Category: Lajme

  • Social schemes in September &#82/11; more pensioners, less beneficial families than in 2025

    Social schemes in September &#82/11; more pensioners, less beneficial families than in 2025

    According to Statistics Agency data submitted for September 2026, the facility of beneficiaries from social welfare schemes in Kosovo mainly includes children, pensioners, war-free categories and families in need.

    The scheme with the largest number of beneficiaries remains that of additions for children, which during September benefited 374,652 children, with a total support of 13 million and 537 thousand and 935 euros.

    As far as most are distributed, the primat maintains the basic retirement age. During September 2026, more than 27.6m euros for 172,721 beneficiaries have been earmarked for this scheme.

    In September 2025, this scheme counted 162,947 beneficiaries. Compared to the same period last year, the number of beneficiaries has increased to 9,774 persons, or 6.0%.

    Social schemes in September &#82/11; more pensioners, less beneficial families than in 2025 AK’s 2026 data

    Stressed growth is also noted in financial support for families of disabled children.

    During September 2026, 9,394 beneficiaries have been registered, totaling 659 thousand and 100 euros. Meanwhile, in September 2025, this category had 3,960 beneficiaries. This represents an increase of 5,434 beneficiaries, or 137.2%.

    Changes have also been recorded in war – torn categories. For war veterans, during September 2026, 7m of 840 thousand and 105 euros have been distributed for 39,699 beneficiaries.

    At the same time in 2025, the number of beneficiaries was 37,090. Thus, their number has increased by 2,609 persons, or 7.0%.

    Meanwhile, for the pensions of families of martyrs and disabled war, during this year, 3 million and 753 thousand and 648 euros are earmarked for 12,332 beneficiaries.

    In September 2025, this category counted 12,533 beneficiaries. Compared to last year, their numbers have dropped by 201 persons, or 1.6%.

    KSF data for 2025

    On the other hand, the social aid scheme has marked a decline in the number of beneficial families.

    During September 2026, 14,664 families were registered in the scheme, worth a total of 2 million and 172 thousand and 544 euros. In September 2025, the scheme included 16,474 families.

    This means that the number of beneficiary families has dropped by 1,810, or 11.0%, compared to the same period last year.

    However, this decline in the number of beneficiaries does not necessarily mean that the number of families in need of social assistance has declined.

    Telegrafi has contacted the Ministry of Labour, Family and Freedom War Values to understand why this decline in the number of families benefiting from the social aid scheme has not been answered.

    As for the Lebanons, during September 2026, financial support has benefited 6,817 unemployed lehons, worth 3 million and 420 thousand euros. Meanwhile, 2,176 lehones employed have a total of 1 million and 89 thousand and 500 euros.

    In all, figures submitted for September 2026 show an increase in the number of beneficiaries in several schemes, especially in support for children with limited abilities, pensioners and war veterans. On the contrary, the number of beneficial social aid families has marked a decline compared to September 2025. /Telegraphy/

  • Skemat sociale në shtator - më shumë pensionistë, më pak familje përfituese se në 2025

    Skemat sociale në shtator – më shumë pensionistë, më pak familje përfituese se në 2025

    Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të paraqitura për shtatorin 2026, struktura e përfituesve nga skemat e mirëqenies sociale në Kosovë përfshin kryesisht fëmijët, pensionistët, kategoritë e dala nga lufta dhe familjet në nevojë.

    Skema me numrin më të madh të përfituesve mbetet ajo e shtesave për fëmijë, nga e cila gjatë shtatorit kanë përfituar 374,652 fëmijë, me një mbështetje totale prej 13 milionë e 537 mijë e 935 eurosh.

    Sa i përket shumës më të madhe të shpërndarë, primatin e mban pensioni bazik i moshës. Gjatë shtatorit 2026, për këtë skemë janë ndarë mbi 27.6 milionë euro për 172,721 përfitues, shkruan Telegrafi.

    Në shtator të vitit 2025, kjo skemë numëronte 162,947 përfitues. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i përfituesve është rritur për 9,774 persona, apo 6.0%.

    Social schemes in September &#82/11; more pensioners, less beneficial families than in 2025 Të dhënat e ASK-së për vitin 2026

    Rritje e theksuar vërehet edhe te përkrahja financiare për familjet që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara.

    Gjatë shtatorit 2026, janë regjistruar 9,394 përfitues, të cilëve u janë ndarë gjithsej 659 mijë e 100 euro. Ndërkaq, në shtatorin e vitit 2025, kjo kategori kishte 3,960 përfitues. Kjo paraqet një rritje prej 5,434 përfituesish, apo 137.2%.

    Ndryshime janë regjistruar edhe te kategoritë e dala nga lufta. Për veteranët e luftës, gjatë shtatorit 2026 janë shpërndarë 7 milionë e 840 mijë e 105 euro për 39,699 përfitues.

    Në të njëjtën periudhë të vitit 2025, numri i përfituesve ishte 37,090. Kështu, numri i tyre është rritur për 2,609 persona, apo 7.0%.

    Ndërkaq, për pensionet e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, gjatë këtij viti janë ndarë 3 milionë e 753 mijë e 648 euro për 12,332 përfitues.

    Në shtatorin e vitit 2025, kjo kategori numëronte 12,533 përfitues. Krahasuar me vitin e kaluar, numri i tyre ka rënë për 201 persona, apo 1.6%.

    Të dhënat e ASK-së për vitin 2025

    Në anën tjetër, skema e ndihmës sociale ka shënuar rënie të numrit të familjeve përfituese.

    Gjatë shtatorit 2026, në këtë skemë janë regjistruar 14,664 familje, me një vlerë totale prej 2 milionë e 172 mijë e 544 eurosh. Në shtatorin e vitit 2025, skema përfshinte 16,474 familje.

    Kjo do të thotë se numri i familjeve përfituese ka rënë për 1,810, apo 11.0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Megjithatë, kjo rënie e numrit të përfituesve nuk nënkupton domosdoshmërisht se ka rënë edhe numri i familjeve që kanë nevojë për ndihmë sociale.

    Telegrafi ka kontaktuar me Ministrinë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare për të kuptuar se pse ka ndodhur kjo rënie e numrit të familjeve përfituese nga skema e ndihmës sociale, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

    Sa u përket lehonave, gjatë shtatorit 2026, mbështetje financiare kanë përfituar 6,817 lehona të papunësuara, në vlerë prej 3 milionë e 420 mijë eurosh. Ndërkaq, 2,176 lehona të punësuara kanë përfituar gjithsej 1 milion e 89 mijë e 500 euro.

    Në tërësi, shifrat e paraqitura për shtatorin 2026 tregojnë rritje të numrit të përfituesve në disa skema, veçanërisht te mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara, pensionistët dhe veteranët e luftës. Në të kundërtën, numri i familjeve përfituese të ndihmës sociale ka shënuar rënie krahasuar me shtatorin e vitit 2025. /Telegrafi/

  • Nga Franca në Shqipëri, valë protestash dhe përplasje me policinë - qindra të lënduar

    Nga Franca në Shqipëri, valë protestash dhe përplasje me policinë – qindra të lënduar

    Protesta për çështje të ndryshme janë mbajtur në qytete nga Milano e Madridi deri në Lisbonë e Tiranë.

    Qytetarët kanë protestuar për pensionet, strehimin, arsimin, korrupsionin dhe kundërshtimin e luftës, duke reflektuar pakënaqësi të ndryshme në mbarë kontinentin.

    Pavarësisht masave të sigurisë, ndalimeve dhe pranisë së shtuar policore, protestat në disa qytete të Francës përfunduan me përleshje të dhunshme. Sipas raportimeve, rreth 2,400 persona janë arrestuar, ndërsa afro 1,000 pjesëtarë të forcave të sigurisë janë lënduar. Vetëm në Paris janë raportuar rreth 100 protestues dhe banorë të lënduar.

    Shqipëri: Përleshje mes policisë dhe protestuesve

    Mijëra qytetarë u mblodhën të shtunën në Tiranë në një tjetër protestë kundër qeverisë. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, ndërsa gjatë përplasjeve u sulmuan ndërtesa qeveritare dhe u ndaluan dhjetëra protestues.

    Këto janë përplasjet e fundit në një seri protestash që kanë nisur nga mesi i tetorit. Autoritetet kanë bërë të ditur se më shumë se 300 protestues dhe pjesëtarë të policisë janë lënduar.

    Itali: Përplasje në disa qytete

    Mijëra persona protestuan në Milano, Romë, Torino, Napoli, Bolonjë dhe Firence. Gjatë protestave, disa demonstrues hodhën shishe, gurë dhe mjete piroteknike.

    Policia italiane njoftoi se në tetë qytete u arrestuan nëntë persona, ndërsa 371 të tjerë u ndaluan përkohësisht. Mes personave të ndaluar kishte edhe 110 të mitur.

    Në Romë, protestuesit kundërshtuan riarmatimin dhe përfshirjen e Italisë në luftëra.

    Spanjë dhe Portugali: Pensionet dhe strehimi në fokus

    Në Madrid, pensionistët dhe mbështetësit e tyre marshuan për mbrojtjen e të drejtave të pensionistëve. Ata kërkuan që rritja e pensioneve të lidhet me inflacionin real, rritjen e pensionit minimal dhe mbrojtjen e sistemit publik të pensioneve nga privatizimi.

    Në Portugali, kërkesa kryesore e protestuesve ishte sigurimi i banesave me çmime të përballueshme.

    Protestat në disa vende evropiane po nxjerrin në pah pakënaqësitë e qytetarëve lidhur me koston e jetesës, të drejtat sociale dhe politikat e qeverive. /Telegrafi/

  • Protesta e Tiranës, Policia nis hetimet për 28-vjeçarin e dëmtuar në sy

    Protesta e Tiranës, Policia nis hetimet për 28-vjeçarin e dëmtuar në sy

    Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, protesta, e cila zgjati deri në orët e mbrëmjes dhe u zhvillua në disa zona të kryeqytetit, u shoqërua me episode dhune ndaj punonjësve të policisë.

    Policia pretendon se efektivët u sulmuan për orë të tëra me gurë, vida, sfera metalike, shkopinj druri e metalikë, lëndë piroteknike, bomba Molotov dhe bombola gazi të lidhura me kapsolla. Si pasojë e këtyre incidenteve, pesë punonjës policie u plagosën.

    Në lidhje me rastin e 28-vjeçarit E. V., i cili pësoi dëmtim në sy gjatë protestës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar nisjen e menjëhershme të hetimeve nga Drejtoria e Standardeve Profesionale.

    Sipas njoftimit, hetimi synon të zbardhë plotësisht dhe në mënyrë të paanshme rrethanat e ngjarjes. Për të njëjtin rast, hetime kanë nisur edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokuroria.

    Policia e Shtetit ka shprehur keqardhjen për dëmtimin e të riut, duke i uruar shërim të shpejtë, si edhe qytetarëve, gazetarëve dhe punonjësve të policisë të lënduar gjatë protestave në Tiranë.

    Ndërkohë, pas publikimit në media të pamjeve ku një punonjës policie dyshohet se ka tejkaluar kompetencat dhe nuk ka respektuar parimin e proporcionalitetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka vendosur pezullimin nga detyra të inspektorit A. K., pjesë e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

    Ndaj efektivit ka nisur gjithashtu një hetim administrativ nga Drejtoria e Standardeve Profesionale.

    Në përfundim të njoftimit, Policia e Shtetit thekson se mbrojtja e jetës, shëndetit dhe sigurisë së qytetarëve është detyrim parësor, ndërsa çdo rast i dyshuar për tejkalim të detyrës do të hetohet me paanshmëri dhe profesionalizëm.

    Institucioni nënvizon se respektimi i ligjit, proporcionaliteti në përdorimin e forcës dhe përgjegjësia individuale janë parime të panegociueshme në ushtrimin e detyrës policore.

    Burimi: RTKLive

  • Tirana protest, police launch investigation into 28-year-old eye injury

    According to the State Police report, the protest, which lasted until evening hours and took place in several areas of the capital, was accompanied by violent episodes against police workers.

    Police claim that the effectives were attacked for hours with stones, screws, metal spheres, wooden and metal sticks, pyrotechnics, Molotov bombs and gas bombs linked to captola. As a result of these incidents, five police officers were injured.

    Regarding the case of 28-year-old E. The V., who suffered eye damage during the protest, the Director General of State Police has ordered the immediate launch of investigations by the Directorate of Professional Standards.

    According to the announcement, the investigation aims to fully and impartially whiteen the circumstances of the event. In the same case, investigations have been launched by the Police Supervising Agency and the Prosecution.

    State police have expressed regret over the young man’s injury, wishing him quick recovery, as well as citizens, journalists and police officers injured during protests in Tirana.

    Meanwhile, following media publication of images where a police officer allegedly overstepped competencies and failed to respect the principle of proportionism, State Police Director General has decided to suspend Inspector A’s duty. K., part of the Special Forces of Albania.

    To the effect, an administrative investigation by the Professional Standards Directorate has also been launched.

    At the conclusion of the announcement, State Police stress that the protection of life, health and safety of citizens is the primary obligation, while every case suspected of overstepping the task will be investigated fairly and professionally.

    The institution underlines that law enforcement, proportionality in the use of force and individual responsibility are non-negotiable principles in the exercise of police duty.

    Source Layer: RTKLive

  • Inteligjenca amerikane paralajmëron për rritjen e kërcënimeve iraniane ndaj zyrtarëve të SHBA-së

    Inteligjenca amerikane paralajmëron për rritjen e kërcënimeve iraniane ndaj zyrtarëve të SHBA-së

    Kreu i inteligjencës kombëtare amerikane ka paralajmëruar për rritjen e kërcënimeve ndaj zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara jashtë vendit, duke thënë se Irani ka shtuar përpjekjet për t’i shënjestruar dhe vrarë ata.

    Në një memorandum të dërguar të premten te sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, drejtori i Inteligjencës Kombëtare, Jay Clayton, bëri të ditur se SHBA-ja ka marrë informacione që tregojnë se Irani i ka intensifikuar ndjeshëm përpjekjet për të goditur personelin amerikan.

    Një zyrtar amerikan konfirmoi ekzistencën e memorandumit për gazetarët, në kushte anonimiteti, ndërsa përmbajtja e tij ishte raportuar më herët nga Axios.

    “Përpjekjet e iranianëve për të organizuar sulme vdekjeprurëse kundër qytetarëve amerikanë kanë arritur në faza të avancuara, si në Lindjen e Mesme, ashtu edhe në disa vende të tjera”, thuhet në mesazhin drejtuar Rubios, transmeton Telegrafi.

    Sipas zyrtarit amerikan, Departamenti i Shtetit po shqyrton nivelin e personelit në ambasadat amerikane, përfshirë mundësinë që disa ambasada dhe konsullata të kalojnë në statusin e “operacioneve të kufizuara”. Kjo do të nënkuptonte reduktimin e numrit të punonjësve dhe largimin e familjarëve të diplomatëve.

    Në fillim të kësaj jave, Departamenti i Shtetit urdhëroi punonjësit amerikanë që nuk kryejnë detyra emergjente, si dhe familjarët e tyre, të largoheshin nga Arabia Saudite. Vendimi erdhi pas përshkallëzimit të sulmeve nga rebelët Huthi të Jemenit, të mbështetur nga Irani.

    Që nga shkurti, kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën luftën kundër Iranit, konflikti është zgjeruar, duke përfshirë sulme hakmarrëse të Teheranit ndaj vendeve të Gjirit Persik dhe sulme të Hezbollahut në Liban kundër Izraelit. Rreth 50 mijë trupa amerikane janë të dislokuara në Lindjen e Mesme.

    Lufta ka ndikuar edhe në tregjet globale të energjisë, duke rritur çmimet e karburanteve. Konflikti është gjerësisht jopopullor mes votuesve amerikanë, ndërsa pakënaqësia për shtrenjtimin e benzinës po e vë presidentin Donald Trump dhe aleatët e tij republikanë nën presion, përpara zgjedhjeve të mesmandatit të 3 nëntorit.

    Ndërkohë, ushtria amerikane është duke përgatitur mundësinë e dërgimit të mijëra forcave shtesë detare në Lindjen e Mesme, në një kohë kur Trump po shqyrton rifillimin e sulmeve.

    Sipas zyrtarëve që folën në kushte anonimiteti për The Washington Post, planet synojnë t’i japin presidentit dhe komandantëve ushtarakë më shumë fleksibilitet, përmes dërgimit të deri në tri aeroplanmbajtëseve dhe anijeve shoqëruese në rajon gjatë muajit nëntor.

    Në memorandumin e së premtes, Clayton tha se po kërkon që sa më shumë informacione të inteligjencës të deklasifikohen, në mënyrë që Rubio t’i ndajë ato me personelin e Departamentit të Shtetit. /Telegrafi/

  • US Intelligence warns of increasing Iranian threats to US officials

    The head of US national intelligence has warned of increasing threats to US officials abroad, saying Iran has stepped up efforts to target and kill them.

    In a memorandum sent to US Secretary of State Marco Rubio, National Intelligence Director Jay Clayton, announced that the US has received information showing Iran has significantly intensified efforts to crack down on American personnel.

    An American official confirmed the existence of a memorandum for journalists, under condition of anonymity, while its contents were reported earlier by Axios.

    Iranian efforts to organise deadly attacks on American citizens have reached advanced stages, both in the Middle East and in some other countries, said the message to Rubio, broadcasting Telegraph.

    According to the US official, the State Department is examining the level of personnel at American embassies, including the possibility that certain embassies and consulates will be transferred to the status of limited facilities. That would imply reducing the number of employees and the removal of family diplomats.

    Early this week, the State Department ordered American employees who did not perform emergency tasks, as well as their families, to leave Saudi Arabia. The decision came after the escalation of attacks by Yemeni rebels, backed by Iran.

    Since February, when the US and Israel started the war against Iran, the conflict has expanded, including Tehran’s revenge attacks on the Persian Gulf countries and Hezbollah attacks on Lebanon against Israel. About 50,000 American troops are deployed in the Middle East.

    War has also affected global energy markets, increasing fuel prices. The conflict is widely unpopular among American voters, while discontent with the expensive costing of gasoline is putting President Donald Trump and his Republican allies under pressure ahead of the November 3rd Muslim elections.

    Meanwhile, the US Army is preparing the possibility of sending thousands of additional maritime forces to the Middle East, at a time when Trump is considering relaunching the attacks.

    According to officials who spoke on condition of anonymity for The Washington Post, the plans are intended to give the president and military commanders more flexibility through the delivery of up to three aircraft carriers and accompanying ships to the region during November.

    In Friday’s memorandum, Clayton said he is demanding that as much intelligence information be declassified, so that Ruby shares it with State Department personnel. /Telegraphy/

  • Inteligjenca artificiale parashikon El Clasicon, Barcelona fiton 2-1 ndaj Real Madridit

    Inteligjenca artificiale parashikon El Clasicon, Barcelona fiton 2-1 ndaj Real Madridit

    Inteligjenca artificiale parashikon El Clasicon, Barcelona fiton 2-1 ndaj Real Madridit

    Barcelona dhe Real Madridi do të përballen këtë të diel në një tjetër edicion të El Clasicos, një prej ndeshjeve më të ndjekura të futbollit botëror. Në prag të supersfidës, një analizë e bazuar në inteligjencën artificiale e sheh skuadrën katalanase me një avantazh të lehtë, duke parashikuar fitore me rezultat 2-1.

    Përballja në stadiumin “Spotify Camp Nou” pritet të sjellë rivalitet të fortë, pasi të dyja skuadrat synojnë pikë të rëndësishme në garën për titullin e La Ligës.

    Sipas analizës, Barcelona favorizohet nga forma e treguar në ndeshjet e para të kampionatit, avantazhi i fushës vendase dhe aftësia për të kontrolluar posedimin e topit.

    Të dhënat e përfshira në analizë e paraqesin Barcelonën në krye të tabelës me 27 pikë, ndërsa Real Madridi renditet me 21 pikë. Kjo diferencë mund t’u japë katalanasve më shumë besim, por nuk garanton sukses në një ndeshje të këtij niveli.

    Mungesat dhe duelet taktike mund të bëjnë diferencën

    Një prej faktorëve që mund të ndikojë në rrjedhën e ndeshjes janë mungesat në të dyja skuadrat. Sipas materialit të analizuar, Real Madridi pritet të jetë pa Vinicius Juniorin, mungesa e të cilit mund të ndikojë në shpejtësinë dhe rrezikshmërinë e sulmeve të madrilenëve.

    Në këto rrethana, më shumë përgjegjësi pritet të ketë Kylian Mbappe, i cili mund të jetë vendimtar në shfrytëzimin e hapësirave prapa mbrojtjes së Barcelonës.

    Nga ana tjetër, katalanasit pritet të mbështeten te Lamine Yamali dhe Raphinha. Kreativiteti, driblimet dhe shpejtësia e tyre mund të krijojnë probleme për mbrojtjen e madrilenëve.

    Analiza vlerëson se Barcelona mund të ketë më shumë posedim dhe të krijojë më shumë raste shënimi. Megjithatë, kjo mund t’i lërë hapësira Real Madridit për kundërsulme të shpejta, një prej armëve të rëndësishme të skuadrës madrilene.

    Parashikimi i inteligjencës artificiale

    Sipas analizës, Barcelona shihet si favorite e lehtë për ta fituar ndeshjen, ndërsa rezultati i parashikuar është 2-1 në favor të katalanasve.

    Avantazhi i fushës vendase, forma e skuadrës dhe aftësia për të kontrolluar ritmin e lojës janë faktorët kryesorë që mbështesin këtë parashikim.

    Megjithatë, Real Madridi ka përvojë të madhe në ndeshjet e rëndësishme dhe mund ta ndryshojë rrjedhën e takimit përmes cilësive individuale dhe kundërsulmeve.

    Ky është vetëm një parashikim i bazuar në analizën e të dhënave dhe jo një rezultat i sigurt. Përgjigjen përfundimtare do ta japë fusha e lojës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Artificial intelligence predicts El Classico, Barcelona wins 2-1 over Real Madrid

    Barcelona and Real Madrid will face each Sunday in another edition of El Classico, one of the world’s most popular football matches. On the eve of the supersfides, an artificial intelligence-based analysis sees the Catalan team with a slight advantage, predicting victory by 2-1.

    Facing Camp Nou Stadium is expected to bring strong rivalry, as both teams aim at significant points in the race for the title of La League.

    According to the analysis, Barcelona is favoured by the form shown in the championship’s first matches, local field advantage and the ability to control ball ownership.

    The data included in the analysis presents Barcelona at the top of the table with 27 points, while Real Madrid ranks 21 points. This difference may give the Catalans more confidence, but it does not guarantee success in a match of this level.

    Restrictions and tactical duels can make a difference

    One of the factors that can affect the course of the match is the shortages in both teams. According to the analysed material, Real Madrid is expected to be without Winnicius Junior, whose absence may affect the speed and risk of the Madrillians’ attacks.

    Under these circumstances, more responsibility is expected to be held by Kyleian Mbappe, who may be crucial to exploiting spaces behind Barcelona’s defence.

    On the other hand, the Catalans are expected to rely on Lamine Yamali and Raphael. Their pride, brinity, and speed can create problems for the protection of the madrillians.

    The analysis estimates that Barcelona may have more possession and create more marking cases. However, this could leave space for real Madrid for quick counterattacks, one of the major weapons of the madrile team.

    Forecast of Artificial Intelligence

    According to the analysis, Barcelona is seen as an easy favour to win the match, while the projected score is 2-1 in favour of the Catalans.

    Local field advantage, team form and the ability to control game rhythm are the main factors supporting this prediction.

    However, Real Madrid has great experience in important matches and can change the course of meeting through individual qualities and counterattacks.

    This is just a prediction based on data analysis and not a certain result. The final answer will be the playing field.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Kryediplomati Hoxha thirrje shqiptarëve të Luginës: Merrni pjesë masivisht në zgjedhje

    Kryediplomati Hoxha thirrje shqiptarëve të Luginës: Merrni pjesë masivisht në zgjedhje

    Kryediplomati Hoxha thirrje shqiptarëve të Luginës: Merrni pjesë masivisht në zgjedhje

    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, u është drejtuar shqiptarëve të Luginës së Preshevës me një mesazh për pjesëmarrje në zgjedhjet e sotme parlamentare në Serbi.

    Lista e bashkuar e shqiptarëve do të garojë në këto zgjedhje me synimin për të siguruar tri mandate në Kuvend.

    Për këtë, Hoxha ka theksuar rëndësinë e ushtrimit të së drejtës demokratike dhe të përfaqësimit të shqiptarëve.

    Përmes një postimi, Hoxha u ka bërë thirrje shqiptarëve që të dalin masivisht në votime, duke nënvizuar se çdo votë ka rëndësi për të ardhmen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

    Sipas tij, pjesëmarrja e lartë në zgjedhje ndikon në forcimin e zërit të qytetarëve për të drejtat e tyre dhe përfaqësimin politik.

    “Pjesëmarrja në zgjedhje është një e drejtë themelore demokratike, por edhe një mundësi e rëndësishme për të bërë që zëri juaj të dëgjohet dhe të ketë peshën që meriton. Sot është dita për ta bërë këtë, duke marrë pjesë masivisht në votime dhe duke ushtruar lirisht të drejtën tuaj demokratike. Çdo votë ka rëndësi. Sa më e madhe pjesëmarrja, aq më i fortë është zëri juaj për të drejtat, përfaqësimin dhe të ardhmen e shqiptarëve në #LuginënEPreshevës. Dilni dhe votoni.”, ka shkruar Hoxha. /Klankosova.tv