Category: Lajme

  • Nikolloski: Macedonia among the first countries with technology ‘%Starlink’, third mobile operator will be more competitive

    Our country will be among the first countries to implement technology ʹStarlink. The third mobile operator will use the RHStarlink network, which will make it much more competitive in service, Deputy Prime Minister and Transport Minister Aleksandar Nikolloski stressed, in today’s Facebook post.

    In addition to Ukraine, Macedonia and Montenegro will be the first states where the Starlink will be used directly. According to information I have, prices will be much, much lower than those of the two existing operators, Nikolloski stressed.

    Under the concession agreement, the operator had to cover at least one city in the country by March, while by the end of the year it began operating throughout state territory.

    They chose Skopje City, Deputy Prime Minister, Transport Minister announced

  • Trump after the vote: Support the Republicans, we win!

    MLess than ten days before holding the Muslim elections in the United States, President Donald Trump has voted early Saturday in Florida, confirming his full support for Republican Party candidates.

    Accompanied by First Lady Melanie Trump, he exercised the right to vote in the Office of Election Overseers in Palm Beach. Asked by journalists whether he had strictly voted along party lines, Trump responded firmly: A lot.

    Shortly after the vote, the head of the American state left for Georgia to attend a planned electoral rally, reports ABCnewsKlankosova broadcast.tv.

    During the media proposal, the president also took on a controversial republican candidate for mayor of Ohio, Vivek Ramaswamy, where the mother of his Democrat rival, Amy Acton, appeared.

    Trump also commented on the indictment warned by his administration, which aims to challenge the Certificate of the American Senate race in Alaska, in case Republican Senator Dan Sullivan loses his mandate due to his presence on the ballot of another almost identical candidate.

    Meanwhile, regarding tensions and developments with Iran, the president said to reporters: I might have to finish. Or maybe they’ll make a deal, but I’m not sure. Anyway, we win.

     

  • Trump pas votimit: Mbështes republikanët, ne fitojmë!

    Trump pas votimit: Mbështes republikanët, ne fitojmë!

    Trump pas votimit: Mbështes republikanët, ne fitojmë!

    Më pak se dhjetë ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të mesmandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidenti Donald Trump ka votuar herët të shtunën në Florida, duke konfirmuar mbështetjen e tij të plotë për kandidatët e Partisë Republikane.

    Shoqëruar nga Zonja e Parë, Melania Trump, ai ushtroi të drejtën e votës në zyrën e Mbikëqyrësit të Zgjedhjeve në Palm Beach. I pyetur nga gazetarët nëse kishte votuar rreptësisht sipas vijave partiake, Trump u përgjigj prerazi: “Shumë”.

    Menjëherë pas votimit, kreu i shtetit amerikan u nis drejt Xhorxhias për të marrë pjesë në një tubim të planifikuar elektoral, raporton ABCnews, transmeton Klankosova.tv.

    Gjatë prononcimit për media, presidenti mori në mbrojtje edhe një spot të diskutueshëm fushate të kandidatit republikan për guvernator të Ohajos, Vivek Ramaswamy, ku shfaqej nëna e rivales së tij demokrate, Amy Acton.

    Gjithashtu, Trump komentoi padinë e paralajmëruar nga administrata e tij, e cila synon të kundërshtojë certifikimin e garës për Senatin amerikan në Alaskë, në rast se senatori republikan Dan Sullivan humbet mandatin për shkak të pranisë në fletëvotim të një kandidati tjetër me emër thuajse identik.

    Ndërkaq, lidhur me tensionet dhe zhvillimet me Iranin, presidenti u shpreh para gazetarëve: “Mund të më duhet ta përfundoj. Ose ndoshta do të bëjnë një marrëveshje, por nuk jam i sigurt. Sidoqoftë, ne fitojmë”.

     

  • Ndahet nga jeta kompozitori i këngës “Vetëm 5 minuta”

    Ndahet nga jeta kompozitori i këngës “Vetëm 5 minuta”

    Ndahet nga jeta kompozitori i këngës “Vetëm 5 minuta”

    Është ndarë nga jeta kompozitori Eroll Jakupi, i njohur për këngën e njohur “Vetëm 5 minuta”.

    Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga miqtë e tij përmes rrjeteve sociale, ku kanë ndarë mesazhe ngushëllimi dhe fjalë prekëse në kujtim të kompozitorit.

    “Maestro ishe në tokë, e maestro mbetesh në qiell”, ka shkruar njëri nga miqtë e tij.

  • Votimet në Luginë, Sinani: Dilni sa më shumë, është ditë jetike për shqiptarët

    Votimet në Luginë, Sinani: Dilni sa më shumë, është ditë jetike për shqiptarët

    Votimet në Luginë, Sinani: Dilni sa më shumë, është ditë jetike për shqiptarët

    Sot në Serbi janë duke u mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

    Në këto zgjedhje, shqiptarët janë duke garuar në një listë të përbashkët, me synimin për të siguruar tri mandate në Kuvendin e Serbisë.

    Në këtë proces, janë duke votuar edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, Bujanocit e Medvegjës.

    Gjatë procesit të së dielës, të drejtën e votës e ka shfrytëzuar edhe kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani.

    Ajo ka thënë se dita e sotme është vendimtare dhe jetike për shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke i ftuar qytetarët të mos hezitojnë dhe të dalin të votojnë.

    “Unë ftoj masivisht qytetarët të dalin sot, të shfrytëzojnë të drejtën e votës. Dita e sotme është vendimtare është jetike për të ardhmen, jo vetëm të të rajonit por kryesisht për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Andaj mos hezitoni, dilni me të gjithë anëtarët e familjes dhe përgjigjuni ditës së sotme”, tha Sinani.

    Ajo e ka cilësuar këtë proces edhe si referendum në vete.

    “Sot ky proces zgjedhor mendoj se është referendum në vete, andaj dilni masovikisht”, ka thënë Sinani. /Klankosova.tv

  • Nga aktrimi te gatimi, "Gixha" shfaq talentin në kuzhinë (VIDEO)

    Nga aktrimi te gatimi, “Gixha” shfaq talentin në kuzhinë (VIDEO)

    Nga aktrimi te gatimi, "Gixha" shfaq talentin në kuzhinë (VIDEO)

    I ftuari i radhës në emisionin “Shija e Anës” ishte një nga personazhet më të dashur për publikun, aktori i njohur Edon Bërveniku, i njohur me personazhin “Gixha”.

    Gixha ka treguar aftësitë e tij në kuzhinë, duke dëshmuar se gatimi është një tjetër pasion i tij, të cilit po i kushton gjithnjë e më shumë vëmendje.

    Në emision, ai përgatiti një recetë të veçantë me salmon, salcë limoni dhe fëstëk./Klankosova.tv

  • From acting to cooking, “ GijaR show talent in the kitchen ( VIDEOS)

    I The next guest on Anna’s show was one of the most popular public characters, the renowned actor Edon Brvenik, known as the character CHAjja.

    Gija has shown his skills in the kitchen, giving evidence that cooking is another passion he is giving more and more attention to.

    In the show, he prepared a special recipe with salmon, lemon sauce and açacus. /I did. tv

  • Voton Ardita Sinani: Zgjedhjet e sotme janë jetike për të ardhmen e shqiptarëve të Luginës

    Voton Ardita Sinani: Zgjedhjet e sotme janë jetike për të ardhmen e shqiptarëve të Luginës

    Të drejtën e votës e ka shfrytëzuar edhe kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani.

    Sinani ka thënë se dita e sotme është vendimtare dhe jetike për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe i ka ftuar qytetarët të mos hezitojnë dhe të dalin të votojnë.

    “Unë ftoj masivisht qytetarët të dalin sot, të shfrytëzojnë të drejtën e votës. Dita e sotme është vendimtare është jetike për të ardhmen, jo vetëm të të rajonit por kryesisht për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Andaj mos hezitoni, dilni me të gjithë anëtarët e familjes dhe përgjigjuni ditës së sotme”, tha Sinani.

    Ajo e ka cilësuar këtë proces edhe si referendum në vete.

    “Sot ky proces zgjedhor mendoj se është referendum në vete, andaj dilni masovikisht”, tha Sinani.

    Gjatë ditës së sotme po mbahen zgjedhjet në Serbi, e ku po marrin pjesë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, Bujanocit e Medvegjës. /Telegrafi/

  • “Janë forca shtytëse e Real Madridit”, Raphinha frikësohet nga dy yjet madrilenë

    “Janë forca shtytëse e Real Madridit”, Raphinha frikësohet nga dy yjet madrilenë

    Raphinha ka paralajmëruar Barcelonën se mungesa e Vinicius Juniorit nuk do ta bëjë më të lehtë përballjen ndaj Real Madridit në El Clasico, duke vlerësuar njëkohësisht cilësitë e mesfushorit uruguaian Federico Valverde.

    Sulmuesi brazilian theksoi se madrilenët kanë mjaft lojtarë që mund ta vendosin fatin e ndeshjes, pavarësisht mungesës së një prej yjeve kryesorë të tyre.

    “Nuk mund të them se mungesa e tij do të jetë gjë e mirë për ne, sepse Real Madridi ka shumë lojtarë të aftë për të vendosur ndeshjet”.

    “Është e vërtetë që Vini nuk do të jetë aty, por ka lojtarë të tjerë që mund ta zëvendësojnë dhe të bëjnë diferencën në një ndeshje të këtij niveli”.

    Raphinha foli edhe për Valverden, duke e cilësuar uruguaianin si një futbollist të jashtëzakonshëm, i cili mund të japë kontribut të madh në disa pozita në fushë.

    “Fede mund të depërtojë përpara nga mesfusha dhe t’i japë ekipit shumë mundësi kur luan si mbrojtës i krahut”.

    “Në fund të fundit, ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, që paraqitet shkëlqyeshëm në mesfushë dhe gjithashtu bën shumë mirë kur luan në krah”, vazhdoi sulmuesi i Barcelonës.

    Në fund, Raphinha vlerësoi rëndësinë e Valverdes dhe Viniciusit për skuadrën madrilene, duke i cilësuar si dy nga lojtarët që i japin më shumë energji ekipit.

    “Fede dhe Vini janë forca shtytëse e Real Madridit. Ata janë lojtarë që japin shumë përpjekje dhe punë për ekipin, pavarësisht pozitës në të cilën luajnë”, përfundoi braziliani.

    Kujtojmë, “El Clasico” do të fillojë nga ora 21:00 në “Camp Nou”./Telegrafi/

  • Të shtëna pranë një kampusi universitar në Florida, 11 të plagosur, mes tyre gjashtë të mitur

    Të shtëna pranë një kampusi universitar në Florida, 11 të plagosur, mes tyre gjashtë të mitur

    Të shtëna pranë një kampusi universitar në Florida, 11 të plagosur, mes tyre gjashtë të mitur

    Të paktën 11 persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri të shtunën në mbrëmje, pranë kampusit të Universitetit Bujqësor dhe Mekanik në Florida, SHBA. Mes të plagosurve janë gjashtë të mitur, përfshirë një fëmijë 11-vjeçar, si dhe një student.

    Shefi i policisë lokale, Lawrence Revell, konfirmoi se të miturit ishin mes personave të plagosur nga incidenti.

    Sipas policisë së Tallahassee, të paktën tre prej viktimave kanë pësuar lëndime të rënda, ndërsa nëntë të tjerë raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme.

    Sipas të dhënave paraprake, përpara të shtënave ka shpërthyer një sherr, por autoritetet nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme mbi rrethanat e ngjarjes.

    Shefi i policisë, Lawrence Revell, e cilësoi si “tronditëse” faktin që mes të plagosurve kishte edhe fëmijë.

    Ndërkohë, policia e Tallahassee ka bërë të ditur se një njësi e specializuar për krimet e dhunshme po heton ngjarjen.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali