Category: Lajme

  • Pritje deri në tri orë në Jarinë dhe dy orë në Merdarë, krijohen kolona të gjata në kufi

    Pritje deri në tri orë në Jarinë dhe dy orë në Merdarë, krijohen kolona të gjata në kufi

    Pritje të gjata dhe kolona të automjeteve janë regjistruar mbrëmjen e së dielës në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës, me situatën më të rënduar në Jarinjë dhe Merdarë.

    Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuara më 25 tetor 2026, në orën 18:27, qytetarët që kalojnë përmes pikës kufitare në Jarinjë po përballen me pritje deri në 180 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje të Kosovës.

    Në këtë pikë kufitare, kolona e automjeteve në dalje arrin deri në dy kilometra, duke e bërë Jarinjën pikën me pritjet më të gjata të raportuara.

    Situatë e rënduar paraqitet edhe në Merdarë, ku pritjet për të hyrë në Kosovë janë nga 90 deri në 120 minuta, ndërsa për dalje nga vendi qytetarët duhet të presin nga 40 deri në 60 minuta.

    Në Merdarë është regjistruar edhe një kolonë prej 600 metrash në dalje, ndërsa në hyrje nuk raportohet për kolona.

    Në pikën kufitare në Bërnjak, pritjet për hyrje janë nga 20 deri në 30 minuta, ndërsa për dalje nga 5 deri në 10 minuta.

    Ndërkohë, në pikat e tjera kufitare, përfshirë Dheun e Bardhë, Glloboqicën, Hanin e Elezit, Kullën, Muçibabën, Mutivodën, Qafën e Morinës, Qafën e Prushit, Stançiqin dhe Vërmicën, qarkullimi po zhvillohet pa vonesa të konsiderueshme, me pritje kryesisht nga 3 deri në 5 minuta.

    Sa u përket kamionëve, në të gjitha pikat kufitare raportohen pritje nga 3 deri në 5 minuta, pa kolona të regjistruara.

    Të dhënat tregojnë se ngarkesa kryesore në qarkullimin kufitar është përqendruar në Jarinjë dhe Merdarë, ndërsa në pjesën tjetër të pikave kufitare situata paraqitet e qetë.

  • Obama ironizon Trumpin për renovimet në Shtëpinë e Bardhë: E krahasoi me restorantin “Cheesecake Factory”

    Obama ironizon Trumpin për renovimet në Shtëpinë e Bardhë: E krahasoi me restorantin “Cheesecake Factory”

    Obama ironizon Trumpin për renovimet në Shtëpinë e Bardhë: E krahasoi me restorantin “Cheesecake Factory”

    Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka ironizuar presidentin Donald Trump për renovimet e shumta në Shtëpinë e Bardhë, gjatë një tubimi të shtunën në Cleveland, ku shprehu mbështetjen për demokratët e Ohajos.

    Obama përmendi projektin e sallës së ballove, ndryshimet në Kopshtin e Trëndafilave dhe ndërtimin e një platforme për helikopterë në lëndinën jugore të Shtëpisë së Bardhë.

    Ai kritikoi gjithashtu shijen e Trumpit për dekorimet me ngjyrë ari, duke përdorur një krahasim ironik për pamjen e rezidencës presidenciale.

    “E ka bërë Shtëpinë e Bardhë të duket sikur Sadam Huseini ka hapur një restorant Cheesecake Factory”, tha Obama.

    Deklarata e ish-presidentit vjen në kohën kur renovimet e ndërtesës presidenciale dhe ndryshimet në hapësirat e saj janë bërë pjesë e debatit publik në SHBA.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Obama ironifies Trump for the White House renovations: He compared it to the restaurant Cheesecake Factory.

    Former US President Barack Obama has ironic President Donald Trump’s numerous renovations at the White House during a rally Saturday in Cleveland, where he expressed support for Ohio Democrats.

    Obama cited the ballroom project, changes in the Rose Garden, and the construction of a helicopter platform on the southern lawn of the White House.

    He also criticised Trump’s taste for gold decorations, using an ironic comparison of the presidential residence’s appearance.

    The E has made the White House look like Saddam Hussein has opened a Cheesecake Fairy restaurant, Obama said.

    The former president’s statement comes at the time when the renovations of the presidential building and changes in its spaces have become part of the US public debate.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Pacolli: Hunting banned in the Nemunian Brits and Sharrie

    Through a Facebook post, Pacolli has announced that the territories of these two parks will be monitored to prevent illegal hunting.

    According to her, control will be conducted through park guards, drones, surveillance cameras and patrols on the ground, in co-operation with the Kosovo Police and competent organs.

    Source Layer: RTKLive

  • Pacolli: Gjuetia e ndaluar në “Bjeshkët e Nemuna” dhe “Sharrit”

    Pacolli: Gjuetia e ndaluar në “Bjeshkët e Nemuna” dhe “Sharrit”

    Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka bërë të ditur se territoret e këtyre dy parqeve do të monitorohen për të parandaluar gjuetinë e kundërligjshme.

    Sipas saj, kontrolli do të bëhet përmes rojeve të parqeve, dronve, kamerave kurth dhe patrullimeve në terren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe organet kompetente.

    Burimi: RTKLive

  • Përplasje të dhunshme para Kryeministrisë në Tiranë, Policia përdor gaz lotsjellës

    Përplasje të dhunshme para Kryeministrisë në Tiranë, Policia përdor gaz lotsjellës

    Situata te Kryesia e Kuvendit dhe para Kryeministrisë në Tiranë ka agravuar në përplasje të dhunshme, pasi protestuesit kanë hedhur sërish gurë dhe kapsolla në drejtim të forcave të rendit.

    Për të shpërndarë turmën, policia ka ndërhyrë duke përdorur gaz lotsjellës. Edhe pse protestuesit janë shpërndarë përkohësisht pas ndërhyrjes, një pjesë e tyre janë rikthyer më pas në zonë, duke vazhduar hedhjen e gurëve dhe mjeteve piroteknike drejt efektivëve. Disa persona janë shoqëruar por ende nuk dihet një numër i saktë.

    Tensione janë shënuar gjithashtu mes gazetarëve dhe forcave të policisë. Mediat janë kërkuar të spostohen nga vendi i ngjarjes, ndërsa gazetarët kanë kërkuar shpjegime për këtë urdhër, pa mundur të marrin një përgjigje zyrtare nga autoritetet.

    Zona vijon të mbetet nën një tension të lartë dhe me prani të shtuar të forcave të sigurisë.

     

    Burimi: Dukagjini

  • Rama i përgjigjet motrës së 28-vjeçarit të plagosur në protestë: Unë personalisht mundësova trajtimin e tij në Itali

    Rama i përgjigjet motrës së 28-vjeçarit të plagosur në protestë: Unë personalisht mundësova trajtimin e tij në Itali

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar sërish lidhur me rastin e Erjon Vishkullit, 28-vjeçarit të plagosur në sy gjatë protestës në Tiranë, pasi motra e të riut ka kundërshtuar deklaratat e tij për mbulimin e shpenzimeve mjekësore nga shteti.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka këmbëngulur se iniciativa për trajtimin e specializuar të 28-vjeçarit në Itali është ndërmarrë personalisht prej tij, ndërsa transporti me avion mjekësor dhe shpenzimet e trajtimit janë mbuluar nga shteti shqiptar.

    “Motra e djalit nga Elbasani paska postuar tekstin bashkëngjitur, prandaj me shumë keqardhje më duhet t’i rikthehem kësaj teme për këdo që e lexon, shpërndan apo publikon postimin e saj”, ka shkruar Rama.

    Kryeministri ka theksuar se vendimi për dërgimin e të riut në Itali nuk është marrë nga persona të tjerë, por drejtpërdrejt prej tij.

    “Siç informova më parë, iniciativën për shërbimin e specializuar mjekësor të djalit në Itali nuk e kanë marrë ‘persona’, po e kam marrë unë personalisht dhe vajtja e tij në Romë me avion mjekësor, si edhe mbulimi i shpenzimeve janë mundësuar pikërisht nga SHTETI dhe nga askush tjetër!”, ka deklaruar Rama.

    Ai ka bërë të ditur gjithashtu se e kishte takuar të riun përpara nisjes drejt Italisë, duke i uruar shërim të shpejtë në ambientet e aeroportit.

    “Madje i kam uruar të shkuara përpara se sa të nisej bashkë me të vëllanë nga salla VIP e aeroportit, prej ku nisem për jashtë edhe unë vetë, Presidenti i Republikës apo Kryetari i Kuvendit”, ka shtuar kryeministri.

    Në reagimin e tij, Rama ka theksuar se ndërhyrja për trajtimin e 28-vjeçarit nuk është bërë për protagonizëm politik, por për arsye humanitare.

    “Aspak për protagonizëm, sepse protagonizmin këto ditë e kanë të gjithin dhunuesit dhe nxitësit e tyre, po për humanizëm, sepse kur pushon marrëzia e gurëve e molotovëve, edhe dhunuesit e lënduar janë qytetarë të këtij vendi që duhen ndihmuar, mjekuar, shëruar”, ka shkruar ai.

    Kryeministri e ka përmbyllur reagimin duke i uruar edhe një herë shërim të shpejtë të riut.

    Reagimi i Ramës vjen pas kundërshtimeve publike të motrës së Vishkullit, duke rikthyer debatin mbi mënyrën e organizimit dhe financimit të trajtimit të tij mjekësor në Itali.

  • María Corina Machado kthehet në Venezuelë pas 10 muajsh në mërgim

    María Corina Machado kthehet në Venezuelë pas 10 muajsh në mërgim

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane dhe fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, María Corina Machado, është rikthyer në vendin e saj, pas një sërë përpjekjesh të dështuara për t’u kthyer dhe pothuajse një viti në mërgim.

    Machado njoftoi kthimin e saj përmes një postimi në rrjetin social X, ku shkroi: “Jam këtu. Me ju”.

    Machado ishte larguar fshehurazi nga Venezuela në dhjetor të vitit 2025 për të marrë Çmimin Nobel për Paqe.

    Vetëm pak javë më vonë, forcat amerikane kapën udhëheqësin shumëvjeçar të vendit, Nicolás Maduro, dhe e dërguan atë në Nju Jork për t’u përballur me akuza penale, përcjell Telegrafi.

    Machado e ka lavdëruar presidentin amerikan Donald Trump për ndërmarrjen e këtij operacioni të rrezikshëm, ndonëse Uashingtoni ka lejuar zëvendësen e Maduros, Delcy Rodríguez, të qeverisë si presidente e përkohshme.

    Sipas partisë së saj, në tre muajt e fundit Machado u përpoq të kthehej shtatë herë, duke u nisur nga Shtetet e Bashkuara, Panamaja dhe Curaçao.

    Ata thonë se ajo u pengua vazhdimisht nga autoritetet venezueliane.

    Madje shumëkush besonte se Uashingtoni kishte luajtur rol në pengimin e kthimit të Machados, duke pasur parasysh “shprehjet e përsëritura të mbështetjes” së Trumpit ndaj Rodríguezit.

    Ky pretendim është hedhur poshtë nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio.

    Machado i ka kaluar muajt e fundit duke u përpjekur të rifitojë vendin e saj në skenën politike të Venezuelës, ndërkohë që bisedimet për të ardhmen e vendit vazhdonin pa pjesëmarrjen e saj të drejtpërdrejtë nga brenda vendit.

    Javën e kaluar, ajo u bëri thirrje venezuelianëve të dalin në rrugë dhe kërkoi caktimin e një date për zgjedhjet presidenciale – një nga kërkesat e saj kryesore drejtuar qeverisë së Delcy Rodríguezit.

    Ajo e kishte akuzuar qeverinë e Rodríguezit se kishte frikë nga kthimi i saj.

