Category: Lajme

  • Top diplomat Hoxha calls on Albanians in the Valley: Create massive participation in elections

    MAlbania’s initiative for Europe and Foreign Affairs, Ferit Hoxha, has addressed the Presevo Valley Albanians with a message for participation in today’s parliamentary elections in Serbia.

    The united list of Albanians will compete in this election, with the aim of securing three mandates in the Assembly.

    For this, Hoxha has stressed the importance of exercising democratic law and representing Albanians.

    Through a post, Hoxha has called on Albanians to go massively to the polls, underlining that each vote matters to the Albanian future in the Presevo Valley.

    According to him, high voter turnout affects strengthening the voice of citizens for their rights and political representation.

    The participation in the elections is a fundamental democratic right, but also an important opportunity to make your voice sound and have the weight it deserves. Today is the day to do so, participating massively in the polls and freely exercising your democratic right. Every vote matters. The greater the turnout, the stronger your voice for the rights, representation and future of Albanians in #Lugina I promised. Come out and vote. /I did. tv

  • Arabia Saudite rihap aeroportin kryesor pas sulmeve të rebelëve Houthi

    Arabia Saudite rihap aeroportin kryesor pas sulmeve të rebelëve Houthi

    Arabia Saudite ka rihapur aeroportin kryesor të vendit për fluturime ndërkombëtare, më shumë se dy javë pasi sulmet vdekjeprurëse të rebelëve Huthi të Jemenit, të mbështetur nga Irani, e nxorën atë jashtë funksionit.

    Ndërkohë, autoritetet saudite njoftuan se të dielën kanë interceptuar dhe shkatërruar një raketë balistike dhe një dron të lëshuar nga rebelët drejt kryeqytetit, Riad, transmeton Telegrafi.

    Aeroporti Ndërkombëtar Mbreti Khalid bëri të ditur se terminalet 1 dhe 2 janë hapur për fluturime vendore dhe ndërkombëtare, duke filluar nga e diela. Javën e kaluar, aeroporti kishte rifilluar funksionimin vetëm për një numër të kufizuar fluturimesh të brendshme.

    Në fillim të tetorit, sulmet e Huthive goditën një kompleks ku ndodhen dy terminale të tjera të aeroportit, duke shkaktuar 17 viktima dhe mbi 330 të plagosur.

    Pavarësisht rihapjes së aeroportit, rebelët kanë vazhduar të lëshojnë dronë dhe raketa drejt Arabisë Saudite. /Telegrafi/

  • Suspendohet një polic në Shqipëri pasi dyshohet se goditi me plumb gome në sy një protestues

    Suspendohet një polic në Shqipëri pasi dyshohet se goditi me plumb gome në sy një protestues

    Suspendohet një polic në Shqipëri pasi dyshohet se goditi me plumb gome në sy një protestues

    Një inspektor i Forcës së Posaçme “Shqiponja” në Shqipëri, me inicialet A. K., është pezulluar nga detyra pas publikimit në media të pamjeve ku dyshohet se ka tejkaluar kompetencat dhe nuk ka respektuar parimin e proporcionalitetit gjatë protestës së zhvilluar të shtunën në Tiranë.

    Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Shtetit, e cila njoftoi se ndaj inspektorit ka nisur një hetim administrativ nga Drejtoria e Standardeve Profesionale.

    Po ashtu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka urdhëruar nisjen e veprimeve përkatëse për hetimin e plotë të incidentit, gjatë të cilit 28-vjeçari E. V. pësoi dëmtim në sy.

    Për zbardhjen e rastit kanë nisur hetime edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokuroria.

    Sipas Policisë së Shtetit, protesta e mbajtur më 24 tetor u shoqërua me tensione dhe zgjati deri në orët e mbrëmjes, duke u shtrirë në disa zona të Tiranës.

    Policia pretendon se efektivët u sulmuan për orë të tëra me gurë, vida, sfera metalike, shkopinj druri e metalikë, lëndë piroteknike, bomba Molotov dhe bombola gazi të lidhura me kapsolla.

    “Si pasojë e sulmeve nga persona të maskuar dhe të dhunshëm, pesë punonjës policie mbetën të plagosur”, thuhet në njoftimin e institucionit.

    Policia bëri të ditur se, para protestës, kishte bërë thirrje për ruajtjen e qetësisë dhe shmangien e akteve të dhunës. Drejtori i Përgjithshëm, sipas njoftimit, u kishte kërkuar drejtuesve të shërbimeve dhe efektivëve në terren të tregoheshin të vetëpërmbajtur dhe të zbatonin parimin e proporcionalitetit gjatë përballjes me aktet e dhunës.

    Në reagimin e saj, Policia e Shtetit theksoi se çdo rast i dyshuar për tejkalim të detyrës do të hetohet me paanshmëri dhe profesionalizëm, duke nënvizuar se respektimi i ligjit, proporcionaliteti në përdorimin e forcës dhe përgjegjësia individuale janë parime thelbësore të detyrës policore.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • A police officer suspended in Albania after allegedly hitting a protester’s eye with rubber bullet

    An inspector of the Special Task Force A. K., has been suspended from post-publishment in media publishing of images allegedly overstepped competencies and has not respected the principle of proportionism during the protest held Saturday in Tirana.

    The news has revealed the State Police, which announced that an administrative investigation by the Professional Standards Directorate has been launched against the inspector.

    Also, Police Director General has ordered the launch of relevant actions for the full investigation into the incident, during which 28-year-old E. V. He suffered eye injury.

    Even the Police Supervising Agency and Prosecution have launched investigations.

    According to the State Police, the protest held on 24 October was accompanied by tensions and lasted until evening hours, extending to some areas of Tirana.

    Police claim that the effectives were attacked for hours with stones, screws, metal spheres, wooden and metal sticks, pyrotechnics, Molotov bombs and gas bombs linked to captola.

    As a result of attacks by masked and violent men, five police officers remained injured, the institution’s announcement reported.

    Police announced that, prior to the protest, they had called for preserving calm and avoiding acts of violence. The general director, according to the announcement, had asked the management of services and efficiency on the ground to show self-control and to apply the principle of proportionism during dealing with acts of violence.

    In its response, State Police stressed that any case suspected of overcoming office will be investigated fairly and professionally, underlining that law enforcement, proportional to the use of force and individual responsibility are fundamental principles of police duty.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Lama: Kriza politike ia ka dëmtuar rëndë imazhin Kosovës, duhet të rikuperohen raportet me SHBA-në

    Lama: Kriza politike ia ka dëmtuar rëndë imazhin Kosovës, duhet të rikuperohen raportet me SHBA-në

    Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, ka vlerësuar se kriza politike dyvjeçare ka dëmtuar rëndë imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, ndërsa ka theksuar se pas konsolidimit të institucioneve nevojitet një angazhim i ri diplomatik, veçanërisht për rikuperimin e raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Në një intervistë për Ekonomia Online, Lama ka thënë se Kosova duhet t’i përshtatë politikat e saj me rrethanat e ndryshuara gjeopolitike dhe të mos mbështetet vetëm në deklarata për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, pa siguruar përkrahjen e nevojshme nga aleatët.

    “Së pari, mendoj që dy vite të krizës politike kanë ndikuar jashtëzakonisht negativisht në shumë plane, si në planin e funksionimit të brendshëm të institucioneve, por edhe të diplomacisë. Përkundrazi, pavarësisht se s’ka pasur veprime, vetë fakti që ka pasur një krizë të vazhdueshme politike në Kosovë e kanë dëmtuar shumë rëndë imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, tha ajo.

    Lama ka vlerësuar se Kosova ka mundësi të angazhohet për anëtarësim në Këshillin e Evropës, por ka theksuar se për këtë nevojitet vullnet politik dhe përmbushja e kritereve të vendosura.

    “Pavarësisht nga kjo, tani ka mundësi, domethënë ekziston mundësia, po duhet edhe vullneti politik që Kosova së paku të angazhohet për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Mendoj që ky do të ishte një objektiv i mundshëm, por sigurisht që duhet të plotësohen ato kritere të cilat i janë vënë Kosovës. Në rast se duan që të hiqen ato kritere që lidhet me çështjen e dërgimit të projekt-statutit në Gjykatën Kushtetuese, gjë që unë nuk mendoj që është dramatike të dërgohet, aty do të kontrollohet nëse është apo jo në përputhje me Kushtetutën – mund të lobohet, do të duhet të lobohej tek ato vende që e kanë vënë si kusht”, tha ajo.

    Sipas Lamës, zhvillimet ndërkombëtare, përfshirë luftën në Ukrainë dhe tensionet e shkaktuara nga Rusia, kanë ndryshuar prioritetet e shteteve evropiane, duke e bërë më të vështirë tërheqjen e vëmendjes ndaj kërkesave të Kosovës.

    “Problemi është që e tërë Evropa tani është në krizë të rëndë politike, ekonomike, krizë të sigurisë për shkak të luftës në Ukrainë dhe provokimeve të vazhdueshme që i bën Rusia, saqë kam frikë se nuk ka shumë vesh për t’i dëgjuar kërkesat e Kosovës. Dhe Kosova duhet ta lexojë mirë, domethënë, edhe situatën në arenën ndërkombëtare për sa i përket kësaj çështjeje, sepse kanë ndryshuar rrethanat gjeopolitike, ndërkohë që Kosova ka vazhduar të sillet me një lloj luksi të tepruar, sikur të gjithë do ta lusin, por është plotësisht e kundërta”, tha ajo.

    Ajo ka thënë se mungesa e vëmendjes nga Bashkimi Evropian, por veçanërisht nga SHBA-ja, mund të dëmtojë interesat e Kosovës, duke vlerësuar se kjo lidhet edhe me mënyrën se si kanë vepruar institucionet e vendit.

    “Mjafton mungesa e vëmendjes, si nga ana e vendeve të Bashkimit Evropian, po veçanërisht nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që Kosova dhe interesat e saj të dëmtohen. Aktualisht e kemi këtë mungesë të vëmendjes, për hir të së vërtetës, dhe këtu kam përshtypjen, përveç faktorëve të jashtëm, më shumë lidhet me vetë sjelljen e institucioneve të Kosovës”, tha ajo.

    Lama ka theksuar se pas konsolidimit të institucioneve duhet të ketë një angazhim më të madh diplomatik, duke nënvizuar rolin e presidentes dhe të kryeministrit në forcimin e raporteve me aleatët.

    “Tani që janë konsoliduar institucionet, mendoj që diplomacia duhet të angazhohet, presidentja do të duhet ta luajë rolin e saj ndoshta për të rikuperuar disa raporte, por mos të harrojmë se fuqinë në Kosovë e ka kryeministri. Është ai pra që i drejton politikat, dhe nëpërmjet politikave që ai bën ose qëndrimeve që ai mban, mund t’i dëmtojë ose t’i forcojë raportet. Ka nevojë tani aktualisht për një vrull diplomatik, për mendimin tim, sidomos në raport me ShBA-në”, tha ajo.

    Duke komentuar synimet e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, përfshirë UNESCO-n, Bashkimin Evropian dhe NATO-n, Lama ka thënë se këto procese nuk mund të përparojnë pa përkrahjen e SHBA-së.

    “Tani unë e dëgjova ministrin, që tha se do të kërkojë anëtarësim në UNESCO. Kanë kërkuar anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Domethënë, është shumë e lehtë të kërkosh. Për sa i përket UNESCO-s, Kosova njëherë ka aplikuar dhe ka dështuar. Asnjë anëtarësim i Kosovës në këto organizata shumë të rëndësishme dhe të mëdha ndërkombëtare nuk mund të bëhet pa përkrahjen e ShBA-së”, tha ajo.

    Ajo ka kërkuar që Kosova t’i japë përparësi përmirësimit të raporteve me Uashingtonin, para se të synojë mbështetjen për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

    “Prandaj problemet nuk duhet të kapen nga bishti, por nga koka. Fillimisht të rregullohen raportet me ShBA-në. Ne kemi një kryeministër që shkoi në ShBA dhe nuk arriti të takojë asnjë person ose diplomat ose përfaqësues të Departamentit të Shtetit. Si mund të lobosh ti në rast se nuk e ke këtë përkrahje për të marrë votën e vendeve të cilat nuk e njohin Kosovën? Se po e marrim si të mirëqenë votën pro të vendeve që e njohin Kosovën – e kam fjalën këtu për UNESCO. Për NATO nuk ka ndonjë ndryshim, po kështu edhe për Bashkimin Evropian, për shkak të pesëshës”, tha ajo.

    Lama ka theksuar se Kosovës i duhet një diplomaci më aktive dhe më pak deklarata që, sipas saj, synojnë kryesisht publikun e brendshëm.

    “Kështu që, domethënë, duhet të hiqet dorë nga politika e deklaratave për publikun e brendshëm, por të forcohet me të vërtetë diplomacia e Kosovës, për aq sa mundet, për aq sa varet nga Kosova”, tha ajo.

    Sa i përket ndikimit të mundshëm të dënimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në arenën ndërkombëtare, Lama ka vlerësuar se vendimi nuk duhet të interpretohet si gjykim ndaj popullit të Kosovës apo luftës për liri.

    Ajo ka theksuar se procesi nuk ka përfunduar dhe se çështja mund të shqyrtohet në Gjykatën e Apelit.

    “Unë nuk mendoj që do të ndikojë, sepse edhe në vetë vendimin është bërë e qartë që këtu nuk gjykohet as populli i Kosovës, as lufta për liri, por gjykohet individi dhe çështja është që është në proces. Domethënë nuk ka përfunduar. Nesër në Gjykatën e Apelit, domethënë nëse nuk ka fakte, ata mund të lirohen”, tha ajo.

    Ajo ka shtuar se Serbia mund ta përdorë vendimin në fushatën e saj kundër Kosovës, por se kjo nuk duhet të përbëjë arsye për shqetësim lidhur me statusin ndërkombëtar të vendit.

    “Kështu që nuk mendoj se shtetet demokratike do ta ndëshkojnë Kosovën pse janë dënuar ata, dhe kushdo që e bën këtë lidhje e bën gabim. E sigurisht që Serbia me propagandën e saj do të përpiqet vazhdimisht që të njollosë Kosovën, ta përdorë si argument për të mos lejuar anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare. Kjo nuk është ndonjë risi, e kanë përdorur edhe vetë akuzat kur kanë ekzistuar, pra pa një proces gjyqësor. Kështu që nuk ka arsye për t’u trembur Kosova në lidhje me këtë. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, dhe kjo nuk i cënohet nga asnjë lloj gjykimi”, tha ajo.

    Burimi: Dukagjini

  • Serbia voton në zgjedhje që vënë në provë pushtetin 14-vjeçar të Vuçiqit

    Serbia voton në zgjedhje që vënë në provë pushtetin 14-vjeçar të Vuçiqit

    Serbia voton në zgjedhje që vënë në provë pushtetin 14-vjeçar të Vuçiqit

    Qytetarët e Serbisë po u drejtohen kutive të votimit këtë të diel, më 25 tetor, për zgjedhje të tjera të parakohshme parlamentare – të tretat në pesë vjetët e fundit. Në to, një lëvizje studentore e dalë nga një nismë qytetare do të synojë t’i japë fund pushtetit 14-vjeçar të Aleksandar Vuçiqit dhe Partisë Përparimtare Serbe (SNS).

    Vendvotimet janë të hapura nga ora 07:00 deri në orën 20:00, ndërsa të drejtë vote kanë 6.450.523 qytetarë. Votimi po zhvillohet në 8.392 vendvotime, prej të cilave 93 ndodhen jashtë vendit.

    Vuçiq dha dorëheqje nga posti i presidentit në fund të shtatorit. Meqë nuk mund të kandidojë për një mandat të tretë, ai tani synon të bëhet kryeministër, post që e mbajti nga viti 2014 deri kur u zgjodh president, më 2017.

    Megjithatë, fushata zgjedhore është shoqëruar me shqetësime gjithnjë e më të mëdha se mund të ketë manipulime zgjedhore.

    Zgjedhjet po ndiqen nga afër nga Bashkimi Evropian, i cili e ka kritikuar Serbinë për prapakthim në demokraci nën udhëheqjen e Vuçiqit.

    Rezultat i pasigurt

    Në një klimë përçarjesh të thella dhe tensionesh shoqërore, Partia Përparimtare Serbe (SNS) e Vuçiqit synon ta ruajë pushtetin pas dy vjetësh protestash masive kundër Qeverisë dhe korrupsionit në mbarë vendin.

    Por, për herë të parë në shumë vjet, ajo përballet me një sfidues të vërtetë: Listën Studentore, një lëvizje e dalë nga këto protesta.

    “Këto janë zgjedhjet e para në më shumë se një dekadë, rezultati i të cilave është vërtet shumë i pasigurt”, tha për Radion Evropa e Lirë (REL) Vladimir Bilçik, ish-raportues i Parlamentit Evropian për Serbinë.

    Sondazhet e deritanishme tregojnë se elektorati në Serbi është kryesisht i ndarë mes atyre që mbështesin një koalicion të gjerë të ndërtuar rreth partisë në pushtet dhe atyre që përkrahin lëvizjen studentore.

    Studentët nuk kanë udhëheqës formalë, ndërsa lista e tyre zgjedhore përbëhet nga figura jopartiake, shumica prej të cilave janë profesorë universitarë.

    Më 1 nëntor 2024, shembja e strehës së rindërtuar të stacionit hekurudhor të qytetit shkaktoi vdekjen e 16 personave. Dyshimet për korrupsion në punimet e njërit prej projekteve kryesore të Qeverisë, të udhëhequr nga kompani kineze, nxorën protestuesit në rrugë në mbarë vendin.

    Qeveria i mohoi akuzat, ndërsa protestuesit u përballën me dhunë policore dhe arrestime. Një nga incidentet më të rënda ndodhi më 15 mars 2025, kur autoritetet dyshohet se përdorën në mënyrë të paligjshme një armë zanore kundër demonstruesve paqësorë.

    Vuçiq përballë Listës Studentore

    Mbi 6.4 milionë qytetarë me të drejtë vote do të zgjedhin mes 2.418 kandidatëve për 250 vendet e Parlamentit. Megjithatë, gara pritet të zhvillohet kryesisht mes partisë së Vuçiqit dhe Listës Studentore.

    Në qendër të saj janë vazhdimi i politikave të Vuçiqit, përfshirë lidhjet e ngushta me Rusinë dhe Kinën, dhe zotimi i studentëve për ta luftuar korrupsionin.

    Disa ligjvënës amerikanë kanë paralajmëruar se Moska mund të luajë rol aktiv në zgjedhje, ndërsa Parlamenti Evropian ka ngritur shqetësime për operacionet e ndikimit rus në Serbi.

    “Rusia po vë në dispozicion burimet, taktikat dhe metodat e saj më të mira për të monitoruar, shtypur dhe penguar qytetarët e Serbisë, si dhe lëvizjen e fuqishme studentore që dëshiron të rivendosë sundimin e ligjit në vend”, tha për REL-in kongresisti republikan Joe Wilson.

    Përveç lidhjeve të ngushta me Rusinë, furnizuesen kryesore të Serbisë me gaz, Vuçiqi është përpjekur t’i forcojë marrëdhëniet me Kinën, një investitore e madhe në vend, duke ruajtur njëkohësisht synimin e kahershëm për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ai ka synuar gjithashtu t’i përmirësojë raportet me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.

    Gjatë fushatës, ai u zotua se do ta vazhdojë këtë kurs të politikës së jashtme, përfshirë refuzimin për të vendosur sanksione ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës, pavarësisht thirrjeve të BE-së.

    Lëvizja studentore, ndërkaq, e ka lënë politikën e jashtme në plan të dytë. Megjithatë, ajo ka kundërshtuar sanksionet ndaj Rusisë dhe ka përsëritur mbështetjen për qëndrimin zyrtar të Beogradit kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës.

    “Kjo tregon se edhe studentët nuk janë në gjendje t’i shpëtojnë kurthit të politikës nacionaliste të Serbisë, e cila ndërtohet mbi mitin e Kosovës”, tha për REL-in profesori nga Beogradi, Zharko Koraq.

    Droja për manipulim zgjedhor

    Fushata zgjedhore është shoqëruar me shqetësime në rritje për manipulime të mundshme në votimet e së dielës. Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë ka zbuluar se rreth 500.000 persona janë regjistruar për të votuar pa adresë të plotë.

    REL-i ka gjetur gjithashtu se qindra votues janë regjistruar në objekte publike, përfshirë qendra të punës sociale, si dhe në shtëpi ku nuk mund të banonin aq shumë persona. Autoritetet i kanë hedhur poshtë këto akuza.

    Hulumtimet kanë nxjerrë në pah edhe rritjen, para votimit, të numrit të personave me të drejtë vote në zgjedhjet serbe në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë. Serbët etnikë në të dyja vendet konsiderohen burim i rëndësishëm mbështetjeje për partinë e Vuçiqit.

    Zgjedhjet e fundit në Serbi, të mbajtura më 2023, u pasuan nga protesta të shumta, pasi vëzhguesit ndërkombëtarë raportuan parregullsi, përfshirë transportimin me autobusë të votuesve nga Bosnje e Hercegovina fqinje dhe frikësimin e votuesve.

    Një grup dypartiak senatorësh amerikanë u ka bërë thirrje autoriteteve serbe të sigurojnë kushte të barabarta për të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje, duke iu referuar “shenjave shqetësuese” para votimit të 25 tetorit.

    Deklarata e publikuar më 21 tetor nga Komiteti i Senatit për Marrëdhënie me Jashtë përmendi raportimet për përgjim të paligjshëm të anëtarëve të opozitës dhe përpjekjet për të diskredituar e penguar misionet e vëzhgimit të zgjedhjeve.

    Një analizë e pavarur forenzike nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë ka konfirmuar gati 20 raste të përdorimit të programeve të paligjshme të përgjimit që nga fillimi i vitit 2026.

    Opozita dhe studentët i akuzojnë autoritetet për këto përgjime, ndërsa zyrtarët qeveritarë mohojnë se po spiunojnë kundërshtarët e tyre.

    Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) ka angazhuar 14 ekspertë dhe 30 vëzhgues afatgjatë për zgjedhjet në Serbi, ndërsa ditën e votimit do t’u bashkohen edhe 300 vëzhgues afatshkurtër.

    Ndryshim pushteti, vazhdimësi ndaj Kosovës

    Gara mes SNS-së së Vuçiqit dhe Listës Studentore pritet të jetë e ngushtë, por sondazhet japin rezultate të ndryshme.

    Faktor Plus e nxjerr listën e Vuçiqit përpara, me 48.6 për qind kundrejt 37.1 për qind për studentët. Ndërkaq, platforme serbe per analiza politike dhe sondazhe, NSPM, u jep epërsi këtyre të fundit, me 44.4 për qind kundrejt 41.7 për qind.

    Për Kosovën, megjithatë, ndryshimi i pushtetit në Beograd nuk do të nënkuptonte domosdoshmërisht ndryshim të qëndrimit ndaj shtetësisë së saj. Siç tregojnë edhe qëndrimet e studentëve për politikën e jashtme, kundërshtimi i pavarësisë së Kosovës mbetet pikë e përbashkët mes dy blloqeve.

    Në maj, lëvizja studentore e konkretizoi këtë qëndrim përmes një memorandumi, në të cilin e quajti Kosovën “pjesë të patjetërsueshme dhe përbërëse” të Serbisë.

    Sipas Marko Savkoviqit, bashkëpunëtor i Qendrës për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë në Beograd, kundërshtimi i shtetësisë së Kosovës nuk filloi me Vuçiqin dhe nuk ka gjasa të përfundojë me të. Ai vlerëson se hapësira politike për një qasje thelbësisht tjetër ndaj statusit të Kosovës mbetet shumë e kufizuar.

    “Kur bëhet fjalë për kundërshtimin e vetë shtetësisë së Kosovës si koncept, kjo është sigurisht politikë shtetërore dhe këtu mund të pritet njëfarë vazhdimësie, kushdo që të jetë në pushtet në Serbi. Opsionet politike që e pranojnë gjendjen de facto, sepse Kosova de facto është shtet, janë të pakta, janë në margjinat politike”, thotë Savkoviq për programin Expose të Radios Evropa e Lirë. /REL

  • Protesta e djeshme në Shqipëri, pezullohet një polic

    Protesta e djeshme në Shqipëri, pezullohet një polic

    Protesta e djeshme në Shqipëri, pezullohet një polic

    Policia e Shqipërisë ka reaguar pas protestës së djeshme të zhvilluar në Tiranë, ku pesë punonjës policie mbetën të plagosur nga sulmet me gurë, bomba molotov dhe mjete të tjera.

    Ndërkohë, pas publikimit të pamjeve ku një polic i Forcës së Posaçme “Shqiponja” dyshohet se ka tejkaluar kompetencat, ai është pezulluar nga detyra dhe ndaj tij ka nisur një hetim administrativ.

    “Ndërkohë, pas publikimit në media të një rasti ku një punonjës policie shfaqet në tejkalim të detyrës dhe mosrespektim të parimit të proporcionalitetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pezulloi nga detyra punonjësin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, inspektor A. K., dhe ndaj tij Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin administrativ”.

    “Mbrojtja e jetës, shëndetit dhe sigurisë së çdo qytetari është një detyrim parësor i Policisë së Shtetit dhe do të hetohet me paanshmëri e profesionalizëm çdo rast i dyshuar për tejkalim të detyrës”, thuhet në njoftimin e policisë./TCh

  • Pritje deri në tri orë në kufi, kolona në Jarinjë dhe Merdarë

    Pritje deri në tri orë në kufi, kolona në Jarinjë dhe Merdarë

    Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë në Jarinjë, ku qytetarët presin deri në 180 minuta për të dalë nga Kosova, ndërsa kolona e automjeteve arrin në 3 kilometra.

    Pritje të konsiderueshme ka edhe në Merdarë, ku koha e pritjes në dalje është 90 deri në 120 minuta, me kolonë deri në 3 kilometra. Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritjet në dalje arrijnë nga 60 deri në 80 minuta, ndërsa kolona është rreth një kilometër.

    Në Bërnjak, qytetarët presin 30 deri në 50 minuta për të dalë nga vendi, me kolonë prej rreth 200 metrash. Ndërkaq, në Muçibabë pritjet në dalje janë rreth 20 minuta, ndërsa kolona arrin në 300 metra.

    Në pikat e tjera kufitare, qarkullimi është më i lehtë, me pritje kryesisht nga 3 deri në 5 minuta. Sa u përket kamionëve, pritjet në hyrje dhe dalje janë nga 3 deri në 5 minuta, pa kolona të raportuara.

    Të dhënat janë përditësuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar më 25 tetor 2026, në orën 09:10.

    Qytetarëve që planifikojnë të udhëtojnë u rekomandohet të informohen për gjendjen në pikat kufitare para nisjes, pasi pritjet mund të ndryshojnë gjatë ditës.

    Burimi: RTKLive

  • Waiting up to three hours at the border, columns in Jarinje and Merdar

    According to data from the National Centre for Border Management, the longest expectations are in Jarinje, where citizens wait up to 180 minutes to exit Kosovo, while the motorcade reaches 3km.

    There are considerable expectations in Merdare, where the exit wait is between 90 and 120 minutes, with a column of up to two miles [3 km]. At the White End point, exit receptions range from 60 to 80 minutes, while the column is about a mile.

    In Brnjak, citizens wait 30 to 50 minutes to leave the country, with a column of about 200 metres. Meanwhile, the exit wait in Muchiba are about 20 minutes while the column reaches 300 meters.

    At other border points, circulation is easier, with mainly between 3 and 5 minutes expected. As for the trucks, receptions at the entrance and exit are between 3 and 5 minutes, without reported columns.

    The data was updated by the National Border Management Centre on October 25, 2026, at 09:10.

    Citizens planning to travel are recommended to be informed of the situation at the pre-launched border points, as expectations may vary during the day.

    Source Layer: RTKLive

  • Një shtetas kroat ndalohet në Maltë pasi bëri shaka për një bombë në një fluturim të Ryanair

    Një shtetas kroat ndalohet në Maltë pasi bëri shaka për një bombë në një fluturim të Ryanair

    Një 61-vjeçar kroat, i identifikuar si B. Gj, është ndaluar në Maltë pasi përmendi një bombë gjatë një debati me stafin e Ryanair lidhur me bagazhin e tij të dorës, i cili i tejkalonte përmasat e lejuara.

    Komenti i tij shkaktoi një reagim të menjëhershëm të sigurisë; më pas ai u arrestua dhe u dërgua para gjykatës, transmeton Telegrafi.

    Burri po priste të hipte në një aeroplan të Ryanair kur stafi e informoi se çanta e tij nuk i plotësonte kërkesat e linjës ajrore për përmasat e bagazhit të dorës.

    Gjatë debatit që pasoi, ai dyshohet se bëri një koment të tillë si: “Nuk është se ka ndonjë bombë brenda”.

    Përmendja e një bombe aktivizoi një protokoll të menjëhershëm sigurie, duke çuar në arrestimin e shtetasit kroat 61-vjeçar, i cili doli para gjykatës të premten.

    Në fillim të seancës, ai shprehu dëshirën për të pranuar fajësinë. Megjithatë, pas pyetjeve nga gjykatësja, ai pranoi se nuk i kuptonte plotësisht pasojat e një pranimi të tillë, duke theksuar se kjo ishte përvoja e tij e parë me sistemin ligjor.

    Gjykatësja Abigail Critien refuzoi ta pranonte deklarimin e fajësisë, pasi nuk ishte e bindur se i pandehuri e kuptonte natyrën e akuzave apo pasojat e pranimit të fajit.

    “Nuk do të pranoj një deklarim fajësie nga dikush që nuk e di se për çfarë akuzohet”, i tha ajo avokatit mbrojtës të caktuar nga gjykata.

    Si pasojë, gjykata regjistroi një deklarim pafajësie në emër të tij. Edhe pse më vonë burri u përpoq të sqaronte se i kuptonte akuzat dhe përsëriti synimin e tij për të pranuar fajësinë, gjykatësja nuk e ndryshoi vendimin e saj.

    Mbrojtja nuk kërkoi lirimin e tij me kusht (garanci pasurore), duke qenë se ai është një turist pa lidhje të përhershme me Maltën. Për pasojë, ai është lënë në paraburgim deri në vazhdimin e procedurave penale.

    Mediat malteze raportojnë se ky është një tjetër rast ku një koment rreth një bombe në aeroport ka çuar në procedime penale. Në korrik të vitit 2025, një shtetas italian u dënua me burgim me kusht në të njëjtin aeroport, pasi bëri një koment të ngjashëm; ndërsa vitin e kaluar, një pasagjer slloven përfundoi gjithashtu në gjykatë pasi bëri një “shaka” për një bombë, gjatë një debati lidhur me bagazhin e dorës. /Telegrafi/