Category: Lajme

  • Cadillac Escalade-V 125th Anniversary: SUV luksoz me motor V8 dhe çmim mbi 239 mijë dollarë

    Cadillac Escalade-V 125th Anniversary: SUV luksoz me motor V8 dhe çmim mbi 239 mijë dollarë

    Cadillac ka prezantuar edicionin e kufizuar Escalade-V 125th Anniversary, një SUV luksoz me motor V8, i krijuar për të shënuar 125-vjetorin e kompanisë në tregun amerikan.

    Modeli kushton mbi 239 mijë dollarë dhe vjen me një sërë elementesh të veçanta në dizajn dhe pajisje, transmeton Telegrafi.

    Ndër risitë kryesore janë rrotat e farkëtuara 24-inç, si dhe përdorimi i gjerë i fibrës së karbonit në kornizën e grilës së përparme, parakolpin e pasmë, pasqyrat anësore dhe kapakun e motorit. SUV-i pajiset gjithashtu me kalipera frenash në ngjyrë blu.

    Çdo automjet do të ketë një numër identifikimi të automjetit (VIN) dhe një numër serial të personalizuar, të përzgjedhur nga blerësi. Paketa përfshin gjithashtu ngjyra të veçanta të karrocerisë, interier me dy nuanca dhe qepje dekorative blu, pragje dyersh të ndriçuara, tapete speciale, çelës të personalizuar dhe ndriçim me motive historike V8 pranë dyerve.

    Megjithatë, edicioni special nuk sjell rritje të fuqisë së motorit. Nën kofano ndodhet i njëjti motor V8 6.2-litërsh me kompresor mekanik, që përdoret edhe te Escalade-V standard.

    Motori zhvillon 680 kuaj fuqi dhe 653 njësi çift rrotullues sipas specifikimeve amerikane, ndërsa fuqia transmetohet në të katër rrotat përmes një kambie automatike me 10 marshe.

    Escalade-V 125th Anniversary ruan kështu performancën e modelit standard, duke u dalluar kryesisht për pajisjet ekskluzive, elementet e personalizimit dhe karakterin e tij koleksionues. /Telegrafi/

  • ISHP: Rriten me 22% rastet e sëmundjeve ngjitëse në Maqedoninë e Veriut

    ISHP: Rriten me 22% rastet e sëmundjeve ngjitëse në Maqedoninë e Veriut

    Gjatë muajit shtator, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 1.042 raste të sëmundjeve akute ngjitëse, që paraqet një rritje prej 22 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Ndër sëmundjet më të përhapura janë enterokolitët, me 694 raste, ndërsa janë evidentuar edhe 123 raste të lisë së dhenve.

    Sipas Institutit të Shëndetit Publik, shqetësim të veçantë paraqesin ethet e Nilit Perëndimor. Gjatë shtatorit janë konfirmuar 16 raste, ndërsa katër persona kanë humbur jetën nga kjo sëmundje.

    Ndërkohë, në Klinikën Universitare për Sëmundje të Fëmijëve “Kozle” është rritur numri i kontrolleve ambulatore për shkak të infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes, veçanërisht pas kthimit të fëmijëve në shkolla dhe kopshte.

    “Për momentin nuk kemi asnjë rast të izoluar të gripit. Numri i pacientëve që kemi brenda 24 orëve, si dhe numri i fëmijëve të hospitalizuar, janë të pritshëm për këtë periudhë. Krahasuar me muajt e verës dhe fillimin e shtatorit, numri është rritur, por kjo nuk është diçka e papritur, duke pasur parasysh ardhjen e vjeshtës dhe kthimin e fëmijëve në kolektive”, deklaroi dr. Filip Doksimovski nga Klinika Universitare për Sëmundje të Fëmijëve “Kozle”.

    Në vend është duke vazhduar vaksinimi kundër gripit sezonal. Interesimi më i madh vërehet te personat mbi 65 vjeç dhe te të sëmurët kronikë, të cilët aplikojnë për vaksinim përmes sistemit “Termini Im”.

    Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, deri më tani janë konfirmuar dy raste të gripit të tipit A. Gjithashtu janë regjistruar 65 raste me simptoma të ngjashme me gripin, por që nuk janë konfirmuar përmes analizave laboratorike.
    Në ndërkohë, pritet edhe dërgesa e vaksinave japoneze kundër tuberkulozit, pasi përdorimi i vaksinave bullgare ishte ndërprerë për shkak të dyshimeve lidhur me cilësinë e tyre.

    Gjatë muajit shtator janë regjistruar edhe tetë raste të reja me HIV/AIDS, ndërsa dy persona kanë ndërruar jetë.
    “Deri më 30 shtator 2026, numri i përgjithshëm i rasteve të raportuara me HIV/AIDS gjatë vitit 2026 është 49. Ndërsa numri kumulativ i personave të regjistruar me HIV/AIDS në Maqedoni, për periudhën 1987–2026, është 778. Prej tyre, 144 persona kanë ndërruar jetë, 520 jetojnë me HIV/AIDS, ndërsa 114 persona konsiderohen të humbur për ndjekje, përfshirë personat që janë shpërngulur”, njoftojnë nga Instituti i Shëndetit Publik.

    Gjatë shtatorit janë regjistruar edhe pesë raste të hepatitit B dhe katër raste të kollës së mirë, të gjitha në Shkup.
    Numri më i madh i sëmundjeve ngjitëse është raportuar në kryeqytet, me gjithsej 385 raste, ndërsa incidenca më e lartë është regjistruar në Shtip.

    Po ashtu, gjatë muajit të kaluar janë regjistruar 12 raste të reja me COVID-19, pa asnjë rast vdekjeje.

    Autoritetet shëndetësore u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë rekomandimet për parandalimin e përhapjes së infeksioneve, duke përfshirë larjen e rregullt të duarve, ajrosjen e ambienteve, shmangien e kontaktit të afërt me personat e sëmurë dhe kujdesin për një mënyrë të shëndetshme jetese.

  • ISHP: Increasing 22% cases of infectious diseases in northern Macedonia

    During September, 1,042 cases of acute infectious diseases have been recorded in northern Macedonia, presenting a 22 – percent increase compared to the same month last year. Among the most common diseases are entenropolises, with 694 cases, while 123 cases of sheeppox are recorded.

    According to the Institute of Public Health, particular concern is the fever of Western Nile. During September, 16 cases have been confirmed, while four people have lost their lives from this disease.

    Meanwhile, the University Clinic for Children’s Disease has increased in the number of ambulance controls because of respiratory infections, especially after the children’s return to schools and gardens.

    We don’t have any isolated cases of flu right now. The number of patients we have within 24 hours, as well as the number of hospitals, are expected for this period. Compared to the summer months and the beginning of September, the number has increased, but this is not surprising, given the coming of autumn and the return of children into collectives, Dr. Philip Doximovski of the University Children’s Disease Clinic Cozle.

    The country is continuing to vaccinate against seasonal flu. The greatest interest is noted in people over 65 years of age and in chronically ill people who apply for vaccination through the Imí system.

    According to data from the Institute of Public Health, two cases of type A flu have so far been confirmed. Also recorded are 65 cases of flulike symptoms but not confirmed through laboratory tests.
    Meanwhile, shipments of Japanese vaccines against tuberculosis are also expected, as the use of Bulgarian vaccines has been interrupted due to doubts about their quality.

    During September, eight new cases of HIV/ AIDS, and two people have passed away.
    By September 30, 2026, the total number of HIV-reported cases AIDS during 2026 is 49. While the quantum number of people registered with HIV/ AIDS in Macedonia, for 19872026, is 778. Of them, 144 people have passed away, 520 live with HIV/ AIDS, while 114 people are considered missing for prosecution, including displaced persons, report from the Public Health Institute.

    Five cases of hepatitis B and four good cough cases have been recorded during September, all in Skopje.
    The largest number of infectious diseases has been reported in the capital, with a total of 385 cases, while the highest incident has been recorded in Stip.

    Also, 12 new cases of COVID-19 have been recorded during the past month, with no case of death.

    Health authorities urge citizens to respect recommendations for preventing the spread of infections, including regular hand washing, ventilation, avoiding close contact with sick people, and caring for a healthy life – style.

  • Kusari-Lila u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për “Koalicionin Shqiptar”

    Kusari-Lila u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për “Koalicionin Shqiptar”

    Kusari-Lila u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për “Koalicionin Shqiptar”

    Ministrja Mimoza Kusari-Lila u ka bërë thirrje shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të mbështesin “Koalicionin Shqiptar”, me numrin 17.

    Përmes një postimi, Kusari-Lila u është drejtuar edhe qytetarëve që ndodhen në Kosovë, por që kanë të drejtë vote në këto tri komuna, duke i ftuar të kthehen në vendlindje për të votuar.

    “Sot është dita kur duhet të shprehni vullnetin tuaj. Përmes votës, secili e secila vendos për përfaqësimin, me kundërvënie si përgjigje. Të gjithë ju që ndodheni në Kosovë dhe keni të drejtë vote në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë duhet të jeni në vendlindje për të votuar”, ka shkruar ajo.

    Ministrja u ka bërë thirrje bashkëkombësve në Luginën e Preshevës që të përfshihen aktivisht në procesin zgjedhor dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

    Ajo ka kërkuar mbështetje për “Koalicionin Shqiptar”, me numrin 17, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në përcaktimin e përfaqësimit të tyre.

    “Fletëvotimi peshon pak në dorë, por vendimi peshon mbi të ardhmen”, ka përfunduar Kusari-Lila mesazhin e saj.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Ndahet nga jeta artisti dhe ish-gazetari ferizajas, Nexhat Xhokli

    Ndahet nga jeta artisti dhe ish-gazetari ferizajas, Nexhat Xhokli

    Ndahet nga jeta artisti dhe ish-gazetari ferizajas, Nexhat Xhokli

    Një lajm i trishtë ka prekur qytetin e Ferizajt dhe komunitetin artistik e medial. Është ndarë nga jeta artisti dhe ish-gazetari ferizajas, Nexhat Xhokli.

    Xhokli do të kujtohet për kontributin dhe angazhimin e tij në fushën e artit dhe gazetarisë, duke lënë pas kujtime të çmuara te familjarët, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që patën rastin ta njohin.

    Lajmi për ndarjen e tij nga jeta përbën një humbje për familjen, miqtë dhe komunitetin e Ferizajt.

    Me këtë rast, shprehen ngushëllimet më të sinqerta për familjen Xhokli, të afërmit dhe miqtë e tij.

    U prehtë në paqe!

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Divided by the artist’s life and former journalist ferizaya, Nexhat Jolie

    Sad news has affected Ferizaj’s town and the artistic and media community. It’s separated from the artist’s life and former journalist ferizaya, Nexhat Jolie.

    Jolie will be remembered for his contribution and engagement in the field of art and journalism, leaving behind precious memories of family, friends, colleagues, and all who had the opportunity to get to know him.

    News of his separation from life represents a loss to Ferizaj’s family, friends and community.

    In this case, they express the heartfelt condolences of the Jokers, relatives, and friends.

    May he rest in peace.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Kusari-Lila calls on residents of the Valley to vote for the Albanian coalition

    Minister Mimoza Kusari-Lila has called on the Albanians of Presevo, Bujanoc and Medvedja to participate in the elections and support the Albanian coalition, number 17.

    Through a post, Kusari-Lila has also addressed citizens in Kosovo who have a vote in these three municipalities, inviting them to return to their homeland to vote.

    Today is the day you should express your will. Through the vote, each decides for representation, with anti-refuge in response. All of you who are in Kosovo and are eligible to vote in Presevo, Bujanoc and Medvedja must be in your homeland to vote, she wrote.

    The minister has called on fellow countrymen in the Presevo Valley to actively get involved in the election process and exploit their right to vote.

    It has called for support for the Albanian coalition, number 17, stressing the importance of participating citizens in determining their representation.

    The exercise weighs a little bit in hand, but the decision weighs on the future, has ended its Kusari-Lila message.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Në stilin e qendërsulmuesit, Upamecano realizon kundër Freiburgut (VIDEO)

    Në stilin e qendërsulmuesit, Upamecano realizon kundër Freiburgut (VIDEO)

    Në stilin e qendërsulmuesit, Upamecano realizon kundër Freiburgut (VIDEO)

    Dayot Upamecano ka marrë rolin e protagonistit te Bayern Munichu, duke shënuar një gol të jashtëzakonshëm në përballjen ndaj Freiburgut në Bundesligë.

    Mbrojtësi francez nisi gjithçka nga faza defensive, ku pas një bllokimi mori topin dhe u nis drejt portës kundërshtare. Pas një kombinimi të bukur me Michael Olisen, Upamecano depërtoi deri përballë portierit dhe e dërgoi topin në rrjetë për epërsinë 0:1 të bavarezëve.

    Aksioni individual i francezit ishte mbresëlënës, pasi ai përshkoi një distancë të konsiderueshme me topin, përpara se ta përfundonte aksionin me saktësi, transmeton Klan Kosova.

    Ky realizim ka potencialin të jetë ndër golat më të bukur të sezonit në futbollin gjerman.

    Ndeshja mes Freiburgut dhe Bayern Munichut është ende në zhvillim.

    🚨🇩🇪 | GOAL: DAYOT UPAMECANO OPENS THE SCORING FOR BAYERN MUNICH!

    Freiburg 0-1 Bayern Munich. pic.twitter.com/tmSSVPXVRW

    — TheGoalsZone (@TheGoalsZone) October 25, 2026

  • Zëvendësi i dikurshëm i Gjingjiqit parashikon “fillimin e fundit për Vuçiqin”

    Zëvendësi i dikurshëm i Gjingjiqit parashikon “fillimin e fundit për Vuçiqin”

    Pjesëmarrja e lartë në qendrat e votimit që nga mëngjesi tregon një motiv të fortë për një ndryshim të qeverisë në Serbi.

    Kështu së paku mendon Zharko Koraq, profesor në pension në Universitetin e Beogradit dhe nënkryetar në qeverinë e Zoran Gjingjiq, në një deklaratë për “Večernji List”, ka komentuar turmat e mëdha në qendrat e votimit në të gjithë Serbinë, si dhe në diasporë, përcjell Telegrafi.

    “Jam optimist për një fakt që mund të duket i pazakontë në shikim të parë, dhe ai është pjesëmarrja e madhe e diasporës sonë në të gjithë botën, përfshirë Shtetet e Bashkuara, vendet evropiane, Zelandën e Re dhe Australinë. Kjo nuk është e zakonshme sepse diaspora jonë zakonisht del mjaft dobët në zgjedhje”, citohet të ketë thënë ai.

    Ai ka shtuar se “gjithashtu shoh shumë të rinj që erdhën në votime shumë herët. Çfarë do të thotë kjo psikologjikisht në zgjedhje? Nëse fluksi i votuesve është i madh dhe nëse shumë njerëz shfaqen herët në mëngjes, kjo tregon një motivim të fortë për ndryshim”.

    “Ata që mbështesin qeverinë zakonisht nuk dalin kaq herët, por kjo lloj pjesëmarrjeje mund të nënkuptojë se ata janë gjithashtu të shqetësuar ose besojnë se qeveria mund të ndryshojë”, analizon Koraq.

    Ai vazhdon dhe thotë: “Pra, ky është një faktor. Sa i përket pjesëmarrjes së lartë në vetë Serbinë, veçanërisht në Beograd, por edhe gjetkë, mendoj se ka dy shkaqe. E para është se studentët u bënë thirrje të gjithëve të votojnë sa më herët të jetë e mundur, dhe padyshim shumë i dëgjuan ata. E dyta është përsëri motivimi për një ndryshim të qeverisë. Nuk e di nëse kemi pasur ndonjëherë një situatë në kohët e fundit ku kaq shumë njerëz shkuan në votime kaq herët në mëngjes”.

    Në këtë kontekst, sipas tij, “kjo çon në përfundimin se gjithçka po shkon drejt një ndryshimi të qeverisë”.

    “Nuk e di se cilat do të jenë rezultatet përfundimtare. Nuk mendoj se vjedhja dhe mashtrimi mund të kompensojnë atë që nuk mund të kompensohet ndryshe. Pra, nëse studentët fitojnë dukshëm më shumë vota, do të jetë e vështirë ta ndryshojmë këtë. Por sigurisht, do të duhet të shohim se si do të duket gjithçka në mbrëmje, pasi të mbyllen qendrat e votimit, kur të fillojnë të dalin rezultatet”, shpjegon Koraq.

    Ndërsa kur është pyetur nëse Vuçiq do të tërhiqet politikisht nëse pëson një humbje dhe si i komenton deklaratat e tij se do t’i përgëzojë fituesit nëse humbet, Koraq ende nuk i beson këtyre deklaratave.

    “Gjatë jetës së tij, ai ka thënë kaq shumë gjëra, ka bërë kaq shumë premtime që nuk i ka mbajtur dhe ka thyer kaq shumë sa disa vite më parë thashë se me të vërtetë nuk i dëgjoj më premtimet e tij. Pra, ajo që thotë dhe ajo që bën është krejtësisht jashtë ritmit. Ai, sigurisht, së pari do të shikojë rezultatet e zgjedhjeve dhe do të shohë se sa humbi dhe ku humbi. Mendoj se ai do të humbasë në qytetet e mëdha, dhe ky është gjithmonë fillimi i fundit”, ka thënë ndër tjerash Zharko Koraq. /Telegrafi/

  • Gruaja nga Florida thyen rekordin botëror me ngritjen e 290 kilogramëve me ije

    Gruaja nga Florida thyen rekordin botëror me ngritjen e 290 kilogramëve me ije

    Trajnerja e fitnesit nga Miami, Lilian Zamora Alonso, ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness, pasi ngriti rreth 290 kilogramë me ushtrimin e njohur si hip thrust, duke vendosur rekord botëror për peshën më të madhe të ngritur nga një grua në këtë ushtrim.

    Zamora Alonso e realizoi provën më 27 mars në palestrën Miami Iron Gym, ndërsa pesë muaj më vonë u njoftua se rekordi i saj ishte miratuar zyrtarisht, transmeton Telegrafi.

    Ajo, e cila merret me ngritjen e peshave që nga mosha 16-vjeçare, tha se vendosi të synonte rekordin pasi mësoi se shifra e mëparshme ishte 605 paundë, vetëm rreth 11 kilogramë më shumë se rekordi i saj personal në atë kohë.

    Më pas, sportistja arriti ta ngrinte rekordin personal në 670 paundë, por për provën zyrtare vendosi të përdorte një peshë më të ulët.

    “U frikësova pak, sepse duhet të regjistrosh gjithçka dhe t’i dërgosh materialet që ato të shqyrtohen. Sa më e madhe të ishte pesha, aq më shumë kohë do të na duhej për regjistrimin dhe aq më shumë mundësi do të kishte për gabime. Nuk donim që kjo të ndodhte, ndaj zgjodhëm 639 paundë”, tha ajo për WLRN Public Media.

    Zamora Alonso tregoi se aktualisht stërvitet për të arritur objektivat e saj personale, por nuk e ka përjashtuar mundësinë që në të ardhmen të synojë një tjetër rekord botëror. /Telegrafi/