Category: Lajme

  • Zhduket një person në Prishtinë, vëllai i tij e raporton rastin në polici

    Zhduket një person në Prishtinë, vëllai i tij e raporton rastin në polici

    Zhduket një person në Prishtinë, vëllai i tij e raporton rastin në polici

    Një person është raportuar i zhdukur në Prishtinë.

    Sipas raportit 24-orësh, një qytetar ka njoftuar policinë se vëllai i tij kishte dalë nga shtëpia dhe nuk dihej vendndodhja e tij.

    “Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente”, thotë PK /Klankosova.tv

  • Aksident mes një veture dhe një motoçiklete në Mitrovicë, lëndohet një person

    Aksident mes një veture dhe një motoçiklete në Mitrovicë, lëndohet një person

    Aksident mes një veture dhe një motoçiklete në Mitrovicë, lëndohet një person

    Një aksident mes një veturë dhe motoçiklete ka ndodhur në Mitrovicë.

    Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar drejtuesi i motorçikletës dhe i njëjti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

    Ndërkaq, drejtuesi i veturës është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Klankosova.tv

  • “Plumbin e kam ende në sy”, para nisjes drejt Italisë, rrëfehet 28-vjeçari që u plagos në protestë

    “Plumbin e kam ende në sy”, para nisjes drejt Italisë, rrëfehet 28-vjeçari që u plagos në protestë

    Një goditje, dy hapa dhe më pas rrëzimi në tokë. Kështu e përshkruan Erjon Vishkulli momentin kur u plagos në sy nga një plumb gome gjatë protestës.

    Mes dhimbjes dhe pasigurisë për shikimin, ai rrëfen për herë të parë ekskluzivisht për gazetarin e Top Channel, Endi Tufa çfarë ndodhi, pak para se gjithçka të ndryshonte.

    Plumbi ndodhet ende në syrin e tij të majtë, ndërsa shpresa tashmë është te mjekët dhe një ndërhyrje më e specializuar.

    “Shkova të takoja shokët dhe do të ikja. Kisha hequr maskën e oksigjenit dhe në atë moment takova një shok gazetar. I kisha diku 30 metra larg policët, pa asnjë reagim, pa asgjë. Vetëm kur më vjen një goditje, eca rreth dy metra dhe rashë në tokë”, tha ai.

    Gjithçka ndodhi në pak sekonda. Erjoni tregon se pas goditjes ishte vetëm pjesërisht i vetëdijshëm. Kujtimet për atë që ndodhi më pas janë të pakta, por ai mban mend ndihmën e një shoku, i cili e transportoi me makinë. Pas kësaj, nisi një tjetër betejë, këtë herë në spital, me dhimbjen dhe frikën se mund të humbasë shikimin.

    “Isha pak i vetëdijshëm, ndërkohë që një shok më shoqëroi me makinë. Kaq mbaj mend pastaj”, u shpreh ai.

    Plumbi i gomës ndodhet ende në syrin e majtë të Erjonit. Pasojat e goditjes dhe rreziku për shikimin mbeten shqetësimi kryesor. Ai nuk e fsheh dhimbjen, ndërsa për atë që mund të ndodhë në vijim, ende nuk ka siguri.

    “Vazhdoj ta kem ende plumbin e gomës në sy. Nuk e di tani të them se sa i lartë është rreziku, por e lehtë nuk është, sepse kam shumë dhimbje”, u shpreh ai për Top Channel.

    Në këto kushte, trajtimi i specializuar është kthyer në shpresën kryesore për të shpëtuar syrin e dëmtuar. Pas kontaktit të Top Channel me stafin e spitalit, mjekët dhe të afërmit e Erjonit, është siguruar transporti i tij drejt një spitali në Romë, ku pritet të niset pasditen e sotme për të marrë kujdes më të specializuar mjekësor.

    Mes dhimbjes dhe pasigurisë, Erjoni mbyll dëshminë e tij me dy fjalë: “Vetëm fitore”. Një shprehje që, pas asaj që ka përjetuar, merr një kuptim edhe më të fortë.

    “Vetëm fitore. Shqipëria është e jona”, e mbyll ai intervistën. /TCH/

  • EULEX-i rrit praninë policore pranë pikave të kalimit Kosovë-Serbi, shkak zgjedhjet

    EULEX-i rrit praninë policore pranë pikave të kalimit Kosovë-Serbi, shkak zgjedhjet

    Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka shtuar praninë e patrullave policore pranë pikave kryesore të kalimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në ditën kur në Serbi po mbahen zgjedhjet.

    Sipas njoftimit, që nga orët e hershme të së dielës, EULEX-i ka shtuar patrullat e Njësisë Policore të Specializuar në afërsi të pikave kryesore të kalimit, me qëllim të monitorimit të situatës së sigurisë në terren.

    Ky aktivitet po zhvillohet në koordinim me Policinë e Kosovës dhe misionin e KFOR-it, të udhëhequr nga NATO-ja, në kuadër të mekanizmit tre-nivelësh të reagimit të sigurisë.

    Prania e shtuar e patrullave synon të mundësojë përcjelljen e situatës në terren dhe koordinimin ndërmjet mekanizmave përkatës të sigurisë gjatë procesit zgjedhor në Serbi./Telegrafi/

  • Lëkundet Japonia! Një tërmet i fuqishëm godet Paqësorin

    Lëkundet Japonia! Një tërmet i fuqishëm godet Paqësorin

    Një tërmet me magnitudë 7.0 ka goditur thellë nën Oqeanin Paqësor, pranë ishujve Ogasawara të Japonisë, rreth 1.000 kilometra në jug të Tokios.

    Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, tërmeti ndodhi në një thellësi prej rreth 470 kilometrash.

    Nuk ka raportime për viktima apo dëme materiale dhe nuk ekziston rrezik për cunami.

    Lëkundjet u ndjenë në pjesë të gjera të Japonisë lindore dhe verilindore.

    Japonia ndodhet në një zonë me aktivitet të lartë sizmik, ku përplasen katër pllaka tektonike. /Telegrafi/

  • Feronikeli ’74 dhe Dukagjini kërkojnë t’i kthehen fitoreve, formacionet zyrtare

    Feronikeli ’74 dhe Dukagjini kërkojnë t’i kthehen fitoreve, formacionet zyrtare

    Feronikeli ’74 do të jetë nikoqir i Dukagjinit, në kuadër të xhiros së 11-të në Superligën e Kosovës.

    Klubi nga Drenasi synon t’i kthehet rezultateve pozitive pas humbjes në xhiron e fundit, objektiv që faktikisht e kanë edhe klinasit.

    Formacionet e zgjedhura nga të dy trajnerët tashmë janë bërë publike.

    Feronikeli ’74:

    Dukagjini:

    Përballja do të fillojë nga ora 13:00./Telegrafi/

  • Fernikli 74 and Dukaagjini seek to return to victories, official formations

    Fernikli 74 will be the host of Dukagjin, within the 11th lap of Kosovo Superliga.

    The club from Drenas aims to return positive results after losing the last lap, objective that the clans actually have.

    Forms selected by both trainers have already been made public.

    Fernikil justly:

    Dukeagini:

    The confrontation will begin at 1600. /Telegrafi/

  • Japan sways! A Powerful Earthquake Strikes the Pacific

    An earthquake of 7.0 magnitude has struck deep below the Pacific Ocean, near Japan’s Ogasawawara Islands, some 1,000 miles [1,000 km] south of Tokyo.

    According to Japan’s Meteorological Agency, the earthquake occurred at a depth of about 300 miles [470 km].

    There are no reports of casualties or material damage and there is no danger to tsunamis.

    The shocks were felt in large parts of eastern and northeast Japan.

    Japan is situated in an area of high seismic activity, where four tectonic plates crash. /Telegraphy/

  • Sallatë spanjolle me ton, patate dhe vezë, receta e thjeshtë për një vakt të shëndetshëm

    Sallatë spanjolle me ton, patate dhe vezë, receta e thjeshtë për një vakt të shëndetshëm

    Sallatë spanjolle me ton, patate dhe vezë, receta e thjeshtë për një vakt të shëndetshëm

    Një sallatë mesdhetare me përbërës të thjeshtë mund të jetë zgjedhja ideale për një drekë ose darkë të lehtë dhe ushqyese. Sallata spanjolle me ton, patate, domate dhe vezë të ziera përgatitet lehtë dhe nuk kërkon shumë kohë në kuzhinë.