    Tani, me rikthimin e udhëheqëses së opozitës në Venezuelë, pyetja nuk është më se kur do të arrijë ajo të kthehet, por çfarë roli do të mund të luajë në një peizazh politik të formësuar nga negociatat midis “chavizmos”, sektorëve të ndryshëm të opozitës dhe Shteteve të Bashkuara.

    Rodríguez nuk reagoi menjëherë ndaj lajmit për kthimin e Machados. /Telegrafi/

  • Drenica shkarkon trajnerin Jeton Mehmeti

    Drenica shkarkon trajnerin Jeton Mehmeti

    Drenica shkarkon trajnerin Jeton Mehmeti

    Klubi Futbollistik Drenica ka njoftuar për përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Jeton Mehmeti, pas humbjes nga Malisheva në Superligën e Kosovës.

    Sipas njoftimit të klubit, ndarja mes dy palëve ka ardhur me mirëkuptim të ndërsjellë.

    Drenica e ka falënderuar Mehmetin për profesionalizmin, përkushtimin dhe angazhimin e treguar gjatë periudhës sa ishte pjesë e klubit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • El Clasico në qendër të vëmendjes, Barcelona synon rekordin historik ndaj Real Madridit

    El Clasico në qendër të vëmendjes, Barcelona synon rekordin historik ndaj Real Madridit

    El Clasico në qendër të vëmendjes, Barcelona synon rekordin historik ndaj Real Madridit

    Barcelona dhe Real Madridi përballen sonte në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, ku përveç rivalitetit historik, në lojë janë edhe pikë të rëndësishme për garën e titullit në La Liga.

    Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick vjen në këtë përballje pas nëntë fitoreve radhazi në kampionat, me 39 gola të shënuar dhe 27 pikë të grumbulluara.

    Një fitore tjetër do t’i mundësonte Barcelonës të vendoste rekord të ri në La Liga për numrin e fitoreve radhazi nga fillimi i sezonit. Rekordi aktual mbahet nga Real Madridi, që kishte fituar nëntë ndeshjet e para në sezonin 1968/69.

    Barcelona ka aktualisht gjashtë pikë më shumë se Real Madridi, i cili renditet në vendin e tretë. Një fitore e katalanasve do ta çonte diferencën në nëntë pikë, ndërsa triumfi i madrilenëve do ta ngushtonte atë në vetëm tri pikë.

    Megjithatë, Barcelona vjen pas humbjes 4-2 nga Paris Saint-Germaini në Ligën e Kampionëve, ndeshje në të cilën u vunë në pah dobësitë në repartin defensiv. Real Madridi, në anën tjetër, ka shënuar tetë gola në dy ndeshjet e fundit, duke mposhtur Sevillan dhe Leipzigun me rezultat të njëjtë, 4-1.

    Trajneri portugez José Mourinho synon ta shfrytëzojë hapësirën që lë Barcelona në mbrojtje, ndërsa ka theksuar rëndësinë e veçantë të kësaj përballjeje.

    “Ka edhe ndeshje të tjera të rëndësishme në botë, por vetëm një El Clasico; bota ndalet”, ka deklaruar Mourinho, sipas raportimeve të mediave.

    Një nga duelet që pritet të tërheqë vëmendje është ai mes Lamine Yamalit dhe Kylian Mbappes. Yamal është ndër lojtarët kryesorë të Barcelonës, ndërsa Mbappe ka realizuar 12 gola në 12 paraqitje këtë sezon. Real Madridi do të jetë pa Vinicius Juniorin, i cili mungon për shkak të suspendimit.

    Për Barcelonën, sfida kryesore do të jetë ruajtja e forcës sulmuese dhe përmirësimi i mbrojtjes, ndërsa Real Madridi synon të shfrytëzojë kundërsulmet për t’i shkaktuar probleme rivalit.

    Ndeshja zhvillohet sonte në stadiumin “Camp Nou”, duke filluar nga ora 21:00, sipas kohës së Kosovës, në kuadër të javës së dhjetë të La Ligës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali