Category: Lajme

  • Ekskluzive | Zhvillime të reja për vrasjen me sëpatë në Pejë, ndalohet edhe bashkëshorti i viktimës – Jeton Sylaj përfundon në mbajtje për 48 orë

    Ekskluzive | Zhvillime të reja për vrasjen me sëpatë në Pejë, ndalohet edhe bashkëshorti i viktimës – Jeton Sylaj përfundon në mbajtje për 48 orë

    Ekskluzive | Zhvillime të reja për vrasjen me sëpatë në Pejë, ndalohet edhe bashkëshorti i viktimës – Jeton Sylaj përfundon në mbajtje për 48 orë

    Zhvillime të reja janë shënuar në rastin e vrasjes së rëndë që tronditi sonte në mbrëmje fshatin Vitomiricë të Pejës, ku 49-vjeçarja Arlinda Sylaj Zekaj u gjet e vrarë në shtëpinë e saj, vetëm pak minuta pasi ishte kthyer nga Stacioni Policor, ku kishte denoncuar dhunë në familje.

    Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se tashmë është ndaluar edhe bashkëshorti i viktimës, Jeton Sylaj, i cili pas intervistimit nga hetuesit policorë është dërguar në Qendrën e Ndalimit në Klinë për 48 orë.

    Ky zhvillim vjen në kuadër të veprimeve të autoriteteve pas vrasjes së Arlindës, për të cilën si i dyshuar është identifikuar kunati i saj, Albert Sylaj.

    Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, viktima ishte shoqëruar në Stacionin Policor në Pejë më 25 tetor, rreth orës 19:00, ku ishte intervistuar nga Njësia për Hetimin e Dhunës në Familje.

    Rreth orës 20:58, ajo ishte kthyer në shtëpi nga patrulla policore.

    Vetëm rreth dhjetë minuta më vonë, Policia ishte njoftuar për vrasjen e saj.

    Në dhomën e gjumit, zyrtarët policorë e kishin gjetur 49-vjeçaren pa shenja jete, ndërsa sipas dyshimeve fillestare, kunati i saj, Albert Sylaj, e kishte goditur me sëpatë në kokë dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

    Ndalimi i bashkëshortit të viktimës përbën zhvillimin më të fundit në këtë rast, ndërsa ende nuk janë sqaruar zyrtarisht dyshimet konkrete mbi të cilat është marrë vendimi për ndalimin e tij.

    Gazeta Sinjali do të vazhdojë të raportojë për zhvillimet e reja në këtë rast, përfshirë rrethanat që çuan deri te vrasja dhe veprimet institucionale që i paraprinë tragjedisë.

    Shënim: Ndalimi prej 48 orësh nuk nënkupton vërtetimin e fajësisë për bashkëshortin, i cili po hetohet për dhunë në familje. Përgjegjësia eventuale penale përcaktohet vetëm përmes procedurës ligjore.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • New developments in Peja’s ax murder are also prohibited by the victim’s husband, Mr. Jayle.

    New developments were noted in the case of the serious murder that shocked Peja’s Vitomirica village this evening, where 49-year-old Arlinda Sylaj Zekiaj was found murdered in her home just minutes after returning from the Police Station, where she had denounced domestic violence.

    The signal learns exclusively that even the victim’s husband, Sylaj, has already been detained, who after interviewing by police investigators has been sent to the Kline Ban Centre for 48 hours.

    This development comes in the context of the authorities’ actions after Arlinda’s murder, for which her brother-in-law, Albert Sylaj, has been identified as a suspect.

    According to information provided by the signal, the victim was escorted to the Pajë Police Station on October 25th, about 7:00, where he was interviewed by the Family Violence Investigation Unit.

    By 20:58, she was home from the police patrol.

    Just about ten minutes later, police had reported their murder.

    In the bedroom, police officials had found 49-year-olds with no signs of life, while, according to initial doubts, her brother-in-law, Albert Sylaj, had hit her with axes on her head and left the scene.

    The ban on the victim’s husband constitutes the latest development in this case, while no concrete allegations on which the decision to ban him have been officially clarified.

    The signal newspaper will continue to report new developments in this case, including the circumstances leading to the murder and institutional actions preceding tragedy.

    Note: The 48 – hour ban does not mean the denial of guilt for a husband who is being investigated for domestic violence. The eventual criminal responsibility is determined only through legal procedure.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • This is the suspect of the sister-in-law murder in Pec. The victim had returned from police to the house just minutes before the crime.

    The signal newspaper has secured the identity of the person suspected of the brutal murder of a woman in the village of Vitomirica of Peja, on Sunday night. The event is even more shocking because the victim had returned home from a police patrol after denouncing domestic violence just minutes before being found without signs of life.

    Signal sources suggest that the suspect is Albert Sylaj, brother-in-law of the victim, Arlinda Silla Zekaj (1977), who allegedly hit him with a axe in the head and later left the scene.

    Everything happened on October 25, 2026, on Man Dedushaj street, in Vitomirica.

    According to information provided by the signal, around 7:00 p.m., Arlinda was accompanied by a patrol at the Police Station in Pec, where he was interviewed by domestic violence investigators.

    Around 20:58, she was home from the same patrol.

    Just about ten minutes after the police left, information reached the station about a murder in the same address.

    When the patrol returned, 49-year-old was found with no signs of life in the bedroom. The medical team that arrived at the scene confirmed her death.

    According to initial doubts, Albert Sylaj had hit the victim with an axe and then left with a red – colored Golf 3 car.

    At the moment of initial reporting, his location was unknown.

    The case has mobilised regional police investigators in Pec, while the murder circumstances are being investigated.

    Beyond the author’s possible identification and criminal responsibility, this case also raises serious questions about how domestic violence has been handled and about the victim’s safety after his return home.

    One woman sought help with domestic violence. A few minutes after returning home, she was found dead. What happened between these two moments should be clarified to the end.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Prokuroria deklarohet për rastin e gruas në Vitomiricë të Pejës

    Prokuroria deklarohet për rastin e gruas në Vitomiricë të Pejës

    Prokuroria deklarohet për rastin e gruas në Vitomiricë të Pejës

    Një grua u vra sonte në Vitomiricë të Pejës.

    Dyshohet se nga jeta e privoi me sëpatë, kunati i saj.

    Lidhur me ngjarjen tragjike, për Klankosova.tv u deklarua Prokuroria e Pejës përmes zëdhënësit Shkodran Nikçi.

    “Ka ndodhur një vrasje, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë të Policisë së Kosovës, me të gjitha njësitë relevante, si dhe kryeprokurorja dhe prokurorja e Krimeve të Rënda”, deklaroi Nikçi.

  • BBVK 5 nis së shpejti, a do ta shohim Feron brenda shtëpisë? (VIDEO)

    BBVK 5 nis së shpejti, a do ta shohim Feron brenda shtëpisë? (VIDEO)

    BBVK 5 nis së shpejti, a do ta shohim Feron brenda shtëpisë? (VIDEO)

    Edicioni i pestë i Big Brother VIP Kosova do të nisë më 30 tetor, me prime-in e parë që do të transmetohet drejtpërdrejt në Klan Kosova.

    Ky edicion pritet të sjellë personazhe interesante, dinamika të reja dhe diskutime të shumta, ndërsa pritshmëritë për spektaklin janë të larta.

    Big Brother VIP Kosova ishte temë diskutimi edhe sonte në emisionin “Shoqet”, ku gazetarja Ermira Berisha shprehu bindjen se ky edicion do të jetë jashtëzakonisht spektakolar.

    “Jam e bindur që ky Big Brother do të jetë jashtëzakonisht spektakolar. Këta banorë sivjet janë shumë interesantë. Kanë çfarë të japin dhe do të ngrenë tematika”, tha Berisha.

    Por, cilët do të jenë personazhet që do t’i bashkohen shtëpisë më të famshme në Kosovë?

    Një nga emrat që ngjall kureshtje është edhe reperi Fero. A do të jetë ai pjesë e këtij edicioni, pavarësisht kritikave që kishte adresuar më herët ndaj formatit, të cilin e kishte cilësuar si “haram”?

    Përgjigjet për këto pikëpyetje pritet të zbulohen me nisjen e edicionit të ri.

  • Real Madridi fiton El Clasicon në Camp Nou, Mbappe arrin në 14 gola ndaj Barcelonës

    Real Madridi fiton El Clasicon në Camp Nou, Mbappe arrin në 14 gola ndaj Barcelonës

    Real Madridi fiton El Clasicon në Camp Nou, Mbappe arrin në 14 gola ndaj Barcelonës

    Real Madridi triumfoi 1-2 ndaj Barcelonës në Camp Nou, në një El Clasico që i dha një tjetër dimension garës për titullin e La Ligës.

    Ylli i mbrëmjes ishte Kylian Mbappe, i cili shënoi dy gola dhe e çoi në 14 numrin e golave të tij ndaj Barcelonës. Raphinha realizoi për katalanasit, por nuk arriti ta shmangte humbjen e skuadrës së tij.

    Reali mori një fitore të madhe në një ndeshje interesante, ndonëse pa spektaklin dhe emocionet e disa përballjeve të mëparshme mes këtyre rivalëve historikë.

    Me këtë triumf, madrilenët e hapin edhe më shumë garën për titullin. Barcelona tashmë ka vetëm tri pikë epërsi ndaj Real Madridit, ndërsa diferenca me Atletico Madridin është vetëm dy pikë.

    Në xhiron e ardhshme, Barcelona do të presë Alavesin, kurse Real Madridi do të përballet me Racing Santanderin.

  • Nagavci për rezultatin e shqiptarëve në Serbi: Meritë të veçantë ka edhe Kurti

    Nagavci për rezultatin e shqiptarëve në Serbi: Meritë të veçantë ka edhe Kurti

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arbërie Nagavci, e ka cilësuar si historik rezultatin e Koalicionit Shqiptar në zgjedhjet parlamentare në Serbi, ku sipas rezultateve preliminare janë siguruar dy mandate në Kuvend, ndërsa koalicioni është në garë për një mandat të tretë.

    Përmes një postimi, Nagavci ka bërë të ditur se koalicioni, i cili bashkoi subjektet politike shqiptare nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, ka marrë 27.230 vota.

    Sipas saj, ky rezultat dëshmon rëndësinë e bashkimit politik dhe mobilizimit qytetar për një përfaqësim më të fuqishëm të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

    “Urime për këtë arritje të rëndësishme, që krijon më shumë mundësi për të kundërshtuar diskriminimin dhe për të kërkuar respektimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës!”, ka shkruar Nagavci.

    Ajo i ka atribuuar një meritë të veçantë edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për mbështetjen e bashkimit politik dhe angazhimin e vazhdueshëm për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

    Nagavci ka komentuar edhe zhvillimet politike në Serbi, duke e cilësuar si lajm të mirë humbjen e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, por ka theksuar se kjo nuk garanton ndryshimin e politikave ndaj shqiptarëve.

    “Një tjetër lajm i mirë është humbja e Aleksandar Vuçiqit, ndonëse kjo nuk garanton ndryshimin e politikave diskriminuese të Serbisë ndaj shqiptarëve”, ka deklaruar ajo./Telegrafi/

  • Mbyllet klasikja, Mbappe hero i Real Madridit në fitoren ndaj Barcelonës

    Mbyllet klasikja, Mbappe hero i Real Madridit në fitoren ndaj Barcelonës

    Mbyllet klasikja, Mbappe hero i Real Madridit në fitoren ndaj Barcelonës

    Real Madridi ka triumfuar ndaj Barcelonës në ndeshjen e javës së 10-të të La Ligës, duke fituar me rezultat 2:1 në një tjetër përballje të madhe mes rivalëve spanjollë.

    Protagonisti kryesor i madrilenëve ishte sulmuesi francez Kylian Mbappe, i cili shënoi dy golat për skuadrën e tij, duke i siguruar tri pikë të rëndësishme.

    Në anën tjetër, golin e vetëm për Barcelonën e realizoi Raphinha.

    Me këtë fitore, Real Madridi arrin në kuotën e 24 pikëve dhe renditet në pozitën e tretë, ndërsa Barcelona vazhdon të kryesojë tabelën e La Ligës me 27 pikë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • E trishtë | Kjo është gruaja që u vra në Pejë, pak minuta pasi Policia e kishte kthyer në shtëpi pas denoncimit për dhunë në familje

    E trishtë | Kjo është gruaja që u vra në Pejë, pak minuta pasi Policia e kishte kthyer në shtëpi pas denoncimit për dhunë në familje

    E trishtë | Kjo është gruaja që u vra në Pejë, pak minuta pasi Policia e kishte kthyer në shtëpi pas denoncimit për dhunë në familje

    Një grua që kërkoi mbrojtje nga dhuna në familje nuk arriti ta kalonte të gjallë mbrëmjen. Ajo u paraqit në Polici, u intervistua dhe u kthye në shtëpi nga zyrtarët policorë. Vetëm pak minuta më vonë, në të njëjtën shtëpi, u gjet e vrarë.

