Category: Lajme

  • Çfarë surprizash pritet të sjellë edicioni i ri i Big Brother VIP Kosova? (VIDEO)

    Çfarë surprizash pritet të sjellë edicioni i ri i Big Brother VIP Kosova? (VIDEO)

    Çfarë surprizash pritet të sjellë edicioni i ri i Big Brother VIP Kosova? (VIDEO)

    Edicioni i ri i Big Brother VIP Kosova ishte një nga temat e diskutimit në emisionin “SOL” në Klan Kosova, ku u fol për surprizat e mundshme dhe emrat që po përfliten për t’u bërë pjesë e formatit.

    Gjatë diskutimit, Lela Seferi, Ledina Kajtazi, Qëndresa Demaj dhe Lena Berisha ndanë mendimet e tyre për edicionin e ri dhe interesimin e publikut për banorët që do të hyjnë në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

    Lela Seferi, e cila ka qenë pjesë e këtij formati, tregoi se po e pret me padurim edicionin e ri.

    Ndërkohë, mbetet të shihet se cilat do të jenë risitë dhe surprizat që do ta karakterizojnë edicionin e ri të Big Brother VIP Kosova./Klankosova.tv

  • What surprises are expected to bring about the new Big Brother edition V IP Kosova? ( VIDEOS)

    ENew Big Brother division V IP Kosova was one of the topics of discussion on the show SOLU in Klan Kosova, where it was talked about possible surprises and names that are going on about becoming part of the format.

    During the discussion, Lela Sefer, Ledina Cajazi, Demaj, and Lena Berisha shared their thoughts on the new edition and the public’s interest in residents who will enter the most famous house in Kosovo.

    Leela Sefer, who has been part of this format, indicated that he is looking forward to the new edition.

    Meanwhile, it remains to be seen what innovations and surprises will mark the new Big Brother edition V IP Kosova. /I did. tv

  • Muharrem Salihu ngre alarmin për shqiptarët e Medvegjës: Pasivizimi i adresave po ua mohon të drejtën e votës

    Muharrem Salihu ngre alarmin për shqiptarët e Medvegjës: Pasivizimi i adresave po ua mohon të drejtën e votës

    Aktivisti për të drejtat e njeriut, Muharrem Salihu, ka ngritur shqetësime për situatën e shqiptarëve në Medvegjë, pas votimit në zgjedhjet parlamentare në Serbi, duke vënë në pah praninë e forcave ushtarake dhe përfaqësimin e pakët të shqiptarëve në komisionet zgjedhore.

    Përmes një postimi në Facebook, Salihu ka bërë të ditur se ka votuar në shkollën fillore “Zenel Hajdini”, në Tupallë, vendlindjen e tij. Ai ka thënë se ajo që pa gjatë ditës së zgjedhjeve i ka shkaktuar shqetësim për të ardhmen e shqiptarëve në trojet e tyre.

    Sipas Salihut, në qendër të Medvegjës kishte prani të madhe të forcave ushtarake serbe, ndërsa përfaqësimi i shqiptarëve në komisionet e qendrave të votimit ishte shumë i ulët.

    Ai ka theksuar se, pavarësisht atmosferës dhe vështirësive, shqiptarët vazhduan të merrnin pjesë në votime për të dëshmuar praninë e tyre dhe për të ushtruar të drejtën për të vendosur për të ardhmen.

    Salihu ka veçuar si shqetësim kryesor pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Medvegjë, duke pretenduar se përmes këtij procesi shumë qytetarë janë privuar nga mundësia për të votuar.

    “Nuk mund të flasim për demokraci të plotë kur qytetarëve u mohohet pjesëmarrja përmes fshirjes administrative nga vendbanimet e tyre”, ka shkruar ai.

    Aktivisti u ka bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe faktorit ndërkombëtar që të kërkojnë nga Beogradi garantimin e të drejtave të barabarta për të gjithë qytetarët, pa dallime etnike.

    Sipas tij, shqiptarët e Medvegjës, si popull autokton në këto troje, duhet të kenë mundësi të jetojnë të lirë dhe të gëzojnë të drejta të barabarta.

    “Medvegja nuk është thjesht një vend në hartë. Është histori, identitet, kujtesë dhe e drejtë për të jetuar të lirë në vendin tënd”, ka theksuar Salihu.

    Në fund, ai ka nënvizuar se prania dhe të drejtat e shqiptarëve nuk mund të zhduken përmes vendimeve administrative, duke kërkuar drejtësi, barazi dhe dinjitet për shqiptarët e Medvegjës. /Telegrafi/

  • Pulovrat me jakë po tërheqin vëmendjen: Elegante, moderne dhe të lehta për t’u kombinuar

    Pulovrat me jakë po tërheqin vëmendjen: Elegante, moderne dhe të lehta për t’u kombinuar

    Nga modelet polo te pulovrat me zinxhir të shkurtër, kjo veshje po bëhet një nga zgjedhjet më të pëlqyera të sezonit, duke sjellë elegancë edhe në kombinimet më të thjeshta

    Me ardhjen e ditëve më të ftohta, pulovrat rikthehen në qendër të gardërobës së përditshme. Por këtë vjeshtë, një model po tërheq veçanërisht vëmendjen: pulovra me jakë, e cila po shfaqet si një alternativë elegante dhe moderne ndaj golfëve klasikë dhe pulovrave me qafë të rrumbullakët.

    E rehatshme, praktike dhe e lehtë për t’u kombinuar, kjo veshje i jep edhe pamjes më të thjeshtë një dozë elegance, pa kërkuar shumë përpjekje.

    Pulovrat me jakë këtë sezon vijnë në disa variante, nga modelet polo dhe ato me zinxhir të shkurtër pranë qafës, deri te versionet me jakë të gjerë dhe të theksuar.

    E përbashkëta e tyre është aftësia për ta bërë veshjen të duket më e kuruar, duke ruajtur njëkohësisht rehatinë që kërkojnë ditët e ftohta.

    Pse pulovrat me jakë po bëhen kaq të pëlqyera?

    Jaka i jep pulovrës një formë më të strukturuar dhe krijon përshtypjen e një veshjeje më elegante, edhe kur kombinohet me xhinse të zakonshme.

    Veçanërisht praktike janë modelet me zinxhir, sepse mund të përshtaten lehtësisht me rastin dhe stilin personal.

    Kur zinxhiri është plotësisht i mbyllur dhe jaka qëndron e ngritur, pulovra krijon një pamje të rregullt, të përshtatshme edhe për ambientin e punës. Ndërsa me zinxhirin paksa të hapur, ajo merr një karakter më të çlirët dhe sportiv.

    Edhe ngjyrat luajnë rol të rëndësishëm. Kremi, grija, bluja e errët dhe nuancat e kafesë çokollatë janë ndër zgjedhjet më praktike për vjeshtë, pasi kombinohen lehtësisht me pjesën tjetër të gardërobës.

    Ndërkohë, modelet me vija sjellin më shumë gjallëri dhe i japin karakter kombinimeve me ngjyra neutrale.

    Me xhinse, funde apo pantallona elegante? Kombinimet që funksionojnë më së miri

    Një nga përparësitë më të mëdha të pulovrës me jakë është se mund të vishet në mënyra të ndryshme, pa e humbur elegancën.

    Për një pamje të përditshme, kombinojeni me xhinse me prerje të drejtë dhe mokasina, atlete minimaliste ose çizme të shkurtra.

    Nëse dëshironi një kombinim më elegant, zgjidhni pantallona me bel të lartë dhe plotësojeni veshjen me një rrip të hollë dhe çantë me formë të strukturuar.

    Modelet më të holla janë veçanërisht të përshtatshme për veshjet e punës, sepse mund të kombinohen me pantallona klasike ose funde të drejta.

    Ndërsa pulovrat më të gjera, të njohura si të gjera, duken bukur me xhinse të gjera ose funde midi, duke krijuar një kontrast interesant mes rehatisë dhe elegancës.

    Modeli me zinxhir të shkurtër është ndër më të veçantët e sezonit

    Mes gjithë varianteve, pulovra me zinxhir të shkurtër pranë qafës po veçohet për pamjen e saj moderne dhe mundësitë e shumta të kombinimit.

    Kur zinxhiri mbyllet plotësisht, jaka e ngritur krijon një siluetë të pastër dhe të rafinuar. Kur hapet pak, veshja merr një pamje më të relaksuar, ideale për fundjavë apo takime joformale.

    Një tjetër përparësi është që ky model nuk lidhet domosdoshmërisht vetëm me një sezon.

    Një pulovër cilësore, në ngjyrë neutrale dhe me prerje të mirë, mund të mbetet pjesë e gardërobës për vite me radhë.

    Prandaj, nëse dëshironi t’i jepni një pamje të re veshjeve të vjeshtës pa ndryshuar gjithë gardërobën, një pulovër me jakë mund të jetë pikërisht ajo që ju nevojitet. /Telegrafi/

  • Protestat në Barcelonë ngrenë alarmin para “El Clasico”-s, a rrezikohet zhvillimi i ndeshjes?

    Protestat në Barcelonë ngrenë alarmin para “El Clasico”-s, a rrezikohet zhvillimi i ndeshjes?

    Protestat në Barcelonë ngrenë alarmin para “El Clasico”-s, a rrezikohet zhvillimi i ndeshjes?

    Trazirat dhe përleshjet me policinë në qendër të Barcelonës kanë ngritur shqetësime për sigurinë, vetëm pak orë para përballjes së madhe mes Barcelonës dhe Real Madridit, e cila zhvillohet sonte në stadiumin “Spotify Camp Nou”.

    Sipas Reuters, trazirat e së shtunës në sheshin “Plaça de Catalunya” përfunduan me rreth 100 persona të arrestuar, mes tyre 27 të mitur. Gjatë incidenteve u raportuan zjarre në më shumë se 30 lokacione, ndërsa 14 biznese u dëmtuan ose u plaçkitën.

    Protestat, të organizuara përmes rrjeteve sociale dhe të frymëzuara nga lëvizjet studentore në Francë, sipas autoriteteve nuk kishin lidhje me ndeshjen e futbollit.

    Ngjarjet kanë rikthyer kujtimet e tetorit të vitit 2019, kur “El Clasico” u shty për shkak të tensioneve politike në Katalonjë. Megjithatë, këtë herë situata paraqitet ndryshe, pasi protestuesit nuk e kanë shënjestruar ndeshjen dhe nuk ka pasur kërkesa zyrtare për ndryshimin e orarit.

    Përballja mes Barcelonës dhe Real Madridit ishte klasifikuar si ndeshje me rrezikshmëri të lartë që më 14 tetor. Për këtë arsye, masat e sigurisë rreth stadiumit dhe në pikat kryesore të qytetit janë shtuar.

    Pavarësisht trazirave, ndeshja mes dy rivalëve të përjetshëm do të zhvillohet sipas orarit të paraparë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Protests in Barcelona raise the alarm before El Classico, are the events of the match threatened?

    The riots and clashes with police in downtown Barcelona have raised security concerns, just hours before the big confrontation between Barcelona and Real Madrid, which takes place tonight at the stadium Spotific Camp Nou.

    According to Reuters, Saturday’s riots at the Square of Placa de Catalunya ended with about 100 people arrested, among them 27 minors. In the incidents, fires were reported at more than 30 locations, while 14 businesses were damaged or robbed.

    Protests, organised through social networks and inspired by student movements in France, according to authorities, were not related to the football game.

    Events have restored the memories of October 2019, when El Classico was postponed because of political tensions in Catalonia. However, this time the situation is presented differently, as protesters have not targeted the match and there have been no official demands for changing schedules.

    The confrontation between Barcelona and Real Madrid was classified as a high – risk match since October 14th. Therefore, security measures around the stadium and at the main points of the city have increased.

    Despite the unrest, the match between the two life rivals will take place on schedule.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Pjesëmarrje e lartë e qytetarëve në zgjedhjet në Serbi, shqiptarët e bashkuar synojnë tri ulëse

    Pjesëmarrje e lartë e qytetarëve në zgjedhjet në Serbi, shqiptarët e bashkuar synojnë tri ulëse

    Pjesëmarrje e lartë e qytetarëve në zgjedhjet në Serbi, shqiptarët e bashkuar synojnë tri ulëse

    Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi është regjistruar pjesëmarrje e lartë në votime deri në mesditë, teksa ka raportime për parregullsi.

    Sipas Komisionit Republikan Zgjedhor, 34.55 për qind votuan deri në orën 12:00 të 25 tetorit, teksa para qendrave të votimit janë parë radhë të gjata.

    Kjo është dalje më e lartë në votime krahasuar me zgjedhjet e vitit 2023, kur deri në të njëjtën kohë kishin votuar 21.33 për qind.

    Ndërkaq, misioni vëzhgues i zgjedhjeve, Crta, raportoi se deri në orën 13:00, 41.1 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve kanë votuar. Deri në periudhën e njëjtë kohore në zgjedhjet e vitit 2023, dalja ishte 26.6 për qind.

    Edhe në orët e hershme të mëngjesit, pjesëmarrja në zgjedhje ishte më e lartë sesa në votimet paraprake.

    Në garë janë 18 lista zgjedhore, ndërsa shqiptarët e Luginës së Preshevës marrin pjesë të bashkuar përmes listës “Koalicioni Shqiptar”, e cila garon me numrin 17 dhe ka statusin e listës së pakicës kombëtare.

    Vendvotimet janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 20:00, ndërsa procesi po zhvillohet në mijëra qendra votimi në gjithë Serbinë.

    Këto zgjedhje paraqesin edhe një prej sfidave më të mëdha politike për Aleksandar Vuçiqin dhe kampin e tij në vitet e fundit, pasi përballë tij është fuqizuar lëvizja e udhëhequr nga studentët, e lindur nga protestat masive që kanë vazhduar për afro dy vjet dhe që tashmë është shndërruar në një forcë të rëndësishme elektorale.

  • High citizen turnout in Serbia elections, united Albanians target three seats

    – What?The early parliamentary elections in Serbia have registered high voter turnout by noon, while reporting on irregularities.

    According to the Republican Election Commission, 34.55 percent voted by 12: 00 a.m., while long lines have been seen before polling stations.

    This is the highest voter exit compared to the 2023 elections, when by the same time, 21.33 percent had voted.

    Meanwhile, the election observer mission, Crta, reported that by 1: 00 p.m., 41.1 percent of the total number of voters have voted. By the same time in the 2023 elections, the exit was 26.6 percent.

    Even in early morning hours, voter turnout was higher than in the preliminary vote.

    There are 18 electoral lists in the race, while Albanians in the Presevo Valley are participating jointly through the list of Albanian co-ordination, which competes with the number 17 and has the status of the national minority list.

    The locations are open at 7: 00 a.m. and will be closed at 8:00, as the process is taking place at thousands of polling stations throughout Serbia.

    These elections also present one of the biggest political challenges for Aleksandar Vuciqi and his camp in recent years, as the student-led movement, born of mass protests that have been under way for nearly two years and has already become an important electoral force, has been strengthened in front of him.

  • Aksident në rrugën Levan-Tepelenë, lëndohen nënë e bijë

    Aksident në rrugën Levan-Tepelenë, lëndohen nënë e bijë

    Aksident në rrugën Levan-Tepelenë, lëndohen nënë e bijë

    Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Levan–Tepelenë, në vendin e njohur si kthesa e Poçemit.

    Një veturë dyshohet se ka humbur kontrollin për shkak të lagështisë në rrugë dhe është përplasur me murin mbrojtës.

    Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të lëndiara një nënë dhe vajza e saj, të cilat pritet të marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

    Ndërkohë, pritet të zbardhen rrethanat e plota të aksidentit./TCh

  • U përpoq të hynte në një qendër telefonike që pretendohet se i përket SNS-së, ata e bllokuan derën dhe i pamundësuan qasjen gazetares

    U përpoq të hynte në një qendër telefonike që pretendohet se i përket SNS-së, ata e bllokuan derën dhe i pamundësuan qasjen gazetares

    Pas një njoftimi nga qytetarët, një ekip i N1 vizitoi rrugën “Skadarska” nr. 51 në Beograd – një vend që dyshohet se shërben si qendër telefonike (call center) për Partinë Përparimtare Serbe (SNS), nga ku pretendohet se ushtrohet presion mbi votuesit. Gazetares iu ndalua hyrja në ambientet e objektit.

    “Tani do të filmojmë për të parë se çfarë po ndodh. Do të përpiqemi të hyjmë brenda. Ditën e mirë, jemi nga Televizioni N1 – a mund të hyjmë?” pyeti gazetarja, por kërkesa iu refuzua.

    Pamjet tregojnë persona brenda objektit duke bllokuar derën dhe më pas duke ulur grilat e dritareve, transmeton Telegrafi.

    Qytetarët dyshojnë se nga ky vend ushtrohet presion mbi votuesit, transmeton Telegrafi.

    “Pse nuk mund të hyjmë brenda? Pse? Ne thjesht duam të shohim se çfarë po ndodh këtu. Shohim se keni disa lista; shoh lista mbi tavolina, shoh gjithashtu sjellje tejet agresive. Po i mbyllin dyert, po ulin grilat, por shohim blloqe shënimesh mbi tavolinë, shohim pije dhe ushqim. Ja, disa persona të veshur me të zeza po na pengojnë pamjen”, tha gazetarja.

    “Grilat po ulen. Ka dyshime të qarta se këtu ndodhen lista. Nuk mund ta themi me siguri, por pashë se po kryheshin telefonata dhe – supozojmë, bazuar edhe në raportimet e qytetarëve – se po ushtrohet presion mbi votuesit,” vazhdoi ajo.

    “Kjo grilë e ulur është dëshmi për këtë. Nuk na lejuan të hyjmë, na shtynë, dhe pikërisht te hyrja, disa persona – të cilët supozojmë se janë sigurim privat – qëndruan para derës dhe na e bllokuan hyrjen, e rrjedhimisht edhe pamjen, në mënyrë që të mos mund të raportonim për atë që po ndodh në këtë ambient; një vend që, sipas qytetarëve, është selia e SNS-së dhe ku dyshohet se ushtrohet presion ndaj votuesve”, përfundoi ajo. /Telegrafi/