Category: Lajme

  • Protesta në Tiranë, arrestohen 23 persona, 13 procedohen penalisht dhe 30 shpallen në kërkim

    Protesta në Tiranë, arrestohen 23 persona, 13 procedohen penalisht dhe 30 shpallen në kërkim

    Protesta në Tiranë, arrestohen 23 persona, 13 procedohen penalisht dhe 30 shpallen në kërkim

    Policia e Shtetit njofton se ka arrestuar 23 persona, ka proceduar penalisht 13 të tjerë dhe ka shpallur në kërkim 30 shtetas, pas protestës së djeshme në Tiranë, ku u regjistruan përplasje me uniformat blu dhe dëmtime të godinave të institucioneve shtetërore.

    Sipas njoftimit të policisë shqiptare, gjatë tubimit në zona të ndryshme të kryeqytetit, punonjësit e Policisë u sulmuan për orë të tëra me gurë, vida, sfera metalike, shkopinj druri e metalikë, lëndë piroteknike, bomba Molotov dhe bombola gazi të lidhura me kapsolla.

    Si pasojë e sulmeve nga persona të maskuar, disa punonjës policie mbetën të plagosur dhe morën ndihmë mjekësore, shkruan Euronewsal, transmeton Klankosova.tv

    Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, u arrestuan shtetasit: Jul Budi, Lorenc Bezati, Dritan Zhilla, Xhuljano Minga, Mariglen Selimi, Klesti Fetiu, Valentini Lamce, Erti Zhilla, Xhulio Meçani, Arbër Elezi, Rexhep Kuçaj, Elsard Nxheç, Mario Shitka, Redon Hoxha, Brahim Omenaj, Eugen Neziri, Leon Neziri, Omer Ademi, Jurgen Ziaj, Rezart Vozga, Vesjon Arifi, Enrik Xhemalaj dhe Ramazan Dauti.

    Policia bën me dije se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjeve, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

  • Protests in Tirana, 23 Persons Arrested, 13 Prosecuted, 30 Reported in Search

    PState police reports that they have arrested 23 people, prosecuted 13 others and declared 30 citizens in search following yesterday’s protest in Tirana, where clashes with blue uniforms and damage to state institutions’ buildings were recorded.

    According to the Albanian police report, during the rally in various areas of the capital, police officers were attacked for hours with stones, screws, metal spheres, wooden and metal sticks, pyrotechnics, Molotov bombs and gas bombs linked to captillas.

    As a result of attacks by masked officers, some police officers were injured and received medical assistance, writes Euronews, broadcast I did. tv

    Following investigative and procedural actions, citizens were arrested: Yul Budi, Laurence Bezat, Dritan Gilla, Juljano Minga, Mariglen Selimi, Klestti Fetiu, Valentini Lamce, Erti Dzilla, Julio Mecani, Arber Elezi, Rexhepo Kucaj, Elsard Nxegech, Mario Shitka, Redon Hoxha, Brahim Omeyaj, Eugen Neziri, Leon Neri, Omer Ademi, Jurgen Zijaj, Rezar Vozza, Vesjon Arifi, Ery, Emaily and Dauti.

    Police suggest the investigation follows a complete record of events, the identification of other persons involved, and their putting them before legal responsibility.

    The procedure materials have been referred to the Prosecutor for further action.

  • E lindur dhe e rritur në Slloveni, 25-vjeçarja zgjedh Kosovën për karrierën muzikore (VIDEO)

    E lindur dhe e rritur në Slloveni, 25-vjeçarja zgjedh Kosovën për karrierën muzikore (VIDEO)

    E lindur dhe e rritur në Slloveni, 25-vjeçarja zgjedh Kosovën për karrierën muzikore (VIDEO)

    Ariona Telaku, këngëtarja 25-vjeçare me prejardhje nga Kosova, e lindur dhe e rritur në Slloveni, ishte e ftuar në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, ku foli për rrugëtimin e saj muzikor, lidhjen me atdheun dhe planet për të ardhmen.

    E rritur në një familje ku muzika zë një vend të veçantë, Ariona tregoi se nisi të këndonte që në moshën gjashtëvjeçare, fillimisht së bashku me babanë, për të vazhduar më pas me korin e shkollës dhe muzikën klasike.

    Ndërsa karrierën muzikore nisi ta zhvillonte më seriozisht në vitin 2021.

    Pavarësisht se jeton në Slloveni, ajo ka zgjedhur Kosovën për të ndërtuar karrierën e saj.

    “Ku ka më mirë se në shtëpi”, u shpreh Ariona.

    Gjatë intervistës, këngëtarja foli edhe për përkrahjen e familjes, veçanërisht të babait, të cilin e cilësoi si një nga kritikët e saj më të mëdhenj, por edhe si një mbështetje të rëndësishme në rrugëtimin artistik./Klankosova.tv

  • A do ta ketë fatin e Viktor Orban? Reuters: Zgjedhjet e sotme në Serbi, sfida më e madhe për sundimin e populistit Vuçiq

    A do ta ketë fatin e Viktor Orban? Reuters: Zgjedhjet e sotme në Serbi, sfida më e madhe për sundimin e populistit Vuçiq

    A do ta ketë fatin e Viktor Orban? Reuters: Zgjedhjet e sotme në Serbi, sfida më e madhe për sundimin e populistit Vuçiq

    Serbia voton të dielën, ndërsa një lëvizje masive protestash studentore synon të rrëzojë nga pushteti liderin populist prej kohësh, Aleksandar Vuçiç – sfida më e madhe ndaj sundimit të tij në më shumë se një dekadë, shkruan Reuters.

    Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të shpallura nga Vuçiçi në shtator, vijnë pas gati dy vitesh demonstrata të udhëhequra nga studentët kundër korrupsionit dhe autoritarizmit në rritje. Këto protesta u nxitën nga vdekja e 16 personave, pas shembjes së strehës së një stacioni treni në qytetin e Novi Sadit në vitin 2024. Që atëherë, studentët kanë fituar një mbështetje të gjerë.

    Radhë jashtëzakonisht të gjata u krijuan në qendrat e votimit në Beograd dhe Novi Sad para fillimit të votimit në orën 07:00 të mëngjesit. Votimi përfundon në orën 20:00, ndërsa treguesit e parë të rezultateve priten rreth dy orë më vonë.

    Një fitore e studentëve do të shënonte një kthesë të thellë politike në këtë vend ballkanik me rreth 6 milionë banorë, duke sjellë ndërmend humbjen e Viktor Orbanit në Hungari gjatë muajit prill. Ajo gjithashtu mund të shërbejë si model për lëvizje të tjera studentore në mbarë Evropën, të cilat në javët e fundit kanë dalë në rrugë për të protestuar – në disa raste edhe me dhunë – kundër standardeve të dobëta në arsim dhe mungesës së perspektivës.

    Por Vuçiç, i cili dha dorëheqjen nga mandati i tij i dytë si president për të kandiduar sërish për kryeministër, është një figurë që mban pushtetin. Shumë votues e falënderojnë atë që e nxori Serbinë nga errësira ekonomike dhe udhëhoqi një periudhë modernizimi të vazhdueshëm, duke përfshirë autostrada, hekurudha, shkolla dhe spitale të reja.

    “Dola herët sot sepse studentët na bënë thirrje,” tha Ana, 30 vjeçe, në një qendër votimi në Beograd.

    SONDAZHE TË OPINIONIT PUBLIK PARASHIKOJNË GARË TË NGUSHTË

    Në planin e brendshëm, Vuçiç ka premtuar pensione dhe paga më të larta në sektorin publik, investime në sistemin shtetëror të kujdesit shëndetësor, si dhe subvencione për çiftet e reja. Në arenën ndërkombëtare, ai ka ruajtur një ekuilibër mes lidhjeve më të ngushta me Kinën – një investitor i madh – dhe Rusinë, aleaten tradicionale të Serbisë dhe furnizuesen kryesore të gazit natyror, ndërkohë që e ka lënë të hapur derën për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

    Axhenda e brendshme e studentëve synon të çrrënjosë korrupsionin dhe të përmirësojë arsimin, por ata kanë qenë më të rezervuar sa u përket ambicieve të tyre ndërkombëtare. Lista e tyre prej 250 kandidatësh, shumica e të cilëve janë pak të njohur, përfshin profesorë universiteti, aktorë dhe fermerë, dhe kryesohet nga kardiologu Ilija Srdanoviç.

    Sondazhet e opinionit parashikojnë një garë të ngushtë. Në një sondazh të “Ipsos”, të publikuar të enjten, Partia Përparimtare Serbe (SNS) e Vuçiçit shihet në krye me 47% të votave, kundrejt 40% për studentët. Megjithatë, sondazhe të tjera i nxjerrin studentët në avantazh.

    PROTESTAT E STUDENTËVE SHTOJNË PRESIONIN MBI VUÇIÇIN

    Protestat në rrugë të udhëhequra nga studentët – të nxitura nga tragjedia në stacion – u shndërruan shpejt në lëvizjen më të madhe të një brezi, duke kërkuar dorëheqjen e Vuçiçit. Grupet për të drejtat e njeriut dhe aktivistët thonë se, në periudhën pas kësaj, represioni është përkeqësuar.

    Bogdan Pavkoviç ishte një nga mijëra personat që u mblodhën të enjten në qendër të Beogradit për tubimin përmbyllës të studentëve. Ai u shpreh se dëshiron të ndryshojë “këtë sistem të tmerrshëm e të llahtarshëm, që na mashtron, na përgjon dhe na rreh”.

    Zyra e Vuçiçit dhe Ministria e Punëve të Brendshme nuk iu përgjigjën kërkesave për koment. Vuçiçi dhe SNS-ja i kanë hedhur poshtë vazhdimisht akuzat për represion, korrupsion dhe përgjim të kundërshtarëve të tyre. Ai pretendon se studentët financohen nga agjentë të huaj në Kroaci dhe Mal të Zi – një akuzë të cilën studentët e hedhin poshtë.

    “Kjo ka qenë një nga fushatat më të vështira, por edhe më emocionalet,” u tha Vuçiç mbështetësve të tij të enjten. “Ne u qëndruam përballë atyre që donin ta shkatërronin Serbinë.”

    PËRKEQËSIM I MARRËDHËNIEVE ME BE-NË

    Marrëdhëniet me BE-në janë tensionuar, pasi blloku është bërë gjithnjë e më i pakënaqur me mungesën e reformave në Serbi lidhur me gjyqësorin, sundimin e ligjit dhe korrupsionin.

    Në një raport të këtij muaji, pas një vizite në Serbi, një delegacion nga organi për të drejtat e njeriut, Këshilli i Evropës, vuri në dukje “retorikën armiqësore dhe agresive” ndaj kundërshtarëve.

    Ndërsa në shtator, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dënoi ceremoninë e madhe publike të varrimit të kriminelit të dënuar të luftës, Ratko Mlladiç, e cila u mbajt në Beograd, duke thënë se ajo binte ndesh me “vlerat mbi të cilat mbështetet rruga e Serbisë drejt Bashkimit Evropian”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Bullgaria voton për presidentin nën hijen e luftës së Rusisë kundër Ukrainës

    Bullgaria voton për presidentin nën hijen e luftës së Rusisë kundër Ukrainës

    Qendrat e votimit janë hapur në Bullgari për zgjedhjet presidenciale, në një fushatë të dominuar nga vështirësitë ekonomike në rritje dhe sulmet me dronë ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi.

    Para votimit të së dielës, presidentja Iliana Iotova, 61 vjeçe, dhe ish-kryeministri i përkohshëm Andrey Gyurov, 50 vjeç, kryesonin sondazhet mes 27 kandidatëve në garë, transmeton Telegrafi.

    Presidenti në Bullgari ka kryesisht rol ceremonial, pasi vendimet e rëndësishme politike duhet të miratohen nga parlamenti. Megjithatë, zgjedhja e drejtpërdrejtë nga qytetarët i jep presidentit autoritet politik. Ai udhëheq forcat e armatosura, mund të vërë veto ndaj ligjeve, të nënshkruajë traktate ndërkombëtare dhe të emërojë ambasadorë.

    Zgjedhjet janë zhvilluar nën vëmendjen e shtuar pas një serie sulmesh me dronë ndaj anijeve tregtare pranë brigjeve bullgare, të cilat dyshohet se kanë shkaktuar vdekjen e rreth dy duzinave të detarëve nga vende të ndryshme. Sulmet kanë nxitur dënime ndërkombëtare dhe shqetësime për zgjerimin e ndikimit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, duke e shtyrë Sofjen të kërkojë ndihmën e aleatëve për forcimin e sigurisë detare.

    Qeveria bullgare nuk e ka akuzuar drejtpërdrejt Rusinë për sulmet, por kryeministri Rumen Radev ka deklaruar se rezultatet e tyre “i shërbejnë Federatës Ruse”.

    Të dy kandidatët kryesorë i kanë dënuar sulmet, por kanë qëndrime të ndryshme për luftën në Ukrainë. Gyurov, i cili shërbeu si kryeministër i përkohshëm këtë vit, mbështetet nga parti pro-perëndimore dhe reformiste dhe ka shprehur vazhdimisht mbështetje për Ukrainën. Gjatë mandatit të tij, ai nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e sigurisë me Kievin.

    “Dua që Bullgaria të ketë zërin e vet në Evropë, të jetë një aleate e besueshme e NATO-s, që mbron interesat e saj përmes përgatitjes, diplomacisë së fortë dhe një qëndrimi të qartë”, tha Gyurov në një tubim të enjten.

    Iotova, ish-zëvendëspresidente, mori detyrën e presidentes në janar, pasi Radev dha dorëheqjen për të kandiduar në zgjedhjet parlamentare, të cilat i fitoi. Analistë politikë e kanë përshkruar platformën e tij si të afërt me qëndrimet e Kremlinit. Radev mbështet Iotovën dhe të dy kanë bërë thirrje për përfundimin e luftës përmes diplomacisë.

    “Kundërshtarët e mi argumentojnë se duhet të ketë një luftë rraskapitjeje. E vërteta është se të gjithë ne jemi ata që jemi më të lodhur”, deklaroi Iotova në një tubim të enjten.

    Megjithëse partitë parlamentare kanë një konsensus të gjerë për orientimin pro-perëndimor të Bullgarisë, ndjenjat pro-ruse, të mbështetura në lidhjet historike dhe kulturore mes dy vendeve, kanë ndarë shoqërinë, veçanërisht që nga pushtimi në shkallë të gjerë i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.

    Dobromir Zhivkov, drejtues i agjencisë së sondazheve Market Links, tha se Iotova është ndër kandidatët që mbështesin një qëndrim më neutral të Bullgarisë.

    “Ata bëjnë thirrje për ndërprerjen e ndihmës për Ukrainën dhe ndalimin e dërgesave të armëve. Shpesh i dëgjojmë të përdorin retorikë të Kremlinit dhe terminologji të marrë drejtpërdrejt nga propaganda e tij”, tha Zhivkov për Associated Press gjatë javës së kaluar.

    Kandidatët po përpiqen gjithashtu t’u përgjigjen shqetësimeve të qytetarëve për rritjen e fortë të çmimeve të energjisë dhe inflacionit, ndërsa shumë bullgarë në zonat rurale po përballen me vështirësi për të përballuar shpenzimet e përditshme.

    Sondazhet e Alpha Research sugjeronin se Iotova do të merrte 41 për qind të votave, ndërsa Gyurov 28 për qind. Votimi nisi në orën 07:00 dhe qendrat e votimit do të mbyllen në orën 20:00, sipas orës lokale.

    Megjithatë, analistët nuk prisnin që ndonjëri prej 27 kandidatëve të siguronte shumicën absolute të nevojshme për të fituar që në raundin e parë. Pjesëmarrja duhet gjithashtu të kalojë 50 për qind të rreth 6.6 milionë votuesve të regjistruar, por parashikimet flisnin për një dalje në votime nën 40 për qind. Kjo e bën të mundshëm zhvillimin e një raundi të dytë më 1 nëntor. /Telegrafi/

  • Arrestohen nëntë persona për mashtrim përmes qendrave të thirrjeve në Prishtinë dhe Obiliq

    Arrestohen nëntë persona për mashtrim përmes qendrave të thirrjeve në Prishtinë dhe Obiliq

    Nëntë persona janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje në veprimtari kriminale përmes qendrave të thirrjeve në Prishtinë dhe Obiliq.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është regjistruar më 23 tetor 2026, rreth orës 11:00. Të arrestuarit janë shtatë burra dhe dy gra, gjashtë prej tyre shtetas të Kosovës dhe tre shtetas të Gjermanisë.

    Policia njofton se të dyshuarit, në bashkëveprim me njëri-tjetrin, kanë zhvilluar aktivitet kriminal përmes qendrave të thirrjeve. Në pajisjet e tyre kompjuterike janë gjetur të dhëna të shtetasve të huaj, të cilët dyshohet se i kanë kontaktuar dhe mashtruar.

    Gjatë kontrollit të katër lokacioneve, janë konfiskuar 39 kompjuterë, pesë telefona celularë, 12 pajisje të jashtme për ruajtjen e të dhënave (HDD), një veturë, një armë me gjashtë fishekë, 850 euro dhe 100 franga zvicerane.

    Me vendim të prokurorit, nëntë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

    Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.

    Burimi: Dukagjini

  • Nine people arrested for fraud through call centres in Pristina and Obilic

    Nine people have been arrested under suspicion of involvement in criminal activities through call centres in Pristina and Obilic.

    According to the 24-hour Kosovo Police report, the case is recorded on 23 October 2026, about 11:00. Those arrested are seven men and two women, six of them citizens of Kosovo and three citizens of Germany.

    Police report that suspects, in interaction with each other, have conducted criminal activity through call centres. Data has been found in their computer devices by foreign citizens who allegedly contacted and deceived them.

    During the search of four locations, 39 computers, five mobile phones, 12 external data storage devices ( HDZ, a car, a six-pack gun, 850 euros, and 100 Swiss francs.

    At the prosecutor’s decision, nine suspects have been sent to maintenance.

    Investigations into the case are ongoing.

    Source Layer: Dukeagini

  • Obama godet Trumpin pak ditë para zgjedhjeve, ngre akuza për korrupsion

    Obama godet Trumpin pak ditë para zgjedhjeve, ngre akuza për korrupsion

    Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka ashpërsuar kritikat ndaj presidentit Donald Trump, pak ditë para zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, të cilat do të përcaktojnë kontrollin e Kongresit amerikan.

    Gjatë tubimeve elektorale në Cleveland dhe Detroit, Obama akuzoi administratën republikane për korrupsion, kritikoi strategjinë e saj ndaj Iranit dhe ironizoi ndryshimet që Trump ka bërë në Shtëpinë e Bardhë.

    Duke bërë fushatë në Michigan për kandidatin demokrat për Senat, Abdul El-Sayed, Obama e cilësoi votimin e 3 nëntorit si një mundësi për të frenuar ato që i quajti veprime të pamatura të presidentit Trump.

    Gjatë fjalimit të tij, Obama akuzoi Trumpin se po e përdor presidencën për përfitime personale.

    “Nuk kemi parë kurrë një president që të përfitojë në këtë mënyrë, drejtpërdrejt në kurriz të taksapaguesve”, u shpreh Obama.

    Ai kritikoi gjithashtu republikanët, duke pretenduar se partia po toleron korrupsionin, paaftësinë dhe mungesën e përgjegjshmërisë në qeverisje.

    Obama vuri në pikëpyetje edhe pretendimet e administratës Trump për fitoren ndaj Iranit.

    Sipas tij, konflikti ka rritur ndikimin ekonomik të Teheranit, pasi kërcënimet për sulme ndaj transportit detar në Ngushticën e Hormuzit kanë shtuar pasigurinë në tregjet e naftës.

    “Irani tani ka fuqinë e vetos mbi Ngushticën e Hormuzit, nëpër të cilën kalon nafta për të arritur në tregjet botërore”, deklaroi ish-presidenti.

    Në fjalimin e tij, Obama ironizoi edhe sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, duke e akuzuar administratën se përqendrohet në çështje të parëndësishme, në vend të problemeve kryesore të vendit.

    Ai komentoi me ironi edhe rinovimet luksoze të Shtëpisë së Bardhë, duke i krahasuar ato me “stilin e shfaqur nga ish-diktatori irakian Saddam Hussein”. /Telegrafi/

  • Obama hits Trump a few days before elections, charges corruption

    Former US President Barack Obama has toughened criticism of President Donald Trump, just days before the US Muslim elections, which will determine the control of the US Congress.

    During electoral gatherings in Cleveland and Detroit, Obama accused the republican administration of corruption, criticised its strategy towards Iran, and inaugurated the changes Trump has made at the White House.

    Campaigning in Michigan for the Democrat candidate for the Senate, Abdul El-Said, Obama named the November 3rd vote an opportunity to contain what he called President Trump’s reckless actions.

    During his speech, Obama accused Trump of using the presidency for personal gain.

    We have never seen a president profit this way, directly at the expense of taxpayers, Obama said.

    He also criticised the Republicans, claiming the party is tolerate corruption, disability and lack of accountability in government.

    Obama also questioned the administration’s claims of victory over Iran.

    According to him, the conflict has stepped up Tehran’s economic impact, as threats to attacks on shipping in Hormuz Strait have increased uncertainty in oil markets.

    Iran now has veto power over the Strait of Hormuz, through which oil passes to reach world markets, the former president said.

    In his speech, Obama also inaugurated US Defence Secretary Pete Hegseth, accusing the administration of focusing on trivial issues instead of the country’s main problems.

    He commented ironically also on the luxurious renovations of the White House, comparing them to the styst displayed by former Iraqi dictator Saddam Hussein. /Telegraphy/

  • Kthimi i Ligjit nga Presidentja, kompetencat e Kuvendit dhe Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese KO57/12

    Kthimi i Ligjit nga Presidentja, kompetencat e Kuvendit dhe Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese KO57/12

    Kthimi i Ligjit nga Presidentja, kompetencat e Kuvendit dhe Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese KO57/12

    Shkruan: Ardian Bajraktari

    Rasti i kthimit për rishqyrtim të Ligjit nr. 11/L-001, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar e rikthen në vëmendje një çështje me rëndësi kushtetuese, atë se deri ku shtrihen kompetencat e Kuvendit pas kthimit të një Ligji nga Presidenti/ja dhe a mund të ndryshohet teksti i tij për t’i adresuar arsyet e kthimit?

    Përgjigjja kërkon interpretimin e neneve 80, dhe 84, të Kushtetutës, si dhe analizën e Aktgjykimit KO57/12, të Gjykatës Kushtetuese, ndonëse ky i fundit duhet analizuar në kontekstin e çështjes që e ka trajtuar, e që në raport me situaten aktuale dallon.

    1. Çfarë përcakton Kushtetuta për kthimin e ligjeve?

    Neni 84, paragrafi 6, i Kushtetutës ia njeh Presidentes kompetencën për t’i kthyer ligjet e miratuara nga Kuvendi për rishqyrtim, kur e vlerëson se ato janë të dëmshme për interesat legjitime të Republikës së Kosovës ose të një apo më shumë komuniteteve.

    Ndërkaq, neni 80, paragrafi 3, përcakton se Presidentja, kur e kthen një ligj, duhet t’i paraqesë arsyet e kthimit dhe se këtë të drejtë mund ta ushtrojë vetëm një herë për një ligj.

    Pas kthimit, Kuvendi vendos për ligjin në përputhje me nenin 80, paragrafi 4, i cili përcakton shumicën e kërkuar për miratimin e ligjit të kthyer.

    Këto dispozita përcaktojnë dy kufij të rëndësishëm kushtetues.

    E para, Presidentja nuk mund ta përdorë kompetencën e kthimit për qëllime që tejkalojnë autorizimin kushtetues. Kjo kompetencë duhet të lidhet me arsyet e përcaktuara në Kushtetutë dhe të ushtrohet përmes një vendimi të arsyetuar.

    E dyta, Kuvendi nuk lirohet nga detyrimi për ta respektuar procedurën vetëm pse ligji është kthyer për rishqyrtim. Vendimmarrja parlamentare duhet të mbështetet në Kushtetutë dhe në Rregulloren e Kuvendit.

    Prandaj, kthimi i ligjit nuk është as veto përfundimtare e Presidentes dhe as autorizim për Kuvendin që të veprojë jashtë procedurave përkatëse.

    2. Rasti KO57/12: Kufijtë e kompetencave kushtetuese

    Aktgjykimi KO57/12, i 20 shtatorit 2012, i referohet procedurës së miratimit të Ligjit nr. 04/L-084, për Pensionet e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe me raportin kushtetues ndërmjet Presidentes dhe Kuvendit, përkatësisht faktit që Presidentja e pati kthy Ligjin, duke propozuar një amandament.

    Rëndësia e këtij rasti qëndron në trajtimin e procedurës parlamentare pas ndërhyrjes së Presidentes. Në këtë rast, Kuvendi kishte votuar amendamentin e propozuar nga Presidentja, në vend që të votonte për rikonfirmimin e ligjit fillestar në tërësi, dhe Gjykata Kushtetuese nuk e konstatoi shkelje të nenit 80, paragrafi 4, të Kushtetutës nga procedura që ishte ndjekur.

    3. Rasti aktual: ngjashmëritë dhe dallimet me Rastin KO57/12

    Me Vendimin nr. 10/2026, të 22 tetorit 2026, Presidentja e Republikës së Kosovës e ka kthyer për rishqyrtim Ligjin nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

    Ngjashmëria me rastin KO57/12, qëndron në raportin kushtetues ndërmjet Presidentes dhe Kuvendit, si dhe në përcaktimin e procedurës që duhet ndjekur pas kthimit të ligjit.

    Dallimi qëndron te rrethanat konkrete dhe te çështjet që duhet të trajtohen në procedurën aktuale.

    Në rastin e vitit 2012, Gjykata shqyrtoi një situatë konkrete procedurale dhe vlerësoi pajtueshmërinë e saj me Kushtetutën. Në rastin aktual, çështja qendrore është se si duhet të veprojë Kuvendi pas kthimit të ligjit dhe, në veçanti, nëse mund të propozojë ndryshime për t’i adresuar arsyet e paraqitura nga Presidentja.

    Ky dallim është vendimtar. Rasti KO57/12, mund të shërbejë si pikë referimi për interpretimin kushtetues, por zbatimi i tij nuk mund të bëhet me automatizëm, pa u analizuar natyra e procedurës dhe dispozitat përkatëse.

    4. A janë konkretizuar arsyet e kthimit të ligjit?

    Në vendimin për kthimin e ligjit aktual, Presidentja i referohet disa çështjeve që lidhen me interesat shtetërore dhe funksionimin e institucioneve, ndër të cilat: bashkërendimi i veprimeve ndërinstitucionale dhe diplomatike; mbrojtja dhe afirmimi i së vërtetës historike për Luftën Çlirimtare të Kosovës; mbrojtja e të drejtave dhe interesave të krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Dhomat e Specializuara; rishqyrtimi i dispozitave që ndërlidhen me juridiksionin dhe mandatin e Dhomave të Specializuara, si dhe me të drejtat kushtetuese të personave që gjykohen para tyre.

    Këto çështje kanë rëndësi institucionale, historike, diplomatike dhe juridike. Megjithatë, për qëllimet e procedurës kushtetuese, rëndësi ka jo vetëm pesha e çështjeve të ngritura, por edhe lidhja e tyre konkrete me dispozitat e ligjit të kthyer.

    Nga analizimi i vendimit të Presidentes, mungon identifikimi i hollësishëm i neneve që konsiderohen problematike dhe nuk ka as shpjegim të plotë se si dispozitat përkatëse mund t’i cenojnë interesat legjitime të Republikës ose të ndonjërit prej komuniteteve.

    Ndonëse mungesa e një arsyetimi të hollësishëm në vendimin e Presidentes nuk mjafton, në vetvete, për të përfunduar se vendimi është jokushtetues. Megjithatë, ngriten dilema dhe shqetësime lidhur me çështjen e konkretësisë së arsyetimit në drejtim të përmbushjes së kërkesës kushtetuese për paraqitjen e arsyeve të kthimit të Ligjit.

    Megjithatë arsyet e kthimit duhet të shërbejnë si pikënisje për një rishqyrtim të ligjit, jo të mbeten vetëm deklarime të përgjithshme pa u lidhur me çështjet konkrete që kërkojnë trajtim nga Kuvendi.

    5. A mund ta ndryshojë Kuvendi ligjin e kthyer?

    Kjo është çështja kryesore që duhet të marrë përgjigje në procedurën aktuale.

    A e detyron kthimi i ligjit Kuvendin që vetëm ta rivotojë tekstin ekzistues, apo Kuvendi mund të ndërhyjë në përmbajtjen e tij për t’i adresuar vërejtjet e Presidentes?

    Sipas interpretimit që mund të mbështetet në nenet kushtetuese, Rregulloren e Kuvendit, si dhe analizën e Rastit KO57/12, ky aktgjykim nuk duhet parë si pengesë për ndryshim të ligjit pas kthimit të tij. Megjithatë, as nuk mund të nxirret përfundime se Kuvendi ka kompetencë të pakufizuar për të ndryshuar ligjin në këtë fazë.

    Përgjigjja kërkon dallimin ndërmjet dy çështjeve juridike.

    E para: nëse Kushtetuta e lejon që gjatë rishqyrtimit të një ligji të kthyer, të propozohen ndryshime në përmbajtjen e tij.

    E dyta: nëse këto ndryshime mund të miratohen përmes procedurës së rishqyrtimit apo nëse, për shkak të natyrës së tyre, duhet të ndiqet procedura e zakonshme legjislative.

    Fakti që një ndryshim mund të jetë i arsyeshëm nga pikëpamja përmbajtjesore nuk e zgjidh automatikisht çështjen e procedurës përmes së cilës ai mund të miratohet.

    Për këtë arsye, Kuvendi duhet të analizojë përmbajtjen e amendamenteve eventuale, bazën kushtetuese për shqyrtimin e tyre dhe raportin e tyre me procedurën e parashikuar në nenin 80, paragrafët 3 dhe 4, të Kushtetutës.

    Po ashtu, duhet të përcaktojë shumicën e kërkuar për vendimmarrje, duke pasur parasysh dispozitat kushtetuese dhe praktikën përkatëse.

    Pra, Rasti KO57/12, nuk duhet përdorur as për ta përjashtuar paraprakisht mundësinë e ndryshimit të ligjit, as për ta legjitimuar çdo ndryshim pa një analizë të veçantë kushtetuese.

    6. Cila duhet të jetë procedura e mëtejshme në Kuvend?

    Kuvendi duhet t’i trajtojë arsyet e kthimit në mënyrë substanciale.

    Së pari, komisioni përgjegjës (Komisioni për Legjislacion) duhet t’i analizojë arsyet e paraqitura nga Presidentja dhe t’i identifikojë dispozitat me të cilat ato ndërlidhen.

    Së dyti, duhet të vlerësohet nëse këto arsye kërkojnë ndryshime konkrete të ligjit dhe deri në çfarë mase.

    Së treti, nëse propozohen ndryshime, duhet të përcaktohet nëse ato mund të shqyrtohen në kuadër të procedurës së kthimit të ligjit apo nëse kërkohet ndjekja e procedurës së zakonshme legjislative, përkatësisht nismë e re legjislative.

    Së fundmi, vendimmarrja në Kuvend duhet të jetë e qartë edhe për mënyrën e votimit dhe shumicën e kërkuar, ashtu që nëse ka vullnet, Kuvendi, mund ta trajtojë ligjin e kthyer duke respektuar njëkohësisht kompetencat e Presidentes dhe përgjegjësinë e vet kushtetuese për vendimmarrje, për të cilen nuk ka kufizime, ose nëse duhet shmangie e vetos së Presidentes, ajo bëhet me 61 ota pro dhe mbetet ligji ekzitues.