    Receta është e frymëzuar nga piriñaca cántabra, një sallatë tradicionale e rajonit të Kantabrisë, në veri të Spanjës. Kombinimi i tonit dhe vezëve siguron proteina, ndërsa patatet, domatet dhe vaji i ullirit plotësojnë vlerat ushqyese dhe shijen e këtij vakti.

    Përbërësit:

    2 patate mesatare

    2 kanaçe ton në ujë, rreth 140 gramë secila pas kullimit

    3 domate mesatare

    ¼ e një qepe të vogël të bardhë

    3 lugë gjelle vaj ulliri ekstra të virgjër

    1½ lugë gjelle uthull sheri

    ¾ lugë çaji kripë

    Piper i zi sipas dëshirës

    2 vezë të ziera fort

    Përgatitja:

    Fillimisht, qëroni patatet, pritini në kubikë dhe ziejini për rreth 15 minuta, derisa të zbuten. Më pas, kullojini dhe lërini të ftohen për 15–20 minuta.

    Ndërkohë, kullojeni tonin, pritini domatet në copa dhe qepën në feta të holla. Vendosini të gjithë përbërësit në një tas të madh dhe përziejini me kujdes.

    Shtoni vajin e ullirit, uthullën, kripën dhe piperin e zi, duke i përzier që shijet të shpërndahen në të gjithë sallatën.

    Në fund, pritini vezët e ziera në katër pjesë dhe vendosini sipër sallatës. Përziejini lehtë, në mënyrë që vezët të mos copëtohen.

    Sallata mund të shërbehet menjëherë ose të lihet për pak kohë në frigorifer, nëse preferohet e ftohtë.

    Sa kalori dhe proteina përmban?

    Sipas të dhënave ushqyese të publikuara nga EatingWell, një porcion i kësaj sallate përmban rreth 352 kalori dhe 26 gramë proteina. Përbërësit e saj e bëjnë një alternativë praktike për ata që kërkojnë një vakt të shijshëm, të pasur me proteina dhe të lehtë për t’u përgatitur.

    Për më shumë shije, mund të shtoni edhe speca të freskët ose ullinj, sipas preferencës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Spanish tonne salad, potatoes and eggs, simple recipe for a healthy meal

    A Mediterranean salad with simple ingredients may be the ideal choice for a light and nutritious meal or lunch. Spanish tonne salad, potatoes, tomatoes, and boiled eggs are easy to prepare, and it does not take much time in the kitchen.

    The recipe is inspired by piraiñaca cántabra, a traditional salad in the Kantabria region in northern Spain. The combination of the tone and the eggs provides protein, while potatoes, tomatoes, and olive oil complement the nutrients and flavor of the meal.

    Ingredients

    2 average potato

    2 cans of tons in water, about 140 grams each after the drain

    3 Average tomatoes

    314 of a small white shutter

    3 tablespoons of extra virgin olive oil

    1150,0002 tablespoons of vinegar.

    34 teaspoons salt

    Black Piper to Will

    2 hard – boiled eggs

    Preparation:

    First, peel the potatoes, cut them into cubes, and boil them for about 15 minutes until they are tamed. Next, exhale them, and let them cool for 1550 minutes.

    Meanwhile, drain our leaves, cut tomatoes into pieces, and sew into thin slices. Place all the ingredients in a large bowl, and mix them carefully.

    Add olive oil, vinegar, salt, and black pepper, mixing the flavors to the entire salad.

    Finally, cut the boiled eggs into four parts and place them above the salad. Eject them easily so that the eggs will not be crushed.

    The salad can be served immediately or left for a while in the refrigerator if cold is preferred.

    How many calories and proteins does it contain?

    According to food data published by EatingWell, a portion of this salad contains about 352 calories and 26 grams of protein. Its ingredients make it a practical option for those seeking a tasty meal, rich in protein, and easy to prepare.

    For more flavor, you can also add fresh peppers or olives, according to preference.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal