Category: Lajme

  • The multistory buildings of Nairobi are heard, two people are taken out alive from the ruins

    Dy people have been taken alive from the ruins of a collapsed building in Kenya’s capital, Nairobi, while rescue teams are continuing their search for five other people resulting missing.

    At the time of the collapse, dozens of construction workers were working on the upper floors of the facility, but most were able to get out without serious injuries.

    According to authorities, the resulting missing persons were allegedly located in shops located at the bottom of the building.

    The two people saved on Saturday have been taken to the hospital, police reported, the BBC writes, broadcast Clankosova. tv

    Interior Ministry official Kipchumba Murcomen indicated that of the 67 construction workers at the time of the collapse, 66 managed to get out without injuries, while another suffered life – threatening injuries.

    Meanwhile, police have started searching for the owner of the building and the contractor responsible for the work. Authorities are investigating the circumstances of the event, which has raised new concerns about construction standards and implementation of safety regulations in Kenya.

    The building was still under construction when it collapsed, while on the lower floors, according to officials, 11 stores had started working.

    Images from the Eastley area in Nairobi show concrete floors piled on top of each other. Rescue teams are waiting for metal parts to reach people believed to be trapped under rubble.

  • Trump dhe Melania votojnë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

    Trump dhe Melania votojnë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

    Presidenti amerikan Donald Trump votoi në West Palm Beach, Florida, së bashku me bashkëshorten Melania Trump, duke u zotuar se do të vazhdojë fushatën intensive në mbështetje të republikanëve për zgjedhjet e mesit të mandatit.

    Trump pranoi se fushata po e lodh, por theksoi se nuk po kandidon për veten, por po ndihmon kandidatët e tjerë republikanë.

    Ndryshe, ai kritikoi ish-presidentët Barack Obama dhe Bill Clinton, ndërsa shprehu optimizëm se republikanët do të ruajnë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve.

    I pyetur për mundësinë e një sulmi të mëtejshëm ndaj Iranit, ai nuk e përjashtoi këtë opsion, duke thënë se mund të ketë edhe një marrëveshje.

    Presidenti hodhi poshtë sondazhet që e vlerësojnë miratimin e tij në 38 për qind ose më pak, duke pretenduar se mbështetja e tij mund të arrijë deri në 60 për qind.

    Trump u bëri thirrje amerikanëve të votojnë për republikanët, ndërsa përsëriti pretendimet për mashtrime me votat përmes postës. /Telegrafi/

  • Brazili në zgjedhje presidenciale, Lula përballet me djalin e Jair Bolsonaro-s

    Brazili në zgjedhje presidenciale, Lula përballet me djalin e Jair Bolsonaro-s

    Brazilianët votojnë të dielën për të zgjedhur presidentin e ri, në një balotazh të ngushtë mes presidentit aktual, Luiz Inácio Lula da Silva, 80 vjeç, dhe senatorit të djathtë Flávio Bolsonaro, 45 vjeç, djalit të ish-presidentit Jair Bolsonaro.

    Lula synon një mandat të katërt jo të njëpasnjëshëm në krye të shtetit, ndërsa Flávio Bolsonaro garon pas fitores në raundin e parë, të mbajtur më 4 tetor, transmeton Telegrafi.

    Presidenti amerikan, Donald Trump, e cilësoi rezultatin e tij si një fitore shumë të rëndësishme. Sipas raportit, asnjë kandidat që ka dalë pas në raundin e parë nuk ka arritur deri më tani ta përmbysë rezultatin dhe të fitojë në balotazh.

    Jair Bolsonaro, ish-presidenti i Brazilit, po vuan një dënim prej 27 vjetësh burg për komplot për grusht shteti, pasi humbi zgjedhjet e vitit 2022. Megjithatë, për shkak të gjendjes shëndetësore, ai po e vuan dënimin në arrest shtëpiak. I biri ka premtuar se do ta lirojë nëse fiton zgjedhjet.

    Gjatë tubimeve të fundit, mbështetësit e Flávio Bolsonaro-s shprehën besim se ai do të sjellë ndryshim në vend. Kandidati ka premtuar masa të ashpra kundër krimit të organizuar, ulje të taksave dhe shkurtim të shpenzimeve publike.

    Ai zhvilloi një tubim në Belo Horizonte, kryeqyteti i shtetit Minas Gerais, i cili konsiderohet një territor vendimtar për kandidatët presidencialë që nga vitet 1980. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Bolsonaro u tha mbështetësve se kishin mbetur vetëm pak orë për të përcaktuar të ardhmen e Brazilit për 30 ose 40 vitet e ardhshme.

    Edhe në Barra da Tijuca, në Rio de Janeiro, ku Jair Bolsonaro ka një shtëpi, mbështetësit e tij u mblodhën të veshur me ngjyrat kombëtare të Brazilit.

    Një prej tyre tha për BBC-në se vendi ka nevojë për ndryshim pas viteve të qeverisjes së së majtës, të cilën e fajësoi për problemet ekonomike. Një tjetër mbështetëse përmendi premtimet e Flávio Bolsonaro-s për të luftuar dhunën, terrorizmin dhe trafikun e drogës, si dhe për të ulur normat e interesit.

    Nga ana tjetër, mbështetësit e Lulës kanë organizuar tubime të mëdha për të nxitur pjesëmarrjen në votime, pasi rreth 33 milionë njerëz nuk votuan në raundin e parë. Të shtunën, Lula iu drejtua një turme të madhe në plazhin Copacabana të Rios, duke e paraqitur zgjedhjen si çështje të sovranitetit kombëtar.

    Ai tha se votuesit duhet të zgjedhin mes atyre që puthin flamurin brazilian dhe atyre që puthin flamurin amerikan. Administrata e Lulës e ka akuzuar SHBA-në për ndërhyrje në zgjedhjet e Brazilit, pretendim që Uashingtoni e ka cilësuar të pabazë.

    “Do t’i fitojmë zgjedhjet për një arsye të thjeshtë: është e vërtetë që njerëzit duan ndryshim, por duan të ecin përpara. Nuk duan të kthehen prapa”, deklaroi Lula.

    Mbështetësit e tij thonë se tubimet synojnë të tregojnë fuqinë e lëvizjes dhe të mobilizojnë më shumë votues. Një prej tyre i tha BBC-së se njerëzit janë zgjuar dhe po dalin në rrugë për të ndikuar në rezultat. Ndërkohë, një mbështetës i veshur me fanellën verdhejeshile të kombëtares braziliane tha se përkrahësit e Bolsonaro-s e kishin përvetësuar këtë simbol kombëtar, por se mbështetësit e Lulës po e rimerrnin atë.

    Lula dhe Partia e Punëtorëve e kanë cilësuar garën si një “betejë për demokracinë”, duke argumentuar se dënimi i Jair Bolsonaro-s për komplot për grusht shteti tregon rrezikun që, sipas tyre, përfaqëson “bolsonarizmi” për institucionet demokratike të Brazilit.

    Marrëdhëniet mes Lulës dhe presidentit amerikan Donald Trump kanë qenë të tensionuara gjatë mandatit të fundit të presidentit brazilian.

    Lula ka këmbëngulur se Brazili nuk është “oborri i pasmë i askujt”, në një referencë ndaj doktrinës që Trump e ka quajtur “Doktrina Donroe”, e cila synon të afirmojë ndikimin amerikan në hemisferën perëndimore.

    Flávio Bolsonaro, në anën tjetër, argumenton se bashkëpunimi me Uashingtonin për të luftuar bandat e fuqishme kriminale mund ta rikthejë autoritetin e shtetit në zonat ku këto grupe ushtrojnë ndikim të madh.

    Ai ka akuzuar gjithashtu Partinë e Punëtorëve për korrupsion, duke u kujtuar votuesve skandalet e mëdha financiare që e kanë goditur partinë ndër vite dhe kanë larguar një pjesë të elektoratit nga ajo.

    Sipas planit të njoftuar, Lula do t’i ndjekë rezultatet e zgjedhjeve nga São Paulo, ndërsa Flávio Bolsonaro do të jetë në kryeqytetin Brasília, ku babai i tij ndodhet në arrest shtëpiak. /Telegrafi/

  • Rama u bën sërish ftesë për dialog studentëve, ata kërkojnë dorëheqjen e tij

    Rama u bën sërish ftesë për dialog studentëve, ata kërkojnë dorëheqjen e tij

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u ka bërë sërish ftesë për dialog studentëve dhe të rinjve këtë të diel.

    Përmes një videoje të publikuar në Facebook, Rama ka bërë të ditur se ftesat për dialog janë vendosur sërish jashtë ambienteve të Kryeministrisë.

    Në video shihet një tavolinë prej guri, mbi të cilën janë vendosur ftesat me mbishkrimin “Dialog”, ndërsa përreth saj janë vendosur karrige dhe ulëse prej guri.

    Ndërkaq, studentët kanë refuzuar ftesat e mëparshme të kryeministrit, duke vazhduar të këmbëngulin në kërkesën e tyre për dorëheqjen e Ramës.

  • Tragjike në Gjilan: 60-vjeçarja rrëzohet papritur në rrugë, dërgohet me shenja jete në spital – mjekët nuk arrijnë ta shpëtojnë

    Tragjike në Gjilan: 60-vjeçarja rrëzohet papritur në rrugë, dërgohet me shenja jete në spital – mjekët nuk arrijnë ta shpëtojnë

    Tragjike në Gjilan: 60-vjeçarja rrëzohet papritur në rrugë, dërgohet me shenja jete në spital – mjekët nuk arrijnë ta shpëtojnë

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Gjilan, ku një grua ka humbur jetën pasi është rrëzuar papritur derisa po ecte në rrugë. Ajo ishte dërguar me shenja jete në spital, mirëpo, përkundër përpjekjeve të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë, raporton Gazeta Sinjali.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima është Fahrije Hoxha, 60 vjeçare, e cila ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, gjithçka ka ndodhur më 24 tetor 2026, rreth orës 18:30, në rrugën “Halil Alidema”.

    Në atë kohë, një qytetar që po ndodhej në atë zonë kishte vërejtur gruan teksa po ecte përgjatë rrugës, kur ajo papritur ishte rrëzuar në tokë.

    Dëshmitar i ngjarjes ishte F. Q, i cili e ka njoftuar Policinë për atë që kishte ndodhur.

    Menjëherë pas incidentit është angazhuar ekipi i ndihmës së shpejtë, i cili e ka marrë gruan dhe e ka transportuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ku kishte mbërritur me shenja jete.

    Personeli mjekësor ka ndërmarrë përpjekje për t’i ofruar ndihmën e nevojshme, por gjendja e saj ka përfunduar me fatalitet.

    Rreth orës 19:10, mjekët kanë konstatuar vdekjen e 60-vjeçares.

    Pas njoftimit, në rast janë angazhuar hetuesit e stacionit policor dhe ata rajonalë, të cilët kanë nisur veprimet për sqarimin e rrethanave.

    Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

    Shkaku i saktë i vdekjes ende nuk është përcaktuar dhe pritet të sqarohet përmes ekzaminimeve mjekoligjore.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Ekskluzive | Dy persona dyshohet se rrahën një 23-vjeçar në Podujevë, viktima përfundon te mjeku – këta janë të arrestuarit

    Ekskluzive | Dy persona dyshohet se rrahën një 23-vjeçar në Podujevë, viktima përfundon te mjeku – këta janë të arrestuarit

    Ekskluzive | Dy persona dyshohet se rrahën një 23-vjeçar në Podujevë, viktima përfundon te mjeku – këta janë të arrestuarit

    Një përleshje fizike është raportuar pasditen e së shtunës në Podujevë, ku një i ri dyshohet se është sulmuar nga dy persona, të cilët e kanë goditur me duar, duke i shkaktuar lëndime trupore. Rasti ka përfunduar me ndërhyrjen e Policisë dhe ndalimin e dy të dyshuarve për 48 orë, raporton Gazeta Sinjali.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se të dyshuarit janë Kastriot Vllasa, 27 vjeçar, dhe Alban Vllasa, 34 vjeçar, ndërsa viktima është G.F, 23 vjeçar

    Ngjarja ka ndodhur më 24 tetor 2026, rreth orës 17:45, në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Podujevë.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, Policia është njoftuar për incidentin rreth orës 17:50, ndërsa gjatë deklarimit, 23-vjeçari ka raportuar se ishte goditur nga dy të dyshuarit.

    Si pasojë e sulmit të raportuar, Fazliu ka kërkuar dhe ka pranuar trajtim mjekësor.

    Pas denoncimit, Policia ka ndërmarrë veprimet për trajtimin e rastit, ndërsa dy të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

    Pas përfundimit të intervistimit dhe konsultimit me Prokurorinë Themelore, është marrë vendim që Kastriot dhe Alban Vllasa të ndalohen për 48 orë.

    Rasti është iniciuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa rrethanat që çuan deri te incidenti mbeten objekt i hetimeve.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Two people allegedly beat a 23-year-old in Podujevo, the victim ends up with a doctor.

    A physical clash was reported Saturday afternoon in Podujevo, where a young man allegedly was attacked by two people who had been beaten by hands, causing bodily injuries. The case has ended with police intervention and the detention of two suspects for 48 hours, the Signal newspaper reports.

    Signal sources suggest suspects are Kastriot Vladsa27, and Alban Vladsa, 34 years old, while the victim is G.F., 23,

    The event took place on October 24, 2026, about 17:45, on Jusuf Gervala Street in Podujevo.

    According to information the signal has provided, police have reported the incident around 17:50, while during the statement the 23-year-old reported being hit by the two suspects.

    As a result of the reported attack, Fazliu has requested and accepted medical treatment.

    After the indictment, police have taken action to handle the case, while the two suspects have been interviewed in the presence of the defence attorney.

    After the end of the interview and consultation with the Founding Prosecutor, the decision has been made to have Kastriot and Alban Vladsa banned for 48 hours.

    The case has been initiated for the criminal work a slight bodily launch, while the circumstances leading up to the incident remain the subject of investigation.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Tragic in Gjilan: 60-year-old suddenly falls down on the street, sent to hospital with signs of life.

    A tragic event occurred on Saturday evening in Gjilan, where a woman lost her life after falling suddenly while walking in the street. She had been sent with signs of life to the hospital, but despite doctors ‘ efforts, she has failed to survive, reports the Signal newspaper.

    Signal sources suggest the victim is Fahrije Hoxha60 years old, who’s passed away at Gjilan Regional Hospital.

    According to information provided by the signal, everything happened on October 24, 2026, about 18:30, on the street of CHAHalil Alidema.

    By that time, a citizen in the area had observed his wife walking along the road when she suddenly fell to the ground.

    Witness to the incident was F. Q, who informed the police of what had happened.

    Shortly after the incident, the rescue team was engaged, who took the woman and transported her to the Regional Hospital in Gjilan, where she had arrived with signs of life.

    Medical personnel have undertaken efforts to provide needed assistance, but its situation has ended with fatality.

    At around 7:10, doctors have ascertained the death of 60.

    Following the announcement, police and regional investigators have been engaged in the event, who have initiated actions to clarify the circumstances.

    By order of the State Attorney, the lifeless body has been sent to the Institute of Legal Medicine for autopsy, while the case has been initiated as death failure.

    The exact cause of death has not yet been determined and is expected to be clarified through forensic examinations.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Rama përsërit thirrjen për dialog me protestuesit

    Rama përsërit thirrjen për dialog me protestuesit

    Në një video të publikuar në rrjetet sociale, në rubrikën e tij të përditshme “Mirëmëngjes”, shfaqet një bllok i madh me mbishkrimin “DIALOG”, i vendosur në hyrje të institucionit.

    Përmes këtij gjesti simbolik, Rama vijon të ftojë protestuesit për bisedime, me synimin për të gjetur një zgjidhje përmes dialogut.

    Nga ana tjetër, protestuesit mbajnë të pandryshuar qëndrimin e tyre, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit si kusht për çdo proces negociatash. Pak ditë më parë, karriget e kuqe të vendosura para Kryeministrisë u hoqën dhe u dëmtuan nga protestuesit.

    Protestat në Shqipëri vijojnë prej ditësh, me pjesëmarrjen e studentëve, pedagogëve dhe grupeve të tjera mbështetëse.

    Ndërkohë, për sot në orën 14:00 është paralajmëruar një tjetër tubim në Tiranë, ku pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues të mjekësisë dhe biznesit të vogël.

    Përplasja mes thirrjes së qeverisë për dialog dhe kërkesës së protestuesve për dorëheqjen e kryeministrit vijon të mbetet në qendër të zhvillimeve politike në vend.

    Burimi: RTKLive

  • Statistikë, mungesat, formacionet e mundshme dhe parashikim: Gjithçka që duhet të dini për “El Clasicon”

    Statistikë, mungesat, formacionet e mundshme dhe parashikim: Gjithçka që duhet të dini për “El Clasicon”

    Sonte do të zhvillohet përballja e zjarrtë ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit në “Camp Nou”.

    Dy gjigantët spanjollë kërkojnë vetëm fitore pavarësisht disa mungesave, me objektivin për ta fituar titullin kampion në fundin e sezonit.

    Mungesat e dy skuadrave:

    Barcelona ka më shumë mungesa në krahasim me Realin. Problemi kryesor i katalunasve është aspekti defansiv ku Andreas Christensen, Eric Garcia dhe Jules Kounde nuk janë të disponueshëm. Gjithashtu jashtë është edhe Dani Olmo shkaku i lëndimit.

    Në anën tjetër, Real Madridi vuan në aspektin ofansiv pa dyshen Rodrygo dhe Vinicius Jr, njëri i lënduar tjetri i suspenduar. Te madrilenët nuk është as Raul Asencio i dëmtuar.

    Statistikë:

    Barcelona kryeson La Liga-n me një ecuri të përsosur prej nëntë fitoresh në nëntë ndeshje, duke grumbulluar 27 pikë. Fundjavën e kaluar, ata fituan 5-2 në fushën e Real Betis-it, ku shënuan Lamine Yamal, Rodri, Gabriel Jesus, Eric Garcia dhe Dani Olmo.

    Real Madrid-i renditet i treti me 21 pikë (7 fitore, 0 barazime, 2 humbje). Në ndeshjen e fundit, ata mundën Sevilla-n 4-1 në shtëpi, me Kylian Mbappe-n që shënoi dy gola. Skuadra ka treguar përmirësime të dukshme kohët e fundit, duke arritur fitore edhe në Ligën e Kampionëve gjatë kësaj jave.

    Barcelona e fitoi përballjen e fundit 2-0 në shtëpi, në maj të vitit 2026, me gola nga Marcus Rashford dhe Ferran Torres. Në katër ndeshjet e fundit të luajtura në shtëpi, në të gjitha kompeticionet, Barcelona ka dalë fituese.

    Formacionet e mundshme:

    Barcelona (4-2-3-1): Garcia; Espart, Cubarsi, Martin, Cancelo; Pedri, Rodri; Gordon, Lopez, Yamal; Raphinha

    Real Madrid (3-4-2-1): Courtois; Rudiger, Konate, Huijsen; Valverde, Tchouameni, Guler, Cucurella; Bellingham; Mbappe, Diomande.

    Parashikim: Barcelona 3-1 Real Madrid

    Përndryshe, rikujtojmë përballja e zjarrtë zhvillohet në “Camp Nou” nga ora 21:00./Telegrafi/