Category: Lajme

  • Volkanovski nokauton të pamposhturit Evloev dhe shkruan historinë!

    Volkanovski nokauton të pamposhturit Evloev dhe shkruan historinë!

    Volkanovski nokauton të pamposhturit Evloev dhe shkruan historinë!

    Alexander Volkanovski vazhdon të shkruajë historinë në UFC, pasi mposhti Movsar Evloev me nokaut teknik në raundin e dytë, duke mbrojtur titullin e kampionit në peshat deri 66kg në UFC 333, të zhvilluar në Abu Dhabi.

    Kampioni australian e mbylli luftën pak sekonda para se të përfundonte raundi i dytë, pas një kombinimi të fuqishëm goditjesh që e rrëzoi kundërshtarin rus dhe e detyroi gjyqtarin ta ndërpriste përballjen. Kështu, Evloev pësoi humbjen e parë në karrierën e tij profesionale, pas 20 fitoreve radhazi.

    Fitorja ishte historike edhe për Volkanovskin, i cili regjistroi triumfin e nëntë në luftërat për titull të kategorisë deri 66kg (Featherweight), duke kaluar legjendën Jose Aldo në këtë statistikë.

    Pas eventit, presidenti i UFC, Dana White, e vlerësoi lart paraqitjen e australianit, duke theksuar se Volkanovski jo vetëm që nokautoi një kundërshtar më të ri dhe të pamposhtur, por ishte edhe luftëtari që kërkoi vazhdimisht përfundimin e përballjes.

    “Ishte e pabesueshme. Ai është një luftëtar i jashtëzakonshëm. Të vijë këtu dhe të mposhtë në atë mënyrë një kundërshtar më të ri e të pamposhtur… Volkanovski është i pabesueshëm. Ai ishte agresori, ishte ai që e kërkonte përfundimin. Volk është ndërtuar ndryshe”, deklaroi White pas eventit UFC 333.

    Në moshën 38-vjeçare, Volkanovski vazhdon të dëshmojë se mbetet një nga emrat më të mëdhenj të historisë së MMA (UFC), duke ruajtur fronin e tij në një divizion që po pretendohet nga një brez i ri luftëtarësh./Klankosova.tv

  • “Ia futën Ligën e Kampionëve në xhep Romës”, Allegri shpërthen në akuza: E pagova unë çmimin te Milani

    “Ia futën Ligën e Kampionëve në xhep Romës”, Allegri shpërthen në akuza: E pagova unë çmimin te Milani

    Massimiliano Allegri shpërtheu në nerva pas barazimit dramatik 3-3 mes Napolit dhe Romës, duke akuzuar kryeqytetasit se sezonin e kaluar e dërguan Ligën e Kampionëve në duart e tyre, ndërsa ai pagoi çmimin te Milani.

    Trajneri ishte dukshëm i irrituar gjatë ndeshjes në stadiumin “Diego Armando Maradona”, ku u përjashtua nga zona teknike në minutat shtesë për protesta ndaj gjyqtarit. Nervozizmi i tij vazhdoi edhe pas përfundimit të takimit.

    Në një intervistë për DAZN Italia, Allegri pranoi se nuk ishte në gjendje të analizonte ndeshjen.

    “Për herë të parë pas 25 vjetësh, nuk jam në gjendje t’ju jap përgjigje të qarta për ndeshjen. Prandaj, më vjen keq, por ju uroj natën e mirë”.

    Sipas raportimeve të mediave italiane, përfshirë “Corriere dello Sport”, Allegri më pas u largua i nervozuar drejt sallës së konferencave për shtyp, ku u dëgjua duke iu drejtuar me tone të ashpra anëtarëve të stafit të Napolit.

    “Sezonin e kaluar ia futën Ligën e Kampionëve në xhep Romës. Gjithmonë ata… Unë e pagova çmimin te Milani”, raportohet të ketë thënë trajneri italian.

    Deklarata lidhet me përfundimin e sezonit të kaluar, kur Roma dhe Como përfunduan para Milanit në garën për katër vendet e para, duke ia pamundësuar skuadrës kuqezi kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

    Vetëm 24 orë pas përfundimit të sezonit, Milani vendosi ta shkarkonte Allegrin, duke e bërë atë të ndihej drejtpërdrejt i prekur nga dështimi për të siguruar një vend në garën më prestigjioze evropiane për klube.

    Mbetet të shihet nëse trajneri i Romës, Gian Piero Gasperini, do të reagojë ndaj këtyre deklaratave. Të dy janë miq dhe para ndeshjes së së shtunës u përshëndetën ngrohtësisht, çka e bën edhe më interesante mundësinë e një përgjigjeje nga trajneri i Romës./Telegrafi/

  • PlayStation 6 mund të kushtojë 1000 dollarë - vetëm RAM dhe SSD kushtojnë gati 700 dollarë

    PlayStation 6 mund të kushtojë 1000 dollarë – vetëm RAM dhe SSD kushtojnë gati 700 dollarë

    Konsolat e gjeneratës së ardhshme mund të kalojnë pragun e 1000 dollarëve, ndërsa shkaku kryesor i shtrenjtimit pritet të jetë inteligjenca artificiale dhe rritja e çmimeve të komponentëve elektronikë.

    Sipas informacioneve të fundit, vetëm memoria RAM dhe hapësira e ruajtjes SSD për PlayStation 6 mund t’i kushtojnë Sony-t rreth 680 dollarë për një konsolë. Kjo shifër nuk përfshin procesorin dhe çipin grafik, sistemin e ftohjes apo komponentët e tjerë të nevojshëm për funksionimin e pajisjes.

    Informacioni vjen nga Kepler_L2, një informator i njohur në industrinë e pajisjeve kompjuterike, i cili ka publikuar më herët të dhëna për specifikimet e mundshme të pajisjeve të gjeneratës së ardhshme. Megjithatë, këto shifra nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga Sony.

    Në gjeneratat e mëparshme të konsolave, procesori që kombinon njësinë qendrore dhe atë grafike ishte zakonisht një nga komponentët më të shtrenjtë. Por tregu ka ndryshuar ndjeshëm, pasi çmimet e memories DRAM dhe NAND, e cila përdoret në pajisjet SSD, janë rritur për shkak të kufizimeve në furnizim dhe kërkesës së madhe nga qendrat e të dhënave që mbështesin inteligjencën artificiale.

    Kjo situatë ka ndikuar edhe në çmimet e pajisjeve aktuale. PlayStation 5 dhe konsolat Xbox Series X/S kanë pësuar rritje çmimesh që nga lansimi i tyre, ndërsa shtrenjtimi i komponentëve po shton pasigurinë për koston e gjeneratës së ardhshme.

    Sipas vlerësimeve të mëparshme të Kepler_L2, kostoja e përgjithshme e komponentëve të PlayStation 6 mund të arrijë rreth 960 dollarë. Kjo do të thotë se çmimi përfundimtar për konsumatorët mund të kalojë 1.000 dollarë, pasi në të duhet të përfshihen edhe shpenzimet e prodhimit, transportit, marketingut dhe shpërndarjes.

    Sony ende nuk ka njoftuar zyrtarisht çmimin apo datën e lansimit të PlayStation 6. Raportimet e deritanishme sugjerojnë se konsola mund të mos dalë në treg para vitit 2028, por edhe ky afat mbetet i pakonfirmuar. /Telegrafi/

  • Kris Jenner rikrijon pamjen ikonike të Elizabeth Taylor me pelerinën e famshme të vitit 1969

    Kris Jenner rikrijon pamjen ikonike të Elizabeth Taylor me pelerinën e famshme të vitit 1969

    Kris Jenner, 70 vjeçe, u shfaq në premierën e sezonit të dytë të serialit All’s Fair në Romë, ku mbështeti vajzën e saj, Kim Kardashian.

    Për këtë paraqitje, ajo zgjodhi një pelerinë të frymëzuar nga një veshje ikonike e Elizabeth Taylor, duke rikrijuar një prej pamjeve të famshme të aktores së ndjerë.

    Pelerina, e krijuar fillimisht nga shtëpia e modës Tiziani Roma, ka një rreshtim mëndafshi në ngjyrë fildishi, kapuç dramatik dhe dy akrepa të qëndisur në pjesën e gjoksit, shkruan DailyMail.

    Elizabeth Taylor e kishte veshur atë në festën e 40-vjetorit të lindjes së Grace Kelly, në vitin 1969.

    Aktorja e kishte kombinuar atëherë pelerinën me gjerdanin e famshëm Taylor-Burton, që përmbante një diamant në formë dardhe prej 69,42 karatësh.

    Në vitin 1979, pas divorcit të dytë nga Richard Burton, Taylor ia shiti diamantin argjendarit Mouawad për 3,8 milionë paund, vlerë që sot llogaritet rreth 17,4 milionë paund.

    Ndërkohë, Kim Kardashian luan në All’s Fair rolin e Allura Grant, një avokate divorcesh në Los Angeles.

    Sezoni i dytë pritet të publikohet në Disney+ më 4 nëntor. Sezoni i parë mori kritika të ashpra nga disa recensentë, të cilët kritikuan si skenarin, ashtu edhe interpretimin e Kim-it. /Telegrafi/

  • Ndahet nga jeta anesteziologu i njohur kosovar

    Ndahet nga jeta anesteziologu i njohur kosovar

    Ndahet nga jeta anesteziologu i njohur kosovar

    Ka ndërruar jetë doktori i njohur kosovar, Zeke Zeka.

    Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarët dhe bashkëpunëtorët e tij.

    Zeka do të kujtohet për kontributin e dhënë në fushën e shëndetësisë, ku gjatë veprimtarisë së tij la gjurmë me punën dhe angazhimin profesional.

    Me rastin e vdekjes së tij, familjes, të afërmve dhe bashkëpunëtorëve u janë shprehur ngushëllimet më të sinqerta.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Renowned Kosovo anesthesiologist separates from life

    The renowned Kosovo doctor, Zeki Zeka, has passed away.

    News of his death has been made known by family members and his associates.

    Zeka will be remembered for the contributions made to the field of health, where during his activities he left behind with work and professional engagement.

    In the case of his death, family, relatives, and fellow workers have expressed the most sincere condolences.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • SINJALI 24 | Një 24-orësh me aksidente tragjike, zhdukje, dhunë në familje e grabitje

    SINJALI 24 | Një 24-orësh me aksidente tragjike, zhdukje, dhunë në familje e grabitje

    SINJALI 24 | Një 24-orësh me aksidente tragjike, zhdukje, dhunë në familje e grabitje

    Kosova ka kaluar një tjetër 24-orësh të ngarkuar me ngjarje të rënda, ku nuk kanë munguar aksidentet me pasoja fatale, rastet e dhunës në familje, përleshjet, kërcënimet, vjedhjet dhe personat e zhdukur. Policia dhe Prokuroria kanë ndërmarrë veprime hetimore në disa qytete të vendit, ndërsa në disa raste të dyshuarit janë ndaluar për 24 apo 48 orë.

    Ferizaj – Një përleshje fizike ka nxjerrë në pah edhe posedimin e një arme zjarri. 26-vjeçari Endrit Salihu ka pranuar se kishte me vete një pistoletë të tipit “Ekol”, të cilën e ka dorëzuar në Polici. Ai dhe dy persona të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po hetohet edhe për armëmbajtje pa leje.

    Fushë Kosovë – Ka ndërruar jetë 76-vjeçari Avdullah Avdyli, i cili ishte goditur nga një veturë më 4 tetor. Ai ndërroi jetë pas 20 ditësh trajtimi në QKUK. Sipas pamjeve të siguruara nga hetuesit, këmbësori dyshohet se kishte hyrë me vrap në rrugë kur semafori ishte i kuq për këmbësorët. Trupi i tij është dërguar për autopsi.

    Kaçanik – Një 56-vjeçar është ndaluar për 48 orë, pasi bashkëshortja e tij 54-vjeçare e ka denoncuar për dhunë psikologjike në fshatin Vataj. Sipas deklarimit të gruas, ai i kishte bërtitur dhe i kishte bërë presion të vazhdueshëm. Rasti po hetohet si “Dhuna në familje”.

    Gjakovë – 17-vjeçari që kërkohej lidhur me të shtënat me armë zjarri është paraqitur vetë në Polici. Atij i është sekuestruar një pistoletë me karikator të zbrazët, ndërsa është ndaluar për 24 orë. I mituri dyshohet se kishte shtënë disa herë pas një mosmarrëveshjeje me një person tjetër.

    Prishtinë – Një 40-vjeçare ka denoncuar bashkëshortin 39-vjeçar, duke pretenduar se ai e kishte kapur për flokësh. I dyshuari i ka mohuar pretendimet, ndërsa pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti po trajtohet si “Dhuna në familje”.

    Zubin Potok – Një 72-vjeçar nga fshati Dragalicë ka denoncuar kërcënimet e Zoran Jovanovicit, i cili dyshohet se ia ka hedhur telefonin në Liqenin e Ujmanit. Sipas denoncimit, i njëjti person tri ditë më parë ia kishte hedhur në liqen edhe motoshar­rën. Rasti po hetohet për kanosje dhe dëmtim të pasurisë.

    Prizren – Një 48-vjeçar nga Serbica e Epërme ka njoftuar vetë Policinë se në shtëpi mbante një pushkë gjuetie të trashëguar nga babai i ndjerë. Policia ia ka sekuestruar armën dhe 21 fishekë, ndërsa ndaj tij është iniciuar procedurë për armëmbajtje pa leje.

    Gjakovë – Një konflikt familjar në fshatin Hereq dyshohet se ka përfunduar me sulm fizik dhe dëbimin nga shtëpia të një 43-vjeçareje dhe nënës së saj 63-vjeçare. Policia ka arrestuar vëllanë e gruas, 33-vjeçarin L.T., ndaj të cilit është caktuar ndalimi prej 48 orësh. Rasti po hetohet si “Dhuna në familje”.

    Prishtinë–Ferizaj – Një motoçiklist ka humbur jetën në një aksident të rëndë në Llapnasellë, përballë objektit “Day to Day”. Në aksident janë përfshirë një motoçikletë Yamaha dhe dy vetura, një Volkswagen Passat dhe një BMW. Identiteti i viktimës nuk ishte konfirmuar në informacionet fillestare, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat.

    Suharekë – Ka përfunduar shqetësimi i një familjeje për zhdukjen e vajzës së tyre 13-vjeçare, e cila është kthyer shëndoshë e mirë në shtëpi. E mitura ishte raportuar e zhdukur më 23 tetor, ndërsa sipas deklarimit të nënës, gjatë kohës sa nuk dihej vendndodhja e saj, ajo dyshohet se kishte qëndruar te disa shoqe.

    Prizren – Një 36-vjeçar, Edon Bytyqi, është ekstraduar nga Gjermania në Kosovë, nën dyshimin për një varg mashtrimesh. Ai dyshohet se kishte përdorur profile të rreme dhe identitete të personave të tjerë, përfshirë persona zyrtarë, për t’u marrë para qytetarëve. Pas ekstradimit, ndaj tij është caktuar ndalimi prej 48 orësh.

    Prishtinë – Një 54-vjeçar, Afrim Demolli, është raportuar i zhdukur pasi ishte larguar nga shtëpia në rrugën “Tomorri” më 22 tetor dhe nuk ishte kthyer më. Zhdukjen e tij e ka denoncuar vëllai, ndërsa deri në informacionet e fundit nuk kishte të dhëna të konfirmuara për vendndodhjen e tij.

    Skenderaj – Një 79-vjeçar, Fekë Zeneli, është gjetur i shtrirë në rrugë në fshatin Likoc, ndërsa vdekja e tij është konstatuar në QKMF. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa shkaku mbetet i panjohur.

    Lipjan – Një vjedhje e rëndë është raportuar në Janjevë, ku persona të panjohur kanë hyrë me forcë në një shtëpi dhe kanë marrë një kasafortë me 4 mijë euro, stoli ari në vlerë prej rreth 8 mijë eurosh dhe një pistoletë “Beretta” me leje. Dëmi i përgjithshëm nga paratë dhe stolitë arrin rreth 12 mijë euro. Autorët nuk janë identifikuar.

    Lipjan – Një 43-vjeçar ka denoncuar se është grabitur nën kërcënimin e thikës në fshatin Akllap. Sipas denoncimit, Arta Aliu, të cilën viktima e njihte më herët, e kishte marrë me veturë, duke i thënë se automjeti ishte prishur. Më pas, Betim Bedrolli, i paraqitur si “mjeshtër”, dyshohet se e kishte dërguar pranë një zone malore, ku viktima ishte kërcënuar me thikë dhe ishte detyruar t’i dorëzonte sendet personale. Të dy të dyshuarit po kërkohen nga Policia.

    Pejë – 21-vjeçari Shqiprim Meziu është raportuar i zhdukur pasi ishte larguar nga shtëpia në orët e para të mëngjesit, duke lënë në veturë telefonin dhe dokumentet personale. Kamerat e sigurisë e kanë kapur duke lëvizur nga Çarshia e Gjatë në drejtim të rrugës “Emrush Miftari”, por më pas gjurmët e tij humbin. Policia po vazhdon hetimet për gjetjen e tij.

    Gjilan – Një 60-vjeçare, Fahrije Hoxha, ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar papritur derisa po ecte në rrugën “Halil Alidema”. Ajo ishte dërguar me shenja jete në Spitalin Rajonal të Gjilanit, por mjekët nuk kanë arritur ta shpëtojnë. Trupi i saj është dërguar për autopsi, ndërsa shkaku i vdekjes mbetet për t’u përcaktuar.

    Podujevë – Dy persona, Kastriot Vllasa, 27 vjeç, dhe Alban Vllasa, 34 vjeç, janë ndaluar për 48 orë nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht një 23-vjeçar në rrugën “Jusuf Gërvalla”. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa rasti është iniciuar për “Lëndim të lehtë trupor”.

    Skenderaj – Një ndjekje policore në fshatin Llaushë ka përfunduar me aksident, ku një veturë e dyshuar ka goditur automjetin zyrtar dhe e ka nxjerrë nga rruga. Dy policë kanë mbetur të lënduar, ndërsa shoferi është larguar dhe vetura është gjetur më pas e braktisur në fshatin Rezallë. Pronari dhe mekaniku janë intervistuar, por deri në informacionet e fundit nuk ishte identifikuar personi që po drejtonte automjetin.

    SINJALI 24 – Kur ti flije, ne e përcollëm Kosovën.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Arabia Saudite rihap aeroportin kryesor pas sulmeve vdekjeprurëse

    Arabia Saudite rihap aeroportin kryesor pas sulmeve vdekjeprurëse

    Arabia Saudite rihap aeroportin kryesor pas sulmeve vdekjeprurëse

    Arabia Saudite ka rihapur për fluturime ndërkombëtare aeroportin kryesor të vendit, më shumë se dy javë pasi sulmet vdekjeprurëse të rebelëve Huthi të Jemenit, të mbështetur nga Irani, e nxorën atë jashtë funksionit.

    Ndërkohë, autoritetet saudite kanë njoftuar se të dielën kanë interceptuar dhe shkatërruar një raketë balistike dhe një dron të lëshuar nga rebelët në drejtim të kryeqytetit, Riad.

    Aeroporti Ndërkombëtar Mbreti Khalid ka bërë të ditur se terminalet 1 dhe 2 janë rihapur për fluturime vendore dhe ndërkombëtare, duke filluar nga e diela. Javën e kaluar, aeroporti kishte rifilluar operimet vetëm për një numër të kufizuar fluturimesh të brendshme.

    Në fillim të tetorit, sulmet e Huthive goditën një kompleks ku ndodhen dy terminale të tjera të aeroportit, duke shkaktuar 17 viktima dhe mbi 330 të plagosur.

    Pavarësisht rihapjes së aeroportit, sulmet me dronë dhe raketa drejt Arabisë Saudite kanë vazhduar, duke shtuar shqetësimet për sigurinë në vend.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • LEX | Apeli rrëzon aktgjykimin lirues për tre zyrtarët e Obiliqit – të akuzuarit për korrupsion kthehen në rigjykim

    LEX | Apeli rrëzon aktgjykimin lirues për tre zyrtarët e Obiliqit – të akuzuarit për korrupsion kthehen në rigjykim

    LEX | Apeli rrëzon aktgjykimin lirues për tre zyrtarët e Obiliqit – të akuzuarit për korrupsion kthehen në rigjykim

    Gjykata e Apelit ka anuluar aktgjykimin lirues ndaj tre zyrtarëve komunalë të Obiliqit, të akuzuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, duke e kthyer çështjen në rigjykim në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

    Bëhet fjalë për Merita Simnicën, Burim Gërgurin dhe Ibrahim Krasniqin, të cilët më 24 korrik 2025 ishin liruar nga akuza për korrupsion nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

    Megjithatë, pas ankesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Gjykata e Apelit ka konstatuar se aktgjykimi lirues përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe nuk është arsyetuar mjaftueshëm.

    Vendimi i Apelit është përpiluar më 17 shtator 2026, ndërsa me të është anuluar aktgjykimi i shkallës së parë dhe çështja është kthyer për rigjykim dhe vendosje.

    Sipas vendimit, kolegji i Gjykatës së Apelit, i kryesuar nga gjyqtari Mentor Hajra, me anëtarët Skender Çoçaj dhe Xhevdet Abazi, ka vlerësuar se pretendimet ankimore të Prokurorisë janë të bazuara.

    Apeli ka konstatuar se Gjykata Themelore nuk ka dhënë arsye të qarta dhe të mjaftueshme lidhur me faktet vendimtare dhe vlerësimin e provave të administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor.

    Sipas shkallës së dytë, aktgjykimi i ankimuar është juridikisht i paqëndrueshëm, pasi përshkrimi i gjendjes faktike është i paqartë, ndërsa mungojnë arsyetimet e nevojshme për përfundimet e gjykatës.

    Për çfarë akuzohen tre zyrtarët komunalë?

    Sipas aktakuzës së ngritur më 30 shtator 2020 nga prokurorja Merrushe Llugiqi, të akuzuarit dyshohet se kanë keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare në lidhje me ndërrimin e destinimit të tokës dhe lejimin e ndërtimeve në Komunën e Obiliqit.

    Merita Simnica, në cilësinë e shefes në Drejtorinë për Planifikim Urban, Pronë, Gjeodezi dhe Kadastër, së bashku me ish-drejtorin e kësaj drejtorie, Arben Berisha, akuzoheshin se kishin vepruar në kundërshtim me dispozitat ligjore, duke mundësuar përfitime pasurore për persona të tjerë.

    Sipas Prokurorisë, më 3 prill 2019 ishte lëshuar leje ndërtimore për fabrikën e mobileve “Berto”, në pronësi të Blerim Krasniqit, ndonëse Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural kishte refuzuar kërkesën për ndryshimin e destinimit të tokës nga bujqësore në jobujqësore.

    Ndërkohë, Burim Gërguri, në cilësinë e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Obiliqit, akuzohet se më 26 dhjetor 2018 kishte nënshkruar një vendim për ndryshimin e destinimit të tokës, pavarësisht vendimit refuzues të Ministrisë së Bujqësisë.

    Prokuroria pretendon se ky vendim ishte nxjerrë në kundërshtim me Ligjin për Tokën Bujqësore, udhëzimin administrativ përkatës dhe planin zhvillimor komunal e urban 2009–2020.

    Në anën tjetër, Ibrahim Krasniqi, në cilësinë e inspektorit të ndërtimit në Komunën e Obiliqit, akuzohet se gjatë viteve 2017 dhe 2018 nuk kishte ndërmarrë masat e nevojshme ligjore për ndërprerjen e ndërtimeve pa leje.

    Sipas aktakuzës, bëhet fjalë për objektet e bizneseve “SB Construction”, “Beni-1” dhe “Berto”, të cilave pretendohet se u ishte mundësuar vazhdimi i punimeve pa lejet përkatëse.

    Njëri nga të akuzuarit kishte pranuar fajësinë

    Në të njëjtën aktakuzë ishte përfshirë edhe Arben Berisha, ish-drejtor i Drejtorisë për Planifikim Urban, Pronë, Gjeodezi dhe Kadastër në Komunën e Obiliqit.

    Berisha kishte pranuar fajësinë në seancën fillestare të mbajtur më 15 shkurt 2021, ndërsa Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte dënuar me tre muaj burgim dhe 600 euro gjobë.

    Ndryshe nga Berisha, tre të akuzuarit e tjerë ishin liruar nga akuza në korrik të vitit 2025.

    Me vendimin e ri të Gjykatës së Apelit, aktgjykimi lirues ndaj Simnicës, Gërgurit dhe Krasniqit nuk mbetet në fuqi, ndërsa çështja do të shqyrtohet sërish nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

    Kthimi i rastit në rigjykim nuk nënkupton shpalljen fajtorë të të akuzuarve, por rishqyrtimin e çështjes penale dhe të provave nga gjykata e shkallës së parë.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • LEX Apel breaks free trial for three Obilic officials accused of corruption into retrial

    The Court of Appeals has annulled the liberation of the three Obilic municipal officials, accused of misuse of official office or authority, turning the case into retrial at the Constitutional Court in Pristina.

    It is Merita Simnica, Burim Grgurin and Ibrahim Krasniqi, who on July 24th 2025 had been acquitted of corruption by the Constitutional Court in Pristina.

    However, following the Pristina Constitutional Prosecutor’s complaint, the Court of Appeals has found that the free trial contains essential violations of criminal procedure provisions and has not been sufficiently justified.

    Apel’s decision has been compiled on September 17th 2026, while the first degree act of prejudice has been annulled, and the case has returned for retrial and deployment.

    According to the ruling, the College of the Court of Appeals, led by Judge Mentor Hajra, with members Skender Chocaj and Dzevdet Abazi, has estimated that the prosecution’s complaints are based.

    The appeal has found that the Constitutional Court has not provided clear and sufficient reasons regarding the crucial facts and assessment of the evidence administered during the trial.

    In the second degree, the complaining bias is legally unstable, as the description of the actual situation is unclear, while there are no reasons needed for the court’s conclusions.

    What are the three municipal officials charged with?

    According to the indictment, filed on September 30th 2020 by prosecutor Merriushe Llugqi, the accused are allegedly misusing their official positions in connection with changing land destination and allowing construction in the Obilic municipality.

    Merita Simnica, in the quality of the chief of the Directorate for Urban Planning, Property, Geodezee and Kadast, along with the former director of this directorate, Arben Berisha, were accused of acting contrary to legal provisions, enabling wealth benefits for other persons.

    According to the prosecution, on April 3rd 2019 construction permits had been issued for the mobile plant éBertoı, owned by Blerim Krasniqi, although the Ministry of Agriculture, Forestry and Rural Development had refused the requirement for changing land from agricultural to inhospitable.

    Meanwhile, Burim Grguri, in the quality of Obilic’s Municipal Assembly leader, is accused of having signed a decision on changing the Earth’s destination on December 26, 2018, despite the Ministry of Agriculture’s refusal decision.

    The prosecution claims this decision had been brought against the Law on Agricultural Land, relevant administrative instruction and municipal and urban development plan 2009,2020.

    On the other hand, Ibrahim Krasniqi, in the quality of the construction inspector in the Obilic municipality, is accused of not taking legal measures to cut construction without permission during 2017 and 2018.

    According to the indictment, it’s business objects. The SB Construction, been-1л and “Berto” allegedly allowed to continue the work without proper permits.

    One of the accused had pleaded guilty

    The same indictment included Arben Berisha, former director of the Directorate for Urban Planning, Property, Geodezi and Kadastre in the Obilic municipality.

    Berisha had pleaded guilty to the initial session held on February 15th 2021, while the Constitutional Court in Pristina had sentenced him to three months in prison and 600 euros in fines.

    Unlike Berisha, the other three indictees were acquitted in July 2025.

    With the new Court of Appeals ruling, the acquittal act towards Simnica, Grgur and Krasniqi does not remain in force, while the case will again be considered by the Constitutional Court in Pristina.

    Returning the case to the retrial does not imply guilty pleas of the accused, but reviewing the criminal case and testing by the court in the first degree.

    Note: Those who are referred to in this article are represented innocent until their guilt is proved by court – form decision.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal