Presidenti i majtë i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, ka fituar mandatin e katërt në krye të shtetit, duke mposhtur në balotazh rivalin e tij të djathtë, Flavio Bolsonaro.
Politikani 80-vjeçar ka siguruar pak më pak se 52 për qind të votave në raundin e dytë të zgjedhjeve. Pas shpalljes së fitores, Lula ka falënderuar mbështetësit e tij në São Paulo, duke vlerësuar se ata kanë “mbrojtur demokracinë braziliane”.
Megjithatë, rezultati është kundërshtuar nga Flavio Bolsonaro, i cili kishte dalë fitues në raundin e parë. Ai e ka cilësuar rezultatin si “të pashpjegueshëm” dhe ka kërkuar anulimin e zgjedhjeve, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv
Në sfondin e kësaj përballjeje të ashpër politike qëndron edhe babai i tij, ish-presidenti Jair Bolsonaro, i cili po vuan dënimin me burg në kushte të arrestit shtëpiak, pas dënimit për përpjekje për grusht shteti pas humbjes së zgjedhjeve të mëparshme.
Fitorja e Lulës vjen në një kohë kur disa vende të Amerikës Latine po shënojnë një zhvendosje drejt udhëheqësve të krahut të djathtë. Në këtë kontekst, rezultati në Brazil përbën një përjashtim nga ky trend rajonal.
Zgjedhjet u zhvilluan në një klimë të tensionuar politike, duke nxjerrë në pah ndarjet e thella mes mbështetësve të së majtës dhe së djathtës në vend.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, e cila dyshohet se u vra nga kunati i saj.
Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka cilësuar rastin si të rëndë dhe të dhimbshëm, duke theksuar se është e papranueshme që një grua, e cila kishte frikë për jetën e saj dhe kishte kërkuar ndihmë, të mbetej pa mbrojtje.
“Arlinda kërkoi të jetonte. Kërkoi mbrojtje nga shteti. Tri ditë para se të vritej, e paralajmëroi Prokurorinë për rrezikun ndaj jetës së saj. Sot, letra e saj është këtu. Arlinda nuk është më. Ajo u vra mbrëmë. Është e padurueshme të lexosh fjalët e një gruaje që kërkon ndihmë, teksa ndjenë pafuqinë e zanit të saj. Ato fjalë godasin secilin prej nesh, si prind, si vëlla, si fëmijë, si bashkëqytetar. Një grua kishte frikë për jetë dhe u la vet!”, shkroi ai.
Abdixhiku ka bërë të ditur se LDK-ja kërkon hetim të plotë dhe të pavarur për çdo veprim dhe mosveprim të institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e Arlindës.
“Për këtë rast LDK kërkon hetim të plotë dhe të pavarur të çdo veprimi e mosveprimi në mbrojtje të saj. Secili zyrtar e institucion që e ka trajtuar kërkesën e Arlindës duhet të japë llogari për veprimet që ka ndërmarrë dhe detyrimet që ka lënë pa përmbushur. Përgjegjësia duhet të ketë emër e mbiemër.Ngushëllimet më të sinqerta familjes së Arlindës. Asaj i detyroheshim mbrojtje sa ishte gjallë. Për të gjallë, mbrojtje nuk pati! Tani i detyrohemi drejtësi; me gjithë zhvlerësimin paralajmërues që në letër na e dha. Dhe çdo gruaje tjetër që sot jeton me frikë, i detyrohemi veprim. Sot, para se një tjetër kërkesë për ndihmë të na mbetet në duar si dëshmi e një jete që nuk e mbrojtëm”, shkroi Abdixhiku./Klankosova.tv
VLEN ka uruar Koalicionin Shqiptar për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare në Serbi.
Nga VLEN thonë se ky sukses dëshmon se shqiptarët arrijnë më shumë kur bashkohen rreth interesit të përbashkët.
“Përshëndesim ndryshimin politik në Serbi dhe fitoren e Listës Studentore. Presim që qeveria e re të formohet sa më shpejt, të respektojë të drejtat e shqiptarëve të Luginës dhe t’i japë fund diskriminimit sistematik, përfshirë pasivizimin e adresave. Me Vuçiqin në opozitë, duhet të marrë fund praktika e represionit shtetëror ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Po ashtu, presim që ndryshimi në Beograd të hapë një faqe të re në marrëdhëniet mes vendeve të rajonit dhe të forcojë bashkëpunimin në kuadër të Procesit të Berlinit, me synim integrimin në Bashkimin Evropian.
Shpresojmë që qeveria e re e Serbisë të gjejë forcën dhe vullnetin politik për dialog e bashkëpunim me Republikën e Kosovës. Një dialog mes të barabartëve, që duhet të kulmojë me njohjen reciproke mes dy shteteve të pavarura”, thonë nga VLEN./Telegrafi/
Shpallja e rezultateve të zgjedhjeve dhe njohja e humbjes së Aleksandar Vuçiqit në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi u pritën në mediat dhe agjencitë kryesore të lajmeve shtetërore ruse me një narrativë emfatike rreth ndërhyrjes së shërbimeve të inteligjencës perëndimore dhe inxhinierisë gjeopolitike.
Kështu vë në pah mediumi kroat Index.hr, sipas të cilit, në raportet e tyre, mediat ruse përqendrohen në akuzat për një “revolucion me ngjyra”, rrezikun e destabilizimit të Ballkanit Perëndimor dhe të ardhmen e energjisë dhe marrëdhënieve strategjike midis Beogradit dhe Moskës.
Kështu, thekson ky medium, RT, rrjeti televiziv shtetëror rus në anglisht dhe rusisht, vendos deklaratat e Vuçiqit në plan të parë në të cilat ai ia atribuon fitoren e opozitës funksionimit të rrjeteve strukturore të inteligjencës perëndimore.
“Shembull klasik i revolucionit me ngjyra”
RT transmeton reagime në të cilat theksohet se “presionet e koordinuara nga SHBA-të dhe Bashkimi Evropian inskenuan rezultatin e zgjedhjeve” dhe lista e studentëve përshkruhet si një kontraktor në organizimin e qendrave të fuqisë perëndimore.
RT pohon në analizën e saj se fitorja e forcave pro-evropiane përfaqëson një përpjekje për të zhvendosur përgjithmonë ndikimin rus nga Ballkani.
Ndërkohë, shkruan më tej Index.hr, përcjell Telegrafi, në tekste dhe komente të gjera analitike, agjencia shtetërore RIA Novosti i përshkruan ngjarjet në Beograd si një shembull klasik të një “revolucioni me ngjyra” të sponsorizuar nga Perëndimi.
Agjencia kujton aktin e gjatë të balancimit të Vuçiqit midis Lindjes dhe Perëndimit dhe vlerëson se fuqitë perëndimore u shqetësuan nga politika sovrane e Serbisë, veçanërisht në lidhje me mosnjohjen e Kosovës dhe refuzimin për të vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse.
RIA Novosti gjithashtu deklaron se qeveria e re do të përballet me sfidën serioze të ruajtjes së një furnizimi të qëndrueshëm me gaz pa marrëveshje afatgjata me Moskën.
E Agjencia zyrtare e lajmeve TASS mban tonin “më të thatë” në raportet e saj, duke u përqendruar në të dhënat zyrtare nga Komisioni Zgjedhor i Republikës (REC) dhe hapat teknikë në transferimin kushtetues të pushtetit.
Kthesa e mundshme pro-evropiane e Serbisë
Megjithatë, në analizat e saj diplomatike, TASS raporton paralajmërimet e analistëve rusë se kthesa e shpejtë e qeverisë së re serbe drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s mund të shkaktojë përçarje të brendshme në vend dhe të destabilizojë më tej situatën e sigurisë në veri të Kosovës.
Veç këtyre, gazeta e përditshme ruse Izvestija përqendron analizat e saj në aspektin ekonomik të ndryshimit të qeverisë në Serbi.
Gazeta thekson se deri më tani Serbia ka gëzuar çmime preferenciale për gazin natyror rus dhe marrëdhënie të ngushta me Gazprom, të cilat formuan bazën e stabilitetit të saj energjetik.
Raportet thonë se ekziston shqetësim në qarqet e biznesit se orientimi pro-evropian i qeverisë së re mund të kërcënojë marrëveshjet dypalëshe tregtare dhe të çojë në rishikimin e projekteve kryesore të energjisë.
Dhe e fundit, në raportet e saj, agjencia Sputnik analizon në detaje “rolin e organizatave joqeveritare dhe rrjeteve sociale të financuara nga Perëndimi në mobilizimin e elektoratit”.
Sipas vlerësimeve të Sputnik, rezultati i zgjedhjeve u formësua kryesisht nga fushatat afatgjata mediatike të propagandës të drejtuara kundër koalicionit qeverisës, duke sugjeruar se partnerët perëndimorë tani do të kërkojnë nga Beogradi një përputhje urgjente të politikës së jashtme me vendimet e Brukselit. /Telegrafi/
Një nënë denonconte se fëmija i saj ishte marrë në pyetje pa garancitë e nevojshme ligjore, se provat nuk ishin siguruar dhe se institucionet kishin dështuar ta mbronin. Avokatja kërkonte hetim disiplinor ndaj prokurores përgjegjëse. Kryeprokurorja në Pejë vendosi ta mbyllte çështjen pa inicuar procedurë disiplinore. Dy muaj më vonë, gruaja që kishte kërkuar drejtësi për djalin e saj u vra mizorisht me sëpatë.
Gazeta Sinjali ka siguruar ekskluzivisht një vendim 21-faqësh të Prokurorisë Themelore në Pejë, i cili zbulon se si ishte trajtuar ankesa disiplinore e avokates Adelina R. Hoxha, përfaqësuese e Arlinda Sylaj Zekajt, gruas që u vra më 25 tetor në Vitomiricë.
Dokumenti mban numrin AD.nr.10/2026 dhe datën 21 gusht 2026. Me të, Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë kishte hedhur poshtë kërkesën për inicimin e procedurës disiplinore ndaj prokurores që kishte trajtuar çështjen e fëmijës së Arlindës.
Vendimi nuk thotë se pretendimet e avokates ishin hetuar deri në fund përmes një procedure disiplinore. Ai thotë se nuk kishte bazë të mjaftueshme që një procedurë e tillë të fillonte.
Ky është dallimi që sot merr rëndësi të jashtëzakonshme.
Një nënë kërkonte djalin, avokatja kërkonte përgjegjësi
Ankesa ishte paraqitur më 28 korrik 2026, pas ngjarjeve të 10 korrikut, kur Arlinda kishte kërkuar ndërhyrjen e institucioneve për djalin e saj, i cili kishte mbetur nën përkujdesjen e personave të tjerë.
Në dokumentin e përgatitur nga avokatja ngriheshin dyshime të rënda për mosushtrimin efektiv të funksionit prokurorial, mungesën e masave urgjente për mbrojtjen e fëmijës, mosadministrimin e provave dhe trajtimin e të miturit pa garancitë profesionale të nevojshme.
Avokatja nuk kërkonte një favor. Kërkonte të verifikohej nëse zyrtarët përgjegjës kishin respektuar detyrimet e tyre ligjore ndaj një fëmije që ndodhej në mes të një konflikti të rëndë familjar.
Në ankesë pretendohej se fëmija ishte marrë në pyetje pa asistencën e duhur profesionale, se ekzistonte rreziku i ndikimit në deklarimet e tij dhe se nuk ishin siguruar incizimet e kamerave që mund të ndihmonin në zbardhjen e rrethanave.
Kërkohej gjithashtu verifikimi i komunikimeve mes prokurores dhe hetuesve policorë, për të përcaktuar nëse udhëzimet e dhëna kishin qenë të mjaftueshme dhe të ligjshme.
Përgjigjja institucionale: Nuk ka shkelje disiplinore
Kryeprokurorja shqyrtoi ankesën, kërkoi deklarim nga prokurorja e përfshirë dhe më 21 gusht nxori vendimin për hedhjen poshtë të kërkesës.
Në arsyetim u konstatua se prokurorja kishte vepruar brenda kompetencave ligjore dhe se nuk ishte provuar ndonjë veprim apo mosveprim që përbënte shkelje disiplinore.
Por pikërisht këtu lind pyetja që institucionet nuk mund ta shmangin: A mjaftonte përgjigjja e prokurores dhe materiali i shqyrtuar për të përjashtuar dyshimet për pakujdesi të rëndë, apo duhej një hetim disiplinor që t’i verifikonte ato më thellësisht?
Përgjigjja e kësaj pyetjeje nuk mund të zëvendësohet me faktin se ankesa është hedhur poshtë. Vendimi është qëndrimi i institucionit; ligjshmëria dhe plotësia e atij vlerësimi mund t’i nënshtrohen kontrollit të pavarur.
Fëmija pa psikolog? Prokuroria e trajtoi si bashkëbisedim
Një prej pikave më shqetësuese të dokumentit lidhet me marrjen në pyetje të të miturit.
Avokatja pretendonte se fëmija ishte intervistuar pa praninë e psikologut dhe pa garancitë që kërkon trajtimi i fëmijëve në procedura të ndjeshme.
Në vendimin e Kryeprokurores, kjo çështje u trajtua përmes dallimit ndërmjet një marrjeje formale në pyetje dhe një bashkëbisedimi të zhvilluar në kuadër të punës së Qendrës për Punë Sociale.
Por ndryshimi i emërtimit të një veprimi nuk i përgjigjet vetvetiu pyetjes thelbësore: A ishte fëmija i mbrojtur nga ndikimi i mundshëm dhe a u respektua interesi i tij më i mirë?
Ky ishte pikërisht shqetësimi që avokatja kishte kërkuar të hetohej.
Po kamerat? Po provat që mund të humbnin?
Në ankesë ishte ngritur edhe pretendimi për mos sigurimin me kohë të pamjeve të kamerave të sigurisë.
Këto incizime, sipas avokates, mund të ndihmonin në verifikimin e kontakteve të fëmijës me personat e tjerë dhe në sqarimin e rrethanave për të cilat ishte kërkuar ndërhyrja e institucioneve.
Kryeprokurorja arsyetoi se mosndërmarrja e një veprimi të caktuar nuk mjaftonte, në vetvete, për të provuar përgjegjësi disiplinore, pa u identifikuar detyrimi konkret i shkelur.
Mirëpo, mbetet një pyetje e pashmangshme.
A u siguruan incizimet përpara se të fshiheshin, apo institucionet u mjaftuan me përfundimin se mungesa e tyre nuk krijonte përgjegjësi disiplinore?
Vendimi nuk ofron konfirmim se të gjitha provat elektronike të kërkuara nga avokatja ishin administruar.
Dhe përgjegjësia për të hetuar nuk mund të ngatërrohet me përgjegjësinë për të dënuar.
Për fëmijën, përgjegjësia iu referua institucioneve të tjera
Në vendimin 21-faqësh, Kryeprokurorja arsyeton se vendosja dhe përkujdesja ndaj fëmijës janë çështje që përfshijnë kompetencat e Qendrës për Punë Sociale dhe gjykatës.
Ky mund të jetë një dallim i rëndësishëm juridik, por ai nuk e përjashton nevojën për të shqyrtuar nëse secili institucion ka vepruar brenda kompetencave të veta, në kohë dhe në mënyrë efektive.
Në një çështje ku një nënë kërkonte kthimin e fëmijës, problemi nuk mund të zgjidhej vetëm duke përcaktuar se kujt i takonte kompetenca. Duhej të sigurohej që asnjë detyrim ligjor të mos mbetej pa u përmbushur.
Arlinda vazhdoi betejën.
Më 16 tetor, Gjykata Themelore në Pejë nxori aktvendim për mbrojtjen e saj dhe ia besoi përkohësisht djalin në përkujdesje.
Vendimi urdhëronte gjithashtu që ish-bashkëshorti ta lejonte të kthehej në shtëpinë e përbashkët.
Në gusht iu hodh poshtë ankesa. Në tetor paralajmëroi se mund t’i merrej jeta.
Më 22 tetor, Arlinda iu drejtua sërish Prokurorisë Themelore në Pejë.
Kësaj radhe, përmes një letre urgjente të shkruar me dorë, kërkonte masa ndaj zyrtarëve që, sipas saj, kishin dështuar në përmbushjen e detyrave dhe ekzekutimin e menjëhershëm të urdhrit gjyqësor.
“Kjo është shtesa ime e fundit”, kishte shkruar ajo.
Në të njëjtën letër, Arlinda kishte shprehur frikën se institucionet mund të detyroheshin të jepnin llogari vetëm pasi t’i merrej jeta.
Nuk ishte një paralajmërim i bërë pas tragjedisë. Ishte një dokument i pranuar në Prokurori përpara saj.
Kush do t’i hetojë vendimet e atyre që duhej ta mbronin?
Sot, pas vrasjes së Arlindës, nuk mjafton të përsëritet se ankesa disiplinore ishte hedhur poshtë dhe se Prokuroria kishte konsideruar të ligjshme veprimet e prokurores.
Duhet të shqyrtohet nëse vendimi i gushtit ishte i mbështetur në një verifikim të plotë, nëse provat e kërkuara ishin siguruar dhe nëse paralajmërimet e mëvonshme të viktimës ishin trajtuar me seriozitetin që kërkonte rreziku.
Vendimi i gushtit nuk provon se zyrtarët kishin përgjegjësi për vrasjen e tetorit. Por as vlerësimi i institucionit se nuk ekzistonte shkelje disiplinore nuk duhet të jetë pengesë për kontrollin e pavarur të veprimeve të tij.
Një nënë kërkoi mbrojtje për djalin. Avokatja denoncoi shkelje dhe kërkoi hetim. Kryeprokurorja e hodhi poshtë ankesën. Më vonë, e njëjta grua paralajmëroi se mund t’i merrej jeta. Sot ajo është e vdekur.
Kjo kronologji nuk është vendim fajësie për askënd.
Është arsye e mjaftueshme për të kërkuar që çdo veprim dhe mosveprim institucional të shqyrtohet pa përjashtime dhe pa privilegje.
Drejtësia për Arlinda Sylaj Zekajn nuk mund të kufizohet vetëm te hetimi i personit që dyshohet se e vrau. Duhet të përfshijë edhe verifikimin e përgjegjësive të atyre që morën vendime për kërkesat e saj, për provat dhe për mbrojtjen e saj, sa ishte ende gjallë.
Nëse del se kishte shkelje, duhet të ketë përgjegjësi. Nëse nuk kishte, institucionet duhet ta dëshmojnë përmes dokumenteve dhe një shqyrtimi të besueshëm, jo vetëm përmes vendimeve të veta.
One mother denounced that her child had been interrogated without legal guarantees, that the evidence had not been provided, and that institutions had failed to protect her. The lawyer called for disciplinary investigation into the prosecutor responsible. The chief prosecutor in Pec decided to close the case without initiating disciplinary procedure. Two months later, the woman who had sought justice for her son was brutally killed with ax.
The signal newspaper has exclusively secured a 21-page decision by the Founding Prosecutor in Pec, which finds out how disciplinary complaints of attorney Adelina R was addressed. Hoxha, representative of Arlinda Silla Zekaj, the woman who was killed in Vitomirica on October 25th.
The document holds AD.nr’s first issue of August 21st, 2026. With it, the chief prosecutor of the Constitutional Prosecutorship in Pec had rejected the request for the initiative of disciplinary procedure against the prosecutor who had handled the Arlinda child case.
The decision does not say that the attorney’s claims were investigated to the end through a disciplinary procedure. He says there was not enough basis for such a procedure to begin.
This is the difference that today takes on extraordinary importance.
A mother was looking for the boy, the lawyer was looking for responsibility
The complaint was filed on July 28, 2026, after the events on July 10th, when Arlinda had called for institution intervention for her son, who had remained under the care of other people.
In the document prepared by the lawyer, grave doubts arose about the effective failing to exercise the prosecutorial office, the lack of urgent measures for child protection, non-administration of evidence, and treatment of minors without necessary professional guarantees.
The lawyer did not ask for a favor. He wanted to verify whether responsible officials had respected their legal obligations to a child in the midst of serious family conflict.
The complaint claimed that the child had been questioned without proper professional assistance, that there was danger of influence in his statements, and that video recordings had not been provided that could help whiteen circumstances.
Confirming communications between the prosecutor and police investigators was also required to determine whether the instructions given had been sufficient and legal.
The institutional answer: There is no disciplinary violation
The chief prosecutor reviewed the complaint, demanded statements by the prosecutor involved, and on 21 August issued the decision to reject the request.
It was argued that the prosecutor had acted within the legal competencies and that no action or action that constituted disciplinary violations had been proven.
But that is where the question arises that institutions cannot avoid: Was it enough for the prosecutor’s response and the material discussed to exclude allegations of serious carelessness, or did a disciplinary investigation need to verify them more deeply?
The answer to that question cannot be replaced by the fact that the complaint has been rejected. The decision is the institution’s position; the legality and completeness of that assessment could be subject to independent control.
The child without a psychologist? The prosecution treated him as a conversation
One of the most disturbing points in the document relates to the questioning of minors.
The lawyer claimed that the child was interviewed without the presence of a psychologist and without guarantees that require child treatment in sensitive procedures.
In the chief prosecutor’s decision, this issue was dealt with through the gap between formal interrogation and a conversation conducted within the work of the Centre for Social Work.
But changing the label of an action does not automatically answer the fundamental question: Was the child protected from potential influence and respected by his best interest?
That was exactly the concern the lawyer had asked to be investigated.
What about the cameras? What about the evidence that could be lost?
The claim for no long security cameras was also filed in the complaint.
These recordings, according to the lawyer, could help verify the child’s contacts with other people and clarify the circumstances for which the intervention of institutions was required.
The chief prosecutor argued that not taking a certain action in itself was not enough to prove disciplinary responsibilities without identifying the concrete obligation violated.
However, an inevitable question remains.
Were the recordings provided before they were hidden, or were the institutions content to conclude that their absence did not create disciplinary responsibilities?
The ruling does not provide confirmation that all electronic evidence requested by the lawyer was administered.
And the responsibility to investigate cannot be confused with the responsibility to condemn.
For the child, responsibility referred to other institutions
In the 21-page ruling, the chief prosecutor argues that deciding and caring for the child are issues involving the competencies of the Centre for Social Affairs and Court.
This may be an important judicial difference, but it does not rule out the need to examine whether each institution has acted within its own competencies, in time and effectively.
In a matter in which a mother demanded a child’s return, the problem could not be solved simply by determining who had the powers. He had to make sure that no legal obligation was left unfulfilled.
Arlinda continued the battle.
On October 16, the Constitutional Court in Pec made a decision to defend it and temporarily entrusted it to the boy in care.
The decision also ordered that the former husband allow him to return to the common house.
In August complaints were dropped. In October, he warned that life could be taken.
On October 22, Arlinda again addressed the Constitutional Prosecution in Pec.
This time, an urgent handwritten letter required measures against officials who, according to her, had failed to fulfill the duties and immediate execution of the judicial order.
This is my last addition, she wrote.
In the same letter, Arlinda had expressed fears that institutions could be forced to render accounts only after life was taken.
It was not a warning made after the tragedy. There was an accepted document to the Prosecutor before that.
Who will investigate the decisions of those who were to protect him?
Today, after Arlinda’s murder, it is not enough to repeat that the disciplinary complaint had been rejected and that the prosecution had considered the prosecutor’s actions legitimate.
It should be considered whether the August decision was based on a thorough verification if the required evidence had been secured and if the victim’s subsequent warnings were dealt with with with the seriousness of the danger.
The August decision does not prove officials were responsible for the October assassination. But the institution’s assessment that there was no disciplinary offense should not be an obstacle to independent control of its actions.
A mother sought protection for her son. The lawyer denounced violations and requested investigation. The chief prosecutor rejected the complaint. Later, the same woman warned that life could be taken. Today she’s dead.
This chronology is not a guilty decision for anyone.
It is sufficient reason to demand that any institutional action and inaction be considered without exceptions and without privileges.
Justice for Arlinda Sylaj Zekaj cannot be limited to the investigation of the allegedly murdered person. It should also include verifying the responsibilities of those who made decisions about its requirements, evidence, and protection while still alive.
If it turns out to be a violation, there must be a responsibility. If there were no, institutions should testify through documents and a reliable examination, not just through their own decisions.
Dallimet në çmimet e karburanteve po nxisin shoferët në zonat kufitare të Zvicrës të furnizohen në vendet fqinje, aty ku çmimet janë më të favorshme.
Në jug të vendit, pranë kufirit me Italinë, shoferët zviceranë po kalojnë kufirin për benzinë më të lirë, ndërsa në veri, në zonën kufitare me Gjermaninë, po ndodh e kundërta.
Sipas një reportazhi të televizionit publik zviceran SRF, në Vacallo, në kantonin e Ticinos, pranë kufirit italian, pikat e karburantit po përballen me më pak klientë, pasi ulja e përkohshme e taksës mbi karburantet në Itali e ka bërë furnizimin atje më ekonomik.
Diferenca e çmimit arrin në afro 20 centë për litër, çka mundëson kursim prej të paktën 10 frangash për një mbushje të rezervuarit, transmeton Telegrafi.
Disa banorë të zonës e shfrytëzojnë rastin për të kombinuar furnizimin me karburant me blerjet javore në Itali, ku produktet në supermarkete shpesh kushtojnë më pak.
Shoferët thonë se situata ka ndryshuar krahasuar me të kaluarën, kur shumë italianë kalonin në Zvicër për të blerë karburant më të lirë.
Tani, për shkak të ndryshimeve në taksa dhe çmime, udhëtimet për furnizim po bëhen në drejtimin e kundërt.
Ndërkohë, në Kreuzlingen, në kantonin Thurgau, pranë kufirit gjerman, benzina në anën zvicerane mund të kushtojë deri në 30 centë më pak për litër sesa në Gjermani. Kjo po tërheq shoferë gjermanë drejt pikave zvicerane të karburantit.
Sipas SRF-së, çmimet e karburanteve në Zvicër reagojnë më ngadalë ndaj ndryshimeve të tregut, duke krijuar periudha kur furnizimi në njërën anë të kufirit është dukshëm më i leverdishëm se në tjetrën.
Këto zhvillime tregojnë se ndryshimet në taksa dhe çmimet e karburanteve po ndikojnë drejtpërdrejt në sjelljen e shoferëve në zonat kufitare, ku një udhëtim i shkurtër përtej kufirit mund të sjellë kursime të konsiderueshme./Telegrafi/
Sezoni i katërt i serialit francez “Lupin” me protagonist Omar Sy u bë më i shikuari në Netflix në mbarë botën një ditë pas publikimit të tij.
Të tetë episodet e reja mbërritën në Netflix më 23 tetor, tre vjet pas episodit të tretë. Sipas FlixPatrol, një faqe interneti që gjurmon listat e Netflix, “Lupin” ishte seriali numër një në mbarë botën më 24 tetor, përpara “Nobody Wants This” dhe “Below”.
Është i pari në Francë, Gjermani, Itali, Brazil dhe Serbi, ndërsa “Askush nuk e dëshiron këtë” është në krye në Kroaci dhe Slloveni.
Kritikët të kënaqur, shikuesit të zhgënjyer
Pjesa e katërt aktualisht ka një vlerësim 100 përqind pozitiv nga kritikët në Rotten Tomatoes, por kjo bazohet vetëm në pesë vlerësime. Sipas ScreenRant, tre pjesët e para të serialit marrin mesatarisht 98 përqind vlerësim nga kritikët.
Collider i dha sezonit të ri 8/10 dhe vlerësoi se ruan cilësinë e pjesëve të mëparshme, dhe se aksioni është edhe më i mirë. Portali But Why Tho i dha një vlerësim 9/10 duke thënë se ia vlente pritja trevjeçare.
Megjithatë, vlerësimet e hershme të publikut në Rotten Tomatoes janë kryesisht negative. Shikuesit kanë kritikuar skenat joreale dhe teknologjinë e tepërt, dhe disa kanë thënë se sezonit i mungon zgjuarsia e episodeve të mëparshme. Vlerësimi i publikut nuk është publikuar ende sepse kanë votuar më pak se 50 persona.
Assane përsëri në arrati
Sipas përshkrimit të Netflix, aksioni fillon katër vjet pas pjesës së tretë. Assane është në burg dhe muzetë po grabiten nën emrin Lupine, kështu që ai duhet të arratiset për të provuar pafajësinë e tij.
Së bashku me Omar Sy, kthehen Ludivine Sagnier, Antoine Gouy, Soufiane Guerrab dhe Shirine Boutella, dhe Theo Christine dhe Laika Blanc-Francard janë gjithashtu në formacion.
The fourth season of the French series “Lupin” with protagonist Omar Sy became the world’s most watched Netflix one day after his publication.
The eight new episodes arrived in Netflix on October 23rd, three years after the third episode. According to FlxPatrol, a website that tracks Netflix lists, Lupin was the world-wide serial number one on October 24th, ahead of the Nobody Wonts Thisé and evowlow.
He is the first in France, Germany, Italy, Brazil and Serbia, while no one wants that.
Happy Critics, Frustrated Viewers
The fourth part currently has a 100 per cent positive assessment from critics at Rotten Tomatones, but it is based on only five estimates. According to SreenRant, the first three sections of the series receive an average of 98 per cent assessment from critics.
Collider gave the new season 8/10 and estimated that it preserves the quality of previous parts, and that the action is even better. Portal But Why Thong gave a 9/10 assessment saying it was worth the three-year wait.
However, early public assessments at Rotten Tomatones are largely negative. Viewers have criticised unrealistic scenes and excessive technology, and some have said the season lacks the wisdom of previous episodes. The public assessment has not yet been published because fewer than 50 people have voted.
Assane on the run again
According to Netflix description, the action starts four years after the third part. Assane is in prison and museums are being robbed under the name Lupine, so he must flee to prove his innocence.
Together with Omar Sy, Ludwine Sagnier, Antoine Gouy, Soufian Guerrab and Shirine Boutella return, and Theo Christine and Laika Blanc-Francard are also in formation.