    Gazeta Sinjali mëson se viktima është Arlinda Sylaj Zekaj, 49-vjeçare, nga fshati Vitomiricë i Pejës, ndërsa i dyshuari për vrasjen është kunati i saj, Albert Sylaj.

    Ngjarja tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, më 25 tetor 2026, në rrugën “Man Dedushaj”, në Vitomiricë.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, rreth orës 19:00, Arlinda ishte sjellë nga një patrullë policore në Stacionin Policor në Pejë, pasi ishte raportuar si viktimë e dhunës në familje.

    Ajo ishte intervistuar nga hetuesit e Njësisë për Hetimin e Dhunës në Familje, ndërsa rreth orës 20:58 ishte dërguar nga patrulla policore në shtëpinë e saj.

    Rreth dhjetë minuta pasi zyrtarët policorë ishin larguar, Policia pranoi një tjetër njoftim nga i njëjti lokacion. Këtë herë, bëhej fjalë për vrasje.

    Njësia policore u kthye menjëherë në vendin e ngjarjes, ku brenda dhomës së gjumit gjeti Arlindën pa shenja jete.

    Sipas informacioneve fillestare, Albert Sylaj, kunati i viktimës, dyshohet se e kishte goditur me sëpatë në kokë dhe më pas ishte larguar nga shtëpia.

    Dyshohet se ai ishte larguar me një veturë Volkswagen Golf 3, me ngjyrë të kuqe, ndërsa targat e automjetit ende nuk janë identifikuar.

    Në vendin e ngjarjes ka mbërritur ekipi i emergjencës, i cili ka konstatuar vdekjen e 49-vjeçares.

    Për rastin janë angazhuar hetuesit rajonalë dhe drejtuesit e Policisë në Pejë.

    Rrethanat e kësaj ngjarjeje ngrenë një pyetje që kërkon përgjigje institucionale: Si përfundoi e vrarë një grua vetëm pak minuta pasi kishte kërkuar ndihmën e Policisë për dhunë në familje?

    Ende nuk dihet se çfarë vlerësimi të rrezikut është bërë para kthimit të viktimës në shtëpi, nëse janë shqyrtuar masa mbrojtëse dhe çfarë rrethanash kanë çuar deri te vendimi për kthimin e saj.

    Këto janë çështje që kërkojnë sqarim nga institucionet përgjegjëse, krahas hetimit penal për vrasjen.

    Gazeta Sinjali do të vazhdojë të raportojë për zhvillimet e këtij rasti të rëndë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Sad This is the woman who was killed in Pec, just minutes after the police brought her home after the domestic violence indictment.

    A woman who sought protection from domestic violence did not survive the evening. She appeared at the police station, interviewed and returned home by police officials. Just a few minutes later, in the same house, she was found dead.

    The signal newspaper learns that the victim is Arlinda Silla Zekaj, 49-year-old from the village of Vitomirica of Peja, while her brother-in-law, Albert Sylaj, is the suspect.

    The tragic event took place on Sunday evening, October 25th, 2026, on the streets of Man Dedushaj, in Vitomirica.

    According to information provided by the signal, around 7:00 p.m., Arlinda was brought from a police patrol at the Police Station in Pec, after being reported as a victim of domestic violence.

    She had been interviewed by investigators at the Family Violence Investigation Unit, while around 20:58 was sent by police patrols to her home.

    About ten minutes after police officials had left, police accepted another announcement from the same location. This time, it was murder.

    The police unit immediately returned to the scene, where inside the bedroom it found Arlinda with no signs of life.

    According to initial information, Albert Sylaj, the victim’s brother – in – law, allegedly hit him with a axe on his head and then left the house.

    He allegedly left in a Volkswagen Golf 3, red, while the license plates have yet to be identified.

    The emergency team has arrived at the scene, which has ascertained the death of 49 years.

    Regional investigators and police leaders in Pec are engaged in the case.

    The circumstances of this event raise a question that requires institutional answers: How did a woman end up killing just a few minutes after she had asked the police for help in domestic violence?

    It is not yet known what a risk assessment is made before the victim’s return home, whether protective measures have been considered, and what circumstances have led to its decision of return.

    These are issues requiring clarification by responsible institutions, along with the criminal investigation into the murder.

    The signal newspaper will continue reporting on developments in this serious case.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal