Category: Lajme

  • The classic’s closed, Real Madrid hero in the Barcelona win

    Real Madrid has triumphed over Barcelona in the 10th week La League match, winning by 2:1 in another major confrontation among Spanish rivals.

    The principal protagonist of the Madrillians was French attacker Kyian Mbppe, who scored two goals for his team, securing three important points.

    On the other hand, the only goal for Barcelona was to reach Raphael.

    With this victory, Real Madrid reaches 24 points and ranks third, while Barcelona continues to head the table of the 27-point Le League.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

    Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

    Prijësi i listës së Koalicionit Shqiptar, Shaip Kamberi, dhe Ardita Sinani njoftuan se, sipas rezultateve preliminare, koalicioni ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë dhe mbetet në garë për të tretin.

    Në postimet e tyre në Facebook, të dy thanë se koalicioni ka marrë 27.230 vota, duke e cilësuar rezultatin si “arritje historike”.

    “Ky është rezultati i bashkimit politik, i besimit qytetar dhe i përkushtimit të përbashkët për përfaqësim dinjitoz”, shkroi Kamberi.

    Kamberi dhe Sinani falënderuan votuesit e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, subjektet politike shqiptare për bashkimin, si dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për angazhimin e tij.

    Burimi: Dukagjini

  • Mbappe vendos ‘El Clasicon’, Reali mposht Barcelonën në ‘Camp Nou’

    Mbappe vendos ‘El Clasicon’, Reali mposht Barcelonën në ‘Camp Nou’

    “Los Blancos” ia kanë ndërprerë rivalit të madh synimin për t’u bërë skuadra e parë në historinë e La Ligës që fiton dhjetë ndeshjet e para të sezonit.

    Përballja e zhvilluar në “Camp Nou” solli emocione deri në minutat e fundit, ndërsa Mbappe u bë vendimtar për madrilenët, duke shënuar golin e fitores vetëm tri minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

    Real Madridi e nisi ndeshjen më mirë dhe rrezikoi fillimisht përmes Arda Gulerit, i cili përfitoi nga një pasim i gabuar i Pedrit, por goditja e tij përfundoi mbi portë.

    Barcelona pësoi një goditje në minutën e 30-të, kur Xavi Espart u lëndua dhe u zëvendësua nga Alejandro Balde.

    Madrilenët vazhduan të kërkonin golin dhe ia dolën katër minuta para përfundimit të pjesës së parë. Pas një topi të larguar nga Gerard Martin, Mbappe u gjend në rrugën e topit, i cili përfundoi në rrjetë, duke i dhënë epërsinë Real Madridit.

    Barcelona reagoi në pjesën e dytë dhe arriti ta barazonte rezultatin në minutën e 61-të. Raphinha përfitoi nga një aksion brenda zonës dhe me një goditje të saktë në këndin e largët e mposhti portierin Andriy Lunin, duke realizuar golin e tij të 15-të në të gjitha garat këtë sezon.

    Pas barazimit, vendasit patën mundësi të kalonin edhe në epërsi, por Lunin bëri një pritje të shkëlqyer ndaj goditjes me kokë të Gerard Martinit. Edhe Lamine Yamal ishte pranë golit, por goditja e tij përfundoi ngushtë jashtë portës.

    Kur dukej se ndeshja po shkonte drejt fundit me rezultat të barabartë, Real Madridi goditi sërish. Eduardo Camavinga fitoi duelin për topin e dërguar në thellësi dhe pasoi për Mbappen, i cili nga afërsia shënoi golin e dytë personal dhe të fitores për skuadrën madrilene.

    Kjo fitore ishte e para për Real Madridin në fushën e Barcelonës që nga tetori i vitit 2023 dhe vetëm e dyta në tetë përballjet e fundit mes dy rivalëve, periudhë në të cilën katalunasit kishin regjistruar gjashtë fitore.

    Me këtë triumf, Real Madridi mbetet në pozitën e tretë, por tashmë i afrohet Barcelonës në vetëm tri pikë. Për katalunasit, humbja ndërpreu serinë prej 23 fitoresh radhazi në ndeshjet e kampionatit në shtëpi.

    Mbappe, me dy golat e tij, ishte figura kryesore e një “El Clasico’” që i dha fund synimit historik të Barcelonës dhe riktheu Real Madridin fuqishëm në garën për kreun e La Ligës. 

    Burimi: RTKLive

  • Ivica Dacic’s party does not exceed election threshold in Serbia, gets only 2.3%

    Socialist Party of Serbia ( The SPS, led by Ivica Dacic, according to preliminary results of early parliamentary elections in Serbia, has received only 2.3 per cent of the vote, remaining under the 3 per cent election threshold.

    Media in Serbia report that if this result is confirmed, the Socialists for the first time since 1990, when the multiparty system was established, they would not have deputies in Serbia’s Parliament.

    By Reports, support for the Dacic party has dropped by 4.25 percentage points compared to the 2023 elections and 9,14 percentage points compared to those in 2022.

    In the 2023 parliamentary elections, the SPS had received 6,55 per cent of the vote and 18 mandates, while in 2022 it had won 11,44 per cent of the vote and 31 mandates.

    The 2.3 per cent result, if confirmed, would be the party’s worst result in parliamentary elections.

    In early parliamentary elections held on October 25th in Serbia, according to the first projections, the Student List has received 52 per cent of the vote and 138 mandates, while the list of alandar Vuciq quite recently Serbia received 39.3 per cent of the vote, respectively, 104 mandates.

    Source Layer: RTKLive

  • Partia e Ivica Daçiqit nuk e kalon pragun zgjedhor në Serbi, merr vetëm 2,3%

    Partia e Ivica Daçiqit nuk e kalon pragun zgjedhor në Serbi, merr vetëm 2,3%

    Partia Socialiste e Serbisë (SPS), e udhëhequr nga Ivica Daçiq, sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Serbi, ka marrë vetëm 2,3 për qind të votave, duke mbetur nën pragun zgjedhor prej 3 për qind.

    Mediat në Serbi raportojnë se, nëse ky rezultat konfirmohet, socialistët për herë të parë që nga viti 1990, kur u vendos sistemi shumëpartiak, nuk do të kenë deputetë në Kuvendin e Serbisë.

    Sipas raportimeve, mbështetja për partinë e Daçiqit ka rënë me 4,25 pikë përqindjeje krahasuar me zgjedhjet e vitit 2023 dhe me 9,14 pikë përqindjeje krahasuar me ato të vitit 2022.

    Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2023, SPS-ja kishte marrë 6,55 për qind të votave dhe 18 mandate, ndërsa në vitin 2022 kishte fituar 11,44 për qind të votave dhe 31 mandate.

    Rezultati prej 2,3 për qind, nëse konfirmohet, do të ishte rezultati më i dobët i kësaj partie në zgjedhjet parlamentare.

    Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 25 tetor në Serbi, sipas projeksioneve të para, Lista Studentore ka marrë 52 për qind të votave dhe 138 mandate, ndërsa lista “Aleksandar Vuçiq – Serbia e Bashkuar” ka marrë 39,3 për qind të votave, përkatësisht 104 mandate.

    Burimi: RTKLive

  • Vrasje në Vitomericë të Pejës, në vendin e ngjarjes dalin Policia dhe Prokuroria

    Vrasje në Vitomericë të Pejës, në vendin e ngjarjes dalin Policia dhe Prokuroria

    Një rast i vrasjes është raportuar në Vitomericë të Pejës.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë të Policisë së Kosovës, përfshirë të gjitha njësitë relevante, si dhe kryeprokurorja dhe prokurorja e Krimeve të Rënda.

    Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

    Burimi: Dukagjini

  • Murder in Vitomerica Peja, police and Prosecution come to the scene

    A murder case was reported in Vitomerica in Pec.

    Kosovo Police officials have emerged at the scene, including all relevant entities, as well as the chief prosecutor and prosecutor of the Randa Crime.

    The case for Dukagjini has confirmed the Constitutional Prosecutor’s spokesperson in Pec, Shkodran Nikci.

    Source Layer: Dukeagini

  • Letra që trondit marrëdhënien familjare të Meghan Markle, vendimi i prerë për të atin dhe fëmijët e saj

    Letra që trondit marrëdhënien familjare të Meghan Markle, vendimi i prerë për të atin dhe fëmijët e saj

    Meghan Markle thuhet se i dërgoi të atit, Thomas Markle, një letër në dhjetor të vitit 2025, përmes së cilës i bëri të ditur se kishte dijeni për akuzat për abuzim seksual ndaj fëmijëve që kishin dalë në lidhje me të.

    Sipas gazetës britanike The Sun, në këtë letër ajo i kishte komunikuar gjithashtu se kjo do të ishte hera e fundit që do t’i drejtohej dhe se ai nuk do të kishte mundësi t’i takonte fëmijët e saj, Archie dhe Lilibet.

    Në atë kohë, Thomas ndodhej i shtruar në një spital në Filipine, ku më 3 dhjetor iu amputua këmba e majtë poshtë gjurit për shkak të një mpiksjeje gjaku.

    Meghan

    Sipas raportimit të The Sun, Meghan kishte dashur të sigurohej që letra të mbërrinte në duart e të atit dhe që ai ta lexonte atë.

    Për këtë arsye, ajo kishte organizuar që administrata e spitalit t’ia dorëzonte personalisht pranë shtratit.

    Sipas të njëjtit burim, Thomas Markle kishte nënshkruar konfirmimin për pranimin e letrës dhe ishte fotografuar në momentin kur e mori atë.

    Raportohet gjithashtu se e kishte lexuar disa herë.

    Përfaqësuesi i Meghanit kishte konfirmuar në atë kohë se letra kishte mbërritur në mënyrë të sigurt te marrësi, ndërsa përmbajtja e saj nuk ishte bërë publike deri në fundjavën e raportimit.

    Meghan dhe babai i saj

    Çështja lidhet me akuza të rënda të ngritura nga Thomas Markle Jr., vëllai i Meghanit.

    Ai pretendoi se kishte gjetur qindra fotografi që lidhen me abuzimin seksual të fëmijëve në ish-shtëpinë e të atit në Filipine.

    Ministria e Drejtësisë në Filipine ka konfirmuar se rasti është nën hetim.

    Ndërkohë, Thomas Markle, i cili sipas raportimeve tashmë jeton në Florida, i ka mohuar akuzat, duke i cilësuar në një deklaratë për Daily Mail si gënjeshtra të rënda dhe të neveritshme.

    Më 23 tetor, Meghan deklaroi se ishte thellësisht e tronditur nga zhvillimet.

    Meghan dhe babai i saj

    Ajo bëri të ditur se policia britanike i kishte përcjellë më herët një letër që përmbante akuza ndaj të atit.

    Policia Metropolitane e Londrës konfirmoi se e kishte pranuar këtë letër në janar të vitit 2019, por nuk ua kishte përcjellë atë institucioneve të tjera përkatëse.

    Tashmë, policia britanike po rishqyrton mënyrën se si e ka trajtuar çështjen në atë kohë dhe po vlerëson nëse rasti duhet t’i referohet një organi të pavarur për mbikëqyrjen e policisë, IOPC.

    Zhvillimet e fundit kanë rikthyer vëmendjen te marrëdhënia e tensionuar mes Meghanit dhe të atit, me të cilin ajo prej vitesh ka pasur kontakte të kufizuara. /Telegrafi/

  • Mbappe udhëheq Real Madridin për fitoren ndaj Barcelonës në 'Camp Nou'

    Mbappe udhëheq Real Madridin për fitoren ndaj Barcelonës në ‘Camp Nou’

    Real Madridi ka triumfuar në El Clásicon ndaj Barcelonës, duke e mposhtur rivalin e përbetuar dhe duke marrë tri pikë të rëndësishme në garën për titullin e kampionit.

    Përballja e zhvilluar në kuadër të javës së dhjetë të La Ligës dhuroi emocione, raste të shumta dhe një duel të fortë, ndërsa humbja shënon disfatën e parë të Barcelonës në kampionat këtë sezon.

    Ndeshja nisi me ritëm të lartë, me të dyja skuadrat që kërkuan të merrnin iniciativën dhe të krijonin raste para portave kundërshtare.

    El Clasico, Barcelona 1-2 Real Madrid: Mbappe sërish hesht ‘Camp Noun’, mbretërit drejt fitores telegrafi.com

    Barcelona tentoi të rrezikonte përmes Anthony Gordonit, Raphinhas dhe Lamine Yamalit, ndërsa Real Madridi u përgjigj me aksione të shpejta dhe goditje nga distanca.

    Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 41-të. Kylian Mbappe përfitoi nga një top i mbetur brenda zonës së rreptësisë dhe me një goditje të saktë e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë epërsinë Real Madridit.

    Madrilenët shkuan në pushim me avantazhin minimal, ndërsa Barcelona pati një mundësi të artë për të barazuar në minutën e 44-t, por Lamine Yamal nuk arriti ta shfrytëzonte rastin nga afërsia.

    Në pjesën e dytë, Barcelona u rikthye në lojë dhe arriti të barazonte në minutën e 61-të. Pedri dhuroi një pasim të shkurtër për Raphinhan brenda zonës, braziliani shmangu kundërshtarin dhe me një goditje të fuqishme e dërgoi topin në këndin e majtë të portës për rezultatin 1-1. Ky gol riktheu emocionet në El Clásico dhe i dha Barcelonës shpresë për të marrë rezultat pozitiv.

    Pas barazimit, të dyja skuadrat patën mundësi për të kaluar sërish në epërsi. Arda Güler rrezikoi për Real Madridin me një goditje nga distanca, por portieri i Barcelonës reagoi mirë.

    Në anën tjetër, Gerard Martin ishte pranë golit me një goditje me kokë pas një goditjeje nga këndi, por portieri madrilen bëri një pritje të shkëlqyer për ta mbajtur rezultatin të barabartë.

    Në minutat e fundit, trajnerët tentuan të freskonin skuadrat me zëvendësime, ndërsa loja u bë edhe më e luftuar.

    Real Madridi kaloi sërish në epërsi për 2-1 në minutën e 87-të, kur Eduardo Camavinga asistoi për Kylian Mbappen, i cili realizoi golin e dytë për madrilenët, duke i afruar drejt fitores në El Clásico.

    Real Madridi arriti ta ruante avantazhin e vet dhe të siguronte një fitore me peshë të madhe në garën për titullin. Për Barcelonën, kjo disfatë shënon fundin e serisë pa humbje në kampionat, por jo edhe humbjen e pozitës së parë.

    Pas dhjetë xhirove, Barcelona kryeson me 27 pikë, Atletico Madridi është i dyti me 25 pikë, ndërsa Real Madridi renditet i treti me 24 pikë. Tri skuadrat vazhdojnë të jenë në garë të ngushtë për kreun, ndërsa fitorja në El Clásico i jep Real Madridit një shtysë të rëndësishme për vazhdimin e sezonit. /Telegrafi/

    Standings provided by Sofascore
  • Vrasje e rëndë në Pejë: Një grua dyshohet se u vra me sëpatë nga kunati

    Vrasje e rëndë në Pejë: Një grua dyshohet se u vra me sëpatë nga kunati

    Vrasje e rëndë në Pejë: Një grua dyshohet se u vra me sëpatë nga kunati

    Një grua është vrarë sonte në Vitomiricë të Pejës, ndërsa i dyshuar për vrasjen është kunati i saj.

    Pas rastit ka reaguar avokatja e viktimës, e cila ka bërë të ditur se e kishte përfaqësuar viktimën në raste të dhunës në familje.

    Përmes një postimi, Hoxha ka pretenduar se viktima, të cilës i është referuar me emrin Arlinda, është vrarë me sëpatë nga kunati.

    Avokatja ka shkruar se gruaja i ishte përgjëruar të bënte gjithçka për të birin, duke i thënë se nuk i duhej jeta pa të.

    “Por jo, Arlindën e vrau shteti”, ka shkruar avokatja, duke paralajmëruar se nesër do t’i publikojë të gjitha dëshmitë.

    Pretendimet për përgjegjësinë e institucioneve janë ngritur nga avokatja në reagimin e saj.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali