Category: Lajme

  • EULEX del në kufi me Serbinë për shkak të zgjedhjeve atje: Po monitorojmë me Policinë e Kosovës e KFOR-in

    EULEX del në kufi me Serbinë për shkak të zgjedhjeve atje: Po monitorojmë me Policinë e Kosovës e KFOR-in

    Misioni europian për sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, njoftoi se nga orët e para të ditës së sotme kanë shtuar praninë e patrullave pranë pikëkalimeve kufitare me Serbinë.

    EULEX njoftoi se në koordinim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in po monitorojnë situtatën në terren.

    “Që nga orët e para të ditës së zgjedhjeve në Serbi, EULEX ka shtuar praninë e patrullave të Njësisësë Policisë së Formuar pranë Pikave kryesore të Përbashkëta të Kalimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të monitoruar situatën në terren, në koordinimme Policinë e Kosovës dhe KFOR-in, në kuadër të mekanizmit të reagimit të sigurisë me tri nivele”, thuhet në postimin e EULEX-it në X.

    Burimi: Dukagjini

  • Vaksinimi kundër gripit sezonal, QKMF në Prishtinë: Kemi vaksina të mjaftueshme

    Vaksinimi kundër gripit sezonal, QKMF në Prishtinë: Kemi vaksina të mjaftueshme

    Vaksinimi kundër gripit sezonal ka nisur në Prishtinë, ndërsa interesimi i qytetarëve për të marrë vaksinën po vlerësohet i mirë. Deri në përditësimin e fundit të statistikave, rreth 600 qytetarë janë vaksinuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe qendrat e tjera të mjekësisë familjare.

    Gani Zabeli, banor i lagjes Kalabria në Prishtinë, prej më shumë se 15 vjetësh vaksinohet çdo vjeshtë kundër gripit sezonal. Ai thotë për KosovaPress se këtë vaksinë e merr rregullisht për t’u mbrojtur nga sëmundjet e stinës së vjeshtës dhe dimrit.

    Pasi që në lagjen ku ai banon, vaksinat nuk po jepeshin ditën e vikendit, Zabeli ka shkuar në pikën kryesore të vaksinimit, ku thotë se shërbimi ishte i shpejtë dhe nuk iu desh të priste gjatë.

    “Më shumë se 15 vjet, për çdo vjeshtë e marr këtë vaksinë për t’u mbrojtur nga këto sëmundjet dimërore, që janë kryesisht inflamacione, viruse e kështu”, ka deklaruar Zabeli.

    Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, me theks të veçantë te personat e moshuar, fëmijët dhe ata që kanë probleme shëndetësore, duke vlerësuar se vaksinimi mund t’i ndihmojë në përballimin e sëmundjeve sezonale.

    “Unë kam një mesazh për të gjithë ata që janë të sëmurë: pleqtë që nuk kanë imunitet të mjaftueshëm dhe fëmijët: ta marrin vaksinën, se ua lehtëson kalimin e virozave dhe sëmundjeve të vjeshtës e dimrit”, tha ai.

    Zabeli ka vlerësuar edhe mundësinë e vaksinimit falas, si dhe shërbimin që ka marrë në pikën ku është vaksinuar.

    “Meqenëse këto janë gratis, shteti i siguron dhe kemi një shërbim të shkëlqyeshëm. Asnjë minutë, dy nuk prita dhe e mora vaksinën këtu. Pse mos ta marrë për të fituar imunitet në organizmin tonë”, ka thënë Zabeli.

    Deri në përditësimin e fundit të statistikave, rreth 600 qytetarë janë vaksinuar ditën e enjte në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) dhe në qendrat e tjera të mjekësisë familjare.

    Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, doktoresha pranë Qendrës së Vaksinimit në QKMF në Prishtinë, Rineta Turku, e cila ka thënë se interesimi më i madh është te personat e moshuar dhe ata që vuajnë nga sëmundjet kronike.

    “Procesi i vaksinimit kundër gripit sezonal ka filluar prej ditës së hënë, më 22 tetor. Qytetarët mund ta kryejnë këtë shërbim në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe në 15 qendra të tjera të Mjekësisë Familjare, ku ka njësi të vaksinimit.

    Interesimi i qytetarëve është jashtëzakonisht i mirë. Më të interesuar janë personat me sëmundje kronike dhe personat e moshuar”, ka deklaruar Turku.
    Ajo ka bërë të ditur se, sipas statistikave të përditësuara një ditë më parë, numri i qytetarëve të vaksinuar ka arritur në rreth 600.

    “Dje, sipas statistikave që i kemi nxjerrë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe nëpër qendrat e tjera, afër 600 qytetarë janë vaksinuar”, ka thënë Turku.

    Ajo tregon se qytetarët mund të vaksinohen në QKMF në Prishtinë nga ora 07:00 deri në orën 20:00, ndërsa në qendrat e tjera të mjekësisë familjare vaksinimi zhvillohet nga ora 07:00 deri në 13:30.

    Duke folur për rëndësinë e vaksinimit, Turku ka theksuar se disa kategori të qytetarëve duhet të kenë përparësi, përfshirë personat e moshuar, ata me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe fëmijët e moshës gjashtë muaj deri në pesë vjeç.

    “Prioritet kanë personat e sëmurë, personat e moshuar, gratë shtatzëna, fëmijët prej moshës gjashtë muaj deri në pesë vjeç, si dhe personat me sëmundje kronike”, ka deklaruar Turku.

    Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër gripit sezonal, duke theksuar se vaksinimi ndihmon në parandalimin e komplikimeve shëndetësore dhe uljen e rrezikut për hospitalizim.

    “Meqë sezoni i gripit ka filluar, u bëjmë thirrje qytetarëve të vaksinohen, pasi këto vaksina janë shumë të mira dhe i mbrojnë nga përhapja e infeksioneve, nga komplikimet e mëtejshme dhe ndihmojnë në parandalimin e hospitalizimit”, ka thënë Turku.

    Sa i përket furnizimit, Turku ka siguruar se aktualisht ka vaksina të mjaftueshme dhe se do të sigurohen doza shtesë nëse rritet kërkesa.

    “Kemi vaksina të mjaftueshme. Sa më shumë të rriten kërkesat, ne do të sigurojmë vaksina për të gjithë qytetarët”, ka përfunduar ajo.

    Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), gripi sezonal është një infeksion akut i rrugëve të frymëmarrjes që përhapet lehtësisht nga personi në person, kryesisht përmes pikave që lirohen gjatë kollitjes dhe teshtitjes.

    Ndonëse shumica e të infektuarve shërohen brenda një jave, gripi mund të shkaktojë komplikime serioze, veçanërisht te personat e moshuar, fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike.

    Vaksinimi vjetor konsiderohet masa kryesore për parandalimin e gripit dhe ndihmon në uljen e rrezikut për forma të rënda të sëmundjes dhe komplikime shëndetësore.

    OBSH-ja rekomandon gjithashtu respektimin e masave të higjienës, përfshirë larjen e rregullt të duarve dhe mbulimin e gojës e hundës gjatë kollitjes ose teshtitjes./KosovaPress

    Burimi: Dukagjini

  • Trump njofton investimin miliardësh të Audi në SHBA

    Trump njofton investimin miliardësh të Audi në SHBA

    Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se kompania gjermane Audi do të ndërtojë një fabrikë automobilash në Xhorxhia, në kuadër të përpjekjeve të tij për të forcuar prodhimin industrial në SHBA.

    Gjatë një tubimi elektoral në Perry, Xhorxhia, Trump tha se Audi, markë luksoze në pronësi të Volkswagen, do të investojë 4.2 miliardë dollarë në zonën e Macon, me synimin për të prodhuar 200 mijë automjete në vit.

    Ai ia atribuoi vendimin politikës së tij tarifore.

    Sipas njoftimit të kompanisë, fabrika e parë e Audi në Xhorxhia pritet të krijojë rreth 4,500 vende pune.

    Ndërtimi është planifikuar të nisë në vitin 2027, ndërsa prodhimi në fillim të viteve 2030.

    Kryetari i bordit drejtues të Audi, Gernot Döllner, i cili iu bashkua Trumpit në skenë, tha se fabrika do të prodhojë SUV-të më të mëdha dhe më luksoze të kompanisë.

    Njoftimi vjen në një moment të rëndësishëm për republikanët, të cilët përpiqen të ruajnë shumicat në Kongres në zgjedhjet e 3 nëntorit, mes pakënaqësisë së votuesve për kostot e larta dhe luftën e vazhdueshme në Iran.

    Kandidati republikan për guvernator të Xhorxhias, Rick Jackson, e falënderoi Trumpin, duke e cilësuar investimin si një marrëveshje të rëndësishme ekonomike për shtetin. /Telegrafi/

  • Serbia voton mes dhunës, të maskuarit sulmojnë të rinjtë pranë qendrës së votimit

    Serbia voton mes dhunës, të maskuarit sulmojnë të rinjtë pranë qendrës së votimit

    Një grup burrash të maskuar kanë sulmuar disa të rinj pranë një qendre votimi në Pançevë të Serbisë, në afërsi të Shkollës Bujqësore.

    Sipas raportimeve, të rinjtë u sulmuan në rrugën pranë shkollës, ku ishte vendosur qendra e votimit, nga disa burra të veshur me të zeza, me kapuçë dhe maska në fytyrë.

    Policia thuhet se ka mbërritur në vendngjarje.

