Category: Lajme

  • Waves of attacks on Ukrainian infrastructure, Zelensky sets conditions for preventing strikes on Moscow refinerys

    A Russian overnight attack in Zaporizina, in southeastern Ukraine, injured four people, regional Governor Mykhailo Semkin announced today through the telegram.

    Two other people were injured by Russian air strikes in the Chernihovi region, the Ukrainian emergency response service via telegram also announced.

    The Russian Defence Ministry announced, again through the telegram, that Russian forces hit a thermal power plant in Kharkiv, Ukraine’s second largest city, a warehouse in the surrounding area and another thermal power plant in the Kmilnisky region.

    They also hit the portal infrastructure in Chornomorsk, as well as a cargo ship sailing for Odessa and used for military purposes, the ministry announced.

    The United States has pressured Ukraine to stop attacks on Russian refinerys, which, according to them, are contributing to increased energy prices — a sensitive issue for Trump administration, which is declaring war on Iran as the mesmandat elections approach next month.

    In an interview broadcast Sunday, President Volodymyr Zelensky said that, for Kiev to stop the attacks, Moscow must stop attacks on energy infrastructure, Euronews.al writes.

    As an alternative, the US should allow the use of the Starschild satellite system on Russia to detect missile launching sites or to supply Ukraine with Patriot missiles, he added.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Momenti epik: Jose Mourinho u ndal dhe e shikonte stolin e Barcelonës pas golit të Mbappe

    Momenti epik: Jose Mourinho u ndal dhe e shikonte stolin e Barcelonës pas golit të Mbappe

    Jose Mourinho e ka kthyer edhe një herë El Clasicon në teatrin e tij personal.

    Trajneri portugez i Real Madridit shpërtheu në festë kur Kylian Mbappe shënoi në minutën e 87-të, duke vulosur fitoren 2-1 ndaj Barcelonës në Spotify Camp Nou.

    Momenti më i spikatur erdhi pranë bankinave, ku Mourinho u ul në gjunjë, shtrëngoi grushtat dhe nxori gjuhën, duke festuar në mënyrë demonstrative pas golit vendimtar. Kjo skenë mori vëmendjen e kamerave, në paraqitjen e tij të parë në këtë stadium që nga rikthimi në përballjet me Barcelonën.

    Edhe më epik ishte momenti kur pas festes, u ndalë dhe vetëm e shikonte tërë stolin e katalunasve, ku disa prej tyre edhe nisën të qeshnin me reagimin e “Special One”.

    Megjithatë, kjo nuk ishte hera e parë që trajneri portugez shkaktonte polemika në Camp Nou. Në prill të vitit 2010, kur drejtonte Interin, ai festoi kualifikimin e skuadrës italiane në finalen e Ligës së Kampionëve pikërisht në këtë stadium. Festa e tij u ndërpre nga aktivizimi i ujitësve të fushës.

    Mourinho ka pasur ndër vite edhe përplasje të shumta me figura të njohura të Barcelonës. Ai kishte akuzuar trajnerin Frank Rijkaard dhe gjyqtarin Anders Frisk, ndërsa në vitin 2011, gjatë Superkupës së Spanjës, u bë protagonist i një incidenti të famshëm, kur ia futi gishtin në sy ndihmëstrajnerit të atëhershëm të Barcelonës, Tito Vilanova./Telegrafi/

  • Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit

    Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit

    Për të kontribuar klikoni këtu.

    Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, me qëllim mbulimin e shpenzimeve për riatdhesimin e trupit të artistes Rinesa Qeriqi, e cila ndërroi jetë në moshën 25-vjeçare në Kanada.

    Fushata është iniciuar nga Shoqata Shqiptare e Rajonit Waterloo, e cila u bën thirrje shqiptarëve dhe të gjithë njerëzve vullnetmirë që të kontribuojnë për ta bërë të mundur kthimin e Rinesës në Kosovë.

    Përmes kësaj nisme synohet të mblidhen mjetet e nevojshme financiare për shpenzimet e transportit dhe procedurat që lidhen me riatdhesimin, në mënyrë që familja dhe të afërmit e saj të mund t’i japin lamtumirën e fundit në atdhe.

    Artistja e njohur Rinesa Qeriqi e njohur me emrin artistik, Rinesance, u nda nga jeta më 23 tetor pas një beteje me tumor agresiv në tru të diagnostikuar në vitin 2025.

    “Nderojmë Rinesa Qeriqin me ri-atdhesimin e saj!

    Më 23 tetor 2026, e dashura jonë Rinesa Qeriqi u nda nga jeta në moshën e re 25-vjeçare, me familjen pranë saj: babanë, Driton, nënën, Shpresa, motrat, Drenisa dhe Buna dhe villain, Fronin.

    Pas diagnostikimit me një tumor agresiv në tru (diffuse midline glioma) në prill të vitit 2025, Rinesa përjetoi një rrugëtim tejet të vështirë e të dhimbshëm. Muajt e fundit të jetës i kaloi në rehabilitim, e rrethuar nga dashuria dhe përkujdesja e familjes së saj, e cila nuk iu nda për asnjë çast.

    E lindur dhe e rritur në Kosovë, Rinesa u shpërngul në Kanada me familjen e saj në vitin 2018. Ndonëse ndërtoi jetën këtu, zemra e saj mbeti gjithmonë e lidhur ngushtë me mëmëdheun. Në Kosovë ishin rrënjët e saj, kujtimet, fyrmëzimi artistik, bashkë me njerëzit dhe vendet që i mbante me vete në zemër, kudo që ndodhej. Për ta nderuar këtë lidhje, familja do të ri-atëdhesojë Rinesën në vendlindje, që të prehet në atdhe, e rrethuar nga familjarët dhe miqtë.

    Vitini e kaluar, kur Rinesa ndau lajmin e diagnozës së saj, njerëz nga e gjithë bota iu përgjigjën me dashuri, kurajë dhe mbështetje të parezervë. Kjo përkrahje pati një domethënie të jashtëzakonshme gjatë gjithë sëmundjes së saj.

    Andaj, komuniteti ynë në Rajonin e Waterloo, ka vendosur të e mbështesë ri-atëdhesimin e Rinesës. Çdo kontribut, pavarësisht shumës, do të ndihmojë që ne t’i japim Rinesës një lamtumirë të denjë e plot dashuri dhe familjes së saj ndihme e support për të përballuar fatkeqsinë.

    Trashëgimia e Rinesës do të jetojë përmes dashurisë së familjes së saj, kujtimeve të atyre që e njohën dhe muzikës që na e la. Zëri i saj do të vazhdojë të jehojë kumbueshëm për të arritë te zemrat e atyre që e dëgjojnë.

    Ju falënderojmë të gjithëve që po i qëndroni pranë familjes së Rinesës me dashuri e përkrahje pikërisht atëherë kur kanë më së shumti nevojë.

    U prehtë në paqe Rinesa jonë e dashur!

    Me respekt,

    Shoqata Shqiptare e Rajonit Waterloo”.

  • E vrau me mjet të fortë kunatën në Vitomiricë të Pejës, i dyshuari ende në arrati

    E vrau me mjet të fortë kunatën në Vitomiricë të Pejës, i dyshuari ende në arrati

    Pas vrasjes së rëndë dhe tragjike ku mbeti e vdekur një grua e cila ngjarje ndodhi mbrëmjen e së dielës rreth orës 21:10 i dyshuari ende ndodhet në arrati.

    Sipas njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se vdekja e saj ka ardhur si pasojë e goditjeve me një mjet të fortë.

    “Personi i dyshuar për rastin e dytë (i cili dyshohet se është kunati i saj) ndodhet në arrati”, thuhet në njoftim.

    Tutje Policia e Kosovës në njoftim bën të ditur edhe momentin kur viktima dy orë para vrasjes njoftoi në polici për dhunë në familje.

    “Sot, rreth orës 19:00, Stacioni Policor në Pejë është njoftuar për një rast të dhunës në familje, i cili ka ndodhur në fshatin Vitomiricë, në Pejë. Viktima është shoqëruar në stacionin policor, ku është intervistuar. Po ashtu, është arrestuar dhe intervistuar edhe personi i dyshuar (bashkëshorti i viktimës), i cili është ndalur në mbajtje për 48. Viktima, me vullnetin e saj, është dërguar në shtëpinë e saj në fshatin Vitomiricë. Rreth orës 21:10, jemi njoftuar se e njëjta është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës”.

    Në njofitm bëhet e ditur se bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se vdekja e saj ka ardhur si pasojë e goditjeve me një mjet të fortë.

    “Personi i dyshuar për rastin e dytë (i cili dyshohet se është kunati i saj) ndodhet në arrati. Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, që po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes. Aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit dhe lokalizimin e arrestimin e personit të dyshuar”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Telegrafi/

  • Killed him in a strong vehicle at Vitomirica Pec, still on the run.

    Killed him in a strong vehicle at Vitomirica Pec, still on the run.

    Following the severe and tragic murder of a woman who happened on Sunday evening around 21:10 the suspect is still on the run.

    According to the Kosovo Police report, it becomes known that based on initial data, it is suspected that its death has resulted from shocks with a strong tool.

    The suspected person in the second case (which is suspected to be her brother – in – law) is on the run, reports the report.

    Kosovo police in the report also reveal the moment when two hours before the assassination reported to police on domestic violence.

    Today, around 7:00 p.m., the Police Station in Pec has reported a case of domestic violence that took place in the village of Vitomirica, Pec. The victim was escorted to the police station where he was interviewed. The suspect (the victim’s husband), who has been detained for 48, has also been arrested and interviewed. The victim, by her will, was sent to her home in the village of Vitomirica. Around 21:10, we have reported that the same has been found without signs of life. At the scene, relevant police units and the medical team, which have ruled the death of the victim, have emerged.

    It appears that based on initial data, her death was allegedly due to shocks by a strong tool.

    The suspected person in the second case (which is suspected to be her brother – in – law) is on the run. The State Attorney has been notified about the case, which was also released at the scene. Currently, necessary investigative actions are under way to fully clarify the circumstances of the case and locate the arrest of the suspected person, the police report said. /Telegraphy/

  • Dy komisione të Kuvendit, shqyrtohet sot çështja e Byrosë për konfiskimin e pasurisë

    Dy komisione të Kuvendit, shqyrtohet sot çështja e Byrosë për konfiskimin e pasurisë

    Dy komisione të Kuvendit, shqyrtohet sot çështja e Byrosë për konfiskimin e pasurisë

    Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

    Në orën 09:00, Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim do të shqyrtojë projektligjin, në mbledhjen që mbahet në sallën N-302 të Kuvendit të Kosovës.

    Ndërsa në orën 10:00, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit do të shqyrtojë raportet e komisioneve kryesore për këtë projektligj.

    Mbledhja e dytë do të mbahet në sallën N-204 të Kuvendit të Kosovës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Two Parliament commissions, today the Bureau’s question of property seizure, is considered

    Two parliamentary commissions will now consider issues related to the Bill for the State Bureau for Verification and Confiscating of Inexcusable Riches.

    At 09 o’clock, the Commission for the Rights and Interests of Communities and Kthim will review the bill at the meeting held at the Kosovo Assembly Hall N-302.

    While at 10: 00 a.m., the Commission for Legislation, Mendate, Immunite, Assembly Order and Supervision of the Corruption Prevention Agency will review key commission reports on the bill.

    The second meeting will be held at the Kosovo Assembly N-204 Hall.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Lula i Brazilit siguron fitoren në zgjedhje, ndërsa Bolsonaro nuk njeh rezultatet

    Lula i Brazilit siguron fitoren në zgjedhje, ndërsa Bolsonaro nuk njeh rezultatet

    Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, realizoi një rikthim dramatik të dielën, duke siguruar fitoren për një mandat të ri me një avantazh prej gati 4.4 milionë votash ndaj kundërshtarit Flávio Bolsonaro, çka i dha atij 51,8% të votave totale.

    Politikani i majtë, 81-vjeçar, sfidoi parashikimet duke fituar një mandat të katërt të paprecedentë.

    Ai arriti të frenonte një valë konservatore që ka përfshirë vende të shumta të Amerikës së Jugut – si Argjentina, Kili, Kolumbia dhe Peruja – të cilat janë zhvendosur drejt së djathtës, me mbështetjen e presidentit amerikan Donald Trump, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    Bolsonaro refuzoi menjëherë ta pranonte humbjen dhe kërkoi anulimin e rezultateve zgjedhore, pas një mbrëmjeje kaotike në disa qendra votimi, e cila erdhi si pasojë e një vendimi të minutës së fundit për të zgjatur procesin e votimit me dy orë.

    Senatori është djali i ish-presidentit të ekstremit të djathtë, Jair Bolsonaro, i cili po vuan një dënim me 27 vite burg për tentativë grushti shteti, pas humbjes së tij ndaj Lulas në zgjedhjet e mëparshme të vitit 2022.

    Lula kishte kërkuar zgjatjen e orarit pasi u ankua se autobusët ishin tërhequr nga qarkullimi në qytete të ndryshme, duke u pamundësuar qytetarëve të votonin.

    Edhe Flávio Bolsonaro kishte kërkuar zgjatjen e orarit në disa rajone për shkak të reshjeve të dendura të shiut, por më pas e cilësoi vendimin si “të papranueshëm” dhe si një “manovër të pistë”.

    “Është e pamundur të njihen këto rezultate. Do të kërkoj anulimin e këtyre zgjedhjeve”, deklaroi ai në një fjalim të shkurtër në Brazilia. /Telegrafi/

  • Shqiptari Alex Nilaj ndalohet në Bronx, nis peticioni për lirimin dhe kthimin e tij në krye të organizatës bamirëse

    Shqiptari Alex Nilaj ndalohet në Bronx, nis peticioni për lirimin dhe kthimin e tij në krye të organizatës bamirëse

    Shqiptari Aleksander Nilaj, themeluesi i organizatës bamirëse Open Hand Association Food Pantry në Bronx të Nju Jorkut, është ndaluar nga autoritetet amerikane të emigracionit.

    Sipas mediave amerikane News 12, ABC7 New York dhe NBC New York, Nilaj u ndalua më 13 tetor, pasi u paraqit në një seancë në gjykatën e emigracionit në Manhattan.

    Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare deklaroi se ai kishte hyrë ligjërisht në SHBA më 2006, por kishte qëndruar edhe pas përfundimit të afatit të lejuar, ndërsa një gjykatës emigracioni kishte urdhëruar largimin e tij nga vendi më 22 korrik 2008.

    Pas ndalimit, familjarë, vullnetarë dhe banorë të Bronx-it janë mobilizuar për të kërkuar lirimin e tij, transmeton Telegrafi.

    Ata kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve përmes një peticioni online dhe kanë organizuar një tubim pranë organizatës, duke kërkuar që Nilaj të kthehet në komunitet dhe të vazhdojë punën e tij humanitare.

    Peticioni, i publikuar në platformën Change.org, mban titullin “Release Bronx Food Pantry Founder Aleksander Nilaj and Keep 8,000 Neighbors Fed” dhe synon të ushtrojë presion për lirimin e tij, në mënyrë që shërbimi i shpërndarjes së ushqimeve të rifillojë. Peticioni mund të gjendet këtu.

    Organizata Open Hand Association Food Pantry, e vendosur në Lydig Avenue, u shërben rreth 7.000 deri në 8.000 personave çdo muaj, duke u shpërndarë ushqime familjeve me të ardhura të ulëta, të moshuarve dhe njerëzve që përballen me vështirësi ekonomike.

    Sipas drejtuesve dhe vullnetarëve, puna e organizatës është ndërprerë pas ndalimit të Nilajt, pasi ata thonë se nuk mund ta përballojnë të vetëm ngarkesën e punës.

    Ata kanë paralajmëruar se, nëse ai nuk kthehet, organizata rrezikon të mbyllet për një kohë të pacaktuar.

    “Për 14 vjet, ai është siguruar që njerëzit në nevojë të kenë ushqim në tryezat e tyre”, ka deklaruar Saimir Burgaj, kryetar i organizatës, për News 12, duke theksuar kontributin e Nilajt për komunitetin.

    Rastit i është bashkuar edhe kongresmeni amerikan Ritchie Torres, i cili ka kërkuar lirimin e shqiptarit dhe ka theksuar se autoritetet duhet të përqendrohen te personat që përbëjnë rrezik serioz për sigurinë publike.

    Torres ka deklaruar gjithashtu se Nilaj nuk ka precedentë penalë dhe se prej vitesh njihet për angazhimin e tij në shërbim të banorëve të Bronx-it.

    Ndërkohë, avokati i Nilajt ka paraqitur një kërkesë ligjore për lirimin e tij, ndërsa organizatat dhe banorët po vazhdojnë përpjekjet për ta mbajtur çështjen në vëmendjen publike.

    Sipas portalit Documented, një gjykatës federal ka urdhëruar gjithashtu që Nilaj të mos transferohet jashtë Nju Xhersit pa u paraqitur arsyetimi përkatës nga autoritetet.

    Për komunitetin që mbështetej te ndihma e organizatës, çështja nuk lidhet vetëm me fatin e një personi, por edhe me vazhdimësinë e një shërbimi nga i cili përfitojnë mijëra banorë.

    Nisma për peticionin synon pikërisht lirimin e Nilajt dhe mundësimin e rikthimit të tij në detyrë, në mënyrë që shpërndarja e ushqimeve të rifillojë sa më shpejt./Telegrafi/

  • Avokatja e Arlindës kishte dorëzuar ankesë disiplinore ndaj prokurores, thotë se shteti e vrau

    Avokatja e Arlindës kishte dorëzuar ankesë disiplinore ndaj prokurores, thotë se shteti e vrau

    Avokatja Adelina Hoxha, e cila përfaqësonte tani më të ndjerën Arlinda Zekajn në çështjet që lidheshin me dhunën në familje dhe kontestin për fëmijën e saj, ka drejtuar akuza të rënda ndaj institucioneve pas vrasjes së saj në Vitomiricë të Pejës.

    Në një deklaratë për Telegrafin, Hoxha ka thënë se përgjegjësia për këtë tragjedi nuk duhet të shihet vetëm përmes autorit të dyshuar të vrasjes, por edhe përmes mënyrës se si institucionet i trajtuan kërkesat e Arlindës për ndihmë.

    “Mundem me thanë shkurt që shteti e ka vra. Prokurorja s’e ka ushtru detyrën e vet”, është shprehur Hoxha për Telegrafin.

    Avokatja Hoxha kishte përgatitur një ankesë disiplinore prej 14 faqesh, në cilësinë e përfaqësueses së autorizuar të Arlinda Zekajt.

    Ankesa i ishte drejtuar Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë dhe kishte të bënte me trajtimin e një rasti që përfshinte edhe djalin e mitur të viktimës.

    Në dokument, avokatja kishte kërkuar hetim disiplinor për pretendime që përfshinin mosushtrimin efektiv të detyrës, pakujdesinë e rëndë profesionale dhe mosmarrjen e masave të nevojshme për mbrojtjen e interesit më të mirë të fëmijës.

    Sipas pretendimeve të paraqitura në ankesë, kishte shqetësime për mënyrën e intervistimit të të miturit, ndikimin e mundshëm mbi deklarimet e tij dhe mungesën e veprimeve të mjaftueshme për sigurimin e provave.

    Hoxha kishte kërkuar gjithashtu verifikimin e veprimeve të prokurores, komunikimeve me hetuesit policorë dhe mënyrës se si ishin trajtuar provat që mund të ndihmonin në sqarimin e rrethanave.

    Një prej shqetësimeve të ngritura lidhej me pamjet e kamerave të sigurisë, për të cilat avokatja kishte kërkuar të verifikohej nëse ishin siguruar me kohë, duke pasur parasysh rrezikun e humbjes ose fshirjes së tyre.

    Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt ka nxitur reagime të shumta, veçanërisht pas publikimit të letrës që e ndjera i kishte drejtuar Prokurorisë Themelore në Pejë më 22 tetor, vetëm tri ditë para se të gjendej e vrarë. Në të, ajo kërkonte ndërhyrje urgjente nga institucionet dhe shprehte shqetësimin për sigurinë e saj.

    Avokatja kishte treguar edhe më herët për frikën që Arlinda i kishte shprehur lidhur me jetën e saj dhe për dëshpërimin që përjetonte për shkak të ndarjes nga djali.

    Pas vrasjes, Hoxha kishte reaguar publikisht, duke thënë se Arlinda i ishte përgjëruar që të bënte gjithçka për të, pasi nuk mund ta imagjinonte jetën pa djalin e saj.

    “Por jo, Arlindën e vrau shteti”, ka shkruar ajo në reagimin e saj publik. /Telegrafi/