Category: Lajme

  • Marine Le Pen nis fushatën presidenciale me premtimin për më shumë siguri në Francë

    Marine Le Pen nis fushatën presidenciale me premtimin për më shumë siguri në Francë

    Liderja e së djathtës ekstreme në Francë, Marine Le Pen, e cila kryeson në sondazhet për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, e ka nisur zyrtarisht fushatën të dielën, duke premtuar rikthimin e rendit dhe të besimit kombëtar.

    Në një periudhë të trazuar për Francën, Le Pen u paraqit si kandidatja që mund t’u përgjigjet krizave ekonomike, sociale dhe të sigurisë, të cilat, sipas saj, po thellohen në vend.

    Fjalimin e parë të fushatës ajo e mbajti në Orléans, qytet i lidhur me figurën e Joan of Arc, heroinës franceze të shekullit XV, të cilën nacionalistët e shohin si simbol të patriotizmit dhe sovranitetit kombëtar.

    Para mbështetësve të saj, Le Pen premtoi zbatim të politikës së tolerancës zero ndaj shkeljeve të ligjit, duke theksuar se garantimi i sigurisë është detyra e parë e shtetit.

    Kjo vjen pas protestave të fundjavës së kaluar kundër kostos së jetesës dhe pabarazisë, të cilat përfunduan me plaçkitje dhe akte vandalizmi.

    Sondazhi e nxjerr Le Pen në vendin e parë

    Trazirat në rrugë duket se kanë ndikuar në rritjen e mbështetjes për Le Pen. Një sondazh i publikuar të dielën e rendit atë me 32 deri në 33.5 për qind të mbështetjes, dukshëm përpara rivalit më të afërt, liderit të së majtës radikale, Jean-Luc Mélenchon, i cili mbështetet nga 17 për qind e të anketuarve.

    Sipas të dhënave të përmendura në sondazh, votuesit po largohen nga partitë tradicionale drejt skajeve të spektrit politik.

    Sondazhet sugjerojnë gjithashtu se Le Pen do të fitonte ndaj Mélenchonit në një raund të dytë të zgjedhjeve, që pritet të mbahet në fillim të majit.

    Duke synuar të përcjellë një mesazh optimizmi, Le Pen e ndërtoi fjalimin e saj rreth temës së një “Rilindjeje” kombëtare. Ajo tha se Franca po kalon një periudhë trazirash, por mund të dalë prej saj më e fortë nëse përqafon vizionin e saj për siguri, mirëqenie dhe ripërtëritje.

    Burimi: Dukagjini

  • Kryeziu: Ligji për Specialen është i punuar mirë, presidentja është dashur ta nënshkruajë

    Kryeziu: Ligji për Specialen është i punuar mirë, presidentja është dashur ta nënshkruajë

    Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, vlerëson se Ligji për Specialen është i punuar mirë.

    Në Klan Kosova, ai tha se presidentja Justina Shiroka Pula është dashur ta nënshkruajë atë, në vend që ta kthente në Kuvend.

    “Ka edhe arsye politike sigurisht. Unë konsideroj se është presidentja e re në detyrë, jo në kuptimin e moshës dhe nuk është dashur të hyjë në këto situata të palakmueshme dhe e kthen ligjin në Parlament, dhe Parlamenti mund ta tejkalojë ligjin me 60 ose 61 vota dhe pastaj ligji hyn në fuqi drejtpërdrejtë”, u shpreh Kryeziu.

    Kthimi në Kuvend i Ligjit për Specialen nga ana e presidentes u bë të enjten, më 22 tetor, me kërkesën e subjekt politik që e ka iniciuar, Partisë Demokratike të Kosovës.

  • United crisis, Carrick is shocked by the fans’ response after they lose.

    Manchester Unitedi is going through a difficult time, while poor results have increased doubts about the future of the English coach.

    After losing to Bournemouth, the Red Days have only one victory in Friday’s first eight games and rank 16th, with 14 points from the top.

    Carrick, who took the team’s temporary direction in January after Reuben Amorim left, was appointed a permanent coach in May. After the promising results that led Unitede to a country at the Champions League and Third position in the championship, the team has failed to keep up the pace.

    Following the defeat of Bournemouth, Carrick himself acknowledged that his future and technical staff are uncertain.

    It’s a difficult situation, no doubt about it. I don’t really know what will happen or what the next step will be, Carrick said about Sky Sports.

    He added that he will continue to provide maximum for the club, stressing that he feels responsible for the current situation.

    Fights within the team deepen the crisis

    In addition to poor results, tensions within the team have increased at Manchester Unitedi. One of Carrick’s most controversial decisions was to put Captain Bruno Fernandez in reserve at the Bournemouth game.

    The Portuguese midfielder had publicly criticised the coach’s tactical approach after losing 4:1 to Comos in the Champions League, adding tensions to an already troubled environment.

    Guardian Lisdro Martinez, meanwhile, had apologised for his controversial statements to club executives, demanding more team investments and greater support from technical director Jason Wilcox.

    These developments have added questions about the club’s ability to get Manchester United out of the crisis.

    Fans in support of Carrick, criticism turns to players

    Despite severe loss, Carrick received support from fans after the match ended. They cheered on his name while the coach greeted those present at the Ald Trafford Stadium.

    Carrick enjoys great respect for fans because of his past as Manchester United football player, with whom he developed 464 presentations over the 12 years.

    Commenting on the cheers, he said he experienced mixed emotions and that fan support had special meaning for him.

    To me, it wasn’t a goodbye. I feel bad about what my players are going through. They are experiencing an extremely difficult time, the coach said.

    However, the atmosphere changed after Carrick left the field. Fans expressed disappointment with footballers, who were faced with chatter after a presentation that was considered far from expectations.

    Neville warns difficult decision for leaders

    Manchester United’s former defender, Gary Neville, estimated that Carrick fan support could be a sign that they understand the coach may be close to leaving.

    Manchester United’s fans are cheering Michael Carrick’s name because they probably understand what might happen. They’ve seen these situations before. He’s one of them and he’s very kind, Neville said.

    He sharply criticised owners, sports leaders and football players, saying they have disappointed the club.

    According to Neville, executive director Omar Berrada and technical director Jason Wilcox may be forced to make a difficult decision about Carrick’s future, even if it would displease fans.

    It is possible that they will make a decision tomorrow that will upset Manchester United fans, but it may be a necessary decision, he stressed, naming the situation at the club as chaotic.

     

    Source Layer: RTKLive

  • Kriza te Unitedi, Carrick tronditet nga reagimi i tifozëve pas humbjes

    Kriza te Unitedi, Carrick tronditet nga reagimi i tifozëve pas humbjes

    Manchester Unitedi po kalon një periudhë të vështirë, ndërsa rezultatet e dobëta kanë shtuar dyshimet për të ardhmen e trajnerit anglez.

    Pas humbjes nga Bournemouthi, “Djajtë e Kuq” kanë vetëm një fitore në tetë ndeshjet e para të Premierligës dhe renditen në pozitën e 16-të, plot 14 pikë larg kreut.

    Carrick, i cili mori drejtimin e përkohshëm të skuadrës në janar pas largimit të Ruben Amorimit, u emërua trajner i përhershëm në maj. Pas rezultateve premtuese që e dërguan Unitedin drejt një vendi në Ligën e Kampionëve dhe pozitës së tretë në kampionat, skuadra nuk ka arritur ta vazhdojë të njëjtin ritëm.

    Pas disfatës ndaj Bournemouthit, vetë Carrick pranoi se e ardhmja e tij dhe e stafit teknik është e pasigurt.

    “Është një situatë e vështirë, nuk ka dyshim për këtë. Nuk e di vërtet se çfarë do të ndodhë apo cili do të jetë hapi i radhës”, deklaroi Carrick për “Sky Sports”.

    Ai shtoi se do të vazhdojë të japë maksimumin për klubin, duke theksuar se ndihet përgjegjës për situatën aktuale.

    Përplasjet brenda skuadrës e thellojnë krizën

    Përveç rezultateve të dobëta, te Manchester Unitedi janë shtuar edhe tensionet brenda skuadrës. Një nga vendimet më të diskutuara të Carrickut ishte lënia në bankën rezervë e kapitenit Bruno Fernandes në ndeshjen ndaj Bournemouthit.

    Mesfushori portugez kishte kritikuar publikisht qasjen taktike të trajnerit pas humbjes 4:1 ndaj Comos në Ligën e Kampionëve, duke shtuar tensionet në një ambient tashmë të trazuar.

    Ndërkohë, mbrojtësi Lisandro Martinez kishte kërkuar falje për deklaratat e tij kontroverse ndaj drejtuesve të klubit, duke kërkuar më shumë investime në skuadër dhe mbështetje më të madhe nga drejtori teknik Jason Wilcox.

    Këto zhvillime kanë shtuar pikëpyetjet për aftësinë e drejtuesve të klubit për ta nxjerrë Manchester Unitedin nga kriza.

    Tifozët në mbështetje të Carrickut, kritikat drejtohen ndaj lojtarëve

    Pavarësisht humbjes së rëndë, Carrick mori mbështetje nga tifozët pas përfundimit të ndeshjes. Ata brohoritën emrin e tij, ndërsa trajneri përshëndeste të pranishmit në stadiumin “Old Trafford”.

    Carrick gëzon respekt të madh te tifozët për shkak të së kaluarës së tij si futbollist i Manchester Unitedit, me të cilin zhvilloi 464 paraqitje gjatë 12 vjetëve.

    Duke komentuar brohoritjet, ai tha se përjetoi emocione të përziera dhe se mbështetja e tifozëve kishte domethënie të veçantë për të.

    “Për mua, kjo nuk ishte një lamtumirë. Ndihem keq për atë që po kalojnë lojtarët e mi. Ata po përjetojnë një periudhë jashtëzakonisht të vështirë”, u shpreh trajneri.

    Megjithatë, atmosfera ndryshoi pasi Carrick u largua nga fusha. Tifozët i shprehën pakënaqësitë ndaj futbollistëve, të cilët u përballën me vërshëllima pas një paraqitjeje që u konsiderua shumë larg pritshmërive.

    Neville paralajmëron vendim të vështirë për drejtuesit

    Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit, Gary Neville, vlerësoi se mbështetja e tifozëve për Carrickun mund të jetë shenjë se ata e kuptojnë se trajneri mund të jetë pranë largimit.

    “Tifozët e Manchester Unitedit po brohorasin emrin e Michael Carrickut sepse ndoshta e kuptojnë se çfarë mund të ndodhë. Ata i kanë parë këto situata edhe më parë. Ai është njëri prej tyre dhe është shumë i dashur”, deklaroi Neville.

    Ai kritikoi ashpër pronarët, drejtuesit sportivë dhe futbollistët, duke thënë se e kanë zhgënjyer klubin.

    Sipas Neville, drejtori ekzekutiv Omar Berrada dhe drejtori teknik Jason Wilcox mund të detyrohen të marrin një vendim të vështirë për të ardhmen e Carrickut, edhe nëse kjo do të shkaktonte pakënaqësi te tifozët.

    “Ka mundësi që ata të marrin një vendim nesër që do t’i zemërojë tifozët e Manchester Unitedit, por mund të jetë një vendim i domosdoshëm”, theksoi ai, duke e cilësuar situatën në klub si kaotike.

     

    Burimi: RTKLive

  • Stuhia e fuqishme godet Britaninë e Madhe: Mbi 57 mijë shtëpi mbesin pa energji elektrike

    Stuhia e fuqishme godet Britaninë e Madhe: Mbi 57 mijë shtëpi mbesin pa energji elektrike

    Stuhia e fuqishme godet Britaninë e Madhe: Mbi 57 mijë shtëpi mbesin pa energji elektrike

    Dhjetëra mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike të dielën në mëngjes në Mbretërinë e Bashkuar si pasojë e stuhisë “Boelo”, ndërsa paralajmërimet për erëra të forta mbeten ende në fuqi.

    Kjo është stuhia e dytë e emërtuar e sezonit, e cila kulmoi në orët e para të së dielës, ku erërat arritën shpejtësi nga 95 deri në mbi 110 km/h (60–70 mph), ndërsa në zonat e ekspozuara bregdetare u parashikuan hove deri në rreth 130 km/h (80 mph), raporton Skynews, transmeton Klankosova.tv.

    Kompania përgjegjëse për rrjetin elektrik, “SP Electricity North West”, e cila mbulon zonat e Mançesterit (Greater Manchester), Lancashire dhe Cumbria, njoftoi në faqen e saj zyrtare se mbi 57 mijë amvisëri janë përballur me ndërprerje të rrymës.

    Një alarm portokalli për erëra të rrezikshme do të mbetet në fuqi deri në orën 21:00 të së dielës, pasi stuhia ka goditur kryesisht pjesën veriore të vendit.

    Pjesë të tjera të Mbretërisë së Bashkuar u përballën me kushte edhe më ekstreme të motit.

    Sipas Shërbimit Meteorologjik britanik (Met Office), shpejtësia më e lartë e erës u regjistrua në ishullin Tiree në Skoci, duke arritur në rreth 132 km/h (82 mph) rreth orës 04:00 të mëngjesit.

    Sinoptikanët kishin lëshuar alarmin portokalli që nga mbrëmja e së shtunës për Skocinë, pjesë të Irlandës së Veriut dhe veriun e thellë të Anglisë.

  • Ndahet nga jeta ish-gazetari dhe artisti i njohur ferizajas, Nexhat Xhokli

    Ndahet nga jeta ish-gazetari dhe artisti i njohur ferizajas, Nexhat Xhokli

    Ndahet nga jeta ish-gazetari dhe artisti i njohur ferizajas, Nexhat Xhokli

    Artisti dhe ish-gazetari nga Ferizaj, Nexhat Xhokli, ka vdekur, duke lënë pas kontributin e tij në art dhe gazetari.

    Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga Sinjali, e cila ka raportuar se ndarja e tij nga jeta ka prekur familjarët, miqtë, kolegët dhe komunitetin artistik e medial.

    Xhokli do të kujtohet për angazhimin e tij në fushën e artit dhe gazetarisë, si dhe për gjurmët që la te njerëzit me të cilët bashkëpunoi dhe ata që e njohën nga afër.

    Vdekja e tij përbën një humbje për familjen, miqtë dhe qytetin e Ferizajt.

    Ceremonia e varrimit do të bëhet nesër më 26 tetor në ora 15:00, në varrezat e reja të këtij qyteti.

    Derisa nga ora 12:00, do të mbahet mbledhje komemorative, në sallën e re të teatrit-në objektin e Drejtorisë për Kulturë Rini e Sport, Ferizaj.

  • Divided by the life of former journalist and renowned artist ferizaya, Nexhat Jolie

    ARatist and former journalist from Ferizaj, Nedzat Jolie, has died, leaving behind his contribution to art and journalism.

    News of his death has been revealed by the signal, which has reported that his separation from life has affected family, friends, colleagues and the artistic and media community.

    Jolie will be remembered for his involvement in art and journalism, as well as for the traces he left on the people he cooperated with and those he came to know.

    His death is a loss to Ferizaj’s family, friends and city.

    The funeral ceremony will take place tomorrow, October 26th at 1500, at the new cemetery in this city.

    By 12: 00 p.m., comet collections will be held in the new theater hall – the facility of the Directorate for Sports Youth, Ferizaj.

  • Nora Istrefi dhe Bujar Mustafa publikojnë duetin e ri “DU DU”

    Nora Istrefi dhe Bujar Mustafa publikojnë duetin e ri “DU DU”

    Nora Istrefi dhe Bujar Mustafa publikojnë duetin e ri “DU DU”

    Këngëtarja e njohur Nora Istrefi vjen me një bashkëpunim të ri muzikor me këngëtarin Bujar Mustafa. Dy artistët kanë publikuar këngën e tyre të përbashkët, të titulluar “DU DU”, e cila vjen e shoqëruar edhe me videoklip.

    Projekti i ri sjell një atmosferë ritmike dhe energjike, duke bashkuar dy artistët në një bashkëpunim që synon të tërheqë vëmendjen e publikut dhe adhuruesve të muzikës shqiptare, transmeton Klankosova.tv.

    Me paraqitjet dhe stilin e tyre, Nora Istrefi dhe Bujar Mustafa sjellin një tjetër projekt në skenën muzikore shqiptare, duke i dhënë publikut një këngë të re për t’u shijuar.

  • E ardhmja e Carrick te Manchester United në pikëpyetje

    E ardhmja e Carrick te Manchester United në pikëpyetje

    E ardhmja e Carrick te Manchester United në pikëpyetje

    E ardhmja e Michael Carrick si trajner i Manchester United është seriozisht në rrezik pas humbjes në shtëpi ndaj Bournemouthit të dielën.

    “Djajtë e Kuq” pësuan humbje 3-0, duke vazhduar me një fillim të dobët të sezonit. Ata kanë fituar vetëm një nga tetë ndeshjet e zhvilluara deri më tani në Premierligë dhe renditen në vendin e 16-të, plot 14 pikë larg kreut të tabelës, shkruan BBC, transmeton klankosova.tv.

    Carrick, mori drejtimin e përkohshëm të skuadrës në janar, pas largimit të Ruben Amorimit. Në maj, ai u shpërblye me pozitën e trajnerit të përhershëm, pasi siguroi kualifikimin në Ligën e Kampionëve falë një serie mbresëlënëse rezultatesh, që e ndihmuan Manchester Unitedin ta përfundonte sezonin në vendin e tretë.

    Megjithatë, United nuk ka fituar në elitën e futbollit anglez që nga 30 gushti, kur mposhti Ipswichin, skuadrën e sapongjitur në Premierligë, me rezultatin 5-2.

    I pyetur nga BBC Sport nëse pret bisedime lidhur me të ardhmen e tij, Carrick u përgjigj:

    “Ta shohim se çfarë do të ndodhë.Nuk po pres asgjë. Tani duhet ta përtypim atë që ndodhi sot. E dinim se ishte një ditë e rëndësishme për të bërë përpara, por nuk ia dolëm.”

    “Për mua, tani është çështje e përballimit të kësaj situate. Emocionet që përjetova në fund të ndeshjes janë diçka që nuk e kam përjetuar më parë”, deklaroi Carrick.

    Një nga vendimet më të rëndësishme të Carrickut në ndeshjen e së dielës ishte lënia në bankën rezervë e kapitenit të skuadrës, Bruno Fernandes.

  • Pacolli: E ndaluar gjuetia në Parqet Kombëtare “Bjeshkët e Nemuna” dhe “Sharri”

    Pacolli: E ndaluar gjuetia në Parqet Kombëtare “Bjeshkët e Nemuna” dhe “Sharri”

    Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka rikujtuar se gjuetia është e ndaluar me ligj në territorin e Parqeve Kombëtare “Bjeshkët e Nemuna” dhe “Sharri”, me rastin e hapjes së sezonit të gjuetisë.

    Sipas njoftimit të pacollit, për parandalimin e gjuetisë së kundërligjshme do të shtohen masat e monitorimit dhe kontrollit në të dy parqet kombëtare.

    Për këtë qëllim, do të angazhohen rojet e parqeve, dronët dhe kamerat kurth, si dhe do të zhvillohen patrullime në terren në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe organet kompetente.

    Pacolli ka theksuar rëndësinë e mbrojtjes së biodiversitetit dhe të kafshëve të egra, duke bërë thirrje për respektimin e ligjit dhe ruajtjen e natyrës.

    Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të kontribuojnë në mbrojtjen e këtyre zonave të mbrojtura dhe të raportojnë rastet e gjuetisë së kundërligjshme./Telegrafi/