    Megjithatë, incidenti nuk ishte raportuar zyrtarisht në polici, e cila kishte marrë dijeni për të nga mediat.

    Ngjarja vjen në ditën kur në Serbi po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

    Gjatë procesit zgjedhor janë raportuar edhe incidente të tjera në disa qendra votimi.

  • Bill Gates paralajmëron për 20 vjet trazira nga Al: Shoqëria nuk është gati

    Bill Gates paralajmëron për 20 vjet trazira nga Al: Shoqëria nuk është gati

    Bill Gates paralajmëroi se Al mund të shkaktojë dy dekada trazirash ekonomike dhe sociale, duke prishur vendet e punës dhe jetën edhe nëse teknologjia menaxhohet me sukses.

    Në një intervistë, bashkëthemeluesi i Microsoft tha se kalimi në një ekonomi të drejtuar nga Al do të krijonte fitues dhe humbës, duke riformësuar potencialisht punësimin dhe duke ngritur pyetje rreth roleve të njerëzve në shoqëri.

    “Shqetësimi im i madh është kjo periudhë tranzicioni 20-vjeçare, ku do të ketë fitues dhe humbës dhe shumë përçarje”, tha Gates, duke shtuar se shoqëria do të duhet të përballojë trazirat përpara se të hyjë potencialisht në një epokë bollëku.

    Ai e përshkroi afatin kohor si një vlerësim dhe jo si një parashikim të prerë, duke pranuar se tranzicioni mund të jetë më i shkurtër ose më i gjatë në varësi të përparimeve teknologjike dhe vendimeve në lidhje me ngadalësimin e zhvillimit.

    Gates tha se përparimet në Al dhe robotikën humanoide përfundimisht mund t’u lejojnë makinave të kryejnë pjesën më të madhe të punës fizike të kryer nga njerëzit, duke përfshirë ndërtimin e shtëpive, kultivimin e ushqimit dhe madje edhe kryerjen e ndërhyrjeve kirurgjikale.

    Ndërsa përparimet mund të zvogëlojnë mungesat e mallrave dhe shërbimeve, ai sugjeroi që shoqëritë mund të rezervojnë qëllimisht aktivitete të caktuara për njerëzit, duke përfshirë kujdesin ndaj fëmijëve, përgatitjen e ushqimit, artet dhe sportet.

    Filantropi miliarder theksoi gjithashtu përfitimet e mundshme të Al në kujdesin shëndetësor dhe bujqësi, por paralajmëroi se qeveritë dhe shoqëria nuk janë të përgatitura në mënyrë të mjaftueshme për zhvillimin e saj të shpejtë.

    Ai kërkoi mbikëqyrje më të fortë qeveritare dhe masa mbrojtëse kundër sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve biologjike, duke argumentuar se kompanitë e Al nuk mund të jenë përgjegjëse vetëm për menaxhimin e rreziqeve.

    Gates paralajmëroi gjithashtu se edhe në rrethanat më të favorshme, zhvillimi i Al mund të sjellë një nga periudhat më të trazuara në historinë e njerëzimit.

    “E urrej të jem bartësi i lajmeve shqetësuese për këtë, por është edhe më keq të mos u thuash njerëzve se kjo po vjen. Ne si njerëz kemi zgjedhje për të bërë se si ta formësojmë atë”, tha ai. /Telegrafi/

  • Sinani me thirrje për qytetarët: Dilni sot votoni, është ditë jetike për shqiptarët e Luginës

    Sinani me thirrje për qytetarët: Dilni sot votoni, është ditë jetike për shqiptarët e Luginës

    Të drejtën e votës e ka shfrytëzuar edhe kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani.
    Sinani ka thënë se dita e sotme është vendimtare dhe jetike për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe i ka ftuar qytetarët të mos hezitojnë dhe të dalin të votojnë.

    “Unë ftoj masivisht qytetarët të dalin sot, të shfrytëzojnë të drejtën e votës. Dita e sotme është vendimtare është jetike për të ardhmen, jo vetëm të të rajonit por kryesisht për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Andaj mos hezitoni, dilni me të gjithë anëtarët e familjes dhe përgjigjuni ditës së sotme”, tha Sinani.

    Ajo e ka cilësuar këtë proces edhe si referendum në vete.

    “Sot ky proces zgjedhor mendoj se është referendum në vete, andaj dilni masovikisht”, tha Sinani.

    Gjatë ditës së sotme po mbahen zgjedhjet në Serbi, e ku po marrin pjesë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, Bujanocit e Medvegjës.

    Burimi: Dukagjini

  • Sinan with calls for citizens: Get out today vote, it’s a vital day for Albanians in the Valley

    Voter rights have also been exploited by Presevo chairman Ardita Sinani.
    Sinan has said today is crucial and vital for Albanians in the Presevo Valley and has invited citizens not to hesitate and come out to vote.

    I formally invite citizens out today to use the right to vote. Today is crucial to the future, not only of the region but mainly for Albanians in the Presevo Valley. So don’t hesitate, go out with all the family members and respond today, Sinan said.

    She has even described this process as a referendum on her own.

    Today this election process, I think, is a referendum in itself, so go out in mass, Sinan said.

    Elections in Serbia are being held during today, and Albanians from the Presevo Valley, Medvedja Bujanoc are participating.

    Source Layer: Dukeagini

  • “Në mbrëmje nuk janë kthyer” - Time Kadriaj prek me rrëfimin e saj (VIDEO)

    “Në mbrëmje nuk janë kthyer” – Time Kadriaj prek me rrëfimin e saj (VIDEO)

    “Në mbrëmje nuk janë kthyer” - Time Kadriaj prek me rrëfimin e saj (VIDEO)

    Ish-mjekja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Time Kadrijaj, ka ndarë një rrëfim tejet emocional dhe prekës për përjetimet e rënda gjatë luftës, duke kujtuar sakrificën sublime të të rinjve që u flijuan për lirinë e vendit.

    E ftuar në emisionin “Sol” në Klan Kosova, Kadrijaj nuk i ka mbajtur lotët teksa ka përshkruar guximin e pashoq të ushtarëve të UÇK-së në vijat e para të frontit.

    Ata kanë qenë djem të rinj, me vullnet, me plot energji, që s’e kanë ditur çka është frika, që kanë dalë në vijat e para të frontit duke kënduar. Edhe ndoshta në mbrëmje s’janë kthyer fare”, është shprehur Kadrijaj e përlotur, duke theksuar se sot i dhemb shpirti për mënyrën se si trajtohen këta njerëz.

    Ajo ka zbuluar detaje rrëqethëse nga përballja me plagët e luftës dhe mungesën ekstreme të pajisjeve mjekësore. Siç tregoi ajo, transfuzioni i gjakut bëhej direkt nga njeriu te njeriu, ndërsa në raste emergjente u është dashur të bëjnë ndërhyrje drastike me mjete rrethanore për t’ua shpëtuar jetën ushtarëve.

    Dikujt prej ushtarëve dora i është prerë me sharrë të drurit… Nëse s’i kish prerë ajo dorë prej granatave, ai kish vdekur krejt. Është i gjallë, i ka mbijetuar pa atë dorë. Ushtarë që sot kur i shoh, befasohem që janë gjallë, nuk e di qysh kanë mundur t’i përballojnë ato plagë”, rrëfeu ajo.

    Kadrijaj ka kujtuar edhe takimin e parë me Ramush Haradinajn në vijat e para të frontit, duke vlerësuar angazhimin e tij për ngritjen e një salle të improvizuar operacioni me kirurgë dhe vullnetarë, si dhe mobilizimin e grave që ushqenin ushtarët mes krismave.

     

  • Çfarë surprizash pritet të sjellë edicioni i ri i Big Brother VIP Kosova? (VIDEO)

    Çfarë surprizash pritet të sjellë edicioni i ri i Big Brother VIP Kosova? (VIDEO)

    Çfarë surprizash pritet të sjellë edicioni i ri i Big Brother VIP Kosova? (VIDEO)

    Edicioni i ri i Big Brother VIP Kosova ishte një nga temat e diskutimit në emisionin “SOL” në Klan Kosova, ku u fol për surprizat e mundshme dhe emrat që po përfliten për t’u bërë pjesë e formatit.

    Gjatë diskutimit, Lela Seferi, Ledina Kajtazi, Qëndresa Demaj dhe Lena Berisha ndanë mendimet e tyre për edicionin e ri dhe interesimin e publikut për banorët që do të hyjnë në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

    Lela Seferi, e cila ka qenë pjesë e këtij formati, tregoi se po e pret me padurim edicionin e ri.

    Ndërkohë, mbetet të shihet se cilat do të jenë risitë dhe surprizat që do ta karakterizojnë edicionin e ri të Big Brother VIP Kosova./Klankosova.tv

  • What surprises are expected to bring about the new Big Brother edition V IP Kosova? ( VIDEOS)

    ENew Big Brother division V IP Kosova was one of the topics of discussion on the show SOLU in Klan Kosova, where it was talked about possible surprises and names that are going on about becoming part of the format.

    During the discussion, Lela Sefer, Ledina Cajazi, Demaj, and Lena Berisha shared their thoughts on the new edition and the public’s interest in residents who will enter the most famous house in Kosovo.

    Leela Sefer, who has been part of this format, indicated that he is looking forward to the new edition.

    Meanwhile, it remains to be seen what innovations and surprises will mark the new Big Brother edition V IP Kosova. /I did. tv