrata kundër kostos së jetesës dhe problemeve në financimin e arsimit.

    Sipas Ministrisë së Brendshme franceze, gjatë protestave në mbarë vendin u arrestuan 1,314 persona.

    Rasti shkaktoi kritika ndaj televizioneve për verifikimin e pamjeve para transmetimit, veçanërisht pasi ato u shoqëruan me komente që sugjeronin rrezik për dhunë./Telegrafi/

  • Zyrtare: Gentjan Mezani merr drejtimin e FC Drenicës

    Zyrtare: Gentjan Mezani merr drejtimin e FC Drenicës

    Zyrtare: Gentjan Mezani merr drejtimin e FC Drenicës

    FC Drenica ka emëruar Gentjan Mezanin në postin e trajnerit të ekipit të parë.

    Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi, i cili ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me trajnerin, që tashmë do të marrë drejtimin e shtabit teknik të skuadrës.

    Përmes një njoftimi zyrtar, Drenica i ka uruar mirëseardhje Mezanit, duke i dëshiruar suksese në detyrën e re dhe në realizimin e objektivave sportive të klubit.

    Me këtë emërim, Mezani nis një kapitull të ri në karrierën e tij, tashmë në krye të skuadrës nga Skenderaj.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Official: Gentian Mezani heads FC Drenica

    FC Drenica has named Gentian Mezan to the post of coach of the first team.

    The news has been disclosed by the club itself, which has announced that it has reached agreement with the coach, who will already take over the team’s technical staff.

    Through an official announcement, Drenica has welcomed Mezan, desiring success in the new task and in implementing the club’s sports objectives.

    With that appointment, Mezan launches a new chapter in his career, already leading the team from Skenderaj.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Kuvendi të enjten shqyrton buxhetin dhe Byronë e konfiskimit të pasurisë

    Kuvendi të enjten shqyrton buxhetin dhe Byronë e konfiskimit të pasurisë

    Pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit, Haxhiu njoftoi se në rend dite do të jenë projektligji për ndarjet buxhetore dhe ai për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

    Ajo theksoi se funksionalizimi i Byrosë është i rëndësishëm për luftimin e pasurisë së pajustifikueshme, duke u bërë thirrje deputetëve që ta mbështesin këtë proces.

    “Pozita publike nuk mund të jetë as rrugë pasurimi, as mburojë për të fshehur pasurinë e pajustifikueshme. Zyrtari që nuk mund ta arsyetojë pasurinë me të ardhura të ligjshme, duhet të japë llogari”, ka shkruar Haxhiu në një postim në Facebook.

    Ajo u shpreh se pret mbështetjen e deputetëve për përfundimin e këtij procesi dhe zbatimin e ligjit në praktikë.

    Haxhiu bëri të ditur gjithashtu se Kryesia ka vendosur të shpallë konkurs publik për dizajnimin e logos së Kuvendit.

    Sipas saj, me plotësimin e institucioneve, Kuvendi ka hyrë në ritmin e rregullt të punës, me mbledhje të Kryesisë çdo të hënë dhe seanca plenare çdo të enjte.

    Ajo theksoi se, me rreth 200 projektligje në agjendën e Qeverisë, synimi është që ato të trajtohen pa vonesa dhe me përgjegjësi.

    Në mbledhjen e sotme të Kryesisë është dorëzuar edhe një nismë qytetare për ndryshimin e Kodit Penal, e cila, sipas Haxhiut, do të trajtohet në përputhje me procedurat e parapara.

    Burimi: RTKLive

  • Parliament on Thursday examines budget and property seizure bureau

    After today’s Assembly Headship meeting, Haxhiu announced that day-to-day it would be the budgetary division bill and that for the State Bureau for Verification and Confiscating of Inexcusable Riches.

    She stressed that the functionality of the Bureau is important for fighting unwarranted property, calling on MPs to support the process.

    Public office cannot be a way of wealth or a shield to hide unwarranted wealth. The official who cannot reason on his wealth with legitimate income must account, Hadziu wrote in a Facebook post.

    She said she expects MPs’ support for completing this process and implementing the law in practice.

    Haxhiu also announced that Krysia has decided to announce public competition for designing the Parliament’s logo.

    According to her, with the implementation of the institutions, the Assembly has entered its regular working pace, with the meetings of Headship every Monday and the plenary sessions every Thursday.

    She stressed that, with about 200 bills on the Government agenda, the goal is to treat them without delay and accountability.

    A civic initiative to change the Penal Code, which, according to Haxhi, will be handled in line with the previous procedures, has also been submitted at today’s headship meeting.

    Source Layer: RTKLive

  • Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt

    Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt

    Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt

    Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur nga Arlinda Zekaj.

    Sipas tij, viktima kishte pretenduar në një parashtresë se një zinxhir zyrtarësh e kishin neglizhuar rastin e saj.

    Nikçi në një konferencë për media ka bërë të ditur se parashtresa ishte pranuar nga kryeprokurorja. Në paragrafin e parë, Zekaj kishte ngritur pretendime për neglizhencë institucionale, për të cilat, sipas tij, janë iniciuar hetime.

    Duke folur për pjesën tjetër të parashtresës, ai ka thënë se viktimës i ishte njohur e drejta e shfrytëzimit të pronës. Sipas Nikçit, vendimi gjyqësor përfshinte edhe urdhrin që bashkëshorti të mos i afrohej brenda distancës prej 2 metrash.

    Ai ka deklaruar se vendimi ishte ekzekutuar të enjten, në praninë e policisë, ndërsa disa orë më vonë kishte ndodhur një konflikt.

    Sipas zëdhënësit të Prokurorisë, viktimës i ishte kërkuar të mos shkonte në atë shtëpi, pasi mund t’i rrezikohej siguria.

    Nikçi ka shtuar se ishin ftuar edhe 2 vëllezërit e saj, që ta bindnin të qëndronte në shtëpinë e tyre derisa të gjendej një zgjidhje.

    Arlinda Zekaj u vra mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë të Pejës. I dyshuar për vrasjen është kunati i saj, i cili, sipas informacioneve të bëra publike, ndodhet ende në arrati.

    Sipas informacioneve fillestare, ngjarja ka ndodhur brenda shtëpisë dhe dyshohet se viktima është vrarë me sëpatë.

    Vetëm tri ditë para vrasjes, më 22 tetor, Zekaj kishte dorëzuar një parashtresë drejtuar kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, përmes së cilës kishte kërkuar marrjen e masave urgjente ndaj zyrtarëve të institucioneve përgjegjëse, duke pretenduar se ata nuk i kishin përmbushur detyrat e tyre zyrtare.

    Në letrën që mban vulën e pranimit të datës 22 tetor, ajo kishte paralajmëruar për rrezikun me të cilin përballej dhe kishte shprehur shqetësimin se institucionet mund të reagonin vetëm pasi të merrej një jetë njerëzore./KP

  • “Barcelona beson se Yamal nuk do ta fitojë Topin e Artë”

    “Barcelona beson se Yamal nuk do ta fitojë Topin e Artë”

    “Barcelona beson se Yamal nuk do ta fitojë Topin e Artë”

    Te Barcelona kanë nisur të shtohen ndjeshëm dyshimet se Lamine Yamal mund të humbasë mundësinë për të fituar çmimin prestigjioz të “Topit të Artë 2026”.

    Brenda klubit katalanas ekziston një bindje në rritje se trofeu i madh individual këtë herë do të përfundojë në duart e sulmuesit të Bayern Munichut, Harry Kane.

    Vëmendja e të gjithë botës së futbollit sonte është e përqendruar në Londër, ku mbahet edicioni i 70-të i ceremonisë së ndarjes së “Topit të Artë”, raporton GOAL, transmeton Klankosova.tv.

    Ndonëse Yamal llogaritej gjerësisht si njëri ndër favoritët absolutë, sinjalet e fundit nga brenda kampit blaugrana flasin për një atmosferë pesimizmi.

    Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, shihet si pretendent kryesor pas një sezoni shpërthyes me bavarezët, ku u dallua me shifra marramendëse golash dhe trofe madhorë.

    Nga krahu tjetër, Yamal mbështetet në kontributin e jashtëzakonshëm me Barcelonën dhe përfaqësuesen e Spanjës, teksa në këtë garë treshe një rival i fortë mbetet edhe Kylian Mbappé falë statistikave të tij mbresëlënëse me Real Madridin.

    Për talentin e Barcelonës, ky çmim mbart vlerë të jashtëzakonshme: pas renditjes në vendin e dytë vitin e kaluar pas Ousmane Dembeles, 19-vjeçari synon të shkruajë historinë si fituesi më i ri i të gjitha kohërave i këtij trofeu.

    Pavarësisht disponimit të zymtë brenda ambienteve të Barcelonës, asgjë nuk është zyrtare deri në hapjen e zarfit gjatë mbrëmjes gala në kryeqytetin anglez.