Category: Lajme

  • 45 aksidente në një ditë, dy përfundojnë me fatalitet

    45 aksidente në një ditë, dy përfundojnë me fatalitet

    45 aksidente në një ditë, dy përfundojnë me fatalitet

    45 aksidente trafiku janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, dy prej të cilave kanë përfunduar me fatalitet.

    Sipas të dhënave për këtë periudhë, 19 aksidente kanë rezultuar me persona të lënduar, ndërsa 24 të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

    Gjatë së njëjtës periudhë, janë shqiptuar edhe 1 mijë e 916 gjoba trafiku.

    ali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Ushtarët në Kosovë mund të zëvendësohen, po Amerika?

    Për më shumë se dy dekada, prania e ushtarëve amerikanë në Kosovë ka qenë jo vetëm pjesë e misionit paqeruajtës të NATO-s, por edhe një nga garancitë kryesore të sigurisë së vendit.

    Tani, ndërsa Shtetet e Bashkuara rishikojnë angazhimin e tyre ushtarak në Evropë dhe kërkojnë që aleatët evropianë të marrin përgjegjësi më të mëdha për mbrojtjen e kontinentit, pyetjet për të ardhmen e kësaj pranie kanë marrë një rëndësi të re.

    Në qendër të ndryshimeve është koncepti NATO 3.0, i cili synon një ndarje të re të përgjegjësive mes dy anëve të Atlantikut.

    Kosova nuk është jashtë këtyre zhvillimeve.

    Misioni i NATO-s, KFOR, i pranishëm në vend që nga përfundimi i luftës më 1999, ka nisur një proces riorganizimi. Nga mijëra ushtarë amerikanë që shërbenin në Kosovë pas luftës, sot kanë mbetur më pak se 600.

    Nuk ka ndonjë vendim të konfirmuar për zvogëlimin e mëtejshëm të tyre.

    Megjithatë, ndryshimet në strukturën e forcave amerikane dhe planet për riorganizimin e KFOR-it kanë hapur diskutimin nëse roli i SHBA-së në sigurinë e Kosovës mund të ndryshojë.

    Për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, e ardhmja e pranisë amerikane duhet të mbështetet në një angazhim të qëndrueshëm ushtarak. Ai ka kërkuar që kampi Bondsteel të shndërrohet në bazë të përhershme të SHBA-së.

    “Një prezencë e tillë do të shërbente si garantuese për paqe dhe siguri në Kosovë dhe rajon dhe si një bazë strategjike për operacionet e NATO-s në Evropën Juglindore”, ka thënë Kurti.

    Një ndryshim në Bondsteel, shumë pikëpyetje

    Më 12 tetor, në kampin Bondsteel ndodhi një ndryshim në strukturën komanduese të forcave amerikane në Kosovë.

    Për herë të parë pas më shumë se një dekade, njësitë aktive të Ushtrisë amerikane morën nga Garda Kombëtare e Floridës drejtimin e Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it.

    Ndryshimi mund të duket teknik, por ndodhi në një kohë kur Uashingtoni po bën rishikimin e pranisë së tij ushtarake në Evropë.

    Pjesëtarët e Gardës Kombëtare zakonisht shërbejnë me kohë të pjesshme jashtë periudhave të mobilizimit, ndërsa njësitë aktive përbëhen nga ushtarë me shërbim të plotë.

    Një ushtar amerikan, pjesë e misionit paqeruajtës të NATO-s, duke ecur në Kampin Bondsteel, në Sojevë, Kosovo, më 22 tetor 2025.

    Ushtria amerikane e arsyetoi rotacionin me disponueshmërinë e forcave dhe nevojat e misionit. Por, nuk sqaroi nëse ky ndryshim shoqërohet edhe me ndryshime në numrin e trupave, kapacitetet apo përgjegjësitë e tyre në Kosovë.

    Radio Evropa e Lirë kërkoi sqarime nga Departamenti amerikan i Luftës për natyrën e rotacionit dhe planet e mundshme për praninë amerikane në Kosovë gjatë viteve 2026 dhe 2027, por nuk mori përgjigje.

    Sinjalet për ndryshime, megjithatë, kanë ardhur disa muaj më herët.

    Në qershor, Komanda Evropiane e SHBA-së ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se kontributi amerikan në KFOR do t’u nënshtrohej përshtatjeve graduale, në përputhje me një rishikim të udhëhequr nga strukturat ushtarake të NATO-s.

    As atëherë nuk janë dhënë hollësi për natyrën apo përmasat e ndryshimeve.

    Tani, NATO-ja konfirmon se riorganizimi i KFOR-it është në proces.

    Në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, një zyrtar i Aleancës e lidh atë me kalimin drejt konceptit NATO 3.0.

    “Ndërsa Aleanca po kalon drejt konceptit NATO 3.0, procesi i riorganizimit të KFOR-it do të mundësojë ruajtjen e të njëjtit efekt strategjik, me përdorim më efikas të burimeve dhe nën udhëheqjen e vazhdueshme evropiane”, thuhet në përgjigje.

    NATO-ja thekson se mandati i KFOR-it, i përcaktuar nga Kombet e Bashkuara, mbetet i pandryshuar, ashtu si edhe angazhimi për sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

    Por, nuk sqaron nëse rotacioni amerikan në Bondsteel është pjesë e këtij riorganizimi.

    Përgjigje nuk dhanë as Qeveria dhe Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, të cilave Radio Evropa e Lirë u kërkoi të sqaronin nëse janë informuar për ndryshime të mundshme në kontingjentin amerikan dhe nëse kanë marrë garanci për vazhdimësinë e pranisë së SHBA-së në KFOR.

    Nga Uashingtoni, një ndarje e re e përgjegjësive

    Ajo që ndodh në Kosovë është vetëm një pjesë e një rishikimi shumë më të gjerë të rolit ushtarak amerikan në Evropë.

    Për dekada, Shtetet e Bashkuara kanë siguruar një pjesë të madhe të forcave, pajisjeve dhe kapaciteteve nga të cilat varet mbrojtja e kontinentit.

    Por, administrata amerikane kërkon që kjo barrë të ndahet ndryshe.

    Në shkurt, zyrtari i lartë i Pentagonit, Elbridge Colby, paraqiti vizionin e NATO 3.0: Evropa të marrë përgjegjësinë kryesore për mbrojtjen konvencionale të kontinentit, ndërsa SHBA-ja të mbetet pjesë e Aleancës, por me një rol të ripërcaktuar.

    Katër muaj më vonë, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, paralajmëroi një rishikim të dislokimit të forcave amerikane në Evropë.

    “Për ta realizuar këtë, Departamenti i Luftës do të shqyrtojë, gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, dislokimin e forcave amerikane dhe bazat e tyre ushtarake në Evropë”, deklaroi Hegseth më 18 qershor.

    Rishikimi nuk ka të bëjë vetëm me numrin e ushtarëve që SHBA-ja mund të mbajë në kontinent.

    Sipas një analize të Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS), të publikuar në gusht, ai përfshin edhe vendndodhjen e forcave dhe kapacitetet ushtarake që Uashingtoni do të vazhdojë t’ia ofrojë NATO-s.

    Radio Evropa e Lirë mëson nga burimet e saj se rezultatet e këtij procesi mund të bëhen publike rreth fundit të nëntorit.

    Ato mund të ofrojnë më shumë qartësi edhe për planet e Pentagonit në Kosovë.

    Jim Townsend, ish-zëvendës i ndihmësit të sekretarit amerikan të Mbrojtjes, pret që kontingjenti amerikan në Kosovë të jetë pjesë e rishikimit.

    Sipas tij, vendimet për KFOR-in nuk do të merren të shkëputura nga prioritetet e tjera ushtarake të SHBA-së.

    “Cilido qoftë vendimi i Aleancës, kontributi amerikan do të përcaktohet në përputhje me të. Sepse, kur NATO-ja rishikon dislokimin e forcave të saj, siç është rasti me KFOR-in, vendet anëtare mund të bien dakord për një drejtim të caktuar. Pastaj, përcaktojnë se çfarë lloje forcash nevojiten për ta realizuar atë”, thotë Townsend për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.

    Ndryshimet në ndarjen e përgjegjësive mes SHBA-së dhe Evropës nuk janë të reja. Ato kanë ndodhur vazhdimisht që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë.

    Por, Townsend sheh një dallim të rëndësishëm këtë herë: trysnia amerikane ndaj aleatëve evropianë mund t’i bëjë ndryshimet “më të shpejta” dhe “më të mëdha”.

    Evropa mund të ketë më shumë përgjegjësi, por a ka kapacitete?

    Marrja e përgjegjësive më të mëdha nga Evropa nuk nënkupton vetëm shtimin e numrit të ushtarëve.

    Për dekada, operacionet e NATO-s janë mbështetur në kapacitete amerikane që shumë vende evropiane nuk i zotërojnë në të njëjtën masë.

    Mes tyre janë: inteligjenca dhe vëzhgimi, transporti strategjik, furnizimi i avionëve me karburant gjatë fluturimit, mbrojtja ajrore dhe sistemet e goditjes në distanca të gjata.

    Disa prej këtyre kapaciteteve mund të zhvendosen ose të reduktohen, në përputhje me prioritetet e reja amerikane.

    Townsend thotë se aleatët evropianë po shqyrtojnë mënyrat për t’i kompensuar ndryshimet e mundshme, por paralajmëron se pajisjet, personeli i specializuar dhe aftësitë për operacione të përbashkëta nuk sigurohen brenda një kohe të shkurtër.

    “Ushtria amerikane ka më shumë kapacitete dhe pajisje ushtarake sesa ushtritë evropiane. Edhe kur evropianët kanë pajisje të ngjashme, ato i kanë në numër më të vogël. Plotësimi i këtyre mangësive kërkon kohë”, thotë ai.

    Megjithatë, sfidat e mbrojtjes së përgjithshme të Evropës nuk janë domosdoshmërisht të njëjta me ato të misionit të NATO-s në Kosovë.

    KFOR-i nuk është forcë e dislokuar për mbrojtje konvencionale të territorit të NATO-s, por mision paqeruajtës, me mandat për të kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe lirisë së lëvizjes.

    Rëndësia e tij u dëshmua edhe gjatë tensioneve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, përfshirë përplasjet e vitit 2023, kur u plagosën edhe pjesëtarë të KFOR-it.

    Në strukturën aktuale të sigurisë, Policia e Kosovës është reaguesja e parë, EULEX-i i dyti dhe KFOR-i i treti.

    Misioni ka edhe forca rezervë që mund të dislokohen në rast të përkeqësimit të situatës.

    Për më tepër, pjesa më e madhe e trupave të KFOR-it vjen tashmë nga vendet evropiane dhe misioni drejtohet nga një komandant evropian.

    Një analizë e Qendrës Ndërkombëtare për Mbrojtje dhe Siguri (ICDS), e publikuar në shtator, vlerëson se evropianët mund t’i zëvendësojnë kapacitetet amerikane në KFOR më lehtë sesa ato që SHBA-ja ofron për mbrojtjen e përgjithshme të Evropës.

    Por, kjo është vetëm njëra anë e çështjes.

    Jo vetëm sa ushtarë, por çfarë përfaqësojnë ata

    Edhe nëse vendet evropiane arrijnë të zëvendësojnë një pjesë të kontingjentit amerikan, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se efekti i pranisë së KFOR-it do të mbetet i njëjtë.

    Për ekspertët, pesha e ushtarëve amerikanë në Kosovë nuk lidhet vetëm me kapacitetet e tyre ushtarake, por edhe me mesazhin politik dhe strategjik që përcjell prania e SHBA-së.

    Michael O’Hanlon, ekspert i mbrojtjes në Institutin Brookings në Uashington, nuk sheh ndonjë pengesë të madhe që evropianët t’i kompensojnë kapacitetet luftarake amerikane në Kosovë.

    Shqetësimi i tij është tjetër: çfarë mesazhi do të dërgonte një zvogëlim i madh, apo largim i plotë, i forcave amerikane?

    “Nuk jam aq i shqetësuar për kapacitetet luftarake. Për mua, rëndësi ka që në Kosovë të mbetet një numër i caktuar ushtarësh amerikanë. Ndoshta disa qindra do të mjaftonin për të ruajtur angazhimin dhe praninë e SHBA-së, dhe për të siguruar që Serbia nuk e krijon përshtypjen se Shtetet e Bashkuara e kanë humbur interesimin për Kosovën”, thotë O’Hanlon për Exposenë.

    Edhe analiza e ICDS-së paralajmëron se një tërheqje amerikane mund të ketë pasoja politike.

    Sipas saj, një zhvillim i tillë mund të ndikojë në llogaritjet e forcave nacionaliste serbe në Kosovë, ndërsa Rusia mund ta interpretojë si zhvillim në favor të interesave të saj.

    Për kolonelin e pensionuar amerikan, Ray Wojcik, nga Qendra Ndërkombëtare për Mbrojtje dhe Siguri, çështja shkon përtej Kosovës.

    Ai vlerëson se përqendrimi më i madh i SHBA-së në rajonin e Paqësorit nuk duhet të bëhet në kurriz të pranisë amerikane në Evropë.

    “Udhëheqja evropiane nuk duhet të nënkuptojë mungesën e Amerikës. Ky do të ishte gabim. Nëse i zvogëlojmë ndjeshëm forcat në Evropë, përfshirë Ballkanin, për t’u përqendruar në Paqësor, rrezikojmë të humbasim ndikimin tonë”, thotë Wojcik për Radion Evropa e Lirë.

    Sipas tij, SHBA-ja ka nevojë për aleatët e saj dhe siguria evropiane mbetet e lidhur ngushtë me sigurinë globale.

    Sa i përket rotacionit të fundit në Bondsteel, Wojcik përmend disa shpjegime të mundshme: riorganizimin e forcave, gatishmërinë e njësive apo situatën e sigurisë.

    Por, ai nuk mund të konfirmojë se cila prej tyre qëndron, në fakt, pas vendimit amerikan.

    O’Hanlon nuk sheh ende arsye për alarm, megjithëse paralajmëron se vendimet e ardhshme në Uashington kërkojnë vëmendje.

    Flamuri i SHBA-së pranë atij të NATO-s në një ndërtesë qeveritare amerikane, në Uashington. Foto arkivi.

    “E dimë se disa zyrtarë në Pentagon po përpiqen ta zvogëlojnë ndjeshëm angazhimin amerikan në Evropë. Po ashtu, e dimë se presidenti dhe nënpresidenti i SHBA-së kanë qëndrime të dyzuara ndaj NATO-s në përgjithësi”, thotë ai.

    “Prandaj, kjo është diçka që duhet ndjekur me kujdes. Nuk jam ende në gjendje alarmi, por mendoj se nevojiten vigjilencë, vëmendje dhe, nëse është e nevojshme, edhe kundërshtim i këtyre përpjekjeve”, shton O’Hanlon.

    Nga Gjermania dhe Italia, te Polonia dhe Rumania, rreth 80 mijë ushtarë amerikanë janë të dislokuar në Evropë, sipas të dhënave të publikuara gjatë vitit 2026.

    Ata shërbejnë në baza të përhershme ose me rotacione dhe mbështesin sigurinë e kontinentit.

    Kosova zë pak vend në këtë hartë, por, siç paralajmëron Wojcik, largimi i plotë prej saj mund t’i kushtojë rajonit. 

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Bukele mohon se trupat e gjetur në Haiti janë të katër ushtarëve salvadorianë të zhdukur

    Bukele mohon se trupat e gjetur në Haiti janë të katër ushtarëve salvadorianë të zhdukur

    Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, ka deklaruar se katër trupat e dorëzuar të shtunën te forcat salvadoriane në Haiti nuk u përkasin ushtarëve të zhdukur pas një prite pranë kryeqytetit Port-au-Prince, raporton Reuters përcjell Dukagjini.

    “Ata nuk janë njerëzit tanë”, shkroi Bukele në platformën X, duke kundërshtuar një raportim të The New York Times, sipas të cilit trupat e gjetur besohej se ishin të katër ushtarëve salvadorianë.

    Ushtarët u zhdukën të dielën e kaluar, pasi automjeti i tyre i blinduar u sulmua dhe mori flakë në periferi të Port-au-Prince. Ata kishin dalë nga automjeti, ndërsa po ktheheshin nga një treg drejt bazës së tyre.

    Sipas Bukeles, mes trupave të dorëzuar ishin një fëmijë, një burrë dukshëm më i gjatë se ushtarët salvadorianë dhe një ushtar nga një shtet tjetër. Ai publikoi edhe fotografi të një dokumenti identifikimi të një ushtari nga Çadi.

    Gjatë javës, presidenti kishte deklaruar se katër ushtarët po mbaheshin nga bandat dhe se El Salvadori kishte nisur një operacion ushtarak për t’i kthyer të padëmtuar. Më pas, në Haiti u dërguan trupa shtesë salvadoriane për të mbështetur kërkimet dhe operacionet e sigurisë.

    Sipas Reutersit, prita ishte sulmi i parë i madh ndaj Forcës për Shtypjen e Bandave, një mision shumëkombësh i autorizuar nga OKB-ja, që nga nisja e operacioneve të saj në Haiti këtë vit. Misioni nuk pranoi të komentonte për rastin.

    Asnjë grup nuk e ka marrë publikisht përgjegjësinë. Mediat lokale e kanë lidhur sulmin me bandat që veprojnë në zonë, përfshirë grupet e armatosura Chen Mechan dhe 400 Mawozo.

    Misioni ka rreth 2.000 trupa në terren, ndjeshëm nën kufirin e autorizuar prej 5.500 pjesëtarësh. Ndërkohë, bandat kanë zgjeruar kontrollin mbi pjesë të mëdha të Port-au-Prince që nga vrasja e presidentit Jovenel Moïse më 2021, ndërsa dhuna ka zhvendosur rreth 1,4 deri në 1,5 milion njerëz.

    Burimi: Dukagjini

  • Bukele denies that troops found in Haiti are all four missing sausage soldiers

    El Salvador President Nayb Bukele has declared that the four troops handed over to the Salvatore forces in Haiti on Saturday do not belong to missing soldiers after a ambush near Port-au-Prince capital, Reuters forwards Duguagjini.

    They’re not our people, Bukele wrote on the X platform, rejecting a report of The New York TimesAccording to which the troops found were believed to be all four sausage soldiers.

    The soldiers disappeared last Sunday after their armoured vehicle was attacked and fired on the outskirts of Port-au-Prince. They were out of the vehicle while returning from a market to their base.

    According to Bukele, among the surrender troops were a child, a man evidently taller than the sausage soldiers and a soldier from another country. He also published photographs of an identification document for a soldier from Chad.

    During the week, the president had declared that four soldiers were being held by gangs and that El Salvador had launched a military operation to return safely. Further, additional Salvatore troops were sent to Haiti to support the research and security operations.

    According to Reuters, the ambush was the first major attack on the League Repression Force, a multinational mission authorised by the UN, since its operations in Haiti began this year. The mission refused to comment on the case.

    No group has publicly claimed responsibility. Local media have linked the attack to gangs operating in the area, including the Chen Mechan armed groups and 400 Mawozo.

    The mission has about 2,000 troops on the ground, significantly below the 5,500 – member limit. Meanwhile, gangs have expanded control over large parts of Port-au-Prince since the assassination of President Jovenel Moïs in 2021, while violence has displaced about 1.4 million to 1.5 million people.

    Source Layer: Dukeagini

  • Brazili në balotazh: Përballje e ashpër për presidentin e vendit

    Brazili në balotazh: Përballje e ashpër për presidentin e vendit

    Brazili në balotazh: Përballje e ashpër për presidentin e vendit

    Qytetarët në Brazil po votojnë këtë të diel në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në një garë tejet të ngushtë mes presidentit aktual të majtë, Luiz Inacio Lula da Silva, dhe senatorit të së djathtës, Flavio Bolsonaro.

    Lula, 80 vjeç, i cili synon një mandat të katërt jo të njëpasnjëshëm, e ka përshkruar këtë garë si një “betejë për demokracinë” dhe sovranitetin e vendit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

    Në anën tjetër, Flavio Bolsonaro, 45 vjeç, djali i ish-presidentit Jair Bolsonaro  vjen me epërsi pas fitores në raundin e parë dhe ka premtuar luftë të ashpër kundër krimit të organizuar, ulje taksash dhe lirim për babain e tij të dënuar me burg.

    Historiku zgjedhor në Brazil luan në favor të djalit të Bolsonaros, pasi asnjë kandidat që ka fituar raundin e parë nuk e ka humbur balotazhin.

    Megjithatë, mbështetësit e Lulës shpresojnë në përmbysje duke synuar votat e mbi 33 milionë qytetarëve që nuk votuan në tetor.

    Rezultatet e para zyrtare pritet të dalin sonte, me Lulën që do t’i ndjekë ato nga São Paulo dhe Bolsonaron nga kryeqyteti Brasília.

     

  • Brazil in runoff: Harsh Face for Country President

    QRetailers in Brazil are voting this Sunday in the second round of presidential elections, in an extremely close race between current left president Luiz Inacio Lula da Silva, and right-wing senator Flavius Bolsonaro.

    Lula, 80, who targets a fourth non-consecutive mandate, has described the race as a battle for democracy and the country’s sovereignty, reports BBC, broadcast I did. tv.

    On the other hand, Flavius Bolsonaro, 45, son of former President Jair Bolsonaro, comes ahead after victory in the first round and has pledged a fierce fight against organised crime, tax cuts and release for his jailable father.

    The election history in Brazil plays in favour of Bolsonaro’s son, as no candidate who has won the first round has lost the run-off.

    However, Lula supporters hope in the collapse, targeting the votes of over 33 million citizens who did not vote in October.

    The first official results are expected to come out tonight, with Lula attending them from São Paulo and Bolsonaron from Brasília capital.

     

  • Hidhni pak kefir mbi një dërrasë dhe lëreni gjatë natës: Ja çfarë mund të gjeni poshtë saj në mëngjes

    Hidhni pak kefir mbi një dërrasë dhe lëreni gjatë natës: Ja çfarë mund të gjeni poshtë saj në mëngjes

    Një mënyrë e thjeshtë për të zbuluar ku fshihen kërmijtë që dëmtojnë bimët, pa përdorur preparate kimike

    Kërmijtë mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme në kopshte, veçanërisht aty ku ka perime, bimë të reja dhe vende të lagështa e të mbrojtura nga dielli. Ata ushqehen kryesisht gjatë natës, duke lënë pas gjethe të dëmtuara dhe gjurmë karakteristike të mukusit.

    Me ardhjen e fundit të tetorit, shumë kopshtarë fillojnë përgatitjen e tokës për sezonin e ardhshëm, ndërsa një nga shqetësimet e tyre është zvogëlimi i numrit të këtyre dëmtuesve përpara dimrit.

    Një metodë e thjeshtë, që mund të provohet edhe në kopshtin e shtëpisë, kërkon vetëm pak kefir dhe një dërrasë të vjetër prej druri.

    Ideja është që, në vend se t’i kërkoni kërmijtë nëpër gjithë kopshtin, të krijoni një vend ku ata mund të mblidhen dhe të gjenden më lehtë.

    Pse përdoret kefiri mbi një dërrasë?

    Kërmijtë, sidomos ata pa guaskë, parapëlqejnë vende të errëta, të freskëta dhe me lagështi. Për këtë arsye, shpesh fshihen nën dërrasa, gurë, vazo dhe objekte të tjera që ruajnë lagështinë.

    Metoda e propozuar është e thjeshtë: merrni një dërrasë të vjetër, lageni lehtë me pak kefir dhe vendoseni mbi tokë, në një pjesë të kopshtit ku keni vërejtur praninë e kërmijve.

    Më së miri është ta vendosni në mbrëmje, kur lagështia rritet dhe kërmijtë bëhen më aktivë.

    Mendohet se aroma e fermentuar e kefirit mund të shërbejë si tërheqës shtesë, ndërsa dërrasa krijon një strehë të errët dhe të lagësht. Megjithatë, ndikimi i veçantë i kefirit nuk është vërtetuar me studime të mjaftueshme shkencore.

    Çfarë mund të gjeni në mëngjes?

    Të nesërmen, ngrijeni me kujdes dërrasën dhe kontrolloni pjesën e poshtme të saj.

    Nëse në kopsht ka shumë kërmij, disa prej tyre mund të jenë strehuar pikërisht aty. Në këtë mënyrë, mund t’i mblidhni më lehtë, pa pasur nevojë t’i kërkoni një nga një ndërmjet bimëve.

    Procedurën mund ta përsërisni për disa net radhazi, veçanërisht në vendet ku shihni gjethe të dëmtuara ose gjurmë të ndritshme mukusi mbi tokë.

    A funksionon vërtet kjo metodë?

    Përdorimi i dërrasave si strehë për grumbullimin e kërmijve është një metodë e njohur në kopshtari.

    Sipas udhëzimeve të Universitetit të Minesotës, vendosja e dërrasave të sheshta ose materialeve të lagështa mbi tokë dhe kontrollimi i tyre në mëngjes mund të ndihmojë në kapjen e kërmijve.

    Edhe Universiteti Shtetëror i Oregonit rekomandon përdorimin e dërrasave, sidomos gjatë periudhave të lagështa të vjeshtës, kur këta dëmtues janë aktivë.

    Kefiri nuk i shkatërron kërmijtë dhe nuk garanton që ata do të mblidhen gjatë natës. Përbërësit e fermentuar përdoren edhe në disa lloje kurthesh, por për kefirin në veçanti mungojnë prova të qarta se e rrit efektivitetin e dërrasës.

    Prandaj, kjo metodë mund të provohet si një mënyrë e thjeshtë për të identifikuar vendet ku fshihen kërmijtë dhe për t’i larguar ata nga kopshti.

    Dhe ndonjëherë, për të mbrojtur bimët, mjafton të filloni me diçka fare të zakonshme që e keni në shtëpi. /Telegrafi/

  • Parashutistët britanikë dhe francezë zhvillojnë stërvitje të madhe ushtarake në Gjermani

    Parashutistët britanikë dhe francezë zhvillojnë stërvitje të madhe ushtarake në Gjermani

    Mbi 2,500 ushtarë britanikë dhe francezë kanë marrë pjesë në një stërvitje të gjerë ushtarake në Gjermani, e cila synon të testojë aftësinë e NATO-s për të mbrojtur territorin e saj në rast të një sulmi.

    Ushtrimi përfshiu një nga operacionet më të mëdha ajrore britanike të dy dekadave të fundit, me 600 parashutistë që u hodhën nga avionët transportues A400M të Forcave Ajrore Mbretërore britanike (RAF).

    Sipas Ministrisë britanike të Mbrojtjes, kjo është hera e parë që trupa dhe pajisje të specializuara janë angazhuar në një shkallë të tillë përmes hedhjeve nga lartësi të ulëta, transmeton Telegrafi.

    Stërvitja shtatëjavore, e quajtur “Rhino Titan”, u zhvillua në qendrën ushtarake të trajnimit Sennelager dhe përfshiu Brigadën e 16-të të Sulmit Ajror të Mbretërisë së Bashkuar.

    Gjatë ushtrimit, trupat britanike u përballën me skenarë që përfshinin një kundërshtar të pajisur me dronë dhe sisteme të luftës elektronike, teknologji që Rusia mund të përdorë në një konflikt të mundshëm.

    Brigada e 16-të është pjesë e Forcës Globale të Reagimit të ushtrisë britanike dhe mbahet në gatishmëri të lartë për t’iu përgjigjur krizave ndërkombëtare, nga operacionet humanitare deri te luftimet.

    Stërvitja zhvillohet në një periudhë tensionesh të shtuara në Evropë, për shkak të pushtimit rus të Ukrainës dhe akuzave ndaj Kremlinit për përfshirje në akte sabotimi, zjarrvënie dhe atentate në vende evropiane.

    Sekretari britanik i Mbrojtjes, Wes Streeting, tha se kërcënimet moderne kërkojnë “një qasje të përditësuar dhe moderne ndaj luftës” dhe se forcat britanike po përgatiten për këto sfida.

    “Së bashku me aleatët tanë francezë dhe gjermanë, kjo stërvitje në shkallë të gjerë tregon se mund të dislokojmë shpejt kapacitete të fuqishme ajrore kudo që nevojiten për të mbrojtur territorin e NATO-s”, deklaroi ai, duke shtuar se kombinimi i trupave dhe pajisjeve të specializuara është i domosdoshëm për të frenuar kundërshtarët dhe për të garantuar sigurinë e Britanisë dhe aleatëve të saj.

    Ed Cartwright, komandant i Brigadës së 16-të të Sulmit Ajror, tha se stërvitja u dha trupave një sfidë realiste për mbrojtjen e territorit të NATO-s kundër një kundërshtari që përdor dronë dhe luftë elektronike.

    Në stërvitje morën pjesë edhe tre helikopterë britanikë Chinook, të cilët kryen detyra të ndryshme, përfshirë transportimin ajror të një stacioni për pranimin e të plagosurve.

    Gjatë 18 muajve të fundit, forcat britanike kanë shtuar aktivitetet stërvitore, duke kaluar nga hedhjet bazë me parashutë te fluturimet në formacion, hedhjet masive të simuluara dhe operacionet e koordinuara për transportimin e personelit dhe pajisjeve.

    Ndërkohë, kryeministri britanik njoftoi të premten se helikopterët Chinook dhe avionët A400M do të pajisen për të luftuar zjarret, duke krijuar për herë të parë një kapacitet të përhershëm ushtarak për shuarjen ajrore të zjarreve në Mbretërinë e Bashkuar.

    Ministria britanike e Mbrojtjes ka nënshkruar gjithashtu një zgjatje kontrate prej 190 milionë paundësh me kompaninë Airbus, me synimin që deri në fund të vitit 2027 numri i avionëve A400M të gatshëm çdo ditë për misione të rritet nga 10 në 13. /Telegrafi/

  • Rama paralajmëron kufizime për dhunuesit

    Rama paralajmëron kufizime për dhunuesit

    Sipas Ramës, regjistri do të administrohet nga Policia e Shtetit dhe do të përmbajë të dhënat identifikuese të personave të referuar ose nën hetim për vepra të tilla penale.

    Kreu i qeverisë shqiptare bëri të ditur se, në bazë të këtij regjistri, Policia Kufitare dhe strukturat e Migracionit do të mund të zbatojnë masat e parashikuara me ligj për të penguar largimin nga vendi të personave që synojnë t’i shmangen ndjekjes penale, arrestimit apo vuajtjes së dënimit.

    Rama njoftoi gjithashtu se vendimi parashikon informimin e autoriteteve të huaja në vendet ku udhëtojnë personat e regjistruar, si dhe të strukturave akomoduese dhe kompanive të transportit ajror, detar e hekurudhor.

    Duke iu referuar protestave të dhunshme, kryeministri lëshoi një paralajmërim të drejtpërdrejtë për personat që përfshihen në akte të tilla.

    “Kush do të dhunojë në Shqipëri do ta ketë të vështirë të rikthehet apo të qëndrojë i qetë në Europë pa mbaruar njëherë punë me drejtësinë këtu në Tiranë”, deklaroi Rama.

    Ai përmendi edhe personat që, sipas tij, kishin ardhur nga Spanja për të marrë pjesë në protestat e dhunshme, duke i cilësuar si “mercenarë të paguar”.

    Regjistri elektronik është një nga gjashtë instrumentet e paketës së re kundër dhunës dhe anarkisë urbane. Paketa përfshin gjithashtu masa për dëmshpërblimin e bizneseve të dëmtuara, ndryshime në ligjin për tubimet, Kodin e Etikës së mësuesve dhe propozime për ndryshime në Kodin Penal.

    Sipas Ramës, synimi i këtyre masave është mbrojtja e protestave paqësore dhe ndëshkimi i dhunës, vandalizmit dhe dëmtimit të pronës publike e private.

    Burimi: RTKLive

  • Rama warns restrictions on violators

    According to Rama, the registry will be managed by the State Police and will contain identifying data of persons referred to or under investigation for such criminal acts.

    The head of the Albanian government indicated that, according to this registry, Border Police and Migration structures could implement the measures envisioned by law to prevent the country from leaving people intent on avoiding prosecution, arrest or suffering punishment.

    Rama also announced that the decision envisions informing foreign authorities in countries where registered persons travel, as well as accommodation facilities and air, sea and railway transport companies.

    Referring to violent protests, the prime minister issued a direct warning to those involved in such acts.

    Who would rape in Albania would find it difficult to return or remain calm in Europe without finishing a matter of justice here in Tirana, Rama said.

    He also mentioned people who, according to him, had come from Spain to participate in violent protests, naming them as paid marbles.

    Electronic registry is one of six instruments of the new package against violence and urban anarchy. The package also includes measures for damages to damaged businesses, changes to the law on collections, Teacher Ethics Code and proposals for changes to the Penal Code.

    According to Rama, the aim of these measures is to protect peaceful protests and punish violence, vandalism and damage to public and private property.

    Source Layer: RTKLive