Category: Lajme

  • “Jo në emrin tim”, mërgata shqiptare proteston sot në Toronto të Kanadasë

    “Jo në emrin tim”, mërgata shqiptare proteston sot në Toronto të Kanadasë

    Mërgata shqiptare në Ontario të Kanadasë do të protestojë sot, më 25 tetor, në Toronto, nën moton “Jo në emrin tim!”.

    Sipas njoftimit, nga platëforma qytetare ”Liria ka Emër” protesta do të mbahet në Queen’s Park, nga ora 13:00 deri në orën 16:00, sipas kohës lokale.

    Tubimi është në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi dhe është organizuar nga shoqatat shqiptare në Ontario dhe platëforma ”Liria ka Emër”.

    Burimi: Dukagjini

  • Kolona në pikat kufitare: Deri në 90 minuta pritje në Jarinjë

    Kolona në pikat kufitare: Deri në 90 minuta pritje në Jarinjë

    Kolona në pikat kufitare: Deri në 90 minuta pritje në Jarinjë

    Pritje janë raportuar në disa pika kufitare të Kosovës, kryesisht në Jarinjë dhe Merdarë, për qytetarët që po dalin nga vendi.

    Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për dalje nga Kosova në Jarinjë arrijnë deri në 90 minuta.

    Në pikën kufitare në Merdarë, pritjet janë nga 30 deri në 40 minuta, ndërsa në Bërnjak rreth 30 minuta dhe në Dheun e Bardhë deri në 25 minuta.

    Ndërkohë, pikat e tjera kufitare paraqiten me ngarkesë më të ulët dhe me pritje më të shkurtra./Klankosova.tv

    Column at border points: Until 90 minutes waiting in Jarinje

     

  • Column at border points: Until 90 minutes waiting in Jarinje

    Column at border points: Until 90 minutes waiting in Jarinje

    PRestitutions are reported at several Kosovo border points, mainly in Jarinje and Merdare, for citizens leaving the country.

    According to the National Centre for Border Management data, expectations for exits from Kosovo to Jarinje reach as many as 90 minutes.

    At the border checkpoint in Merdara, expectations range from 30 to 40 minutes, while in Brnjak about 30 minutes and in the White Land to 25 minutes.

    Meanwhile, other border points are presented with lower loads and shorter expectations. /Klankosova. tv

    Column at border points: Until 90 minutes waiting in Jarinje

     

  • Cindy Crawford viziton Kaia Gerber pas humbjes së të birit, Presley

    Cindy Crawford viziton Kaia Gerber pas humbjes së të birit, Presley

    Cindy Crawford është fotografuar duke vizituar shtëpinë e vajzës së saj, Kaia Gerber, në Los Angeles, teksa familja po përballet me humbjen e djalit të saj, Presley Gerber, i cili vdiq më 20 shtator, në moshën 27-vjeçare.

    Supermodelja 60-vjeçare u shfaq me xhinse të gjera, një xhaketë bezhë dhe çizme kafe, ndërsa mbante syze dielli dhe disa çanta.

    Paraqitja e saj vjen pak ditë pasi ajo, bashkëshorti Rande Gerber dhe vajza Kaia reaguan publikisht për herë të parë ndaj vdekjes së Presley-t, shkruan DailyMail.

    Në një deklaratë të përbashkët në Instagram, familja shprehu dhimbjen e thellë për humbjen, duke e kujtuar Presley-n si një njeri të ndjeshëm e të dashur.

    Ata falënderuan gjithashtu të gjithë ata që u kanë ofruar mbështetje gjatë kësaj periudhe të vështirë.

    Edhe Kaia ndau një homazh prekës për vëllain e saj, duke publikuar video nga fëmijëria e tyre dhe një letër kushtuar atij.

    Presley kishte folur më parë publikisht për vështirësitë me shëndetin mendor dhe varësinë nga substancat.

    Sipas raportimeve, ai pësoi arrest kardiak në një qendër rehabilitimi në Santa Monica, ndërsa shkaku i vdekjes u raportua si një mbidozë e dyshuar. /Telegrafi/

  • Të paktën 10 të vrarë nga sulmi i armatosur në verilindje të Nigerisë, plaçkiten dyqanet dhe digjen shtëpitë

    Të paktën 10 të vrarë nga sulmi i armatosur në verilindje të Nigerisë, plaçkiten dyqanet dhe digjen shtëpitë

    Të paktën 10 persona janë vrarë pasi persona të armatosur sulmuan fshatin e largët Binnari, në shtetin Taraba, në verilindje të Nigerisë. Sulmuesit plaçkitën dyqane dhe u vunë zjarrin shtëpive, ndërsa ekziston frika se numri i viktimave mund të jetë dukshëm më i lartë.

    Policia njoftoi se kishte gjetur 10 trupa me plagë nga armët e zjarrit, pasi iu përgjigj një thirrjeje për ndihmë. Sipas autoriteteve, sulmuesit ishin larguar para mbërritjes së forcave të sigurisë, të cilat vazhduan patrullimet në zonë dhe kërkimet për viktima të tjera në shkurret përreth.

    Sulmi ndodhi të premten, pak pas lutjeve të mesditës, në zonën e Karim Lamido. Sipas dëshmive, persona të armatosur mbërritën me motoçikleta dhe terrorizuan fshatin për deri në katër orë.

    “Arritëm t’i shpërndanim personat e armatosur, por nuk pati viktima as në radhët e tyre, as në tonat, pasi terreni është i vështirë dhe ata e njohin mirë zonën”, tha për BBC-në zëvendësinspektori i policisë, Victor Mshelizah.

    Ai paralajmëroi se numri i të vrarëve mund të rritet, ndërsa vazhdojnë kërkimet për persona të vrarë ose të plagosur, transmeton Telegrafi.

    Megjithatë, dëshmitarët dhe banorët kanë raportuar shifra më të larta. Udhëheqësi i komunitetit, Malam Abubakar Saifullahi, i tha agjencisë AFP se sulmuesit kishin mbërritur me rreth 50 motoçikleta, me nga dy persona në secilën prej tyre.

    “Ata plaçkitën dyqanet dhe morën para, ushqime dhe produkte të tjera të nevojshme”, tha ai, duke shtuar se sulmuesit morën edhe motoçikleta që banorët i kishin braktisur gjatë arratisjes.

    Të mbijetuarit i thanë AFP-së se kishin numëruar të paktën 20 viktima. Njëri prej banorëve, Isiyaku Musa, tregoi se njerëzit po vraponin në drejtime të ndryshme për t’i shpëtuar sulmit, ndërsa askush nuk e dinte se ku mund të gjente siguri. Një tjetër i mbijetuar, Sa’idu Nuhu, tha se disa persona vazhdonin të rezultonin të zhdukur.

    Amnesty International ka ngritur shqetësime për reagimin e autoriteteve dhe mbrojtjen e komuniteteve rurale. Drejtori i organizatës në Nigeri, Isa Sanusi, tha për BBC-në se përfaqësuesit e saj kishin biseduar me familjarë të viktimave, të cilët pretendonin se numri i të vdekurve mund të arrinte deri në 50.

    “Varrimi i parë përfshinte 37 persona”, tha Sanusi, pa dhënë detaje të tjera për mënyrën se si ishte përcaktuar ky numër.

    Ai kërkoi një hetim të paanshëm për vrasjet, duke akuzuar autoritetet se po i lënë komunitetet rurale në mëshirë të grupeve të armatosura, të cilat, sipas tij, vazhdojnë të kryejnë krime pa u ndëshkuar.

    Nigeria përballet me sulme të grupeve të armatosura në disa rajone, përfshirë veriperëndimin, verilindjen dhe pjesën qendrore të vendit. Në verilindje, vendi po lufton prej gati dy dekadash edhe me një kryengritje xhihadiste, ndërsa qeveria është kritikuar vazhdimisht për mënyrën se si po e trajton pasigurinë. /Telegrafi/

  • Barcelona e formoi, Mourinho e çoi te Real Madridi – Cucurellën e pret ‘ferri’ në “Camp Nou”

    Barcelona e formoi, Mourinho e çoi te Real Madridi – Cucurellën e pret ‘ferri’ në “Camp Nou”

    Marc Cucurella pritet të jetë një nga protagonistët e El Clasicos të kësaj të diele, kur Real Madridi do të përballet me Barcelonën në Camp Nou.

    Mbrojtësi i majtë, i cili kaloi gjashtë vjet në akademinë e Barcelonës, do të rikthehet në shtëpinë e ish-klubit të tij, por kësaj radhe me fanellën e rivalit të përjetshëm.

    Cucurella nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare me ekipin e parë të Barcelonës në Camp Nou, megjithatë, e kaluara e tij në La Masia mund të mos e shpëtojë nga reagimi i tifozëve vendas.

    Ai kishte debutuar me ekipin e parë të katalunasve nën drejtimin e Ernesto Valverdes, i cili i dha tetë minuta lojë në një ndeshje të Kupës së Mbretit ndaj Murcias. Megjithatë, trajneri nuk e konsideroi ende të gatshëm për ekipin e parë dhe preferoi Juan Mirandan si alternativë për Jordi Alban.

    Barcelona formed it. Mourinho took it to Real Madrid.

    Mbrojtësi spanjoll e ka vizituar tri herë Camp Noun si kundërshtar, dy herë me Getafen dhe një herë me Eibarin, por në të gjitha rastet është larguar me humbje.

    Verën e kaluar, Cucurella kishte shqyrtuar mundësinë e rikthimit në La Liga. Barcelona do ta konsideronte transferimin e tij në rast të largimit të Alejandro Baldes, por pa një ofertë konkrete nga katalunasit, ai u lidh edhe me Atletico Madridin.

    Në fund, Jose Mourinho e bindi të bashkohej me projektin e Real Madridit, vendim që shkaktoi kritika nga disa tifozë të Barcelonës, për shkak të së kaluarës së tij në akademinë e klubit.

    Përveç atmosferës që e pret në tribuna, Cucurella do të ketë edhe një detyrë të vështirë në fushë, pasi pritet të përballet me Lamine Yamalin. Dueli mes tyre mund të jetë një nga përballjet interesante të El Clásicos, në një ndeshje ku rivaliteti pritet të jetë i madh./Telegrafi/

  • Plagosja e të riut me plumb gome nën hetim - një efektiv i “Shqiponjave” i pezulluar

    Plagosja e të riut me plumb gome nën hetim – një efektiv i “Shqiponjave” i pezulluar

    Pesë punonjës policie mbetën të plagosur gjatë protestës së zhvilluar më 24 tetor në Tiranë, ndërsa Policia e Shtetit ka nisur hetimet për incidentin ku një 28-vjeçar pësoi dëmtim në sy. Paralelisht, një efektiv i Forcës së Posaçme “Shqiponja” është pezulluar nga detyra pas publikimit të pamjeve ku dyshohet se ka tejkaluar kompetencat.

    Në një reagim zyrtar, Policia e Shtetit bën me dije se protesta, e cila zgjati deri në orët e mbrëmjes dhe u shtri në disa zona të kryeqytetit, u shoqërua me akte dhune ndaj punonjësve të rendit.

    Sipas policisë, efektivët u sulmuan me gurë, vida, sfera metalike, shkopinj, lëndë piroteknike, bomba Molotov dhe bombola gazi të lidhura me kapsolla.

    “Si pasojë e sulmeve të personave të maskuar dhe të dhunshëm, 5 punonjës policie u plagosën”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

    Lidhur me rastin e 28-vjeçarit E. V., i cili pësoi dëmtim në sy gjatë protestës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve nga Drejtoria e Standardeve Profesionale.

    Për të njëjtin incident, hetimet kanë nisur edhe nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokuroria, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

    “Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëroi nisjen e menjëhershme të veprimeve përkatëse […] për hetimin e plotë dhe të paanshëm të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në reagim.

    Policia ka shprehur keqardhjen për lëndimin e të riut, duke i uruar shërim të shpejtë, si edhe qytetarëve, gazetarëve dhe punonjësve të policisë të lënduar gjatë protestave në Tiranë.

    Një tjetër rast që po hetohet lidhet me një punonjës policie, i cili shfaqet në pamje të publikuara në media duke vepruar në mënyrë që, sipas policisë, ngre dyshime për tejkalim të detyrës dhe mosrespektim të parimit të proporcionalitetit.

    Për këtë arsye, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka pezulluar nga detyra inspektorin A. K., pjesë e Forcës së Posaçme “Shqiponja”. Ndaj tij ka nisur gjithashtu një hetim administrativ nga Drejtoria e Standardeve Profesionale.

    Në përfundim të reagimit, Policia e Shtetit thekson se mbrojtja e jetës dhe sigurisë së qytetarëve mbetet detyrim parësor, ndërsa çdo rast i dyshuar për tejkalim të kompetencave do të hetohet me paanshmëri.

    “Respektimi i ligjit, proporcionaliteti në përdorimin e forcës dhe përgjegjësia individuale janë parime të panegociueshme në ushtrimin e detyrës policore”, thekson Policia e Shtetit.

    Institucioni nënvizon se nuk do të tolerojë veprime që bien ndesh me ligjin, të drejtat e qytetarëve dhe standardet profesionale që duhet të udhëheqin punën e punonjësve të policisë. /Telegrafi/

  • The young man’s wound with rubber bullets under investigation &#82/11; an effective suspension of Albanian

    The young man’s wound with rubber bullets under investigation &#82/11; an effective suspension of Albanian

    Five police workers were injured during the October 24th protest in Tirana, while state police have launched investigations into the incident, where a 28-year-old suffered eye injury. In parallel, an effect of the Special Forces of Albania has been suspended from duty following the publication of images allegedly overstepping competencies.

    In an official response, the State Police suggest that the protest, which lasted until evening hours and extended to certain areas of the capital, was accompanied by violence against law employees.

    According to police, the effectives were attacked by stones, screws, metal spheres, sticks, pyrotechnics, Molotov bombs and gas bombs linked to captola.

    As a result of attacks by masked and violent persons, five police officers were injured, said the State Police report.

    Regarding the 28-year-old E. The V., who suffered eye damage during the protest, the General Director of State Police has ordered the launch of investigations by the Directorate of Professional Standards.

    For the same incident, investigations have also been launched by the Police Supervisor Agency and the Prosecutor’s Office, with the aim of making the circumstances and legal documentation of the event full.

    The General Director of State Police ordered the immediate launch of relevant actions […] for the full and impartial investigation of the circumstances of the event, it is said in response.

    Police have expressed regret over the young man’s injury, congratulating rapid recovery, as well as citizens, journalists and police workers injured during protests in Tirana.

    Another case being investigated has been linked to a police officer who appears on a media display, acting in a way that, according to police, raises doubts about overstepping the task and disrespecting the principle of proportionality.

    For this reason, State Police Director General has suspended Inspector A from office. K., part of the Special Forces of Albania. An administrative investigation by the Professional Standards Directorate has also been launched towards him.

    At the conclusion of the response, State Police stress that the protection of citizens’ lives and security remains the primary obligation, while any case suspected of overstepping competencies will be investigated impartially.

    Respecting the law, proportional to the use of force and individual responsibility are non-negotiable principles in the exercise of police duty, the State Police points out.

    The institution underlines that it will not tolerate actions that conflict with law, citizens’ rights and professional standards that should guide the work of police employees. /Telegraphy/

  • Barcelona formed it. Mourinho took it to Real Madrid.

    Barcelona formed it. Mourinho took it to Real Madrid.

    Marc Cucurela is expected to be one of El Classicos’ protagonists this Sunday, when Real Madrid faces Barcelona in Camp Nou.

    The defender, who spent six years at the Barcelona Academy, will return to his former club’s home, but this time with the fans of a lifelong rival.

    Cucurella has not played a single official match with Barcelona’s first team in Camp Nou, however, his past in La Massia may not save him from the reaction of local fans.

    He had debuted with the first Catalunians team under the direction of Ernesto Valverde, who gave him eight minutes of play at a King’s Cup match against Murcias. However, the coach still did not consider it ready for the first team and preferred Juan Miranda as an alternative to Jordi Alban.

    Barcelona formed it. Mourinho took it to Real Madrid.

    The Spanish defender has three times visited Camp Nou as an opponent, twice with Getafen and once with Eibari, but in all cases he has been lost.

    Last summer, Cucurela had considered the possibility of a return to La League. Barcelona would consider his transfer in the event of Alejandro Baldes’s departure, but without a concrete offer from the Catalonians, he also contacted Atletico Madrid.

    Finally, Jose Mourinho convinced him to join the Real Madrid project, a decision that prompted criticism from some Barcelona fans because of his past at the club academy.

    In addition to the atmosphere awaiting it in the tribuna, Cucurella will have a difficult task on the field, as Lamine Yamali is expected to face. The duel between them can be one of El Clásico’s interesting encounters in a match where rivalry is expected to be great. /Telegrafi/

  • Izraeli mbyll pikat kufitare me Bregun Perëndimor ditën e zgjedhjeve, ndërsa intensifikon operacionet ushtarake

    Izraeli mbyll pikat kufitare me Bregun Perëndimor ditën e zgjedhjeve, ndërsa intensifikon operacionet ushtarake

    Izraeli do t’i mbyllë të gjitha pikat tokësore të kalimit me Bregun Perëndimor të martën, ditën e zgjedhjeve, ndërsa punëtorëve palestinezë do t’ua ndalojë hyrjen në vendbanimet izraelite.

    Masa vjen në kuadër të shtimit të operacioneve ushtarake në territorin e pushtuar, pas vrasjes së dy ushtarëve izraelitë nga persona të armatosur palestinezë, transmeton Telegrafi.

    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit njoftuan ndalimin e hyrjes dhe daljes së punëtorëve palestinezë në të gjithë Bregun Perëndimor, të cilin Izraeli e referon si Judea dhe Samaria, si dhe në Luginën e Jordanit. Kufizimet përfshijnë edhe zonat industriale dhe të gjitha pikat tokësore të kalimit.

    Sipas ushtrisë izraelite, shumica e punëtorëve do të ndalohen të hyjnë në vendbanimet izraelite që nga e diela, me përjashtim të zonave industriale dhe disa zonave të tjera të kufizuara. Para sulmit të udhëhequr nga Hamasi më 7 tetor 2023, më shumë se 100 mijë palestinezë lejoheshin të punonin në Izrael. Që prej atëherë, vetëm një pjesë e vogël e tyre kanë arritur t’i rikthejnë lejet e punës.

    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi të premten nisjen e një operacioni të madh ushtarak, pas një sulmi ndaj një pike kontrolli, ku dy persona të armatosur palestinezë vranë dy ushtarë izraelitë dhe plagosën tre të tjerë. Të dy sulmuesit u vranë gjithashtu.

    Që nga fillimi i operacionit, ushtria izraelite ka demoluar shtëpi dhe biznese në qytetin e Hebronit, duke shkaktuar zhvendosjen e qindra familjeve.

    Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha se rreth 2,000 banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Pamjet e publikuara në internet tregojnë se të paktën një rrugë duket se është rrafshuar pothuajse tërësisht.

    Edhe para shpalljes së ndalimeve për punëtorët palestinezë, ushtria kishte vendosur rrethimin e Hebronit dhe kishte kufizuar ndjeshëm lëvizjen e rreth 200 mijë banorëve të qytetit.

    Forcat izraelite shpesh demolojnë shtëpitë e palestinezëve të dyshuar për sulme ndaj izraelitëve në Bregun Perëndimor. Organizata izraelite për të drejtat e njeriut e kanë kritikuar këtë praktikë, duke e cilësuar si ndëshkim kolektiv.

    Sulmi i së premtes ndodhi në një periudhë të tensionuar, vetëm pak ditë para zgjedhjeve në Izrael. Në një intervistë të publikuar të shtunën për televizionin izraelit i24, Netanyahu paralajmëroi se Autoritetin Palestinez, i cili administron disa pjesë të territorit, e pret një “surprizë shumë e madhe”.

    Kryetari i Bashkisë së Hebronit, Youssef al-Jaabari, tha se operacioni po zhvillohet nën ndikimin e zgjedhjeve. Sipas tij, Netanyahu dhe ministrat e tij po përpiqen të sigurojnë mbështetjen e së djathtës ekstreme dhe të kolonëve izraelitë.

    Ndërkohë, mijëra persona u mblodhën të shtunën në Tel Aviv në një protestë të madhe kundër qeverisë. Demonstrata u organizua nga Këshilli i Tetorit, një grup i themeluar nga familjarët e viktimave dhe pengjeve të marra nga militantët gjatë sulmit të 7 tetorit 2023.

    Organizatorët kërkojnë që të mbahet përgjegjëse qeveria për dështimin në parandalimin e sulmit dhe që të krijohet një komision shtetëror hetimor. Në një deklaratë të publikuar në rrjetin social X, grupi tha se tubimi shënon kulmin e tre viteve përpjekjesh për të zbardhur të vërtetën dhe për të kërkuar llogaridhënie.

    Në protestë morën pjesë edhe udhëheqësit e katër partive kryesore opozitare, mes tyre Gadi Eisenkot, ish-shefi i shtabit të ushtrisë izraelite, i cili sipas raportimit po zhvillon një garë të ngushtë politike me Netanyahun. /Telegrafi/